Me rastin e 64 vjetorit tė mbjtjes sė Konferencės sė Bujanit

 

MESAZHI I KONFERENCĖS SĖ BUJANIT

( 31 DHJETOR 1943 – 1 / 2 JANAR 1944 )


        Shkruan: Prof. Dr. Xhelal GJEVORI

        Tiranė, 30. XII.2007

 

( Njė dokument i Konferencės sė Bujanit - klikoni KETU )

 

****


       
Konferenca e Bujanit, qė u zhvillua pak mė shumė se gjashtė dekada mė parė, ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė re tė Kosovės, me vlera jo vetėm historike, por dhe aktuale.


        Peshėn dhe rėndėsinė asaj ia japin momentet nė tė cilat u mblodh e padyshim dhe vendimet qė ajo mori. Konferencės i paraprinė zhvillime mjaft tė turbullta, qė vinin nga qėndrimet, nga presionet e nga pėrplasjet me udhėheqjen e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė e tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Jugosllavisė. Pikėrisht nė prag tė konferencės, udhėheqja e PKJ-sė rriti trysninė ndaj organizmave tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės. Nė udhėzimet e direktivat e dėrguara njėri pas tjetrit, shprehej shqetėsimi e mospajtimi me zhvillimet nė Kosovė dhe paralajmėrohej udhėheqja e Kosovės qė tė bėnte kujdes e tė mos binte nėn ndikimin e linjės shqiptaromadhe. Kėshtu, Tempo, njėri nga udhėheqėsit kryesorė tė PKJ-sė e tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒJ-sė, nė udhėzimin e datės 2 tetor 1943, ndėr tė tjera, shkruan: “Nga materialet tuaja shihet qartė se ju, qė tani po bini nėn ndikimin e klikės shqiptaromadhe nė lidhje me kufijtė e ardhshėm ndėrmjet Jugosllavisė dhe Shqipėrisė… Qėndrimi ynė pėr kėtė ēėshtje ėshtė i qartė. Ne jemi pėr luftėn e pėrbashkėt tė popujve tė Kosovės me popujt e tjerė tė Jugosllavisė kundėr okupatorėve nazifashistė. Nė kėtė rrugė tė gjithė popujt, pra dhe ai i Kosovės, do tė mund tė fitojnė lirinė e tyre tė plotė kombėtare. ēėshtja e kufijve tė ardhshėm ndėrmjet Jugosllavisė dhe Shqipėrisė do tė zgjidhet nė bashkėpunim nga tė dyja vendet. Si do tė jetė kjo zgjidhje, kjo do tė varet nga zhvillimi i situatės politike nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri, kurse ne sot nuk mund tė themi asgjė tė pėrcaktuar nė lidhje me kėtė ēėshtje”.


        Kurse nė njė udhėzim tjetėr, tė lėshuar mė 25 nėntor 1943, pra njė muaj para konferencės, insistohej pėrsėri qė “tė keni kujdes qė tė mos bini nė pozitat e reaksionit shqiptaromadh, sikurse keni vepruar nė gazetėn tuaj “Lirija”. Atje ju po flisni hapur se si Kosovėn e kanė copėtuar; Mitrovicėn, Vushtrinėn e Podujevėn e kanė marrė ēetnikėt serbė, kurse Kaēanikun e disa vende tė tjera tė banuara nga shqiptarėt i kanė marrė bullgarėt. Nė njė vend tjetėr, ju ushtrinė e Kosovės e trajtoni si ndonjė ushtri aleate tė UNĒJ-sė dhe UNĒSH-sė. Nga kėto qėndrime duket qartė se ju nė Kosovė, nė tė vėrtetė, po pranoni linjėn shqiptaromadhe. Ndėrsa qėndrimi ynė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm”. Nė kėtė linjė ėshtė dhe letra e J.B.Titos e 2 dhjetorit 1943, drejtuar KQ tė PKSH-sė, nė tė cilėn i tėrhiqej vėmendja udhėheqjes sė Shqipėrisė pėr mendimet e shfaqura pėr ēėshtjen e Kosovės. Nė tė theksohej, ndėr tė tjera, se sot nuk ėshtė koha qė tė diskutohet ēėshtja e kufijve midis Shqipėrisė e Jugosllavisė, por qė tė dyja kėto vende tė ngrihen nė luftė kundėr okupatorit nazifashist.


        Kėto deklarime, qė shprehnin nė thelb njė qėndrim politik tashmė tė pėrcaktuar tė PKJ-sė, e rritėn shqetėsimin nė radhėt e shqiptarėve e sigurisht dhe tė udhėheqjes sė Luftės Nacionalēlirimtare tė Kosovės. Presionet e S.V.Tempos, vendimet e Mbledhjes sė Dytė tė KANĒ tė Jugosllavisė dhe letra e Titos drejtuar KQ tė PKSH-sė, i bindėn shqiptarėt e Kosovės se nga udhėheqja e PKJ-sė nuk mund tė shpresohej zgjidhja e problemit tė tyre kombėtar. Prandaj kėtė ēėshtje jetike shqiptarėt dhe organizmat e tyre politike vendimmarrėse duhet ta merrnin vetė nė dorė. Nė rrethana tė tilla, u pėrpunua ideja e mbajtjes sė Konferencės sė Parė Nacionalēlirimtare, nga e cila do tė dilte Kėshilli Nacionalēlirimtar i Kosovės, organi mė i lartė i pushtetit, qė do tė kishte tė drejtėn tė vendoste pėr tė ardhmen e Kosovės.


        Vendimi pėr thirrjen e konferencės u mor nė njė konsultė tė organizuar nė Malet e Sharrit nė fillim tė nėntorit 1943 nga Komiteti Krahinor i PKJ-sė pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit. Nė rezolutėn e miratuar aty, ndėr tė tjera, thuhej: “Tė ndėrmerret menjėherė konvokimi i konferencės mė tė gjerė pėr formimin e Kėshillit Nacionalēlirimtar tė pėrbashkėt pėr tėrė Kosovėn. Nė konferencė do tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha nacionalitetet dhe tė gjitha rrymat politike qė ishin nė pozitat e luftės kundėr okupatorit, pasi nga kjo luftė do tė sigurohej e drejta e vetėvendosjes”.


        Nė pėrputhje me orientimet e konsultės, Komiteti Krahinor mori masat e duhura qė tė sigurohej njė pjesėmarrje sa mė e gjerė, sidomos e njerėzve me influencė, pavarėsisht nga bindjet e pėrcaktimet e tyre politike. Nė kėtė mėnyrė do tė arrihej tė sigurohet njė pėrfaqėsim i gjerė i shtresave dhe i forcave shoqėrore tė Kosovės, ēka do t’i jepte konferencės legjitimitetin e plotė pėr tė marrė vendimet e duhura. Mirėpo, nė kėtė proces dolėn njė numėr vėshtirėsish. Disa qarqe me influencė nga radhėt e nacionalistėve hezituan t’i pėrgjigjeshin ftesės pėr tė marrė pjesė nė konferencė, me arsyetimin se platforma e shpallur nga PKJ-ja kurrsesi nuk ēonte nė zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve, rrjedhimisht dhe pėrpjekje tė tilla, siē ishte organizimi i konferencės, sipas tyre, nuk do tė sillte ndonjė rezultat konkret e nuk do mund tė ndryshonte asgjė nė qėndrimin ndaj shqiptarėve. Nė rrethana tė tilla, kontaktet me disa persona me autoritet nga qarqet nacionaliste si: Bedri Pejani, Selman Riza, vėllezėrit Kryeziu etj., nuk dhanė rezultatet e pritura, pėr rrjedhojė nuk u bė e mundur qė tė sigurohej pjesėmarrja e tyre nė konferencė.
Konferenca i zhvilloi punimet mė 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 nė kullėn e Sali Manit, bajraktarit tė Krasniqes, qė ndodhej pranė bazės sė Shtabit Kryesor tė UNē tė Kosovės dhe tė Komitetit Krahinor pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit.

 

        Nė konferencė morėn pjesė 49 delegatė qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset dhe shtresat shoqėrore tė Kosovės. Midis pjesėmarrėsve kishte komunistė, nacionalistė dhe atdhetarėt tė tjerė demokratė, pėrfaqėsues tė Forcave tė Armatosura, tė rinisė e tė gruas antifashiste etj. Midis delegatėve nuk kishte mosmarrėveshje me karakter ideologjik, ndoshta dhe pėr arsye se nacionalistėt vinin si individė, “si patriotė pa parti”, me opinione personale, pa qenė tė organizuar nė ndonjė rrymė apo parti politike tė caktuar. Ata ishin shprehur tė gatshėm pėr tė luftuar pushtuesit nazifashistė dhe me gjithė rezervat, kishin pranuar qė kjo luftė tė inkuadrohej me luftėn e popujve tė Jugosllavisė.

 
        Nė botimet serbe e jugosllave ėshtė shkruar shumė pėr pjesėmarrjen nė konferencė tė delegatėve nga territoret jashtė Kosovės, si pėr Tefik ēangėn nga Shkodra, Beqir Ndoun, Veli Maxhun Doēin, Shaban Haxhin, Jalė Sali Bajraktarin nga Malėsia e Gjakovės, pėr pesė delegatė tė tjerė nga treva e Plavės dhe e Gucisė, ndėr ta dhe pėr Sadik Bekteshin etj. Pjesėmarrjen e tyre ata e kanė paraqitur si ndėrhyrje tė Shqipėrisė nė problemet e Kosovės. Nė tė vėrtetė pjesėmarrja e tyre ishte rrjedhojė e rrethanave tė kohės dhe e vendit ku u mbajt konferenca. Nė Malėsinė e Gjakovės, nga vinin kryesisht ata, nė atė kohė vepronin batalioni “Bajram Curri”, batalioni “Rinia”, Batalioni I i Malėsisė dhe batalioni “Perlat Rexhepi” i Shkodrės, si dhe aradha “Emin Duraku”. Pėr malėsorėt e pėr kosovarėt atėherė kufiri midis Kosovės e Shqipėrisė konceptohej si njė vijė imagjinare, dėshmi e padrejtėsisė sė bėrė mė 1913-ėn. Tani nė marrėdhėniet Malėsi e Gjakovės - Kosovė, ishte krijuar njė realitet i ri, me lidhje e me komunikim tė drejtpėrdrejtė tė njerėzve nė tė dyja anėt e kufirit. Nga ana tjetėr, delegatėt nga Malėsia e Gjakovės dhe trevave tė tjera nuk ishin tė deleguar tė PKSH-sė, por veprimtarė tė lėvizjes, apo luftėtarė tė njėsive partizane qė vepronin nė kėtė zonė.


        Konferencėn e pėrshėndetėn personalitete tė njohura tė luftės si: Fadil Hoxha, komandanti i Shtabit Kryesor tė UNē tė Kosovės, Pavle Joviēeviqi, sekretar politik i Komitetit Krahinor, Xhafer Vokshi, nė emėr tė Rinisė Antifashiste, Sabrije Vokshi, nė emėr tė gruas antifashiste dhe nė emėr tė Brigadės Kosovare-Maqedonase, komisari i saj politik Xhevdet Doda. Nė konferencė pėrshėndeti dhe pėrfaqėsuesi i misionit anglez, major Baily, i cili vlerėsoi angazhimin e shqiptarėve nė Luftėn Antifashiste dhe siguroi mbėshtetjen e aleatėve pėr ta.


        Gjatė tri ditėve tė konferencės, delegatėt diskutuan mbi dy referatet e paraqitura, njėri “mbi situatėn politike”, mbajtur nga Mehmet Hoxha, ish-prefekt i Elbasanit, tani njė ndėr figurat kryesore tė luftės dhe tjetrin “Mbi rolin e kėshillave nacionalēlirimtarė”, mbajtur nga Xhavit Nimani, njė ndėr udhėheqėsit e Komitetit Qarkor tė PKJ-sė pėr Rrafshin e Dukagjinit. Pas diskutimeve, me propozimin e Zekeria Rexhės, u miratua ngritja e njė komisioni pėr hartimin e rezolutės dhe tė proklamatės, si dokumente kryesore qė do tė aprovoheshin nė konferencė. Nė komision bėnin pjesė figura tė njohura tė Kosovės si: Z. Rexha, M. Hoxha, H. Dushi, P. Joviēeviq, Xh. Hana, F. Hoxha, Xh. Nimani dhe M. Miēkoviq. Gjatė diskutimit tė tyre, mbi pėrmbajtjen e rezolutės, reagoi i pari P. Joviēeviqit, sekretar politik i Komitetit Krahinor tė PKJ-sė pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit. Nė ndėrhyrjen e tij, Joviēeviqi tėrhoqi vėmendjen se si duhej kuptuar e drejta e popujve tė Jugosllavisė pėr vetėvendosje. Nė asnjė dokument tė udhėheqjes jugosllave, theksoi ai, nuk flitej pėr ndarje tė krahinave, as pėr vendosje kufijsh e aq mė pak pėr njohjen e kufijve qė ka vendosur fashizmi. Kėto ēėshtje, tha ai, do tė diskutohen pas ēlirimit. Prandaj paragrafi i rezolutės ku flitej pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, sipas tij, duhet tė hiqej. I menjėhershėm ishte dhe pėrgjigjja e Hajdar Dushit, i cili duke iu referuar dhe artikullit tė J.B.Titos, botuar nė organin e PKJ “Proleter”, ku ndėr tė tjera thuhej se pjesėmarrja nė luftėn kundėr fashizmit i garantonte ēdo kombi tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje, hodhi poshtė pretendimet e Joviēeviqit dhe argumentoi tė drejtėn e pamohueshme tė popullit tė Kosovės qė tė vendosė vetė mbi fatin dhe tė ardhmen e tij.


        Nė fund, konferenca miratoi dy dokumentet e paraqitura, rezolutėn dhe proklamatėn, e mė pas ajo zgjodhi Kėshillin Antifashist Nacionalēlirimtar pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit, si organin mė tė lartė tė pushtetit nė Kosovė. Formimi i Kėshillit Nacionalēlirimtar, krahas organizmave tė tjerė qė ishin formuar mė parė, Shtabit Kryesor tė UNē pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit dhe Komitetit Krahinor pėr Kosovėn, qė vareshin direkt nga organet respektive tė federatės, pėrcaktonte pozitėn e veēantė tė Kosovės, barazinė e saj me republikat e tjera tė Jugosllavisė.


        Nė rezolutėn e miratuar nė konferencė, ndėr tė tjera, thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit ėshtė krahinė e banuar me shumicė nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonė, ashtu edhe sot, dėshiron me u bashkue me Shqipėrinė”. Formulimi i njė qėndrimi tė tillė, siē thoshte Hajdar Dushi, mbėshtetej nė vetė deklaratat e PKJ-sė dhe tė KANē-it tė Jugosllavisė, nė tė cilat njihej parimi i vetėvendosjes sė popujve deri nė shkėputje, parim bazė ky i Kartės sė Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatėt e koalicionit antifashist. Mė poshtė nė rezolutė theksohej se “Lufta e pėrbashkėt me popujt e tjerė tė Jugosllavisė kundėr okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarėve tė tij, ėshtė e vetmja rrugė pėr me fitue lirinė, nė tė cilėn tė gjithė popujt, pra edhe populli shqiptar, do tė kenė mundėsi me vetėvendosė mbi fatin e tyre, me tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje. Garanci pėr kėtė ėshtė UNē i Jugosllavisė dhe UNĒ i Shqipėrisė, me tė cilėn ėshtė ngushtėsisht e lidhur. Pėrveē kėtyre, pėr kėtė garantojnė aleatėt tanė tė mėdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe e Teheranit).


        Miratimi i dokumenteve nga pėrfaqėsues tė mandatuar nga populli i Kosovės, pėrfshi dhe dy figurat qendrore tė luftės nė Kosovė, Pavle Joviēeviqin, sekretar politik i Komitetit Krahinor dhe Fadil Hoxhėn, komandant i Shtabit Kryesor tė UNē tė Kosovės, u jepnin atyre gjithė vlerėn, rėndėsinė dhe legjitimitetin e duhur. Rezoluta e Bujanit pati dy efekte tė menjėhershme. Sė pari, ajo tregoi se tė gjitha rrymat dhe grupimet politike nė Kosovė kėrkonin bashkimin me Shqipėrinė; sė dyti, ajo e vuri pjesėn mė tė avancuar tė komunistėve shqiptarė tė Kosovės, me nė krye Hajdar Dushin, nė njė pozitė konfrontimi tė hapur me udhėheqjen e PKJ-sė.


        Sado qė vendimet e Konferencės sė Bujanit nuk u pėrfillėn e nuk u respektuan nga udhėheqja partiake e shtetėrore e Jugosllavisė, pėr shqiptarėt ato do tė mbeteshin njė pikė referimi, njė detyrė e njė aspiratė e pėrhershme, njė frymėzim pėr betejat e ardhshme politike tė zhvilluara pas Luftės sė Dytė Botėrore, nga tė cilat do tė pėrcaktohej fati i Kosovės. Ato kurrsesi nuk do tė mund tė zhbėheshin apo tė anuloheshin me dekrete, dokumente apo vendime tė ēfarėdo lloji, tė forumeve partiake e shtetėrore tė Jugosllavisė. Nė kėtė rrafsh do tė zhvlerėsohesh letra e 28 marsit 1944-r tė KQ tė PKJ-sė drejtuar Komitetit Krahinor tė Kosovės, me tė cilėn i tėrhiqej vėmendja kėtij tė fundit pėr vendimet e marra nė Bujan; po ashtu dhe vendimet e manipuluara tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės, tė thirrur nė Prizren nė korrik 1945, me tė cilat shfuqizoheshin vendimet e Konferencės sė Bujanit. Qėndrimet arbitrare tė PKJ-sė nuk do mund tė ndalnin efektin e vendimeve historike tė marra nė Bujan. Pėrkundrazi, ato do tė nguliteshin nė kujtesėn historike tė popullit tė Kosovės dhe do t’u pėrcilleshin brezave, nga viti nė vit e nga dekada nė dekadė, pėr tė ardhur nė ditėt historike qė jeton sot Kosova, si frymėzim e si mbėshtetje teorike, historike e ligjore pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės. E vėshtruar nga ky aspekt, kjo ngjarje e madhe historike, organizatorėt dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e saj meritojnė respekt e mirėnjohje pėr kėtė vepėr historike, qė kryen nė ato vite tė vėshtira nė dobi tė Kosovės, tė ardhmes sė saj.