Nė 128 vjetorin e rėnies sė Heroit tonė Kombėtar Mic Sokolit

MIC SOKOLI - HEROI I HARRUAR!

Shkruan: Arbėr Ahmeti - Prishtinė, 22 Prill 2009

__________________________________

Foto: Mic Sokoli - Heroi ynė Kombėtar

     Kur flasim pėr historin e kombit tonė, hasim nė figura qė tėrė veprimtarinė dhe jetėn e tyre ia kanė kushtuar ardheut. Populli ynė ka dhėnė nga gjiri i tij shumė emra tė cilėt qėllim tė vetėm e kishin ēlirimin e atdheut, dhe nė kėtė drejtim prej kėtyre patriotėve dikush luftonte me pushkė e dikush me penė, sidoqoftė kėto dyja plotėsojnė njėra tjetrėn dhe kjo gjė na u vėrtetua gjatė epokės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tashmė jemi nė 128 vjetorin e betejave tė lavdishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave okupatore Osmane, dhe poashtu nė 128 vjetorin e rėnies sė Heroit Kombėtar Mic Sokolit.

     Mic Sokoli, i biri i Sokol Ramės, lindi nė vitin 1839 nė lagjen Fang tė fshatit Bujan nė Malsinė e Madhe. Babai i tij ishte njė ndėr prijėsit e Malėsisė i cili sė bashku me xhaxhain e tij, Binak Alinė, udhėhoqi dhe organizoi kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit, qė do tė thotė se ishte kontribues edhe nė krijimin e Lidhjes sė Prizrenit, edhe pse u vra disa dekada pa ndodhur kjo.

     E them kėtė sepse kryengritjet dhe revoltat e shumta kundėr reformave tė Tanzimatit, si:

·       Kryengritjet e Dibrės (1833, 1836, 1838-39, 1844, 1855, 1860, 1872, 1876-77),

·       tė Prishtinės dhe Vuēiternės (1834 -1835, 1837),

·       kryengritja e Myzeqesė (1837),

·       e Beratit (1839),

·       e Przrenit (1839, 1843, 1847),

·       ajo e Gjakoves (1845, 1862, 1864, 1867-69),

·       kryengritja e Jugut (1833),

·       ajo e nėntė krahinave toske (1834-35),

·       kryengritjet e Mirditės(1862, 1876-77),

·       e Shkodrės (1835, 1862, 1863, 1869, 1871),

·       kryengritjet e Prizrenit e Pejės(1864, 1869),

·       kryengritja e madhe fshatare e vitit 1847,

·       kryengritja e Matit (1869) si dhe

·       revoltat e Korēės (1850) dhe Tiranės (1869),

krijuan elitat udhėheqėse dhe frymėn liridashėse pėrkrah pėrvojės ushtarake qė ishin themeli i krijimit te Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kėto kryengritje krahas luftėtarėve tė shumtė veēuan edhe emra si Tafil Buzi, Hamz Kazazi e “Sheh Shamia”, Alush Frakulla, Balil Hesho, Dervish Cara, Binak Alia e Sokol Rama, Zenel Gjoleka e Rrapo Hekali, Hodo Nivica, Hasan Capari, dhe te tjerė prijės dhe luftėtar qė do ishin frymėzimi pėr brezat qė do vinin.

     Mic Sokoli qė si fėmijė filloi tė ushqehej me legjendat dhe kėngėt pėr kreshnikėt, me bėmat e trimave tė ndryshėm qė do kishin ndikim tė madh nė krijimin e personalitetit tė tij. Njė ngjarje tjetėr qė do ndikonte nė jetėn e tij ishte vrasja e babait kur Mici ishte vetėm 7 a 8 vjeē. Edukimi sipas dokeve tė malėsisė ku urtėsia dhe trimėria rrinin tė pandara, Micit i dhanė natyrė tė rreptė, dhe fakti se ishte i vetmi burrė nė shtėpi e bėri tė burrėrohej para kohe. Poashtu puna qė bėnte ēdo ditė pėr tė siguruar mbijetesėn, zhytjet nė lumin e Valbonės pėr tė zėnė peshq, ngjitjet nė malin e Hekurave dhe nė stanet e larta, bėnė qė Mici tė fitonte njė trup plot me muskuj. Ndeshjet e para me armikun Mici i pati qysh nė moshė tė re, pritat qė u bėnte Turqve, lufta pėrkrah malėsorve tjerė kundėr agresorve malazez qysh nė moshėn 16 vjeēare, Micit i dhanė mėsimet e para mbi luftėn, e veshėn atė me trimėri edhe mė tė madhe. Ai burrėrohej ēdo ditė, dhe i shtohej pėrher e mė shumė dėshira pėr tė luftuar, pėrderisa i shihte ēetat e Sef Koshares tek bredhnin nėpėr malėsi dhe nuk i linin turqit te endeshin lirshėm. Nė moshėn 19 vjeēare tashmė i pėrgatitur me trimėri dhe i ushqyer me artin ushtarak popullor ai u fut nė ēetat e komitėve tė cilat kryenin sulme ndaj postave ushtarake turke, ekspeditave tė ndryshme etj.

     Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pėrkrah shumė trimave qė mblodhi rreth vetes, Mic Sokolin e gjeti nė krye tė 3’000 malsorėve, tė cilėt Micin dhe Ali Ibrėn i kishin zgjedhur pėr udhėheqės. Mic Sokoli pati njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė organizim mbarėkombėtar. Ai kishte Gradėn e Kapedanit( qė ėshtė e barabart me gradėn e sotme tė gjeneralit) dhe ishte nė krye tė 3 mijė kalorsėve nga malėsia e madhe, qė mė vonė u transformua nė Gardėn e Lidhjes Shqiptare.

     Mic Sokoli ishte pjesmarrės nė ngjarjet e 2 shtatorit tė vitit 1878, ku u vra Mehmet Ali Pasha, i cili kishte ardhur pėr tė zbatuar vendimet e konferencės sė Berlinit. Ndėr udhėheqėsit e revoltės sė Gjakovės ku mbetėn tė vrarė qindra luftėtar nga tė dy palėt ishin Sylejman Vokshi, Ahmet Koronica, Mic Sokoli, Ali Ibra, Islam Batusha dhe krerė tė tjerė popullorė. Kėta treguan nivel tė lartė tė pjekurisė sė tyre politike dhe tėrė humanitetin e luftės sė tyre tė drejtė, duke flakur ndjenjen e hakmarrjes qė mund ta zgjonte nė tė tilla raste, vrasja e njė numri kaq tė madh shokėsh a farefisi (Skender Rizaj - Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1877-1885, fq. 152).

     Mori pjesė nė luftėn e Nokshiqit mė 4 dhjetor tė vitit 1879, ku forcat shqiptare dėrrmuan forcat malazeze tė cilat po pėpiqeshin tė okuponin Plavėn dhe Gucinė. U dallua nė luftimet qė u zhvilluan tek ura e Lumit Lim, ku forcat e Mark Milanit tė zėna nė kurthė u shpartalluan pothuajse krejtėsisht. Poashtu ishte pjesė e shtabit qė formoi Ali Pashė Gucia, shtabi i cili bėri planin operativ tė operacionit tė gjerė tė forcave tė Lidhjes pėr mėsymje ndaj Forcave Malazeze, i cili filloi mė 7 janar dhe pėrfundoi me shpartallim tė plotė tė forcave malazeze mė 8 janar 1880.

     Poashtu ishte pjesmarrės edhe nė luftėn pėr mbrojtjen e Hotit dhe Grudės nga ofansivat malazeze tė cilat pėrfunduan turpshėm. Pati njė rol tė rėndėsishėm nė aksionet ushtarake tė lidhjes pė ēlirimin e Shkupit (4 janar 1881), Prishtinės (18 janar 1881), Mitrovicės (25 janar 1881) dhe mė vonė Vuēitėrnit dhe Gjilanit (Historia e Popullit Shqitar II, fq. 175).

     Kur ekspedita e Dervish Pashės kishte mbėrritur nė Ferizaj, dhe po pėrgatitej tė marshonte drejt Prizrenit, Qeveria e Pėrkohshme e Lidhjes formoi shtabin e mbrojtjes me rreth 25 anėtar nėn ushėheqjen e Sulejman Vokshit. Pjestarėt e shtabit qė njohim janė Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqriria aga, Mullah Hyseni, Mustafa aga, Halil efendiu, Xhelil efendiu etj. ( Kristo Frashėri- Lidhja Shqiptare e Prizrenit). Mbi datėn e rėnies sė Mic Sokolit ekzistojn 2 mendime, njėri qė thotė se Dervish Pasha e lansoi ekspeditėn drejt Slivovės mė 22 prill, dhe tjetri qė thotė se kjo ekspedit filloi mė 20 prill, ndėrsa Mici ra po ditėn e fillimit tė sulmit.

     Rrjedha e ngjarjeve filloi me marshimin e njėsive tė komanduara nga Haxhi Osman Pasha drejt Slivoves. Me t’iu afruar Slivovės forcat turke u sulmuan nė befasi nga luftėtarėt e Lidhjes dhe u detyruan tė tėrhiqen. Pasi bėjnė pėrpjekjen e dytė dhe u zunė ngusht sėrish, forcat turke filuan tė rrahnin me artileri pozicionet shqiptare. Artileria o bėnte dėme tė konsiderushme, dhe nė kėto momente Mic Sokoli me disa shokė tė tij lanė pozicionet mbrojtėse dhe u turrėn nė drejtim tė kodrės ku ishte vendosur artileria osmane, me qėllim shkatrrimin e saj qė shkaktonte dėme nė rradhėt e forcave tė qeveris sė pėrkohshme. Tė gjithė kėta luftėtarė trima u vranė sė bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, i cili ra heroikisht duke i vėnė gjoksin topit armik (Kristo Frashėri - Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 407). Ndėrsa sipas kallėzimeve qė bėjnė malsorėt edhe sot e kėsaj dite, thuhet se ishte njė i ri nga Bujani qė mbijetoi dhe tregoi mė vonė pėr trimėritė e Micit dhe shokėve.

     Mici ra heroikisht nė moshėn 42 vjeēare, duke lėnė pas gruan dhe 2 fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė. Mė shumė se njė shekull mė pas, po njė nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndėrpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashėguar nga gjenet e Micit trimėrinė dhe shkathtėsinė ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dėshmorė duke luftuar pėr Bashkim Kombėtar, dhe quhet Tahir Sinani.

     Shumė ngjarje dhe luftėtarė tė Epokės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pėrjetsuan pėrmes epikės historike, mirėpo vendin e parė e zė Mic Sokoli, prijėsi i Krasniqes, biri i Sokol Ramės nga Malėsia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye nė legjendė, dhe kėngėt pėr tė jehuan nėpėr vite duke mbėrritur deri tek ne.

Ndėr kėngėt qė kėndohen edhe sot me lahut e ēifteli pė veprėn e kėtij kolosi janė:

Mic Sokoli Vesh jelekin,
Hip nė tel, kuvend me mretin:
-Do ta djeg, ty mret asqerin,
Se na prishi Pasha venin:
Na ka pre Zmajl Mehmetin,
Hup’e tretė Zmajl Hysenin;
Zmajl Hysenin hup’e tretė,
Fort po e lyp babloku i vet,
Po i shplon vorret e nuk e gjet.
-Qinro, plak, e  ban gajret,
S’do ta lamė asqerin mret!
Hysen Zmajli i hipi kalit,
I ēon fjalė Bajraktarit:
-Mblidhi burrat e shkepi malit!
Man Avdia po pyet fisin:
- A m’i patė Zmajlin e Micin?
-Fyt’ėm fyt tha, me Dervishin.

Kėngė tjetėr shumė e njohur ėshtė:

Mic Sokoli n’dy tagana,
- Udhamarė!- m’i ka thane nana,-
Lufto, bir, ti pėr Shipni,
Mos i len turqit me hi;
N’koftė nevoja, vi me ty.
Mic Sokoli ni fjalė po e flet,
Po i thotė nanės: - Tė mire mbeē!
Pa u farue Malsia krejt,
Ktu nuk hi’krajl as mret!

Poashtu pėr Mic Sokolin ėshtė shkruar edhe njė roman nga Sulejman Krasniqi i cili ka fituar ēmimin e Republikes pėr letėrsi nė vitet ’70a. Vepra dhe jeta e tij duhet tė filloj tė nderohet, duhet tė studiohet nga shkencėtar tė mirėfillt, por mė sė shumti, jeta dhe vepra e tij, duhet tė vazhdohet derisa tė arrihen qėllimet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Arbėr Ahmeti: Intelegjenca „AKI“ nėn Llupė!