Gjurmė historike

UDHĖPĖRSHKRIME TĖ VJETRA PĖR PRESHEVĖN

Shkruan: Xhemaledin Salihu - Preshevė, 09. 05. 2010

LEXONI: KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA

__________________________________________________________________________________________________

Mbi Preshevėn ( Kosova Lindore)

     Kosova Lindor (Lugina e Preshevės) shtrihet pėrgjatė lumit Moravė, nė jug tė saj dhe te Ēukarka e Preshevės bashkohet me lumin Vardar, e njohur Lugina e Shkupit, kėtu ėshtė edhe UJĖNDARĖSJA e madhe, e cila nė jug shkon lumi pėr nė Detin Egje, ndėrsa tjetra pėr nė perėndim, pėr Detin e Zi.  Kėto dy lugina janė mė tė rėndėsishme nė Siujdhesėn Ballkanike dhe zėnė vendin qendror nė Ballkan. Sipas Jovan Cvijiqit, gjeografit serb kėto dy lugina paraqesin pjesėn mė gjeostrategjike dhe gjeopolitike nė Ballkan. Poashtu edhe Leopold Mandli e quan “Zemėr e Ballkanit”, sipas preshevarit patriot Ibrahim Kelmendi. Andaj edhe rėndėsia e madhe e tyre pėr ta zotėruar kėtė  Luginė nga pushtues tė ndryshėm dhe pėr ta pasur nė mbikqyrje Luginėn e Preshevės. Nė pjesėn qendrore tė Luginės shtrihet Presheva me 264 km2 dhe me 36 vendbanime, kryesisht shqiptare: Bėrēec, Bugarinė, Buhiē, Bukoc, Bukuroc, Bushtran, Cakanoc, Caravajkė, Corroticė, Ēukarkė, Depcė, Gare, Gerajt, Golemidolli, Gosponicė,Ilincė, Kurbali, Lanik, Maxhere, Miratoc, Norēė, Peēenė, Preshevė, Rahovicė, Raincė, Ranatoc, Relan, Sefer, Sllavujevc, Stacioni Halurudhor, Stanec, Strezoc, Shoshajė e Poshtme, Shoshajė e Epėrme, Tėrrnavė dhe Zhunicė. Ajo, pra nė perėndim pėrfshinė fshatrat e Karadakut, nė lindje fshatrat e Rujanit, ndėrsa nė mes fshatrat e fushės. Nėpėr Preshevė kalojnė: Autostrada  Beograd - Nish - Vranjė - Preshevė - Shkup - Selanik, Hekurudha  Beograd-Shkup-Selanik, ndėrsa vija e  lumenjve Danub - Moravė-Vardar ishte interesim i shumė shteteve pėr ta bėrė kanalin e lundrimit nėpėr kėto  lumenj, i cili do tė lidhte shumė shtete e kontinente. Pozita e volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e pėrshtatshme natyrore kanė bėrė qė Presheva tė banohet nga periudha e neolitit, vazhdon tė banohet edhe gjatė periudhave tė mėvonshme: tė bronxit, tė hekurit e deri nė ditėt e sotme. Lugina e Moravės dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin tė banuara nga fisi Ilir Dardan, pra Presheva shtrihej nė pjesėn qendrore tė Mbretėrisė Dardane dhe ishte e banuar nga fisi ilir  Dardan, paraardhėsit e shqiptarėve tė sotėm. Kėtė e dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, antropologjike, kulturo-historike, gjuhėsore, etnologjike, e tė tjera.

( Foto: Presheva e vjetėr )

     Vendbanimet e kohės parahistorike nė Preshevė janė: Presheva, Rahovica,e njohur me Kacipupin, nė themelet e tė cilit mė vonė ėshtė ngritur oppidumi dardan, Gerajt, Bushtrani. Vendbanimet e kohės sė Antikės nė Preshevė janė: Bukuroca, Zhunica, me njė ujėsjellės dhe kanalizim tė kėsaj kohe, Rainca, Presheva me Kalanė e saj, Corrotica, Norēa, Golemidolli, Lerani, Strezoci, Tėrrnava,Cakanoca, Ēukarka, Miratoci, Bėrēeci. Vendgjetjet nga periudha parahistorike nė Preshevė, sipas dr Jahi Stanecit, janė: Guri i Gjatė nė Tėrrnavė, Kėshtjella e Bushtranit, Kacipupi i Rahovicės, Gerajt, Staneci, Buhiēi, Ilinca, Vale/Valeva/, Peēena, Guri i Norēės, Depca, Caravajka, Seferi, Miratoci, Strezoci, Tėrrnava. Vendgjetjet nga periudha antike, sipas dr Jahi Stanecit, nė Preshevė janė: Kėshtjella e Preshevės, Rrėza Lindore e Kėshtjellės sė Preshevės, Bregu i majtė i Lumit tė Kurbalisė, Tarraca nė bregun e djathtė tė Lumit tė Kurbalisė, Bregu i majtė i Pėrroit tė Kėshtjellės sė Preshevės, Vendi te Ēezma e Lugut tė Brinjės, Rrėza e Udhės sė Brinjės sė Preshevės, Pėrzhari, Pėrkulja e Pėrzharit, Bukuroca, Zhunica.

Shkrime tė vjetra mbi Preshevėn

     Nė kohėn parahistorike territori i Moravicės sė sotme me Preshevėn i takonin popullit tė vjetėr Dardan. Nė kohėn e Antikės nė periferi tė Preshevės sė sotme ekzistonte qyteti romak me lagjet pėr rreth, sipas T.Vukanoviqit. Presheva shtrihet nė Mbretėrinė Dardane, e cila pati luftėra tė ashpra me Maqedoninė, pastaj ate e pushtoi Bizanti dhe Serbėt. Shkrimet e para flasin se Preshevėn me Moravicėn nga Bizanti e pushtoi famullitari serb Vukan, mė 1103. Por prap nga Vukani e pushtoi Bizanti mė 1104. Rajoni i Preshevės ishte arenė luftash ndėrmjet Bizantit dhe Serbėve, derisa mė 1106 prap e pushtuan Serbėt dhe kėshtu u radhitėn perandorėt serbė, pėr ta sunduar ate. Shkrimi i vjetėr, i parė mbi Preshevėn nuk ėshtė ai i vitit 1381, atėherė kur mbretėresha Evdokija me djalin Konstantinin ia dhuroi Manastirit tė Hilandarit, kishėn nė Arhilevicė/Rahovicė/ me pronėn e saj, me disa tė mira tė Preshevės. Pos Preshevės dhe Rahovicės pėrmendet edhe kisha e Norēės. Pra kemi krisobulėn e mbretėreshės Evdokija dhe djalit tė saj Konstantin, tė vitit 1381.

     Duke hulumtuar shkrimet e vjetra mbi Preshevėn, nė librin e austriakut Fr. Miklosich: Monumenta Serbica, tė botuar nė Graz, mė 1964, zbulova njė dokument tė vjetėr, nė tė cilin pėrmendet Presheva, Rahovica /Arhilevica/, fshat nė veri tė Preshevės, Ostrovica, mali mė i lartė nė Preshevė, pastaj fshati Arbanas, nė jug tė Preshevės, gjegjėsisht nė mes tė Preshevės dhe Kumanovės. Dokumenti ėshtė i vitit 1349: CXXV. (1349) 6857.ind.X.Skopije, ndėrsa nė fjalinė  e parė tė dokumentit shkruan: Stephanus, Serborum et Graecorum imperator, quasdam terras donat S. Mariae in Arhiljevica. Nė kėtė kohė, car Dushani, pasi ushtria serbe nėn komandėn e babės sė tij i pat mundur bullgarėt, nė mes tė vitit 1335 dhe tė vitit 1346, me ushtrinė e tij kaloi nėpėr Shqipni dhe Maqedoni dhe mbėrriti deri nė Thesali. Nė Shkup, mė 1346, ai u shpall perandor i Grekėve dhė Serbėve, Bullgarėve dhe Shqiptarėve.

( Shikoni: Dokumenti i vitit 1349 )

     Poashtu Presheva, pėrmendet edhe nė krisobulėn e mbretit Stefan Dushan, tė nėnshkruar mė 10 qershor 1354, nė Shkup. Atėherė, ai u shpall perandor i Serbėvė, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve. Poashtu ekziston edhe njė dokument i vitit 1379, atėherė kur mbretėresha Evdokija me djalin e saj Konstantinin i dhuroi manastirit tė Hilandarit, pos Rahovicės edhe Norēėn me vreshtat, aratė, mullirin dhe livadhin nė Preshevė. Lugina e Preshevės qė nga beteja e Maricės, mė 1371 deri mė Betejėn e Kosovės, mė 1389 ishte arenė e pėrleshjeve tė shumta tė ushtrisė serbe dhe asaj turke. Kėshtu, car Lazari ushtrinė turke nuk e priti nė Kosovė, por nė rajonin nė mes tė Moravicės dhe Lumit tė Madh. Bile, sipas historianit serb Stojan Novakoviqit nė Moravicė, te Presheva ndodhi njė Betejė e Madhe ndėrmjet ushtrise serbe dhe asaj turke, e cila ishte uvertyrė e Betejės sė Kosovės. Mirėpo, si duket historiografia serbe kėtė betejė nuk e publikoi dhe nuk e studjoi sa duhet, sepse kėtu humbi ushtria serbe. Pra, nė kėtė kohė, ushtria turke e sulltan Muratit i shtriu shatoret e veta nė Bregoren e Ēukarkės dhe rrėnzė kodrave tė Miratocit. Sipas tė gjitha gjasave ushtria turke e sulmoi ushtrinė serbe nėpėrmjet Grykės sė Konēulit, rruga e sotme Bujanoc – Gjilanė, rrugės sė sotme Preshevė - Gjilan dhe rrugės sė sotme Kumanovė - Zhegėr - Gjilanė.

     Para Kongresit tė Berlinit, kufiri nė mes tė Serbisė, tė ashtuquajturit Pashallėkut tė Beogradit, tė knez Milloshit  dhe Otomanise Turke ishte nė mes tė Paraqinit dhe Jagodinės, prej vitit 1815 deri mė vitin 1833. Nė kėto vite Jagodina, si qendėr kufitare zhvillohet dhe fiton nė vlerė dhe rėndėsi. Mė vonė prej vit 1833 kufiri kalon nė mes tė Aleksincit dhe Nishit, atėherė rėndėsinė e fiton dhe qendėr kufiri bėhet Aleksinci. Pas Kongresit tė Berlinit mė 1878, kufiri zbret nė Ristoc, nė mes tė Bujanocit dhe Preshevės. Mbretėria e Dardanėve  shtrihej nė veri pėrmbi Nishin, diku deri te Stallaqi, pėrfshinte tėrė territorinė e Kosovės sė sotme, Luginėn e Moravės Jugore, Preshevės, Vardarit, deri nė Velesin e sotėm tė Maqedonisė, sipas Fanula Papazoglu. Kazaja e Preshevės, sipas studjuesit bullgar Vasil Kėnēov (Izabrani proizvedenia, Makedonia, Etnografia i Statistika, Sofia, 1970), u themelua me Marrėveshjen e Kongresit tė Berlinit, atėherė kur Vranja mbeti me Serbi.

     Sipas Salnames sė Vilajetit tė vitit 1311, Kazaja e Preshevės kishte 15.932 muhamedanė (8168 burra dhe 7770 gra) dhe 26.047 bullgarė (13.868burra dhe 12.179 gra). Nė kėtė statistikė janė tė shėnuar mė pak fshatra muhamedane-arnaute/shqiptare/ se sa zyrtarisht ato janė. Sidomos nuk janė tė shėnuara vendbanime tė Malėsisė sė Karadakut, sepse vėshtirė depėrtohej dhe vėshtirė shėnoheshin ato. Sipas Kėnēovit ekzistonin 96 vendbanime me popullatė bullgare, greke dhe arnaute/shqiptare/. Fillon ga Preshova/Presheva/, duke i pėrmend tė gjitha vendbanimet e Kazasė deri te Shoshaja. Nė cekjen e vendbanimeve, ai shėnon edhe grekėt, tė cilėt kur i jep shėnimet e pėrgjithshme statistikore mbi Kazanė e Preshevės nuk i pėrmend.

     Edhe njė konstantim, atėherė dhe pėr atė kohė jo vėtėm studjuesi bullgar Vasil Kėnēov, po edhe shume studjues tė tjerė aspak nuk cekin popullatėn serbe nė Kazanė e Preshevės. Mirėpo, ėshtė e njohur se Kazaja e Preshevės pėrbėhėj edhe nga 2 nahi: ajo e Bujanocit dhe ajo e Tėrgovishtės, e cila kishte popullatė serbe. I madhi Sami Frashėri nė Kamus al-a’lam, II, 1530 shkruan : Presheva ėshtė njė kasaba e vogėl, qendėr kazaje, nė sanxhakun e Prishtinės, tė Vilajetit tė Kosovės.Gjendet 50 km, nė juglindje tė Prishtinės dhe po aq larg nė verilindje tė Shkupit, nė kufi tė Serbisė, pranė vijės hekurudhore. I ka afro 3 000 banorė.

     Kazaja e Preshevės ndodhet nė kėndin juglindor tė sanxhakut tė Prishtinės. Kufizohet me Serbinė nga verilindja, me kazanė e Gjilanit nga veriperėndimi, kurse nga jugu me sanxhakun e Shkupit. Toka ėshtė shumė e plleshme dhe e punuar, edhe rrushi bėhet gjithashtu shumė i mirė. Kazaja pėrfshin 134 fshatra me 39.545 banorė, nga tė cilėt shumica janė muslimanė, kurse tė tjerėt sllavė. Nė tėrė kazanė ka 13 xhami, 2 mesxhide, 500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta kufitare) dhe 1 spital ushtarak.

     Nė pėrshkrimin e Kazasė sė Preshevės tė vitit 1899, Carigradski glasnik: Presheva (me 3 000 banorė), qytezė e bukur dhe e pastėr nė rrėnzė tė Karadakut, jo shumė larg hekurudhės. Ajo ka pozitė shumė tė mirė dhe shihet bukur nga hekurudha. Gjithė qyteza ėshtė e mbjellur dhe e mbushur me pemė dhe kur shikohet prej sė largu duket si njė kopsht. Presheva ėshtė qendėr administrative e kazasė. Aty ishte selia e kajmekamit dhe e pushtetit. Rruga kryesore nė kazanė e Preshevės ėshtė hekurudha. Pastaj rruga pėr Kumanovė dhe Shkup shkon paralel me hekurudhėn. Rruga tjetėr shkon pėr Gjilan, nė perėndim. Nė kazanė e Preshevės jetojnė rreth 30.000 banorė tė fesė muslimane dhe krishtere. Tė tjerė nuk ka. Nė librin: Njė shtyllė e Kosovės quhet Preshevė, marrė nga “Besa” e Stambollit, tė vitit 1958, Ibrahim Kelmendi, patriot nga Presheva shkruan: Krahina e Preshevės pėrbahet prej Luginės sė Moravės, njė pjesė tė Karadakut dhe tė katundeve tė Qarrit.Pjesė qendrore asht Lugina e Moravicės qė ndodhet nė mes vargjevet tė Karadakut dhe kodrave tė Rujnės. Lugina e Moravicės pėrshkohet prej xhades sė Madhe dhe prej Hekurudhės, qė lidhin Luginėn e Moravės me Luginėn e Vardarit.

     Presheva asht qendėr e njė pjekje rrugėsh qė vijnė nga Serbia, Maqedonia, Bosnja, Shqipnia dhe Bullgaria. Pozita e kėsaj krahine ka pasė randėsi nė tė gjitha kohėt. Kushdo qė sundonte kėtė krahinė dhe Luginėn e Shkupit, gjithnjė ka sundue pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit. Kėndej kanė kalue gotėt, fiset turke tė kumanėve, tė peēenegevet e tjerė si edhe sllavėt pėr nė Pelopones. Kjo anė ka tėrheqė edhe ushtri tė mėdha: romake, bizantine, armatėn e princ Jakubit qė luftoi nė Kosovė mė 1389, ushtrinė austriake qė arriti deri nė Prizren dhe nė tėrheqje e sipėr e dogji Shkupin nė vjetin 1690. Ushtria serbe qė ngadhnjeu nė Kumanovė dhe ajo e Hitlerit qė luftoi nė Kretė, patėn kalue kėndej.

     Shqiptarėt e Preshevės ndahen nė mahalle: Murtishėt, Kajajt, Mullabeqirėt, Nezajt, Derrajt, Berajt, Rahmanėt, Golomeshėt, Ali-Metajt, Hodajt, Budumtė, Sheh_Halilėt, Kamberėt, Dodajt, Bajraktarėt dhe tė tjerė. Ēdo mahallė asht gjini nė vete. Disa prej kėtyne gjinivet u pėrkasin fisevet: Sopė, Kelmendė, Thaē dhe Krasniq. Njė numėr i qytetarėvet nuk kanė fise fare. Nė katundet e Luginės sė Moravicės, tė Karadakut, tė Qarrit fise nuk ka, sikur qė nuk ka nė katundet e Kumanovės, tė Shkupit dhe pėrgjithėsisht tė Maqedonisė Perėndimore, e cila mbėrrin deri nė Prilep dhe nė Manastir. Presheva ėshtė vendbanim i vjetėr i kohės antike. Nga ana e djathtė e lumit tė Kurbalisė rreth 500m nė perėndim, nga kisha rreth 150-200 m nė lindje-juglindje tė lokalitetit antik ndėr kala gjendet njė kodėr me njė ngritje tė lartėsisė sė mesme tė quajtur Gėrmadhė. Nga ana e majtė, kjo ngritje lidhet me kodra fqinje. Platoa e lokalitetit nė mėnyrė artificiale ėshtė rrafshuar dhe pak ėshtė e lėshuar nga lumi. Nė sipėrfaqen e platosė shihen mbeturinat e objekteve antike- themelet nga guri, tulla tė formatit romak. Gjithashtu gjendet ndonjė fragment i keramikės pasantike. Lokaliteti, gjithėsesi paraqet njė vendbanim mė pak strategjik, thuhet nė gėrmimet arkeologjike tė vitit 1968.

( Shikoni: Vendgjetjet arkeologjike tė vitit 1968 nė Preshevė )

     Nė Enciklopedinė Popullore, tė botuar nė Zagreb, mė vitin 1928, V.S.Radovanoviq shkruan: “Presheva, qytezė nė Serbinė Jugore, nė pjesėn veriore tė Luginės sė madhe Preshevė - Kumanovė, nė skaj tė fushės sė Preshevės, nėn anėn lindore tė Karadakut tė Shkupit. Presheva ka 656 shtėpi me 3.214 banorė (1921). Presheva pėr herė tė parė pėrmendet si zhupė/famulli/nė vitin 1381, atėherė kur dhespotja Evdokija me tė birin Konstantinin ia dhuroi manastirit tė Hilandarit. Nė mesjetė dhe mė vonė nėpėr Preshevė kalonte edhe Udha e Kosovės, e cila prej Moravės sė Epėrme kalonte nėpėr Karadak dhe lėshohej nė fushėn e Preshevės dhe mė tutje shkonte nė lindje. Kėndej pari, mė 1530 kaloi suita e amabasadės hungareze nė rrugė pėr nė Carigrad. Atėherė pėr Preshevėn u shkrua si pėr njė kėshtjellė tė bukur. Mbeturinat e kėsaj kėshtjelle gjenden nė Gėrmadhė, pėrmbi Preshevėn, nė tė dalė tė Geranės nga Gryka. Deri parafundimit tė periudhės sė sundimit turk, Presheva ishte fshat. Ajo filloi tė zhvillohet si qytezė prej vitit 1878, kur Vranja iu bashkangjitė Serbisė, atėherė Presheva u bė qendėr e Kazasė, me seli tė kajmekamit dhe tė kadisė.

     Nė kėtė kohė, Presheva kishte 250 shtėpi arnaute dhe mė vonė erdhėn edhe 250 shtėpi muhaxhirė nga Vranja. Presheva mė shumė u zhvillua qė nga viti 1888, pasi u ndėrtua Stacioni Hekurudhor, nė hekurudhėn kryesore Moravė-Vardar /3 km larg Preshevės/. Mė 1900, Presheva kishte rreth 2.000 banorė Arnautė. Nė fund tė sundimit turk, ajo kishte 640 shtėpi dhe rreth 30 dyqane /1912/, ndėrsa nė vitin 1913 kishte 2.991 banorė.

     Presheva kishte edhe popullatė krishtere, kryesisht zejtarė dhe kolonistė agrarė. Presheva ėshtė shumė e gjallė, sidomos tė shtunave, kur ėshtė ditė pazari pėr gjithė rrethin e Preshevės. Konsiderohet si vend i shėndethsėm, mė njė freski mali. Kėtu vijnė tė shėrohen tė sėmurit nga Shkupi. Nėpėr Luginėn e Preshevės dhe Kumanovės,  mė 1888 u ndėrtua hekurudha Beograd-Selanik, ndėrsa sipas projekteve tė ekspertėve amerikanė mund tė lidhet Morava dhe Vardari, e me kėtė tė mundėsohet lundrimi: Deti i Veriut - Rajna - Danubi - Deti Egje. Studjuesi Skender Rizaj nė: Kazaja e Preshovės 1896/97 dhe Rajoni modern osman nė Kazanė e Vranjės dhe Preshovės shkruan: Preshova /Presheva/ siē ėshtė e njohur qė nga kohėt e vjetra ėshtė vendbanim-qytezė. Gjithashtu edhe pas rėnies sė Preshevės nėn sundimin turk 1455, ajo mbetet qytezė. Mė 1489, Presheva ėshtė qendėr e vilajetit. Edhe mė vonė mbetet dhe mban funksionin e vendbanimit-qytezė, mė shumė si kasaba dhe pallankė.

     Nė fund tė shekullit XIX, Kazaja e Preshovės (Presheva), nė pikėpamje administrative ishte nė kuadėr tė Sanxhakut tė Prishtinės, nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Kosovės. Kasaba Preshova ishte qendėr e kazasė. Qyteza kishte 3 mahalla, 600 shtėpi. Si kaza, Presheva kishte 122 fshatra, nė realitet 6.958 shtėpi. Kazaja kishte popullatė muslimane dhe tė tjerė, gjithėsej kishte 42.248 banorė. Nė Preshevė kishte 600 shtėpi, 2 xhamia, 1 godinė shteti, 1 qendėr telegrafike e postare, 1 stacion tė policisė, 1 depo pėr dhjetėshina /osur/, 1 banjo komunale publike /hamam/ e tjerė. Nė brendi tė kazasė sė Preshevės kishte rreth 500 dyqane, disa stacione, 1 shkollė tetėvjeēare /rusdiye/, 13 xhamia, 3 xhamia tė vogla /mesxhida/; nė vend ka 2 shkolla muslimane “sibjan” me144 nxėnės; nė kaza ka 14 shkolla muslimane “sibjan” me 364 nxėnės dhe 4 shkolla tė tjera “sibjan” me 138 nxėnės.

     Emri Preshova sipas mendimit tė autorit vjen nga fjala turqishte qė do tė thotė: “Presh (presh bot. Allium porrum) dhe “ova” (fushė); fushė e preshėve. Presheva ėshtė kazaja e pestė e Sanxhakut tė Prishtinės, Vilajeti i Kosovės. Kazaja e Preshevės ėshtė themeluar kah mesi i vitit 1878 dhe si e tillė ka mbetur deri nė mbarim tė pushtetit turk nė Kosovė /1912/. Ajo ėshtė themeluar nga njė pjesė e kazasė sė Vranjės, kur Vranja, nė mbėshtetje tė Marrėveshjes sė Berlinit i bashkangjitet Serbisė. Nahitė e kazasė sė Preshevės janė: Nahia e Bujanocit (1905 -   1912) dhe Nahia e Tėrgovishtes (1911-1912). Bujanoci i takonte kategorisė sė dytė tė nahive. Ai kishte 28 fshatra, ndėrsa nahia e Tėrgovishtes, nahi e kategorise sė tretė kishte 34 fshatra.

Udhėpėrshkrime tė vjetra mbi Preshevėn

     Nė vitin 1530, mbreti Ferdinand i Austrisė, Ēekisė dhe Hungarisė dėrgoi nė Carigrad njė diplomaci sulltan Sylejmanit pėr tė vua paqė apo armėpushim. Kjo diplomaci numronte 37 persona, pos tė tjerėve si pėrkthyes i gjuhės latine, kėtij grupi iu bashkangjitė edhe Benedikt Kuripeshiqi. Grupi u nis nga Lublana, mė 22 gusht 1530 dhe nė Carigrad arriti mė 17 tetor tė njėjtit vit. Nga Carigradi, grupi u nis mė 22 dhjetor 1530 dhe nė Lublanė arriti mė 9 shkurt 1531. Grupi udhėtoi nėpėr Kroaci, Bosnje, Serbi, Bullgari dhe Rumeli. Udhėtimin e grupit e pėrshkroi Benedikt Kuripeshiėi nė librin e tij: Udhėpėrshkrimi nėpėr Bosnje, Serbi, Bullgari dhe Rumeli 1530. Grupi nė tė kėthyer nga Carigradi, kaloi edhe nėpėr Preshevė pėr nė Kosovė. Kuripeshiqi mbajti ditar tė hollėsishėm pėr udhėtimin dhe nė librin e lartėpėrmendur  kėshtu e pėrshkruan Preshevėn:

     Tė mėrkurėn, mė 11 janar 1530 u nisėn nga Stracina/vend nė Bullgari-autori/, duke udhėtuar shumė gjatė kaluam disa fshatra dhe arritėm nė Preshevė /Frastheuo/, ku dikur ishte njė qytet i bukur dhe aty fjetėm. Tė enjtėn, mė 12 janar u nisėm nga Presheva nėpėr malet e larta tė Malit tė Zi /Jeruagara/ dhe arritėm nė fushėn e Moravės, pastaj nė Livoē /Linatz/ dhe Poneshin e Epėrm ku edhe fjetėm. Gjermani Spiridon Gopēeviq udhėtoi mė 1888, me tren, nėpėr hekurudhėn Vranjė-Shkup pėr nė Selanik, atėherė edhe pėrfundoi ndėrtimi i hekurudhės. Ai udhėtimin e pėrmnedur e pėrshkroi nė librin e tij: Serbia e Vjetėr dhe Makedonia (Udhėtimi nėpėr Serbinė e Vjetėr) mė 1890, botuar nė Beograd.

     Kėshtu e pėrshkruan udhėtimin edhe nėpėr Preshevė: „Hekurudha Vranjė-Shkup ėshtė e hapur sikur qė ėshtė e njohur nė pranverė tė vitit 1888. Nėpėr viset qė kalon hekurudha prej kufirit turk deri nė Shkup nuk janė aq tėrheqės. Udhėtari, sėpari kalon nėpėr luginėn e lumit Binaē, i cili nė jug pėrkufizohet me malin Rujan(970m), ndėrsa nė veri me malin Kosharnik(950m), Pastaj hekurudha vazhdon nė jug, lė pas nė lindje malin Rujan, ndėrsa nė perėndim Karadakun dhe mė pastaj kalon nėpėr luginėn e Moravės dhe Banjkės. Mali Rujan nuk ėshtė i lartė, por Karadaku ngritet deri nė 1.593 m. Karadaku ėshtė i dendur dhe nėse shikohet nga hekurudha duket shumė i gjallė dhe i bujshėm. Majet nė veri janė mė tė ulta (1011), ndėrsa nė jug janė mė tė larta (1.552 e 1.535 m). Gjatė udhėtimit u takova me Arbanas, Turqė e Serbė, me tė cilėt bisedova gjatė pėr kėto vise. Tė parin qė e pyeta ishte nga Bilaēi dhe nė mesin e Arbanasve, nuk ishte Arbanas, por e flitte gjuhėn shqipe. Atėherė nuk ėshtė pėr t’u ēuditur kur udhėpėrshkruesi Han thotė dhe shkruan se nė fshatin Bilaē jetonin „bullgarė“ dhe „arbanas“. Lugina nėpėr tė cilėn kalon hekurudha Vranjė-Shkup ėshtė shumė e gjėrė. Ajo i afrohet malit nė lindje deri nė Tabanoc, ndėrsa nė perėndim mbetet larg Karadakut. Pra ditėn, pamja e malit ėshtė shumė tėrheqėse. Si duket kjo fushė ėshtė shumė pjellore, por nuk punohet sa duhet. Njė bashkėudhėtar mė tregoi se kėto vise janė tė banuara me shqiptarė: Osllara, Shoshaja, Garja, Kurbalia, Gruhalia, Strazha, Llojani, Vaksinca, Belanoci, Sllupēani, Opaja, Llopati, Orizare dhe Preshova /kėshtu e quan Preshevėn edhe Kuripeshiqi-autori/.

     Nė stacionin hekurudhor tė Preshovės mė ra nė sy, se kishte mė shumė binarė dhe binarė thyesė tė hekurudhės. Si duket Porta e kishte zgjedhur stacionin e Preshovės pėr bazė nė rast tė luftės me Serbinė. Me ndihmėn e kėsaj hėkurudhe do tė mund Turqia te Preshova shpejt tė mbledh ushtrinė kundėr Serbisė. Me njėherė pas Preshovės, hekurudha kalon nėpėr Ēukarkė, ku gjendet bifurkacioni i Detit tė Zi dhe Detit Egje, edhepse kėtė udhėtari nuk e vėren nga treni. Nė veri rrjedh Moravica kah Morava, nė realitet kah Danubi; nė jug rrjedh Banjka kah Vardari nė Detin Egje. Banorėt e Ēukarkės vėrtetojnė se nė breg, qė shihet nė jug-perėndim tė fshatit ishin shtruar shatorėt e sulltan Muratit, kur shkoi pėr nė Kosovė. Sipas udhėpėrshkruesit Han, nė Tabanoc jetojnė Arbanasit.

( Shikoni:  Udhėtimi Vranjė - Preshevė - Shkup )

     Gjermani J. v. Hahn nė librin e tij: Reise von Belgrade nach Sallonik, mė 1868/Udhėtimi prej Beogradit pėr nė Selanik/, nė kapitullin VII shkruan: Udha prej Bilaēit pėr nė Kumanovė: Prej Bilaēit nė drejtim tė Kumanovės shtrihet fshati Pratoshelca /Pratoschelza/ me 15 shtėpi, i vetmi fshat bullgar, i pastėr etnikisht. Bushtrani me 30 shtėpi shqiptare shtrihet nė lindje tė Udhės, nė njė gji tė Luginės sė Moravicės. Kryqėzimi i pėrroit tė Leranit, i cili rrjedh nė drejtim veriperėndimor tė Moravicės. Lerani shtrihet i shpėrndarė nė tė dy anėt e Udhės. Burimi i pėrroit ėshtė prej aty nė drejtim juglindor. Zhunica shtrihet nė rrafshinėn e Luginės me 20 shtėpi shqiptare, pėrkundrejt pėrrockės sė Rahovicės. Golemidolli me 16 shtėpi arnautėsh dhe 4 shtėpi bullgarėsh. Ēukarka shtrihet, njė pjesė e kėtij fshati, majtas afėr Udhės. Miratoci nė perėndim tė luginės dhe nja gjysmė ore prej aty nė tė njėjtin drejtim Llojani, me njė pėrrua qė vie nga vėriperėndimi. Nė shpatin e pėrtejmė tė lartėsivė, tė cilat kufizohen me luginėn kah lindja shtrihen 3 fshatra shqiptare: Susheva, Mutulova dhe Bugarina. Tabanoci me 40 shtėpi shqiptare, nė katėr periferi me 1 xhami, nė tė djathtė tė Udhės; majtas nga Udha, varri i themeluesit tė xhamisė. Edhepsė, ky fshat i takon rrethinės sė Kumanovės, prap konsiderohet si njė fshat i rrethit tė Moravicės. Ai ka njė han tė madh.

( Shikoni: Udhėtimi Beograd-Nish-Vranjė-Preshevė-Shkup-Selanik )

     Udhėpėrshkruesi Todor Stankoviq nė librin: Shėnime udhėtimi nėpėr Serbinė e Vjetėr 1871-1898, tė botuar nė Beograd, mė vitin 1910 shkruan: d) Rruga nga Manastiri Prohor Pēinjski, nėpėr Preshevė, Bujanoc dhe nė kthim nė Gjilan. Me njė Arnaut, i cili ruante Manastirin, u nisėm me kuaj pėr Preshevė, kaluam lumin Pēinja. Pėr ¾ e orės arritėm nė katundin Starca, nga shkuam nė Sobrate. Nga ky katund dolėm nė Bilaē, ku ekzistonte kazerma ushtarake turke me njė batalion. Nga Bilaēi arritėm nė Bushtran, nė tė cilin kishte 55 shtėpi arnaute dhe 16 shtėpi serbe. Nė orėn 10 e 20 minuta u nisėn nga Bushtrani, nėpėr katundin Zhuzhicė /Zhunicė-autori/ dhe pėr 1 orė e ¼ arritėm nė Preshevė, ku u vendosėm nė hanin e Rexhep -Agės. Posa arritėm nė Preshevė, na erdhi tė na dėshirojė mirėseardhje, nė emėr tė kajmekamit qė mungonte, Mal mudir, (drejtori i financave Ahmed Lutfiu, efendija dhe sekretari policisė sė Preshevės Mahmud efendija.

     Duke kaluar nėpėr Preshevė, ktheva nė kancelarinė /zyrėn/ e pushtetit tė rrethit, t’ia kthejė vizitėn nėpunėsve tė pėrmendur, ku e takova muhasebexhinė e Prishtinės- administratorin kryesor tė financave-Ismail Raif efendinė, i cili kishte ardhur pėr pagesat e tatimeve dhe tė ardhurave tė tjera shtetėrore. Dhe kėtu njė aradhė xhandarmerie mė nderoi mirėseardhje. Nga kėtu, nė pėrcjellje tė Mahmud efendisė, i cili ishte i lindur nė Leskoc, shkuam tė shikojmė qytezėn, e cila ka ēarshinė, dhe e cila pėr ēudi ishte shumė e pastėr. Lumi i cili kalonte pėrmes ēarshisė, shumė ndihmon nė mbajtjen e pastėrtisė, sepse i gjithė plehu aty hudhej ndėrsa uji e ēon tutje. Kur u ktheva nė han, pagova harxhimet dhe u pėrgatita pėr nisje, por ndėrkohė erdhėn muhasebexhia dhe 2 nėpunės tė mė urojnė udhė tė mbarė. Presheva i ka 600 shtėpi, prej tė cilave 570 janė Arnaute dhe rreth 30 shtėpi serbe. Serbėt i shėrbejnė Arnautėt e pasur si ēifēi dhe shėrbėtor, duke ia punuar tokėn pėr njė rrogė tė vogėl apo pėr pak mall…Rrethi i Preshevės ka 122 katunde me 42.248 banorė, prej tė cilėve 26.920 Serbė dhe 15.328 Arnautė /nė rrethin e Preshevės bėnin pjėsė edhe Nahia e Bujanocit dhe Tėrgovishtės-autori/.

     Nga Presheva u nisėm pėr nė Rahovicė dhe arritėm te kisha e vjetėr dhe e lėnė pas dore, pėrmbi katundin, e cila kishte 2 palė dyer. Pėrmbi nė mur, nė derėn e dytė shihen tragjet e mbishkrimit, tė palexueshėm, shkronjat sėbashku mė horasanin kishin ra. Nga kjo kishė u nisėm dhe dolėm nė rrugėn kryesore Vranjė-Kumanovė, ndėr Bilaē. Nga kėtu shkuam nė Bujanoc. Profesori Al. Stanojeviqi nė librin e tij: Dy javė nė Serbinė e Vjetėr, Ditar i udhėtimit nga njė ekskursion, Beograd, viti 1898, shkruan: Mė 18 korrik tė vitit 1898 u nisa nga Beogradi pėr nė Shkup, me tren. Nė stacionin e Zhbevcit / Zibevc - afėr Ristocit, nė mes Preshevės e Bujanocit, autori/ na pritte treni turk, me tė cilin do tė udhėtonim pėr nė Shkup... U larguam nga Serbia, nė largėsi nė perėndim shihet Karadaku.

     Te Presheva, nė stacion hyn dy oficer zhandarmerie turqė. Bashkėudhėtari im dinte turqisht dhe filloi biseda nė mes tė tyre. Oficerėt turqė zbritėn nė stacionin pas Preshevės. Sa mė tepėr qė largoheshim nga Zibevci, oficerėt turqė thonin udhėtarėve se gjindeni nė tokėn, ku thika dhe martina kanė autoritet mė shumė, se sa ligjet shtetėrore dhe gjyqet. Nga treni shihej qartė se kolonitė Arnaute janė nė afėrsi. Kėshtu fshatrat Arnaute i afrohen shumė hekurudhės; disa fshatra gjenden nė tė majtė tė hekurudhės. Presheva, Tabanoci dhe tė tjera janė koloni Arnaute tė dėgjuara dhe tė rrezikshme, edhepse nė to sundon pushteti turk. Fshatrat janė tė larmishme, shtėpitė me kulme tė mbuluara me dėrrasa apo tė thurrura si kolibe. Kėshtu arritėm nė Kumanovė.

( Autor i librit: Kultura shqiptare nė Preshevė dhe shkrime nė gazeta e revista )

________________________________________________________________________________________________________

XHEMALEDIN SALIHU: HISTORIA E KOSOVĖS LINDORE NDĖR SHEKUJ