E kaluara jonė historike nuk mund tė zhbėhet

 

 

MĖSIMET QĖ DUHET NXJERRĖ

NGA 100 VJETĖT

E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ

 

Shkruan: Dr.Jakup Krasniqi ( * )

 

 

 

     Jubileu i 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėdėsishme nė historinė e Shqipėrisė e tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Ky jubile ėshtė i rėndėsishėm nėse kemi parasysh se populli shqiptar ėshtė njė nga popujt mė tė vjetėr tė Europės. Mjafton ky fakt pėr tė treguar se sa e dhimbshme dhe e padrejtė ishte historia me kombin tonė. Nga njė anė dokumentet historike dėshmojnė se jemi populli mė i vjetėr, ndėrsa nga ana tjetėr, 100 vjetėt e shtetit konfirmojnė se jemi kombi mė i ri shtetformues i Kontinetit tė Vjetėr, sikundėr qė gjendja faktike dėshmon se jemi kombi mė i copėtuar i po kėtij kontinenti. Nėse me vėmendje vėshtrojmė zhvillimet politike nė hapėsirėn kombėtare gjatė kėtyre 100 vjetėve, mėnyrėn sesi kemi komunikuar dhe komunikojmė, kulturėn e komunikimit qė kemi zhvilluar, edukimin qė kemi reflektuar dhe reflektojmė, mirėsjelljen qė kemi prezantuar dhe po e prezantojmė, mirėnjohjen dhe respektin mes brezave qė ėshtė kultivuar dhe vazhdojmė ta kultivojmė, konfirmojnė jorastėsinė e kėsaj gjendjeje dhe tė kėtij realiteti qė kemi sot. Niveli i debatit nė shoqėrinė tonė, mėnyra sesi zhvillohet ky debat edhe pėr vlerat e krijuara nė kohė tė ndryshme nga pararendėsit tanė, qė do tė duhej tė ishin tė konsiliduara dhe tė pėrqafuara nga tė gjitha grupet shoqėrore tė kombit, janė tregues tė njė “foshnjėrie” nė zhvillimin e kombit tonė edhe sot e kėsaj dite.

     Jo vetėm kjo qė u tha, por edhe nėse analizojmė tė gjitha zhvillimet qė kanė ndodhur gjatė kėtij 100 vjeēari, jo vetėm nė raport mė tė tjerėt, por edhe nė raportet  brendakombėtare tek tė cilat do tė ndalem, pėr gjashtė periudhat e shtetndėrtimit 100 vjeēar tė shtetit shqiptar, na konfirmojnė se kanė qenė shpesh periudha tė mohimeve e tė pėrbaltjeve tė korifejve tė shtetndėrtimit, kur, jo pak herė ndodhi ajo, siē e thoshte dhimbshėm Noli ynė: “Brenda ditės si me magji, tradhtari bėhej patriot dhe patrioti  tradhtar”. Po, ēuditėrisht ky konstatim i thėnė nga Noli para 90 vjetėsh, nuk mund tė thuhet se nuk i pėrket vetėm atyre viteve aspak tė lehta tė kombit, por tingėllon zėshėm edhe sot. Sigurisht qė secila periudhė i ka tė metat e veta tė dukshme, i ka mohsat e saj, por i ka edhe kontributet e ecjes pėrpara me vėshtirėsitė e kohės qė kanė ndodhur gjatė  zhvillimeve tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme, nė hapėsirėn tonė gjeografike. Tė papajtueshme, sigurisht qė janė vitet e pushtimeve nga tė huajt, qė nė ēdo rast kanė prodhuar jo veē dhembje tė mėdha, por kanė krijuar premisat e njė lufte vėllavrasėse tė vazhdueshme mes kombit tonė, fatkeqėsisht bartur ndėr vite gjithė deri nė ditėt tona. Por ne, njė veti kjo qė do shpjegim, nuk merremi shumė me tė huajt, meqė atyre dijmė shpesh edhe t’ju bėjmė temenara, siē thoshte Ali Asllani pėr nuset e kohės, gjė e cila, nė forma tė ndryshme, vazhdon tė gjėllijė edhe sot e kėsaj dite.

     Prandaj ky jubile i madh yni duhet tė na shėrbejė pėr t’u ndalė e pėr tė shikuar periudhėn e 100 vjetėve tė kaluara pa syze tė ngjyrosura ideologjikisht, pa i mohuar tė arriturat, por edhe pa i retushuar veprimet qė kanė pengur njė ecje mė tė dinjitetshme, duke i ngulfatur idetė dhe mendimet, pėrse jo edhe tė kundėrta, liritė individuale a grupore, shprehjen e lirė dhe fantazitė krijuese qė shtyjnė pėrpara zhvillimin shoqėror dhe ekonomik nė pėrgjithėsi. Nga korpusi i shkruar nė mediat e shkruara, por edhe nga ajo qė dėgjojmė pėrditė nė mediat tona elektronike pamore apo tė dixhitalizuara, mund tė themi se historianėt qė udhėhiqen nga parimet e normat shkencore do tė kenė veshtirėsi tė shumta pėr tė shkruar jashtė ndikimeve politike e ideologjike pėr kėtė periudhė ndėr mė tė rėndėsishmet e historisė sonė shumėshekullore. Sigurisht qė prej tė gjitha periudhave apo fazave qė do tė flasim mė poshtė, dy periudhat mė tė mėdha tė kėtyre 100 viteve, periudha e Mbretėrisė dhe Shqipėrisė Socialiste, kėrkojnė njė trajtim tė kujdesshėm shkencor, njė trajtim tė liruar nga politika ditore dhe ndikimet ideologjike qė nuk kanė munguar gjatė viteve tė tranzicionit e ndoshta edhe mė herėt.

     Por tė gjitha kėto periudha marrė sė bashku kanė krenarinė dhe fakeqėsitė e tyre, kanė lavditė e tragjeditė, kanė vlerat kombėtare e paudhėsitė njerėzore, thėn shkurt e shqip, kanė gjashtė nisje nga e para. Me njė fjalė, kanė atė qė duhet tė krenohemi dhe atė qė duhet tė turpėrohemi, duke shtuar edhe faktin se asgjė nuk mund ta ndryshojmė apo ta shlyejmė me gomė qoftė historinė, qoftė ndonjė periudhė tė veēantė tė baballarėve a tė gjysherėve sepse nė tėrėsinė e historisė sonė kombėtare, tė gjitha janė tonat. E ne duhet tė bėjmė njė seleksionim tė kujdesshėm, por asesi mohim tė jetės sonė kombėtare. Sikundėr qė as jeta e akcilit personalitet nuk e ka mė vete vetėm pozivitetin. Kemi kaluar 100 vjet tė shtetit tė pavarur, nga tė cilat duhet tė nxjerrim mėsimin e duhur pėr kohėn tonė dhe tė ardhmen tonė.

 

Cilat janė gjashtė periudhat e shtetndėrtimit gjatė kėtyre 100 viteve pėr tė cilat folėm mė parė?

 

1. Vitet 1912 - 1920; Periudha mė e vėshtirė pas pavarėsisė nė konsolidimin e shtetit dhe e njohjes sė tij nga Lidhja e Kombeve;

2. Vitet 1920 - 1925; Periudha e zhvillimeve demokratike pas Kongresit tė Lushnjės dhe e Luftės sė Vlorės;

3. Vitet 1925 - 1939; Konsolidimi i pushtetit autoritar e mbretėror tė Zogut;
4. Vitet e fashizmit 1939 - 1944; Periudha e pushtimit fashist tė Shqipėrisė;
5. Vitet 1944 - 1990; Shqipėria Socialiste (RPSH dhe RSSH), pushteti i Diktaturės sė Proletariatit tė ushtruar nga Enver Hoxha;

6. Vitet 1990 - 2012, e cila vazhdon; Shqipėria Demokratike - postkomuniste;

 

     Secila nga kėto periudha, sidomos periudha e parė ku mė sė shumti kemi zėnė nė thua, i ka pėrpjekjet e burrave tė kohės qė vullnetarisht e me ndėrgjegje tė lartė individuale ishin tė angazhuar, pa pytur pėr vėshtirėsitė dhe rreziqet, qė nuk ishin tė pakta, pėr tė vendosur njė gur nė themelet e shtetit tė shpallur mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė. Tė saktėsojmė cila periudhė i ka bėrėsit (baballarėt) ashtu siē i ka edhe mohsit e saj, e ndonjėherė, nė kohė tė vėshtira edhe mė shumė se mohsit e saj. Jo pak personalitete tė njohura tė kombit pėr kohėn qė po flasim, qė kishin punuar me mendje e zemėr a “mish e shpirt” pėr Shqipėrinė indipendente u eliminuan edhe fizikisht nga kundėrshtarė tė brendshėm e tė jashtėm siē janė:

 

Themistokli Gėrmenji (nėntor 1917 nė Selanik),

Ēerēiz Topulli, Mehmet Shpendi, Mustafa Qulli (nė Shkodėr 1915),

Isa Boletini (nė Podgoricė 1916),

Selam Labi (1920, nė Luftėn e Vlorės) dhe mė vonė edhe Avni Rustemi (1924),

Luigj Gurakuqi, Bajram Curri (1925),

Hasan Prishtina (1933 nė Selanik), etj.

 

     Eliminimet fizike dhe politike janė bėrė nė tė gjitha periudhat e pėrmendura dhe ėshtė tejet interesante se sa mė pranė tė plotfuqishėmve ishin tė eliminuarit, shkalla e rrezikshmėrisė sė tyre ishte mė e madhe. Tėrė jeta e tyre (e atyre qė u pėrmendėn dhe e atyre qė nuk u pėrmendėn), ishte luftė pėr liri, pėr komb e shtet tė pavarur e demokratik. Pavarėsia e shtetit shqiptar - Shqipėrisė, nga nėntori 1912 e deri nė vitin 1920, kohė kjo kur Shqipėria u bė anėtare e Lidhjes sė Kombeve, ėshtė kohė kur iu garantua edhe ekzistenca Shqipėrisė. Pas sfidave tė jashtme, fillojnė sfidat e brendshme, tė cilat nuk kishin pushuar pėr asnjė qast qė nga shpallja e pavarėsisė nė Vlorė, por kėto sfida kishin ngritjen dhe rėniet e tyre gjatė gjithė shekullit tė pavarėsisė. Pėr secilėn periudhė ka njė sėrė dokumentesh arkivore qė dėshmojnė nivelin e zhvillimit ekonomik, tė ndėrtimit institucional, tė funksionimit tė institucioneve tė shtetit, tė gjendjes shoqėrore e sociale tė kombit, tė zhvillimit arsimor, tė kulturės e tė artit: muzikės, arteve pamore, teatrit, filmit, letėrsisė dhe shkencės, tė zhvillimit tė bujqėsisė, tė komunikacionit e tė turizmit. Ėshtė mirė qė nė kujtesėn tonė dhe arkivat tona ruhet shumėēka qė ka vlerė tė madhe pėr kombin dhe tė ardhmen e tij.

 

*   *   *

     Si pėrfundim, ėshtė ky Jubile i madh i kombit, ndoshta mė mirė tė themi i gjysmės sė kombit, pasi kombi vazhdoi zhvillimin nė dy binarė tė ndryshėm, nė atė tė lirisė dhe nė atė tė robėrisė. Ky realitet sot duhet tė na obligojė qė tė gjitha elitat e kombit, pėrfshirė ato institucionale shtetėrore, ato pėrfaqėsuese politike, me elitat shkencore, akademike, intelektuale e profesionale tė kontribuojnė nė konsolidimin e vlerave kombėtare, pėrfshirė edhe historinė 100 vjeēare tė shtetit si vlerė kombėtare, se nė fund tė fundit, kjo ėshtė edhe periudha mė e lavdishme e historisė sonė, kur arritėm tė krijojmė dy shtete tė pavarura, ndonėse tė rrethuar gjithandej me shqiptarė. Ky vlerėsim duhet tė na shėrbejė pėr tė mos shkelur mė nė dėrrasat e kalbura tė sė shkuarės, qoftė nė dėrrasat e kalbura tė shtetarėve qė kanė prodhuar diktatura apo shtete jofunksionale ligjore, shpesh tė personalizuara e tė privatizuara, qoftė nė ato tė shkencėtarėve e intelektualėve qė me devotshmėri u kanė shėrbyer pushteteve tė huja e antipopullore. Por as nė kėto periudha nuk mund tė mohohen veprat shkencore, letrare, artistike apo tė arriturat ekonomike, industriale, arsimore a kinematografike me tė cilat mund tė krenohen autorėt, por edhe kombi. Tė gjitha kėto ishin dhe janė krijimtari e njeriut tonė, e kombit tonė.

     Zhvillimet historike kudo nė botė kanė treguar se edhe nė pushtete mė tė egra janė krijuar vepra tė mėdha letrare dhe artistike dhe askujt si ka shkuar ndėrmend t’i mohoj ato. E ardhmja, e sotmja po se po, kėrkon mė shumė energji pozitive si nga politikanėt po ashtu edhe nga elitat intelektuale. Tė mos biem pre e sintagmės se “ēdo gjė fillon me mua ose nga unė” apo ‘unė jam njėshi e tė tjerėt zerot’. Tekefundit, ne duhet, mundemi dhe madje kemi obligim ta ndryshojme edhe tė sotmen, edhe tė ardhmen e kombit dhe tė vendit tonė. E kalura po, nganjėherė edhe mund tė anatemohet, nganjėherė edhe tė pėrdhoset padashur, deri edhe tė mohohet, por ėshtė e pamundur tė ndryshohet apo tė konstruktohet sipas orekseve tė kohės. E kaluara mundet vetėm tė konservohet e tė restaurohet, qė tė mbetet si relike e sė shkuarės pėr tė parė ēka duhet bėrė dhe ēka nuk duhet bėrė. Askund nė botėn demokratike nuk kam parė tė bėhen pėrpjekje qė tė zhbėhet e kalura siē ndodh tek ne.

     Nė muzetė mė tė mėdha tė botės perėndimore, tė Europės e tė Amerikės, bashkjetojnė tė gjitha etapat e historisė, si ato tė lavdisė, si ato tė tmerreve tė cilat bashkjetojnė. Bashkjetojnė pėr t’u krahasuar, ashtu siē bashkjetojnė edhe kulturat e ndryshme tė tė gjitha pjesėve tė kėsaj bote. Dhe si tė tilla ato vepra, tė restauruara e tė mirėmbajtura, nuk bartin vetėm vlera kulturore, por edhe vlera turistike, qė tėrheqin vėmendjen e miliona vizitorėve tė racave e tė besimeve tė ndryshme. Kjo pėrkujdesje e veprave tė trashėgimisė kulturore, edhe kur brenda saj ka trashėgimi politike, ka dhe anėn e saj ekonomike qė duhet shfrytėzuar. Ēdo vepėr arti e sė kalurės meriton vėmendjen tonė, meriton kujdesin tonė dhe mirėmbajtjen e brezave, sepse ēdo vepėr arti ėshtė dėshmi e njė kohe dhe e njė historie. Sė kėndejmi, historia jonė shkon pėrtej shekujve. E ne duhet ta fusim nė Muzeun e Pavarėsisė sė Shqipėrisė gjithė trashėgiminė e 100 vjetėve tė kėsaj historie po qe se dėshirojmė rrjedhėn e vazhdueshme tė historisė.

     Kėto qė thashė ua kemi obligim gjeneratave qė na pasojnė pėr t’i parė ashtu siē kanė qenė ecjet e kombit tonė nėpėr periudhat e veēanta tė kėtij 100 vjeēari. Ato gjenerata duhet t’i kenė tė gjitha mundėsitė pėr t’i vlerėsuar ato vite pėr tė projektuar vizionin e tyre pėr tė ardhmen e vendit tė tyre. Nuk mjaftojnė vetėm librat historikė pėr t’u mėsuar e kaluara, sepse ata mund tė kenė edhe subjektivizmat e autorėve brenda tyre. Trashėgimia materiale me veprat ekonomike, industriale e kulturore ėshtė pėrcaktuesi mė i mirė i gjendjes materiale tė njė pėriudhe tė caktuar. T’ia mundėsojmė kėtė pa komplekse gjeneratės sė re qė ta mėsojė ashtu siē ishin nė tė vėrtetė 100 vjetėt e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por edhe tė shqiptarėve pėrgjithėsisht!

 

Prishtinė, 31. 01. 2012

 

* ) Autori ėshtė Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

 

 

DR.JAKUP KRASNIQI

NJĖ SINTAGMĖ E GABUAR

 

 

 

© Pashtriku.org, Janar'2012