Shpalime historike

 

VEPRIMTARIA ANTIKOMBĖTARE E ESAT PASHĖ

TOPTANIT 1912 - 1920

_____________________

 

Autor: Sheradin Berisha

_______________________________________________

 

Pėrmbajtja e lėndės

 

-         Kush ishte Esat Pashė Toptani?

-         Kush e vrau Hasan Riza Pashėn dhe nė ē’rrethana iu dorėzua Shkodra ushtrisė malazeze nga Esat Pashė Toptani?

-         Si u vu Esat Pashė Toptanit nė shėrbim tė armiqėve tė Shqipėrisė?

-         Si u emrua Esat Pashė Toptani - Ministėr i Punėve tė Brendshme nė qeverinė e Vlorės?

-         Pse „Pleqėsia…” e Toptanit ishte kundėr Ismail Qemalit?

-         Si u bė Esat Toptani me dy poste ministrore nė qeverinė e Vidit?

-         Esat Pashė Toptani: „unė jam njeriu i Mbretėrisė serbe…“

-         Pėrpjekjet e Serbisė pėr ta minuar Princ Vidin pėrmes agjentėve tė sojit Esat Pashė Toptani

-         Si u takua Esat Pasha me Nikolla Pashiqin nė shtator 1914 nė Nish?

-         Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani;

-         Kthimi i Esat Pashė Toptanit nė Shqipėri ( shtator 1914);

-         Si u ndihmua Esat Pasha nga qeveria e Serbisė?

-         Si e ripushtoi Serbia, Shqipėrinė e Mesme, pėr ta shpėtuar Esat Pashėn nga rrethimi shtatėmujorė nė Durrės?

-         Marrėveshja e Esat Pashė Toptanit me ministrin Luba Jovanoviq, nė qershor 1915 nė Tiranė;

-         Si u ndihmua tėrheqja e ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri nga Esat Pashė Toptani, mė 1915/16?

-         Si u largua bashkė me ushtrinė serbe edhe Esat Pashė Toptanit nga Shqipėria pėr nė Greqi?

-         Pse Esat Pasha u largua nga Selaniku (nėpėr Beograd) pėr nė Paris?

-         Esat Pashė Toptani mbrojtės i interesave serbe nė Paris;

-         Ēka i shkruan Pashiqi, kryeministrit francez Mileran, pėr Esatin?!

-         Mbėshtetja politike dhe financiare e Serbisė pėr Esat Toptanin;

-         Kush ishte Avni Rustemi, vrasėsi i Toptanit?

-         Rrugėtimi i Avni Rustemit nga Shqipėria pėr nė Paris;

-         Cilat ishin lėvizjet e Avni Rustemit, nė dy javėt e fundit, para se ta kryej atentatin ndaj Esat Pashė Toptanit?

-         Si e kreu Avni Rustemi atentatin ndaj Esat Pashės, mė 13. 06.1920?

-         Ēka dėshmojnė nė hetuesi, njerėzit e afėrt tė Esat Pashės?

-         Keqardhja e Pashiqit pėr vrasjen e mikut tė Serbisė, Esat Pasha;

-         Si i financonte Serbia nėnpunėsit dhe familjarėt e Esat Pashės edhe pas vrasjes sė tij nė Paris?

-         Pse sėnduku metalik i Esat Pashė Toptanit e alarmoi Beogradin?!

 

Foto: Binomi Esat Pashė Toptani + Nikolla Pashiq

 

*   *   *

 

     Shekulli i XIX pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit, shėnoi njė epokė tė re nė historinė e tij, atė tė Rilindjes Kombėtare. Gjatė kėtij shekulli u organizuan lėvizje tė shumta kombėtare tė cilat pashmangshėm ēuan nė ēlirimin e  popujve nga  sundimi i Perandorisė Osmane dhe nė krijimin e shteteve tė pavarura. Shqipėria (qė shtrihej nė katėr Vilajete) ishte vendi i fundit nė Gadishullin Ballkanik qė u shkėput nga zgjedha pesė shekullore turke. Dhe kjo shkėputje pėrfundimisht, ndodhi pas luftės katėrvjeēare (1909 – 1912) kundėr xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1912. Dihet mirėfilli se vendimin pėr Kryengritjen e Pėrgjithshme e morėn njė grup personalitetesh shqiptare, nė njė takim tė mbajtur nė Stamboll. Takimi u mbajt nė mesin e muajit janar 1912, nėn kryesimin e Ismail Qemalit, nė shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė takim pėrveē Ismail Qemalit morėn pjesė: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e tė tjerė. [1]

 

     Aty pasi u diskutuan tė gjitha aspektet organizative tė luftės sė armatosur nė tėrė etnikumin shqiptar, u vendos qė kryengritja e pėrgjithshme tė nis nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė (nė Vilajetin e Kosovės) pėr t“u shtrirė pastaj nė tė gjitha viset tjera. Organizimin e kryengritjes nė Kosovė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina. Esat pashė Toptani u zotua se do tė merrej me organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirėditė, Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan tė ngrinin nė kryengritje Shqipėrinė e jugut, ndėrsa Ismail Qemali mori pėrsipėr tė siguronte ndihma materiale nga kolonitė shqiptare nė mėrgim dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane. [2] Ngjarjet e zhvilluara nė vitet 1912 - 1913 kanė dėshmuar se, jo tė gjithė pjesėmarrėsit e takimit tė Taksimit i pėrmbushėn zotimet e tyre. Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e kėsaj mbledhje historike, vetėm Hasan Prishtina e Ismail Qemali e mbajtėn fjalėn e dhėnė, ndėrsa tė tjerėt me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, jo vetėm qė nuk u angazhuan dot, por me veprimet e tyre e dėmtuan rėndė kryengritjen e armatosur ēlirimtare. Prej tyre nė dėm tė kryengritjes shqiptare, mė sė shumti veproi Esat Pashė Toptani. [3]

 

Kush ishte Esat Pashė Toptani?

 

     Esat Pashė Toptani ka lindur nė vitin 1863 nė Tiranė. Qė nė fėmijėri, ai dallohej pėr karakterin e tij tė keq dhe gjaknxehtė. Esati meqė ishte rritur nė Tiranė, me kohė e kishte zgjeruar rrethin e ndikimit tė tij, dhe duke qenė nė shėrbim tė guvernatorit tė Durrėsit, Hafiz Pasha, ai u caktua kryetar i rrethit tė Tiranės, post qė i lejonte tė bėnte ēfarė tė donte pa u dėnuar. Rreth vitit 1895, ai u emėrua nga Sulltani komandant i xhandarmėrisė sė Janinės. Ky post i kushtoi atij 1500 lira turke tė cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atė qė nė Tiranė e kishte bėrė nė mėnyrė tė paligjshme, filloi ta bėnte hapur dhe nė mėnyrė zyrtare nė Janinė. Esat Pasha, pėruroi nė Janinė epokėn e pėrdorimit tė bandave tė cubave, qė zėvendėsuan 30 xhandarė me kuaj, tė cilėt i futi pėrsėri nė punė, pasi merrte prej secilit 25 lira turke. [4]

 

     Gjatė Luftės Greko-Turke tė vitit 1897, ai i grabiti tė gjithė bagėtitė, tė imėta e tė trasha, qė gjeti dhe pasi mbėrriti nė Janinė si guvernator i pėrgjithshėm i Osman Pashės, i dha njė hov mė tė madh punėve tė veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrėmbyer paratė e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt i kėrcėnonte me syrgjynosje, duke futur hundėt nė ēėshtjet administrative e tė drejtėsisė dhe duke nxjerrė pėrfitim nga gjithēka. [5]

 

     Mė vonė Esat Pasha  u transferua nė Shkodėr, me detyrėn e shefit tė xhandarmėrisė. Nga pozita qė kishte ai, bėnte kėrdinė kundėr atyre qė nuk i pėlqenin, atyre qė mund tė luftonin kundėr fuqisė sė tij, ose qė me anė tė pasurisė sė tyre mund ta shqetėsonin. Pikėrisht nė kėtė periudhė nis me tė vėrtetė fuqia e tij nė Tiranė e Durrės, sepse, duke persekutuar njerėzit e ndershėm, nė tė njėjtėn kohė ai mbronte njerėzit e liq dhe u kėrkonte ndarjen e pėrfitimeve tė paligjshme qė mund tė arrinin kėta tė fundit; kjo ishte mėnyra e tij pėr tė garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bėrė nė Janinė. [6]

 

     Ndryshimi i regjimit turk, nė vitin 1908, e gjeti Esat Pashėn nė postin e tij nė Shkodėr dhe me famėn e njė njeriu despotik, besnik ndaj Sulltan Abdyl Hamitit dhe ndaj mėnyrės sė tij tė administrimit. Esat Pasha, i cili dikur ia detyronte madhėshtinė e tij Sulltan Abdyl Hamitit, me fitoren e xhonturqėve u vu nė shėrbim tė tyre. Esati shkoi nė Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit „Bashkimi dhe Progresi“( bėhet fjalė pėr Komitetin  „Bashkim e Pėrparim“ - Sh.B), dhe, thuhej se xhonturqit e kishin dėnuar me vdekje, por 500 lira turke, qėndrimet e pėrulura dhe premtimet e rreme i dhanė Esatit mundėsi tė hynte nė shėrbim tė shefave unionistė, tė cilėt e pėrkrahėn dhe e ndihmuan tė merrte mandatin e deputetit tė Sanxhakut tė Gjirokastrės pėr Parlamentin Osman. [7] Madje, Esati, duke mbajtur njė qendrim servil ndaj padronėve tė vet, u caktua edhe si anėtar i delegacionit qė do t'i njoftonte Sulltan Abdyl Hamitit rrėnimin e pushtetit tė tij.

 

     Esati njihej atėherė si njė nga shefat unionistė dhe kėto marrėdhėnie tė mira vazhduan pėr sa kohė qė kėta tė fundit ishin nė pushtet; dhe kur xhonturqit filluan tė dobėsohen, kur partia kundėrshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjėherė kampin, duke u shprehur armik i Talatėve, i Xhavitėve dhe i Xhahidėve. [8]

 

     Pikėrisht nė kėtė kohė (janar 1912) tė kėtyre ndryshimeve, Esat Pashė Toptani hyri nė lidhje me pėrfaqėsuesit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe mori pjesė nė mbledhjen e Taksimit nė Stamboll qė e kryesoi Ismail Qemali, ku u vendos pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, kundėr perandorisė osmane. Kur kryengritėsit shqiptarė, dolėn fitimtarė nė Shkup (Korrik-Gusht 1912), dhe arritėn ta shpėrbėnin Kuvendin turk, duke e pėrgatitur kėshtu formimin e qeverisė nė krye me Myftar Pashėn, Esat Pashė Toptani u emėrua komandant i rezervistėve nė Shkodėr.

 

Kush e vrau Hasan Riza Pashėn dhe nė ē’rrethana iu dorėzua Shkodra ushtrisė malazeze nga Esat Pashė Toptani?

 

     Nė tetor 1912 kur Trupat ushtarake tė shteteve tė “Aleancės ballkanike” (Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė) ndėrmorėn operacione pushtuese nė tokat shqiptare, Esat Pashė Toptani duke qenė nė krye tė redifėve shqiptarė u gjend nė mbrojtje tė Shkodrės nga sulmet e trupave ushtarake malazeze. Nė kėtė situatė Esat Pasha u caktua zėvendėskomandant i Korpusit tė Shkodrės, ndėrsa komandant i tė gjitha trupave tė kėtij korpusi ishte Hasan Riza Pasha, njė ndėr oficerėt mė tė pėrgatitur tė ushtrisė turke.

 

     Hasan Riza Pasha ka lindur nė vitin 1871 nė zonėn e Tosay-s, nė Prefekturėn e Kostamonus (Bagdad). I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati njė karrierė tė shkėlqyer. Nė vitin 1892 u gradua si nėntoger nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, ndėrsa mė 1895 u gradua kapiten nė Shkollėn turke tė Shtatmadhorisė. Me gradėn nėnkolonel, me 1899 u dėrgua nė Gjermani ku plotėsoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri mė 1911 shėrbeu nė Irak, ku fitoi edhe gradėn Gjeneral. Mė 11 korrik tė vitit 1911, ai emėrohet komandant i Divizionit tė 24 tė ushtrisė turke nė Shkodėr dhe mė pas, me largimin nga detyra tė valiut tė Shkodrės, Hajri Beut (mė 1912), emėrohet vali i Shkodrės. Pasha ishte kundėrshtar i Lėvizjes xhonturke dhe i shoqėrisė "Bashkim e Pėrparim". Edhe vetė si pjesėtar i njė komuniteti jo turk, e simpatizonte mjaft lėvizjen kombėtare shqiptare. [9]

 

     Hasan Riza Pasha, edhe pse ishte oficer i ushtrisė turke e cila ato ditė vjeshte po largohej pėrfundimisht  nga Shqipėria, nuk u zbraps dot pėr asnjė moment nga sulmet e artilerisė sė rėndė malazeze, pėrkundrazi ai bėri njė marrėveshje me malėsorėt shqiptarė pėr t'u mbrojtur bashkarisht nga operacionet pushtuese malazeze. Pėr Hasan Riza Pashėn, mbrojtja e Shkodrės kishte tė bėnte me ēėshtjen e zgjidhjes shqiptare nė mbėshtetje tė vendimeve tė Kuvendit tė Vlorės dhe tė njohjes sė mėvetėsisė sė Shqipėrisė nga Konferenca e Londrės.

 

     Nė dhjetor 1912 Hasan Riza ( i cili mbante edhe pozitėn e valiut tė Shkodrės) nuk iu bind as ministrit turk tė luftės, i cili pėrmes njė telegrami urdhėronte atė, qė t“ķa dorėzonte qytetin e Shkodrės ushtrisė malazeze. Nė fund tė dhjetorit 1912 Hasan Riza Pasha mori njė mesazh tė drejtėpėrdrejtė edhe nga Kryetari i qeverisė shqiptare, Ismai Qemali (tė cilėt njiheshin mirė prej kohėsh), ku e sqaronte atė se rezistenca nė Shkodėr ishte jetike pėr tė ardhmen e qytetit dhe e ftonte qė ta mbronte kėtė qytet nėn flamurin shqiptar.[10]  

 

     Dhe kėtė gjė do ta bėj Hasan Riza Pasha. Mė 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar nė kalanė e Rozafės dhe dita e fillimit tė sulmit tė pėrbashkėt tė forcave tė Garnizonit tė Shkodrės dhe malėsorėve shqiptarė kundėr trupave malazeze e serbe. Por, nė pasditen e 30 janarit 1913, Hasan Rizai u vra pabėsisht [11], derisa po dilte nga shtėpia e Esat Pashė Toptanit.

 

     Tė gjithė kronistėt e kohės, ata qė kanė shkruajtur kujtime, si dhe historianėt e mėvonshėm lidhur me vrasjen e Hasan Pashės bashkohen nė njė pikė: vrasja u krye nga Osman Bali, njė njeri i afėrt i Esat Pashė Toptanit, me urdhėrin direkt tė Esatit. Bashkė me Balin, kanė qėlluar njė kavajas i quajtur Mahmut dhe njė shijakas i quajtur Tofik. Hasan Riza Pasha, u varros nė varret e Xhamisė sė Parrucės, por mė 1936, sipas propozimit tė kryetarit tė bashkisė, Zenel Prodanit, eshtrat e tij u rivarrosėn nė varrezat e Komaneve. At Gjer Fishta pėr Hasan Pashėn ka thėnė: "Hasan Riza Pasha do tė kujtohet si atdhetari mė i mirė pėr shpėtimin tonė nga kthetrat e malazezėve dhe qė u ba fli prej atyne qė nuk deshėn shpėtimin e atdheut tonė, prandaj Hasan Riza Pasha meriton tė kujtohet baraz me heronjtė e kombit shqiptar". [12]

 

     Sipas tė gjithė shėnimeve tė mėvonshme, vrasja e Hasan Riza Pashės u bė, pasi ky i fundit kėrkonte tė ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk nė qytet nuk ishte dakort pėr kėtė veprim. Xhonturqit bashkėpunuan me Esat Pashėn, ndėrsa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qė pas vrasjes sė Hasan Riza pashės, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Siē u pa me vonė, Esat Pasha kishte synuar tė hynte nė marrėveshje me malazezėt pėr hir tė interesave tė tij. [13]

 

     Nė tė vėrtet Esat Pasha kishte bėrė disa kontakte tė fshehta me krerėt e ushtrisė malazeze e serbe. Mė 5 mars 1913 Esati u takua me shefin e komandės ushtarake malazeze Princin Danilo i shoqėruar nga Ministri i jashtėm dhe tema kryesore e bisedės ishte: dorėzimi i Shkodrės. Pėr kėto veprime tė Esat Pashės kanė qenė nė dijeni edhe qarqet diplomatike tė Fuqive tė Mėdha, tė cilėt nė asokohe ishin mbledhur nė Londėr pėr tė shqyrtuar gjendjen e krijuar pas luftės sė parė ballkanike. Qė mė 10 prill 1913 diplomacia britanike informohet se Esat Pasha, i cili e kishte vrarė Hasan Riza Pashėn, i ka kėrkuar qeverisė malazeze njė shumė prej 80.000 lirash turke pėr dorėzimin e qytetit tė Shkodrės.Vrasja e Hasan Riza Pashės, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha pėr tė qenė i lirė nė veprimet e tija qė synonin drejt vendosjes nė fronin e ri tė princit tė Shqipėrisė. Shkodra u dorėzua (pas mė shumė se gjashtė muaj e gjysėm /181 ditė/ qėndrese – Sh.B) nė orėn 3°° tė mengjezit tė ditės sė mėrkurė, 23 prill 1913, pas nėnshkrimit tė tradhėtisė nga Esat Pashė Toptani njė ditė mė parė. Diplomatėt njoftojnė se dorėzimi i Shkodrės ėshtė bėrė mbi bazėn e njė pazarllėku midis Esat Pashės dhe malazezeve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndėrprerje disa ditė nė kushtet e njė izolimi tė plotė tė sekretit nga autoritetet malazeze. [14]

 

     Edhe pse Esat Pasha ia dorėzoi Shkodrėn Malit tė Zi, fati i kėtij qyteti do tė vendosej nė Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr. Me ndėrmjetėsinė e ministrit britanik tė Punėve tė Jashtėme, Sir Edward Grey-t, u arrit njė marrėveshje ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė pėr kufijtė e Shqipėrisė sė veriut e tė lindjes, dhe Shkodra i mbetej Shqipėrisė, pasi Austro - Hungaria u pajtua, qė Peja, Prizreni, Dibra, Struga, Ohri, dhe Gjakova, t“i jepen Serbisė.

 

     Esat Pashė Toptani, thotė Mit’hat Frashėri, u bė foleja drejt sė cilės rodhėn gjithė ē“mund tė kishte tė keqe nė Shqipėri: tradhėti, konservatorizėm, ambicion, lakmim, frikė prej dritės dhe tė mirės. Ai u bė qendra e gjithė atyre qė ndiqnin njė qėllim kundėr Shqipėrisė. Fuqia e tij vinte sa prej shkaqeve tė brendshme, aq edhe prej relacioneve tė jashtme: mbi intrigat qė kishte lidhur me Serbinė dhe Malin e Zi, pa vonuar shumė, u shtuan edhe ato me Greqinė.[15]

 

Si u vu Esat Pashė Toptanit nė shėrbim tė

 armiqėve tė Shqipėrisė?

 

     Esad Toptani pasi ia dorėzoi Shkodrėn malazezėve me tė gjithė trupat e Shkodrės, (shqiptare e turke), u largua nga aty duke kaluar nėpėr Lezh dhe Milot, ku u pritėn me nderime ushtarake nga trupat pushtuese serbe dhe u vendos nė Tiranė e nė Durrės.[16] Njė javė mė vonė, nėn presionin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė, mbi 1800 ushtarė turq u larguan me anije pėr nė Turqi, pėrkundėr dėshirės sė Rusisė dhe aleatėve tė saj qė ato trupa tė mbetėshin aty, pėr tė krijuar sa mė tepėr pėshtjellim dhe pėr t'i shėrbyer qėllimit rus qė shteti shqiptar tė ngelte autonom nėn varėsinė e Sulltanit.

 

     Esat Totani, meqė ishte i lidhur me Serbo-Malazezėt pa u penguar fare filloi tė ngrinte njė administratė mė vehte. Ky vepėrim antikombėtar i Toptanit e koklaviti edhe mė tepėr ēėshtjen shqiptare dhe qeverisė sė Vlorės po i paraqitėshin tashmė vėshtirėsi tė mėdha qė s'mund tė zgjidhėshin dot aq lehtė as edhe nė kohė mė tė qeta. Kjo qeveri nuk kishte ēka tė bėnte nė atė rrėmujė tė pėrgjakshme, kur Shqipėria e jugut, pėrveē Vlorės dhe Beratit, ishte e pushtuar prej Greqisė, Shqipėria e veriut, prej Serbo-Malazezvet, ndėrsa nė Shqipėrinė e Mesme, pas tėrheqjes sė ushtrisė serbet, ngriti pushtetin e tij Esat Pashė Toptani.

 

     Dihet mirėfilli se nė Konferencėn e Londrės qė i nisi punimet mė 17 dhjetor 1912, fillmisht u vendos qė tė krijohet njė Shqipėri autonome nėn sovranitetin e Turqisė, pa e pėrfillur kėshtu Pavarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė. Si rrjedhim nė vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve tė Shqipėrisė, nga ”fakti” se ajo ishte pjesė e Turqisė sė mundur nė luftė. Qė nė seancėn e parė nė parim u vendos qė Shqipėria autonome tė kufizohej nė veri me Malin e Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars 1913 ajo pėrcaktoi kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė Kosovėn dhe viset tjera etnike, tė cilat kaluan nga pushtimi osman, nėn robėrinė serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancės Ballkanike” (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare.

 

     Copėtimi i etnikumit shqiptar prej Konferencės sė Londrės u bė shkak qė, nė disa qarqe shqiptare, tė ēfaqej pėrsėri ideja e afrimit me Turqinė. Mendimi ishte se, vetėm me pėrkrahjen e kėsaj, mund tė bashkohėshin prapė pjesėt e shkėputura nė njė shtet shqiptar autonom, me njė princ mysliman nė krye, nėn mvarėsinė e Sulltanit. Nė fillim kjo ide kishte njė pėrmbajtje politike, siē do t'a shohim mė poshtė, por pastaj u shndėrrua nė njė fanatizėm fetar tė verbėr.

 

     Esat Pashė Toptani, i cili pasi dorėzoi Shkodrėn u vendos nė Tiranė e nė Durrės, desh t'a shfrytėzonte kėtė ide, jo me qėllimin e bashkimit tė tokavet shqiptare - se ai ishte vegla e Serbisė, e Malit tė Zi dhe e Greqisė - por pėr tė nxitur dhe shfrytėzuar fanatizmin fetar ndėr Myslimanėt e Shqipėrisė sė Mesme. Synimi i parė i tij ishte qė tė pėrmbyste qeverinė e Vlorės, pėr tė mbetur ai vetė zot i asaj copė Shqipėrie qė do tė caktonte Konferenca e Londrės. Prandaj u vu tė bėnte propagandėn, shpifjet dhe intrigat mė tė dobėta kundėr qeverisė sė Ismail Qemalit. Pėr t'i dhėnė gjoja pushtetit tė tij njė formė "legale", Esati mblodhi nė Krujė, nga gjysma e Majit 1913, njė farė "kongresi", ku ishin thirrur ca krerė fanatikė prej Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinave rreth e qark, si Dibėr, Mat, Lezh e Kurbin. Atdhetarėt shqiptarė u munduan ta kundėrshtonin kėtė vepėrim antikombėtar tė Esat Toptanit, qė po iu ndihmonte armiqve tė jashtėm dhe po vinte nė rrezik edhe atė pjesė tė Shqipėrisė sė njohur nga Konferenca e Ambasadorėvet. Disa krahina, si Elbasani, nuk dėrguan fare pėrfaqėsues tė vetė nė Krujė; po edhe ata qė vajtėn prej anėsh tė tjera, nuk u bashkuan tė gjithė me qėllimet ndjellakeqe  tė Esatit. Megjithatė, ky gjeti njė rreth bejlerėsh, agallarėsh e klerikėsh turkomanė, si soji i myftiut  tė Tiranės Musa Qazimi, pėr tė formuar me ta njė farė "kėshilli", i cili i lutej gjoja Esat Pashės qė tė merrte nė dorė qeverimin e vendit deri sa tė vinte prej Turqisė njė princ mysliman. [17]

 

     Ismail Qemali realisht ishte i pafuqishėm ta ndalonte Esat Toptanin nė kėtė aktivitet pėrqarės, prandaj duke pas parasysh shpėtimin e Shqipėrisė u pajtua qė ta ftoi Esatin nė qeverinė e tij duke i dhėnė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Ky e pranoi menjėherė kėtė pozitė dhe vajti nė Vlorė, por gjithmonė me synim qė ta merrte kalanė nga brenda.

 

Si u emrua Esat Pashė Toptani - Ministėr i Punėve tė

Brendshme nė qeverinė e Vlorės?

 

     Nė njė fjalim tė panjohur tė Plakut tė Vlorės, Ismail bej Qemalit, tė mbajtur para njė pėrfaqėsie tė banorėve tė qytetit tė tij nė tetorin e vitit 1913, ai shtruar pėrveē peripetive qė kaloi pėr ngritjen e flamurit, formimin e qeverisė dhe punėn e bėrė nė ato 11 muaj tė kėsaj qeverie qė kryesonte …, rrėfeu edhe pėr dorėzimin e Shkodrės nė duar tė ushtisė malazeze nga Esat Pashė Toptani si dhe pėr arsyen pse e pranoi atė nė kabinetin e tij qeveritar.

 

     Ismail Qemali lidhur me kėtė ēėshtje thotė: „ Mbetej tė rrėfenim qė jemi tė lidhur dhe s‘do tė ndahemi kurrė, por ngatėrrimet, qė kanė ē“qetėsuar shumė kohė bashkimin e Shqiptarėvet tė gjithė, ardhė kėtė rradhė tė turbulloje qetėsinė e cila mezi ish lindur. Ky rrezik vinte nga Shkodra. Ky qytet i cili ishte rrethuar prej Serbėve dhe Karadakasve, e solli punėn gjer mė atė q‘Evropa, pėr tė larguar armiqtė dėrgoi njė flotė tė tanė me njė fuqi tė madhe tė steresė, pėr tė zbatuar vendimin e saj, d.m.th. qė Shkodra tė jetė kryeqytet i Shqipėrisė. Pėr fat tė keq, po nė kėtė ēast, Esat Pasha ep qytetin nė duart e qarkuesėve, (atyre qe e kishin rrethuar – Sh.B). E tanė bota u ēudit; as njeri nuk priste qė kjo ēashtje tė marr njė funt kaq tė papandehur. Na dhembi kjo ngjarje sa qė s‘munt tė tregohet dot me gojė, po me gjith kėtė e duruam, duke dashur qė t‘i mbulojmė fajet e fajtorėve pėr t‘i shpėtuar nderin e Shqiptarit, thamė se Shkodra ra nga qė ushtria ishte e dobėsuar, nga qė skamja e hajes (urisė), shkaktonte mjerime tė mėdha. Duall pastaj edhe ngatėrrime tė tjera tė shkakėtume prej atij njeriu. Si kumandar, i ushtrisė turke, Esat Pasha, kėrkoi sharte (kushte), tė cilat, si shqiptar, nga turpi, nuk guxojmė t‘i tregojmė. Pastaj kėmbyem shumė telegrame me tė. Pa vajtur n‘ė Evropė, ardhi nė Vlonė pa asnjė qyshk dhe konditė. I fola pėr rrezikun, nė tė cilin gjendet Shqipėria sot, i tregova se ē‘thonė armiqtė pėr ne, e ē‘dyshime ka edhe ajo pjesė e Evropės qė na e do tė mirėn, pėr paskėtajmen e Shqipėrisė.  I thashė sheshasi qė ved i tij edhe kėrkesat me mėnyrėn qė dėfteu trajtojnė njė provė tė ha-rrėzueshme pėr fajin qė na hedh Evropa duke kujtuar se kurrė do mos tė jemi tė lidhur e tė bashkuar. Ju lutsha me gjith zemėr t‘a heq nga dora e armiqėve atė armėn kundra Shqipėries edhe dyshimin e miqve pėr Shqiptarėt. Me gjithė kėto tė thana, Pasha u tregua i bindur dhe ne vendosėm qė tė futet nė kabinet. Kėrkoi ministrinė e ushtries, as desha dhe as munda t‘ia ap duke qenė se Z.Mehmet Pasha (Derralla), prej Kosove, ish zgjedhur prej kongresit kombėtar. Nuk kisha veēse ministrinė e punėve tė Jashtme qė i‘a lashė zotit Mufit Beut, i cili u hoq pėr t‘ia lėnė ministrinė e punėve tė Brendshme Pashės”. [18]

 

     Me pretendimin qė ta merrte kalanė nga brenda Esat Pasha vazhdoi intrigat e tij si mė parė, me shpresė se do tė kishte nė dorė gjindarmėrinė. Ai  provoi tė afronte rreth vehtes kundėrshtarėt e Ismail Qemalit, dhe sidomos tė fitonte besimin e Italisė dhe tė Austro-Hungarisė. Pėr kėtė qėllim bėri njė udhėtim nė Romė e nė Vjenė, por duket se nuk gjeti pėrkrahje, mbasi ato dy fuqi e dinin mirėfilli qė Esati ishte vegla e armiqvet ballkanikė tė Shqipėrisė, Serbisė, Malit tė Zi dhe Bullgarisė. Prandaj, si u kthye nga udhėtimi, qendroi vetėm disa ditė nė Vlorė dhe shkoi e u vendos nė Durrės, i veshur me pozitėn e ministrit tė Punėve tė Brendėshme, pėr tė organizuar nė Shqipėrinė e Mesme gjindarmėrinė por edhe administratėn. [19]

 

 Pse „Pleqėsia…” e Toptanit ishte kundėr Ismail Qemalit?

 

     Ismail Qemali nė fjalimin e tij tė tetorit 1913, pėr kėtė veprim tė dėmshėm tė Esatit thotė: ”Pas kėtij emnimi (Ministėr i Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Vlorės – Sh.B) u ngrit dhe vajti nė Europė edhe, nė tė kthyer, pa ndenjur shumė kohė bashkė me ne, u nis pėr nė Durrės. Nė atė ēast kur dy komisione ndėrkombėtare (Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit KNK - vėrejtja ime) hynin nė Shqipėri pėr t‘i caktuar kufijtė nga ana e Veriut dhe nga ana e Jugės, dhe kur Evropa filloi me nxjerrė prej viseve qė i njohu dhe do t‘i njoh Shqipėrisė, Serbin dhe Grekun, n‘atė kohė Esat Pasha prap dolli pėr t‘ia turbulluar qetėsin sė ngratės Shqipėrie edhe mirėdashjen e Evropės; si ministėr i Punėve tė Brendshme, ngrinte krye kundra qeverisė sė vet duke kėrkuar gjėra qė ishin dhe janė kundra interesave t‘Atdheut nė kėto kohė.“ [20] Po „ē“kėrkoi Esat Pasha?“ shtroi pyetjen Ismail Qemali (pėrpara njerėve qė ju fliste) dhe vazhdoi: „Ai Kėrkonte: 1. Kryeqytet i pėrtanishėm i Shqipėrisė tė ngrihet nga Vlona e tė vejė nė Durrės. 2. Ministrat e qeverisė sė sotme tė heqin dorė dhe nė vent tė tyre, Pasha me mua tė bėjmė njė kabinet tė ri. 3. Tė mshtillet (mblidhet – Sh.B), njė mbledhje kombėtare, e cila tė marrė hesap prej qeverisė sė vjetėr dhe tė bashkėpunojė me qeverinė e re.“ [21]

 

     Esat Pasha kur e pa se Ismail Qemali s“i nėnshtrohej dot vullnetit tė tij, i ndėrpreu pėrfundimisht lidhjet me te, dhe mė 12 Tetor 1913 nė Durrės shpalli njė qeveri tė emėrtuar si: "Pleqėsia e Shqipėrisė sė Mesme“ [22]. Pas kėtij akti ndjellakeq Esati e bashibozukėt e „pleqėsisė…“ intensifikuan hapur luftėn kundėr qeverisė sė Vlorės pėr ta shtrirė sundimin e tij nė jugė e nė veri tė vendit. Toptani vazhdoi shpifjet dhe propagandėn e keqe kundėr qeverisė sė Vlorės duke e akuzuar Ismail Qemalin se gjoja po punonte nė dėm tė Shqipėrisė, e sidomos tė fesė islame, dhe se donte tė sillte njė mbret kaur nė krye tė fronit shqiptar. Qeveria e Vlorės dhe i tėrė nacionalizmi shqiptar paraqiteshin prej esatistėvet si njė lėvizje e pa fe. Me kartėn e fanatizmit fetar nė Shqipėrinė e Mesme, Esat Toptani tregohej akoma si besnik i Turqisė, dhe se agjentėt e tij kudo ku venin bėnin propagandė pėr njė princ mysliman nėn mvarėsinė e Sulltanit.

 

     Nė kėtė situatė „pleqėsia…“ e Esat pashė Toptanit nė jug, bėnte pėrpjekje tė shtinte nė dorė Elbasanin me anėn e Dervish Bej Biēakut dhe tė ca bashibozukėve tė tjerė, por s“pati sukses, sepse qytetin e mprojti me forcė Aqif Pashė Biēaku, i cili ishte njė atdhetar i shquar i lėvizjes kombėtare dhe besnik i qeverisė sė Vlorės. Nga ana e veriut, Esati e shtriu ndikimin gjer nė Dibėr e Mat, por te Bregu i Matit fuqia e tij ndeshi nė qėndresėn e Dedė Cokut dhe s'mundi tė kapej nė krahinėn e Leshit. Kėto rrjedha bėnė qė nė Shqipėrinė e papushtuar nga ushtritė ballkanike, tė krijohen dy pushtete paralele kundėr njėri-tjetrit, ai i qeverisė sė Vlorės dhe ai i "Pleqėsisė" sė Durrėsit. Nė tė vėrtet kjo copė Shqipėrie e pashkelur nga pushtuesit, ishte e ndarė nė shumė copėza „qeverisjeje“. Ta zėmė: “nė Orosh tė Mirditės krejt pavarur qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte „qeveria“ e Aziz Pashė Vrionit; nė Elbasan  vepronte Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.” Dhe ky ishte kulmi i mjerimit dhe i fatkeqėsisė kombėtare. [23]

 

Si u bė Esat Toptani me dy poste ministrore nė

qeverinė e Princ Vidit?

 

     Nė mbledhjen e Konferncės sė Ambasadorėve nė Londėr (29 - 31 korrik 1913) pėrfundimisht u vendos qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės si dhe tė vihet nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha.[24]  Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrtuar njė administratė civile dhe financiare, krijuan njė Komision Ndėrkomėtar tė Kontrollit (KNK) dhe nė tetor 1913 e dėrguan nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe, pėr tė vėnė rendin dhe sigurinė nė vend KNK nisi krijimin e njė gjendarmėrie tė huaj. Gjithashtu nė mbledhjen e 31 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit shqiptar tė caktohet njė princ i huaj, brenda 6 muajve  nga vetė Fuqitė e Mėdha. Dhe me propozimin e Austro-Hungarisė - Italisė tė miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua qė nė fronin shqiptar tė vijė princi gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili me religjion ishte protestan dhe nuk i pėrkiste asnjė besimi ekzistues fetar nė Shqipėri dhe ky ishte fakti kryesor ndikues nė vendimmarrjen e Fuqive tė Mėdha.

 

     Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės me Ismail Qemalin nė krye, dha pėlqimin pėr ardhjen e tij  nė vend. Mė 15 janar 1914 Ismail Qemali i propozoi Komisionit tė Kontrollit qė tė merrte nė dorė qeverisjen e vendit. [25] Pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik nė Shqipėri si dhe sigurisė sė saj nė tė ardhmen, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqjen dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit /KNK/. Pas dorėheqjes ai u largua nga shqipėria pėr nė Zvicėr, por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK-ja administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė tetė ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.

 

     Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit kėrkoi edhe nga Esat Toptani qė ta shpėrndante "Pleqėsinė" e Durrėsit pėr t'i lėnė vendin njė qeverie kombėtare, e cila do tė formohej porsa tė vinte Princi. Por Esati e shpėrndau „pleqėsinė…“ mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin se do tė vente ai vetė nė krye tė njė delegacioni shqiptar pėr t'ia dorėzuar kurorėn ( mė 21 shkurt) princ Vidit, nė Neuwied tė Gjermanisė. Nė kėtė mėnyrė, dhe me tėrheqjen nga skena tė Ismail Qemalit, Esati po e prezentonte veten si pėrfaqėsuesi „legjitim“ i Shqipėrisė. Qėllimi i tij ishte qė ta vendoste kryeqytetin nė Durrės dhe ta merrte ai vetė kryesinė e qeverisė shqiptare. [26] Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri (pėrveē nė jug tė Shqipėrisė), u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.

 

     Esat Pasha nė njė intervistė dhėnė (mė 15 janar 1914 nė Durrės) gazetės “Corriere della Sera“, (edhe pse nuk i mohonte ndjenjat qė ushqente pėr Turqinė), jepte t“i  kuptonte princ Vidit se fronin nė tė vėrtet e kishte prej tij, por edhe qė ai vetė nuk hiqte dorė nga shpresa se, njė ditė prej ditėsh, mund tė bėhej princ i Shqipėrisė. [27]

 

     Ndėrkaq nė njė letėr tė publikuar nga shtypi vjenezė, Esat Pasha e siguronte Princin se „ gjallė nė jetėn tuaj apo sa kohė nuk keni dhėnė dorėheqjen nga froni, asnjė person tjetėr ( nuk do tė ) bėhet mbret i Shqipėrisė“ dhe e mbyllte me fjalėt, „nė rast se Lartmadhėria Juaj do tė jepte dorėheqjen apo vdiste, vetėm unė mund ta zė vendin tuaj“. [28]

 

     Mė 7 Mars 1914 Wilhelm von Wied zbriti nė Durrės,  dhe, ardhja e tij u prit me shumė gėzim nga tė gjitha rrymat politike e krahinore nė Shqipėri. Princ Vidi, pėr kryeqytet tė fronit tė tij zgjodhi Durrėsin, pikėrisht aty ku ishte baza e forcės sė Esat Toptanit. Luftėrat e brendshme dhe trysnitė e jashtme, mungesa e strategjive politike dhe e projekteve me frymėmarrje tė gjerė diktojnė zgjedhje fatale pėr Princ Vidin. Mė 17 Mars, duke u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, ai  formoi qeverinė me nė krye Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qėnė ambasador i Turqisė nė Petrograd tė Rusisė. Edhe pse Esat pashė Toptani nuk u vu nė krye tė qeverisė (siē ka ėndrruar prej kohėsh), megjithatė prapė  mbeti njeriu mė i fuqishėm nė kėtė qeveri, sepse mori dy ministritė mė tė rėndėsishme, Ministinė e Punėve tė Brendėshme dhe atė tė Luftės. Dhėnia e dy vendeve kyēe nė qeveri pėr Esatin,  pas njė kohe tė shkurtėr  u dėshmua se ishte njė nga gabimet mė tė rėnda tė Vidit.

 

Esat Pashė Toptani: „unė jam njeriu i Mbretėrisė serbe…“

 

     Pasi e mori fronin nė Shqipėri, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, e pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Derisa jugu kėrkonte pėrforcime me armė e trupa, ministri i princ Vidit, Esat Pasha ua refuzoi ato me cinizėm; synimi i ndjekur i Toptanit ishte evident: bėhej fjalė pėr tė mbrojtur grekėt, pėr tė dobėsuar Shqipėrinė, pėr ta reduktuar atė dhe pėr tė arritur t'i imponohej Shqipėrisė sė vogėl qendrore (Shqipėrisė sė Mesme - Sh.B).

 

     Prandaj, pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje Princi Vid hyri nė bisedime me qeverinė ”vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar gjandarmėrinė shqiptare. Tomson mė 10 mars zhvilloi bisedime nė Korfuz me pėrfaqėsuesin e ”vorio-epirotėve” Karapanon, dhe atij i  premtoi  disa tė  ”drejta tė veēanta”pėr popullsinė e ”Epirit tė Veriut”. Bisedimet pėr zgjidhjen e kėtij konflikti mėpastaj i vazhdoi Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit - KNK, i cili duket se luante rolin e njė qeverie paralele me atė tė qeverisė sė Turhan Pashės. Kėto biseda filluan mė 10 dhe pėrfunduan mė 17 maj 1914 me nėnshkrimin e njė protokolli qė u quajt si  ”Protokolli i Korfuzit”. [29]

 

     Ndėrsa Princ Vidit dhe qeverisė sė Durrėsit po iu vinin protesta nga shumė anė tė Shqipėrisė kundėr vendimevet tė Korfuzit, nė Shqipėrinė e Mesme shpėrtheu papritur njė kryengritje, kundėr regjimit tė princ Vidit. Nė tė vėrtet nė studimet e sotme rezulton se kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė ishin rreshtuar ithtarė tė ndryshėm si: turkomanėt qė mendonin tė sillnin njė princ turk nė Shqipėri, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe antifeudalėt etj. Pėr mė tepėr  pas kėtij “koalicioni” qėndronin shėrbime agjenturore  turke, serbe, greke, italiane.., tė udhėhequr nga antifeudali Haxhi Qamili nga katundi Sharrė i Tiranės, Xhenabi Adili, proturku - myftiu i Tiranės Musa Qazimi, Mustafa Ndroqi, agjenti serbė Arif Hiqmeti nga fshati Llojanė i Kumanovės si nxitės i gjakderdhjes dhe luftės vėllavrasėse [30] nė prapaskenė nga Esat pashė Toptani e shumė tė tjerė. [31]

 

     Vetėm disa javė para se tė shpėrthente kryengritja, mė 25 prill 1914 pėrfaqėsuesi serb nė Durrės, Gavrilloviq, zhvilloi njė bisedė tė gjatė me Esat Pashėn. Esati rrėfehet qė mos t“i zihet pėr tė madhe se ēka fletė, meqė ndryshe vepron. Nė veri-lindje ai nuk kishte lejuar tė dėrgohet kurrėfarė force, veē disa kajmekamė pėr ta ushtruar detyrėn e pushtetit nė ato krahina, duke e bėrė me dije se si ministėr i punėve tė brendshme nuk ka ndėrmend tė dėrgojė ndonjė forcė. Esati pėrsėriste prapė se “unė jam njeriu i Mbretėrisė serbe, pėr ēka do tė shihni sė shpejti ju, edhe Mali i Zi me Greqinė. Keni pėr t“u bindur nė fitoren qė pėrgatitej”. [32] Kontaktet e Toptanit me z.Gavrilloviq kanė vazhduar edhe nė muajin maj.   

 

     Qeveritarėt e Durrėsit nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, Esat Pashė Toptani edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė kėtė qeveri, hapur u shpėrndante armė mercenarėve tė vet kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve, ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet si soji iArif Hiqmetit, kundėr prinit Vid, duke i kėshilluar ata ”me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pėshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtėnė nė dorė pushtetin”. [33] Toptani dhe Arif Hiqmeti me njerėzit e vetė ka arritur ta ndajė dhe ta pėrēajė popullsinė nė veri-lindje tė vendit, nė dobi tė propagandės sė „princit turk“ nė Shqipėri, duke pėrhapur lajme tė rrejshme  se „po punojnė sipas dėshirave tė Abdyl Hamitit pėr njė djalė tė tij, e se gjoja ai po ua dėrgonte paratė“ etj. [34]

 

     Nė  kėtė situatė, derisa kryengritėsit mė 17 maj 1914 shpartalluan njė batalion vullnetarėsh nė afėrsi tė Tiranės ( qė ishin nisur pėr nė jug tė shqipėrisė) dhe  u futėn nė Tiranė pėr tė vijuar mėpastaj nga Shijaku nė drejtim tė Durrėsit, nga oborri i princit Vid vinin zėra se ky rebelim ishte i nxitur pikėrisht prej Esat Toptanit. Prandaj, nė tė gdhirė mė 19 maj me urdhėr tė Princit, majori Sluys u ngarkua tė kryente arrestimin e Toptanit. Esati nuk desh tė dorėzohej, po kur shtėpia e tij u qėllua me top, ai nxori menjėherė flamurin e bardhė. [35]

 

     Goditja kundėr Esat Toptanit nga Italia u konsiderua si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Ndėrsa nė Vjenė Esati konsiderohej si njė agjent italian, serb, turk e mbase edhe grek, nė Romė ai merrej pėr viktimė tė njė komploti pseudo - nacionalist i frymėzuar nga Austria… [36]

 

     Brenda qeverisė dominonte mendimi qė Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princ Vidi atė as s“e denoi as s“e nxori tė pafajshėm, dhe ky veprim zgjoi pakėnaqėsi tek besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi Esat Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali [37] ku u prit me nderime nga Roma zyrtare. Para se tė largohej nga Shqipėria, mė 21 maj 1914 Esati firmosi njė dokument „ku jepte fjalėn e nderit se nuk do tė kthehej (mė nė shqipėri ) dhe se do t“iu rrinte larg trazirave qofshin ato tė brendshme apo tė jashtme“. [38] Ngjarjet e mėvonshme dėshmnuan tė kundėrtėn e asaj qė kishte premtuar Toptani nė dokument.

 

Pėrpjekjet e Serbisė pėr ta minuar Princ Vidin pėrmes

agjentėve tė sojit Esat Pashė Toptani

 

     Pas pėrzėnies sė Esat Pashės nga Durrėsi, Serbisė iu duk se po i rrezikohen interesat nė Shqipėri, prandaj nė fund tė majit dhe nė fillim tė qershorit 1914 qeveria serbe nė krye me Nikolla Pashiqin humbi durimin, duke u ngritur kundėr oborrit mbretėror tė Vidit dhe vetė shtetit shqiptar. U zhvillua njė propagandė pėr minimin e tij. Fillimisht, Pashiqi u shpreh pėr okupim, e pastaj pėr coptimin e Shqipėrisė. [39] Madje, ai ishte pėr okupimin e Shqipėrisė nga ana e Fuqive tė Mėdha, vetėm e vetėm tė hiqet qafe Princi Vid, me qėllim qė tė shkaktohet njė anarki edhe mė e madhe. Nė fillim tė qershorit qeveria serbe koncentroi pėr ēdo rast njė fuqi ushtarake prej 20. 000 ushtarėsh afėr kufirit shqiptar. [40]

 

     Nė kėto zhvillime, duke parė hovin e kryengritjes nė Shqipėri tė Mesme, Pashiqi urdhėroi prefektin e Ohrit, Qirkoviqin, qė ta porosisė Arif Hiqmetin [41]  tė hyjė nė lidhje me kryengritėsit dhe tė kėrkojė prej tyre qė tė mos pėrzihen nė Mat dhe nė Malėsi tė Dibrės, se siē thoshte ai, ata kanė vetėqeverisje, kanė gjandarmėri, pra kanė njė lloj autonomie si Epiri. [42]  Nė tė vėrtet  kėto ishin organe tė pushtetit qė i kishte emruar pushteti ushtarak  serb, e qė i shėrbenin qeverisė sė Pashiqit pėr krijuar njė anarki  nė Shqipėri.

 

     Agjenti serb Arif Hiqmeti gjatė kėtij aktiviteti antikombėtar kishte krijuar kontaktet e drejtpėrdrejta tė organeve ushtarake - civile serbe dhe me krerėt e kryengritjes sė Shqipėrisė sė Mesme. Nė njė letėr tė prefektit tė Ohrit, Qirkoviq, dėrguar Pashiqit vihet nė spikamė takimi i tij me udhėheqėsin e kryengritjes Haxhi Fejzėn (Qamilin) nė Manastirin Shėn Naum. Nė letėr Qirkoviq shkruan se ai bashkė me komandantin e ushtrisė serbe janė takuar nė manastirin Shėn Naum me Qamil Efendiun „udhėheqėsin kryesor tė kryengritėsve“. [43]  

 

     Sipas fjalėve tė Qirkoviqit, Qamil Efendiu kishte ardhur tė kėrkojė ndėrmjetėsimin e komandantit tė ushtrisė serbe tek grekėt qė e kishin pushtuar Korēėn. Kėrkesa e dytė e tij ishte ndihma nė municion, kėrkesa e tretė ishte qė t“u japin dy oficerė kufitarė serbė, qė do t“u ndihmonin nė organizimin e forcave kryengritėse, kurse kėrkesa e katėrt ishte qė t“i bėhet e mundur tė hyjė nė lidhje me tė gjithė njerėzit e dalluar nė viset kufitare, e sidomos me ithtarėt e Arif Hiqmetit. Siē shkruan Qirkoviqi, Qamil Efendiu i kishte premtuar se politika e tij do tė mbėshtetet nė atė tė Serbisė dhe se ēdo agjentė bullgar qė do tė zihet, do t“ia dorėzojnė pushtetit serb. [44]

 

     Ministria e Jashtme e Qeverisė serbe, duke patur parasysh takimet e shpeshta tė organeve ushtarako-civile serbe me krerėt e luhatshėm shqiptar, pėr t“i realizuar qėllimet e veta pushtuese, prefektit tė Ohrit z.Qirkoviq ia dėrgoi njė “Udhėzim pėr punė me shqiptarėt”. Nė ato udhėzime pos tjerash thuhej:

1. Mundemi ēdo njėrit fis t“ia njohim qeverisjen e veēantė, dhe tė gjitha fiset tė formojnė senatin.

2. Me Serbinė tė formojnė aleancė politiko-doganore dhe mbrojtjen e pėrbashkėt nga armiku i jashtėm.

3. T“i lejohet Serbisė tė ndėrtojė hekurudhėn gjer nė Bregdet.

4. Mė sė miri do tė ishte qė ata ta pranojnė bashkimin shtetėror dhe doganor, kurse pėrbrenda tė qeverisin sipas zakoneve tė veta.

5. Marrėveshja nė fillim tė arrihet vetėm me disa krerė, kurse mė vonė, njė vendim tė tillė ta aprovojė njė Kuvend i tyre i pėrgjithshėm, i cili do tė kėrkojė prej nesh formimin e bashkėsisė personale dhe doganore, qė do tė thotė tė kemi ushtrinė e pėrbashkėt, doganėn dhe mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.[45]

 

     Gjatė kėsaj periudhe sa zhvilloheshin takime nė mes tė organeve ushtarako-civile serbe me agjentėt e tij shqiptar nė vend, qeveria serbe nuk i kishte shkėputur kontaktet me kryeagjentin Esat pashė Toptani. Pas largimit nga Shqipėria nė 21 maj 1914, Esat Toptani shkoi nė Itali, prej andej nė korrik kaloi nė Francė, prej nga u kthye pėrsėri nė Itali nė mes tė gushtit, me synimin pėr t“u hedhur nė Shqipėri. [46]

 

    Derisa nė Shqipėri vazhdonte situata e nderė, pas gjysmės sė qershorit 1914 Mali i Zi dhe Serbia punonin qė Esat Pasha tė kthehet pėrsėri nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim nė qershor Mali i Zi e dėrgoi njė agjent tė vetin pėr ta takuar Esatin nė Napoli ku ishte i vendosur.  Esati edhe njė herė i deklaroi tė deleguarit malazezė se gjithmonė do tė jetė nė dispozicion tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Greqisė. Madje, shprehu interesim sė pari tė vendosej nė malet e Dibrės pėr aksion, me qėllim qė ta vazhdonte rrugėn e tradhėtisė. [47] Edhe pėrfaqėsuesi serb nė Romė, Mihajlloviq, menjėherė tregoi interesim pėr tė vėnė kontakt me Esat Toptanin. [48]

 

     Nė kėtė kohė, ndėrsa Serbia po bėnte pėrpjekje pėr tė rikthyer Esat Pashė Toptanin nė Shqipėri, nė Sarajevė ajo kreu atentat nė arqidukėn Franc Fedinand (trashėgimtar i fronit  tė Austro - Hungarisė) dhe situata politike evropiane, ku zhvillohej edhe skenari i vockėl shqiptar, ndryshoi krejt papritur e pakujtuar. Kjo krizė politike dhe ushtarake nė mes dy blloqeve kundėrshtare, bllokut Qendror dhe atij tė Antantės, arriti kulimin e acarimit, dhe kėtė herė ato nuk ishin tė gatshėm tė arrinin ndonjė ujdi pėrmes marrėveshjeve e konferencave qė pėr disa vjet me radhė kishin shmangur nė momentet e fundit. Austro-Hungaria tashmė bėnte pėrgatitje pėr ta sulmuar Serbinė, ndėrsa kėto dy shtete i takonin blloqeve kundėrshtare. Dersia Austro-Hungaria i takonte bllokut Qendror sė bashku me Gjermaninė dhe Italinė, Serbia i takonte bllokut tė Antantės, ku bėnte pjesė Rusia, Franca dhe Anglia. Mė 23 korrik 1914 Austro-Hungaria i dėrgoi njė Ultimatum Serbisė ku kėrkoi dėmshpėrblim pėr vrasjen e princit Ferdinand dhe meqė Serbia iu pėrgjigj negativisht mė 28 korrik Perandori Austriak i shpall luftė Serbisė.

 

     Fillimi i luftės sė parė botėrore u reflektua edhe nė Shqipėri. Pushteti i princ Vidit tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė (deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duart e kryengritėsve); nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve; viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė Serbisė, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare. Princ Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetėsh pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha duke qenė nė konflikt tashmė me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij por jo edhe intervenimin ushtarak atje. Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u  detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas plot 181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm. [49]

 

     Tri ditė pas largimit tė Vidit kryengritėsit hynė nė Durrės, dhe aty u vendos selia e ”kėshillit tė pėrgjithshėm” tė kryengritėsve. Aty ngritėn flamurin turk dhe brohoritėn emrin e Sulltanit, ndėrsa pėrkrahėsit e princit gjerman u burgosėn.

 

Si u takua Esat Pashė Toptani me Nikolla Pashiqin

nė shtator 1914 nė Nish?

 

     Ato ditė derisa po bėhej gati princ Vidi pėr t“u larguar nga Shqipėria, Esat pashė Toptani mė 6 gusht kishte kėrkuar nga Serbia ndihmė pėr t“u kthyer nė Shqipėri. Mė 27 gusht Toptani nga Italia u nis pėr nė Selanik tė Greqisė, kurse Princ Vidi dhe qeveria e tij e lanė Durrėsin pas njė jave (mė 3 shtator 1914). Gjatė kohės qė Esati ishte nė rrugė pėr nė Selanik, qeveria serbe e kishte shtuar aktivitetin e saj nė pėrēarjen dhe grindjen e shqiptarėve, por mė sė shumti i interesonte aktiviteti i Hasan Prishtinės dhe Bajram Currit, prandaj kėrkonte mėnyrė se si t“i eliminojė nga trolli Shqiptar. Mė 3 shtator, ndėrsa princ Vidi po largohej nga Durrėsi nė drejtim tė italisė, konsulli i pėrgjithshėm i Serbisė Vintroviq nga Selaniku lajmėron ministrin e vet me telegram se Esat Pashė Toptani arriti nė Selanik dhe se dėshiron sa mė shpejt tė vijė nė Nish pėr t“u  takuar me Nikolla Pashiqin. Vintroviq nė telegram shkruan edhe se ”Esati nuk mund tė presė shumė kohė, pėrndryshe do tė kthehet nė Itali, atje tė kėrkojė ndihmė. [50]

 

     Qeveria serbe, duke dėshiruar tė fitojė nė kohė qė situata nė Shqipėri tė ndėrlikohet edhe mė shumė, e zvarriste ardhjen e Esatit nė Nish. Kjo gjė e bėnte nervoz Esatin dhe ai insistonte te konsulli i Serbisė, qė sa mė parė tė takohet me Pashiqin. Konsulli Vintroviq nė njė telegram tjetėr porosit Pashiqin, se Esati duhet tė pranohet sa mė shpejt qė “ tė largohet nga ky rreth, ku tė gjithė i sillen pėr t“ia kuptuar qėllimin e tij, e ndoshta ta pėrfitojnė pėr vete.” Rreth Esatit mė sė shumti silleshin konsulli italian dhe ai turk. Nė telegram z.Vintroviq mes tjerash shkruan edhe, se: ”Esati mė bind se dėshiron lidhje tė ngushtė me Serbinė dhe se nuk ėshtė kandidat pėr princ mysliman nė Shqipėri, qė e pėrkrahin turqit.” [51]

 

     Mė nė fund Pashiqi pranoi kėrkesėn e Toptanit dhe vendosi tė ftojė atė nė takim. Takimi mbahet mė 17 shtator 1914 nė Nish dhe me kėtė rast Esat pashė Toptani nėnshkruan njė Marrėveshje me Nikolla Pashiqin.

 

Ēka pėrmbanė marrėveshja Pashiq – Toptani?

 

Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani

 

     Pasi qė me dėshirėn e zotit tė dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnė njė territor, vetvetiu janė tė detyruar nga ngjarjet historike tė jetojnė nė paqė dhe miqėsi, tė ndihmohen reciprokisht dhe bashkarisht tė mbrohen. Qė tė plotėsohet dėshira e zotit dhe urtėsia politike, paria – pėrfaqėsuesit e tė dy popujve janė pajtuar ta bėjnė kėtė marrėveshje: [52]

 

1

Serbia dhe Shqipėria lidhin midis tyre paqė tė pėrjetshme dhe miqėsi. Do t“i shmangen si njėra ashtu edhe tjetra qė tė mos ofendojnė dhe dėmtojnė interesat dhe nderin e palės tjetėr.

 

2.

Serbia dhe Shqipėria marrin mbi vehte detyrė dhe obligime, qė prej tashit mos tė bėjnė marrėveshje me cilin do shtet tjetėr nė dėm tė interesave dhe zhvillimit tė palės tjetėr, dhe kurrė me kėrkend mos tė bėjė marrėveshje kundėr mikut dhe aleatit tė vet.

 

3.

Serbia merr mbi vehte obligim ta ndihmojė rregullimin e Shqipėrisė nė frymėn e vetive popullore  dhe tė nevojave tė kombit shqiptar, duke patur parasysh veēoritė e fiseve qė janė zhvilluar gjatė historisė.

 

4.

Poashtu Serbia merr mbi vehte obligim ta ndihmojė formimin e Kėshillit Kombėtar Shqiptar, ku do tė jenė tė pėrfaqėsuara tė gjitha fiset. Kėshilli do tė ketė fuqi ligjdhėnėse dhe do t“i emėrojė gjyqtarėt e popullit.

 

5.

Tė dy palėt janė dakorduar qė pėr sundimtar tė Shqipėrisė ta njohin atė shqiptar, tė cilin do ta zgjedhė  Kuvendi i madh popullor i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve mė tė vogla.

 

6.

Nėse do tė zgjedhet Esat Pasha, ose ēdo shqiptar tjetėr i aftė dhe i denjė, atėherė tė dy palėt obligohen qė bashkarisht t“i nxjerrin tre kandidatė dhe atė qė do ta zgjedhė Kėshilli i madh popullor, atė ta njohin dhe ta pėrkrahin tė dy palėt.

 

7.

Pėr t“u siguruar miqėsia e pėrjetėshme dhe aleanca midis Serbisė dhe Shqipėrisė, ata qė tani janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.

 

8.

Nėse e kėrkon nevoja, pėr ruajtjen e miqėsisė dhe aleancės sė pėrbashkėt si dhe kontakteve tė derjtpėrdrejta pėr mbrojtjen e tė dy shteteve, do tė themelohet me kohė njė  trup i pėrbashkėt qė do tė kujdeset pėr zhvillimin  dhe ekzistimin e enteve tė pėrbashkėta.

 

9.

Krerėt shqiptarė marrin mbi vehte obligim se nė territorin e vet nuk do tė durojnė kurrfarė agjitacioni kundėr Serbisė dhe qetėsisė sė saj, dhe se do t“u lejojnė tė krishterėve predikimin e lirė tė besimit dhe mėsimit nė dialektin me tė cilin flasin.

 

10.

Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e Shqiptarė.

 

11.

Shqipėria merr mbi vehte obligim se nuk do t“i kundėrshtojė Serbisė nė ndėrtimin e hekurudhės sė Adriatikut deri nė Durrės, pasi qė kjo tė marrė obligim qė t“ua kompenzojė pronarėve pėr tokėn qė ua merr pėr nevoja tė hekurudhės.

 

12.

Qė tė mund t“i paguaj shpenzimet rreth sendėrtimit tė kėsaj marrėveshjeje Serbia obligohet tė japė nga 50. 000 dinarė nė muaj, deri sa tė zgjedhet sundimtari. Pasi tė zgjedhet ky, do tė bėhet njė marrėveshje e posaēme pėr pagesėn e shpenzimeve pėr nevoja tė enteve tė pėrbashkėta.

 

13.

Ushtria serbe nuk guxon tė kalojė kufirin serbo – shqiptar, poashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerėz tė armatosur, nuk guxojnė tė kalojnė nė tokat e Serbisė.

 

14.

Kjo marrėveshje ėshtė arritur tani midis pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė Esat pashės, kurse mė vonė do tė vėrtetohet nga sundimtarėt e Serbisė dhe tė Shqipėrisė, kur tė zgjedhet ky.

 

15.

Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, Esat Pasha, pranon mbi vehte obligimin se nuk do tė punojė  asgjė kundėr pėrmbajtjes sė kėsaj marrrėveshjeje dhe se gjithnjė nė marrėveshje dhe me besnikėri do tė punojė me pėrfaqėsuesin e Serbisė, pa marrė parasysh se kush do tė caktohet nga ana e Serbisė. [53]

 

 Nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914      

 

Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Toptani

 

 

     Teksti i marėveshjes ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėshkrimi i Esatit ėshtė nė latinisht. Poashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht. Nė margjinat e tekstit serbisht tek neni i parė ( I ) qėndron njė plotėsim sa i pėrket ndihmės finansiare ku thuhet: “ Pėr tani 10. 000 pėr shpenzime lufte, 1. 000 nė muaj pėr kufij. Kur tė bėhet princ, (ėshtė fjala pėr Esat Toptanin - Sh. B) atėherė ai do t“i kthejė tė gjitha ato, nėse dėshirojmė bile edhe me interes. Tė urdhėrohen komandantėt kufitarė qė ta dėgjojnė si ndonjė oficer serb.) [54]

 

     Nė kreun e kėsaj marrėveshjeje konstatohet si vijon.”…Qė tė plotėsohet dėshira e zotit dhe urtėsia politike, paria - pėrfaqėsuesit e tė dy popujve janė pajtuar ta bėjnė kėtė marrėveshje”, ndėrsa nė fund tė marrėveshjes nėnvizohet me nėnshkrim: “Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Toptani”. Faktet historike dėshmojnė se Esat pashė Toptani nė kėtė kohė nuk ishte kurrfarė pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptar, e as qė ishte autorizuar prej ndokujt qė tė flasė nė emėr tė Shqipėrisė, por shihet qartė se ai vet e kishte autorizuar veten jo vetėm tė flasė, por edhe tė nėnshkruajė marrėveshje nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar.

 

     Qysh nė nenin 5 tė marrėveshjes duket sheshazi se qeveria serbe shpreh njė farė frike se populli nuk do ta zgjedhė Esat pashėn pėr udhėheqės tė vetin, prandaj parashihte qė tė kandidohen “dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve mė tė vogla” nė mėnyrė qė tė pėrqahen forcat e brendshme, pėr tė fituar Esati i cili ishte pajtuar plotėsisht me kushtet qė i kishte shtruar Pashiqi.

 

     Nė nenin 7 nė emėr tė “miqėsisė sė pėrjetshme…”Toptani dhe Pashiqi “janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit” dhe kėtu duken qartė synimet e qeverisė serbe qė Shqipėrinė t“ia bashkojė Sėrbisė.

 

     Nė nenin 10 ku thuhet: “Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e shqiptarė”, bėhet e dukshme se Serbia nuk i njeh kufijt e Shqipėrisė tė pėrcaktuar (edhe ashtu padrejtėsisht) nė Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913.

 

     Gjatė bisedimeve qė janė zhvilluar midis Pashiqit dhe Toptanit, nuk ėshtė biseduar vetėm pėr ato ēėshtje qė janė thėnė nė marrėveshje, por edhe pėr ēėshtje tė tjera me rėndėsi politike pėr qeverinė serbe. Kėtė gjė mė sė miri e sqaron vet Nikollla Pashiqi nė njė letėr dėrguar  pėrfaqėsuesit serb nė Durrės Panta Gavrilloviqit. Nė kėtė letėr, pėr tė cilėn Pashiqi porosiste tė ruhet si tepėr sekrete, shkruante: “Me Esat pashėn kemi biseduar edhe nė frymėn e interesave serbe dhe shqiptare, qė e obligojnė Esat pashėn tė shpėtojė Shqipėrinė nga intrigat austriake dhe t“i bindė shqiptarėt se duhet tė jenė me Serbinė nė marrėdhėnie tė mira miqėsore, dhe e dyta, se Shqipėria duhet tė pastrohet nga turbulluesit - kundėrshtarėt e tij qė janė nėn ndikimin austriak dhe bullgar. Esati e ka pranuar kėtė kėrkesė dhe ka premtuar se do tė veprojė nė kėtė drejtim, duke u lutur qė Serbia t“i japė ndihma morale dhe materiale.“ [55] Madje Pashiqi e porosiste Gavrilloviqin ta pėrcjellė punėn e Esat pashė Toptanit dhe ta lajmėrojė lidhur me aktivitetin e tij, pasi qė Esati, shkruante Pashiqi aty, nuk gėzon besim tė pėrgjithshėm tė shqiptarėt. [56]

 

Kthimi i Esat Pashė Toptanit nė Shqipėri ( shtator 1914 )

 

     Esat Pasha pasi kishte nėnshkruar marėveshjen nė Nish me kryeministrin serb Nikolla Pashiq mė 18 shtator ėshtė nisur pėr nė Shqipėri. Gjatė udhėtimit, nė kufi afėr Dibrės Esat Toptanit ju bashkuan rreth 4 mijė mercenarė tė armatosur tė cilėt prej kohėsh i financonte Serbia.

 

     Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi [57], depėrtimin e Esat Pashė Toptanit nga Dibra pėr nė Durrės e pėrshkruan si vijon: “Kėtu, me ndėrmjetėsinė e prefektit serb tė Dibrės dhe me korrespondencė, u mor vesh me njė pjesė tė krerėve tė Dibrės. Kėndej Drinit, Dibrėn e kishte nė dorė Jusuf bej Dohoēishti, i cili kishte organizuar njė qeveri autonome. Esati, pasi u mor vesh me kėtė e me krerėt e tjerė, erdhi nė qytetin e Dibrės. Jusuf Beu kishte mbledhur 300 vullnetarė. Xhelal Zogolli dhe Ceno bej Golja nisen me 200 vetė prej Peshkopisė nė Dibėr, pėr ta pėrcjellė Esatin nga Dibra nė Peshkopi. Rrugės afėr Maqellarės, njė grup nacionalistėsh shqiptarė: Ramis Daci, Izet Maqellari, Maliq Kėrēishti, Hasan Pallanza e tė tjerė i bėnė pritė pėr ta vrarė, por ana tjetėr mė e fuqishme, i shkuli nga prita edhe e ēliroi rrugėn. Esati nė Peshkopi bėri njė mbledhje. Njė pjesė e krerėve qenė nė disfavor tė Esatit, pasi ky kishte ardhur nė Shqipėri nga Jugosllavia ( Serbia – Sh.B), me tė cilėn ata gjithmonė kanė qenė nė luftė. Nga ana tjetėr, formoi njė fuqi pėrmbi 3.000 vetash, i pagoi krerėt sipas pozitave qė kishin dhe u dha vullnetarėve nga dy napolona. Esati nė Qafė tė Murrės u nis pėr Mat. Zogu megjithse kishte refuzuar tė merrte pjesė nė kėtė valle, bashkė me 30-40 veta nga paria e Matit i doli pėrpara nė Qafė tė Murrės. Pasi u pėrqafuan, Zogu priu dhe erdhėn nė Lis tė Malit, nė konakun e Kurt aga Kadisė. Zogu kishte me vete Shahin bej Dinon dhe Stavro Stavrin. U bėnė bisedime midis Esatit dhe Zogut dhe i pari kėrkoi pjesėmarjen e tij nė kėtė valle, por Zogu u pėrgjigj kėshtu: “Or, dajė, pasi i je nisur kėsaj pune, unė po ngre duart dhe po them ishallah. Kur tė marr vesh se i ke mbėrrijt qėllimit do tė them mashallah”.

 

     Esati u zemėrua tepėr nga kjo pėrgjigje, dha urdhėr menjėherė tė pėrgatitej fuqia e tė vazhdonte rrugėn. Por Zogu i tha menjėherė: “Pas zakonit tė shqiptarit, pasi kalove nga trojet tona, duhet tė pishė kafen, prandaj sonte shkojmė nė Burgajet”. Esati shkoi nė burgajet, ku Zogu tė gjithė fuqinė e tij e mbajti me shpenzimet e veta. Esati prapė u mundua ta bindė Zogun pėr tė marrė pjesė, por ai e refuzoi kategorikisht. Xhelal Zogu mblodhi 1000 matjanė dhe u bashkua me Esatin, por asnjė nga krerėt e Matit nuk e kishte me vete. Shkuan nė patin tek Ēelajt dhe prej andej tek pazari i Urės pėr drekė. Kėtu Mersin e Shaqir Dema ngrehin njė pritė pėr ta vrarė, por daja i tyre Sheh Lula i Zerqanit e kuptoi komplotin e, si nipa tė tij qė i kishte, i pėrzuri nga prita. Esati erdhi nė katundin Selitė e Keqe tė malėsisė sė Tiranės. Tė nesėrmen marshoi mbi Tiranė dhe nga Shkalla e Tujanit zuri Qafėn e Priskės, malin e Dajtit dhe malin e Shkallės. Pasi pushka filloi nga tė gjitha anėt ky, hipur kalit e pėrpara 500 vetave tė zgjedhur, u nis drejt Shkallės. Nė Grykė tė Shkallės ndodhej me 500-600 veta Abdi Feza nga Bastari i Tiranės pėr ta kundėrshtuar Esatin. Por ky, nė vend qė ta kundėrshtonte nga frika i ra ndėr kėmbė dhe i uroi mirėseardhjen. Esati, duke e vėnė pėrpara kalit me fuqinė e tij u fut nė Tiranė pa pushkė. Krerėt e Ehli Kijamit u arratisėn.

 

     Esati nė Tiranė qėndroi tri ditė. Fuqinė e mbajti me shpenzimet e veta dhe vullnetarėt, pasi u pagoi njė rrogė, i drejtoi drejt Durrėsit. Fuqia e tij, tek hani i Man Picarit, u ndesh me njė fuqi tė madhe rebele nėn komandėn e Man Picarit. Kėta tė fundit u shpartalluan. Pengesa e dytė ishte Shijaku, ku sheh Hamdiu me popullin e Shijakut rezistonte si njė fortesė. Esati me dinakėrinė e tij tė zakonshme, me anė tė njė delegacioni, mundi ta bindė sheh Hamdinė qė tė kėrkojė bashkėpunimin me Esatin. Kėshtu edhe Shijaku u kalua pa ndonjė rrezik. Lufta e fundit dhe mė e ashpėr u bė nė Rushbull, ku populli i Shijakut dhe i Kavajės luftoi heroikisht, si dhe dibranėt nga ana tjetėr tė cilėt lanė 86 tė vrarė qė mė nė fund tė hynė nė Durrės, mė 3 (5) tetor 1914. Krerėt e Ehli Kijamit, pėrveē sheh Hamdiut, Mustafa Ndroqit dhe Hoxhė Leēinit, mbetėn tė arratisur. Esati menjėherė zgjodhi dhe mblodhi njė senat, prej krerėve qė dėshiroi ai vetė, nė shtėpinė e Bumēit, dhe me kėrcėnimin e fuqive dibrane qė i futi nė Pallatin e Asamblesė, i detyroi ta zgjidhnin kryetar tė Qeverisė sė Shqipėrisė sė Mesme dhe komandant tė pėrgjithshėm tė ushtrisė. Esati i shpalli menjėherė luftė Austrisė. Formoi njė qeveri tė pėrbėrė prej drejtorėve tė pėrgjithshėm: vetė kryeministėr dhe komandant i pėrgjithshėm, pėr Punė tė Jashtme Shahin Dinon, pėr Financa Nexhat Libohovėn; tė Brendshėm Faik Kodrėn (dibran) dhe komandant tė ushtrisė Isuf bej Dibrėn. Formoi menjėherė gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia Llavdėn (durrėsak) dhe me hetues Hysen Myshqetan. [58] 

 

Si u ndihmua Esat Pasha nga qeveria e Serbisė?

 

     Vetė emrimi dhe marrja e pushtetit nė kėtė mėnyrė nga Esat pasha i dha hov lėvizjes antifeudale tė masave fshatare, dhe kjo gjendje e frikėsoj atė, sepse akoma nuk i kishte forcuar pozitat e veta. Pėr ta pėrballuar kėtė situatė, Esat Pasha e thirri udhėheqėsin e kryengritjes Qamil Haxhi Fejzėn, gjoja pėr tė biseduar  dhe e burgosi. [59]   Ky veprim pefid edhe mė shumė e acaroi gjendjen dhe kėshtu u pėrhap me shpejtėsi lėvizja antiesadiste nė Shqipėrinė e Mesme. Lėvizja antiesadiste u nxit edhe nga propaganda fetare muslimane e cila Esat pashėn e paraqiste si aleat tė shteteve krishtere dhe armik tė botės muslimane. [60]

 

     Forcat antiesadiste e ngushtonin rrethin kundėr Esatit, dhe mė 23 nėntor filloi sulmi i armatosur kundėr tij. Kryengritėsit i dogjėn kullat e Esatit nė ēiflikun e Laprakės dhe shtėpitė e tij nė Tiranė. Brenda pak ditėve pushteti administrativ dhe forcat esadiste u dėbuan nga krahinat e Shqipėrisė sė Mesme me pėrjashtim tė Durrėsit ku kishte pėrkrahjen e mercenarėve. [61] Nė kėto rrethana Esat pasha iu drejtua qeverisė serbe me kėrkesė qė tė intervenojė me ushtri nė Shqipėri, nė bazė tė nenit 13 tė marrėveshjes sė 17 shtatorit, ta okupojė Elbasanin e ta ndihmojė nė shtypjen e kryengritjes xhonturke.

 

     Pas kėsaj kėrkese tė Esat pashės, Ministria e jashtme serbe harton njė qarkore dhe ua dėrgon pėrfaqėsive diplomatike tė Serbisė ku jepen shpjegime tė gjėra lidhur me situatėn nė Shqipėri, duke konstatuar se Esat pasha mendon se rrugėdalja mė e mirė ėshtė qė ushtria serbe me ēfardo preteksti ta okupojė Elbasanin. [62] Toptani iu drejtua konsullit tė Serbisė Gavrilloviq nė Durrės dhe iu lut, qė ta lajmėronte Pashiqin pėr tė nxitur Malin e Zi ta pushtoi Shkodrėn, pasi qė mendonte se me pushtimin e Shkodrės nga Mali i Zi do  tė ndėrprehet agjitacioni  austriak dhe xhontur, kundėr tij, nė viset veriore. [63]

 

     Pėr t“i arsyetuar operacionet pushtuese nė Shqipėri, qeveria serbe me kohė filloi t“i alarmojė Fuqit e Mėdha, se shqiptarėt po pėrgatiten ta sulmojnė kufirin e Serbisė e gjepura tjera propagandistike. Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė, Boshkoviq nga Londra nė njė telegram tė dt. 18.XII.1914 shkruante se ambasadori i Frances i ka deklaruar qė nėse Serbia sulmohet, qeveria serbe duhet tė veprojė dhe pastaj tė lajmėrojė Fuqitė e Mėdha, se ka ndėrmarrė masa pėr sigurimin e pikave strategjike. z.Boshkoviq lajmėronte se fuqitė e Antantės do ta pranonin kėtė arsyetim tonin pa kurrfarė kundėrshtimi, prandaj porosiste, nėse kemi mjaft forca ushtarake momenti ėshtė i pėrshtatshėm pėr t“i realizuar qėllimet. [64]

 

     Mė 28 dhjetor 1914 Nikolla Pashiēi i njoftonte organet vartėse se po afronte ēasti kur do tė pushtohej Elbasani, Mati dhe ndoshta vetė Durrėsi, kurse mė 6 janar 1915 ai urdhėronte komandėn eprore tė forcave tė armatosura tė pėrgatiste “gjithēka qė ishte e nevojshme dhe tė urdhėronte tė pushtoheshin menjėherė tė gjitha pozicionet e zėna mė parė nė Shqipėri (pikat strategjike), ato tė cilat kemi qenė tė detyruar t“i lėshonim nė kohėn e vet nėn shtytjen e kėrcėnimeve tė Austrisė. Ky pushtim do tė ishte mirė tė kryhet me sa mė pak viktima dhe gjak”. [65]

 

     Nė kėrkesėn e Esat Toptanit, Qeveria serbe nuk u ngut tė dėrgojė forca tė veta ushtarake nė Shqipėri, por pėrgatiti mercenarė shqiptarė nga viset kufitare qė me kohė ishin vėnė nė shėrbim tė Beogradit. Me kėt veprim qeveria e Pashiqit donte t“i arrijė dy qėllime: ta kursej ushtrinė e vet nga sakrificat dhe e dyta, t“i fusė shqiptarėt qė tė vriten midis tyre dhe mos tė kenė fuqi tė pėrbashkėt qė t“i rezistojnė ushtrisė serbe. [66]

 

      Me kėtė rast ishin dėrguar mėse njė mijė mercenarė tė armatosur, tė kryesuar nga Halit Lleshi dhe Selim Beu. [67]  Por kjo ndihmė ishte e pamjaftueshme pėr Esat pashėn. Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė nė Durrės Gavrilloviq, qė tani ishte tėrhequr nga Durrėsi nė Korfus, e lajmėronte qeverinė e vet nė Beograd se pozita e Esat pashės ėshtė rrezikuar seriozisht, dhe i vetmi shpėtim qė ai tė mbetet nė pushtet ėshtė intervenimi ushtarak. Gavrilloviq nė telegram shkruante se ”intervenimi ynė me siguri do ta pengonte okupimin e Durrėsit dhe Shėn Gjinit nga ana e Italisė. [68]

 

     Nė fillim tė janarit 1915, qeveria serbe edhe njė herė u drejtohet pėrfaqėsuesve tė saj diplomatik, me njė qarkore ku pos tjerash thuhet se kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme po merr pėrmasa shqetėsuese, prandaj ėshtė e nevojshme “pushtimi i pikave strategjike nė Shqipėri”. Kėtė “arsyetim” tė qeverisė serbe e pranonte Rusia dhe aleatėt e saj, por me kusht qė kjo mos t“i dobėsojė operacionet e Serbisė kundėr Austrohungarisė, qė po zhvilloheshin ato ditė dimri. Madje qeveria ruse ėshtė shprehur qė ky okupim mos tė bėhet i pėrkohshėm, por tė jetė definitiv. [69]

 

     Gjatė kėsaj periudhe Esat pasha ka mbajtuar korrespodencė tė rregullt si me pėrfaqėsuesit diplomatik tė Serbisė ashtu dhe me vetė Nikolla Pashiqin. Esat pasha, duke qenė nė situatė tė vėshtirė politike dhe finansiare mė 8 mars 1915 i drejtohet me njė letėr tė radhės Nikolla Pashiqit dhe nė kėtė letėr pos tjerash i shkruan: ”Pėr luftė me forcat fanatike nevojitet forcė ushtarake e pėr kėto nevojiten shpenzime finansiare. Unė tani rreth veti kam 2. 600 dibranė dhe 400 veta nga Shijaku, Kavaja, Tirana  etj. Ēdo njėrit prej tyre duhet paguar mėse 3 napolona nė muajt (…) Mė se 1. 200 napolona nė muaj i paguaj njerėzve nė kufij te Dibra. Poashtu paguaj 200 gjindarmė nė Malėsi tė Hasit, Gashit e Krasniqes (…) E dij se Serbia ėshtė e angazhuar nė luftė me njė fuqi tė madhe, prandaj ju drejtova Francės, dhe Italisė pėr ndihma finansiare, por tė dyja mė refuzuan. Ju lutem qė pėr ēdo muaj tė mė siguroni nga 12. 000 lira, si dhe tė mi dėrgoni diferencat pėr muajin fror (shkurt) prej 10. 000 napolonash.” [70] Po nė kėtė letėr nė anėn tjetėr (mbrapa) saj Pashiqi ka shėnuar: ”Letra ėshtė lexuar nė seancėn e Ministrisė dhe ėshtė vendosur qė tė hapet kredia edhe pėr njė milion dinarė ndihmė Esat pashės.” Ky shėnim i Pashiqit mban datėn 20 mars 1915 me nėnshkrim tė tij. [71]

 

     Sa mė tepėr qė komlikohej situata nė Shqipėri, aq mė shumė Esat pasha bėnte presion mbi qeverinė serbe qė t“i dėrgojė ndihmė ushtarake dhe finansiare. Prandaj, kryeministri i Serbisė Nikolla Pashiqi nė njė shkresė prej 5 faqesh, dėrguar ministrisė sė Ushtrisė nė fillim tė marsit 1915, shprehte “arsyet“ dhe kėrkonte qė tė bėhen pėrgatitjet e nevojshme pėr intervenim nė Shqipėri. Kėrkohej urgjentisht tė pushtohen “pikat strategjike”, tė cilat “do tė mbahen deri sa tė pėrfundojė lufta”. Njė aksion i tillė sipas Pashiqit duhej tė jetė energjikė dhe i pamėshirshėm pėr kundėrshtarėt e Serbisė. Pėr kėtė jepen shenime nė detaje pėr pushtimin e grykave, luginave dhe majet e bjeshkėve nga Gjakova deri nė Ohėr. [72]

 

     Nė fund tė marsit dhe fillim tė prillit 1915 nga ana e kryengritėsve fshatarė nėn drejtimin e Haxhi Qamilit, filloi njė ndjekje e esadistėve nė Shqipėrinė e Mesme me qėllim qė ta pastrojnė vendin nga ata mikrobė. [73] Dhe nė fund tė prillit dhe nė fillim tė majit 1915 Esat Pasha nga tė gjitha anėt ndodhej i rethuar nga kryengritėsit.

 

     Kryengritėsit fshatarė, nė Shqipėri tė Mesme hoqėn detyrimet feudale, dogjėn kullat e bejlerėve, ndanė tokat e tyre dhe arritėn tė formojnė njė llojė qeverimi tė vendit. [74]  Kjo gjendje tregon se pozitat e Esat pashės keqėsoheshin pėr ditė e mė tepėr.

 

     Lidhur me kėtė situatė qeveria serbe kishte dhėnė urdhėr qė forcat e pėrgatitura mercenare tė nisen pėr ta ndihmuar Esat pashėn. Pėr kėtė ēėshtje me njė telegram tė dt. 16 prill 1915  qeverinė serbe e informon prefekti i Ohrit z.Qirkoviq. Ai nė telegram thotė: “Mersim Mema, Halit Lleshi, Tafė Kazi, Feta Cami, Don Cami, Riza Dema dhe Ahmet Beu, krerė shqiptarė nga Malėsia e Dibrės dhe rrethi i Peshkopisė, me njė numėr tė madh njerėzish tė armatosur mirė u nisėn nė drejtim tė Gollo Bėrdos dhe Elbasanit pėr ta ndihmuar Esat pashėn e rrethuar nė Durrės.“ [75]  Me ta bashkoheshin oficerė dhe ushtarė serbė tė veshur me rroba shqiptare. Mirėpo duke parė se me kėtė rrugė nuk arrihet dot qėllimi, qeveria serbe filloi pėrgatitjet serioze pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė Shqipėri. [76]

 

     Prandaj nė fund tė prillit qeveria serbe urdhėron tė gjitha aradhat kufitare qė tė mbyllin kufirin, me qėllim qė tė mos lejojnė lėvizjen e njerėzve nga asnjėra anė e kufirit. Me kėtė rast caktohen kahet e operacioneve nga ana e Sektorit tė Ohrit ndėrkohė edhe ajo e Sektorit tė Prizrenit. Avanturėn e Pashiqit pėr pushtimin e tokave nė jug e pėrkrahu vetėm Rusia, ndėrsa Anglia dhe Franca hėpėrhė nuk ishin pėr njė aksion tė tillė kundėr njė Shteti neutral, aq mė tepėr kur Serbia ndodhej nė luftė me Austro - Hungarinė.

 

     Pėrgatitjet pėr interventim ushtarak nė Shqipėri kishin filluar qysh nė fillim tė vitit 1915, por rrethanat e krijuara pas fillimit tė luftės sė parė botėrore nuk e lejonin nja hap tė tillė. Fuqitė e Antantės i vazhdonin pazarllėqet pėr pėrfitimin e Italisė nė anėn e tyre, duke i bėrė koncesione tė mėdha territoriale pėr gjatė bregdetit jugosllavė dhe shqiptar. Nė verėn e vitit 1915 pothuajse e tėrė Shqipėria qeverisej dhe ishte nėn okupim tė huaj. [77]

 

     Ai pazarllėk midis fuqive tė Antantės dhe Italisė u arrit nė mėnyrė tė fshehtė mė 26 prill 1915 nė Londėr, pėr ē“arsye u quajt Traktati i fshehtė i Londrės, me anė tė cilit pa fije turpi i bėheshin lėshime imperializmit italian nė dėm tė jugosllavėve dhe shqiptarėve. Me gjas, kjo e ka shtyrė qė Rusia t“i jep “vizėn” qeverisė serbe pėr intervenim nė Shqipėri. Pashiqi dhe pasuesit e tij asnjė aksion nuk e fillonin pa marrė miratim nga Rusia Cariste. Pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Londrės dhe hyrjes sė Italisė nė luftė me Austro- Hungarinė u vendos pėr intervenimin e fqinjėve ballkanik nė Shqipėri.

 

Si e ripushtoi Serbia, Shqipėrinė e Mesme, pėr ta shpėtuar

Esat Pashėn nga rrethimi shtatėmujorė nė Durrės?

 

      “Ekspedita shqiptare”, siē u quajt pjesa e ushtrisė serbe qė u ngarkua pėr tė kryer invadimin nė Shqipėri, numronte 10 deri nė 20 mijė veta. [78] Operacionet pėr pushtimin e trevave shqiptare i udhėheqte drejtpėrsėdrejti ministria Ushtarake e Serbisė.

 

     Kjo ekspeditė pushtuese komandohej nga gjeneral Damian Popoviēi, anėtari njohur i organizatės serbe “Dora e Zezė” (Crna Ruka), dhe pėrbėhej nga tri reparte nė rang regjimenti, nga ai i Prizrenit, i Drinit dhe i Ohrit. [79] Para se tė niset ushtria serbe nė operacionet pushtuese, Ministria e punėve tė jashtme tė Serbisė ia kishte dėrguar tekstin e njė proklamate komandantit tė ushtrisė serbe Millutin Mishkoviq qė u drejtohej shqiptarėve. Kjo proklamatė qė mbante datėn 2 qershor 1915 ( 20 maj 1915 me stilin e vjetėr) ishte nėnshkruar nga komandantėt e njėsive tė ushtrisė serbe qė do tė futeshin nė Shqipėrinė e Mesme, nga kolonelėt Petar Mishiē i njėsive tė Ohrit dhe Milutin Mishkoviē i njėsive tė Drinit.

 

     Nė proklamatė ndėr tė tjera thuhet: “Ju veproni kundėr vetes qė me ndikimin e Austrisė  dhe Turqisė e sulmoni kufirin tonė (…) Ju nuk mundeni ta shpėtoni as Turqinė, as Austrinė derisa kundėr tyre ėshtė tėrė Evropa (…) Bashkohuni me ne, qė ta pastrojmė atdheun tuaj nga njerėzit e kėqinj dhe tė sigurojmė paqė si nė shtėpitė tuaja, ashtu edhe nė kufijt tonė.” Nė fund tė proklamatės thuhet: “…Pasi t“i zėmė dhe dėnojmė kryengritėsit, neve do tė kthehemi prapė, kurse qeverisjen e vendit tuaj do t“ia lėmė nė dorė birit tė Shqipėrisė Esat pashės, i cili dėshiron tė rrojė ndė paqtim me kombin fqinj. Atij qė ėshtė bashkė me ne po i sjellim paqtim dhe dashuri, po atij qė ėshtė kundėr nesh (po i sjellim) kordhė. Bėhuni tė urtė edhe ruani vendin edhe kombin tuaj edhe mos dėgjoni intrigantėt e Stambollit e tė Vjenės.” [80]

 

     Kah fundi i majit 1915 nė Sektorin e Ohrit kishin filluar provokimet pėr gjoja “sulmet shqiptare” pėrreth kufirit tė Shėn Naumit dhe Qafės sė Thanės. Mė 29 maj njėsitė serbe iu vėrsulėn Pogradecit pėr ta pushtuar dhe pėr tė depėrtuar nė Malin e Mokrės kah Liqeni i Maliqit, qė tė vijnė nė kontakt me vijėn kufitare tė Greqisė. Mė 30 maj ministria e jashtme e Serbisė kėrkoi nga Sektori ushtarak i Ohrit qė tė pushtohej sa mė parė Elbasani dhe tė vihej kontakt me Esat Toptanin. Qėllimi i operacioneve ishte tė bėhej lidhja dhe bashkimi i trupave serbe tė nisur nga veriu me ato tė lindjes qė kishin cak Elbasanin, Tiranėn dhe Durrėsin. [81]

 

     Mė 31 maj nga Cetinja u bė me dije se Rusia i kishte dėrguar Serbisė armė, municion, veshmbathje dhe material tjetėr luftarak. Njoftohej se Rusia i dėrgoi Malit tė Zi 1000 pushkė manzerė turke me 120 000 fyshekė, 20 000 palė rrobe, 40 000 palė ēizme, 40 000 tenda, 2000 gjuajtės tė topit me kalibėr 15 cm 300 kuaj tėrheqės dhe shumė qerre. [82]

 

     Mė 1 qershor komanda serbe nga sektori i Ohrit nisi operacionet pushtuese, ndėrkohė qė kishin filluar edhe operacionet ushtarake serbe edhe nė krahun e Prizrenit nė bashkėveprim me forcat malazeze. Pas thyerjes sė njė rezistence tė kryengritėsve fshatarė nė krye me Haxhi Qamilin te “Guri i Pishkashit”, mė 2 qershor u pushtua Qukėsi. Elbasani u pushtua mė 6 qershor ndėrsa mė 7 e 8 qershor forcat serbe marshuan pėr nė Tiranė.  Mė  9 qershor nė mėngjes ushtria serbe hyri nė Tiranė dhe ndaj kryengritėsve fshatarė u morėn masa ta ashpra. Filloi ēarmatimi si masė e egėr pushtuese. U ēarmatos Shijaku, Kavaja, Peqini etj., si qerdhe tė njohura tė kryengritėsve si dhe u vunė nė ndjekje tė krerėve tė kryengritjes. Pas disa ditė ndjekjesh mė 11 korrik 1915 pėrveē krerėve tjerė, arritėn ta zėnė nė pabesi edhe komandantin e kryengritjes fshatare Haxhi Qamilin. Atė e arrestuan ushtarakėt serb nė bashkėpunim me mercenarėt esadistė nė fshatin Sharrė afėr Tiranės. Pėr t“i denuar ata, Esat pasha ngriti njė gjyq tė veēantė nė Durrės, tė kryesuar nga Xhelal Zogu. Tė gjithė u denuan me vdekje dhe njė muaj mė vonė mė 16 gusht 1915, pas njė torture mizore  Haxhi Qamilin e varėn nė Durrės. [83]

 

     Esat pashė Toptani i shprehu falėnderime komandantit tė ushtrisė serbe tė Ohrit, Petar Mishiqit, qė e shpėtoi nga rrethimi 7 muajsh nė Durrės. Mė 12 qershor 1915 Esati dėrgoi atij njė letėr nė Tiranė, ku jepte shėnime pėr patriotėt e shquar si kundėrshtarė tė qarqeve sunduese serbe dhe tė vet Esatit. Nė letėr i shkruante edhe pėr Hasan Prishtinėn, Bajram Currin e tė tjerė qė ndodheshin nė Shkodėr. Esati kėrkonte qė ushtria serbe e cila depėrtonte nga Prizreni ta ēarmatos Malėsinė dhe Mirėditėn, meqenėse ishin armiqtė e tij tė pėrbetuar. Ai kėrkonte nga koloneli Mishiq qė ta njohtojė Pashiqin dhe t“ia dėrgojė 2000 palė rrobe pėr gjandarmėrinė e vet, tė cilat duhej tė ishin me ngjyrė tė njėjtė me ato serbe e tė dallohen vetėm kapelat. [84]

 

     Mė 23 qershor 1915 konsulli serb Gavrilloviq nga Durrėsi ia dėrgonte komandantit tė vet nė Tiranė, kolonelit Mishiq, listėn e pėrpiluar nga Esat pasha prej 45 vetash, nga qytetet Tiranė, Elbasan, Pogradec dhe Qukės, si tė rrezikshėm pėr Esatin dhe pėr borgjezinė serbe. [85] Ndėrsa nė fund tė qershorit dhe nė fillim tė korrikut 1915, me urdhėr tė Esat Pashės vetėm nė Durrės dhe nė Shijak u varėn 30 njerėz. [86]

 

     Mė 10 qershor 1915 edhe forcat e armatosura malazeze pushtuan krahun e djathtė tė Bunės si edhe Malin e Taraboshit, duke zėnė vend nė portat e Shkodrės nga ana veriore e qytetit. Ushtria malazeze e rrethoi Shkodrėn edhe nga anėt tjera dhe e pushtoi mė 27 qershor. [87]

 

     Pas pushtimit tė Shqipėrisė sė Mesme…nga forcat serbe, pėrfaqėsuesit e komandės ushtarake serbe nė krye me kolonelin Millutin Mishkoviq, filluan bisedimet me Esat pashėn lidhur me rregullimin e pushtetit nė viset e pushtuara tė Shqipėrisė. Pėr kėto bisedime bėn fjalė raporti i prefektit tė Ohrit Qirkoviq, i cili personalisht ka marrė pjesė nė ato biseda, bashkė me Gavrilloviqin dhe me komandantin Mishkoviq.

 

     Qirkoviq nė raport shkruan se Esat pasha ka kėrkuar, si vijon:

“1. Qė nėnpunėsit e tij tė jenė vetėm pro-forma (formalisht), kurse serbėt ta marrin qeverisjen dhe vendosjen e rregullit. Nė Elbasan pėr prefekt tė emrohet njeri i Esatit, por punėt t“i kryejė njeri i caktuar i Serbisė.

2. Nė Tiranė kajmekamin do ta emėrojė Esati, kurse punėt do t“i kryejė njeriu i Serbisė.

3. Nė Ēermenikė Esati do tė vendosė njerėz tė vet, kurse instruktorėt do tė jenė serbė.

4. Nė Qukės kryetari do tė emėrohet nga serbėt, kurse ndihmėsi i tij shqiptar. Esati lutet qė kjo tė jetė sa pėr formėn e jashtme, kurse pushteti faktikisht tė jetė nė duar tona (serbėve).

5. Nė Peshkopi Esati kėrkon tė mbetet qarku, dhe prefekt i qarkut tė bėhet Jusuf beu, e jo Hysen beu, tė cilin ne e kemi pas caktuar nė kėtė detyrė edhe me herėt.

6. Esati kėrkon tė fillojmė mbledhjen e taksave nė viset qė i kemi okupuar, kurse tė hollat tė shpenzohen pėr nevoja tė ushtrisė nė kėto vise.” [88]

 

     Nė gjysmėn e dytė tė qershorit 1915 ushtria serbe kishte vendosur pushtetin nė viset e pushtuara shqiptare si dhe kishte bėrė ndarjen administrative. Kėshtu aradha e Ohrit nė teritorin qė kishte pushtuar formoi 50 komuna, aradha e Podrimes 21 komuna dhe aradha e Prizrenit 13 komuna. [89]

 

     Tė gjitha organet e kėtij pushteti ishin nėn kontrollė tė plotė tė komandės ushtarake serbe. Koloneli Millutin Mishkoviq nė Mat kishte caktuar nipin e Esat pashė Toptanit, Ahmet bej Zogun si “kryeshef tė pushtetit ushtarak serb”, sepse gjatė operacioneve pushtuese oficeri Mlladen Stamatoviqi, Zogut ia kishte besuar detyrėn pėr ēarmatosjen e popullsisė sė kėsaj treve. Nė njė dokument serb thuhet se “Armėt e mbledhura Ahmet Beu (Zogu) duhej t“ia dorėzonte komandantit serb nė Qafė tė Bulqizės ose tė Murrės. [90]

 

Marrėveshja e Esat Pashė Toptanit me ministrin Luba Jovanoviq, nė qershor 1915 nė Tiranė

 

     Kah fundi i qershorit qeveia serbe shpejtoi tė lidhė edhe njė marrėveshje me Esat pashė Toptanin, pėr t“i vėrtetuar mirė planet dhe qėllimet e intervenimit kundėr populllit shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė gjysmėn e dytė tė qershorit nė mėnyrė tė fshehtė nė Tiranė arriti Ministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė Luba Jovanoviq, qė bashkė me Esat pashėn, tė “bisedojė” dhe t“i precizojė disa ēėshtje qė nuk ishin paraparė me marrėveshjen e 17 shtatorit 1914.

 

     Nga procesverbali i shkruar mund tė konstatohet se takimi Toptani - Jovanoviq ėshtė mbajtur mė 14 (27) qershor 1915, ku ėshtė bėrė plotėsimi i marrėveshjes sė pėrmendur edhe me 17 pika tė reja, qė mund tė konsiderohet edhe si marrėveshje e re.

 

     Siē vihet nė dukje nė marėveshjen e 28 qershorit 1915, Esat pashė Toptani pranonte tė shkelet (nė favor tė Serbisė), jo vetėm pavarėsia politike e Shqipėrisė, por edhe tėrėsia e saj teritoriale. Ta zėmė me nenin I, parashihet qė Serbia ta mbrojė Shqipėrinė nga coptimi, pėr ta coptuar ajo vet nė njė kohė tė pėrshtatshme. Kufijtė politikė shtetėrorė tė vendosur mė 1913 nga gjashtė fuqitė e mėdha, Serbia i konsideronte si tė diktuara nga Austria, prandaj nė bazė tė marrėveshjes me Esat Toptanin ato do tė ndryshoheshin nė favor tė Serbisė. Pogradeci me rrethet e Gollobėrdos, Malėsia e Dibrės, Luma dhe Hasi deri nė Spaē tė Mirditės, do t“i kalonin asaj. [91] Edhe nė ato vise qė do tė jenė brenda kufijve tė Shqipėrisė, pushteti i Esat pashės ishte krejtėsisht formal, dhe kjo duket qartė nė nenet V, VI, VII e VIII tė kėsaj marrėveshjeje. Madje jo vetėm Esat pasha, por edhe tė gjitha organet shtetėrore qė do tė zgjidheshin duhej tė vepronin sipas planeve tė Serbisė.

 

     Nė marrėveshjen e 28 qershorit 1915, parashikoheshin edhe tri ēėshtje tė tjera. Financimet qė ishin derdhur nga Serbia nė dobi tė  Esat Toptanit ose ato qė do tė derdheshin nė tė ardhmen pėr tė, do tė shkonin pėr llogari tė Shqipėrisė; ushtria serbe do tė qėndronte nė Elbasan dhe nė Tiranė pėr aq kohė sa do ta shihnin tė arsyeshme tė dy palėt. Pėrveē kėsaj nė rast se do tė rrezikohej Durrėsi nga ushtria italiane, Esat pasha do tė thėrriste menjėherė nė ndihmė ushtrinė serbe, pėr ta pushtuar atė mė parė. [92]

 

Sipas procesverbalit tė dalur nga ky takim ėshėt arritur kjo marrėveshje:

 

Marrėveshja Toptani- Jovanoviq,

mė 27 qershor 1915

 

I

Qeveria mbretėrore serbe do tė veprojė nė atė drejtim, qė asnjė fuqi e jashtme mos ta pushtojė Shqipėrinė, dhe nuk do ta lejojė coptimin e saj, por ajo tė mbetet si tėrėsi shtetėrore, e cila pėr jetė do tė jetė nė aleancė dhe bashkėsi me Serbinė nė bazė tė marrėveshjes sė mėparshme, si dhe nė bazė tė dispozitave tė kėtij protokolli.

 

II

Pasi qė kufijt midis Serbisė dhe Shqipėrisė nuk janė tė natyrshėm, por janė vendosur sipas dėshirės sė Austrisė e cila ka dėshiruar tė krijojė konflikte dhe shqetėsime tė pėrhershme midis kėtyre dy shteteve fqinjė. Kufiri i tanishėm do tė pėrmirėsohet, kėshtu qė Serbisė do t“i takojnė Pogradeci me rrethet e Gollo Brdos, Malėsia e Dibrės, Luma dhe Hasi deri nė Spaē. Derisa ky kufi i ri tė mos caktohet nga fuqitė ndėrkombėtare, Serbia nė viset e pėrmendura do tė mundet me vendos pushtetin e saj.

 

III

Ekselenca e tij Esat pashė Toptani do ta kryejė sa mė parė organizimin e pushtetit nė Shqipėri, dmth do tė formojė komuna, nahi (rrethe) dhe qarqe, duke patur parasysh sa tė jetė e mundur ndarjen e vendit nėpėr fise. Do tė emėrojė pėr nėnpunės njerėz tė vet e miq tė Serbisė. Serbia do t“i vejė nė dispozicion njerėzit e saj pėr kėtė punė.

 

IV

Ekselenca e tij Esat pasha do tė fillojė menjėherė organizimin e ushtrisė dhe gjindarmėrisė. Pėr udhėheqės dhe instruktorė tė ushtrisė dhe gjindarmerisė qeveria mbretėrore serbe do tė vejė nė dispozicion njerėz tė vet, si dhe njė numėr tė konsideruar gjindarmėsh.

 

V

Pasi ta kryej organizimin e komunave, rretheve dhe qarqeve E.T Esat pasha do tė fillojė zgjedhjet e deputetėve pėr kuvend dhe do tė kujdeset qė nė Asamble tė vijnė njerėz tė besueshėm dhe ithtarė tė tij dhe tė Serbisė. Nė kėtė punė Serbia do ta ndihmojė Esat pashėn.

 

VI

 Po sa tė bindet se e ka shumicėn e ithtarėve E.T Esat pasha do tė konvokojė mbledhjen e Asamblesė, e cila do ta zgjedh pėr sundimtar me titull princ.

 

VII

Sa tė zgjedhet pėr princ, Esat pasha do t“i paraqesė  Asamblesė projekt Kushtetutėn e Shqipėrisė, e cila mė herėt do tė pėrgatitet nė marrėveshje me qeverinė mbretėrore tė Serbisė. Pasi qė Asambleja ta aprovojė Kushtetutėn, Esat pasha do ta formojė qeverinė nga njerėzit qė pėrkrahin idenė e bashkimit serbo – shqiptar.

 

VIII

E.T Esat pasha obligohet qė pas kėsaj, nė momentin e pėrshtatshėm ta aplikojė nė jetė, me anė tė Asamblesė unionin real me Serbinė, sipas tė cilit Serbia dhe Shqipėria do tė kenė ushtri tė pėrbashkėt, union doganor, pėrfaqėsues tė pėrbashkėt jashta vendit, entet e pėrbashkėta tė tregėtisė dhe komunikacionit, njė sistem finansiar dhe bankėn popullore. Gjyqet, arsimi, punėt fetare, taksat dhe tė ardhurat tjera tė dedikuara pėr nevoja tė enteve tė veēanta shqiptare, do tė jenė thjesht shqiptare.(Esat pasha do tė mundet lirisht tė qeverisė me punėt e brendshme).

 

IX

Deri sa tė arrihen kėto, Esat pasha do t“i marrė nė duar tė veta tė gjitha gjymriqet, kurse pėr drejtor do ta pranojė njė nėnpunės tė doganės serbe, i cili tani do ta zbatojė sistemin turk, e mė vonė do ta rregullojė doganėn sipas ligjeve serbe, qė tė mund t“i dakordojė legjislacionin doganor serb.

 

X

Pasi tė kryhen tė gjitha kėto qė u pėrmendėn, do tė realizohet unioni doganor. Nėse mė vonė nuk aprovohet marrėveshje e re, qė me tė ardhura doganore e tė tjera tė pėrbashkėta tė plotėsohen shpenzimet e pėrbashkėta (ushtria, pėrfaqėsitė jashtė vendit etj), tė ardhurat doganore do tė ndahen sipas destinimit  tė mallit, pasi tė heqen shpenzimet e regjisė.

 

XI

Qė tė mund tė sigurohet komunikacioni sa mė i plotė ekonomik midis Serbisė dhe Shqipėrisė, Esat pasha do tė kujdeset qė mė vonė t“i pėrshtatė shpenzimet monopolike dhe tė taksave nė atė mėnyrė qė tė dakordohen me ligjet serbe mbi monopolet dhe taksat (brenda mundėsive).

 

XII

Me kėrkesėn e E.T Esat pashės qeveria mbretėrore serbe do t“i vejė nė dispozicion ekspertėt qė do t“i ndihmonin ta zbatojė dhe pėrsosė organizimin e qeverisjes dhe tė enteve tė nevojshme pėr shtetin shqiptar.

 

XIII

Pėr tė bėrė tė mundur njė komunikacion sa mė tė fortė midis Serbisė dhe Shqipėrisė, menjėherė do tė fillojė ndėrtimi i rrugės prej kufirit serb gjer nė Elbasan, e prej andej njė vijė do tė shkojė pėr nė Durrės, kurse tjetra pėr nė Tiranė.

 

XIV

Ndihmėn qė qeveria mbretėrore serbe ia ka dhėnė, ose pas tashti do t“ia japė Esat pashės, shkon nė llogari tė borgjeve tė Shqipėrisė.

 

XV

Gjatė kohės sė punėve tė pėrmendura (gjersa tė gjitha punėt mos tė kryhen), ushtria serbe do tė mbetet nė Elbasan, eventulisht edhe nė Tiranė. Kur tė paraqitet nevoja  e tė lejojnė kushtet, ajo nė marrėveshje me Esat pashėn dhe  komandantin e ushtrisė serbe do tė ndėrmarrė ndjekjen dhe shpartallimin e kundėrshtarėve tė vet dhe tė Esat pashės, duke bėrė lėvizje sipas marrėveshjes reciproke.

 

XVI

Nėse E.T Esat pasha heton se Italia mendon ta okupojė Durrėsin, menjėherė pėr kėtė do ta lajmėrojė qeverinė mbretėrore serbe  dhe do tė thėrras ushtrinė mbretėrore serbe, qė nė emėr tė tij ta okupojė Durrėsin, para se Italia ta bėjė kėtė.

 

XVII

Nėse E.T Esat pasha e sheh tė nevojshme tė kėrkojė njė numėr ushtarėsh serb, tė cilėt si gjindarmė do t“i mbajė nė Durrės, komandanti i ushtrisė serbe do t“i vejė nė dispozicion. [93]

 

Mė 15 (28) qershor 1915        Kryetari i qeverisė Esat pasha

 

 

     Edhe kjo marrėveshje ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, si dhe nė gjuhėn serbe. Nė kėtė marrėveshje Esat pasha me dorė tė vetė e ka shkruar kėtė vėrejtje: ”Qukėsi do tė mbetet jashta kufirit tė pėrmendur, dmth mbetet i Shqipėrisė.”

 

Si u ndihmua tėrheqja e ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri

nga Esat Pashė Toptani, mė 1915/16?

 

     Qveria serbe gjatė verės dhe vjeshtės sė vitit 1915 pėrgatitej qė marrėveshjen e nėnshkruar me Esat Pashė Toptanin, ta realizojė edhe praktikisht. Kėshilli ministror i Serbisė nė seancėn e mbajtur mė 15 (28) shtator 1915, kishte vendosur qė nė bazė tė marrėveshjes me shefin e qeverisė shqiptare pėr t“i siguruar njėsitė ushtarake tė okupacionit, konstaton se qė tani duhet pėrgatitur organizimin e pushtetit tė pėrbashkėt dhe atij autonom tė Shqipėrisė. Lidhur me kėtė duhej filluar ndėrtimin e rrugės pėr Durrės, vendosjen e linjave postė-telegrafike dhe ushtarake. Pėr t“i realizuar kėto, thuhet nė vendime, duhet tė kemi nė Durrės organe ndihmėse pranė shefit tė qeverisė shqiptare njė pėrfaqėsues tė qeverisė, nga njė inspektor tė policisė, tė finansave, tė ndėrtimtarisė, tė cilėt do tė jenė organizatorė tė pushtetit tė pėrbashkėt dhe atij autonom, si dhe instruktor tė personelit administrativ nė Shqipėri.[94]

 

     Akoma pa u vėnė mirė themelet e administratės pushtuese nė Shqipėri. nė vjeshtėn e vitit 1915 nė Ballkanin e trazuar, nga palėt nė konflikt u krijuan raporte tė reja tė cilat sollėn rrjedhoja tė paparashikueshme nė kėtė gadishull. Mė 6 shtator 1915 nė Plles, Bullgaria nėnshkroi konventėn ushtarake, pėr hyrjen e saj nė luftė pėrkrah bllokut austro-hungarez. Njė muaj mė vonė, mė 6 tetor 1915 Austro-Hungaria i filloi operacionet ushtarake kundėr Serbisė, ndėrsa mė 14 tetor edhe ushtria bullgare nisi njė operacion tė ngjashėm kundėr Serbisė.

 

     Natėn e 13/14 tetorit forcat e Armatės sė Parė dhe tė Dytė bullgare e kalojnė kufirin nė tėrė vijėn, nga Danubi deri te Liqeni i Dojranit. Mė 16 tetor bullgarėt depėrtojnė nė luginėn e Moravės Jugore dhe e pushtojnė Vranjėn, duke e shkėputur hekurudhėn Nish-Shkup, me tė cilėn lidhej Serbia me jugun. Mė 20 tetor pushtohet Kumanova, kurse Shkupi mė 22 tetor 1915. [95]

 

     Pas kėsaj disfate, ushtrisė serbe iu ndėrpre pėrfundimisht rruga natyrore pėr tė dalė nė Detin Egje. Krahas depėrtimit tė ushtrisė bullgare nė luginėn e Moravės Jugore dhe kah Kosova, edhe nga veriperėndimi depėrtonte ushtria austro-hungareze-gjermane. Zbarkimi nė tetor 1915 nė Selanik i forcave tė Antantės tė njohur me emrin ”Armata e Lindjes”, dhe hapja e frontit tė ri nuk e shpėtuan ushtrinė serbe nga rrethimi e shkatėrrimi.

 

     Pas disfatave tė njėpasnjėshme tė forcave serbe nė frontet e luftės, kryeshefi i komandes supreme tė ushtrisė serbe R. Putnik, i ndodhur nė mes dy rrugėzgjidhjeve: dorėzimit apo tėrheqjes, zgjodhi tė dytėn tėrheqjen, dhe mė 4 nėntor 1915 Komanda Supreme serbe vendosi pėr tėrheqje. Ndonėse rrugėt qė tė shpiejn drejt Selanikut nė jug ishin tanimė tė bllokuara nga ushtria bullgare (e cila ato ditė kishte marrė Maqedonin Perėndimore) merret vendim i detyruar qė ushtria serbe, tė tėrhiqet nėpėr Kosovė nė drejtim tė Shqipėrisė pėr tė dalur nė bregdetin Adriatik. [96]

 

     Mė 21 nėntor 1915 ushtria serbe nisi tėrheqjen e saj nėpėr Kosovė.

Tėrheqja e ushtrise serbe u bė nė drejtimet:

 

1. Rrafshi Kosovės – Pejė – Deēan – Gjakovė - Qafė e Prushit - Vau i Spasit – Shkodėr - Lezhė;

2. Rrafshi i Kosovės – Prizren – Lumė - Ura e Vezirit – Mirditė - Durrės dhe

3. Nga Struga e Dibra pėr Elbasan –Tiranė - Durrės. [97]

 

     Pėr tėrheqjen e mbretit serbė dhe ushtrisė sė tij ndihmesė tė pakursyer dhanė forcat mercenare tė renegatit Esat Pashė Toptani dhe grupe tjera shqiptarėsh. Qysh mė 7 nėntor 1915 konsulli serb Gavrilloviq sė bashku me kolonelin Mishkoviq biseduan me Esat Pashėn qė tė ndėrmerret diē nė Shqipėri, me qėllim qė tė shėrbej si bazė e sigurt pėr Serbinė nė atė situatė tė ndėrlikuar. Esat Pasha padronėve serbė ju ka premtuar se, do t“i jep ndihmė tė pakursyer ushtrisė serbe gjatė tėrheqjes nėpėr Shqipėri. Esati, ndonėse kishte rreth vetit afėr 1.500 mercenarė tė Pashiqit, kėrkoi qė njė pjesė e tyre tė dėrgohet sa mė parė qė tė sigurojnė rrugėn pėr Shkodėr nga Spasi kah Puka dhe Ndėrfusha e Fanės. Pastaj, mundohej tė siguronte bartjen e miellit tė dėrguar nga aleatėt pėr ushtrinė serbe. [98] Ato ditė, Gavrilloviqi i telegrafonte Pashiqit pėr disponimin e Esat Pashės karshi qeverisė serbe. Ai, madje e”siguronte” qė mund tė hyjė “lirisht” nė Shqipėri. [99]

 

     Nėpėr Shqipėri kaluan Qeveria  serbe nė krye me Nikolla Pashiqin dhe oborri mbretėror nė krye me Petar Karagjorgjeviqin. Qeveria serbe nga Prizreni u nis mė 14 nėntor dhe mė 25 nėntor arrinė nė Shkodėr. Ndėrkohė mbreti P.Karagjorgjeviē kalon nėpėr Grykėn e Carralevės, nė Qafė tė Duhlės, Suharek, Prizren, Zhur, Kulla e Lumės [100] pėr tė vijuar mė tej kah Ura e Vezirit, Va-Spas, Pukė dhe mė 28 nėntor mbrriti nė Shkodėr, ndėrsa mė 6 dhjetor u vendosėn nė Lezhė. Ndėrkaq, parlamentarėt serbė nė grupe kishin arritur nė Shkodėr para ushtrisė. [101] 

 

     Pėr kėto shėrbime, qeveria serbe dedhte para pėr mercenarėt e Esat Pashės. Kėshtu, mė 29 nėtor 1915 Esat Pasha dėrgoi nė Lezhė dhe nė Shkodėr, Ahmet Gjulin, qė tė merrte paratė nga qeveria serbe pėr t“ua shpėrndarė mercenarėve tė vet. Po atė ditė, Esati sė bashku me Gavrilloviqin kėrkuan qė, pėr shkak tė lėvizjeve tė disa grupeve shqiptare nė Mirėditė, tė dėrgohet njė batalion ushtarėsh serbė nė Orosh pėr ta qetėsuar situatėn dhe pėr ta bėrė tė mundshme tėrheqjen sa mė lehtė tė ushtrisė. Gjithashtu, u kėrkua qė edhe nė Lezhė tė dėrgohen njė batalion ushtarėsh serbė pėr t“u siguruar rruga Shkodėr - Durrės. [102]

 

     Qeveria serbe ato ditė tė vėshtira pėr Serbinė, ka kėrkuar edhe ndihmen e aletėve tė saj tė mėdha.  Pashiqi, mė 3 dhjetor i drejtohej Parisit, Londrės, Petrogradit dhe Romės, me shkresė qė tė bėnin hapa vendimtarė nė ndihmėn aleate pėr shpėtimin dhe riorganizimin e ushtrisė serbe nė Shqipėri dhe nė Malė tė Zi. [103] Nė favor tė kėrkesės sė Pashiqit Cari rus intervenoi ashpėr dhe energjikisht, duke iu kėrcėnuar aleatėve tė mėdhenj se nėse nuk shpėtohet ushtria serbe, do tė dalė nga aleanca. Rusia kėrkoi qė ushtria angleze dhe franceze t“ia sigurojnė ushtrisė serbe ushqimin dhe ta organizojnė bartjen e saj. [104]

 

     Mė 11 dhjetor 1915 u pėrhap lajmi pėr hyrjen e trupave bullgare nė Shqipėri dhe pėr rrezikun e bllokimit tė rrugės Shkodėr - Durrės. Gavrilloviqi dhe Esat Pasha urgjentisht kėrkuan tėrheqjen e qeverisė serbe sė bashku me mbretin nga Tirana pėr nė Durrės. [105]

 

     Mė 16 dhjetor 1915 Gavrilloviqi njoftonte se nėse nuk arrihet njė forcė e aleatėve nė Durrės prej 20.000 vetave, do tė jetė e pashmangshme katastrofa pėr ushtrinė serbe dhe mercenarėt esadistė. [106] Mė 18 dhjetor Pashiqi, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet pranė aleatėve, bėnte me dije qė ushtria austro-hungareze nga veriu dhe ajo bullgare nga lindja, janė duke bėrė presion tė madh nė drejtim tė Durrėsit dhe se nuk kishte siguri as nė vende tė tjera tė Shqipėrisė. [107]

 

     Po atė ditė, delegati ushtarak nė Paris lajmėroi pėr vendimin definitiv pėr tėrheqje dhe bartje tė ushtrisė serbe me anije nga Shqipėria nė vendin e caktuar, nė Korfuz. Pas lajmit pėr vendimin pėr tėrheqje tė ushtrisė serbe nga Durrėsi, vendosi tė tėrhiqej edhe Esat Pasha. Mirėpo, Pashiqi i shkruante Gavrilloviqit (mė 19 dhjetor) qė Esati ka obligim moral ta mbrojė ushtrinė serbe gjatė tėrheqjes dhe se nuk duhet ta dorėzojė Durrėsin pa luftė. [108]

 

     Mė 29 dhjetor 1915 flota austro-hungareze bombardoi pėr herė tė parė Durrėsin dhe i shkaktoi dėme tė mėdha materiale. Nė fillim tė janarit 1915 u vendos definitivisht qė ushtria serbe tė bartet dhe tė vendoset nė Korfuz. Pėr kėtė insistuan sidomos francezėt. U vendos qė tė kenė sa mė afėr Selanikut, me qėllim qė ushtria tė angazhohet nė tė ardhmen. Komanda supreme serbe mė 5 janar 1916 ia paraqiti gjeneralit francez Mondezir numrin e ushtarėve dhe materialin tjetar luftarak, rreth 145. 000 veta, 95 topa, 170 mitralozė, 55. 000 pushkė etj. Gjatė muajit janar, ushtria serbe e rraskapitur tėrhiqej nėpėr tokė dhe ujėrave detare tė Shqipėrisė pėr nė Korfuz. Reparteve tė ushtrisė serbe, qė tėrhiqeshin nė kėmbė nė drejtim tė Vlorės, tė Sarandės pėr Korfuzė, iu prinin zakonisht mercenarėt e Esat Pashės. Rreziku nga pushtuesit austro-hungarezė i detyroi ushtarėt serbė dhe aleatėt e vet qė tėrheqja me anije tė bėhet jo vetėm nga Durrėsi, por edhe nga limanet nė veri tė Shqipėrisė.

 

     Nė ujdhesėn e Korfuzit u bartėn dhe zbarkuan rreth 140. 000 ushtarė serbė. Afėr 10. 000 tė sėmurė  e tė plagosur u dėrguan pėr shėrim nė Afrikė dhe nė Francė. Fėmijėt e gratė u vendosėn nė Korzikė dhe nė qytetet kryesore tė Francės. Njė pjesė shkoi nė Zvicėr .[109]  Forcat Serbe, nė Korfuz me ndihmėn e francezėve, riorganizohen pėr tė marrė pjesė nė Frontin e Selanikut.

 

     Kėshtu tėrheqja e ushtrisė serbe nga Shqipėria e Veriut dhe e Mesme pėrfundoi nė janar dhe nė shkurt tė vitit 1916, por nga viset jugore vazhdoi edhe nė muajin mars. Mė 5 prill, nė anije u ngarkua edhe Komisioni Mbikėqyrės pėr tėrheqjen e ushtrisė nė Vlorė. Kėshtu, Pėrfundoi odisejada e ushtrisė serbe nėpėr Shqipėri nė dimrin e viteve 1915-1916.

 

Si u largua bashkė me ushtrinė serbe edhe Esat Pashė

Toptanit nga Shqipėria pėr nė Greqi?

 

     Bashkė me largimin e ushtrisė serbe,  nė  janar 1916 nga Durrėsi u largua edhe Esat pashė Toptani. Esat Pasha, fillimisht  zbarkoi nė Korfuz, dhe pastai shkoi nė Itali e prej aty nė Paris. Nė Paris me ndėrmjetėsimin e Qeverisė franceze merret vesh me qeverinė greke e serbe, pėr formimin e njė qeverie tė pėrkohshme nė Selanik. Pasi vetė qėndronte nė Paris, Toptani nė Selanik kishte lėnė Faik Kodrėn si zėvendės tė tij. Ai kishte formuar gjithashtu njė batalion ushtarėsh nėn komandėn e Halit Lleshit, i cili bashkė me ushtrinė franceze do tė marrė pjesė nė luftėn e Malit tė Thatė e nė Mokėr.

 

     Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, shkruan: “Halit Lleshi figuronte nė kuadrot e ushtrisė frėnge si major. Esati nė Selanik kishte njė gardė tė vogėl. Kur erdhi njė herė nė Selanik, iu bė njė pritje madhėshtore prej gjeneral Seralit. Nė pritje kishte dalė edhe mbreti Aleksandėr I-rė i Serbisė. Esatin e muarėn nė automobil dhe e shpunė nė pallatin e tij. Pėr sa kohė ndenji nė Selanik i bėnte nderimet e rastit njė kompani ushtarėsh e pėrbėrė prej njė tog tė ēdo shteti aleat. Gjatė Konferencės sė Paqes Esati qėndroi nė Paris. Derisa “Qeveria” e tij ishte nė Selanik, nė Dibėr kishte njė komitet tė pėrbėrė prej Ymer Efendiut, sekretar i Esat Pashės, Hysen Kuqit, Hafis Hasės (Mat) e tjerė dhe njė fuqi prej 1000 vetėsh me komandant Halit Lleshin dhe me nėnkomandantė Taf Kazinė, Dine Hoxhėn, Osman Memėn dhe Jusuf bej Ēelėn.” [110]

 

     Qeveria serbe edhe gjatė vitit 1916 e mbajti Esat Pashėn me subvencione tė mėdha financiare, (pėrafėrsisht nga 60. 000 dinar nė muaj, duke e bėrė pagesėn herė nė Paris e herė nė Selanik). Madje, Esati nė vjeshtė tė vitit 1916 kėrkonte t“i rritej ky subvencion [111]  dhe prej 14 nėntorit Esat Pashės iu rrit ndihma edhe pėr 8. 500 franga nė muaj. Vetėm prej muajit mars deri nė dhjetor 1916 qeveria serbe nė adresė tė Esat Pashės pagoi 420. 000 franga. Nė Paris iu dorėzuan 240. 000, ndėrsa nė Selanik 180. 000 franga. [112]

 

     Nė vjeshtė tė vitit 1916, pas depėrtimit tė ushtrisė franceze nga jug-lindja e Shqipėrisė, nė drejtim tė krahinės sė  Korēės, Nikolla Pashiqi ishte i interesuar qė nė Shqipėri tė depėrtojė edhe Esat Toptani. Mė 7 tetor 1916 Esat Pasha takohet me mbretin serb, me qėllim qė t“i koordinojnė punėt e pėrbashkėta. Nė kėtė periudhė, planeve antikombėtare tė Esat Pashės, u bėnte rezistencė Lėvizja Kombėtare Shqiptare, sidomos patriotėt Themistokli Gėrmenji nga Korēa dhe Sali Butka nga Kolonja. Mė 1 nėntor 1916 Pashiqi kėrkoi qė nė Korēė tė vendoset pushteti i pėrbashkėt i Esat Pashės dhe grekėve, me qėllim gjoja qė t“u ndėrprehet rruga pushtuesve italian nė atė drejtim. [113] 

 

     Duke parė njė interesim dhe njė koncentrim tė forcave tė ndryshme nė rrethin e Korēės, nė fund tė nėntorit dhe nė fillim tė dhjetorit 1916, komandanti francez i zonės sė Korēės, koloneli Deskuan, (sipas udhėzimeve tė komandės sė “Armatės sė Lindjes”), vendosi tė largonte nga Korēa venizelistėt grekė dhe hyri nė bisedime me udhėheqėsit e lėvizjes shqiptare. Mė 10 dhjetor 1916 koloneli Deskuan nėnshkroi me pėrfaqėsuesit e Korēės njė protokoll, sipas tė cilit qyteti i Korēės me rrethet Bilisht, Kolonjė, Gorė dhe Opar, ku ishte shtrirė ushtria franceze, formon njė krahinė ”autonome”, ( tė ashtuquajtur “Republika e Korēės”) qė do tė administrohej mga shqiptarėt, nėn mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. [114] Administrimi i krahinės ( qė pėrfshinte 124 fshatra) i besohej njė organi Administrativ “Kėshillit tė Republikės sė Korēės” tė pėrbėrė prej 14 vetash. Si kryekomandant i pushtetit ushtarak u emrua koloneli francez Deskuan, ndėrsa kryeshef i xhandarmėrisė u zgjodh Themistokli Gėrmenji. [115]

 

     Formimi i “Republikės sė Korēės” nga francezėt nuk u mirėpritė nga Esat Pasha dhe qeveria serbe. Themistokli Gėrmenji meqė ishte kundėr Esat Pashės, i detyroi tė largoheshin “tre emisarėt” e pashait toptanas qė kishin ardhur nga Selaniku nė Korēė, pėr tė zhvilluar propagandė nė favor tė Serbisė. Esat Pasha nė bashkėpunim me qarqet serbe, mė 31 janar 1917 bėri protestė te qeveria fraceze, lidhur me veprimtarinė e Themistokli Gėrmenjit dhe formimit tė “Republikės sė Korēės”. [116] Esat Pasha qysh nė mars 1917 humbi ēdo shpresė pėr t“u kthyer nė Shqipėri,  sepse ushtaraku francez, De Fontenej, i tha troē se lidhjet e tij me qeverinė serbe kishin kaluar ēdo kufi tė “baskėpunimit tė sinqert”.

 

     Pas hyrjes sė Greqisė venizeliste nė luftė kundėr bllokut Qėndror, nė verėn e vitit 1917, komanda ushtarake franceze nė Korēė e ndryshoi qėndrimin e saj ndaj kėrkesave dhe tė drejtave tė popullsisė shqiptare dhe tė “Republikės sė Korēės”. Menjėherė pas kėtij ndryshimi, organet ushtarake franceze, mė 2 nėntor 1917 e arrestuan nė mėnyrė tė fshehtė, Themistokli Gėrmenjin dhe e dėrguan nė Selanik. Duke u mbėshtetur nė dėshmitė shpifėse, tė bėra kundėr Gėrmenjit, gjyqi ushtarak i “Armatės sė Lindjes” nė Selanik e akuzoi atė “si konfident tė fuqive qėndrore”, ku e dėnoi me vdekje, dhe nė mėngjesin e 9 nėntorit 1917 ai u pushkatua. [117] 

 

Si u largua Esat Pashė Toptani nga Selaniku (nėpėr

 Beograd) pėr nė Paris?

 

     Nė verėn e vitit 1917 nė mesin e mercenarėve tė Esat Pashės dhe “qeverisė”sė tij kukull nė Selanik plasi sherri i pėrēarjes. “Ministri i brendshėm i qeverisė Toptani” Shahin bej Dino, mė 10 gusht 1917 dha dorėheqje, meqė dy muaj mė parė kishin filluar kundėrthėniet midis Esatit dhe Shahin Beut. Esati, me sugjerimin e qeverisė serbe, nė vend tė Shahinit cakton Mihail Gjurashkoviqin nga Durrėsi, [118] i cili ishte konfident i qeverisė serbe qysh nga koha e Turqisė. Antonijeviqi nga Roma kėrkonte qė tė merren masa ndaj Shahin Beut qė gjendej nė Korfuz, pasi qė ishte pėrhapur lajmi pėr kalimin e shpejt tė tij nė Itali. Pėrfaqėsuesi serb brengosej, sepse tek Shahini gjenden dokumente sekrete tė marrėveshjeve tė Esat Toptanit me Serbinė dhe Greqinė, prandaj kėrkohej qė Shahin Beu tė internohej nė Prevezė, pėr ēka pajtohet edhe Pashiqi. [119]  

 

     Ndonėse Shahin Beu, ka bashkėpunuar edhe me italianėt, prej kohėsh i kishte treguar atyre tė gjitha sekretet qė ka ditur, rreth kėtyre marėveshjeve tė Esat Pashės. Me shpėrthimin e konfliktit nė mes tė Shahinit dhe Esatit, qeveria italiane vendos qė Shahin Beu tė shkoi nė Itali, sė bashku me gruan e tij e cila ishte italiane. Kėtė gjė e konfirmon edhe pėrfaqėsuesi serb nė Romė. Nė mars tė vitit 1918 Antonijeviqi nga Roma telegrafonte pėr Shahin bej Dinon, qė prej disa ditėsh ka arritur nė Romė dhe qeveria italiane i kishte caktuar subvencionin financiar prej 1. 500 lirash nė muaj. [120]

 

     Nė verėn e vitit 1918 Esat Pasha shkoi nė Paris, ku qėndroi disa muaj atje, ndėrsa zėvendės tė vetin e la Ymer Efendiun. Nė muajt korrik-shtator 1918 u zhvillua nj ofensivė e madhe nga fronti i Selanikut dhe ushtria austro-hungareze u detyrua tė tėrhiqet nga teritoret e pushtuara tė Shqipėrisė. Pikėrisht, nė kohėn kur po i afrohej fundi luftės sė parė botėrore, kah fundi i tetorit 1918 me kėrkesėn e qeverisė serbe Esat Pasha nga Parisi kthehet nė Selanik, me qėllim tė futjes sė Esatit me mercenarėt e tij nė Shqipėri, pėr tė punuar pėr interesat e Serbisė. Nė kėtė kohė Franca ishte kundėr kthimit tė Esat Pashės nė Shqipėri, prandaj komanda e ushtrisė franceze me kohė kishte marrė masa pėr shpartallimin e mercenarėve tė Esdat Pashės.

 

     Pos Italisė dhe Francės, mė 26 tetor 1918 bėhej me dije qė edhe Anglia pajtohet me tė dy aleatėt, qė Esat Toptanit tė mos i lejohet kthimi nė Shqipėri. Madje, u kėrkua qė tė mos dukej as afėr kufijve tė Shqipėrisė.  Nė kėtė situatė, Esat Pasha i humbi shpresat se do tė mund tė hyjė nė Shqipėri dhe pėrfundimisht kah fundi i dhjetorit 1918 nga Selaniku shkoi (nėpėr Shkup) nė Beograd, prej nga pastaj kthehet sėrish nė Paris.

 

Esat Pashė Toptani mbrojtės i interesave serbe nė

Konferencėn e Paqes nė Paris

 

     Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore (nėntor 1918) Shqipėria u gjend e coptuar politikisht dhe e pushtuar ushtarakisht. Kėshtu, nė fund tė tetorit 1918, forcat italiane, nė ndjekje tė ushtrisė austro-hungareze, pushtuan edhe Shkodrėn dhe u shtrinė nė veri e veri-lindje tė Shqipėrisė, deri nė Dri tė Zi. Nė zonėn e Korēės e tė Pogradecit qėndruan forcat franceze. Ushtria serbe pasi e ripushtoi Kosovėn, aneksoi edhe njė pjesė tė Dibrės (Peshkopinė), Lumėn, Hasin, Malėsinė e Gjakovės e Kelmendin dhe u vendos nė tė  ashtuquajturėn “vijė strategjike”. [121]

 

     Mė 18 janar 1919 nė Paris filloi punimet Konferenca e Paqes, organizuar nga pesė Fuqitė e Mėdha (fituese tė LPB-sė): SHBA, Anglia, Franca, Italia  dhe Japonia, pėr tė pėrfunduar Traktatin e Paqes me fuqitė tjera tė mundura nė LPB. Pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė nė Paris shkuan delegacioni i Qeverisė Durrėsit, delegacioni i qeverisė sė Tiranės i dalė nga Kongresi i Lushnjės, si dhe disa delegacione nga mėrgata shqiptare jashtė atdheut. I mbėshtetur drejtpėrdrejt nga Qeveria serbe nė krye me Nikolla Pashiqin dhe me pėrkrahjen e qeverisė franceze, nė Paris po qėndronte edhe Esat Pashė Toptani me pretendimin se ishte pėrfaqėsuesi i vetėm legjitim  i popullit shqiptar.  

 

     Esat Pasha, duke pretenduar se ishte kryeministėr i shtetit shqiptar, nė vend se t“i mbrojė interesat e Shqipėrisė, ai u vu nė shėrbim tė Serbisė, dhe kėshtu ka vazhduar rrugėn e tij antikombėtare tė trasuar prej kohėsh.


     Madje, mė 19 prill 1919 nė Paris, nė cilėsinė e kryeministrit, Toptani ka shkruar njė memorandum ku shpjegonte arsyet se pėrse e meritonte kėtė pozitė tė lartė shtetėrore. Sipas Esat Pashės, me tė filluar Lufta e Madhe, (kėshtu quhej atėherė Lufta e Parė Botėrore – Sh.B), duke qenė aleat i Serbisė, ai u bashkua me Antantėn kundėr Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė. Kur Turqia u fut nė luftė pėr krah Gjermanisė dhe Austro-Hungarisė, u dėnua prej saj me vdekje nė mungesė. Mė tutje, gjatė Luftės sė Madhe u shtrėngua tė largohej nga Shqipėria sė bashku me qeverinė dhe u vendos sė pari, nė Korfuz e pastaj nė Selanik, i shoqėruar nga 600 ushtarė besnikė qė u rreshtuan me urdhėr tė ministrit tė Luftės tė Francės krahas forcave franceze nė Frontin e Lindjes.
Atje, pėr merita tė veēanta, kryekomandanti i forcave franceze, gjenerali Sarraj e dekoroi me yllin e Legjionit tė Nderit. Lufta tani ka mbaruar. Forcat e Antantės janė fituese ndaj forcave tė Bllokut Qendror. Shqipėria radhitet me shtetet fituese e si pasojė, edhe ai, si aleat i Antantės, ka tė drejtė tė jetė kryetar i qeverisė shqiptare... [122] - shkruan nė memorandum Toptani.

 

     Pėrkujdesja e Nikolla Pashiqit pėr Esat Pashė Toptanin nuk ka munguar asnjėherė, madje ndihma e tij ka vazhduar edhe gjatė qėndrimit tė Esatit nė Paris. Kėtė fakt e dėshmojnė shumė dokumente arkivore. Nikolla Pashiqi pėr kontributin e Esat Pashė Toptanit dhėnė, nė kuadėr tė Fuqive tė Antantės nė Frontin e Selanikut, mė 30 janar 1920 i dėrgon njė letėr Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris  z.Aleksandėr Mileran, i cili ishte edhe kryeministėr i Francės.

 

Ēka i shkruan Nikolla Pashiqi, kryeministrit francez

Mileran, pėr Esat Pashė Toptanin ?!

 

 

“Shkėlqesisė sė tij z.Aleksandėr Milera (kryeministėr

 i Francės), president i Konferencės sė Paqes,

Paris, 30 janar 1920.


    Z. Kryetar


    Qė nė hyrje tė letrės sė 9 gushtit 1919, i tėrhoqa vėmendjen Kėshillit tė Lartė pėr dėmet qė Principata e Shqipėrisė dhe kryetari i qeverisė sė saj pėsuan gjatė kėsaj lufte, ndaj kam nderin dhe detyrimin qė tashmė t’i drejtohem Konferencės sė Ambasadorėve me pasqyrėn e humbjeve qė personalisht ka pėsuar Esat Pashė Toptani, kryetar i qeverisė shqiptare, dhe familja e tij.


    Konsideroj se, Shqipėria nė rrjedhėn e kėsaj lufte mbeti nė anėn e Antantės dhe Serbisė, nėn komandėn e Esat Pashės, dhe nė pėrmasa tė mėdha kontribuoi nė triumfin e Fuqive tė bashkuara me veprimet e saj luftarake dhe qėndresėn morale. Ndihma qė populli shqiptar nėn udhėheqjen e Esat Pashės, i dha ushtrisė serbe gjatė tėrheqjes sė saj nėpėr bregdetin e Adriatikut, gjithashtu dėshmon besnikėrinė ndaj Fuqive tė bashkuara.


    Esat Pasha nė pėrmasa tė mėdha, i shfrytėzoi tė gjitha mundėsitė e tij duke sjellė fitoren mbi armiqtė e pėrbashkėt, gjatė katėr vjetėve tė luftės sė shenjtė kundėr tyre. Ai me trupat e tij mbajti peshėn e radhėve tė para tė luftės nė Frontin e Selanikut, nė njė vijė fronti me gjatėsi 30 kilometra, duke vepruar si pjesė e divizionit francez. Shpenzimet e qėndresės luftarake, Esat Pasha nė tėrėsi i pėrballoi personalisht. Por kontributet qė ai dha nė favor tė Fuqive tė Antantės, nė cilėsinė e njė komandanti dhe kryetarit tė qeverisė shqiptare, patėn pėr tė pasoja tė kobshme. Nė kohėn e bombardimit tė dyfishtė tė Durrėsit nga deti, topat e rėndė tė ushtrisė austriake shkatėrruan mjaft prona tė qeverisė sė kryesuar prej tij. Mė pas, armiq tė bashkuar sulmuan shtėpinė e tij, i shkatėrruan tė gjithė pasurinė, grabitėn njė numėr magazinash me mallra, i prenė dhe i grabitėn pyjet, i grabitėn tė gjitha zahiretė dhe plaēkitėn gjithēka. Pėrveē kėtyre, gjatė 4 vjetėve tė Luftės ai u privua nga tė gjitha tė ardhurat qė mundėsoheshin nga posti qeverisės dhe pasuria private. Gjatė gjithė Luftės, tė gjitha shpenzimet civile dhe ushtarake, pėrveē ushqimit dhe armatimit, u pėrballuan nga vetė Esat Pasha. Nė operacionet luftarake, shumė luftėtarė shqiptarė vdiqėn dhe shumė tė tjerė u plagosėn dhe u sakatuan, ndėrkohė qė Esat Pasha e mori vetė pėrsipėr mbajtjen e familjeve tė tyre dhe u pagoi atyre pensione tė rregullta.


    Mė vonė, pas pajtimit politik (pėrfundimit tė luftės sė parė botėrore) me vendim tė Aleatėve, tė cilėt kėrkuan prej tij qė tė mos kthehet nė Shqipėri derisa Konferenca e Paqes tė vendoste pėr bazat e Statusit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar, Esat Pasha u detyrua tė jetojė jashtė vendit tė tij nė kushte materiale ndėr mė tė rėndat. Duke marrė nė konsideratė faktet e mėsipėrme, pėr arsye morale, si edhe pėr shkak tė gjendjes sė tij tė rėndė materiale, vlerėsoj si tė drejtė kėrkesėn e Esat Pashės si kryetar i qeverisė shqiptare dhe tė drejtėn e shqiptarėve qė e pasuan atė e ndaj tė cilėve ai ka detyrime, qė atij t’i jepet dėmshpėrblim pėr njė shumė prej afro 10 milionė frangash.


    Do tė ishte e padrejtė qė tė vihet nė dyshim roli qė Esat Pasha luajti gjatė kohės sė luftės, e qė ai tė mbetet i pashpėrblyer pėr dėmet. Jo vetėm sepse ka nevojė tė kompensohet pėr dėmet pasurore, sidomos tani qė ndodhet nė rrethana tepėr tė vėshtira, por mbi tė gjitha sepse ai i ka mbetur besnik Fuqive Aleate, ndaj unė kam tė drejtėn morale t’i lutem Konferencės sė Ambasadorėve, qė tė mos e humbasė nga vėmendja dėmin e madh qė gjatė rrjedhės sė luftės pėsoi kryetari i qeverisė shqiptare, pėr ēka ai ka tė drejtė tė pėrfitojė zhdėmtimin.


    Urdhėri i qeverisė franceze ndaj Esat Pashės pėr tė mos u kthyer nė Shqipėri derisa Konferenca e Paqes tė vendosė pėr bazat e Statusit tė ardhshėm tė Shqipėrisė, i pamundėson atij ndreqjen e dėmeve dhe mbarėshtimin e pasurive, ndaj e konsideroj me vend t’i lutem Konferencės sė Ambasadorėve, tė marrė masa administrative pėr mbrojtjen e menjėhershme tė interesave tė tij pasurore nė Shqipėri.


Pranoni z.Kryetar sigurimet e respektit tim mė tė thellė.

Nikolla Pashiq”. [123]

 


Mbėshtetja politike dhe financiare e Serbisė

pėr Esat Pashė Toptanin

 

     Nė njė mbledhje tė delegacionit serb (qė po merrte pjesė nė konferencėn e paqes nė Paris) mė 11 janar 1920, u diskutua gjerėsisht mbi Esat Pashėn, rėndėsinė e kartės sė tij politike pėr Serbinė nė tė kaluarėn dhe nė kushtet aktuale, rolin politik qė mund tė luante ai nė zhvillimet nė Shqipėri dhe me praninė e tij nė Paris, si do ta ndihmonte qeveria serbe atė, etj.

 

     Ēfarė u tha nė kėtė mbledhje?


     “Z.Trumbiē pyet se ēfarė do tė bėjmė nė tė ardhmen me Esat Pashėn?


     z.Pashiq pėrgjigjet se, nė njėfarė mėnyre, ne tė gjithė jemi vėnė nė dijeni lidhur me atė ēfarė ai ka bėrė pėr ne. Kur tė sqarohet pėrfundimisht problemi shqiptar, Esati sigurisht qė nuk mund tė kthehet mė nė Shqipėri, dhe ne nė kėtė rast duhet ta mbėshtesim dhe ta mbajmė. z.Drashkoviē na pėrmendi shėrbimet qė ai na ka bėrė, duke na kujtuar se Esati ka edhe ambicje politike. Na mbetet detyrimi pėr ta pėrkrahur atė, por, mbi tė gjitha, ne duhet t’i mundėsojmė daljen para Konferencės sė Paqes dhe marrjen e fjalės nė emėr tė popullit shqiptar.


     Nikolla Pashiq theksoi se mund tė tentohet pėr kėtė qėllim ndėrhyrja tek z.Klemanso (kryetar i Konferencės sė Paqes - Sh.B), por njėkohėsisht shprehu dyshimin se kjo nuk do tė pranohet (marrja e fjalės nga Esat Pashė Toptani para Konferencės sė Paqes nė emėr tė popullit shqiptar - shėnim im)”.


     Mė 11 janar 1920, nga Beogradi, kryetari i Kėshillit ministror tė mbretėrisė Serbe-Kroate-Sllovene, Davidoviē, i dėrgonte njė letėr ministrit Popoviē nė Paris nė tė cilin e njoftonte: “Kryekomandanti ynė ushtarak i qarkut tė Ohrit, na bėn tė ditur se Komiteti i mbėshtetėsve tė Esat Pashės i deklaroi komandantit tė postės sė Dibrės se atyre (anėtarėve tė Komitetit - mbėshtetės tė Esatit-shėn im), nuk po u jepej ndihmė financiare dhe mjetet e duhura. Ky komitet ka njerėz besnikė, tė shpėrndarė nė tė gjithė qarkun. Nė fakt, marrėdhėniet e Komitetit nė fjalė, nė raport me autoritetet tona civile dhe ushtarake, janė tejet tė pakėndshme. Ju lutemi njoftojeni pėr kėtė Esat Pashėn, dhe luteni atė qė tė ndikojė mbi Komitetin e tij pėr tė ndryshuar qėndrimin ndaj autoriteteve tona”.
[124]

 

     Kryeministri Pashiq u vu nė dijeni pėr situatėn nė Dibėr tė krijuar midis mbėshtetėsve tė Esatit dhe autoriteteve serbe, dhe pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė lartė ndaj problemeve qė lidheshin me Esatin dhe mbėshtetėsit e tij nė Dibėr, ai iu drejtua me njė telegram, mė datė 12 janar 1920, ministrit jugosllav tė Punėve tė Brendshme, nė tė cilin i shkruante: “E mora telegramin tuaj Nr. 1837. Komiteti i Dibrės nuk i ka marrė ende urdhėrat nga shefi i tij Esat Pasha. Nuk i ka marrė edhe pėr arsye kohe, ngaqė ju na bėtė me dije vetėm dje, mė datė 11 janar. Mė datė 6 janar arriti dėrgesa e Ministrisė sė Financave Nr. 142416, qė i paguan Esat Pashės 120 mijė franga pėr muajin dhjetor (1919), por qė, nė fakt, janė pėr llogari tė muajit nėntor. Pėrveē kėsaj, po ju vė nė dijeni se nesėr, mė 13 janar, delegacioni nuk ka para pėr tė paguar Esatin pėr llogari tė muajit dhjetor. Megjithatė, ai, njė pjesė tė kėtyre parave duhet ta dėrgojė nė Selanik dhe, qė nga Selaniku, paratė duhet t’i dėrgohen Komitetit tė tij nė Dibėr. Nė ndihmė tė Esatit akoma nuk ka mbėrritur pagesa pėr muajin dhjetor. Gjithashtu nuk ka arritur asnjė kėst pagese nga sasia prej 500 mijė frangash. Pėrveē kėsaj, duke shkurtuar procedurat, ju lutem njoftojeni me telegram Jovanoviēin, qė t’i paguajė 20 mijė franga Omerit (kryetar i Komitetit esadist nė Dibėr-shėn. im) qė tė kthehet e tė shkojė tė bindė Komitetin pėr tė vazhduar veprimtarinė dhe aksionet.” [125]

 

Kush ishte Avni Rustemi, vrasėsi i Toptanit?

 

     Qė nga fillimi i punimeve tė Konferencės sė Versajės e deri nė mars tė vitit 1920, atje u hartuan disa projekte pėr Shqipėrinė. ”Nė to u parashikua copėtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Evropės si shtet i pavarur dhe sovran”. [126] Esat pashė Toptani nuk ishte kundėr kėtyre pretendimeve qė po tė realizoheshin, do tė shėnonin gjymtimin e mėtejshėm tė trojeve shqiptare. Pėr tė, sė fundi, ishte e mjaftueshme edhe sikur tė kishte nėn sundimin e tij vetėm Shqipėrinė e Mesme. Ky konsiderohet si kulmi i tradhtisė sė pashait qė e kishte nisur kėtė rrugė menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. [127]

 

     Meqė Esat Pashė Toptani e kishte mbushur “kupėn” e veprimtarisė antikombėtare, ishte e natyrshme vrasja tij. Dhe, pėr vrasjen e Esat Pashė Toptanit do tė angazhohet patrioti Avni Rustemi.

 

     Avni Rrustemi u lind mė 22 shtator 1895 nė Libohovė, nė njė familje atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (itali), kurse studimet e larta pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Avni Rrustemi punoi si mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė (1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918). I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis atdhetarėsh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė, pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit, mė 1910 bėri njė pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918, me nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin "Djalėria e Vlorės". Duke qenė nė krye tė saj organizoi demonstratėn e 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin .[128]

 

Rrugėtimi i Avni Rustemit nga Shqipėria pėr nė Paris

 

     Avni Rustemi, duke pasur me vete njė shumė prej rreth 10 mijė frangash, u pėrgatit tė nisej pėr nė Paris. Hollėsitė e udhėtimit tė Avniut mėsohen nga deponimet qė ai jep gjatė procesit hetimor nė burgun “Sante” nė Paris pas kryerjes sė atentatit ndaj Esat Pashės. Sipas kėtyre dėshmive, Avni Rustemi mė 5 maj tė vitit 1920 lė Vlorėn dhe shkon nė Durrės, ku zgjat vizėn e pasaportės edhe pėr njė vit. Qė nga kjo datė e deri mė 21 maj, siē pranon ai, ndodhet nė Tiranė pėr ēėshtje tė tij vetjake, ku me siguri ose ka marrė pjesė nė njė mbledhje pėr ēėshtjen e atentatit, ose ka biseduar me pjesėtarėt e kėsaj mbledhjeje pėr hollėsi tė mėtejshme tė tij. [129]

 

     Nga Tirana Avniu niset pėr nė Romė. Nė Romė prefektura e policisė i jep vizėn pėr tė shkuar nė Francė nga qyteti i Modanės. Pasi kalon nga pika kufitare e kėtij qyteti, mė 30 maj, siē tregon viza, mė 31 maj Avniu arrin nė Paris. “Nga studimi i materialeve hetimore e gjyqėsore qė kemi pasur mundėsi tė konsultojmė,- shkruan juristi dhe historiani i njohur Jusuf Alibali nė studimin e tij, ”Avni Rustemi para organeve hetimore” - del njė sinkronizim i pėrpiktė dhe, sipas mendimit tonė, aspak i rastit, midis veprimeve tė Avniut nga 31 maji deri tek atantati i tij i bujshėm mė 13 qershor 1920”. [130]


Cilat ishin lėvizjet e Avni Rustemit, nė dy javėt e fundit,

para se ta kryej atentatin ndaj Esat Pashė Toptanit?

 

     Sipas dėshmive tė Avni Rustemit dhėnė nė hetuesinė franceze (pas vrasjes sė Toptanit), me tė arritur nė Paris, Avniu shkon nė hotelin madhėshtor “Princ Albert” nė rrugėn “Sen Jasen”, por,  nuk e pranojnė nė hotel, me sa duket kjo ka ndodhė duke u nisur nga veshja e tij tepėr e varfėr, siē dėshmon nė hetuesi edhe pronari i kėtij hoteli. Kėsisoj, detyrohet tė shkojė nė njė hotel tjetėr, po nė atė rrugė, me emrin “De Tuilėri”. Nė kėtė hotel qėndron pėr disa ditė, duke paguar 35 franga nė ditė me gjithė ushqimin. “De Tuilėri” nuk ndodhet veēse disa minuta larg hotelit “Kontinental”, ku ėshtė vendosur prej kohėsh Esat pasha. Tani e ka mė tė lehtė qė ta ndjekė atė hap pas hapi. Natyrisht tani i duhet njė veshje e pėlqyeshme. Kėsisoj, me ndihmėn e Aibarit, portierit tė hotelit, porosit njė kostum nė njė rrobaqepėsi, pėr tė cilin paguan 375 franga. “Gjatė qėndrimit tė tij nė hotel “De Tuilėri”, sipas raportit tė policisė tė datės 28 qershor 1920, [131] Avni Rustemi nuk ka pasur asnjė vizitė dhe asnjė korrespondencė. Ai hante vėtėm nė njė tryezė tė veēuar nė restorantin e hotelit, nuk ka zhvilluar bisedime me asnjė nga udhėtarėt e tjerė qė hanin nė tė njėjtėn sallė. Rustemi dilte pėr ditė vetėm dhe dy ose tri herė i shoqėruar nga zoti Aibar, me taksi, pėr tė vizituar Parisin. Aibari ka deponuar nė polici se Avniu, ndėrkohė e kishte pyetur pėr adresėn e ndonjė shkolle ku do tė mund tė stėrvitej nė qitjen me armė”. [132]

 

     Avniu qėndron nė hotelin “De Tuilėri” vetėm disa ditė pėr t’u vendosur nė njė hotel tjetėr, “Foburg Monmatrė” 32, ku merr me qira njė dhomė, duke parapaguar njėherėsh 210 franga pėr muajin e parė. Jo pa qėllim, ai kėrkon tė japė pėrshtypjen se i duhet njė dhomė e lirė pėr xhepin e tij prej studenti, kurse parapagimi do t’i shėrbejė si mjet i fortė pėr tė mohuar akuzėn e krimit tė kryer me paramendim. Dhe ėshtė mjet i logjikshėm, sepse ēdo lloj hetuesi do tė mund tė kuptonte se njė njeri qė kishte ardhur pėr tė ikur sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, nuk kishte pse tė parapaguante pėr njė muaj, kur mund ta bėnte kėtė ēdo ditė.


     Mė 2 qershor, sipas dėshmive tė Avniut,
[133] ai merr takim me delegacionin e qeverisė shqiptare qė kishte zėnė vend nė hotelin “Kempbell’ nė rrugėn “Frindland”. ”U paraqita pėr tė njoftuar ardhjen time nė Paris, - thotė Avniu, - por pa kėrkuar gjė tė veēantė”. Nė hotel dėgjon se tė nesėrmen do tė hapej njė ekspozitė shqiptare. Atėherė gjykon se atje mund tė takojė edhe njerėz qė mund tė dinė mė shumė pėr Esat pashėn. Nuk gabon. Por nuk ėshtė e lehtė tė ndodhesh pranė Esatit. Deri tani Avniu di vetėm qė Esati vazhdon tė jetojė nė hotelin “Kontinental” dhe se mė pas do tė vendoset nė vilėn “Said” qė sapo e ka blerė dhe qė po pajiset mė sė miri. Si pėr njė pasha!... Avniu e kupton se gjithēka duhet tė kryhet para se Esati tė lėrė “Kontinentalin” pėr nė kėtė vilė. Dhe ja, nė ekspozitėn shqiptare Avniu arrin tė takohet me Gjergj Gogėn, qė kryen funksionet e sekretarit tė Esat Pashės. Njohja me tė bėhet gjoja rastėsisht. Dhe po kėshtu… rastėsisht, pas disa ditėsh Avniu e takon nė rrugė, ku i kėrkon ta ndihmojė tė gjejė adresėn e ndonjė shkolle nė tė cilėn ai tė kishte mundėsi “tė familjarizohet me praktikėn e gjuhės frėnge”. Por Gjergji, meqė nuk ėshtė nė gjendje ta ndihmojė, i rekomandon tė shkojė tė takojė Zef Ashikun nga Shkodra.


     Gjatė procesit hetimor, Gjergj Goga, i thirrur pėr tė deponuar pėr Avniun, thotė se ai “mė ėshtė dukur njė njeri i sjellshėm dhe qėndrimi i tij ishte tepėr korrekt”.
Avni Rustemi e kuptonte se nuk kishte ēfarė tė priste mė gjatė. Nė gati dy javė nga dita kur kishte arritur nė Paris, kishte mėsuar shumė tė reja. Njihte sekretarin e Esatit, kishte njohur lėvizjet e tij, kohėn kur hante, kur dilte, i kishte kėrkuar njė takim tjetėr Gjergj Gogės, gjithnjė me dėshirėn qė ai ta ndihmonte qė tė gjente njė shkollė ku tė mėsonte me mirė frėngjishten dhe tė merrte leksione pedagogjie. Pra, mund ta takonte edhe njė herė kur ai tė ishte duke dalė nga hoteli pranė Esat pashės. Dhe kėshtu do tė gjente rastin mė tė mirė qė ta qėllonte.

 

Si e kreu Avni Rustemi atentatin ndaj Esat Pashė

Toptanit  - mė 13 qershor 1920

 

     Avni Rustemi zakonish shkonte pėr tė ngrėnė drekė nė restorantin e hotelit “Dė Tuileri”, rreth orės 13:00. Por me 13 qershor, shkon mė herėt se zakonisht nė restorant dhe kėrkon qė drekėn t’ia shėrbejnė sa mė parė. I shpjegon kamerierit, me tė cilin besohet tė jetė miqėsuar gjatė atyre ditėve, se ka njė takim tė ngutshėm, ndaj nuk duhet tė vonohet. (Tė gjitha kėto ngjarje e tė tjera, ai i shpjegon pastaj nė procesin hetimor). Nga restoranti largohet nė orėn 12:30. Qė tė arrijė nė hotelin “Kontinental” ku banon Esat pasha, nuk duhen veēse disa minuta. Nė hetuesi shpjegon se vajti te “Kontinetali” qė tė takonte Gjergj Gogėn, i cili nė atė orė zakonisht dilte qė tė bėnte shėtitje pėrgjate rrugės “Kastilione”. Ja si shprehet vetė Avniu nė hetuesi: ”Kalova nja dy herė para portės sė hotelit nė rrugėn “Kastilione”, kur pashė se po dilte Esat pasha… Esat pasha po ecte ngadalė dhe tėrė krenari. Me ta parė atė, e tėrė historia e Shqipėrisė m’u ngjall nė shpirtin tim. Njė turbullirė e madhe mė pushtoi. Atėherė rrėmbeva nga xhepi i djathtė revolen me gjashtė fishekė qė mbaja me vete dhe qėllova shumė, pa ditur sa herė, mbi Esat pashėn qė ishte dy metra larg meje. Esat pasha ra menjėherė dhe unė hodha armėn time nė tokė. Unė pohoj se veprimi im ka qenė krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar”. [134]


     Qė nga ky ēast Avniu nuk lėviz nga vendi i kėsaj ngjarjeje. Qytetarėt qė kalojnė aty pari mbeten pėr disa ēaste tė tmerruar. Por kur shohin Avniun, tashmė pa armė, marrin zemėr e disa prej tyre nisin dhe e godasin si tė mundin, duke bėrtitur: ”Kriminel, vrasės!”. Vetėm ndėrhyrja e njė polici arrin ta shpėtojė nga plagė tė tjera tė rėnda, sidomos nė fytyrė, siē dėshmojnė edhe fotot. ”Nuk jam vrasės, jam student shqiptar dhe vrava njė tradhtar tė atdheut tim,“ - arrin tė shqiptojė Avniu, kur policė tė tjerė e kapin dhe e nisin drejt e nė burgun “Sante”, nga mė tė tmerrshmit burgje tė Parisit. [135]

 

Ēka dėshmojnė nė hetuesi, njerėzit e afėrt tė Esat Pashės?

 

     Pėr hetuesit, e rėndėsishme ishte tė dihej se ē’bėnte Esat pasha ato ditė e pėr mė tepėr ato ēaste para atentatit. Tė parėt qė u morėn pėr kėtė qėllim nė pyetje ishin Xhemil bej Vlora, nipi i Esat pashės, qė kishte ardhur nė Paris disa ditė mė parė nga Bordigera e Italisė ku jetonte, pėr tė takuar dajėn e tij, dhe Elizė Dyfuri, e mbiquajtur pėrkėdhelisht Lizetė, njė vajzė 22-vjeēare qė ishte e dashura e Esatit, i cili priste ato ditė t’i vinte nga Zvicra e shoqja, Azize Hanėmi qė ndodhej atje pėr njė operacion nė sy. Esat pashėn, siē pohon Lizeta nė hetuesi, e kishte njohur nė Danvil gjatė njė balloje ku Esati i kishte propozuar tė bėhej dashnorja e tij kundrejt njė page mujore prej 100 mijė frangash, shumė qė duhet thėnė se ishte pėrrallore pėr atė kohė.

 

     Nga dėshmitė e tyre del se Esat pasha gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė Paris, ruhej nga armiqtė e shumtė qė mund t’i kėrcėnonin jetėn. Kėtė ia kishte thėnė vetė Esatit edhe Gani Toptani, njė kushėri i tij qė kishte takuar mė parė nė Paris. Teksa ora po shkonte 13:00, Esat pasha kishte ftuar Xhemil bej Vlorėn dhe Lizetėn tė drekonin nė restorantitn e njohur “Kėrmilli i artė”. Dhe ashtu bėnė. Por nė ēastin kur ata po dilnin nga hoteli “Kontinental”, siē deponon Xhemil bej Vlora nė hetuesi, Esati u kujtua pėr njė porosi qė do t’u jepte rojeve tė tij, tė cilėt nuk i ndaheshin asnjė ēast, ndėrsa ai dhe Lizeta u futėn nė makinė nė pritje tė Esatit. “Pasi dėgjuam dy tė shtėna, - thotė Lizeta nė hetuesi, - ne shikuam nga xhami i pasmė i dritares sė makinės dhe pamė njė njeri qė hidhte pėrtokė njė revolver, njeri tė cilin unė nuk e njoh.” [136] Edhe Xhemil Vlora i pėrmbahet kėtyre deponimeve dhe shton se nė ato ēaste i tha Lizetės tė dilnin menjėherė nga makina, sepse mund tė rrezikoheshin. [137] Nė fakt ashtu bėnė. Me tė lėnė makinėn, u futėn nga njė derė nė oborrin e pasmė tė hotelit. Pas pak morėn vesh se Esat pasha ishte vrarė nga njė student shqiptar. [138]

 

Keqardhja e Nikolla Pashiqit pėr vrasjen e mikut tė

Serbisė, Esat Pashė Toptani

 

     Atentati i kryer ndaj Esat Pashė Toptanit bėri bujė tė jashtėzakonshme, jo vetėm nė Francė, por nė tė gjithė botėn. Tė nesėrmen pėr kėtė ngjarje shkruajnė tė gjitha gazetat franceze, midis tė cilave “Figaro”, ”Le petit parisien”, ”Ekselsior”, Tė Tan”, ”Paris Midi” etj. Madje edhe shtypi botėror nuk mbetet pas, duke filluar nga gazetat angleze, italiane, gjermane, madje edhe ato amerikane, braziliane e argjentinase. Lajmi ishte: „Ėshtė vrarė kryeministri i shtetit shqiptar“, sipas versionit tė qarqeve zyrtare franceze. Gazeta “Ekselsior” e datės 14 qershor, njė ditė pas atentatit tė Avniut, qė nė titullin e faqes sė parė, shkruan: ”Esat pasha, kryetari i shtetit tė Shqipėrisė, u vra dje, kėtu nė Paris”, duke botuar nė tė majtė njė foto tė fundit tė Esat pashės, me dekoratėn e kalorėsit tė Legjionit tė Nderit, njė nga dekoratat mė tė larta tė Francės, foton e makinės qė e priste Esat pashėn pranė hotelit, mbi tė tė skicuar siluetėn e Avniut dhe tė Esatit, tė hamendėsuar nė ēastin e atentatit dhe foton e Avniut marrė nga pasaporta e tij dhe njė foto tjetėr me fytyrė tė gjymtuar nga goditjet e kalimtarėve pas atentatit.


     Menjėherė pas vrasjes sė Esat Pashė Toptanit, Nikolla Pashiqi informoi Beogradin me anė tė njė telegrami, ku shkurtimisht shkruhet: “Sot pasdite u vra Esat Pasha para Hotelit “Kontinental”.
U vra nga revolveri i njė arnauti nga Jugu i Shqipėrisė. Pashiq”. [139] Pėr mė tepėr kryeministri serb, Pashiq, qė e kryesonte edhe delegacionin e vendit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Versajė, pėr gazetėn “Lė Tan” shprehu keqardhjen e tij tė thellė pėr vrasjen e Esat pashės me kėto fjalė: ”Kjo zhdukje ėshtė pėr tė ardhur keq. Sė pari, sepse ishte mik i Serbisė dhe gjithashtu mik i francezėve.” [140]

 

     Pas vrasjes se Esat Pashės, shefi i kabinetit tė Kėshillit Ministror tė Francės, Vinjon, nė emėr tė kryeministrit Mileran, shprehu keqardhejn e tij tė madhe pėr kėtė akt tė shėmtuar. Kėshtu u shpreh edhe personaliteti i shquar i Ministrisė sė Jashtme tė Francės, Graje, edhe nė emėr tė ministrit tė Jashtėm. Kryeministri grek, Venizellos, qė ishte nisur ato ditė nga Athina pėr nė Londėr, duke u ndalur nė Paris, bėri njė vizitė nė vilėn “Said”, ku priteshin vizitat e rastit, sė bashku me ambasadorin e Greqisė nė Francė, Romanos, dhe shprehu edhe ai keqardhjen pėr kėtė vrasje kriminale.


     Ndaj kėtij akti nuk mund tė qėndronte kurrsesi indiferente dhe qeveria e Tiranės, qė nėpėrmjet delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris dha pėr shtyp kėtė deklaratė: ”Zyra e shtypit shqiptar ėshtė e autorizuar tė deklarojė se Esat pasha nuk kishte asnjė funksion zyrtar, pėr mė tepėr kurrė nuk ka qenė kryetar i shtetit shqiptar ose kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes, siē e kanė quajtur shumė gazeta franceze. Tė drejtat e popullit shqiptar i mbron delegacioni i qeverisė sė ligjshme, i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjės, qė ndodhet prej kohėsh nė Paris”. [141]

 

Si i financonte Serbia nėnpunėsit dhe familjarėt e

Esat Pashės edhe pas vrasjes sė tij nė Paris?

 

     Pas dy ditėsh, nga vrasja e Esat Pashė Toptanit, mė 15 qershor 1920, me anė tė njė telegrami, titulluar “Personalisht pėr kryetarin e Kėshillit ministror z.Davidoviē”, Nikolla Pashiqi atė e njoftonte: “Nėpunėsit pranė Esat Pashės kanė mbetur pa kurrfarė tė ardhurash materiale. Dhe kjo sepse Esat Pasha ishte izoluar dhe dyllosur edhe financiarisht nga autoritetet franceze. Esat Pasha nuk e pranoi ndihmėn tonė kohėt e fundit, pėr muaj tė tėrė. Ėshtė e domosdoshme dhe duhet qė kėtyre nėpunėsve t’u vijmė nė ndihmė me njė shumė jo mė tė vogėl se 100 mijė franga ari. Ju lutem urdhėroni qė e gjithė kjo shumė tė vendoset nė dispozicion tė tyre dhe bashkė me tė edhe pagesa e gjithė detyrimit tonė pėr Esat Pashėn, kur dihet se nuk e kemi paguar atė qė i detyrohemi atij dhe ngaqė nėpunėsit e tij nuk kanė ku tė drejtohen tjetėrkund pėr ndihmė. E konsideroj kėtė si njė detyrim moral dhe si interes politik. Pashiq”. [142]


     Nė pėrgjigje tė telegramit tė Pashiqit, zv/ministri i Jashtėm Ninēiē, mė 17 qershor 1920, i dėrgon kryeministrit serb telegramin tepėr sekret, nė tė cilin e njoftonte: “U urdhėrua ambasada jonė nė Paris, qė tė paguajė 120 mijė franga ari. Mund ta pėrdorni kėtė shumė pėr shlyerjen e borxheve tė Esat Pashės. Nėse duhet akoma mė shumė pėr pagimin e borxheve tė tij, na njoftoni. Pėrsa i pėrket gruas sė Esat Pashės, qeveria vendosi qė t’i paguajė, nė formė pensioni, shumėn prej 30 mijė franga ari nė vit, duke filluar qė nga 15 qershori.

Tepėr sekret, Nr. 3131. Ninēiē”. [143]


     Po atė mbrėmje, nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė drejtuar nga Pashiqi, delegacioni jugosllav diskutoi lidhur me situatėn e krijuar pas vrasjes sė Esatit, por ku, natyrisht, nga pėrmbajtja e proces-verbaleve ėshtė zbardhur pjesa mė e parėndėsishme, dhe pikėrisht ajo qė bėn fjalė lidhur me ndihmėn e kėrkuar nga familja e Esatit dhe pėrgjigjia zyrtare e palės jugosllave, ku thuhet: “Z.Pashiq e njoftoi delegacionin se tek ai kishin shkuar ministri i Punėve tė Jashtme tė Esat Pashės, Terko (Pavli Terka), dhe kushėriri i tij i parė Xhemil Vlora. Ata i ishin lutur z.Pashiq qė tė shtonte shumėn e pėrcaktuar pėr shlyerjen e borxheve tė Esatit, me qėllim qė tė shlyenin borxhet e tjera tė mbetura, qoftė pėr shkak tė humbjeve nė llogaritė rrjedhėse, ashtu edhe pėr shlyerjen e dėmeve tė luftės dhe pensioneve e pagave tė njerėzve tė tij. Z.Pashiq pėr tė gjitha kėto njoftoi qeverinė dhe i kėrkoi shtesė fondesh”.
[144]

 
     Nė vazhdėn e detyrimeve ndaj Esatit dhe nė pėrgjigje tė telegramit Nr. 3131, tė nesėrmen e mbledhjes sė delegacionit, mė 18 qershor 1920, Pashiqi i dėrgoi njė telegram kryetarit tė Kėshillit ministror tė Jugosllavisė, ku theksonte: “Ambasada dhe delegacioni ynė nuk kanė mė para dhe nuk mund t’i akordojnė mė shtesė nėpunėsve dhe familjes sė Esat Pashės. Ju lutem bėni ē’ėshtė e mundur pranė ministrisė sė Financave. Pashiq”. [145]


     Menjėherė nga Beogradi iu dėrgua njė shkresė e detajuar Mihajlloviēit, (i dėrguari jugosllav me punė nė Paris), ku bėheshin tė ditura vendimet e marra nė Beograd pėr kompensimin financiar, shpėrblimet dhe pensionimin e familjarėve tė Esat Pashės, e ku tekstualisht theksohej: “Sipas urdhėrit tė z.Pashiq, kam nderin t’u bėj tė ditur se u urdhėrua sjellja dhe shlyerja e parave nga shuma e dėrguar nė dispozicion tė ambasadės sonė, tė dėrguara nė adresė tė familjes dhe nėpunėsve tė z.Esat Pasha.


    1.Tė jepen 15 mijė franga nga shuma e akorduar si pension vjetor pėr familjen e tė ndjerit Esat Pasha, shumė kjo e akorduar pėr 6-mujorin e dytė tė kėtij viti, e qė pėrfaqėson gjysmėn e pensionit vjetor qė qeveria ka akorduar pėr familjen e tė ndjerit.


    2. Zotėri Terkos (Pavli Terkės), ministrit tė Punėve tė Jashtme pranė z.Esat Pasha, t’i jepet shuma prej 10 mijė franga ari, tė akorduara pėr tė nga qeveria mbretėrore e Jugosllavisė si ndihmė vjetore.


    3. Zotėri Stavrit t’i jepet shuma prej 10 mijė franga ari dhe t’i bėhet e qartė se kjo shumė mund tė rritet nėse ai e dėshiron atė njėherėsh, gjithmonė nėse nuk bie dakord tė marrė pension mujor tė akorduar nga qeveria mbretėrore.


    4. Zotėri Terko (Terka) i parashtroi propozimin z.Pashiq pėr marrjen e shpėrblimit pėr nėpunėsit qė kanė punuar pranė tė ndjerit Esat Pasha. Kėrkoni nga z.Stavri kopjen e kėtij propozimi me shkrim dhe, pasi ta siguroni kėtė kopje, jepini atij gjysmėn e shumės qė ka kėrkuar pėr tė z.Terko (Terka). Paguajeni pėr 3-4 muaj, me qėllim qė tė qetėsohet...”.
[146]

 

Pse sėnduku metalik i Esat Pashė Toptanit

alarmoi Beogradin?!


     Pa kaluar as dhjetė ditė nga vdekja e Esat Pashė Toptanit, nė Beograd shpėrtheu alarmi pėr vendndodhjen e njė sėnduku metalik, nė tė cilin Esati ruante arkivėn e tij sekrete. Se Qeverinė e Sėrbisė e kishte kapur paniku lidhur me kėtė sėnduk, bėn fjalė edhe telegrami tepėr sekret i datės 23 qershor 1920 drejtuar Pashiqit nė Paris, nga Beogradi. Nė kėtė telegram ndėr tė tjera shkruhej me tone urdhėrues: “Esat Pasha ka patur midis sendeve tė tjera edhe njė sėnduk metalik, nė tė cilin ruante arkivėn e tij tė besuar dhe sekrete dhe pėr kėtė ka patur edhe mirėkuptimin dhe pėlqimin tonė. Nė rast se Esat Pasha kėtė sėnduk nuk ia ka dhėnė pėr ruajtje ambasadės sonė, duhet tė shkoni menjėherė tek truproja personale e tij, njė djalosh me emrin Pashk, sa nuk ėshtė vonė. Nė asnjė mėnyrė ky sėnduk nuk duhet tė mbetet nė dorė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Esatit (Terkės), sepse kjo do tė ishte diskretituese pėr ne“. [147]

 

     Nė kėtė sėnduk, qė alarmoi tmerrshėm Beogradin, burimet arkivore serbe thonė se ishin depozituar shumė dokumente sekrete dhe e gjithė korrespondenca e “kryetarit tė Principatės sė Shqipėrisė” Toptani, qė ka pas me Nikolla Pashiqin etj. Ndaj edhe Ninēiēi nga Beogradi, (qė nga zv/ministėr i Jashtėm ishte graduar asokohe kryetar i Kėshillit ministror tė Jugosllavisė), nė telegramin sekret tė titulluar „Pėr z.Pashiq!“,  shpreh hapur shqetėsimin e tij para Pashiqit, duke e urdhėruar atė, qė tė shkonte menjėherė tek “truproja personale e Esatit, njė djalosh me emrin Pashk, sa nuk ėshtė vonė“ (!!!).

 

     Po pėrse vallė Esati, ky “kryetar i Principatės sė Shqipėrisė” autonome, tė njohur si e tillė nga Konferenca e Londrės mė 1913”, duhej qė “kėtė sėnduk” t’ia jepte “pėr ruajtje ambasadės serbe nė Paris”?!


     Pėr kėtė, mė sė miri pėrgjigjen e jep z.Ninēiē, nė paragrafin e fundit tė telegramit tė tij tepėr sekret Nr. 3173, ku shkruan: “Nė asnjė mėnyrė ky sėnduk nuk duhet tė mbetet nė dorė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Esatit (Terkės), sepse kjo do tė ishte diskretituese pėr ne“. (!!!)

 

      Si pėrfundim, mund tė thuhet, se, nė kėtė sėnduk ishte fshehur njė pjesė e panjohur e historisė sonė tragjike, e cila, ndoshta kurrė nuk do tė ndriēohet mė. Prandaj, nė munges tė kėtyre dokumenteve arkivore, duket se historianėt tanė janė privuar nga e drejta e tyre, pėr tė mėsuar edhe mė shumė rreth planeve tjera sekrete, tė projektuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit dhe tradhėtari Esat Pashė Toptani, nė dėm tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

 


 

Referencat

 

[1] Historia e Popullit Shqiptar II - Botimet Toena, Tiranė 2002 , f.463. Gani Demiri (Ratkoceri), Kryengritja shqiptare e vitit 1912, Tiranė 1997, fq.11.

[2] Po aty f.463. G. Demiri v.c f.11.

[3] Essad Pasha (born Essad Toptani, 1863-1920) was a leader of the opposition forces that overthrew Prince William of Wied in Albania and served as prime minister of that country for one month, shortly after William left. Born in Tirana, Albania, he was a supporter of the Young Turks, serving as deputy for Albania in the Ottoman parliament. During the 1913 Balkan War, he was commander of the Ottoman forces at Shkodėr, until he was forced to surrender to Montenegro in 1913.  As head of the powerful Toptani family, Essad Pasha was originally appointed to the cabinet created by William of Wied in February, 1914, but by May of that year he had been dismissed and arrested for treason. He managed to reach Italy, but returned to Albania following the ouster of William in September. With an army of supporters, he occupied the city of Tirana in the center of the country and was declared prime minister on October 5. Though his rule was shortlived, Pasha succeeded in controlling much of central Albania until 1916, when he left for Serbia to help them in their war against the Austro-Hungarian Empire. After the war, he travelled to France, hoping to represent Albania at the Paris Peace Conference but, like William of Wied, he was virtually ignored by the delegates. For the next two years, Essad Pasha remained in Paris as an exile, attempting to organize a coup and ensure his return to Albania. He was assassinated on June 13, 1920.

[4] Lumo Skendo "Chi e quė Esat?" (Cili ka qenė Esati?), Paris 1920. Pėrktheu nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame.

[5] Po aty

[6] Po aty

[7] Po aty

[8] Po aty

[9] Dr. Mahmud Hysa: Toleranca fetare e Fishtės, Zėri i ditės, gusht 2006.

[10] Blendi Fevziu – Rrethimi i Shkodrės

[11] Pėrparim Rexhepi :”Si mbeti Shkodra nė kufijtė e Shqipėrisė”

[12] Dr. Mahmud Hysa: Studimi i cituar mė lartė.

[13] Blendi Fevziu – Rrethimi i Shkodrės.

[14] Dr. Romeo Gurakuqi:Ēėshtja e Shkodrės nė Konferencen e Ambasadorėve 1912-1913 deri nė momentin e dorėzimit Malit tė Zi (sipas dokumentave diplomatike britanike - skicė e rezultateve kėrkimore nė Public Record Office.

[15] Uran Butka – Gjeniu i Kombit, Drier 2000, faqe 82 e 85.

[16] Blendi Fevziu - studimi i cituar

[17] Abas Ermenji, “Historia e Shqipėrisė -Vendi qė zė Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė” , Kapitulli XXIV, 1968 - Romė, 1996 – Tiranė.

[18] Ismail Qemali:“Ja pse s“e ngritėm Flamurin nė Durrės“ Tetor 1913, Gazeta Shqip - 26.XII.2007

[19] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV

[20]  Po aty

[21] Ismail Qemali: Studimi i cituar mė lartė.

[22] Rreth kėtyre dy qendrave u ndanė edhe shqiptarėt e asaj kohe, sipas interesavet, prirjevet dhe mendėsisė sė tyre. Me qeverinė e Vlorės u bashkuan pėrgjithėsisht atdhetarėt, pėrparim-dashėsit, ata qė kėrkonin njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė e tė pavarur. Rreth Esadit u mblodhėn mbeturitė e feudalizmit, ēifligarėt e mėdhenj, turkomanėt, ata qė iu trembėshin reformavet dhe politikės demokratike tė Ismail Qemalit. Me keqja ishte se Esat Toptani nuk kish asnjė ndjenjė kombėtare, bashkėpunonte me armiqtė e Shqipėrisė duke iu bėrė ēdo lėshim, mjaft qė ai vetė tė mbetej sundimtar i njė copė vendi. Kėsaj pėrēarjeje tė brendėshme i shtohej tmerri qė pėrhapnin ushtėritė serbe e greke, tė cilat mbanin tė shkelura, pėrveē Kosovės dhe Ēamėrisė, njė pjesė tė mirė krahinash qė i qenė njohur shtetit shqiptar.

[23] K.Frashėri:Kryengritja e fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme (1914-1915), buletin pėr shkencat shoqėrore,nr.1, Tiranė 1954, fq.23 /R.Fiēorri:Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė 2002, fq.144 ,  Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq.186.

[24] Edhe pasi Konferenca e Londrės vendosi mbi kufijtė e Shqipėrisė, ushtėria serbe qėndroi nė njė t'ashtuquajtur "kufi strategjik", qė pėrfshinte malėsitė e veriut pėrtej Drinit duke dalė gjer nė Mat. Qeveria e Belgradit kishte nevojė gjoja pėr kėtė vijė "strategjike", si njė masė mprojtėse kundrejt sulmeve tė Shqiptarėvet. Kurse Greqia mbante tė pushtuara krahinat e Korēės dhe tė Gjirokastrės. Me tė dyja kėto fuqi kishte lidhje tė ngushta Esad pashė Toptani.  

[25] Ferdinando Salleo:”Shqipėria: gjashtė muaj mbretėri”, Tiranė 2001, fq.63.

[26] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV

[27] Ferdinando Salleo(vepra e cituar, fq. 61

[28] Po aty, fq.62

[29] Sheradin Berisha: Sundimi i princit gjeramn Vilhelm Vid nė Shqipėri ( 7 mars – 3 shtator 1914) ( Nė protokollin e Korfuzit parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Protokolli i Korfuzit sanksiononte nė fakt ndarjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nga ajo e Jugut. KNK-ja pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiro Milos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit.) Qeveria shqiptare nuk desh t'a ratifikonte Protokollin e Korfuzit, i cili, si shumė vepėrime tė tjera tė kėtij lloji, tregonte mėnyrat e neveritshme tė fuqivet tė mėdha kundrejt popujvet tė vegjėl e tė pamprojtje. Pėr tė kėnaqur Italinė, qė lozi rolin mė tė dobėt n'ato bisedime, qeveria greke, pas ca ditėsh, e lėshoi ishullin e Sazanit.

[30] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.204. DASSIP-AO-1914, F.I-D-V-br.837.

[31] Programi i kryengritėsve  pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit, pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani, pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė, pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj. Historia e popullit shqiptar (vėllim i dytė), vepėr e cituar, fq.412-413.

[32] Dr.Xh.Shala: V.C, faqe 206; Dokument: DASSIP-PO-1914, F-II-D-I-Br.872

[33] Dr.Xh.Shala: V.C fq.193 / Citat i marrė nga libri i Gaspėr Mikelit: Njoftime historike pėr Shqypni, Shkodėr  1932, fq.55/56.

[34] Po aty

[35] Abaz Ermenji : vepra e cituar, Kap.XXIV )         

[36] Ferdinando Salleo:vepra e cituar, fq. 85; (Kriza e parė e rėndė e qeverisė sė princit, ndodhi mė 19 maj. E nisur si njė incident i vogėl, si njė revoltė fshatarėsh, falė njė sėrė keqkuptimesh, mosmarrėveshjeve e dyshimeve, brenda pak orėsh do tė shndėrrohej nė njė konflikt kompetencash ndėrmjet xhandarmėrisė ndėrkombėtare dhe qeverisė shqiptare, pėr tė degjeneruar shumė shpejt nė akuza tė ndėrsjella tradhtie, qė shpunė nė arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashės. Mė 17 maj, nė Shijak, njė fshat midis Durrėsit dhe Tiranės, banda shqiptarėsh tė armatosur ishin ndeshur me njė kompani tė veēuar tė xhandarmėrisė. Mesa dukej, ata kėrkonin pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak pėr njė dhjetėvjeēar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas tė gjithė gjasave, synonin tė hynin nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhėr majorit Sluys tė vendoste dy mitraloza nė rrugė pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pėrgjigj se merrte urdhra vetėm nga princi ose eprorėt e tij holandezė. Kjo ishte njė fyerje, qė njė ministėr i Luftės, i porsaemėruar gjeneral nga vetė princi dhe, pėr mė tepėr, kreu i njė fisi me influencė dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Pėr pasojė, Esati i kėrkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojė pėr majorin holandez, madje i kėshilluar edhe nga ministri i Italisė, Aliotti vendosi t’i japė leje pėr njė kohė tė papėrcaktuar dhe mė pas pėr ta transferuar nė Shkodėr, Esati dha dorėheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorėheqjen e ministrit tė tij, por nė kėtė pikė u vu re njė pėrmbysje pozicionesh krejt e beftė dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bindė qė pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qė tė merrte ndaj tij masėn e arrestit. Mė 19 maj, Sluys i ngarkuar tė kryente arrestimin, rrethoi shtėpinė e Esatit. Pas disa shkėmbimesh zjarri, pashai u dorėzua.)

[37] Historia e Shqipėrisė II, Tiranė, 1965, fq.420.

[38] Ferdinando Salleo:vepra e cituar, fq. 83.

[39] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.194. / AS – MID – PO – 1914, F. II-f.X.P-III-/15.br.1928.

[40] Gazeta „Populli“, 6. VI. 1914, Vlorė.

[41] Arif Hiqmeti ishte agjent serb nga fshati Llojan i Kośmanovės. Ishte armik i pėrbetuar i transformimit kulturor tė shqiptarėve. Pėr gjuhėn shqipe ēdo herė dhe kudo propagandoi alfabetin arab. kudo qė shkilte kėmba e tij pėrgjatė kufirit veri-lindor, proklamonte „vetėqeverimin“, Flamurin e Turqisė dhe shkrimin arab. Vepra e tij antikombėtare mori pėrpjestime tė mėdha nė pranverė tė vitit 1914. Mė 10 qershor 1914 nė rrugėn Gostivar – Mavrovė bie nga Kali, me ē“rast plagoset rėndė dhe pa vetėdije dėrgohet nė hanin e Mavrovės – lajmėronte kryeshefi i Pollogut zė Epėrm nga Tetova. Kurse gazeta“Populli“ shkruante se“prej njė lajmi tė sigurt nga Shkupi ėshtė kuptuar qė Arif Hiqmeti ėshtė rrėzuar nga kali, vendoset nė spital tė Shkupit, ku mjekėt i bėnė njė operacion dhe pas dy-tri ditėsh vdes, duke ia gjetur tradhėtarit 29. 000 franga.“ Ndėrkaq Pashiqi vdekjen e Arif Hiqmetit e pėrshkruant kėshtu:“A.Hiqmeti nė njė pėrpjekje tė njė lufte, duke u ruajtur pėr tė mos ia parė fytyrėn (meqė kokės sė tij disa herė i ėshtė caktuar shuma) meqėllim qė tė largohet nga njerėzit e panjohur bie nga kali, merrė plagė tė rėnda nė kokė e nė  kurriz dhe vdes nga kallja e truve. Pas njė kohe gazeta „Radniēke nivine“ shkruante se „mu nė atė anė pėrtej Drinit, dikur i gjori Arif Hiqmeti i shėrbeu qeverisė serbe sė bashku me 2000 shqiptarė tė veshur me uniformė tė jashtėzakonshme tė pėrgatitura me tė holla serbe, tė armatosur me pushkė dhe municion tė serbėve, tė paguar nga buxheti sjtetėror serb.( Gazeta „Populli“ 8.VII.1914, Vlorė. Dokumenti- AS-MID-PO-1914, F-II-D-X-P-III/15-br.3564. Gazeta “Radniēke novine”, 19.VIII.1920, Beograd.

[42] Dr.Xh.Shala:vepra e cituar, fq.205. Shukri Rahimi: Marrėveshjet e qeverisė serbe me Esat Pashė Toptanin gjatė viteve 1914 – 1915, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike nr.VI, 1976, Prishtinė 1977, fq.119. /Dokumenti -  AM(m.g.)DA SIP PO  Seria “G” Fasc.VIII, Telegrama e Pashiqit No.Rezervat 38, mė 16 (29) maj) 1914.

[43] Shukri Rahimi: studimi i cituar, fq.120. Dokumenti-AM (m.g.)DA SIP PO Serija “G” Fasc. VIII Raporti i Qirkoviqit No.Rezervat 356, mė 28 VI ( 11.VII) 1914.

[44] Shukri Rahimi: studimi i cituar, fq.120. Dokumenti-AM (m.g.)DA SIP PO Serija “G” Fasc. VIII Raporti i Qirkoviqit No.Rezervat 356. Qirkoviqi nė letėr porosit qė tė pranohen kėrkesat e Haxhi Qamil Efendiut.

[45] AM (m.g.) DA SIP PO Serija “G” Fasc. 8./ Udhėzimet e Ministrisė sė Jashtme tė Sėrbisė pėr punė me shqiptarėt, dėrguar prefektit tė Ohrit No. Rezervat 124, mė 21.VII (3.VIII)1914. Nė kėtė drejtim duhej sonduar terreni dhe nė kushte tė pėrshtatshme duhet tė fillojė bashkimi, po qė edhe nė masėn mė tė vogėl, e mė vonė ajo do tė zhvillohej. Lidhur me kėtė ishte informuar edhe Esat pashė Toptani, me anė tė sekretarit tė tij Shahin bej Dinos.)

[46] Muin Ēami, Shqipėria nė marrėdhėniet ndėrkombėtare (1914 – 1918 ), Tiranė 1987, faqe.78.

[47] DASSIP-AO-1914, F-I-DVII-br.1236.

[48] AS-MID-PO-1914, F-II-D-X-P-III/13.

[49] Sheradin Berisha: Sundimi i princit gjeramn Vilhelm Vid nė Shqipėri ( 7 mars – 3 shtator 1914) Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lanė Durrėsin nė orėn 8 tė mėngjesit dhe me anijen italiane tė luftės ”Mizurati” niset pėr nė Veneci tė Italisė. Sė bashku me tė u larguan edhe ministrat e qeverisė, anėtarė tė tjerė tė oborrit mbretėror si dhe udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr e njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės.

[50] Shukri Rahimi: s.c, fq.122. Dokumenti - AM (m.g.) DASIP-a PO Serija “G”Fasc. 8 Telegrama e Vintroviqit nga Selaniku, No.420, mė 20.VIII (3.IX) 1914.

[51] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes kombėtare”, Prishtinė 1986, faqe.297 / Dok. AM (m.g) DA SIP-a Po Serija “G” Fasc.8 Vintroviq i shkruan Pashiqit No. Rezervat 469, mė 26.VIII. (09.IX) 1914.

[52] Esat pashė Toptani  nė kėtė kohė nuk ishte kurrfarė pėrfaqėsuesi i shtetit, e as qė ishte autorizuar perj ndokujt qė tė flasė nė emėr tė Shqipėrisė, por ai vet e kishte autorizuar vetin jo vetėm tė flasė, por edhe tė nėnshkruajė marrėveshje nė emėr tė Shqipėrisė.

[53] Shukri Rahimi: s.c, fq.125-127; AM (m.g)  DA  SIP – a   PO Prepiska, Serija  „G“  Fasc.  8  Teksti i marrėveshjes sė nėnshkruar midis qeverisė serbe dhe Esat pashė Toptanit  nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914.

[54] Po aty

[55] Dokumenti- AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 8 Shkresa e Pashiqit dėrguar Panta Gavrilloviqit nė Durrės, No. Rezervat 443, mė 2 (15) tetor 1914.

[56] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes kombėtare”, Prishtinė 1986, faqe.303.

[57] Sejfi Vllamasi (1883-1975), deputet dhe veprimtar politik nė Shqipėri. I lindur nė Novoselė tė Kolonjės, Sejfiu u shkollua nė Stamboll e mė pas u kyē nė jetėn politike tė vendit. Ishte anėtar i Partisė Popullore tė kryesuar nga Fan Noli dhe mori pjesė nė Revolucionin e Qershorit mė 1924, megjithėse mė herėt kishte qenė mik i ngushtė i mbretit Zog. Mėrgoi nė Evropė pas shtypjes sė revolucionit nga forcat e Legalitetit. Vllamasi akuzohet tė jetė pėrfshirė nė grupin e antizogistėve qė merrnin fonde nga qeveria e Beogradid, atėherė Jugosllavi. Gjatė pushtimit nazi-fashist, Vllamasi kthehet nė Shqipėri dhe inkuadrohet nė qeverinė kukull tė Shqipėrisė. Gjatė diktaturės komuniste kaloi njė jetė shumė tė vėshtirė, mė shumė nėpėr burgje dhe duke punuar deri nė pleqėri tė thellė. Kujtimet e Vllamasit nėn titullin „Ballafaqime politike nė Shqipėri (1899-1942)“ janė edituar nga historiani Marenglen Verli, dhe mbetėn njė vepėr mjaft e kėrkuar nga lexuesit shqiptarė. Autori bėn pėrpjekje pėr t'i paraqitur ngjarjet realisht dhe nė shumė raste ēmon veprimet e ish-kundėrshtarėve tė vet. Nė ndėrkohė, Vllamasi kritikon hapur personalitete si Luigj Gurakuqi dhe grupin e irredentistėve kosovarė.

[58] Sejfi Vllamasit Kujtimet - nėn titullin Ballafaqime politike nė Shqipėri (1989 – 1942) edituar nga historiani Marenglen Verli.

[59] Shukri Rahimi, Gjurmime historike tė rilindjes kombėtare”, Prishtinė 1986, faqe 303

[60] Historia e Shqipėrisė II, faqe.433

[61] Po aty

[62] Shukri Rahimi: s.c. fq. 129. Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc 8 Qarkore e ministrisė sė jashtme tė Serbisė drejtuar pėrfaqėsive tė veta diplomatike. No. rezervat 704, mė 29.XI.(12.XII) 1914.)

[63] Shukri Rahimi: s.c. fq.128.  Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc 8 Telegrama e Gavrilloviqit nga Durrėsi, No. Rezervat 566, mė 30.X (12.XI ) 1914.)

[64] Po aty, Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc 8 Telegrama e Boshkoviqit nga Londra, No.497, mė 5 (18.XII) 1914.

[65] M.Ekmexhiē – Ratni ciljevi Srbije 1914, Beograd 1973, faqe 391-392 dhe A.Mitroviē  Srbija u prvom svetskom ratu, Beograd 1984, faqe 230.)

[66] Muin Ēami-Shqipėria nė marrėdhėniet ndėrkombėtare (1914 – 1918), Tiranė 1987, faqe.151; Nė muajt e parė tė vitit 1915 Shqipėria ishte e ndarė nė disa krahina me “qeveri lokale”:Shkodra me rrethinė nga njė Komision dhe nga konsujt e Fuqive tė Mėdha; Shqipėria e Mesme me qytetet Elbasan, Berat, Lushnje, Fierė, Tiranė, Krujė ishin nė duar tė kryengritėsve fshatarė. Ndėrkaq Durrėsi me rrethinėn e vet qeverisej nga Esat Toptani. Luma, Mati, Malėsia e Gjakovės, e Dibrės,.., udhėhiqej nga bajraktarėt e vet. Vlora ishte nėn pushtimin e Italisė, kurse Shqipėria jugore ishte ripushtuar prej Greqisė.( Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912 – 1918, Prishtinė , 1990, f.242. dhe Gazeta “Populli”, 1.V.1915, Shkodėr)

[67] Shukri Rahimi: s.c. fq.130.

[68] Po aty 130. Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc 8 Telegrama e Gavrilloviqit nga Korfusi, No.Rezervat 782, mė 18.(31) XII.1914.

[69] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 9 Telegrama e pėefaqėsuesit diplomatik tė Serbisė nga Petrogradi, No. 660, mė 25.XII.1914. (7.I.1915)

[70] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 9  Kopje e letrės sė Esad pashės dėrguar Pashiqit,  mė 26. II (11.III) 1915   

[71] Nga dokumenti i cituar mė lartė.

[72] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912 – 1918, Prishtinė , 1990 f.241. Dokumenti - AVII, kut.57. Fasc.2, br.21.

[73] DASSIP –AO-1915, F-IV-D-III-br.250.

[74] Demush Shala – Mbi epikėn tonė popullore historike, Prishtinė 1982, f.66.

[75] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 10 Telegrami i Qirkoviqit nga Ohri, No. Rezervat 188. 3.(16) prill 1915

[76] Gazmend Shpuza-Kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit, Tiranė 1979, f.155.

[77] Nė veri  sundonte Mali i Zi, nė veri – lindje dhe nė Shqipėri tė Mesme Serbia, kurse nė jug Italia dhe Greqia  me ndihmėn e mercenarėve.

[78] MOEI. III, VIII, pj. 1. dok. 118. AMAE, Albanie. Vėll. 5. fl.109, 168, 202.

[79] Muin Ēami – v.c.faqe.179.

[80] Shukri Rahimi: s.c. fq. 134. Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 10 . Proklamata e komandės sėrbe drejtuar shqiptarėve, No. rezervat 1392, mė 19. V. (1.VI) 1915.), Muin Ēami – v.c.faqe.179 / “Dokumenta historike pėr t“i shėrbye historisė tonė kombėtare”, Elbasan 1924-1925, faqe.17-18.; “Populli”, 15.06.1915; Besa shqiptare, Shkodėr 19.06.1915.)

[81] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912 – 1918, Prishtinė , 1990,f.251. AVII.kut.46. Fasc.4.br.30/6)

[82] Dr. Xheladin Shala - v.c. fq.251. Dokumenti - AVII. Kut.91. Fasc. 4.br.10/98.

[83] Kristo Frashėri - Kryengritja e fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme (1914 – 1915), Buletini pėr shkencat shoqėrore, nr. 1. Tiranė, 1954, fq. 48.

[84] Dr. Xheladin Shala - Marrėdheniet shqiptaro - serbe 1912 – 1918, Prishtinė, 1990, f.255-256. AVII.Kut.46. Fasc.2.br.19/27; Z.Cana  Populli shqiptar nė kapėrcyell tė shek. XX, IAP. Prishtinė 1990, f.187-188.

[85] Po aty; AVII.Kut.46.Fasc.1.br.7/1.

[86] Gazeta “Populli”, 7.VII.1915, Shkodėr.

[87] Historia e Shqipėrisė, vėll.II, 1912-1921, Tiranė 1973, f.243. (Porsa Serbėt shkelėn Shqipėrinė e Mesme, Grekėt mbanin krahinat e jugės dhe Italianėt Vlorėn, Mali i Zi nuk mund tė mbetej pas. U fut edhe ai nga ana e veriut, nė javėn e dytė tė Qėrshorit dhe, pas disa pėrpjekjesh tė parėndėsishme, pushtoi Shkodrėn. Kėshtu u zhduk edhe ajo strehė e lirė qė kishte mbetur nė atė cep tė Shqipėrisė. Ushtėria malazeze i kapi si dhentė nė vathė disa nga atdhetarėt e shquar qė ishin mbledhur aty, Ēerēis Topullin, Mustafa Qullin, Isa Buletinin, Dedė Gjo' Lulin, Mehmet Shpendin, e tė tjerė, edhe i vrau. Gjaku i Shqiptarėvet po rridhte rrėke nė ēdo skaj tė sė mjerės Shqipėri.)

[88] Shukri Rahimi: s.c. fq. 134. Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 10 . Telegrami i Qirkoviqit nga Struga No. Rezervat 1533, mė 4 (17) qershor 1915. Qirkoviq shkruan edhe,  se Esati kėrkon edhe njė numėr mė tė madh tė personelit policor.

[89] Dokumenti - AM (m.g.) DA SIP-a PO Serija “G” Fasc. 10 .  Shkresa e Ministrisė sė ushtrisė serbe dėrguar Ministrisė sė punėve tė jashtme No. 4943, mė 11. (24) qershor 1915.)  

[90] Dr. Xheladin Shala - v.c. 261.  Dokumenti – AVII. Kutia 57. Fasc. 2. br. 20/2.

[91] Shukri Rahimi: s.c. fq. 137; Sh. Rrahimi: v.c. fq.314.

[92] Shukri Rahimi: s.c. fq. 139-140; Sh. Rrahimi: v.c. fq.315-316.

[93]  Shukri  Rrahimi: v.c. fq.313-316; AM  (m.g) DA   SIP-a PO Serija  “G”  Fasc. 9   Raporti i Luba Jovanoviqit dhe procesverbali nga bisedimet me Esat pashėn.

[94] (AM (m.g) DA SIP-a PO Serija “G”,Fasc.11 – Letra e Kėshillit ministror, dėrguar Ministrisė sė ndėrtimtarisė No. Rez. 7894, mė 11 (24) shtator 1915.

[95] Milovan Sekuliē, Kosovo od 1912 do 1918 godine, (Tezė doktorati), Prishtinė 1980, faq 457.

[96] Paskal Milo, Shqiperia dhe Jugosllavia 1918-1927, Forumi Nr.8 (10.01.1994), fq.23.)

[97] Shefqet Hoxha, Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė  2002, fq.296/ M.Nediē, Srpska vojska na albanskoj Golgoto, Beograd 1937.

[98] AS-MID-PO 1915, Fasc. VII-Dos, XXIX-Pa nr.

[99] Dr.Xh.Shala, Marrėdheniet shqiptaro-serbe 1912-18,fq.274; ( У својству министра унутрашњих послова и војске у албанској влади, Есад-паша је у јесен 1915. године, упутио ову наредбу свим сународницима: ''Чујте Арнаути и Турци, кроз Албанију пролази српска војска. Војска, као војска, тражиће од вас да купи храну. Српски војници немају другог новца сем папирне банкноте од 10 динара. И знајте да је она равна турској меџедији. И ко покуша да побије вредност, уједаће се тамо где се нико не уједа!''Помагао српској војсци у повлачењу,омогућио прелаз преко Везировог моста. )

[100] Nga Kulla e Lumės e deri nė Pukė mbretin serb Karagjorgjeviq e pėrcollėn edhe disa lumjanė, ish xhandar nė postėn kufitare tė atjeshme nė vitin 1915.  Malė Selmani, ish xhandar nė Kullė tė Lumės thotė:“Kur erdh mbreti i Serbisė(Kral Pjetri) bashkė me ushtrinė nė Kullė tė Lumės, unė(Malė  Selmani-Sh.B) e Isuf Dema nga Bicaj, e pėrcollėm deri nė Fushė – Arrės e prej aty u kthyem prapė nė Kukės.( Kėtė deklaratė Malė Selmani ia jep studiuesit  Shefqet Hoxha mė 2.3.1970 nė Bicaj) (Lexo Shefqet Hoxha, Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė  2002, fq.296,

[101] Dr. Xh.Shala, V.c fq.272 / AVII. Kut.462. Fasc. 6. br. 4/39; Milan Zhivanoviē, O evakuaciji srpske vojske iz Albanije i njenoj reorganizaciji na Korfuzu (1915-1916) prema francuskim dokumentima, Beograd 1966, faqe 245.

[102] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 276.

[103] AJ.Fond; J.J. “Pizhon”, Kut. 80-Fasc. 1. br.166.

[104] Dr.Dragovan Shepiē. Italija, saveznici i jugoslavensko pitanje 1914-1918, Zagreb 1970, faqe 148)

[105] AS-MID-PO 1915, Fasc.VII – Dos. XXIX – br.943)

[106] AS-MID-PO 1915, Fasc.VII – Dos. XXIX – Pa nr.

[107] AJ.Fond; J.J. “Pizhon”, Kut. 80-Fasc. 1. br.168.

[108] AS-MID-PO 1915, Fasc.VII – Dos. XXIX – Pa nr.

[109] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 283-289.

[110] Sejfi Vllamasi-Ballafaqime politike nė Shqipėri ”Koha ditore”,  30.06.2002 ,fq.25.

[111] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br.39.

[112] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br..46.

[113] DASSIP-AO 1916, F.IV-D.X-br..2)

[114] Historia e Shqipėrisė, vėll. II, 1912-1921, Tiranė 1973, faqe.251-252.

[115] DASSIP-AO 1917, F.V-D.V dhe XI-br..279 dhe 146.

[116] Dr.Xh.Shala- V.c, faqe. 301.

[117] Dr.Masar Kodra, Shtypi shqiptar nė Amerikė midis dy luftėrave botėrore, Vjetari i Arkivit tė Kosovės, nr.XII-XIII, Prishtinė 1981, faqe 95; Historia e Shqipėrisė, vėll. II, 1912-1921, Tiranė 1973, faqe 255.

[118] AJ.Fond; J.J. “Pizhon”, Kut. 80-Fasc. 9-br.404; DASSIP-AO 1917, FV-D.V-br.263.

[119] AS-MID-PO-AO 1918, F.I-D.VI-br.38

[120] MID-PO-AO 1918, F.I-D.VI-br.63.

[121] Historia e populli shqiptar pėr shkollat e mesme, Tiranė 1994, faqe 152.

[122] Kopja e Memorandumit tė Esat Toptanit ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė. Memorandumi ėshtė i shkruar nė frėngjisht, gjuhė  tė cilėn Esati e flistė ēalė-ēalė e natyrisht qė nuk dinte kurrsesi ta shkruante

[123] AJ-336-27-V-VII/9-5504.

[124] Ē. Nr. 1827 - AJ, 336 – 27 – V – VII / 9-5204.

[125] Pashiq - AJ, 336 – 27 – V – VII / 9-5204.

[126] Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 505.

[127] Skifter Kėlliēi: 85 vjet nga atentati i Avni Rustemit kundėr Esat pashė Toptanit - Vrasja e Esat pashės para hotelit “Continental” (Dosier i mbėshtetur nė materiale dhe dokumente tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit dhe nė studimin e juristit dhe publicistit tė njohur Jusuf Alibali, me titull “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”.

[128] Pas vrasjes sė Esat Pashės, nė dhjetor 1920 Avni Rustemi u kthye nė Shqipėri, ku filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25 prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismėn e tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni Rrustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike "Bashkimi". Avni Rrustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė. Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi, - thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte nė zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi. Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.

[129] Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Avni Rustemi, Dosja 2, faqe 85

[130] Jusuf Alibali: Avni Rustemi para organeve hetimore” - buletini i shkencave historike nr. 2, 1964, faqe 211.

[131] AQSH, dosja Avni Rustemi.

[132]  Po aty

[133] AQSH, fondi A. Rustemi, dosje nr. 2, faqe 46.

[134] AQSH, Dosja Avni Rustemi, faqe 73.

[135] Po aty

[136] AQSH, fondi A. Rustemi, dosje 2, faqe 29.

[137] Po aty

[138] Skifter Kėlliēi, Studimi i cituar mė lartė.

[139] AJ, 336-27-VII-VII/9-6750.

[140] Gazeta “Lė Tan’”, 16 qeshor 1920.

[141] Gazeta “Humanite”, 20 qershor 1920.

[142] AJ, 336-27-XI-XII/9-6446.

[143] AJ, 336-27-VI-VII/9-6492.

[144] B. Krizman – B. Hrabak, proces-verbale, faqe 296.

[145] AJ, 336-27-VI-VII/9-6492.

[146] AJ, 336-27-VI-VII/9-6720.

[147] Top sekret, Nr. 3173. Ninēiē”. AJ, 336-27-VI-VII/9-6357.