R e c e n s i o n

ATDHETARĖT BĖJNĖ FAKTET E HISTORISĖ SĖ NJĖ KOMBI

 

Shkruan: Dr. sc. Nusret PLLANA

 

 

     Krijuesi Bedri Tahiri, pas disa veprave shumė tė suksesshme, nė tė cilat trajton rrugėn e madhe tė luftės pėr liri, nė periudha tė ndryshme kohore, deri te Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, nė kėtė vepėr ka lidhur brezat e atdhetarėve qė janė vėnė nė shėrbim tė atdheut. Tre breza luftėtarėsh, secili mė domethėnės se tjetri, bėjnė tėrėsinė e veprės sė kėtij autori, i cili duke kėrkuar shenjat pėr ata qė kanė krijuar histori, edhe figurat pėr tė cilat shkruan, i bėn pjesė tė historisė. Kėshtu ka ndodhur edhe me atdhetarin dhe veprimtarin e shquar Abdyl Krasniqin, i cili duke qėmtuar shėrbimet e brezave tė shkuar pėr atdheun, jo vetėm ėshtė bėrė pjesė e kėtyre shėrbimeve, por ka vėnė edhe shenjat e rrugės sė tij jetėsore nė shėrbim tė ēėshtjes sė atdheut.

     Asnjė shėrbim qė bėn njeriu pėr atdheun nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė rrahur gjoks, sė paku pėr gjallje, ngase mund tė nėpėrkėmbėt dinjiteti i dėshmorėve tė kombit, tė cilėt kanė ujitur me gjakun e tyre rrugėn e ardhjes sė lirisė. Mirėpo, shėrbimet e kėtilla pėr tė mirėn e atdheut janė ato shenjat qė i japin kuptim jetės sė tij, nė radhė tė parė, jetės sė kohės sė tij, si dhe jetės sė brezave qė vijnė, qoftė me ecjen vertikale sa ėshtė gjallė, qoftė pėr tė pasur njė vdekje tė nderuar nga ata qė lė pas, qoftė pėr tė na mėsuar se atdheu asnjėherė dhe askujt nuk i ka asgjė borxh. I tillė ėshtė trajtuar edhe atdhetari Abdyl Krasniqi nė veprėn e Bedri Tahirit, aq mė shumė, duke u bėrė pjesė e pėrjetėsisė qė nė sfondin e madh tė historisė kombėtare, tė gjithė ata qė e meritojnė, i ka vėnė Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

     Autori i veprės ka krijuar hallkat kohore tė tre brezave, tė Azem e Shotė Galicės dhe bashkėluftėtarėve tė tij, qė dhanė ēdo gjė pėr lirinė e atdheut, vetėm pėr ta parė tė lirė. Por, nuk ia arritėn ta shohin. Kėshtu, ata u bėnė mėsimi i madh pėr tė ecur rrugės nga vjen liria. Kėsaj rruge ka ecur atdhetari Abdyl Krasniqi, jo vetėm pėr ta bėrė shenjė tė kujtesės historike varrin dhe eshtrat e Azem Galicės, jo vetėm pėr t’i nxjerrė nga thellėsia e tokės, ose siē thuhet nga varri mė i thellė nė botė, eshtrat e heroit tė lirisė sonė, por pėr ta bėrė edhe udhėrrėfyes tė edukimit tė brezave tė shqiptarėve qė luftonin kundėr robėrisė. Kėtė edukatė atdhetare kishte marrė e bija, heroina e kombit, Xhevė Krasniqi-Lladrovci. Si luftėtare e lirisė, bashkė me tė shoqin, jo vetėm bashkėshortin, por edhe bashkudhėtarin e jetės dhe tė lirisė, heroin e kombit Fehmi Lladrovci, janė kurora e brezit tė tretė tė atdhetarėve shqiptarė, qė i dhanė kuptim edhe vdekjes pėr liri.

     Autori i kėtij libri, pėrmes veprės dhe bėmave tė atdhetarit Abdyl Krasniqi, ishte bėrė ndėrmjetės i mėsimit tė madh qė vinte nga thellėsia e Shpellės sė pėrjetėsisė liridashėse tė Azem Galicės, se kur atdheu ėshtė i robėruar dhe i copėtuar, atėherė njeriu qė ka mėsuar rrugėt e historisė lufton pėr lirinė e tij dhe pėr bashkimin e tokave tė tij, nė mėnyrė qė atdheu tė jetė i lirė dhe i tėrė. Nėse nuk kishte moshė Shpella-Varri e Azem Galicės, as Atdheu pėr lirinė e tė cilit vdesin atdhetarėt, nuk ka moshė, ėshtė pėrherė i ri, pėrkundėr lashtėsisė sė tij. Nėse as vdekja, as barbaritė e pushtuesit sllav, nuk kanė arritur tė shkaktojnė harrimin e vdekjes pėr liri tė Azem dhe Shotė Galicės dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij, atėherė Atdheu nuk ka vdekje.

     Kėtė e dėshmon edhe jeta dhe vepra e atdhetarit tė madh, Abdyl Krasniqi, pėrpjekjet dhe pėrkushtimi i tij, fuqia e mendjes dhe ideali shpirtėror, tė vėnė nė shėrbim tė edukimit tė brezave pėr tė sjellė lirinė e atdheut. Kėtė e dėshmon edhe rruga jetėsore e sė bijės, Xhevės dhe bashkėshortit dhe bashkėluftėtarit tė saj, Fehmi Lladrovcit, por rėnia e tyre pėr liri i jep kuptim tė gjitha sakrificave tė brezave tė shqiptarėve atdhetarė. Atdhetari Abdyl Krasniqi, kėshtu siē ėshtė dhėnė nė veprėn e Bedri Tahirit, sė pari na ka mėsuar pėr tė zėnė dije, nė mėnyrė qė t’i shėrbejmė mė mirė atdheut. Kjo pjesė e atdheut, qė quhet Kosovė, pasi e kishte pushtuar dhe copėtuar, pushtuesi e kishte lėnė nė errėsirėn e padijes dhe tė frikės.  Kur e bija, heroina Xhevė Krasniqi-Lladrovci dhe luftėtarėt e tjerė tė lirisė, bėhen nxėnės historik tė pushkės ēlirimtare tė Azem Galicės, pėr tė cilin atdhetari Abdyl Kransiqi kishte bėrė ēdo gjė qė mund ta bėjė njeriu pėr tė krijuar shenjat e pavdekėsisė sė tij, por e cila arrihej vetėm me lirinė e kėsaj pjese tė atdheut qė ishte e robėruar.

     Jeta e atdhetarėve ka tė veēantat e saj. Kėshtu e ka portretizuar atdhetarin Abdyl Krasniqi, autori i veprės “Abdyl Krasniqi–frymėzues brezash”, Bedri Tahiri. Pa u lodhur asnjėherė, sė fundit ai fillon luftėn e pėrjetshme nė pėrpjekjet qė tė pėrmbushej amaneti i Dėshmorėve tė Kombit, si dhe tė mos stėrkeqeshin proceset e mėdha historike qė kishte hapur Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pastaj lufta ēlirimtare e UĒPMB-sė, nė Kosovėn Lindore dhe Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare e vitit 2001 nė territoret shqiptare tė Maqedonisė sė sotme.

     Krijuesi i njohur Bedri Tahiri, me veprėn e “Abdyl Krasniqi–frymėzues brezash”, ėshtė bėrė bashkudhėtar i ecjes sė madhe jetėsore me atdhetarin e njohur tė Drenicės heroike, bacėn Abdyl. Lexuesi krijon pėrshtypjen se autori ka gjurmuar ēdo tė dhėnė jetėsore, ēdo aspekt tė veprimtarisė sė tij atdhetare, ēdo brengė dhe ēdo dilemė qė krijon ecja e jetės udhėve tė historisė sė njė populli. Atdhetarėt, edhe veprimtarinė e kanė tė veēantė, pa zhurmė, pa fjalė tė mėdha, por pa u lodhur kurrė, tė vetėdijshėm se rruga e lirisė sė atdheut as nuk ėshtė e lehtė, as e shkurtėr. Njė ecje gati njėshekullore e Abdyl Krasniqit, bashkė me tė gjithė veprimtarėt e tjerė nė shėrbim tė ēėshtjes sė atdheut. Njė ecje thuajse njė shekullore bashkė me familjen e tij (dhjetėra djem e vajza tė tij, luftėtarė tė lirisė nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės), kurse rėnia e sė bijės, heroines sė Kombit, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, e kuptimėson gjithė ecjen shekullore tė bėrjes sė lirisė.

     Autorin e veprės Bedri Tahiri nuk e kanė lėnė tė qetė as shqetėsimet e atdhetarit Abdyl Krasniqi pėr gjendjen e Kosovės nėn protektoratin e OKB-sė, sepse neofashizmi serb edhe njė herė i kishte bėrė bisht dėnimit tė historisė, falė ndėrhyrjes ndėrkombėtare. Ky veprimtar i ēėshtjes sė atdheut e dinte se padrejtėsitė e mėdha historike as nuk shėrohen lehtė, as nuk shėrohen shpejt. Kėtė bindje tė tij, por edhe kėtė angazhim tė tij e ka dhėnė edhe nė krijimet e tij, poetike e publicistike, siē i ka hetuar edhe autori, Bedri Tahiri. Kjo brengė dhe kjo dilemė, ėshtė thėnė hapur edhe pas Rambujesė, ngase trungu i tokave shqiptare, ende mbetej i copėtuar. Kosovės i mungon veriu i Kosovės. Tėrėsisė sė saj historike i mungojnė Bujanovci, Medvegja, Presheva!

     Andaj, sipas autorit tė kėsaj vepre, ėshtė krejt e natyrshme qė atdhetari Abdyl Krasniqi pėrherė tė merret me heronjtė e dhembjes sė tij shpirtėrore, me Azem e Shotė Galicėn. Sa duket, nuk i ka mjaftuar as poema e tij, Dardania sot pėr ta dhėnė tė plotė gjithė pėrkushtimin shpirtėror, gjithė veprimet e bėra gati njė jetė tė tėrė pėr aktin e nxjerrjes sė eshtrave tė kryetrimit Azem Galica. Lexuesi e di se eshtrat janė nxjerrė pas 47 vjetėsh, por lexuesi e mėson pėr herė tė parė nė kėtė vepėr se atdhetari Abdyl Krasniqi pėrherė e ka thėnė: Nga Azemi kisha ftesė. Kur e fillon projektin madhor Kompleksin Pėrkujtimor, kushtuar Azem e Shotė Galicės, ndoshta nuk e ka menduar se ne tė gjallėve na bie mbi supe barra e pėrgjegjėsisė pėr tė pėrfunduar veprėn e nisur, ashtu siē do ta pėrfundojė heroina e kombit Xhevė Krasniqi-Lladrovci dhe heroi i kombit Fehmi Lladrovci, bashkudhėtarė tė pėrjetshėm tė rrugės sė lirisė, tė cilėn e kishin lėnė amanet Azem dhe Shotė Galica.

     Krijuesi Bedri Tahiri, me kėtė vepėr, kushtuar atdhetarit Abdyl Krasniqit, pėrveē pėrkushtimit tė madh, pėr tė shpaluar edhe anėt e shpirtit, bashkė me krejt dilemat qė ka jeta, por edhe drithėritjet e zemrės pėr gjithė tronditjet qė ka kurdisur jeta, e bėjnė kėtė veprimtar tė ēėshtjes sė atdheut shėmbėllimin e edukimit mė tė mirė, pėr tė bėrė punė tė vogla e tė mėdha, por qė janė nė interes tė lirisė sė atdheut, nė rrugėn e bashkimit tė tij, pėr tė qenė i plotė, dhe modern. Autori Bedri Tahiri, ka marrė nėpėr duar shėnime e copėza rrėfimesh, dokumente e histori tė shkruara, krijime shumė tė rėndėsishme e trajtesa publicistike me vlerė, pėr t’i pėrmbledhur nė njė libėr, ku atdhetari Abdyl Krasniqi sikur nuk lodhej duke bėrė diēka vetėm pėr ta parė Kosovėn e trojet tjera etnike shqiptare tė bashkuara nė atdheun tonė- Shqipėrinė. Vepra e Bedri Tahiri, “Abdyl Krasniqi-frymėzues brezash” shpalon edhe shqetėsimin e autorit pėr pėrgjegjėsinė krijuese, qė tė mos shmangen dhe tė mos stėrkeqen faktet, sepse historia vetėm me kokėfortėsinė e fakteve ėshtė bėrė mėsuese e jetės.

 

Prishtinė, dhjetor, 2009