|
KOSOVA LINDORE KĖRKON
BASHKIM ME KOSOVĖN SHQIPTARĖT E PRESHEVĖS, BUJANOCIT DHE
MEDVEGJĖS KĖRKOJNĖ TĖ DREJTĖN PĖR BASHKIM ME KOSOVĖN Shkruan:
Xhemaledin Salihu ( * ) Preshevė, 17. 05.
2010
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janė tri
komuna shqiptare aktualisht nė Serbi tė Jugut. Gjatė sundimit otoman kėto
regjione kanė qenė pjesė integrale tė Vilajetit tė Kosovės, ndėrsa Presheva
njihet si qendėr qysh nė shekullin XIV (qendėr e Zhupės). Pas Kongresit tė
Berlinit (1878) njohja e kufirit tė Serbisė qė u shtri poshtė trojeve
shqiptare tė Toplicės, nė veri tė Kosovės sė sotme dhe nė lindje deri nė
afėrsi tė Nishit pati pėr pasojė gjenocidin e vėrtetė nga shteti serb, i cili
vrau, shpronėsoi e shpėrnguli shqiptarė
mbi 700 fshatra shqiptare tė kėtyre trevave. Megjithatė regjioni i
Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės banohet nga popullata shumicė shqiptare
dhe qysh nė Antikė ka bėrė pjesė nė territorin e Dardanisė. Popullata e kėtij
regjioni, si pjesė pėrbėrėse e tėrė popullatės shqiptare tė Kosovės e
Maqedonisė, ka marrė pjesė nė tė njėjtat procese etnologjike tė Shqiptarėve
dhe paraqet etnikum mė tė vjetėr nė kėto zona. Nė kuadėr tė popullit shqiptar,
etnografikisht ata pėrbėjnė njė tėrėsi me popullatėn shqiptare tė Kosovės dhe
tė Maqedonisė Veriore, kanė nė pėrdorim tė njėjtin dialekt popullor me kėtė
popullatė dhe tė njėjtėn gjuhė letrare me tė gjithė shqiptarėt kudo qė tė
jenė. Pėr mė tepėr, ata pėrbėjnė pjesė tė pandashme nga tėrėsia etnografike
dhe ekonomike ezonės sė Karadakut, qė shtrihet nė Kosovė, Maqedoni dhe nė
Serbi, nė njė anė dhe tė zonės sė Gollakut nė Kosovė. Tė gjitha lidhjet e
tyre jetėsore kanė qenė dhe janė me qendrat Podujevė, Prishtinė, Gjilan,
Kamenicė, Kaēanik, Shkup dhe Kumanovė. Regjioni i Preshevės, Bujanocit dhe
Medvegjės kap njė hapėsirė prej 1.249 km katrorė me rreth 100.000 banorė. Prej
tyre shumica absolute e popullatės ėshtė shqiptare (nė Preshevė rreth 95%, nė
Bujanoc rreth 65% dhe nė Medvegjė mbi 35%), ndėrsa popullata tjetėr ėshtė
serbe dhe rome. Njė pjesė e mirė e popullatės serbe ėshtė e ardhur nė kėto
zona pėrmes kolonizimit pas shpėrnguljeve masive me dhunė tė Shqiptarėve pėr
nė Turqi (1912-13), Reforma agrare 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit
(1953-1966). Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe tė
Medvegjės kanė marrė pjesė aktive nė tė gjitha proceset atdhetare, kulturore,
sociale, ekonomike e tė tjera tė tė gjithė shqiptarėve si tėrėsi. Pas Luftės II-tė kėto zona nė mėnyrė
arbitrare dhe me qėllim asimilimi dhe ngushtimi tė trollit etnik, u ndanė nga
shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė, pėr tu vėnė nė lidhje kontrolli nga
lartė herė nga rrethi i Vranjės e herė nga ai i Leskocit. Dhuna totalitare
komuniste pėr kėtė popullatė tani u dyfishua me ekstremizmin dhe shovenizmin
serb, kėshtu qė vetėm deri mė 1966 prej kėndej u shpėrngul pėr nė Turqi njė
numėr i madh i Shqiptarėsh (vlerėsohet se nė Turqi ka po aq shqiptarė nga
kėto zona sa ka kėtu). Kėto shpėrngulje nuk pushuan as pastaj, sepse nuk u
evituan nxitėsit, kontrolli dhe ndjekja e vazhdueshme e veprimtarive
kulturore e politike, varfėria e madhe, mbyllja e perspektivave pėr zhvillim
tė mėtejmė si kolektivitet etnik. Megjithė kushtet e favorshme gjeografike,
tė transportit dhe zellin e madh tė popullatės, kėto troje u lanė ndėr mė tė
pazhvilluarat nė Jugosllavi. Sa i pėrket zhvillimit u
bė njė prerje e dukshme deri nė Vranjė (ku jetojnė serbėt). Kėtu u kapėrcye
nė njė shkallė krejtėsisht tjetėr zhvillimi, u krijua industria e cila madje
jetonte nga lėndėt e para tė Preshevės e tė Bujanocit, ndėrsa kėto komuna
mbetėn mė tė varfėrat. Kėshtu Presheva sot ka 5 herė mė pak tė
ardhura nacionale pėr kokė banori nga mesatarja e Serbisė, me shkallė tė
investimeve nė vitin 1988 vetėm me 6,2% tė mesatares sė Serbisė; me shkallė
punėsimi 3 herė mė tė ulėt se nė Serbi kur gjithė serbėt janė tė punėsuar,
ndėrsa vetėm ēdo i 18-ti shqiptar mund tė ketė punė. Edhe mė keq ėshtė
Bujanoci ku nuk mund tė ketė punė as ēdo i 22-ti shqiptar, e tė mos flasim pėr
Medvegjė. Nė Bujanoc madje edhe nė Kuvendin komunal shqiptarėt pėrbejnė vetėm
grupin pakicė tė delegatėve (30%) Padrejtėsitė, segregacioni dhe shtypja
janė posaēėrisht tė rėnda nė fushė tė shkollimit: planprogramet, shkalla, sasia
dhe gjerėsia e shkollimit shqip gjithėherė janė caktuar nga Trendet e reja tė zhvillimit, lufta nė
Slloveni, Kroaci e Bosnjė-Hercegovinė, varfėrimi gjithnjė mė i madh dhe
kėrcnimi me mobilizim pėr luftė nė front, kanė bėrė qė shpėrnguljet, sidomos
tė tė rinjve tė shtohen edhe mė shumė. Mbyllja e kufijve dhe vendosja e
pengesave tė qarkullimit nga Maqedonia, bashkė me pengimin e vazhdueshėm tė
qarkullimit nė Shqipėri kanė bėrė qė kėtu situata tė jetė e padurueshme. Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe
Medvegjės, megjithatė po bėjnė pėrpjekje tė organizohen pėr tu bėrė ballė
shtypjeve, segregacionit dhe apartheidit. Kohėt e fundit janė formuar dy
parti politike me programe demokratike, me kėrkesa pėr organizim ekonomik tė
lirė, pėr liri tė mendimit, pėr liri tė organizimit e pėrgjithėsisht pėr tė
drejtat tė njeriut dhe ato kombėtare. Pėrveē kėtyre vlerave, tė dyja kėto
parti dhe shoqatat bėmirėse dhe intelektuale qė kanė nisur tė veprojnė, si
qėllim kryesor kanė ēlrimin politik, ekonomik, kulturor etj. Dhe zhdukjen e
raporteve segregacioniste, pra zhvillimin e papenguar tė tė gjitha vlerave
kulturore kombėtare shqiptare mbi bazėn e pėrbashkėt etnike. Vlerėsojmė se
njė nga pengesat kryesore, pėrveē hegjemonizmit dhe shovinizmit shtetėror
serb, pėr tė arritur njė shkallė relativisht tė kėnaqshme tė zhvillimit nė
planin shoqėrror, ekonomik dhe kombėtar, ka qenė ndarja e kėtij regjioni nga
trupi i naturshėm gjeoekonomik, nacional, komunikativ, ekologjik, urban etj.
Prandaj qysh mė 1968 kėtu lindi kėrkesa publike pėr bashkim me Kosovėn,
tėrėsi e cila do te siguronte mundėsi optimale pėr zhvillim tė gjithanshėm,
po edhe do tė ndihmonte nė shuarjen e burimeve tė pėrhershme pėr konflikte
ndėretnike nė kėto anė. Nė kohėn e shkatėrrrimit tė
ish_Jugosllavisė, kur pushteti serb filloi ta realizojė projektin
gjithėnacional serb me anė tė luftės, dhunės dhe pastrimeve etnike, duke qenė
tė ballafaquar me rrezikun e asimilimit kombėtar, tė vetėdijshėm pėr
problemet e mėdha, me tė cilėt po ballafaqohet BE, KSBE dhe KB nė zgjidhjen e
raporteve nė mes tė popujve nė territoret e ish_Jugosllavisė dhe nė kushte tė
bashkėsisė sė re qė me force po imponohet, Shqiptarėt e Preshevės, tė Bujanocit
dhe tė Medvegjės dolėn nė mėnyrė masive nė Referendumin e 1 dhe 2 marsit
1992, kur u deklaruan pėr AutonomiTerritoriale Politike me tė drejtė bashkimi
me Kosovėn. Pastaj, duke pėrkrahur dokumentet e Konferencės Paqėsore tė
Hagės, pėrkatėsisht tė Brukselit, Shqiptarėt e kėtij regjioni, nė formėn mė
demokratike e shprehėn disponimin e tyre lidhur me ēėshtjen e Autonomisė dhe
shfaqėn gatishmėrinė qė aktualisht tė pranojnė Autonominė, duke e kuptuar atė
si formėn mė tė pėrshtatshme demokratike qė do tė mundėsonte qarkullimin e
lirė ekonomik, kulturor etj. Brenda tėrėsisė etnike dhe si formė tė vetme nė
kuadėr tė bashkėsisė shtetėrore ku aktualisht gjenden. Nėpėrmjet Autonomise apo statusit
special, siē propozon dokumenti i Hagės, Shqiptarėt e Preshevės, tė Bujanocit
dhe tė Medvegjės, nėn kontrollin pėrkatės ndėrkombėtar, do ta realizonin tė
drejtėn e paraqitjes sė simboleve kombėtare, tė drejtėn autonome nė arsim,
kulturė, ekonomi, shėndetėsi etj., tė drejtėn pėr organin ligjvėnės,
strukturėn administrative, duke pėrfshirė edhe policinė regjionale dhe
gjyqėsinė, e cila do tė merret me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė mė atė territor,
me ērast pėrbėrja e atyre organeve do ta pasqyronte pėrbėrjen e popullsisė
nė atė territor. Duke pasur parasysh historinė e
raporteve ndėrnacionale nė Ballkan, e posaēėrisht Serbinė e centralizuar dhe
jo demokratike qė po pėrdor dhunėn dhe terrorin ėshtė absurde tė pritet
zgjidhja e ēėshtjes sė autonomisė sė Shqiptarėve tė kėtyre komunave me anė tė
ndryshimeve tė ligjeve dhe kushtetutės ekzistuese nė procedurėn e rregulltė. Nė momentin kur vendoset tė ndėrrojnė
kufijtė nė mes tė njėsive konstituive tė ish_federatės jugosllave dhe nė
kuadėr tė proceseve integruese evropiane, edhe Shqiptarėt e Preshevės, tė
Bujanocit dhe tė Medvegjės, me forma demokratike do tė realizojnė tė drejtėn
e natyrshme qė tė bashkohen me Kosovėn, pjesė integrale e sė cilės janė sipas
tė gjitha kritereve relevante etnike, kulturore, ekonomike etj.
______________________________________________________________________________________________________________
|