“SHQIPTARĖT LUFTUAN QĖ TA BĖJNĖ SHQIPĖRINĖ - SHQIPĖRI”

 

 

SHQIPĖRIA VERILINDORE NĖ SHĖNIMET E FALSIFIKATORĖVE SERBO’MAQEDONAS

- PĖR SHEKULLIN E XVI DHE XVII -

 

Shkruan: Reshat AVDIU ( * ) Preshevė, 14. 11. 2010

                                                      

Serbėt janė kombi mė i dobėt dhe mė i pa fuqishėm. S’kanė gjė tjetėr pėr tė luftuar shqiptarėt pėrveē se fjalėt dhe gėnjeshtrat. Po sikur tė kishim mend, do tė mundnim me tė drejtė ne  t’i thoshim  Serbisė  sė Poshtme ku ndodhen Vraja, Leskoci, Nishi-Shqipėri e Vjetėr. (Faik Konica)

 

                                                                                   

Harta: Zgjerimi i Serbisė nė dėm tė trojeve shqiptare 1804 - 1913

 

 

     Trojet e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore nė shekullin e XVI, me rrethinat e veta tė gjėra, gjithnjė kanė dominuar me njė provincė tė thellė, gjatė dhe pas sundimit, pesė shekullor tė Imperisė Turke. I cili, sundim do ta mbulonte, pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik dhe m’u pėr kėtė qėllim, qė nga kohėrat e hershme, do tė zhvilloheshin beteja tė shumta, pėr dominim dhe hegjemoni, nėpėr tėrė Evropėn  Qendrore. ( Shikoni hartat: 1 dhe 2 - Sh.B) Pastaj duhet tė hiqet ēdo dilemė, se vetė historiati i Toplicės nė Arnautllėkun e Nishit dhe Pashallėkun e Vrajės pėr ne shqiptarėt kanė qenė dhe do tė mbeten gjithmonė, faqe tė errėta dhe tė pa ndriēuara deri nė fund, tė kėtij kapitulli tė historisė sonė tė pėrgjakshme dhe mjaft tė dhimbshme pėr trojet tona autoktone tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Dihet se popullata shqiptare nė trojet e saja tė vjetra verilindore nė mesjetėn e vonshme, e tėra ishte e besimit tė krishterė. Ajo qysh atėbotė, gjeti tolerancė dhe bashkėpunoi edhe me popullatėn, pakicė, barbare dhe pagane serbo-sllave e cila si popullatė nomade dhe e pa civilizuar kishte ardhur atje prapa Karpateve tė Rusisė. Ardhja e kėtyre nomadėve ishte nė formė tė  hordave tė egėrsuara, me kokėn e ujkut tė ngulur nėpėr shtizat e tyre, ku do t’i pushtonin dhe gllabėronin, dhunshėm disa troje tė Arbrit dhe atė pas pėrfundimit tė ripushtimeve tė bizantit. Porse ky ripushtim sllavo-karpatas i nemaniqėve do tė zgjaste plot njė shekull dhe atė gjer nga viti 1455.

     Shqiptarėt, atėbotė ishin tė organizuar shumė dobėt nga pikėpamja ushtarake dhe m’u pėr kėtė do tė bėheshin vasal tė nėnshtruar tė Car Dushanit, i cili do tė kurorėzohej dhe avancohej si perandor nė Shkupin e Lekės sė Madh, birit tė Filipit nga Mati, dhe kėshtu Car Dushani do tė bėhej imperator i popujve tė Gadishullit Ballkanik qė nga viti 1346. ”Ai asokohe e fliste njė variant tė gjuhės sė vjetėr sllave, ndėrsa si gjuhė zyrtare e kishte gjuhėn greke, me ushtrinė e tij mercenare, tė pėrbėrė nga sllavėt, bullgarėt, shqiptarėt, vllehtė e tė tjerė, i pushtoi shumė vende tė Ballkanit. Edhe shqiptarėt, nė atė  kohė i kishin krijuar principatat e tyre tė shumta, tė cilat nuk iu pėrballonin dot sulmeve sllavo-bizantine”. [1] Kėshtu qė historia nė pėrgjithėsi e kishės mesjetare serbe, qysh atėherė do tė fillonte ta bindte opinionin evropian dhe atė botėror nė pėrgjithėsi se trojet tona tė vjetra tė Shqipėrisė Verilindore, ishin tė banuara gjithmonė, vetėm me serbo-karpatjan dhe pikėrisht kjo bindje mitomane sllave, do tė linte gjurmė shumė tė thella dhe tė pashėrueshme nė historinė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi. E vėrteta kishtare serbe pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi dhe tė trojeve tona tė Shqipėrisė Verilindore nė veēanti, po vazhdon tė jetė njė e vėrtetė e pamohueshme pėr shumė studiues tė historisė evropiane dhe se kėtė keqinterpretim skandaloz e bėnė popėt e kishės autoqefale serbe pėr tė kaluarėn shqiptare tė mesjetės. Pėr kėtė keqinterpretim tė historianėve sllavė Dr.Muhamet Tėrnava do tė shprehej kėshtu: “Vetvetiu imponohet nevoja e domosdoshme e diferencimit sa mė tė madh nga rezultatet e historiografisė borgjeze sllave, sepse rezultatet e saja tė gabuara na e mbushin mendjen se ēfarė dėmi mund tė ketė dija nė pėrgjithėsi, e sidomos kjo e historisė, kur asaj i ngushtohen kanalet e frymėmarrjes nga presioni i politikės sė kohės, me ē’rast dijetari sot udhėhiqet nga ndjenjat e jo nga arsye e shėndoshė shkencore”. [2]

     Sot shumė materiale arkivale, mbi trojet tona, tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, fshihen nėpėr njėsitė arkivale tė Stambollit dhe nėpėr ato serbe anekėnd Serbisė, tė cilat flasin dhe dėshmojnė bindshėm, pėr trojet tona  tė vjetra dhe etnosin e saj shqiptar autokton, tė cilėt qė andej u dėbuan me dhunė dhe terror nga sllavėt e jugut dhe tė lindjes, me nė shtytjen dhe nxitjen e vasalėve tė tyre sllavo-rusė, sikurse tė kishin qenė bisha e jo njerėz  tė kėsaj  bote. Andaj historianėt e mirėfilltė shqiptarė, duhen tė bėjnė orvatje dinjitoze nė zbulimin dhe studimin nė detale tė kėtyre materialeve me mjaft vlerė arkivale, dhe dokumentuese sepse nė kėtė lėmi mbi historinė e Toplicės tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, gjer mė sot ėshtė bėrė shumė pakė nė kėtė drejtim.

     Sipas shėnimeve autentike turke tė shekullit XVI, dhe studimeve tendencioze tė Dr. A. Stojanovskit, i cili pėr Vrajėn, shkruan dhe thotė mes tjerash se “neve po na ofrohet rasti i volitshėm, nė bazė tė burimeve tė shkruara arkivale turke qė e bėjnė ndriēimin e historiatit, nėpėr tėrė regjionin e Vrajės dhe rethinėn e saj tė gjerė pėr shekullin XVI, nė bazė tė shėnime kadastrale (tapu tahirir defterleri)”[3]. Kėto, janė  tri libra tė atilla, qė e pėrbėjnė dhe e pėrfshijnė, regjistrimin e regjionit tė Vrajės me rrethinėn e saj, gjer nga fundi i shek. XVI, gjegjėsisht deri nga fund viti 1570.“Libri i parė i kėtij lloji i pėrket vitit 1519, e dyta ėshtė e vitit 1528, ndėrsa e treta i takon vitit 1570”[4]. Libri i parė dhe ai i fundit janė diēka mė tė zgjeruar (mufassal), ndėrsa ai i vitit 1528, ėshtė diē mė i shkurtėr (icmali). Kuptohet  se librat me pėrmbajtje tė zgjeruara, janė shumė mė instruktive, sepse edhe vet titulli i tyre kėtė mė sė miri e dėshmon. Ato pėrfshijnė mė tepėr dėshmi sesa librat e shkurtra (icmali). Ato nuk janė burime tė mirėfillta tė cilat flasin mbi ngjarjet dhe kohėn se kur kanė ndodhur ato, janė burime tė klasit tė parė pėr ekonomi, shoqėri, demografi dhe pėr njohjen nė lėminė e topografise. Duke qenė, burime nga tė tria periudhat e ndryshme tė shekullit XVI dhe m’u pėr kėto burime tė lartė cituara neve na e bėjnė tė mundur qė disa kategori tė ngjarjeve tė asaj kohe t’i vėmė nė spikamė tė zhvillimit tė rrjedhave shoqėroro  ekonomike dhe atė pėr Kadillėkun e Vrajės tė shekullit XVI. Porse kėtu menjėherė duhet tė ceket dhe potencohet ajo kryesoja, se ėshtė  shumė dėm i madh, se gjer mė tani asnjė shėnim apo pėrshkrim nga ndonjė historian i mirėfilltė shqiptar, nuk na ėshtė e njohur tė ėshtė marrė me historikun e Vrajės dhe rrethinėn e saj pėr shekullin  XVI, nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Pėrveēse, historianėve tendencioz sllavė. Po tė dispononim me shėnime tė tilla tė mirėfillta nga historianėt tanė shqiptarė sot me siguri, do na e mundėsonin, qė mė lehtė t’i shihnim  ndryshimet nė zhvillimin dhe pėrparimin e jetės shoqėrore nė Vrajė dhe mė gjerė dhe atė pėr tėrė Arnautllėkun e Nishit. Pastaj kjo do na e bėnte tė mundur qė nė mėnyrė retrograde, ta shihnim sundimin turk nė shekujt e parė tė sundimit tė tyre nėpėr tėrė memleqetin tonė tė vjetėr.

Kėtu duhet veēuar njė regjistrim tjetėr i quajtur vojnuke, qė ishte kryer nė shekullin XV, edhe ky regjistrim jep  dėshmi shumė tė kufizuara rreth kėsaj problematike. Shėnimet vojnuke janė tė dhėna strukturale turke nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV, ku jepet mundėsia qė tė shihet madhėsia e pasurive tė vojnukėve vasal qė bartnin armė dhe shėrbenin nė ushtrinė turke, kėtu me shumicė vojnuk ishin shqiptarėt dhe raja serbe dhe jeniēerėt tjerė.

     Regjionin e Vrajės nė pėrfshirjen  nė tė ashtuquajturin Kadillėk i Vrajės i shekullit XVI, nga fund shekulli i XIV, turqve do t’u shkonte pėr dore ta pushtonin dhe futnin nėn sovranitetin dhe integritetin e tyre edhe kėtė regjion shqiptarė. Pikėrisht nėpėr territorin e kėtij kadilluku gjer ku i kishte kufijtė e tij, gjatė vitit 1389,me ushtrinė e tij tė madhe do tė kalonte Sulltan Murati  i Parė, nė rrugėtimin e tij pėr nė Betejėn e Kosovės, me botėn krishtere. Pėr kėtė rrugėtim tė ushtrisė turke nga Qystendili pėr Preshevė dhe Vrajė, shkruan edhe fletė Dr. M. Kostiqi, nė punimin e tij gjeografik “Preševska Kotlina” (Lugina e Preshevės), mes tjerash thotė: “Rruga nga Prishtina, nėpėr Karadakun e Preshevės, ka kaluar gjithmonė nėpėr basenin e fushėgropės sė Preshevės, pastaj ka shkuar nė drejtim tė Bilaēit, ku mė pastaj nėpėr talvegun e maleve tė Rujanit ka zbritur poshtė nė Pēinjė, duke vazhduar mė tutje pėr nė Qystendil. Pėrmes kėsaj rruge, turqit pjesėrisht kishin ardhur nė fushėn e Preshevės, ku edhe ishte zhvilluar beteja e parė e vitit 1389. Ushtria turke pėrmes fushėpreshevės dhe asaj tė Nagoriēes, Miratocės, Ostrovicės, Karadakut tė Preshevės, dhe Zhupės (famullisė) sė Moravės sė Epėrme, kanė shkuar pastaj pėr nė Kosovė. Si dėshmi mbi kalimin e ushtrisė turke, nėpėr Kosovėn Lindore, potencohet toponimi tenda (ēadra) e Muratit, qė e kishte vendosur me gjitha gjasat pėr tė fushuar me ushtrinė e tij nė njėrėn nga ngastrat mes Ēukarkės dhe Leranit. Pėr Betejėn e Kosovės tė 15 qershorit tė vitit 1389, nė ditėn e Aligjynit do tė shkruajmė mė poshtė.

     Si e vetmja rrugė tregtare nė mesjetėn e hershme dhe atė tė vonshme, ishte rruga mes Vrajės dhe Kosovės, d.m.th. ajo kalonte pėrmes Luginės sė Preshevės dhe asaj tė Vrajės. Pėrmes kėsaj rruge, ėshtė bartur lloj-llojshmėria e ndikimit kulturor, pastaj nė shkrimet e Jovan Haxhi-Vasileviqit pėr vitin 1896, thuhet se zonat gravituese tė Vrajės, ishin pjesė tė pandara tė Moravicės sė Preshevės, dhe atė deri nė mesjetėn e vonė, pėr mė tepėr kėto regjione i takonin Prishtinės dhe Kosovės. Pastaj pėrmes kėsaj rruge dhe regjioneve nė fjalė, ėshtė bartur edhe ndikimi i kulturės perėndimore, kėto dukuri mund tė vėreheshin nė veshjen popullore, pastaj nė doket dhe zakonet shpirtėrore dhe veēoritė tjera tė kėsaj popullate autoktone tė Shqipėrinė sė Vjetėr Verilindore. Ndikimi dhe gėrshetimi i kulturave nė Moravicėn e Preshevės dhe nė Moravėn Jugore tė Vrajės, janė bartur edhe me okupimin turk, sepse kėto regjione gjithmonė i kishin takuar mytesafirllėkut tė Prishtinės dhe atij tė Prizrenit.

     Rruga e Karadakut tė Preshevės, gjatė sundimit turk, kishte filluar tė humbiste shumėēka nga rėndėsia e saj e mėparshme, megjithėse kishte qenė rrugė shumė frekuentuese. Nėpėr tė gjatė vitit 1530, kishte kaluar Benediku Kuripeshiqi me legatėn e tij prej 37 vetėve me 23 fisnik dhe 14 kalorėsish shėrbėtorėsh dhe nga pėrcjellja tjetėr. Lugshtajės rrugore dhe pllajave tė Karadakut tė Preshevės, kanė kaluar shumė rrugė tė rėndėsishme pėr faktin se gjendej nė udhėkryqin strategjik tė Ballkanit. Rruga tjetėr shumė e rėndėsishme dhe mjaft frekuentuese e mesjetės ishte ajo e Luginės sė Vrajės dhe e Bujanocės. E cila rrugė nga Lluēani vinte te manastiri i Mirashecės mbi Rahovicė, pastaj zbriste nė Preshevė, dhe mė tutje vazhdonte drejt fshatrave Llopat dhe Opajė tė regjionit kumanovar. Kjo rrugė do tė shėrbente edhe gjatė shekullit XIX, dhe mė vonė, nga kjo rrugė mesjetare nė  Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, sot kanė mbetur vetėm se gjurmėt e urės sė vjetėr mbi Moravė tė Lluēanit.

     Nė mesjetė, ky regjion ka qenė, relativisht i banuar dendur, pėrveēse Preshevės qė ishte me popullatė numerikisht mė tė madhe, ishin edhe kėto vendbanime mesjetare tė Shqipėrisė sė Vjetėr si: Arhilevica (Rahovica), Norēa, (Norēja) Ostrovica, Boroci (Llagobovorci), ndėrsa si vendbanim tjetėr mesjetar do tė ishte edhe selishta (strumbullari) Dragushevci (Dragushevce). Kurse J.F.Trifunovski nė studimin e tij, rreth Fushėgropės sė Vrajės dhe Pēinjės studime kėto qė i kreu gjatė viteve (1948-1951). Ai tė gjitha kėto vendbanime mesjetare i vendos si tė kohės sė Turqisė, me vėrejtje se “Pomeni’ku” (memoriali-v. a.), ishte shkruar nė shekullin e XV. Kėtu do tė bėhej mė vonė edhe njė aneks  (shtesė) nė kėtė “Pomeni’k” sllavė, ku pastaj do tė pėrfshiheshin edhe kėto vendbanime shqiptare tė mesjetės si: Negoci, Strezoci (Hashanėt), Bushtrani, Shoshaja e Epėrme, Garja, Bėrēeca dhe Nasalca. Katėr vendbanimet e fundit tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore: Shoshajėn e Epėrme, Garėn, Bėrēecėn dhe Nasalcėn, J. F. Trifunovski nė mėnyrė tė drejtė, kėto vendbanime tė Dardanisė Lindore i vendosė si tė kohės mesjetare dhe se kontinuiteti mesjetar mbi toponomanistikėn e vjetėrsisė sė kėtyre vendbanimeve nuk ishte ndėrprerė edhe gjatė sundimit pesė shekullor turk, se ato ishin formuar shumė para shekullit XV, se kėto territore tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė binin nėn sundimin otomano-mongolo-turk gjatė viteve 1389-1454. Pastaj si vendbanime mesjetare shqiptare nė Dardaninė Lindore, do tė ishin edhe: Bilaēi, Somolica, Bukuroca dhe Corrotica, ndėrsa Bilaēi dhe Somolica, janė vendbanime mesjetare shumė tė vjetra nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė Verilindore, kjo do tė konfirmohej me hulumtimet e pėrcipta arkeologjike, qė ishin bėrė nėpėr kėto vendbanime nga arkeologėt tendencioz serbo-maqonas.

     Ndėrsa toponomanistika pėr Bukurocėn sipas Dr. M. Kostiqit rrjedh nga fjala vllehe “bukur”. Me tė cilin emėrtim edhe nė kohėn e sundimit turk ky vendbanim mesjetar shqiptar ashtu do tė quhej. Kėtė emėrtim tė toponomanistikės, sllavėt ia veshin Bukurocės me qėllim pėr t’ia mohuar rrjedhėn reale tė emėrtimit tė tij nga dy fjalėt tė albanistikės: “bukė” dhe “bukur”. As  ideja e mbrapshtė sllave nuk mundet tė merret pėr bazė reale, kinse kėtu paskan jetuar, dikur nomadėt blegtor vlleh dhe e paskan formuar kėtė vendbanim dhe as ideja tjetėr, se kėtu nė margjinė tė kėtij fshati dikur njėfarė Llampi, vlleh, e paska pasur mullirin e tij. Dihet nga ana tjetėr, se disa vendbanime mesjetare iliro-dardane, nė Luginėn e Preshevės tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, janė zhdukur apo e kanė ndryshuar origjinėn e toponomanistikės sė tyre paraprake. Pėr Arhilevicėn  L. J. Aleksiqi nė studimet e tij mė 1964, do tė pėrpiqej ta demistifikonte pse ky vendbanim i stėrlashtė e kishte ndryshuar emėrtimin e tij paraprak dardan, nga Arhilevica nė Rahovicė, sipas filozofisė tendencioze sllave kinse kjo qenka bėrė nga fakti se nė kėtė vend paska pasur shumė arra. Pėr ēfarė kjo bindje sllave nuk ėshtė e vėrtetė, se sllavėt e jugut dhe ata tė lindjes, me ēdo kusht nė mesjetėn e vonė janė pėrpjekur, qė kėto vendbanime tė Dardanisė Lindore t’i pėrvetėsonin duke ia ndryshuar edhe toponomanistikėn e tyre paraprake siē ishte rasti edhe me Arhilevicėn e antikitetit dardan.

     Poshtė Arhilevicės gjendet qyteti i fortifikuar i shekullit IV-II, p.e.s, qė e kishte ndėrtuar Eppidami, babai i Dyrrahut, ndėrsa lartė mbi kėtė vendbanim gjenden edhe themelet e manastirit shqiptar, pėrveēse kishės ekzistuese tė kėtij fshati. Sipas mbamendjes, tė disa pleqve tė moshuar nga ky lokalitet,qė mė patėn treguar se njė student italian nga Roma, shumė vite mė parė kishte ardhur, kėtu tek ne nė Rahovicė, pėr t’i pare themelet e manastirit ekzistues, se ky manastiri ynė qenka edhe nė hartat e Romės, si mjaft i njohur. Ai studenti italian me manastirin tonė paska doktoruar atje nė Romė. Nė ngastrat mes Bilaēit dhe Bushtranit gjendet vendbanimi tjetėr i antikitetit dardan i shekullit tė IV-II, p.e.s. Koplenica. Nė popull ka zėnė fill dhe quhet ndryshe, si Kalldėrmė dhe jo si Koplenicė, gjatė punimit tė tokės nga fshatarėt e Bushtranit haset edhe sot e kėsaj dite nė rrugė dhe ndėrtime tjera murale nga gurėt dhe tullat e trasha. Jo shumė larg nga Koplenica, tek varrezat e sotme sllave rreth lumit tė Bushtranit gjendet bazamenti me gravurė tė mbishkrimit romako-dardan, sipas tė gjitha gjasave tė ndonjė faltore pagane tė Koplenicės.

     Nė deceniet e para tė shekullit tė XX, kompleksi i ngastrave tė Koplenicės, si tėrėsi kadastrale, ėshtė dhėnė gjithmonė me qira (qesim-v.a.), me tė dhjeta. Ndėrsa, sipas J. Trifunovskit nė studimet e tij tė bėra gjatė vitit 1951, rreth zanafillės sė popullatės tė Raincės dhe vjetėrsisė sė kėtij fshati nė mileniumet  e kaluara shekullore thot se edhe ky lokalitet renditet si vendbanim dardan i kahershėm. Pastaj nė bazė tė vjetėrsisė sė popullatės dhe vendbanimeve tė tyre janė renditur edhe kėto vendbanime autoktone tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore si: Ilinca, Vėrbani, Lotovica, Gosponica, dhe fshatrat e rrethit tė Masuricės Plakė siē ishin: Gramagja, Binoci, Drenova, Llugojnica, Suvojnica dhe Prekodellci. Kurse lagjet qėndrore tė Preshevės, gjatė pjesės sė parė tė shekullit XV, luanin njė rol  strategjik nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore dhe nė pėrgjithėsi nė Gadishullit Ilirik se nė tė gėrshetoheshin shumė lidhje rrugore qė e kishin itinererarin e tyre drejtues lindje-pėrėndim. Ky regjion strategjik i Dardanisė Lindore, do tė bėhej e njohur dhe do tė krahasohej me rrugėn e dikurshme tė antikitetit “Ignatia” qė e kishte drejtimin e saj: Durrės-Apolloni-Herakle-Konstandinopol. Shumė dėshmi arkeologjike, nga shekujt e antikitetit pėr Dardanin Lindore, janė tė njohura nėpėr kėto regjione, pėr tė cilat kanė, shkruar dhe dėshmuar shumė shtegtarė tė ndryshėm, qė i kishin trupuar kėto anė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore siē ishin: Evlia Ēelebiu, Kuripeshiqi Brauni, A. Buja, I. Hani etj. Se kishte mbetje tė vjetra tė periudhės sė antikitetetit janė: kėshqellat, rrugėt, qendrat e qyteteve, dhe vendbanimet tjera tė lashta si pėr shembull gradishtat, lloj gėrmadhe burgenlandė si edhe Gradishtja e Bushtranit qė gjendet afėr kalasė tė vendbanimit tonė. Kėto dėshmi flasin pa dyshim, se nėpėr kėto regjione kishte jetuar njė civilizim shumė i lashtė dhe i zhvilluar nė mileniumet e shkuara nė kėtė pjesė tė Dardanisė Lindore. Shiko! Gjer mė tani, nėpėr kėto regjione autoktone tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, nuk ėshtė kryer edhe mė i vogli hulumtim, shkencoro-arkeologjik dhe kjo pėr shumė arsye, porse arsye prioritare ishte dhe mbeti politika e serbit nomad karpatjan, pagan.

     Nėpėr kėto vende tė antikitetit Dardan edhe sot mundė tė vėrehen lloj-lloj dėshmi arkeologjike, tė cilat mbreti Iliro-Dardan, Justiani gjatė vitit 558, i kishte ngritur disa qytete mbi themelet, e ndėrtimeve shumė tė hershme tė Dardanisė,pėrgjatė rrugės sė lashtė; Naissus - Shkup - Selanik e cila kalonte nėpėr talvegun e maleve tė Rujanit dhe zbriste nė Pēinjė dhe pėrmes Luginės sė Pēinjės arrinte nė Shkup mė pastaj shkonte nė Selanik. Nė ngastrat e arave tė regjionin tė Ristocit nė Kralevakuqės nga turqit spontanisht ishte zbuluar, njė gur i madh i latuar, me mbishkrim  epitafi, me kėtė pėrbajtje: “D(is) m (anibus) / Ulp (ia) Andia/ rarissima,/voxit anuse /LXV, h(ic) s(ita) e(st) sit illi / terra levis/ Rufria Amb / ilis matri pi) entissimae / F(aciendum) c(uravit) /. Nė shqip do tė thotė: Zotėve tė pėrmotshėm Ulpia Andia, shumė rrallė qė (gruaja) tė arrij t’i jetoj 65 vite, kėtu pushon. Le tė ėshtė toka e lehtė Rufrie Ambilis, nėnės sė mirė ia ngritė (kėtė pllakė varri-v. a.). Ky epitaf varri ėshtė marruar  nga veprat e Dr. N. Vuliqit. Kėtė gur me epitaf varri, turqit sipas tė gjitha gjasave, aty nga viti 1893, do ta sillnin nė stacionin hekurudhor tė Zhbevacit tė Bujanocit dhe nga aty e kishin dėrguar nė Shkup ku do t’i humbej ēdo gjurmė kėsaj dėshmie arkivale tė rėndėsishme.                    

     Ndėrsa Presheva,nuk ka pasur mundėsi t’i krijoj instuticione e veta tė pavarura kombėtare, gjithmonė preshevarėt i kanė shfrytėzuar format prej mė tė ndryshmėve pėr t’i ruajtur vlerat kulturore-kombėtare dhe tė etnicitetit tė vet kombėtar. Kėshtu qė njėra ndėr kėto vlera jashtėzakonisht tė mėdha ėshtė Muzeu i Shkollės nė Preshevė. Nė kėtė muze gjendet njė numėr i madh  dhe i konsiderueshėm i eksponateve qė flasin pėr kulturėn  dhe tė kaluar e shqiptarėve ndėr kėto vise. Aty gjenden eksponate qė i takojnė kohėrave dhe tė sė kaluarės kulturore tė shqiptarėve tė kėtyre viseve tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Aty gjenden eksponate qė i takojnė kohėrave tė lashta parahistorike, nė qeramikė, armė, filigranologji etj. Prej armėve janė gjetur eksponate tė cilat i takojnė viteve 30 tė e.s. nė katundin e Ilincės (Malėsia e Preshevės). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janė gjetur nė katundin e Zhunicės e qė i takojnė viteve tė 35-ta, mė qartė nė kohėn e Oktavian Agustit. Nė Zhunicė dhe Preshevė janė gjetur edhe monedha po tė kėsaj kohe (vitet e 35-ta). Nga qeramika janė zbuluar objekte apo pajisje  tė ndyshme qė i takojnė periudhave tė lashta parahistorike rreth 3.500 vjet p.e.s. [5] Antagonizmi mė i shprehur shqiptaro-sebokarpatjan, do tė arrihej me qesarllėkun e Ugleshės gjatė viteve 1402-1423, sipas historiologėve tendencioz sllavė thuhet se Qesar Ugleshja na paska qenė serbi i fundit nė qesarllėkun e tė gjitha kishave dhe manastireve tona nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Ēka nuk ėshtė e vėrtetė dhe e qėndrueshme, se vetė famulltar Uglesha me djalin e tij Shėn Konstandinin kanė qenė shqiptarė ortodoks dhe se pas vdekjes sė tė jatit, ky do tė shpallej kryefamulltar nė Manastirin e Ostrovicės, ku edhe sot e kėsaj dite, murolet e shkatrrura nga dhėmbi i kohės i kėtij manastiri mesjetar ndodhen nė njėrėn nga pllajet mė piktoreske tė Karadakut  preshevar atje mbi lokalitetin e Tėrnavės te Shpella e Arushės. Shėn Kostandini i Riu nėn bashtinėn e tij, do ta mbante Preshevėn, Vrajėn dhe Inogoshten, ndėrsa Vraja do tė ishte vendqėndrimi i tij i pėrhershėm.

     Nė mesjetė, me tė drejtat dhe marrėdhėniet e saja agrare, rol tė veēantė kanė pasur ēifliqet e kishave dhe manastireve, nė mesin e kėtyre kishave dhe manstireve ishin: Shėn Prohori i Arhilevicės me atė tė Dragushevcit dhe Norēės, qė kanė qenė nė kufijtė e dyja bashtinave tė Ostrovicės dhe Llagoborovcit. Kjo do tė thotė, se kėto pasuri kishtare shtriheshin nga Kurtbalia e Karadakut tė Preshevės, ndėrsa nga jugperėn-dimi do t’i pėrfshinte kryesisht pjesėt e Luginės sė Preshevės, kurse nga verilindja i pėrfshinte regjionet e rrjedhės sė Moravicės gjer te fshati Boroc nė bashtinat e kėtyre kishave dhe manastireve do tė pėrfshiheshin edhe 30% tė ēiflikut tė Manastirit tė Rahovicės nė Moravicėn e Preshevės. Ndėrsa Manastiri i Shėn Prohor Pēinjės, tė cilin e kishte filluar dhe ndėrtuar Perandori dardan Diogeni, gjatė viteve 1067-1071, mbi themelet e vendbanimit dardan tė kohės sė hershme tė Neolitit nė shek. IV-II.p.e.s, dhe se nga ky vend i fortifikuar dardanėt i fillonin luftėrat kundėr maqedonaseve nga vitet 230-200.p.e.s. Sipas shėnimeve kishtare, dėshmohet se fushėgropa e Preshevės, Bukuroca dhe e Corrotica kanė qenė gjithmonė nė kuadėr tė kėtij manastiri shqiptar. Kurse Bukuroca gjer nga gjysma e parė e shekullit XIX-tė, kėtij manastiri i ka dhėnė taksa. Ndonse turqit, me pushtimin e kėtij regjioni, i kanė uzurpuar shumė pasuri kishtare tė kėtij manastiri. Gjer nga viti 1899 ky manastir i Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, nė ngastrat e Corroticės i ka pasur 200 dynym mal, edhe kėtė mal tė Corroticės e kishin uzurpuar pushtetarėt turq. Porse gjatė vitit 1927, kėto pasuri kishtare do tė ktheheshin pėrmes “mbrojtjes ligjore” tė Kralevinės Serbe, fare pa e pėrfillur vullnetin e banorėve tė kėtij lokaliteti tė vjetėr shqiptar nė Dardaninė Lindore. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV-tė, gjegjėsisht mė 1454, Moravicėn e Preshevės do ta invadonin nėn sovranitetin dhe integritetin e tyre turqit, mė kėtė okupim do tė fillonte njė pakėnaqėsi e pėrgjithshme, si nė zhvillimin ekonomik ashtu edhe nė zhvillimin politikė.

     Atėbotė Presheva me rrethinėn e sajė tė gjerė, kishte filluar tė humbiste shumėēka nga rėndėsia dhe domethėnia e saj e gjerė strategjike. Sistemi qarkullues rrugor nėpėr Karadakun e Preshevės nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI, kishte filluar tė braktisej gjithnjė e mė tepėr, pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha tė mos kalueshmėrisė nėpėr transhenė e saj, sepse kishte filluar tė mbulohej dendur me drunj dhe bimė tjera. Rreziku permanent qė solli gjer te braktisja e kėsaj arterieje rrugore ishte rreziku nga kusarėt dhe rrėmbyesit tjerė tė pa skrupull, qė shpesh herė e frekuentonin kėtė rrugė tė Karadakut tė Preshevės. Nė vend tė Preshevės nga fund shekulli  XVI, do tė fillonte tė zhvillohej dhe prosperonte Bilaēi, si udhėkryqi mė strategjik se ai i nėnkaradakut preshevar, se bėnte lidhjen, komunikative tė Luginės sė Preshevės me regjionet lindore, sepse rruga nėpėr talvegun e maleve tė Rujanit, ishte e njė rėndėsie tė veēantė qarkulluese se bėnte lidhjen frekuentuese nga Bilaēi pėr nė Luginėn e Pēinjės dhe mė tutje nėpėr Ēukėn e Kriva Pallankės pėr nė Qystendil. Pėrveēse kėsaj rruge, nga Bilaēi niste arterja tjetėr edhe mė e rėndėsishme se rruga e lartpėrmendur e Qystendilit. Kjo rrugė shkonte nga Bilaēi pėr Leran dhe mė tutje pėr Kumanovė, rruga e Leranit ka qenė nė lidhėshmėri tė ngushtė me luginėn e Moravės-Jugore nga njė anė dhe me rrafshnaltėn e Nagoriēes nga ana tjetėr. Nė tė ka pasur vende tė caktuara, ku nė kalim tė pėrhershėm kanė pushuar, karvanėt e deveve, ajo ndryshe quhej edhe devishte, apo thjesht si ēuka dhe rruga e deveve.

     Nė lidhje me rrugėn e Leranit, J. H. Vasileviqi, do tė shprehej kėshtu: “ nė potezin e rrugės sė deveve, gjer vonė nėpėr tė kanė lėvizur devetė tė ngarkuar me mall pėr nė Bilaē apo siē turqit ndryshe e quanin Delibash dhe se me okupimin e tij nga turqit mė 1455”[6]. Banorėt e Bilaēit do tė fillonin ta jetonin njė jetė qytetare dhe kryesisht janė marrė me tregti, pastaj e kanė pas shkollėn dhe xhaminė e tyre e cila ishte ngritur mė 1375, kur edhe ishin ngritur nga tre vėllezėrit si xhamia e Bugarinės dhe ajo e Tabanocit. Sipas rrėfimit nė popull, mes vėllezėrve do tė plaste sherri dhe se dy vėllezėrit ndėrtimtarė do t’ia merrnin inatin vėllaut tė tyre ndėrtimtarė tė xhamisė sė Bilaēit, sepse ai e kishte ndėrtuar godinėn e kėsaj foltore shqiptare mė tė mirė, se dy godinat tjera, tė asaj tė Bugarinės dhe Tabanocės, e cila edhe sot e kėsaj dite gjendet rreth lumit tė Reēicės, nė trojet e Shqipėrisė sė Vjetėr tė Iliridės. M’u pėr kėto ndėrtime fetare edhe mendimet janė tė ndara rreth pėrhapjes tė besimit islam ndėr shqiptarėt krishterė qė ishin atėbotė. Disa dijetar thonė se islami ndėr shqiptarėt ėshtė pėrhapur pas vitit 1389, kurse turqit ngadhėnjejnė mbi tė krishterėt nė kėtė pjesė tė Gadishullit Ilirik. Porse tregtarėt e shumtė qė vinin me devet e tyre nga lindja, pjesėrisht kishin filluar ta pėrhapnin islamin ndėr shqiptarėt. Kurse me ardhjen e turqve ndėr kėto viset tona shqiptare, pėrhapja e islamit vetėm se sa ishte pėrshpejtuar edhe mė tepėr.

     Funksioni qarkullues rrugor, tregtia dhe artizanatet e shumta qė i kishte, do ta vendosnin  atėbotė Bilaēin nė spikamė si qendėr e njė rėndėsie tė veēantė. Ma nė fund, sipas shėnimeve tė J. H. Vasileviqit, tė vitit 1913, thuhet se: “pushtetarėt dhe qytetarėt turq nga Vraja, gjithmonė do ta  favorizonin Bilaēin nė dėm tė Preshevės”. [7] Nga ajo kohė shqiptarėt, do tė jetonin nė Preshevė, ndėrsa nė Bilaē, vetėm se Turqit (Ēitakė) dhe se nga ajo kohė nė popullatėn e Bilaēit, do tė lindė dhe mbijetojė  shprehja “si nė zamanin e kohės sė moēme”. Bilaēi nė fund tė shekullit tė XVII, dhe nė fillim tė shekullit XVIII, do tė bėhej njė qytezė shumė e rėndėsishme tregtare. Nė shėnimet e tij Dr. A. Stojanovskit, do tė deklaronte se shteti tjetėr minor nė trojet e Dardanisė Lindore gjatė fundshekullit tė XVI, ishte ai i Pēinjės, ku mė vonė pjesa mė e madhe e tij, do tė inkorporohej nė “Kdillėkun e Vrajės”. Sundimtari i kėtij shteti minor gjatė shekullit XIV, ishte vasali turk Dejanoviqi dhe se vasaliteti atėbotė e nėnkuptonte faktin e lejimit tė trupave turke qė tė kalonin ē’lirshėm nėpėr kėtė territor pastaj trupat turke kishin tė drejtė tė stacionoheshin, nėpėr shumė pika strategjike, qė kėto trupa e vlerėsonin tė ishin tė favorshme pėr to. Mė nė fund, vasali ka qenė i detyruar, qė me trupat e tij tė merrte pjesė nė lėvizjet luftarake aty ku e kėrkonte nevoja e kryevasalitetit turk, as edhe Qesar Uglesha, atėbotė s’kishte mundur t’i ikte dhe t’i bėnte ballė, ushtrisė sė fuqishme  tė Sulltan Muratit tė I-rė. Kishte kėrkuar rrugė dhe mėnyra, si edhe shumė sundimtar tjerė edhe mė tė fuqishėm tė Ballkanit t’i shmangej vasalitetit, por mė nė fund edhe Qesar Uglesha, do tė bėnte marrėveshje reciproke me turqit.

     Gjatė vitit 1402, do tė zhvillohej beteja Angoslla apo beteja e Ankarasė, ku udhėheqėsi i fuqishėm ushtarak i tatarėve Ham Tomorleni, do t’i shkaktonte humbje tė rėnda, Sulltan Bajazitit tė I-rė, djalit tė Sulltan Muratit tė Betejės sė Kosovės mė 1389. Dhe se vetė Sulltani Turk, kishte qenė i zanun rob, nė kėtė betejė tė Ankarasė, ku pas njė kohe do tė ekzekutohej dhe qysh nga ajo kohė, do tė fillonte tė thuash, lufta e klaneve apo dinastive, mes bijve tė Sulltanit tė mbetur gjallė pėr pushtet. Tė cilat pėrleshje do tė zgjasnin, gjer nga fund viti i 1413. Dhe e tėra kjo ka rezultuar si rast i volitshėm, pėr unifikimin dhe bashkimin e tė gjitha forcave anty turke, heterodokse (fe tjetėr se ajo islame-v.a.), nė luftė tė pėrbashkėt, pėr ta dėbuar nga Gadishulli Ilirik, okupatorin Otoman Turk. Kjo nuk mundi tė kurorėzohej me sukses nga vetė fakti se edhe nė mesin e heterodoksve, dominonte dhe ishte e pranishme loja e pėrēarjes klanore mes veti. Nė kėtė lojė, ishin futur shumė sundimtar tė shquar heterodoks tė Ballkanit dhe m’u pėr kėtė, gjatė atyre kohėrave tė turbullta dhe pa ndonjė parashikim, nė mes tė dimrit nė fillim tė vitit 1412, nėpėr territorin e Toplicės do tė kalonte, kalorėsia e Princ Musasė, nėpėr kėngėt popullore epike, do tė kėndohej dhe njihej si Musa Kesexhia dhe Krajl  Pjetėr Marku - Arbanasi, qė ishte nga trojet autoktone tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Ata nga Sofja, nė rrugėtim tė sipėrm, do tė kalonin nėpėr malet e Ēemernikės dhe do tė vinin nė Vrajė, pastaj do tė shkonin pėr Artanė. Me tendencė qė ta pushtonin kėtė regjion shqiptar tė pasur me xehe, ari dhe argjendi nė tėrė Gadishullin Ilirik. Musa Kesexhia nuk do tė kishte sukses nė synimet e tij grabitqare, se rrezistencė tė forte do t’i bėnte Krajl Pjetėr Marku nga Janjeva. Nga inati se nuk kishte mundur t’ia arrinte qėllimit tė tij, gjatė kthimit mbrapa nga Artana do ta plaēkiste tėrė Vrajėn me rrethinė. Artana do tė sulmohej pėr sė dyti nga turqit gjatė vitit 1427 dhe do tė binte pėrfundimisht nė duart e tyre. Qyteti i fortifikuar, do tė jetė nė shtet rrethim tė fortė pėr disa muaj, deri nė fillim tė atij dimrit, por e tėrė kjo pėrpjekje ishte treguar e pasuksesshme. Sulltan Murati i II-tė, ishte tėrhequr nga Artana por aty e kishte lėnė edhe mė tutje njė pjesė tė ushtrisė dhe komandės sė tij. Siē do tė shihej, nga ky invadim i dhunshėm nga Sulltan Murati i II-tė, i cili ishte bėrė nėn sovranitetin dhe integritetin e tij. Vraja dhe Toplica me rrethinėn e saj mė tė gjėrė do tė zhvendosej, dhe do tė binin definitivisht nėn turqit. Pėr popullatėn e Arbrit nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, do tė fillonte njė jetė pėrplot rreziqe dhe pasiguri  tjera tė papritura.

     Sipas shėnimeve tė vitit 1392 nga famullitari Shėn Mihajl Kostandini Deja i (Riu), qė ishte apostull kishtar atėbotė nė manastirin e Ostrovicės nė njėrėn nga pllajat mė piktoreske tė Karadakut tė Preshevės, do te thoshte: “ushtria e fuqishme Turke, do t’i sulmonte furishėm tokat e krishtera nė njė tė ardhme jo tė largėt”, kėtu Shėn Mihail Konstandini i Riu e ka fjalėn pėr trojet dhe popullatėn tė krishtere shqiptare tė kėsaj pjese nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore. Nė shekullin e XVI, Vraja dhe rrethina e saj e gjer kanė qenė pjesė pėrbėrėse tė Sanxhakut tė Qystendilit, ndėrsa si njėsi politiko ushtarake i takonte ejaletit tė beglerllėkut tė Rumelisė. Ndėrsa Sanxhaku i Qystendilit me shumicė ka qenė i formuar nė territorin e Dardanisė Lindore ku gjer atėherė, e kishte sunduar Shėn Konstandin-Deja i (Riu). Dhe m’u pėr kėtė turqit, tokėn e Shėn Konstantinit e kanė quajtur edhe si “Konstantin” apo nė mėnyrėn mė tė modifikuar si “KÖNSTANDIL” dhe se i njėjti emėr ėshtė bartur dhe emėrtuar sanxhaku i dikurshėm nė fjalė, supozohet se ky territor i Dardanisė Lindore, do tė quhej ashtu deri atėherė, kur vetė Shėn Konstantin Deja, do tė binte nė betejėn e Rovinės mė 1395, ku edhe shteti i tij vasal, kishte kaluar direkt nėn pushtetin administrativ turk.

     Nga kjo qė u potencua mė lart, Vraja me rrethinėn e saj tė gjerė, sipas tė gjitha gjasave ka mundur tė inkorporohej, nė Sanxhakun e Qystendilit diē mė vonė, tek pas rėnies tė saj definitive nė duart e turqve. Nga kjo del se rrethina e Vrajės e fundit do tė hynte nė pėrbėrjen e kėtij sanxhaku, duke e formuar “Kadillėkun e Vrajės” si njėsi e veēantė administrative si: “Kaza-i - Ivranya”. Nė bazė tė kėsaj, kadillėku ka qenė territor administrativ, ku janė shtrirė kompetencat e njė kadiu, si pėrfaqėsues i jurisprudencės turke. Nė princip, kadillėku ka qenė territor i njėsisė sė jurisprudencės gjyqėsore dhe se shpesh here, kompetencat administrative tė kadiut, shtriheshin sipas nevojės edhe pėrtej kufijve tė kadillėkut tė tij, gjegjėsisht aty ku jetonte popullata shumicė myslimane, shqiptaro-turke, nėpėr trojet e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Nė studimet e tij, Dr. Hasim Shabanoviqi, mes tjerash do tė deklaronte se: “madhėsia e kadillėkut varej nga numri i myslimanėve nėpėr ato territore tė caktuara”[8]. Kėtė studim H. Shabanoviqi, e kishte bėrė pėr rrethinėn e Beogradit, pėr vitet 1476-1566. Kjo dėshmon se Pashallėku i Beogradi gjer nga fund viti 1867, i kishte 4130.000 shqiptarė tė besimit islam. Kadiu ka mundur atėbotė, qė t’i mbulonte edhe disa nahija tė afėrta, me vet administrim tė ultė apo tė lartė, tė cilat nahija apo regjione nė tė shumtėn e rasteve e kishin vetinė e zhupave (famullive) mesjetare. I tillė kishte qenė edhe Kadillėku i Vrajės nė shekullin e XVI, nė pėrbėrje tė Saxhakut tė Qystendilit, me kryeqendrėn e saj, nė Vrajė.

     Sipas  regjistrimit, qė ishte kryer gjatė shekullit XVI, nė vetė Kadillėkun e Vrajės, hynin, apo bėnin pjesė, disa nahi (famulli) siē ishin: Vraja, Morava, Moravica, Presheva, Pēinja dhe Inogoshta. Regjistrimi gjithmonė kishte filluar nga Kadillėku i Vrajės, si tėrėsi territoriale, ndėrsa nahijet e lart pėrmendura nuk ishin pėrfshirė nė dy regjistrimet paraprake. Regjistrimi i rregullt i vitit 1570, ishte kryer nėpėr tė gjitha vendbanimet, porse edhe ky regjistrim nuk ishte i saktė dhe i plot, vetėm se nė kėtė regjistrim ishte caktuar edhe pėrkatėsia etnike e ē’do nahije veē e veē. Kjo ishte bėrė gjithsesi pėr orientimin sa mė adekuat pėr institucionet pėr tė cilin ky regjistrim ishte kryer. “Sipas tė gjitha gjasave župat (famullitė), qė ishin tė njė shkalle mė tė ultė, regjistrimi nėpėr to ishte bėrė vetėm sipėrfaqėsisht ndėrsa famullitė e njė niveli mė tė lartė tė pėrbėrjes etnike regjistrimi ishte bėrė duke e kopjuar regjistrimin paraprak tė viteve; 1519 dhe atė 1528. Ky regjistrim jo i plotė do tė reflektohej si jo i bazuar me regjistrimin e vitit 1570, edhe pėr vetė regjistruesit e atij viti”. [9] Kurse J.H.Vasileviqi,shkruan dhe thotė: “Zona e tėrėsishme e kėsaj nahije ka qenė Vraja (Ivranya), ashtu siē e kishin skicuar nė shėnimet e tyre mesjetare (popėt dhe kishat-v.a.) serbe dhe se ato zona,  kufizoheshin me para lagjet e afėrta tė qytetit tė Vrajės, siē ishin: Morava dhe Moravica, tė cilat do tė paraqiteshin edhe nė periudhėn mė tė re, tė regjistrimit”[10].

     Emrat e tyre vendbanimet e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, do t’i merrnin nga lumenjtė rreth sė cilės ishin formuar dhe m’u pėr kėtė ka qenė e pa mundur tė caktohet ndonjė  kufi adekuat stabil nė mes kėtyre regjioneve si tersi territoriale. Kjo do tė ishte, shkaku dhe e meta kryesore e regjistrimit nė shek. e XVI. Se nuk kishte menduar tė sheshohej mire, regjistrimi i pėrbėrjes etnike, nėpėr ato regjione tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, kėtu ishte ruajtur vetėm se baza themelore e pėrkatėsisė regjionale , siē do tė ishte, ajo e ndarjes sė lokaliteteve nė Moravė dhe Moravicė si p.sh.: Bushtrani i Moravicės apo Tėrnoci i Moravės etj. Presheva me regjistrimin e vitit 1519, me vendbanimet pėr rreth saj dhe me vendbanimet nga ana perėndimore e Moravicės, do ta mbanin emėrtimin e qendrės sė tyre si p.sh: Tėrnava e Preshevės, Rahovica e   Preshevės, Zhunica e Preshevės etj. Kėtu bėnė pėrjashtim vetėm se Kadillėku i Vrajės si tėrėsi territoriale qė administrohej nga kadiu i saj i zgjedhur dhe i emėrtuar, nga organet mė tė larta turke. Edhe emėrtimi i kėtyre vendbanimeve, do tė ishte nė bazė tė kadillėkut pėrkatės si p.sh: Devetini, Vėrtogoshi, Banusheci etj. tė Kadillėkut tė Vrajės. Sipas filozofisė tendencioze sllave, kolonialiste tė trojeve tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, thuhet dhe potencohet, kinse sundimtar pėr: Preshevė, Vrajė Inogoshte paska qenė famullitar Uglesha dhe nuk e pranojnė dhe e dezavuojn se Shėn Nikollė Konstandini i Riu tė ishte famullitar i manastirit tė Tėrnavės, qė edhe sot e kėsaj dite gėrmadhat e muralėve tė kėtij manastiri shqiptar janė nė njėrėn nga pllajat mė piktoreske tė Ostovicės nė Karadakun e Preshevės. Shėn Nikollė Konstandini i Riu, ishte njėkohėsisht edhe krye famullitari i tė gjitha kishave dhe manastireve shqiptare nė Dardaninė Lindore si nė: Preshevė, Vrajė, Inogoshtė dhe nė ato tė Naissusit, tė fshatit dhe lumit me toponim dhe hidronim shqip Arbanas qė gjendet nė rrethin e Toplicės tė Shqipėrinsė sė Vjetėr Verilindore. As Bora Stankoviqi i Vrajės dhe as Stefan Stremci i Nishit, disa shekuj pas mesjetės, kura-kurės s’mundėn ta pastronin gjakun e popullatės shqiptare nėpėr, regjione e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, njėri ai Bora Stankoviqi me“Gjakun e papastėr” me kryepersonazhen e tij Sofkėn e Haxhi Trifunit dhe tjetri Stefan Stremci i Naissusit me “Zanėn e Zafirit”, dyja kėto personazhe e kanė gjakun e tyre tė papastėr, jo se Sofka e Vrajės, qenka lindur si pinjollė, porse ėshtė nisur dhe ka lindur nga gjaku i pastėr i ndonjė shqiptari nga Vraja. Se pėr kėtė dukuri mė sė miri fletė  edhe historiani vrajanas serbi, Jovan Haxhi-Vasileviqi, “i cili duke shkruar pėr procesin, dhe shkaqet e dukurisė sė konvertimit fetar tė krishterėve, e ka fajėsuar nė radhė tė parė botėn femėrore tė krishtere, e cila, sipas tij, ka qenė tejet e prirė  pėr ta ndėrruar fenė, (sepse serbja nga Vraja, Leskoci, Nishi, ishte tmerrėsisht e dhėnė dhe e dashuruar pas jetės qytetare shqiptare. Kėtė mendim autori e mbėshtetė nė dhjetėra kėngė nga Karadaku i Kumanovės”[11].

     Ndėrsa popullata e sllavizuar shqiptare, e mbetur pas dėbimit masivė, as edhe gjuhėn e imponuar nuk e flasin si duhet nė Vrajė, shembull popullata shėrbehet dhe e aplikon vetėm se njė rasė gramatikore dhe atė gjenitivin, se gjuha e nomadėve karpatjan, kėsaj popullate tė Shėn Konstandinit tė Madh nga Naissusi dhe Singidinumi Dardan, kishte filluar t’u imponohej atyre qysh nė mesjetėn e hershme tė shekullit XII dhe XIII e kėtej. Presheva me rrethinėn e saj, si tėrėsi territoriale, emėrtimin e saj nuk do ta humbiste edhe nė periudhat e mė vonshme, ndėrsa me afrimin e kohėrave mė tė reja, Presheva do tė rritej dhe afirmohej si qytezė,  shumė mė tepėr, se sa si motrat e saja nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore siē ishin:Vraja, Leskoci, Kurshumlia, Prokupje, Piroti, Nishi etj. Pēinja, ky vendbanim i Dardanisė Lindore, emėrtimin e saj e ka marrė nga lumi, qė rrjedhė pėrmes kėtij lokaliteti. Pēinja atėbotė ishte diē mė e madhe sesa,qė ėshtė sot si Pēinjė e Epėrme,nga ana veriperėndimore pjesėrisht i ka pėrfshirė vendbanimet tė cilat  sot i takojnė viseve tė Preshevės dhe Vrajės. Dhe mu pėr kėtė nė bazė tė regjistrimit nga shekulli i XVI, ėshtė konstatuar se ekzistonin dy fshatra ai i Pēinjės sė Poshtme dhe ai i Pēinjės sė Epėrme, tė banuara atėbotė me shumicė me etnos shqiptar. Ndėrsa manastirin e Shėn Prohor Pēinjės, qė ėshtė jo shumė larg kėtij vendbanimit, siē thamė mė lart, e kishte filluar dhe ndėrtuar perandori dardano-bizantin, Roman Diogeni gjatė viteve 1067- 1071, mbi themelet e vendbanimit tė hershėm Dardan tė kohės sė Neolitit tė shekullit IV e gjer nė shekullin II-tė, p.e.s. dhe se nga ky vendbanim i fortifikuar dardanėt i fillonin gjithmonė luftėrat e tyre kundėr maqedonas, fisit tė shtetit tė Dardanisė Lindore, ashtu siē kishte qenė edhe fisi helen i antikitetit njėri ndėr fiset e shumta tė Ilirisė.

     Pēinja, me rrethinėn e saj nė mesjetė, e ka pasur edhe qendrėn e saj civile, porse kėtyre vendbanimeve tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tek mė vonė nga mesjeta, do t’i humbej ēdo gjurmė nga vlera e mė parshme. Nahija mė e madhe nė Kadillėkun e Vrajės nė shekullin e XVI, sipas Dr. Aleksandėr Stojanovskit, ka qenė Inogoshta (Inogoşta), regjioni qė e mbulonte kjo nahije nuk dihet saktėsisht se mendimet janė tė ndara tė antropologėve dhe etnologėve. Mė parė ėshtė konstatuar se Inogoshta e ka pėrfshirė, njė pjesė nga ana jugperėndimore tė Vrajės, ndėrsa nga ana perėndimore e pėrfshinte pjesėn tjetėr, atė tė Moravės Jugore. Duke u mbėshtetur nė mendimet dhe deklaratat e Stojan Novakoviqit, J. H. Vasileviqit, R. Nikoliqit, Franc Kanici, J. Cvijiqi dhe Jovan Trifunonvskit. Nė bazė tė hulumtimeve qė kėta studiues i kishin kryer nė teren, dėshmohet se famullia mesjetare e Inogoshtes “duhet tė kėrkohet nė Luginėn e Masuricės tė sotme”[12]. Porse ky vendbanim mesjetar i Dardanisė Lindore, gjendet nga ana lindore e Moravės Jugore poshtė Masuricės Plakė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Duke u shėrbyer me njė burim tjetėr arkival, tė vitit 1961, nga Dr. Vidosava Nikoliqit, kjo historiologe, kategorish e hedhė poshtė si tė pabaza, mendimin e Dr. J. Trifunovskit, mbi shtrirjen territoriale  tė Inogoshtes  (Vinogošin), kėshtu e quan nė shėnimet e saj Dr.Vidosava Nikololiqi. Ndėrsa Dr.Mihajllo, mbetet i mendimit se: “famullia (župa) mesjetare e Inogoshtes e pėrfshinte teritorin e luginės tė sotme tė Masuricės”[13]. Shėnimet turke dhe ato tendencioze kishtare serbe, tė vitit 1570, pa u hamendur e vėrtetojnė, shtrirjen territoriale tė Inogoshtes (Inogoşta) se territori nė shtrirjes e sajė i pėrfshinte vendbanimet duke filluar nga Polanica dhe vazhdonte nga perėndimi gjer nė Znepole dhe nga Znepolja nė lindje arrinte nė Klisuricė pėr tė kaluar pastaj mbi Vrajė nga ana veriore dhe ajo jugorja. Shėnimet turke pėr kėtė etapė, nuk japin kurrfarė inducionesh, mbi pėrbėrjen etnike tė popullatės pėr kėtė famulli tė krishtere shqiptare, por vetėm se potencohet se qendra urbane e saj, ishte Vllasina e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore.

 

* ) Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Preshevės”.

 

 

...

 



[1] Ahmet Qeriqi, Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar?, Prishtinė, 2003, fq. 8

[2] Dr. Muhamet Tėrnava, Popullėsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVI, Prishtinė, 1995, fq. 19.

[3] Dr. Aleksander Stojanovski, Vranjski kadilluk u XVI veku, Vranje, 1985, str. 3

[4] Istambull, babaşakantik arkivi, tapu defteri, Nr. 170; Istambull, Başbakalik arşvi; tabu defteri Nr. 167; Ankara tapu Ve kadastro gadustro genel mürlügü; tapu defteri Nr. 89.

 

[5] Historia e Preshevės, nga Wikipedia,Enciklopedia e lirė. Preshevė 1997-2003. pg. 2. 

[6] Dr. Jovan Hađži - Vasilqević, Južna Stara Srbija, Beograd, 1913.

 

[7] Po aty.

 

[8] Dr. Hasan Shabanović, Turski izbori sa Istoriju Beograda, sveska 1, srt. 1 katastarski pospisi Beograda i okoline za period 1476-1566, Beograd, 1964, str. 618

[9] Dr. Aleksander Stojanovski, Vranjski Kadiluk u XVI veku, Vranje, 1985, str. 13.

[10] Dr. Jovan Hađži-Vasilević, Južna stara Srbija, knjiga II,Preševska Oblast, Beograd, 1913, str.3.

 

[11] Ahmet Qeriqi, Milush Kopiliqi serb apo shqiptar?, Prishtinė, 2003, fq. 76.

[12] Dr. Jovan Trifunovski, Strednjo vekovna župa Inogošta, godišen zbornik na filozofskiot fakultet na Universtitetot Skopje, knjiga 7, Skopje, 1954 str. 31-39.

[13] Dr. Mihajlo Kostić, Vranjsko-Bujanovačka kotlina, prirodno - geografska karateristike, Vranjski glasnik, knj. IV, Vranje, 1968, Dr. Jovan Trifunovski, Strednjo vekovna župa Inogošta, godišen zbornik na filozofskiot fakultet na Universtitetot Skopje, knjiga 7, Skopje, 1954 str. 31-39.

[13] Dr. Mihajlo Kostić, Vranjsko-Bujanovačka kotlina, prirodno - geografska karateristike, Vranjski glasnik str. 194.