L E T Ė R  E  H A P U R  G R U P I T  G-7+1

 

KTHENIA KOMBIT SHQIPTAR ATĖ QĖ I TAKON NGA NATYRA

- PĖR HIR TĖ PAQES NĖ BALLKAN!

 

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

 

E k s e l e n c ė,

Si studiues i historisė, si analist i rrjedhave politike, dhe si qenie njerėzore me pėrkatėsi civilizuese islame tė trashėguar - hipotekė stėrgjyshore pėr ekzistencė etnike midis sllavėve e grekėve ortodoksė, me aspirata tė pangopshme pėr zgjerime territoriale me anė tė asimilimit pėrmes kishės dhe spastrimeve etnike etnocidale, i kam pėrcjellė me konseguencė lėvizjet(pėrpjekjet) e tė Fuqishmive synues tė Rendit tė Ri evropiano-botėror nė kėto vitet ‘80-90-ta, tė pėrgjakshme nė Ballkan e pėr Ballkanin.

Oshilimet e mėdha nė mendime, nė qėndrime e nė vendime tė diplomacive tė akėcilės fuqi partnere nė Lagjen e Fuqive tė Mėdha tė Vendosjes, ishin stimuluesi i rritės shfrenuese tė aspiratave serbomėdha me ikonografi e kėrkesa plotėsisht mesjetare, qė solli nė gjakderdhjet masive nė Kroaci, nė gjenocidin me pėrmasa tė mėdha nė Bosnje-Hercegovinė dhe nė tmerret gjenocidale, etnocidale e ekzodiale me pėrmasa pėrtej bibliko-kuranore nė arealin shqiptar tė aneksuar Serbisė – Jugosllavisė, me traktate diplomatike ruso-evropiane.

Realisht, Fuqitė e Vendosjes tė G-5 dhe G-7+1(mė mirė do t’i flinte G-7=1), tė involvuara fuqimisht nė Ēėshtjen e Kosovės, nė vend tė caktimit tė diagnozės sė saktė dhe tė pėrdorimit tė ilaēit adekuat pėr zhdukjen e shkaktarit, krejt deri tashti, u morėn me pėrpjekje pėr konservimin e plagės pa gatishmėri pėr ta shėruar. Kjo ishte rezultat i kompromiseve tė Perėndimit ofensiv(ende tė pakonsoliduar, heterogjen nė shumė kėrkesa: politike, socio-ekonomike, gjeostrategjike, civilizuese e kishtare-fetare) para interesave tė Lindjes defensive(ende e fortė, me lidhjet etnike e kishtare nė shėrbim tė gjeostrategjisė dhe tė interesave ekonomike e kishtare panortodokse tė mbėshtetura  fuqimisht nė kujtesėn historike mesjetare).

Shikuar mynxyrat e veprimit kanibalist serb, nė Kosovė aktualisht po ndodhė Andaluzia mesjetare plus pėr interesa tė Pansllavizmit, nė Kosovė po promovohet Ndeshja e Dy civilizimeve, e paralajmėruar pėr Ndodhje nė shekullin XXI. Dhe, mendoj fuqimisht, nė Kosovė e nė tokat shqiptare etnike tė aneksauara Serbisė-Jugosllavisė mė 1878, mė 1913, mė 1918, mė 1945 dhe mė 1989, duhet tė stopohet, pa hamendje, Ndeshja e krisherimit me islamin qė ka pėr t’i sjellė njerėzimit kataklizmėn e parashikimeve bibliko-kuranore.

Shkakun e vėrtetė tė Ēėshtjes sė Kosovės, tė ngritur tashti nė Krizė tė Serbisė-Jugosllavisė, do tė konstatoja me kėnaqėsi, e kanė tė qartė perėndimorėt, por posedimi i lindorėve me arsenal luftarak shkatėrrues, gati tė balansuar me tė perėndimorėve(krahas ekzistimit edhe tė disa interesave tė veēanta hipotekė nga e kaluara), ende nuk  lejon emėrtimin dhe adresimin drejt tė ēėshtjes.

Nė fakt, Kriza e Kosovės ėshtė rrjedhim i Ēėshtjes shqiptare tė pazgjidhur, ėshtė pėrpjekje pėr mbijetesėn shqiptare nė Kosovė e mė gjerė, kurse Kriza e Serbo-Jugosllavisė ėshtė pasojė e pėrpjekjeve pėr tė pėrjetėsuar spastrimin etnik shqiptar tė Kosovės me Strategjinė e tokės sė djegur tė viteve 1877/78Sanxhakun e NishitVilajetit tė Kosovės, pjesė etnike dhe historike e Njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė. 

Dhe, tė rikonstatojmė: Ēėshtja shqiptare e pazgjidhur, copėtimi i Shqipėrisė Etnike, faktikisht ėshtė rrjedhim i Ndeshjes sė Dy civilizimeve – tė krishtera e islame tė ballafaquara pėrgjakshėm gjatė Krizės Lindore me epilogun tragjik tė Luftės Ruso – Turke tė viteve 1877-1878.

Kjo Krizė u mbyllė, diplomatikisht, me Traktatin e Kongresit tė Berlinit, tė imponuar Perandorisė Osmane nga Gjermania, Franca, Anglia, Austro-Hungaria dhe Italia pėr interesat pansllaviste ruse, por ushtarakisht tė vendosur me thyerjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė maj tė vitit 1881, nga ushtria perandorake osmane me mbėshtetje morale, politike, diplomatike e ushtarake evropiano-ruse.

Qė konstatimet e mėsipėrme tė mos mbesin nė nivel tė spekulimeve, detyrimisht duhet t’u referohemi tė vėrtetave historike pėr copėtimet e Shqipėrisė Etnike me traktate diplomatike pėr harmonizimin e interesave gjeostrategjike imperialiste midis Perėndimit e Lindjes(katolicizmit plus - ordodoksisė plus) me inetersa direkte shtetėrore tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Bullgarisė, aktualisht tė Maqedonisė.

Kėshtu, Evropa dhe Rusia dėnuan kombin shqiptar, sepse duke e ndarė e duke e copėtuar nė disa shtete, shpartalluan, copėzuan aftėsitė dhe mundėsitė e tij natyrore, politike, ekonomike e ushtarake pėr mbrojtjen e qenies ekzistenciale e pėr prosperitet unik.

Pėr kėto ēėshtje i kam shkruar Memorandume e Letra tė hapura Faktorit tė Vendosjes pėr Ballkanin dhe pikėrisht Konferencės sė Parisit - Helsinku II, mė 1990; Grupit tė Kontaktit dhe intermediatorėve nė Krizėn e Kosovės: Holbruk – Hill, mė l998, Konferencės Ndėrkombėtare tė Rambujes pėr Kosovėn, mė 1999 etj. U kam ofruar tė dhėna statistikore e historiografike tė verifikuara.

Meqė nė Tavolinėn Tuaj aktualisht janė tė hapura opcione tė gjithfarshme pėr zgjidhjen e Krizės sė Kosovės, prapė si kompromis midis interesave tė Perėndimit dhe tė Lindjes dhe jo drejtpėrdrejt mbi tė drejtėn legjitime natyrore e politike tė vetėvendosjes tė banorėve tė saj, e ndi pėr detyrė humaniste dhe ekzistenciale t’ua pasqyrojė tė gjitha copėtimet - spastrimet etnike shqiptare tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė nga fillimi i shekullit XIX.

Njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė nė kuadėr tė Perandorisė Osmane nga mesi i shekullit XVII, kur feja islame u bė fe e shumicės absolute e albanofonėve nė arealin e administrimit tė kishės shėnsaviane, samoiliane e greke ortodokse, ka pasur rreth 120 000 km2.

Nė periudhėn e ngritjes tė shtetit tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Greqisė nga areali i Shqipėrisė u shkėputėn rreth 5 000 km2, vise periferike e krahina tė tėra kryesisht tė banuara me shqiptarė ortodoksė. Tjetėrsimi etnik i kėtyre viseve u krye deri nė fund tė Krizėz Lindore, me anė tė asimilimit pėrmes kishės, administratės shtetėrore dhe spastrimit etnik me strategjinė e tokės sė djegur.

Qeveritari i Serbisė e Milosh Obrenoviqit, nė vitet ‘20-30-ta tė shek. XIX, ngriti Fonde pėr finansimin e spastrimit etnik tė shqiptarėve nga njėsia shtetėrore vazale e Serbisė me Strategjinė e tokės sė djegur, si sot nė Kosovė. Ky spastrim etnikė pati mbėshtetjen morale, politike e materiale tė qarqeve antiturke e antiislame evropiane dhe veēanėrisht pėrkrahjen kishtare e shtetėrore tė Rusisė.

Copėtimin e parė ndėrkombėtar mė drastik tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė e projektoi, sipas diktatit rus, Konferenca e Shėn Stefanit e 3 marsit 1878. Kėso kohe njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė nė kuadėr tė Perandorisė Osmane kishte rreth 115 000 km2, me rreth 2 800 000 banorė, prej tė cilėve mbi 2 300 000 shqiptarė. Tė tjerėt ishin pakicė bullgare, vllehe, serbe, torbeshe, greke, gorane, turke, ebreje, rome etj. Njėsia administrative Vilajeti i Kosovės kishte rreth 43 400 km2 dhe luante rolin e Piemontit tė pėrpjekjeve kombėtare pėr autonominė e Shqipėrisė, si hap tė detyrshėm pėr pavarėsinė.

Traktati i Shėn Stefanit, i imponuar Perandorisė Osmane nga Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, parashihte copėtimin e katėr tė pestave tė Shqipėrisė Etnike, pėr interesa tė Bullgarisė, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Meqė zgjerimet e shteteve sllave ballkanike pansllavizmin rus e nxirrnin nė Adriatik dhe nė Mesdhe, kancelari i Gjermanisė, Bismarku, animoi Fuqitė evropiane: “Ujku i Anadollit tė mbetet nė Bosfor edhe pėr njė kohė!”- ftoi Kongresin e Berlinit pėr tė korrektuar interesat evropiano-ruse.

Me Traktatin e Berlinit, tė 13 korrikut 1878, Rusisė iu imponuan zgjidhje tė reja, sipas tė cilave nga Shqipėria Etnike do tė shkėputėn rreth 24 458 km2 dhe pikėrisht Serbia u zgjerua me rreth 10 500km2, Greqia me rreth 9 275km2 dhe Mali I Zi  me rreth 4 683km2. Bullgaria u tėrhoq nga tokat shqiptare nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit, por kjo mbeti hipotekė pėr aspiratat ekspansioniste tė Bullgarisė.

Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me Strategji tė tokės sė djegur pėr spastrimin etnik shqiptar tė tokave tė aneksuara me pėrkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake tė Rusisė e tė Evropės. Princi i Serbisė, Milan Obrenoviq urdhėroi ushtarakėt dhe paramilitarėt ēetnikė: “Merita mė tė mėdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketė ai, i cili do tė arrijė tė zhdukė e tė shpėrngulė mė shumė shqiptarė!“, plotėsisht si tashti Milosheviq.

Nė kushte tė njė dimri me borė qė nuk mbahet mend, Obrenoviq nxori nga shtėpitė rreth 300 000 shqiptarė tė Toplicės, Kosaonicės, Pustarekės etj., qė banonin nė rreth 700 lokalitete, prej tė cilave rreth 640 plotėsisht shqiptare e mė shumicė shqiptare islame nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII.

Rreth 350 000 shqiptarė, kryesisht myslimanė, larguan nga trojet stėrgjyshore ushtritė greke e malazeze. Burimet flasin pėr rreth 70 000 shqiptarė tė therė, tė vrarė e tė pjekur nė zjarrin e shtėpive nė rreth 600 fshatra shqiptare tė rrafshuara me zjarrė vetėm mė 1877/8. Identike si sot, para syve tė botės, nė prani tė korrespondentėve dhe tė vėzhguesve diplomatokė e ushtarakė rusė e evropianė.

Asnjė hap evropian e ndėrkombėtar pėr tė parandaluar gjenocidin me shumė tipare tė kanibalizmit tė shfaqur veēanėrisht nga serbėt mbi shqiptarėt e shqiptarėsinė e Sanxhakut tė Nishit!?!

Njėsia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipėrisė dhe kombi shqiptar do tė mbahen nė shėnjestėr tė planeve ekspansioniste pansllaviste e panortodokse edhe pas copėtimit sipas Traktatit tė Berlinit. Me kėrkesė e pėrkrahje tė Oborrit mbretėror e tė kishės ruse do tė vihet nė lėvizje diplomacia, shkenca, publicistika makineria propaganduese sllave e greke, por edhe njė pjesė e saj evropiane, pėr tė paraqitur Shqipėrinė koncept gjeografik pa etni monolite, dhe pikėrisht duke paraqitur amzėn e kombit, shqiptarėt muslimanė.

Nė kėtė drejtim posaēėrisht shqiptarėt e Vilajetit tė Kosovės, tė Piemontit tė shqiptarizmės(bartėse e tė gjitha luftėrave pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė), do tė tregohen si masė amorfe, tė pa aspirata pėr jetė civilizuese, pėr anarkistė, pėr tė antikrishterė, pėr barbarė, pėr dhunuesė tė ēdo gjėje serbe e tė krishtere, plotėsisht njėsoj siē bėri aparati shtetėror e kishtarė i Serbisė nė periudhėn e ngritjes sė Slobodan Milosheviqit, me pėrkrahje tė Rusisė e me sehirllėk tė Perėndimit.

Pėr tė parandaluar copėtimin e Shqipėrisė pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Parlamentin Osman ogranizuan Kryengritjen e Pėrgjithshme Shqiptare tė 5 prillit-18 gushtit 1912, nėn drejtimin e juristit drenicar, Hasasn Prishtina. Vetėm nė Vilajetin e Kosovės kryengritjes iu bashkuan rreth 83 000 luftėtarė, tė cilėt mė 12 gusht 1912 ēliruan kryeqendrėn administrative, kulturore, arsimore, fetare, politike, ekonomike tė Vilajetit tė Kosovės, SHKUPIN dhe nė vend tė Flamurit perandorak osman vendosėn Flamurin kombėtar shqiptar, i cili shtetit e kombit shqiptar i vie nga kujtesa mitologjike totemike dhe historike shtetėrore nacionale nė mundėsi tė kohės sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut.

Sulltani dhe Porta e Lartė i pranuan, mė 17 gusht 1912, kėrkesat e kryengritjes shqiptare  - Autonominė e Shqipėrisė nė shtrirje tė katėr vilajeteve shqiptare me gjithėsej 90 270km2, dhe pikėrisht Vilajeti i Kosovės me 32 900km2,  i Shkodrės me 10 970km2, i Manastirit me 28 500km2 dhe i Janinės me 17 900km2.

Kjo ishte Shqipėria Etnike me rreth 3 804 000 banorė, prej tė cilėve mbi 3 000 000 shqiptarė. Tė konstatojmė edhe faktin se nė publicistikėn osmane dhe evropiane, si edhe nė shumė observime politike e shkencore, sė paku deri nė fund tė shekullit XIX, edhe Vilajeti i Selanikut ėshtė konsideruar pjesė e njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė, pėr faktin se kishte njė numėr tė madh shqiptarėsh myslimanė e ortodoksė dhe se Selaniku, deri mė 1913, ishte njė ndėr qendrat me rėndėsi ekonomike, kulturore e politike kombėtare shqiptare.

Pranimi i Autonomisė sė Shqipėrisė nga Porta e Lartė mbi arealin administrativ tė Katėr vilajeteve shqiptare bezdisi kokėn e pansllavizmit. Rusia urdhėroi Aleancėn ballkanike(Serbia, Malit tė Zi, Bullgaria e Greqia) tė futej nė luftė me rreth 650 000 ushtarė e paramilitarė me armatim e me logjistikė ruese - de iure kundėr Turqisė, por de facto kundėr Shqipėrisė, qė po gdhinte autonome, me program tė qartė: tė copėtohej plotėsisht dhe pėrfundimisht Shqipėria dhe kombi shqiptar.

Ushtria serbe me tradhti i kapi dhe i internoi, nė Kalemegdan, tė gjithė ish-drejtuesit e kryengritjeve shqiptare antiosmane nė Vilajetin e Kosovės tė mbėshtetur nė Serbinė. Nė vise tė Shkupit u kapėn edhe Hasan Prishtina, Mulla Sahit Efendi Shkupi e Nexhib Dragė Mitrovica, tė cilėt, mė 14 tetor 1912, kishin informuar pėrfaqėsuesit evropian nė Shkup, se Shqipėria i ka kapur armėt jo pėr tė pėrforcuar pushtetin osman nė Ballkan, por pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

Ushtria dhe paramilitarėt serbė dhe malazez  likuiduan krerėt e hoxhallarėt qė mund ta ngritnin popullin nė rezistencė kundėr okupimi serb e malazez, me strategjinė e tokės sė djegur masakruan mijėra shqiptarė, plaēkitėn e rrafshuan pėrtokė, me top e zjarr, katundet e lagjet nė tė cilat u bė rezistencė shqiptare.

Dhe, derisa Princi i Serbisė, Aleksije Karagjorgjeviq, porsa shkeli nė tokėn shqiptare tė Kumanovės, i shkroi Evropės: Tė dėrgonte disa mijėra evropianė pėr t’i parė shqiptarėt e kapur robėr dhe pėr t’u biundur vetė se Evropa patjetėr duhet tė lirohet nga kėto gjusmegėrsira, se Evropa duhet tė spastrohet nga shqiptarėt myslimanė! , ushtria e Malit tė Zi me urdhėr tė Kral Nikollės, e me asistim tė popave tė kishės serbe, me “Sveto pismo-n”(!?) nėn sqetulla, zbatoi konvertimin me dhunė nė ortodoksė tė disa mijėra shqiptarėve myslimanė e katolikė, dhe i pagėzoi me emra kalendarikė ortodoksė e serbė.

Sė paku njė prift katolikė, dhjetėra hoxhallarė dhe qindra krerė, tė cilėt nuk pranuan kryqėzimin, i pushkatuan para syve tė anėtarėve tė familjeve. Dhe, tė gjitha kėto, si edhe sot, me parapėlqim tė Rusisė e para syve tė Evropės sė krishterė!?!

Me pėrkrahje tė Austro-Hungarisė, e nė njė masė edhe tė Italisė, do tė ndalet vėrshimi i ushtrisė aleate ballkanike para hinterlandit tė Vlorės – Durrėsit dhe do tė mundėsohet mbajtja e Kuvendit Gjithėshqiptar pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo do tė arrihet nė saje tė aktivitetit politik organizativ tė kosovarėve: Salih Gjukė Dukagjini, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, mandej tė Mit’hat Frashėrit e Mustafa Krujės etj.

Kuvendi u mblodh nė Vlorė, me mbėshtetje tė Vjenės, dhe mė 28 nėntor 1912, shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė nė shtrirjen e saj etnike, mbi Katėr vilajetet shqiptare, nėn kryesinė e Ismail Qemal Vlorės, i afėrt me qarqet politike greke(dhėndėr), italiane dhe austro-hungareze.

Megjithatė, Austro-Hungaria dhe Italia nuk rezistuan pėr njohjen e shtetit tė Shqipėrisė sė paku nė njė sipėrfaqe tė trungut etnik shqiptar prej 74 000 km2, ku pėrqindja arrinte 70-100% shqiptare. Njė kompaktėsi tė tillė etnike nuk kishte asnjė shtet “nacional” nė Ballkan as nė Evropė, ndėrkaq pakicėn e pėrbėnin grupet etnike: bullgare, vllehe, serbe, turke, torbeshe, gorane, rome, ebreje etj.

Konferencės sė Ambasadorėve(tė Rusisė, tė Anglisė, tė Francės, tė Gjermanisė, tė Aushtro-Hungarisė, tė Italisė dhe tė Turqisė) Vjena i parashtroi projektin e njė shteti shqiptar nė njė sipėrfaqe rreth 28.600km2, me rreth 800 000 banorė, dhe pikėrisht nė njė rrip tė Adriatikut nga Shkodra deri nė Butrint me njė hinterland qė nuk ofronte kushte pėr jetė shtetėrore.

Zatėn, mė vonė u vėrtetua se Vjena dhe Roma kėtė pjesė tė Shqipėrisė Etnike, nė tė cilėn jetonte pjesa mė e madhe e elementit shqiptar katolik, do ta marrin nė “mbrojtje” pėr interesat e tyre nė Adriatik e nė Mesdhe – drerjt Lindjes.

Konferenca e Ambasadorėve e Londrės(dhjetor 1912-gusht 1913) nuk pranoi asnjė kėrkesė shqiptare pėr njohjen e Shqipėrisė nė shtrirjen e saj etnike dhe historike dhe krijoi njė “Shqipėri” mė tė vogėl se njė e treta pjesė e Shqipėrisė Etnike, njė Shqipėri gati sa Vilajeti i Manastirit, njė Shqipėri mė tė vogėl pėr 14 800km2 se Vilajeti i Kosovės, Piemonti i Shqipėrisė mė 1878, pėrkatėsisht mė tė vogėl pėr 4 300 km2 se ky Piemont, mė 1912. Tė konstatojmė kėtu se sipas babasė sė shkencės etno- gjeopolitike serbomadhe, Cvijiqit, nė arealin e Kosovės sė sotme mė 1912, kishte vetėm rreth 5% serbė. Sipas hulumtimeve tė mia, tė thella, Kosova, mė 1912, kishte vetėm rreth 3.7% serbė.

Me Traktatin e Londrės Serbia u zgjerua pėr 39 000km2 me 1 290 000 banorė(34 000 km2 tokė shqiptare me rreth l 090 000 shqiptarė), Mali i Zi pėr rreth 7 000km2 me rreth 260 000 banorė kryesisht shqiptarė dhe boshnjakė dhe Greqia u zgjerua pėr 51 000km2 me 1 634 000 banorė, mbi toka turke, maqedono-bullgare dhe Ēamėrinė shqiptare me mbi 20 000km2 me 425 000 banorė.

Homeri i kombit shqiptar, Patėr Gjergj Fisha, i indinjuar nga veprimi antishqiptar, i paarsyeshėm, i Evropės, e shtruar para interesave tė pansllavizmit rus dhe tė panortodoksisė sllavo-greke, shau e trou: Uh Evropė, ti kurvė e motit/ Po a kėsaj i thonė besė e Zotit/, A kjo asht shejė e qytetnisė/ M’i da tokat e Shqypinsė/ Me ua dhanė klyshėve tė Rusisė…!

Dhe, pa u ndalur therja mbi shqiptarėt nga aleatėt ballkanikė, filloi Lufta I Botėrore. Shkaktar, edhe pėr kėtė luftė, ishte Serbia, apetitet ekspansioniste tė sė cilės u shtuan pas shpėrblimit tė madh qė i bėri Konferenca e Ambasadorėve nė Londrė. Ajo, tashti, duke pėrfituar nga idea kroato-sllovene e jugosllavizmit, do tė pėrshpejtojė pėr aneksimin e Bosnjės-Hercegovinės, Vojvodinės, Kroacisė e Sllovenisė.

Tokat e Shqipėrisė Etnike do tė bėhen arenė e luftimeve tė Dy bloqeve ndėrluftuese. Ushtria dhe paramilitarėt grekė, bullgarė, serbė dhe malazez vazhduan me strategjinė e tokės sė djegur pėr spastrimin etnik tė tokave shqiptare. Kėshtu, nga fundi i vitit 1912 deri nė fund tė vitit 1918, shkatėrruan pėrtokė, me top e zjarr, mbi 800 lokalitete shqiptare, vranė, therėn dhe zhdukėn rreth 350 000 dhe pėrndjekėn nga vatrat e tyre nė Anadoll mbi 500 000 shqiptarė.

Ky bilans ėshtė gjenocid dhe etnocid vetėm mbi substancėn etnike dhe nuk ėshtė i plotė. Dėshmi pėr kėtė ėshtė dallimi midis numrit tė shqiptarėve mė 1912 dhe mė 1920. Derisa nė prak tė Luftės I Ballkanike Shqipėria Etnike, siē u tha, kishte mbi 3 000 000 shqiptarė, Konferenca e Versajės-Parisit, me tė cilėn mbyllej Lufta I Botėrore, njohtohej nga Qeveria e Shqipėrisė dhe nga Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, se nė arealin e Shqipėrisė londineze ka 833 000 banorė, kurse pjesėt e Shqipėrsė Etnike tė aneksuara Shtetit Serbo-Kroato-Slloven versajas dhe Greqisė, kanė vetėm 946 929 shqiptarė. Do tė thotė, Shqipėria Etnike mė l920 kishte 1 220 000 shqiptarė mė pak se mė 1912, nė vend tė kishte rreth 4 000 000.

Konferenca e Paqes nė Versaj-Paris nuk mori nė konsideratė asnjė kėrkesė shqiptare pėr anulimin e Traktatit tė Londrės dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Madje, Rusia dhe Fuqitė e Mėdha evropiane jo se bekuan ndarjen e Shqipėrisė tė vitit 1912, por shqyrtuan edhe kėrkesat ballkanike, italiane e austriake pėr ndarjen edhe tė Shqipėrisė londineze tė vitit 1913. Dhe, vetėm prezenca dhe angazhimi i Kryetarit tė SHBA-ve, Vudrou Vilson, e shpėtoi nga copėtimi dhe shpėrbėrja edhe Shqipėrinė londineze.

Gjenocidi dhe spastrimi etnik grek e sllavė nė arealin shqiptar vazhdoi gjatė tėrė periudhės midis Dy Luftėtave Botėrore. Greqia, mė 1919, ndoqi rreth 35 000 shqiptarė myslimanė nga viset e Kosturit e tė Florinės, kurse rreth 180 000 shqiptarė tė krishterė i detyroi tė quhen “grekėr”.

Ndėrkaq, Jugosllavia versajase, me motivim pėr tė thyer Lėvizjen e rezistencės shqiptare – kaēake, kalli rreth 200 lokalitete shqiptare, vrau, theri, kalli, masakroi rreth 80 000 shqiptarė, rreth 400 000 i ndoqi me dhunė tė gjithfarshme ekonomike, shėndetėsore, policore, e rreth 300 000 i burgosi, i torturoi nė polici, i dėnoi me burgime shumėvjeēare e disa edhe me vdekje.

Pėr tė rritur pėrqindjen e serbėve-sllavėve nė 51%, deri mė 1937 solli nė Kosovė rreth 165 000 kolonistė serbė, malazez, rusė, kurse nė tėrė arealin shqiptar etnik tė aneksuar Jugosllavisė solli 46 000 familje koloniste(deri nė 320 000 veta). Ndėrkaq, Marrėveshja Jugosllavo-Turke e vitit 1937 parashihte shpėrnguljen edhe tė 400 000 shqiptarėve nė vitet 1938-1940.

Ndonėse Lufta e Dytė Botėrore mund tė ishte njė fat historik pėr mundėsinė e bashkimit tė Shqipėrisė Etnike e tė kombin shqiptar, sepse shpėrbėu Jugosllavinė versajase, Varrin e popujve joserbė, aleatėt nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanė Shqipėrinė Etnike nė pjesė tė interesit. Komitėt bullgarė e grekė dhe ēetnikėt serbo-malazez nė viset kufitare tė Shqipėrisė Etnike skenuan vrasje e ploja mbi individėt dhe masat shqiptare.

Megjithatė, Masakri i Bihorit, nė Sanxhak, pėr nder tė Bozhiēeve serbe, nė natėn e 5/6 janarit 1943, mbetėt masakra mė e madhe nė Ballkan gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ēetnikėt serbo-malazez tė shoqėruar nga popat shėnsavianė dhe tė mbėshtetur nė logjistikėn e ushtrisė fashiste italiane, plaēkitėn dhe i kallėn me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therėn, pushkatuan dhe kallėn nė shtėpia rreth 4.600 shqiptarė e boshnjakė dhe morėn me vete 251 vajzė dhe nuse tė reja, pėr tė shfryrė epshet shtazarake prej sllavi, dhe tė gjitha i masakruan. Me tė vrarė e tė therėt edhe nė vise tė Peshterrit, tė Tutinit, tė Pazarit etj., numri i tė masakruarėve kalonte 6.000-shin. Dhe, asnjė reagim publik i botės sė krishterė!?!

Lufta e Dytė Botėrore pėr Shqipėrinė Etnike do tė pėrfundojė me fitoren e Lėvizjes Antifashiste kominterniste, tė mbėshtetur nga Rusia, Anglia dhe SHBA-tė. Kjo ishte fatkeqėsi pėr kombin shqiptar, sepse aleatėt antifashistė pėrligjėsuan kufijtė shtetėror tė Versajės.

Nga fundi i vitit 1944 aleatėt jugosllavė kominternistė nė aleancė me ēetnikėt, me dinakėri vendosėn administratėn shtetėrore jugosllave nė tėrė territorin e Jugosllavisė versajase dhe popullit shqiptar i mohuna tė drejtėn nė vetėvendosje, tė pranuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Akademiku Vasa Ēubriloviē, Ministėr nė Qeverinė e Serbisė, mė 3 nėntor 1944, plasoi Elaboratin pėr spastrimin etnik tė “pakicės” shqiptare e gjermane nė “Jugosllavi”, kėrkesė kjo shekullore serbe, e cila “mund tė zgjidhet mė sė miri gjatė luftės, siē ėshtė kjo(…)”.

Sipas Ēubriloviēit serbėt kurrė nuk kanė “pasur kushte mė tė mira dhe rast pėr vendosjen e ēėshtjes sė minoriteteve. Krahas spastrimeve ushtarake gjatė operacioneve duhet tė pėrdorėn edhe mjetet e tjera: t’u merren tė gjitha tė drejtat, tė nxirren para gjyqit ushtarak, tė dėrgohen nė kampe pėrqėndrimi t’u konfiskohet pasuria dhe tė detyrohen pėr shpėrngulje”.

Pėrfundonte: “Ndoshta kurrė mė nuk do tė na ofrohen kėso rrethanash qė shtetin tonė ta kthejmė nė shtet pastėr etnik” dhe “nėse kėtė problem nuk e zgjidhim tash, kurrė mė nuk do tė arrijmė ta zgjidhim”.

Komandantėt e komisarėt partizanė serbė, malazez e maqedonė, skenuan kurtha, ngritėn burgje provizore dhe i kthyen nė kasaphėna pėr shqiptarėt. Prof. Ymer Berisha, Kryetar i Organizatės “Besa Kombėtare”, i raportonte pėrfaqėsuesit anglo-amerikan nė Tiranė, Hadson-it, mė 22 tetor 1945: “Pasi u mblodhėn tė gjitha armėt, u burgosėn tė gjithė krerėt, bajraktarėt dhe personalitetet e njohura dhe u hodhėn nė burgjet mė tė kėqia, nė tė cilėt shumė prej tyre vdiqėn nga uria(…).

I merrnin natėn nga burgu, nga l0 deri nė 15 veta dhe duke luajtur me muzikė, i vrisnin pas torturave tė mėdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therur, duke i vrarė, e nė disa raste duke u rėnė me ēekiē nė kokė, duke ua vėnė nėn thonj gjilpėrat(gozhdat), duke u rėnė brinjėve, duke ua prerė pjesėt e trupit derisa ata ishin gjallė. Nė atė vepėr renqethėse partizanėt dėrdėlliseshin rreth viktimės, kinse kishin ardhur pėr tė blerė mish, me fjalėt: ‘ma prisni edhe mua njė kilogram mish (…)!’ Shumė herė viktimave ua shponin trupin me hekur tė skuqur(…).

Nė kėtė mėnyrė gjetėn vdekjen edhe tė zotėt e familjeve pėr njė faj tė vetėm, pse kishin qenė familjarė tė mirė dhe kishin rritur e edukuar drejt mė shumė se katėr djem(…). 75 krerė dhe personalitete tė njohura nga Drenica ishin mbytur duke u rėnė me ēekiē nė kokė dhe ishin hedhur nė njė gropė tė madhe.

Pėr shkak tė kėtyre reprezalieve i gjithė populli i kėsaj krahine, qė ka 35.000 banorė, u ngrit nė kėmbė dhe nxori zėrin e zemėrimit: “Ose vdekje ose Liri!” Gjashtė mijė burra filluan luftėn e quajtur “Lufta e Drenicės”, sepse u zhvillua nė atė vis dhe po nga ai popull...”

Ky raport, ky dokument, sikur tė fliste pėr tragjedinė shqiptare aktuale. Mbi njė pėrvojė historike tė hidhur ėshtė ngritur edhe gjykimi popullor shqiptar: “Prej shkjaut nuk mund tė lind tjetėr, pos shkja” dhe “Mut tė mirė e shka tė mirė s’ka!” Tė vazhdojmė me fakte historiografike:

Nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare tė aneksuara Jugosllavisė avnojiste, nė shenjė tė shtypjes sė “Kundėrevolucionit” tė imagjinuar nga serbėt, alibi pėr institucionalizimin shtetėror tė krimit e tė gjenocidit mbi shqiptarėt, njėsitė ushtarake jugosllave e paramilitare oznase, zbatuan burgosje, internime, pėrndjekje e vrasje masive, si dhe kallje tė fshtrave e tė kuarteve shqiptare tė qyteteve, nė rast se “shtihej njė pushkė e vetme kundėr ushtrisė jugosllave!”

Madje, organizuan edhe ploja mbi rekrutėt shqiptarė tė mobilizuar me dekrete tė pushtetit ushtarak. Tė pėrmendim Plojėn nė Vėrshac, mė 1 mars 1945, ku u pushkatuan disa dhjetėra rekrutė shqiptarė, kurse Ploja e 1 prillit 1945 nė Tivar pėrfundoi me 1 690 rekrutė shqiptarė tė masakruar nė njė oborr dhe nė njė kohė pėr 2-3 minutash.

Kujtesa historike flet pėr 4 000 rekrutė shqiptarė tė vrarė nė marshutėn Prizren-Tivar-Dubrovnik nė prill-maj 1945. Dhe, tė dhėnat flasin pėr faktin se deri nė vitin 1951, kur e thyen rezistencėn e armatosur shqiptare antijugosllave, ushtria dhe policia jugosllave – serbe, maqedone e malazeze, likuidoi, vrau dhe zhduku, pa nishan, 68-72.000 veta. Realisht, Shtabi Suprem i KosovėsProklamatėn e tetorit 1945, saktėsonte: “Mė 1945 u pėrsėrit historia dhe prapė sipas urdhėrit tė Beogradit zbatohet therjas masive mbi popullin shqiptar. Ende nuk kanė kaluar dhjetė muaj nė regjistėr janė shėnuar mė shumė se 35 mijė tė vrarė dhe mė shumė se 50 mijė tė ndjekur, fati i tė cilėve nuk dihet. Kėtė nuk e themi ne, por vetėm faktet. Katėr data historike tragjike(1878, l912, 1918, 1945), katėr qeveri tė ndryshme, por me politikė tė pėrbashkėt dhe plotėsisht tė njejtė, unike dhe shumė tė thjeshtė: shfarosja dhe zhdukja e popullit shqiptar nė Kosovė”.

Ky bilans, megjithatė, nuk ėshtė i saktė. Regjistrimi i vitit 1948 nė Kosovė “gjeti” vetėm 498 245 kurse nė arealin shqiptar nėn Jugosllavinė vetėm 750 43l, qė do tė thotė 196 498 mė pakė se mė 1920, nė vend qė tė kishte rreth 3 000 000 shqiptarė. Kėtė pasqyron edhe shtimi i shqiptarėve midis regjistrimit tė vitit 1948 dhe 1981, i rritur pėr 728 491 frymė, pra nė 1 126 736.

Teza se bilansi i krimit jugosllav mbi shqiptarėt nė Periudhėn e Titos arrinė nė rreth 100 000 mund tė gjente mbėshtetje edhe nė kėto fakte: Nga Kosova, deri me 1981, janė ndjekur pėr nė Turqi mbi 200 000, kurse nga tė gjitha viset shqiptare nėn Jugosllavi, vetėm deri me 1966, janė ndjekur 412 000 shqiptarė.

Sipas njė raporti tė Kryesisė sė LSPP tė Kosovės tė viti 1977, vetėm nga Kosova, midis viteve 1912-1976, janė ndjekur e pėrndjekur Njė milion shqiptarė.

Thenė kushtimisht, nė periudhėn e ngritjes sė Milosheviqit l981-991, Serbia ėshtė nė luftė tė pashpallur kundėr shqiptarėsisė sė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze, por edhe tė vetė Shqipėrisė. Programin pėr Serbinė e Madhe, pa shqiptarėt tė pranishėm, e nxori nė shesh Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė. Ėshtė ky pikėrisht Memorandumi i vitit 1985, mbi platformėm e Elaborateve pėr zhdukjen e shqiptarėve tė akademikėve Ēubriloviq, Ivo Andriē etj. mė 1937, 1939, 1943.

Evropa, kėta akademikė, i lauronte nobelist!?! Nė kėtė periudhė nėpėr burgjet e Jugosllavisė do tė kalojnė mbi 900 000 shqiptarė(750 000 nga Kosova dhe mbi 150 000 nga viset shqiptare nėn administrimin e Maqedonisė kominterniste, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi). Sipas tė dhėnave statistikore gjyqėsore, vetėm midis viteve 1981-1990 pėr vepra penale politike Serbia dėnoi 3 500 shqiptarė me gjithsej rreth 25 mijė vjet burg. Vetėm nga shkurti deri nė qershor tė vitit 1990, policia sekrete serbe helmoi, me substancė helmuese, 7 400 nxėnės shqiptarė.

Me dhunė sistematike administrative, gjyqėsore, policore e ushtarake, Serbo-Jugosllavia shpronėsoi shqiptarėt e Kosovės, tė Fushėgropės sė Preshevės etj. nga tė gjitha liritė, nga tė gjitha tė drejtat, nga e drejta pėr tė ekzistuar. Vlera e jetės sė shqiptarit do tė bėhet e barabartė me vleftėn e njė plumbi. Ēdo serb mund tė vriste akėcilin shqiptar, dhe pėr aktin e krimit do tė shpėrblehej.

Dhe, Perėndimi do tė tregohet i paaft, pėr ta kapur problemin nga koka. Deklarativisht e pėrkrahu dhe e stimuloi kursin politik tė LDK-sė nė krye me dr. Ibrahim Rugovėn – “Pėr zgjidhjen paqėsore tė statusit tė Kosovės mbi bazė tė vullnetit tė popullit tė shprehur nė Referendumin e vitit 1991!” Kėshtu, Rugova, ia paraqiti popullit “pėrkrahkejn” e Perėndimit, veēanėrisht tė SHBA-ve, dhe e vuri nė gjumė popullin, pa asnjė plumb afėr vetės pėr ta paguar, sė paku, jetėn e tij.

Sė kėndejmi, edhe Perėndimi dhe SHBA-tė finasuan pėr trullosjen e masave shqiptare, parakusht pėr sukseset e Milosheviqit pėr spastrimin etnik shqiptar tė Kosovės me pėrmasa tė pėrmbytjeve ekzodiale mitologjike tė popujve tej bibliko-kuranor.

Dhe, qartė, hyrja e Perėndimit dhe e SHBA-ve nė luftėn aktuale pėr Ēėshtjen e Kosovės, tė emėrtuar si “Kriza e Kosovės”, ėshtė konsekvencė e pagadishmėrisė sė Perėndimit dhe e SHBA-ve pėr ta emėruar me emrin e vet prapaskenėn pansllave-panortodokse tė gjenocidit, tė etnocidit dhe tė kanibalizmit serb tė dėshmuar historikisht mbi shqiptarėt.

Perėndimi dhe SHBA-tė e shpėrblyen Milosheviqin nė Dejton - nė vend qė luftėn kundėr Milosheviqit – Pansllavizmit ta zhvillonin nė terrenin serb, ngritėn organizmin shtetėror “Srpska Republika” dhe atė nė 51% tė sipėrfaqės sė Bosnjės-Hercegovinės dhe i vunė minat unitetit shtetėror tė Bosnjės-Hercegovinės pėrjetėsisht. Thyerja e Milosheviqit nė terrenin serb do tė ndodhte shpejtė.

 Lufta e Perėndimit kundėr Pansllavizmit nė Kosovė, nė njė areal josllav dhe me shumicė absolute islame, u shkoi pėr shtati planeve gjenocidale, etnocidale dhe kanibaliste pansllave e panortodokse. Pasojat e kėsaj ndeshjeje, tė Perėndimit me Lindjen nė Kosovė, pėr shqiptarėsinė e Kosovės, dhe pėr tėrė kombin shqiptar, janė katastrofike, mbi ēmimin e ēdo lufteje tė shqiptarėve tė Kosovės e mė gjerė kundėr pushtuesit kolonial barbar serb, tė kuptuar si domosdoshmėri jetėsore shqiptare dhe tė pėrkrahur nga bota pėrparimtare, demokratike, antikolonialiste, antiraciste, antifetare dhe liridashėse. 

 

E k s e l e n c ė,

Nga e tėra qė u tha mund tė nxirren pėrfundime dhe sugjerime:

Lufta e sotme e NATO-s nė krye me SHBA-tė, ndjekur fisnikėrisht nga Anglia dhe anėtarėt e tjerė, shėnon fillin e kthimit tė borxhit qė i ka Perėndimi dhe Bota islame kombit shqiptar. Ky ėshtė hap i parė drejtė zgjidhjes sė mundshme tė Ēėshtjes shqiptare nė interes tė paqes nė Ballkan, nė Evropė e mė gjerė, sepse Ēėshtja shqiptare ėshtė ēėshtje perėndimore(katolike e protestane) dhe islame, nė lidhje tė pashkėputshme. Kosova me pėrbėrjen etnike e me pėrkatėsinė civilizuese shekullore ėshtė hallka mė e sigurtė, mė natyrore, e lidhjes sė Perėndimit katolik-protestan me Lindjen islame;

Pėrpjekja e disave nga mesi Juaj dhe midis tė tė fuqishmive, si Kina etj., pėr tė kurthuar, prapė, shqiptarėt nė jetė tė pėrbashkėt shtetėrore me Serbinė - “Jugosllavinė“, me njė shtet qė nuk i lidh gjaku, gjuha, tiparėt kombėtare  as civilizimi, nuk ka asnjė kuptim. Ai kurthim do tė jetė “paqe” e pa pėrspektivė, me rreziqe tė reja pėr rajonin, sepse viktima e dhunuar dhe e masakruar kaq barbarisht, nuk mund tė ndihet e lirė nėn njė kulm me dhunuesin kriminel me tiparė kanibali tė dėshmuara.

Dhe, emėrtimi i pėrpjekjeve shqiptare tė pėrgjakshme pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare etnike dhe historike si pėrpjekje “pėr Shqipėrinė e Madhe”, ėshtė angazhim antishqiptar, ėshtė anti humanizėm, ėshtė kontribut pėr konservimin e “plagėve” qė kullojnė gjak. Pėrkufizimi shtetėror nė Ballkan nė shtrirje tė kufijve etnikė ėshtė zgjidhja mė e drejtė, qė do tė sillte paqen hyjnore tė bekuar nga Zoti.

Ndaj, tė zbuten drejt evitimit kundėrthėniet nė Lagjen e Faktorit tė vendosjes, veēanėrisht midis akterėve nė G-5 dhe G-7+1. Me forcėn e argumenteve tė bindet “plus 1-shi” se “Jugosllavia” tashti i takon historisė, dhe se Serbia e ka dhunuar, e ka kallė dhe, duke e mbuluar me viktima shqiptare, e ka humbur pėrjetėsisht pjesėn e pretenduar nė Kosovė dhe gjetkė nė tokat shqiptare, ku ka zbatuar strategjinė shekullore serbe tė tokės shqiptare tė djegur.

Serbia mund tė bėhet Serbi evropiane vetėm pasi tė tokėzohet nė arealin etnik tė Serbisė;

Uniteti solidar i kombit shqiptar tė Kosovės dhe mė gjerė, ėshtė ekzemplar shėmbullor, por pa traditė politike tė organizuar. Ndaj, klani i ledekeistave tė dr. Ibrahim Rugovės i dėshtuar pėr turp, tė anashkalohet, tė lihet nė margjinė nga Faktori i vendosjes, pėr hir tė evitimit tė gjakderdhjes midisshqiptare “pėr pushtet”!?! Ky klan, nė kushte tė njė shoqėrie demokratike, do tė pėrgjigjej pėr bashkėkoautor nė gjenocidin dhe nė spastrimin etnik shqiptar tė Kosovės, nė krah tė Milosheviqit.

Tė pėrkrahet Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės me mandat tė UĒK-sė, mekanizmat dhe strukturat shtetėrore, diplomatike e ushtarake tė saj. Antagonizmat e klanit tė Rugovės ndaj Qeverisė Thaēi kanė burimin nė aspiratat e pansllavizmit pėr ruajtjen e prezencės sė tij nė zemrėn e Ballkanit;

Vendosmėri dhe urgjencė pėr t’i vė nė jetė PESĖ PIKAT e NATO-s, pa asnjė lėshim. Kjo, pėr hir tė shkallės sė lartė tė martirizimit tė kombit shqiptar si rrjedhim edhe i konvergjencave brenda NATO-s dhe pėr hir tė autoritetit tė vetė NATO-s. Tė mos mirren vendime tė ngutshme pėr statusin e Kosovės, para se tė hulumtohen pasojat e dhunės, tė gjenocidit, tė kanibalizmit serb mbi qenien shqiptare tė Kosovės. Verifikimi i saktėsisė nga NATO-ja.

Lartėsia e shkallės sė bilansit tė gjenocidit, tė etnocidit e tė kanibalizmit serb mbi shqiptarėt dhe shqiptarėsinė e Kosovės, mbi historinė, tė sotmėn dhe tė ardhmėn e kombit shqiptar nė viset ku Serbia -“Jugosllavia” ka zbatuar Strategjinė e tokės sė djegur, ėshtė ēmimi i statusit shtetėror tė Republikės sė Kosovės. Zgjidhjet e ngutshme, dhe veēanėrisht ndonjė Zgjidhje salamone tė Krizės sė Kosovės, tė preferuara nga antiperėndimorėt, do tė jenė tė papranueshme, - do tė kuptohen kushtrim pėr kombin shqiptar pėr jetė o vdekje!

Domosdo tė bėhen revendikime tė kufirit shtetėror midis Serbisė e Kosovės, duke ndjekur kufijtė etnikė, tė cilėt janė prishur nė fillim tė viteve ‘50-ta, pa marrė pėlqimin as tė shqiptarėve tė Fushėgropės sė Preshevės-Bujanocit(Kosovės Lindore) as tė serbėve tė Kolashinit. Kjo ishte bėrė pėr qėllime antishqiptare: Tė prishej kompaktėsia etnike shqiptare e Kosovės, tė dobėsohej forca e saj rezistuese antiserbe;

Krahas vendosjes pėr statusin shtetėror tė Kosovės, tė vendoset edhe statusi shtetėformues i shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi dhe tė bėhet shfuqizimi i kuptimit sllavēe tė konceptit kufi tė shteteve nėpėr tokat pastėr etnike shqiptare, pjesė tė njė tėrėsie etnike e historike.

Tė hapen mundėsi pėr vetėpėrcaktim tė Sanxhakut tė Tregut tė Ri pėr jetė shtetėrore me Republikėn e Kosovės - me lidhje shtetėrore, politike, fetare e etnike tė pashkėputshme me Kosovėn nga periudha ilire. Lidhje e Sanxhakut me Serbinė ėshtė kujtesa pėr dhunėn dhe gjenocidin serb ortodoks mbi Sanxhakun iliro-boshnjak mysliman.

Zgjidhja e statusit tė viseve shqiptare nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi dhe e statusit tė Sanxhakut, duhet tė jetė e pandashme nga zgjidhja e statusit shtetėror tė Kosovės edhe nga fakti se shqiptarėt nga Maqedonia dhe Mali i Zi dhe boshnjakėt nga Sanxhaku kanė finansuar fuqimisht pjesėn e vetė, shumė tė madhe, tė mallit, tė pėrpjekjeve e tė gjakut pėr ēlirimin e Kosovės nga robėria barbare serbe. Kėshtu qė, shqiptarėt e Kosovės, nė ēdo kohė e me ēdo ēmim, nuk mund tė qėndrojnė larg ngjarjeve shqiptare e boshnjake nė ish-arealin e Jugosllavisė versajiste-avnojiste.

Krejt nė fund, meqė po punoni me zell pėr paqe midis serbėve e shqiptarėve, dėshiroj tua kujtoj konstatimin e Procopit tė Cezaresė(shek. VI): Sllavėt hynė nė luftė pa shkas, bėjnė luftė tė ndyrė dhe e pėrfundojnė atė pa marrėveshje! Historia vėrteton se nė serbėt janė ruajtur ato tipare tė sllavėve tė periudhės sė dyndjeve nė trojet e Ilirikut, midis stėrgjyshėrve tė shqiptarėve historikė. Dėshmi pėr kėtė ėshtė “lufta” dhe “paqja” nė Kroaci e nė Bosnjė-Hercegovinė.

Shkurt, ėshtė vėshtirė tė bėhet paqe me njė popull, i cili fitorėn e synon me masakrime civilėsh tė tė gjitha moshave dhe tė tė gjitha gjinive, me dhunim tė vajzave para prindėrve, tė nuseve para burrave, tė nėnave para fėmijėve, qė vretė kafshėt e atij qė e mėsynė, qė jeton me tė mirat materiale tė plaēkitura, qė shkatėrron ēdo gjė qė nuk ėshtė serbe-ortodokse, qė rrėnon varret dhe objektet e kultit tė tjetrit, qė kallė fshatra e qytete paraprakisht tė plaēkitura, qė dhunon kufomat e viktimave. Hėpėrhė, vetėm njė mur kinez do tė kishte kuptimin midis serbėve e shqiptarėve!

Me shpresė se u kam ofruar tė dhėna tė mjaftueshme pėr realitetin e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, dhe sugjerime qė mund t’u shėrbejnė, kam nderin tė Ju pėrshėndes me dinjitetin shqiptar, kurrė duart e pėrgjakura me gjak tė huaj nė emėr tė shqiptarisė jasht trollit tė tij etnik.

Pėr vendimet historike tė drejta qė do ti merrni pėr vendosjen e Ēėshtjes sė Kosovės, si hap tė parė pėr zgjidhjen e Ēėshtjes shqiptare,

Zoti Ju shpėrbleftė!

 

G o s t i v a r, 19 maj 1999

 

·         Iu dėrgua me E-mail-e gazetare Fakti, Koha Ditore, Rilindja, Zėri i Kosovės dhe shumė gazetave e agjencive me E-maile-t e pėrmendura nė Parathėnie. E botoi Revista “Ftesa”, nr. 13, Gostivar, Qershor 1999, 15-19. E morėm nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn  shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000, 237-252.