|
Nė 100 vjetorin e Betejės sė
Grykės sė Kaēanikut, 24 prill - 02 maj
1910 RRETHANAT
POLITIKE QĖ SOLLĖN DERI TE KRYENGRITJA
E KOSOVĖS E VITIT 1910 _____________________________________________________________________________________________________________ Autor: Mr.sc. Metush Zenuni - Kaēanik, 08. 05. 2010 Historia mijėvjeēare e popullit shqiptar
ėshtė e mbushur me luftra pėr mbrojtjen e trojeve tė veta etnike dhe pėr
ēlirimin e vet kombėtar, ndėrsa asnjėherė nė histori nuk zhvilloi luftėra
pushtuese. Luftėrat
heroike qė zhvilloi populli shqiptar gjatė shek. XV nėn udhėhegjen e Gjergj
Kastriotit - Skėnderbeut, frymėzuan gjithė brezat qė erdhėn mė pas nė
kryengritjet e tyre ēlirimtare kundėr pushtuesve tė huaj. Poashtu nė lėvizjet
kombėtare tė shek. XIX emri i Skėnderbeut u bė simbol i bashkimit kombėtar tė
mbarė shqiptarėve nė luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė e tė trojeve tė
pushtuara shqiptare nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane nuk i njohu asnjėherė
shqiptarėt si komb mė vete. Ai i trajtoi ata sipas fesė: myslimanėt si
osmanė, ortodoksėt si grekė dhe katolikėt si latinė. Pėrballė kėsaj politike
qė vinte nė rrezik ekzistencėn e shqiptarėve si komb dhe tė Shqipėrisė si
atdhe tė tyre, patriotėt shqiptarė shpalosėn qysh nė fillim tė Rilindjes
Kombėtare flamurin e luftės pėr njohjen e kombit shqiptar nė arenėn
ndėrkombėtare dhe pėr bashkimin e katėr vilajeteve nė njė territor tė vetėm
administrativ, pėrkatėsisht nė njė vilajet tė vėtem shqipėtar. Gjatė shek.
XIX, Kongresi i Berlinit ndau edhe njė herė trojet shqiptare pėr tė ngopur
apetitet e shteteve fqinje nė Ballkan, Serbisė, Greqisė dhe Bullgarisė. Edhe
pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit nė qershor 1878, lufta pėr autonomi
vazhdoi dhe ēėshtja shqiptare tėrhoqi vėmendjen e fuqive tė mėdha. Pas luftės Osmano - Greke, tė vitit
1897, fuqitė perėndimore i pėrtėritėn presionet e tyre mbi Stambollin qė tė
fillonte zbatimin e reformave administrative tė kahershme nė Maqedoni dhe nė
trojet shqiptare. Nė janar tė vitit 1899, nė Gjenevė u organizua Kongresi i
Maqedonėve dhe Bullgarėve pėr tė kėrkuar formimin e njė Maqedonie Autonome ku
do tė pėrfshiheshin Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Kosovės. Si reagim ndaj kėtyre ngjarjeve njė grup
krėrėsh shipėtar nė Kosovė filluan mė aktivisht fushatėn pėr ringjalljen e
idesė sė vjetėr tė bashkimit tė katėr vilajeteve me popullatė shqiptare
(Kosova, Manastiri, Janina dhe Shkodra) nė njė Vilajet tė vetėm.[1] Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ishte thirrja
e Kuvendit Kombėtar Shqiptar, i njohur si Lidhja e Pejės, i cili zhvilloi punimet
nė Pejė mė 23-29 janar 1899. Kuvendi mori vendime tė rėndėsishme siē ishin
Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe akti i Besės prej 12 pikash.
Kryetar i Kuvendit dhe Komitetit u zgjodh Haxhi Zeka. [2] Perandoria
Osmane, e udhėhequr nga Abdyl Hamiti II, i cili fillimisht kishte pamjen e
njė reformatori, por pėr shkak tė presionit qė kishte nga Rusia, Anglia,
Austro - Hungaria dhe Franca, tė cilėt punonin pėr reformat nė favor tė
popujve tė krishter dhe duke pėrfituar nga shpallja e luftės prej Rusisė, ai
e pezulloi kushtetutėn dhe u mbėshtet gjithnjė e mė shum ėnė hierarkinė
fetare myslimane. [3]
Pėrvoja e Lėvizjes Kombėtare e viteve tė
fundit tė shek. XIX, u tregoi shqiptarėve se njė nga rrugėt pėr tė larguar
rrezikun e copėtimit tė vendit ishte pėrmbysja e regjimit autokrat tė
Sulltanit dhe vendosja e njė rendi tė ri kushtetues qė tė njihte tė drejtat
kombėtare tė popujve tė shtypur. Pėr tia arritur kėtij qėllimi, atdhetarėt
shqipėtar hynė nė bashkėpunim me Lėvizjen nacional - borgjeze tė turqve tė
rinj (Xhon Turq) qė lindi nė vitet 80-ta tė shek.XIX dhe drejtohej kundėr
absolutizmit tė sulltan Abdyl Hamitit II.[4] Kjo bėri qė
kundėrshtarėt e regjimit tė Abdyl Hamitit II mė 04 -09 shkurt 1902 nė
Paris tė mblidhen nė kongresin e parė
tė turqve tė rinj,[5]
qė i bashkoi Turqit, Arabėt, Kurdėt dhe Shqiptarėt tė cilėt veten e quanin
Xhonturq. Nga shqiptarėt nė Kongres morėn pjesė: Ibrahim Temo, Ismail Qemali,
Dervish Hima etj.[6]
Megjithate Kongresi nuk pati rezultat,
sepse programet e pėrballė programeve nacionale tė shqiptarėve, kurdėve ose
Armenėve, viheshin ėndrrat e osmanistėve qė e shikonin tė ardhmen e
perandorisė nė njė simbiozė tė popujve tė ndryshėm.[7] Pas
pėrpjekjeve disavjeqarė komitetet xhonturke nė Revolucioni xhonturk i vitit 1908,
ndodhi mė tepėr pėr shkak tė situatave tė brendshme turke, sesa pėr shkak tė
problemeve tė jashtme tė Perandorisė qė aspironin pėr zhvillime tė reja
Evropiane. Xhonturqit ishin idhtar tė njė partie reformatore, e cila rrekej
ta kthente turqinė nė njė shtet kushtetutar sipas modelit Europerėndimor.[9]
Perandoria Osmane nga pikėpamja ndėrkombėtare, arriti kulmin e tij mė 1856,
kur Kongresi i Parisit rivendosi pushtetin e Sulltanit dhe garantoi
territorin e Perandorisė. Por, njėzet e dy vjet pas Parisit, nė Kongresin e
Berlinit, ata autorizuan copėtimin e territoreve turke dhe sulltani u ndodh
nė njė pozitė shumė tė disfavorshme. Qėllimi i Evropės ishte tė shpėtonte
Turqinė nga kthetrat e Rusisė dhe shumė vjet pas 1878-tės, deri nė fillimin
luftės sė madhe, kabinetet evropiane i ishin pėrmbajtur politikės sė tyre pėr
Lindjen e Afėrt, e cila kishte tė bėnte me integritetin e Perandorisė osmane.[10]
Acarimi i marrėdhėnievendėrkombėtare dhe
angazhimi gjithnjė e mė i madh i Austro - Hungarisė, Rusisė dhe Italisė nė
Turqi, patėn ndikim nė afrimin e shqiptarėve me Xhonturqit. Shtetet e
sapokrijuara tė Ballkanit: Diplomacia serbe, e mbėshtetur nė
pėrkrahjen e fortė tė diplomacisė ruse, u angazhua nė mėnyrė tė pa ndėrprerė
pėr shuarjen e Lėvizjes Kombėtare Shqipėtare, qoftė pėrmes hapave tė
vazhdueshme te porta e lartė, qoftė pėrmes aksioneve tė pėrbashkėta politike
me shtetet tjera tė Ballkanit. [12]
Krahas hapave diplomatike nė Stamboll, Ministria e Jashtme e Sėrbisė kėrkoi
nga pėrfaqėsitė e veta nė Turqi qė ta pėrdornin gjithnjė vėmendjen nė minimin
e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ajo rekomandonte njė varg formash pėr
arritjen e kėtij qėllimi: korruptimin dhe bėrjen pėr vete tė bejlerėve tė
mėdhenj qė do tė punonin nė tė mirėn e synimeve politike tė borgjezisė serbe,
nxitjen e hakmarrjes dhe vėllavrasjes si dhe angazhimin e personave tė
pėrshtatshėm pėr tė likuiduar krerėt e shquar. Serbia ishte i vetmi shtet
sllav i Ballkanit qė u deklarua qė nė fillim kundėr kryengritjes sė Kosovės
tė vitit 1910 dhe ishte e interesuar qė ajo tė shtypej sa mė shpejtė dhe nė
mėnyrė sa mė energjike.[13]
Popujt e Ballkanit - grekėt, shqiptarėt, sllavėt dhe maqedonėt, kishin
pikėpamje tė ndryshme, qė shkonin nga autonomia e deri nė pavarėsi. Qė nė
dimėr tė vitit 1908 - 1909, komitėt bullgar dhe andartėt grekė rimorėn armėt
nė njė kohė qė edhe viset shqiptare po merrnin flakė.[14] Fitorja e revolucionit xhonturk nė vitin
1908 (Hyrietit), ndėrhyrja e fuqive tė mėdha nė Kosovė si dhe gatishmėria e
shqiptarėve pėr tė luftuar kundėr Sulltanit, ndikuan nė thirrjen e Kuvendit
tė Ferizajt, i cili u mbajt mė 20 korrik tė vitit 1908. Kuvendi i dėrgoi
telegram sulltanit duke kėrkuar rivendosjen e sistemit kushtetues tė vitit
1876 dhe mbledhjen e Parlamentit, pėr vendosjen nė Perandorinė Osmane tė
regjimit monarkist, kushtetues e parlamentar.[15] Megjithė pėrkrahjen
qė i dha Lėvizja Kombėtare Shqiptare Revolucionit Xhonturk, pas fitores sė
tyre, sidomos pas thyerjes sė kundėrrevolucionit tė 13 prillit 1909,
xhonturqit morėn masa brutale kundėr zhvillimit tė Lėvizjes.[16]
Kėtyre masave u shtoheshin edhe presionet e fuqive tė mėdha tė ndara tani nė
Aleancėn tripalėshe dhe tė pėrqara nga rivalitetet imperialiste. Ndikim tė veēantė pati nė vilajetin e
Kosovės, sepse kėtu arbitrariteti i Stambollit ishte mė i shfrenuar se ēdo
kund tjetėr. Acarimi i vazhdueshėm i gjendjes politike ēoi nė kryengritjen
antiosmane, e cila shpėrtheu nė Kosovė nė pranverė tė vitit 1910.[20]
Pas shpresave tė vitit 1908, kur njė pėrfaqėsues i parisė, Ismail Qemajli
ishte vėnė nė krye tė grupit shqiptar nė Parlament, zhgėnjimet nuk kishin
vonuar. Krahina e Kosovės u ngrit qė nė mars 1910, e ndjekur shpejtė nga
malėsorėt e veriut nėn udhėheqjen e Dedė Gjo Lulit qė ngriti flamurin e Skenderbeut.
[21] Ismail Qemajli, nga Stambolli jepte
udhėzime pėr organizimin e Kryengritjes. Njė veprimtari tė dendur patriotike
zhvillonin edhe shtypi i kohės dhe patriotėt e tjerė jashtė vendit. Grupi i
deputetėve shqipėtarė nė krye me Hasan Prishtinėn nga tribuna e Parlamentit
Osman demaskonte politikėn xhonturke dhe mizoritė e kryera nė Kosovė. [22]
Deputeti Hasan Prishtina paralajmėroi se nėse nuk ndryshohej kjo lloj
politike, atėherė Kryengritja e pėrgjithshme do tė ishte e pashmangshme.
Parashikimi i Hasan Prishtinės u vėrtetua dhe nėpėr vilajete nisėn sulmet
masive tė popullsisė fshatare dhe asaj qytetare kundėr abuzimeve tė
administratės turke. [23]
Nė mesin e prillit vitit 1910, nė Vilajetin e Kosovės, vijuan tė krijohen
ēeta tė armatosura: popullsia po pėrgatitej pėr luftė. Pushteti xhonturk,
duke parė se ēpėrmasa po merrte vala e kryengritjeve shqiptare nė Kosovė,
dėrgoi Shefqet Turgut Pashėn me njė ushtri prej 16.000 ushtarėsh. [24]
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė
sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Gjenerali Ēerkez,
Shefqet Turgut Pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė
revoltuar dhe tė bindte Kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte
ushtrinė nė kėtė vilajet, pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė
ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. [25] Kryengritėsit
shqiptar, me tė marrė vesh se Shefqet Turgut Pasha kishte nisur njė ushtri
kaq tė madhe, tė ndarė nė dy kolona, filluan tė zinin pozicionet rreth Grykės
sė Kaēanikut.[26] Isa Boletini kishte tubuar kryengritėsit e
Shalės, tė Llapit, tė Dukagjinit e tė Drenicės dhe arritėn nė Llapushnik. Mė
15 prill 1910, Hasan Hysen Budakova i rrethit tė Prizrenit e Idriz Seferi i
rrethit tė Gjilanit kishin mbėrritur herėt nė mėngjes, te sheshi i xhamisė nė
Caralevė. Mbledhjen e kryesoi, Idriz Seferi. Nė kėtė mbledhje u caktua
Kėshilli i Furnizimit dhe u vendos qė tė dėrgoheshin nė tė dy anėt e Grykės
sė Kaēanikut luftėtarė tė stėrvitur nga tė gjitha viset e Kosovės. [27]
Idriz Seferi sė bashku me kryengritėsit e anėve tė Gjilanit e tė Preshevės i
caktua tė mbronte Grykėn e Kaēanikut nga ushtria Osmane, e cila depėrtonte
nga Shkupi drejt rrafshit tė Kosovės. Mė 24 prill 1910, forcat kryengritėse
kosovare, tė udhėhequra nga Idriz Seferi, e shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut,
e ndalėn trenin qė qarkullonte nėpėr Kaēanik, i ēarmatosėn ushtarėt dhe
ndėrprenė lidhjen kyēe tė
komunikacionit Shkup - Vilajeti i Kosovės. Rėnia e Grykės sė Kaēanikut nė dorė tė
kryengritėsve kosovarė pati njė rėndėsi tė madhe, sepse kjo Grykė
konsiderohej nga ushtria osmane si njė portė drejt pushtimit tė tokave
shqiptare.[28]
Porta e lartė, me tė marrė lajmin se Gryka e Kēanikut kishte rėnė nė duar tė
shqiptarėve, vendosi tė dėrgonte akoma mė shumė forca nė Kosovė pėr tė shuar
kryengritjen dhe pėr ta shtėnė nė dorė sa mė parė Grykėn e Kaēanikut.[29]
Mė 29 prill 1910, kryengritėsit shqiptar, afro 3000 - 4000, u gjetėn tė
rrethuar nė Grykėn e Kaēanikut nga njė ushtri elite osmane prej 40.000 ushtarėsh. Pra katėr
mijė kryengritės shqiptar kishin pėrballė dyzet mijė ushtar turq. Sulmin e
parė e filloi ushtria osmane, duke djegur fshatrat Begracė, Stagovė, Runjevė
e Vėrban, ku mendohej se atje ishin pėrqėndruar 800 kryengritės
shqiptarė pėr tė mbrojtur Kaēanikun
nga ana e veriut. Lufta e rreptė nė mes tė kryengritėsve
shqiptar dhe forcave tė ushtrisė osmane, filloi mė 29 prill 1910. Gjatė tėr
ditės Gryka e Kaēanikut ushtonte nga gjėmimi i topave dhe nga virgėllima e
pushkėve tė vjetra shqiptare. Kur malėsorėve u mbaroi municioni, lufta filloi
fyt pėr fyti. Pas shtatė orė luftimesh tė pėrgjakshme, ushtria osmane shtiu
nė dorė stacionin hekurudhor dhe tėrė qytetin. [30] Nė mesditė e
30 prillit 1910, ushtira osmane me artileri tė rėndė dhe 9.000 kėmbėsor hyri
nė Grykėn e Kaēanikut ndėrsa rezistenca
vazhdoi deri mė 01 maj 1910. Arsyet e kryengritjes sė shqiptarėve tė vitit
1910 tė njėjta me kryengritjet e vitit 1909, pra rezistenca e shqiptarėve
ndaj padrejtėsive qė i bėnte perandoria osmane ndaj shqiptarėve nė
administratė, kulturė dhe nė arsim.[31] Me gjithė
epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e
tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill - 1 maj) divizioni osman nuk mundi tė
mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė
veēanta luftarake. Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime
kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Ushtria osmane
pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave, nė betejėn e Kaēanikut u vranė disa
mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik
mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij, u
shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi
popullsinė e pambrojtur. Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik,
patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
[32]
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet
Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera
qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė.
Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė,
tė komanduara nga Isa Boletini, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 veta.
Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar
nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me
vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa
Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i
talentuar ushtarak. [33]
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės,
ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė
Kosovės. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė. Shefqet Turgut
pasha nuk arriti tė futej nė Shkodėr, siē kishte parashikuar, pėrmes Dukagjinit.
megjithatė, ai hyri nė Shkodėr pėrmes Pukės mė 24 korrik 1910. Me vendim tė
qeverisė u mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave
dhe botimi i librave nė gjuhėn shqipe. U pushuan nga puna mėsuesit e gjuhės
shqipe tė shkollave shtetėrore, si dhe nėpunėsit shqiptarė qė kishin marrė
pjesė nė lėvizjen kulturore e arsimore kombėtare. [34] Kryengritja e Kosovės e vitit 1910
ushtroi ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė
tjerė, tė Maqedonisė dhe tė Arabisė. Pėr ta nuk qenė tė panjohura synimet
shoviniste tė qarqeve politike tė shteteve fqinje, qė mund tė shfrytėzonin
luftėn shqiptaro-osmane pėr plotėsimin e qėllimeve tė tyre. Kryengritja kundėrosmane
nė Kosovė filloi nė kohėn kur mbreti Pjetėr I, N. Pashiqi dhe Millovanoviēi,
pas vizitės sė tyre nė Nga ana tjetėr, Bullgaria bėnte
pėrpjekje tė lidhej me qarqet politike shqiptare pėr ta pėrdorur luftėn e
tyre nė tė mirė tė synimeve tė veta. Pėr kėtė qėllim qeveria bullgare dhe
vetė mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga
krerėt shqiptarė. Ndėrkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me
interesim kryengritjen shqiptare. Grupe tė tjera politike bullgare, duke i
vlerėsuar ngjarjet nė Shqipėri si kalimtare, kėrkonin qė Bullgaria tė mbante
qėndrim korrekt kundrejt Perandorisė Osmane. [35] Megjithėkėtė,
si qarqet oborrtare tė Sofjes tė kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe
qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do ti jepte njė
goditje tė fortė regjimit xhonturk, parashikonin tė nxirrnin pėrfitime prej saj.
Pėrfaqėsuesi diplomatik serb nė Sofje u pėrpoq tė bindte kreun e qeverisė
bullgare, se ishte nė interesin e shteteve ballkanike ti liheshin Turqisė
duart tė lira pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare. Shqetėsimi se kryengritja shqiptare mund
tė shfrytėzohej nga Vjena, si pretekst pėr ndėrhyrje nė Ballkan, pėrbėnte njė
arsye mė shumė qė Fuqitė e Mėdha, duke respektuar
politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė
Perandorinė Osmane, nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i
trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme e
Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr shtypjen e
kryengritjes. Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė
shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė pėrdori
ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njėjtė.[37]
Midis fuqive mė tė interesuara nė kėtė kohė pėr ēėshtjen shqiptare vazhdonin
tė ishin Austro-Hungaria dhe Italia. Megjithate, si Vjena ashtu edhe Roma,
ndonėse kishin ndaj shqipėrisė qėllime tė kundėrta me ato tė portės sė lartė,
mbėshtetėn veprimet e qeverisė sė Stambollit kundėr kryengritėsve shqiptar
dhe vazhduan tė ndiqnin politikėn e ruajtjes sė status - quosė nė Ballkan. Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė
Lartė pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri, ministri i
Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte Stambollin qė tė mos
shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj shqiptarėve, sepse nga ky konflikt
do tė pėrfitonin armiqt e Turqisė nė radhė tė parė Rusia, rivalja e fuqishme
e Austro - Hungarisė nė Ballkan. [38] Tė njėjtin
qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane. Nėpėrmjet pėrpjekjeve
diplomatike qė bėnė pranė qeverisė xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn
vėrejtjen asaj pėr masat e tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit
se ndjekja e kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me
shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do tua lehtėsonte
shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve
shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as Berlini, as Vjena. [39] Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė,
San Xhuliano, nėpėrmjet ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė
kujdesshme e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk e
miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke nė Shqipėri;
ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn simpatinė pėr kryengritjen
shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr tė qeverisė xhonturke kundrejt
shqiptarėve. Pas shpėrthimit tė Kryengritjes nė Kosovė Qeveria e Romės i
premtuan Ismail Qemalit dhe disa personaliteteve shqiptare se do tė pėrkrahin
kryengritėsit shqiptarė pėr tė fituar vetėqeverisjen, me kusht qė shqiptarėt tė
pėrkrahin synimet imperialiste tė Romės nė rajonin e Adriatikut. Ky synim i
Qeverisė sė Romės binte ndesh me interesat e Austro - Hungarisė.[40]
Nė kėto qėndrime tė dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe
mjedisi arbėresh. Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan
u ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i propagandės qė
kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe komitetet bėnė nė tė mirė tė
kryengritjes shqiptare. Njė vend tė veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte
e para lėvizje e armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek.
XX, por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e suksesshme
luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė vilajetit tė Shkodrės nuk
ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė saj. Lufta e armatosur e popullit
shqiptar kundėr sundimit osman nuk arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė
gjerė kombėtare as nė rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje
edhe nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i
veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin e ushtrisė
sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit nuk arritėn tė
organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė gjithė vilajetin. Vatrat e
qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj.,
mbetėn tė shkėputura nga njėra-tjetra. [41] Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė
qendre tė vetme drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė
paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit qėndroi mėnjanė
ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk u pėrfshi nė luftėn e
armatosur kundėr regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarėve tė klubeve
atdhetare nė vilajetet e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte
ende e bindur pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. [42] Deputetėt
shqiptarė, si Ismail Qemajli dhe shumė patriot tjerė, nuk qenė tė prirur nė
kėtė kohė pėr tė dalė nga kuadri i luftės parlamentare dhe ende shpresonin se
kėrkesat themelore tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare mund tė siguroheshin nė
rrugė diplomatike, pa qenė nevoja pėr tė ardhur deri te Kryengritja e
armatosur. Luftėn diplomatike ata e
lidhnin me luftėn parlamentare. Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se
shqiptarėt u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė
pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur nga
instruktorė tė huaj. Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė
shteteve fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan ti pėrmbaheshin politikės,
tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė. [43] ___________________________________________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________________________________________________ |
[1] Noel Malcolm, Kosova njė histori e
shkurtėr, Koha, Prishtinė 2001, f. 241.
[2] Historia e popullit shqiptar II, Tiranė
2002, f. 276.
[3] Georges Castellan, Histori e Ballkanit,
shek. XIV XX,Tiranė 1991, f.384.
[4] Historia e popullit shqiptar II, f.371.
[5] Petrika Thėngjilli, Historia e Perandorisė
Osmane, Tiranė 1997, f. 224.
[6]
[7] Georges Catelan, vepra e cituar.f. 384.
[8] Petrika Thėngjilli, vepra e
cituar, f. 226 -227.
[9] Peter Barlt, Shqipēria, nga
mesjeta deri sot, Prizren 1999, f. 105.
[10] Ferdinand Schevill, BALLKANI,
historia dhe qytetėrimi, Tiranė 2002, f.357.
[11] Sadullah Brestovci, Idriz Seferi
kreshniku i Karadakut, Rilindja, Prishtinė
19.1.1970, f.13.
[12] ASHRPSSH, E vėrteta mbi Kosovėn
dhe Shqiptarėt nė Jugosllavi, Prof. Zekeria Cana, Politika e Qeverisė Serbe
ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare 1908 1912, 173 - 174
[13] Zekerija Cana, po aty, f.174 -175.
[14] Georges Castellan, Histori e Ballkanit,
shek. XIV XX, Tiranė 1991, f. 388 389.
[15]
[16] S. Brestovci, Rilindja, e mėrkurė 21.1.1970. 13.
[17] G. Castellan, vepra e cituar, f. 389.
[18] Kaliopi Naska, Ismail Qemajli nė Lėvizjen
Kombėtare shqiptare, ASH e RPSSH, Tiranė 1987, f. 73 -74
[19] Historia e popullit shqiptar II, f. 426.
[20]
[21]
G. Castellan, vepra e cituar, f.389.
[22] Mr. Sheremet Krasniqi, Hasan Hysen
Budakova, Rilindja, Prishtinė 1997, f. 110 -111.
[23] Nina Smirnova, Historia e shqipėrisė
pėrgjat shek . XX, f. 49 50.
[24]
[25] Historia e popullit shqiptar II, f. 429
[26] Mr. Sheremet Krasniqi, po aty, f. 121.
[27]
[28] Sadullah Brestovci, Idriz Seferi
kreshniku I Karadakut, Rilindja, Prishtinė 21.1.1970.
[29]
[30] Mr. Sheremet Krasniqi, vepra e cituar, f.
127.
[31] Peter Barlt, Shqipēria, nga mesjeta deri
sot, Prizren 1999, f.117.
[32] Historia e popullit shqiptar II, f. 431.
[33]
[34]
[35]
[36]
[37]
[38] Kaliopi Naska, Ismail Qemajli nē Lēvizjen
Kombētare shqiptare, Tiranē 187, f. 81.
[39] Historia e pop. Shqiptar II. f. 438 - 439
[40] Kaliopi Naska, Ismail Qemajli ........., f.
84
[41] Historia e pop. Shqiptar II, f. 439
[42]
[43] Kaliopi Naska, Ismail
Qemajli ,
., Tiranė 1987 , f. 85.