“SHQIPTARĖT LUFTUAN QĖ TA BĖJNĖ SHQIPĖRINĖ-SHQIPĖRI”

 

 

PUSHTIMI I SHQIPĖRISĖ VERILINDORE

NGA KRALĖT E SERBISĖ

 

Shkruan: Reshat AVDIU ( * ) Preshevė, 03. 11. 2010

 

 

     Edhe sot me tė drejtė mund t’i themi Serbisė Jugore ku ndodhet: Vraja, Leskoci, Nishi, Prokupla, Kurshumlia, Toplica, Piroti, Negotini, Zajēari, Krushevci, Smedereva, Pllana e Madhe etj. Shqipėri e Vjetėr Verilindore. Nė fillim tė shek. XIX, kryesisht mė 1833, Turqia evropiane, Serbisė, do t’ia njihte njė gjysmė autonomie nė Pashallėkun e Beogradit, ku njė pjesė bukur e madhe e kėtij pashallėku ishte i banuar edhe me etnos shqiptarė, dhe qė atėherė Serbia do tė fillonte tė tregtonte me trojet tona stėrgjyshore tė Nishit dhe Toplicės. Ndėrsa nė kohėn e Krizės Lindore 1875 - 1878, nė Gadishullin Ballkanik, ndodhėn ndryshime tė mėdha shoqėroro politike dhe etnike, nė dėm tė trojeve tona shqiptare tė Nishit dhe Toplicės. Me kėtė parregullsi tė Krizės Lindore u angazhuan fuqitė e mėdha evropiane, dhe shtetet ballkanike tė cilat donin t’i realizonin interesat e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste nė dėm tė territoreve provinciale tė Turqisė evropiane tė cilat regjione me shumicė i takonin Shqipėrisė ballkanike. Dhe se me marshimin e ushtrisė serbe nėpėr regjionet e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė Nishit dhe Toplicės, tė gjithė shqiptarėt autokton nga kėto troje tė tyre etnike u dėbuan dhunshėm pėr nė Kosovė, Maqedoni, Turqi e gjetiu nėpėr vendet tjera aziatike. Ndėrsa pasuritė e tyre tė patjetėrsueshme mbetėn tė suprimuara nga Serbia, megjithėse paragrafėt e nenit 25 dhe 39 tė Kongresit tė Berlinit shqiptarėve tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė Nishit dhe Toplicės ua garantonte tė drejtėn e rikthimit nėpėr pasuritė e tyre tė patjetėrsueshme. Porse kongresistėt e atij tubimi evropian nuk krijuan mekanizma pėrkatės mbrojtės tė rikthimit tė tyre nėpėr vendbanimet stėrgjyshore.

     Kolonizatorėt e vegjėl por me gllabėrime  tė mėdha siē ishin: Serbia, Greqia dhe Bullgaria, do t’i fillonin kusaritė mbi tokat arbėrore. Edhe hartat e vizatuara qysh mė parė u bėnė pėr qėllimet e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste nė dėm tė tokave shqiptare. Ndėrsa serbėt gjatė viteve 1875 - 1878, do tė dilnin me sloganin e tyre “Neēartanist”: “Udarajte što žešće po arnaute, time bolje za našu atadžbinu”! (Bjeruni sa mė rrėmbyeshėm shqiptarėve aq mė mirė pėr atdheun tonė nė kėtė kontekst pėr shtetin serb). Apo proklamata tjetėr e ushtarakėve madhor serb tė Millan Obrenoviqit qė thoshte: “Sa mė pak qė tė ketė shqiptarė dhe turq nė mesin tonė, aq mė e madhe do tė jetė merita pėr atdhe dhe sa mė shumė shqiptarė qė tė shpėrngulni ju, aq mė i madh do tė jetė suksesi pėr atdheun tonė”.

     Shėnime, arkivale statistikore pėr numrin e etnosit shqiptarė, janė tė ndryshme dhe jo reale, kurse burimet gjermane dhe ato angleze etj., numrin e shqiptarėve nė trojet e tyre autoktone stėrgjyshore nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore tė Nishit dhe Toplicės e paraqesin shumė mė tė madh dhe atė deri nė 813.000 banor shqiptarė autokton tė dėbuar nga 25.000 km2. Dhe atė duke filluar ky territor shqiptarė nga Molla e Kuqe qė ėshtė mes Nishit dhe Aliksincit e deri te Pllana e Madhe dhe nga aty vija etnike e demarkacionit kufitar zbriste kah Leskoci, Vraja, Bujanoci, Presheva, Kumanova dhe Shkupi territore qė i takonin atėbotė Vilajetit tė Kosovės.

     Serbia numrin e shqiptarėve tė dėbuar nga shtėpitė dhe pasuritė e tyre tė patjetėrsueshme e paraqet diēka mė pak se 500.000 banorė tė dėbuar shqiptarė nga territoret e lartė pėrmendura tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Kohėve tė fundit edhe vetė presidenti aktual serb Boris Tadiq, qe i detyruar ta pranonte realitetin se ne serbėt me shqiptarėt jemi nė konflikt tė hapėt qe 150 vjet! Kėtu presidenti serbė Tadiq e ka fjalėn pėr vitet 1860 - 1878 kur dinastitė e Obrenoviqėve i dėbuan dhunshėm mase 8130.000 shqiptarė autokton nga gjashtė nahijet e Pashallėkut tė Beogradit dhe nga Sanxhaku i Nishit. Vetėm se Beogradi gjer nga fund vitet 1868 - 1869, i kishte 50.000 banorė dhe pas dėbimit tė dhunshėm tė etnosit shqiptarė nga Singidinumi (Beogradi) Dardanė aty mbetėn mė pakė se 25.000 banorė. Ēka do tė thotė se gjysma e mė tepėr e kryeqendrės tė Knjazhevinės Serbe tė Mihajllo Obrenoviqit ishte e banuar me shqiptarė autokton nė Pashallėkun e Beogradit.

     Po cili nė tė vėrtetė ishte qarku i etnisė shqiptare para Traktatit tė Shėn Stefanit dhe Kongresit tė Berlinit 1878? Ato toka shqiptare fillonin prej bregdetit Adriatik, dhe atė nga gryka e Zhpuzės, pėr tė vazhduar pastaj te Tivari, dhe pėr tu pėrmbyllur duke e ndjekur drejtimin nė verilindje tė liqenit tė Shkodrės dhe maleve tė Trogirit, Shkodrės, Hotit, Grudės, Plavės, Gucisė, Pejės dhe tėrė rrafshin verior tė Mitrovicės, e deri nė katundet e Kurshumlisė, Nishit, Prokuples, Pirotit, Negotinit, Zajēarit. Dhe se nga aty vija e demarkacionit kufitarė zbret kah jugu deri nė Kumanovė, duke vazhduar pastaj kufiri shqiptarė nė drejtim tė Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artės, Prevezės, dhe ishujt ku jetojnė edhe sot arvanitasit si nė: Korinth, Pire, Rodos, Peloponez, prapė kjo vijė etnike shqiptare  bashkohet nė detin Jon dhe nė atė Adriatik. Dhe se nė kėtė qark prej 130.000 kilometrash katrore jeton dhe jetoi gjithmonė etnikumi shqiptarė. Ku gjithmonė pati dhe ka tendenca pėr ta zvogėluar kėtė territor tė shqiptarėve, nga toka dhe deti si zakonisht nga invadorėt ortodoks serbo - sllavo - grekė tė Ballkanit.

 

 

     Serbėt dhe grekėt nė rend tė parė janė dhe mbetėn kurdoherė konkvistadorėt dhe invadorėt e vendeve tona. Se ne shqiptarėt qė me diellin e gėzojmė tė drejtėn tonė autoktone  mbi trojet tona stėrgjyshore tė Nishit, Toplicės, Ēamėrisė etj.

Shqiptarėt gjithmonė luftuam dhe do tė luftojmė qė ta bėjmė Shqipėrinė-Shqipėri!

 

* ) Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Preshevės”.

 

 

...