|
Nė
96 vjetorin e vrasjes sė atdhetarit Isa Boletini |
|
NUK I HEQ ARMĖT SA TJAM GJALLĖ ( Ēast me kėngėn Kral Nikolla rrehi telin tė kėnduar nga rapsodi Dervish Shaqa ) Shkruan: Kadri Rexha
Likuidimi fizik i
pėrfaqėsuesve pėrparimtar dhe i prijėsve tė shquar tė kombit tonė qe njė masė
e vazhdueshme e gjenocidit serbo-malazez pėr shfarosjen e shqiptarėve. Me
kėto akte tė shėmtuara kriminele Serbia provoi ta shuante ēdo shkėndijė
zgjimi, organizimi, rebelimi dhe kryengritjeje shqiptare. Likuidimi i
prijėsve shqiptarė organizohej nga shėrbime speciale tė shtetit ndėrsa
ekzekutimi i tyre bėhej nga xhandarmėria, ushtria apo agjentėt e shitur
shqipfolės. Vrasja e prijėsve shqiptar aq sa ishte masė hakmarrjeje e shtetit
kundėr veprimtarėve atdhetarė, po aq ishte masė frike, demoralizimi dhe shuarjeje
e ēdo shprese tė popullit pėr tė jetuar nė vatrat shekullore. Tradita e
vrasjes sė personaliteteve tė shquara shqiptare nė praktikėn e shtetit serb
ėshtė e hershme, ėshtė e pasur, ėshtė e gjatė mbi njė shekull e gjysmė dhe si
e kėtillė popullit shqiptar i ka kushtuar shumė, madje, nė tė gjitha sferat e
jetės: tė paktė janė ata prijės shqiptarė qė kanė vdekur natyrshėm, me trup
nė shtrat e me kokė nė jastėk. Aktet e burgosjes,
maltretimit, vrasjes dhe likuidimit tė prijėsve dhe bijve tė tij mė tė mirė
populli shqiptar i mbajti prore nė kujtesė dhe nėpėrmjet kėngės ato i bėri tė
pa vdekshme. Ndėr qindra shembujt e vrasjeve tė prijėsve tė shquar shqiptar
nga dora terroriste serbo - malazeze muza popullore e qau me lot dhembjeje dhe
krenarie edhe vrasjen e atdhetarit Isa Boletini (1864-1916), personalitetit
qendror tė Rilindjes kombėtare, organizatorit dhe udhėheqėsit tė
kryengritjeve tė mėdha antiosmane pėr ēlirim e bashkim kombėtar,
organizatorit tė forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme
tė Vlorės, anėtarit tė delegacionit shqiptar, qė shkoi nė Londėr pėr tė
protestuar kundėr vendimeve tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė,
organizatorit dhe udhėheqėsit tė qėndresės shqiptare kundėr pushtimit
serbo-malazez gjatė Luftėrave Ballkanike e mė vonė. Si personalitet qė tėrė
jetėn e kaloi nė luftė pėr lirinė, pėr bashkimin e trojeve dhe pėr pavarėsinė
e Shqipėrisė, si figurė tipike e burrit shqiptar, i veshur gjithmonė me
kostume tė bukura kombėtare qė i jepnin njė hijeshi tė pashoqe, luftėtar qė
kurrė nuk i largoi armėt nga trupi, gojėtar i urtė dhe trim me orė, me kohė,
gjenerali Isa Boletini fiton admirimin, respektin, dashurinė e popullit dhe
njėrin ndėr vendet qendrore tė figurave tė merituara tė epikės popullore
historike. Prandaj, vrasja e atdhetarit Isa Boletini nga dora serbo-malazeze,
tronditi dhe pikėlloi mbarė kombin, ndėrsa muza popullore kėtė vrasje mizore
tė heroit legjendar e pasqyroi nė kėngėn Kral Nikolla rrehi telin. Kėnga Kral Nikolla rrehi
telin e interpretuar me nota elegjiake dhe zemėrimi nga rapsodi Dervish
Shaqa lartėsohet nė protestė monumentale artistike qė dėshmon dhe akuzon
rrethanat historike tė krimit tė organizuar, gjenocidin serbo-malazez si dhe
pabesinė e dhunėn ndėrkombėtare tė kohės. Isa Boletini qė nuk ishte pėrkulur
para mbretit e kralit, para atentateve tė shumta e sulmeve ballė pėr ballė nė
beteja, para djegieve gjashtė herė tė kullės feniks, para joshjes sė
sulltanit e premtimeve marramendėse tė autoriteteve antishqiptare, mė nė
fund, si njeri i besės e fjalės sė dhėnė, i ndodhur nė situatė rreziku, ia
beson mbrojtjen diplomatit francez nė Shkodėr, konsullit Bikok, i cili i zotohet
se do tia sigurojė vizėn e udhėtimit pėr cilin do vend neutral qė
dėshironte. Nė marrėveshje sekrete me krerėt e qeverisė sė kral Nikollės
konsulli francez e udhėzon Isa Boletinin qė tė shkojė nė Cetinė, nė Ambasadėn
Franceze, pėr tė marrė vizėn udhėtimit. Viza, nė kėtė rast, ishte kurdisur si
mbulesė pėr likuidimin e Isa Boletinit. Pikėrisht kėtė komplot tė shėmtuar
ndėrkombėtar e stigmatizon hapur edhe muza popullore nėpėrmjet vargjeve tė
kėngės:
Krejt Avropa ja kanė pa
sherrin Kral Nikollės ja ēon haberin Gjeneralin ka
ēue me marrė
Ket sylah nuk ja kam dhanė Para krali nCetinė jam dalė Unė sylahin nuk ja kam dhanė
Kral Nikolla
po ban medet Mka fikė zoti cep mė cep
26. 01. 2012
|
|
© Pashtriku.org, Janar'2012 |