Nė 103 vjetorin e Kongresit tė Manastirit

__________________________________________________________________________________________________________________

ROLI HISTORIK I KONGRESIT

TĖ MANASTIRIT PĖR NJĖSIMIN

E ALFABETIT TĖ GJUHĖS SHQIPE

( 14 - 22 NĖNTOR 1908 )

 

 

 

     Kongresi i Alfabetit tė Gjuhės Shqipe – qė u mbajt nė Manastir i hapi punimet mė 14 nėntor 1908 pėr t’i vazhduar gjer mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Pra, nė Kongres morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA’sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj., duke u shndėrruar kėshtu nė njė Kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar.

 

 

Pėrmbajtja e lėndės

 

- Kongresi i Manastirit ( 14 - 22 nėntor 1908 )

- Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit tė Manastirit dhe dhuna xhonturke ( dhjetor 1908 - gusht 1909 )

- Kongresi i Dytė i Manastirit ( 2 - 3 prill 1910 )

- Reaksioni xhonturk dhe qėndresa kundėr tij ( 1909 - 1910 )

- Kongresi Kombėtar i Elbasanit ( 2 - 8 shtator 1909 )

__________________________________________________________________________________________________

 

Kongresi i Manastirit 14 - 22 nėntor 1908

 

    Pėrhapja e shkollave dhe e mėsimit tė gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės kombėtare nė pėrgjithėsi, shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė alfabeti tė vetėm. Rilindėsit me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem gjuhėsor e kulturor, por edhe si njė ēėshtje politike, njė shenjė ndasie, qė pengonte bashkimin e shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.


    Vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė epoke tė tėrė tė Rilindjes, falė veprimtarisė krijuese nė lėmin e gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave tė tėrė tė iluministėve shqiptarė, gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė etj. Njė ndihmesė tė vyer dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė revista “Albania” (Bruksel - Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės. Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit, nė vitin 1879, ndonėse shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta zgjidhte pėrfundimisht kėtė ēėshtje.

 

    Alfabeti i Stambollit u pėrhap vetėm nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e Veriut, posaēėrisht nė Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr shkrimin e shqipes, ai i shoqėrisė “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitėve) dhe alfabeti i shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė shumė nga klerikėt katolikė. Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin tė gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndėrmjet tyre. Nė rrethana tė tilla, vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe do tė arrihej jo vetėm nė luftė me sunduesit e huaj osmanė, qė pėrpiqeshin ta pengonin atė si njė arritje qė do tė ēonte nė afirmimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, por edhe duke kapėrcyer frymėn dhe interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve kulturore shqiptare, qė ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara nga e kaluara.

 
    Ndonėse nė thelb ishte njė ēėshtje kulture, njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe paraqitej njėherazi njė nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė kohės, zgjidhja e tė cilit do tė varej nga zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, thirrja e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe u bė e mundur vetėm nė rrethanat e reja, qė u krijuan pėr lėvizjen kulturore-kombėtare pas shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.

 
    Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, qė luante rolin kryesor ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e kėtij klubi, menjėherė pas themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje si detyrėn mė tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve gusht-shtator, pasi kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e kongresit kombėtar pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė “Zėdhėnien” qė u shpėrnda me kėtė rast, ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres “gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė Shqipėrisė”, si edhe “ēdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u prit mirė nga atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike brenda e jashtė vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė kongres.

 
    Kongresi u hap nė Manastir mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj.

 
    Kongresi i Manastirit pėr ēėshtjet qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga tubimet mė tė gjera e mė pėrfaqėsuese nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me tė drejtė si kuvendi mė i rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e kulturore tė shqiptarėve nė fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin shkrimtarėt dhe publicistėt mė tė njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe, laikė e klerikė, si Gjergj Fishta, Nikollė Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashėri, Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarė tė lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve shqiptare, si Bajram e Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitėr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashėri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashėri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, ndėrsa nėnkryetarė Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg arsyesh tė diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar (si Faik Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij Kongresi.


    Gjatė dy ditėve tė para tė Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė hapura, ku morėn pjesė, pėrveē delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė shkollave tė Manastirit, si edhe banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth 400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan nė manifestime kombėtare, nė tė cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr nevojėn e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė, si dhe pėr pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.


    Vendin kryesor nė punimet e Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e hapura, e zuri ēėshtja e caktimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė u bėnė nė ditėt e para, tė gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė vendosej duhej tė kishte si bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė tej u ndanė, prandaj nė ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė komision prej 11 vetash, tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė njohėsit mė tė mirė tė gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit, tė “Bashkimit”, tė “Agimit”, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar. Komisionit iu dhanė fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.


    Pas shumė diskutimesh Komisioni vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim asnjėri nga tri alfabetet e pėrmendura mė sipėr, por tė krijohej njė alfabet i ri mbi bazėn e atij latin, duke u dhėnė shkronjave latine vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat e gjuhės shqipe. Por Komisioni ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e shkronjave dyshe, qė nevojiteshin pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin latinishtes (pėr dh, gj, nj, th etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė diskutimesh (17-19 nėntor), anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė vendimin e Kongresit, “tė shtyrė edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme”, nuk arritėn tė caktonin njė alfabet tė vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn “tė kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me tė bashkė edhe njė abece thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė mes tė shqiptarėve”. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė shkolla.


    Ky vendim, qė vetė Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me “disa shkaqe tė pėrjashtme” dhe pikėrisht me nevojėn pėr tė shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr korrespondencat me jashtė. Nė tė vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk kuptoheshin vetėm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqėritė e ndryshme shqiptare, qė ishin pėr alfabetin e Stambollit (nė Shqipėrinė e Jugut) dhe atė tė “Bashkimit” nė Gegėri e sidomos nė Shkodėr. Vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht dy alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar pėrēarje nė radhėt e delegatėve dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė ai u quajt si njė zgjidhje e pėrkohshme pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm.

 

    Ndonėse nuk caktoi njė alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė Manastirit ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė bashkimin politik dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė kombit shqiptar. Me kėtė vendim iu dha fund kaosit qė mbretėronte deri atėherė nė ēėshtjen e shkrimit tė shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin pėrhapur nė Shqipėri e nė kolonitė e mėrgimit, tani do tė pėrdoreshin vetėm dy, edhe kėta bashkėrisht. Pėrveē kėsaj, duke vendosur pėr dy alfabete, qė mbėshteteshin nė atė latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njėherė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar, kundėr orvatjeve tė xhonturqve pėr t’u imponuar alfabetin arab dhe pėr t’i identifikuar ata me turqit.

 

    Atė qė nuk e ēoi dot deri nė fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi pėrfundimisht vetė jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenė i papėrzier e mė homogjen nga karakteri i shkronjave, mė i lehtė e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė e mė shumė dhe nga fundi i Luftės sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i pėrbashkėt e i vetėm pėr gjithė shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės shqipe. Megjithėse ēėshtja e njėsimit tė alfabetit zuri vendin kryesor nė punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė Kongresi nuk ishte njė mbledhje thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim politik. Krahas tubimeve tė hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta kushtuar ēėshtjeve politike tė ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto mbledhje ishin marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, lufta pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar, pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė vendit, si edhe marrėdhėniet me shtetet evropiane. Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve dhe vendimet qė u morėn nė kėto mbledhje, u pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash qė iu dha deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve. Ky program ėshte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr autonominė territoriale-administrative tė Shqipėrisė.


    Vendin kryesor nė program e zinin kėrkesat politike pėr “njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe tė gjuhės shqipe”. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nė tė katėr vilajetet, zgjedhja e tė gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave tė tyre dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri nė dy vjet e gjysmė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė nga shkollat ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.


    Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė drejtave tė saj, ishte edhe themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė do tė arrihej duke i kthyer tė gjitha shkollat shtetėrore turke nė Shqipėri, ato fillore, qytetėse e tė mesme, nė shkolla kombėtare dhe duke vendosur gjuhėn amtare shqipe “si gjuhė mėsimi nė tė gjitha kėto shkolla shtetėrore”, ndėrsa turqishtja do tė mėsohej si lėndė e veēantė, duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore. Tė lidhura ngushtė me kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr kthimin e shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e krishterė, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetėrore. Kėto shkolla do tė mbaheshin me tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat duhej tė administroheshin nga shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė shtetit osman. Pėr t’u prerė rrugėn ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e tė Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė klerikėt katolikė e ortodoksė tė paguheshin nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i propagandave tė huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj greke.


    Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr themelimin e njė universiteti shqiptar, qė kishte qenė aspiratė e hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e profesorėve pėr kėtė universitet do tė dėrgoheshin ēdo vit, me bursa tė shtetit, tė rinj qė do tė mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe tė ShBA-sė. Po kėshtu kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė njė nga qytetet e Shqipėrisė.


    Programi pėrmbante gjithashtu njė varg masash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr tė cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin masat pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave nga sipėrmarrės shqiptarė, pėr ngritjen e ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe etj. Nė pjesėn ekonomike pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim tė ndalonte ekspansionin ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė veēantė t’u jepte mundėsi borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte nė dorė tregun dhe ekonominė e Shqipėrisė.

 

    Programi politik, i miratuar nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme pėr organizimin e njė shteti autonom, si veēimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes sė tyre, ai pati rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi shpresat e tyrqve tė rinj dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg problemeve politike e luftės kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij dėshmonte gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė kushtetutės kishte ruajtur karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.

 
    Kongresi i Manastirit shėnoi gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė ngritjen e shkallės sė organizimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar, vendimet qė mori pėr ēėshtje tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė mėnyrė tė veēantė, njohja faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me tė cilin do tė mbanin lidhje gjithė klubet e tjera, dėshmojnė pėr vendosjen e njė bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e politike-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e klubit “Bashkimi” tė Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin kėtė masė si njė pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve shqiptare.


    Vendimi pėr t’i dhėnė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, qė qėndronte nė krye tė luftės pėr tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė klubi qendror, u arrit pas kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr t’u imponuar klubeve e shoqėrive shqiptare udhėheqjen politike dhe organizative tė klubit tė Stambollit, drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht, njiheshin si pėrkrahės tė xhonturqve.

 
    Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e re tė popullit shqiptar. Pėr herė tė parė pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), u mblodhėn nė kėtė Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr ato politike, qė ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė kulturės e tė arsimit shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

                                              

Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit

tė Manastirit dhe dhuna xhonturke

(dhjetor 1908 - gusht 1909)

 

    Tė mbėshtetur nė vendimet e Kongresit tė Manastirit, atdhetarėt shqiptarė hapėn shkolla tė reja shqipe dhe i shtuan pėrpjekjet pėr tė pėrhapur shkrimin shqip nė tė katėr anėt e vendit. Nė janar tė vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi tė holla tė mjaftueshme pėr tė mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, njė nė qytet me 100 nxėnės dhe tri nė fshatra me nga 60 nxėnės secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3 mėsues shėtitės nė krahinėn e Shpatit, tė cilėt u mėsonin gjuhėn shqipe fėmijėve e banorėve tė rritur tė 10 fshatrave. Pėrveē kėtyre, qė nga fundi i vitit 1908 nė Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mėsonin fėmijėt e 19 fshatrave.


    Nė janar-shkurt tė vitit 1909 u ngrit njė shkollė shqipe nė Glinė tė Leskovikut, njė nė Pogradec, dy shkolla shqipe nė katundet Kakos e Selenicė tė Frashėrit (nė tė cilat mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth), njė shkollė shqipe nė katundin Cakran tė Fierit dhe njė tjetėr nė Negovan. Nė shkurt tė vitit 1909 filloi tė funksiononte shkolla shqipe e Kumanovės, qė u hap nga klubi shqiptar i kėtij qyteti. Nė fillim tė vitit 1909, pas njė lufte tė ashpėr me oficerėt xhonturq, u arrit tė ēelen shkolla shqipe nė qytetin e Ohrit. Nė mars tė vitit 1909 nė Korēė, pėrveē dy shkollave tė hapura menjėherė pas shpalljes sė kushtetutės, u ēel edhe njė shkollė tjetėr e pavarur pėr djem, kurse nė verėn e atij viti u ēel njė shkollė shqipe nė fshatin Libohovė.

 
    Me pėrpjekjet e klubeve vijoi tė futet mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore turke dhe tė huaja. Nė dhjetor tė vitit 1908 mėsimi i gjuhės shqipe ishte futur si lėndė e detyrueshme nė tė katėr shkollat fillore turke tė Elbasanit, nė atė gjysmė tė mesme (qytetėse), si edhe nė shkollėn e komunitetit ortodoks. Pranė kėsaj shkolle ishte ngritur edhe njė kurs nate pėr mėsimin e shqipes, qė ndiqej nga 60 djem. Pas kėsaj qeveria greke i preu kėsaj shkolle subvencionimin.

 
    Nė fillim tė vitit 1909 klubet shqiptare arritėn tė fusnin mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat fillore turke tė Gjirokastrės, tė Frashėrit, tė Pėrmetit, tė Tepelenės, tė Beratit, tė Peqinit, tė disa fshatrave tė Mallakastrės etj., ndėrsa klubi i Vlorės e shndėrroi shkollėn fillore turke tė kėtij qyteti nė shkollė shqipe. Mėsimi i shqipes u fut gjithashtu nė shkollat turke tė fshatrave Qesarakė, Novoselė e Selenicė e Kolonjės dhe nė shkollėn greke tė Fierit.


    Nė pranverėn e vitit 1909, falė pėrpjekjeve tė klubeve e tė mėsuesve atdhetarė, gjuha shqipe mėsohej edhe nė shkollat qytetėse (ruzhdie) turke tė Vlorės, tė Pėrmetit, tė Mitrovicės, tė Beratit si dhe nė disa gjimnaze (idadie) tė vendit, si nė atė tė Manastirit, tė Gjirokastrės, tė Beratit, tė Korēės, tė Janinės, tė Durrėsit, tė Shkupit etj. Nė mjaft qytete tė Shqipėrisė u kėrkua qė gjuha shqipe tė pėrdorej edhe nė gjykata e nė predikimet fetare tė kishės ortodokse. Nė fundin e shkurtit tė vitit 1909 klubi i Korēės, sė bashku me pėrfaqėsuesit e popullsisė ortodokse tė kėtij qyteti, vendosi qė predikimi nė kishat ortodokse tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit tė Korēės, Patrikanės sė Stambollit dhe valiut tė Manastirit. Ndėrkaq, atdhetarėt korēarė, me nismėn e tyre, filluan tė futnin gradualisht gjuhėn shqipe nė kishat e qytetit. Nė kishėn e Negovanit predikimi filloi tė bėhej gjithashtu nė shqip.

 

    Edhe pėrfaqėsuesit e popullsisė katolike e myslimane tė Kurbinit, nė mbledhjen qė mbajtėn nė gusht tė vitit 1909, kėrkuan nga qeveria turke qė tė hapte shkolla fillore shqipe nė fshatrat e kėsaj krahine. Klubi i Elbasanit, pėr tė shmangur pengesat qė xhonturqit u nxirrnin shkollave shqipe, u propozoi mė 31 dhjetor gjithė klubeve shqiptare qė t’i pėrcillnin parlamentit turk e deputetėve shqiptarė kėrkesėn pėr njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare, plotėsimi i sė cilės do t’u siguronte shqiptarėve tė drejtat kombėtare nė lėmin e kulturės dhe tė arsimit. Por kjo kėrkesė nuk u miratua nga qeveria turke. Shkolla shqipe qysh nė periudhėn e parė pas revolucionit u ndesh me pėrpjekjet e xhonturqve pėr tė penguar pėrhapjen e saj. Prandaj edhe pėrkrahja qė shqiptarėt u dhanė xhonturqve pėr shtypjen e kundėrrevolucionit tė prillit tė vitit 1909, ishte akti i fundit i bashkėpunimit me ta. Pasi forcuan pozitat nė Stamboll, xhonturqit kaluan nė pėrdorimin e masave shtypėse ndaj lėvizjes kulturore tė popujve tė shtypur nė pėrgjithėsi dhe tė shqiptarėve nė veēanti.

 

    Lėvizja pėr arsimin e kulturėn kombėtare shqiptare u gjend shumė shpejt pėrballė goditjeve tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”, i cili, meqė paraqitej si mbrojtės i kushtetutės, vepronte mė shpesh nė mėnyrė tė fshehtė sesa tė hapur. Njė nga mjetet kryesore qė xhonturqit pėrdorėn pėr tė ndaluar kėtė lėvizje, pėr t’i pėrēarė shqiptarėt sipas dasisė fetare dhe pėr tė penguar ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, ishte propaganda e shkrimit tė gjuhės shqipe me alfabetin arab, qė filloi menjėherė pas Kongresit tė Manastirit. Nė shėrbim tė kėsaj propagande u vunė disa nga klerikėt konservatorė myslimanė dhe elementė tė tjerė fanatikė e turkomanė, tė cilėt, duke shfrytėzuar ndjenjat fetare tė popullsisė myslimane shqiptare, u pėrpoqėn tė formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine janė tė tė pafeve (tė kaurėve), se binin ndesh me fenė islame dhe se shqipja mund tė shkruhej vetėm me alfabetin turko-arab, qė ishte i shenjtė, sepse me tė ishte shkruar Kurani. Nė fillim tė vitit 1909 u formua nė Stamboll “Shoqėria pėr mėsimin dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe me shkronjat turqishte”, e pėrbėrė kryesisht nga ulematė (klerikėt e lartė) myslimanė, qė shpėrndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Njė abetare e tillė u pėrhap nė viset e ndryshme tė Shqipėrisė nė muajin janar tė atij viti.

 
    Kjo fushatė u shoqėrua me orvatjet, qė xhonturqit bėnė pėr tė provokuar mitingje tė elementėve fanatikė e turkomanė kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin, siē ndodhi nė fillim tė shkurtit nė Manastir, nė Dibėr, nė Follorinė e nė Pėrlepė. Konsulli francez nė Manastir, Pisho (Pichon), nė informacionin e tij (tė 16 shkurtit 1909), shkruante se “nė kėto tubime, tė provokuara nė mėnyrė tė fshehtė nga vetė autoritetet turke, nuk arritėn tė grumbullohen veēse hoxhallarėt dhe turqit fanatikė, ndėrsa shqiptarėt, thuajse nė mėnyrė tė pėrgjithshme nuk pranuan tė duken atje”. Jo rastėsisht kėto mitingje u mbajtėn nė xhami. Po kėshtu, ulematė dhe disa nga hoxhallarėt e Shkodrės, tė nxitur nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim” i kėtij qyteti, duke pėrfituar nga fanatizmi i pjesės myslimane tė popullsisė, zhvilluan nė pranverėn e vitit 1909 njė agjitacion tė fuqishėm pėr pėrdorimin e alfabetit arab nė shkrimin e shqipes.


    Ministria e Arsimit e Turqisė qė nė fund tė vitit 1908 urdhėroi qė nė shkollat e vilajetit tė Kosovės shqipja tė mėsohej me shkronjat arabe. Njė urdhėr i tillė iu dha nė shkurt tė vitit 1909 edhe prefekturės sė Elbasanit. Po kėshtu vepruan autoritetet turke dhe komitetet xhonturke nė qytetet e tjera tė vendit, nė Janinė, nė Filat etj. Atdhetarėt shqiptarė tė kėtyre trevave u vunė para njė trysnie tė dyfishtė, tė shovinistėve grekė dhe tė xhonturqve, qė vepronin tė bashkuar nė luftėn kundėr shkollės dhe kundėr shkrimit shqip. Nė tė njėjtėn kohė komitetet xhonturke pėrkrahnin nė ato ditė propagandėn asimiluese panhelenike qė disa profesorė grekė dhe Shoqėria “Etniki Heteria” (“Shoqėria Kombėtare”) zhvillonin nė atė kohė nė viset shqiptare tė vilajetit tė Janinės.

 
    Pėr tė fshehur veprimtarinė e tij armiqėsore kundėr kulturės shqiptare, Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” nė mars tė vitit 1909 u kumtoi klubeve shqiptare se “do tė qėndronte asnjanės dhe nuk do tė ndėrhynte nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe”. Klubet e quajtėn kėtė deklaratė njė pėrpjekje tė re pėr tė mashtruar shqiptarėt dhe morėn masa pėr tė mbrojtur liritė kushtetuese e pėr t’i bėrė ballė reaksionit xhonturk. Nė protestėn qė klubi “Bashkimi” i Manastirit i dėrgoi Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim” nė javėn e fundit tė marsit, i shkruante se, duke luftuar alfabetin shqip ky komitet bie ndesh me kushtetutėn turke, e cila ua garanton gjithė popujve tė Perandorisė tė drejtėn e mėsimit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare. Nė letėrkėmbimin e tij tė marsit tė vitit 1909 me klubet e Filatit, tė Korēės etj., klubi “Bashkimi” i Manastirit i quante kėto veprime tė xhonturqve dhe tė turkomanėve shqiptarė pėr t’u imponuar shqiptarėve alfabetin arab, si veprime armiqėsore kundėr kombit shqiptar. Ai udhėzonte nė ato ditė klubet e tjera kombėtare qė “kundėr kėtyre tradhtarėve tė mos vepronin vetėm me penė, por edhe me armė”.


    Komiteti “Bashkim e Pėrparim” u orvat tė zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetarėt mė tė njohur, qė drejtonin luftėn kundėr reaksionit xhonturk. Nė maj tė vitit 1909 xhonturqit, pasi arrestuan disa nga veprimtarėt e klubit “Labėria” tė Vlorės dhe i detyruan tė tjerėt tė arratiseshin jashtė Shqipėrisė, e likuiduan kėtė klub, qė ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė Shqipėrinė e Jugut. Po nė atė kohė mbyllėn edhe klubin e Ohrit, kryesia e tė cilit u ēua e lidhur me pranga nė Manastir e pastaj nė Stamboll.


    Nė fundin e majit tė vitit 1909 vetėm nė Ohėr, nė Pogradec e nė Strugė u arrestuan 17 veta, pėrkrahės tė shkollės dhe tė shkrimit shqip, qė u akuzuan pėr propagandė reaksionare kundėr regjimit kushtetues. Midis tė arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, njė nga udhėheqėsit mė nė zė tė lėvizjes kombėtare nė kėtė trevė, qė kishte kaluar vite tė tėra nė burgjet e sulltan Abdyl Hamitit, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit tė Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, intelektual dhe pėrkrahės i shkollės shqipe. Klubet shqiptare protestuan kundėr kėtij veprimi tė dhunshėm, derisa i detyruan xhonturqit t’i shpallnin tė pafajshėm dhe t’i lironin kėta atdhetarė.


    Ditė tė vėshtira kaloi nė verėn e vitit 1909 lėvizja kulturore kombėtare nė Tiranė. Mė 23 korrik, nė pėrvjetorin e shpalljes sė kushtetutės, u zhvillua nė Tiranė ceremonia e hapjes sė klubit tė kėtij qyteti. Ishte paraparė gjithashtu qė mė 24 tė kėtij muaji tė ēelej njė shkollė shqipe e mbrėmjes pėr tė rriturit dhe tė fillonte nė mėnyrė tė organizuar mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat shtetėrore turke tė Tiranės. Por pikėrisht nė kėtė ditė, me nxitjen e komiteteve xhonturke dhe tė klubeve tė oficerėve tė lidhur me ta, nxėnėsit sulmuan e goditėn nė tė gjitha shkollat mėsuesit atdhetarė, sapo kėta u njoftuan se nga ai ēast do tė fillonin mėsimin e gjuhės shqipe. Mė 27 korrik, po me shtytjen e klubeve tė oficerėve, hynė nė Tiranė mė shumė se 200 fshatarė tė armatosur, qė demonstruan nė rrugėt e qytetit dhe para klubit tė oficerėve, duke kėrkuar mbylljen e klubit shqiptar dhe arrestimin e 64 anėtarėve tė tij.

 

    Veprimtarė tė tillė tė lėvizjes kombėtare nė Tiranė, si Refik Toptani e bashkėpunėtorėt e tij, ose klerikėt atdhetarė Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga etj., u sulmuan drejtpėrdrejt dhe u fyen publikisht. Me kėto veprime tė xhonturqve e tė turmave fanatike tė kėtij rrethi u mbyll klubi kombėtar i Tiranės dhe dėshtoi orvatja e atdhetarėve tiranas pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shkollat e kėtij qyteti. E njėjta gjendje u krijua edhe nė Durrės, nė kryeqendrėn e prefekturės, ku atdhetarėt shqiptarė nuk guxonin tė hapnin klube e shkolla shqipe, si edhe nė nėnprefekturėn e Kavajės, ku pėrpjekjet pėr hapjen e shkollės shqipe e tė mėsimit shqip ndeshėn nė kundėrshtimin e reaksionit xhonturk dhe tė klerikėve fanatikė myslimanė.

 

    Aktet e dhunshme tė xhonturqve, sidomos ngjarjet e Tiranės, e bėnė gazetėn “Dielli” tė shkruante nė atė kohė se “sot punėrat nė Shqipėri janė mė keq se nė kohėrat e Abdyl Hamitit. Sot gjuha shqipe ndiqet mė tepėr se kurrė ndonjėherė” (“Ēėshtja e Tiranės”, 16 shtator 1909). Ishin kėto veprime arbitrare tė administratės osmane, qė i bėnė konsujt e huaj, bashkėkohės tė kėtyre ngjarjeve, tė arrinin nė pėrfundimin se turqit e rinj “po mbajnė qėndrim armiqėsor ndaj nacionalizmit shqiptar”, se “duke zbatuar traditat hamitiane dhe nė kundėrshtim me premtimet e tyre solemne, ata po persekutojnė ēdo shfaqje tė ndjenjave kombėtare shqiptare”, se nė Turqi po shkohej drejt njė diktature ushtarake dhe se kishte rrezik qė kushtetuta tė kthehej nė njė iluzion. Politika turqizuese kundėr shkollave e shkrimit shqip dhe konflikti i armatosur me shqiptarėt, i nxitur nga administrata ushtarake osmane, zbuloi para popullit shqiptar thelbin reaksionar tė regjimit xhonturk.

 

Kongresi i Dytė i Manastirit

(2 - 3 prill 1910)

 

    Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.


    Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

 

    Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.


    Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.


    Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke.


    Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.

 
    Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.

 
    Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.


    Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth “dėmit” qė gjoja i shkaktohej fesė myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.


    Kongresi mori masa edhe pėr forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos qė klubet shqiptare tė kishin njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej zyrtarisht edhe prej qeverisė turke. Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do tė drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė kongreset e mėparshme, do t’i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje e vetme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.

 
    Megjithatė, vendimi i Kongresit tė Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme, sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar. Po kėshtu u vendos qė tė thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili, krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėcėve latine, tė miratuara nga Kongresi i Parė i Manastirit.

 
    Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla politike, siē ishin forcimi i komiteteve tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr komitetet e fshehta u mor vendim qė tė zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė. Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė mbledhjet e fshehta u hartua edhe njė program politik, tė cilin ata e quanin platformė “tė autonomisė sė Shqipėrisė”, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky program nuk u pėrfshi nė asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė Kongresit.

 
    Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt-mars tė vitit 1910, shprehėn vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė kulturės kombėtare nė tėrėrsi. Ato ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.

                                                   

Reaksioni xhonturk dhe qėndresa kundėr tij

( 1909 - 1910 )

 

    Megjithėse Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” kishte deklaruar se nuk do tė pėrzihej nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe, nė tė vėrtetė ai mobilizoi kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė kundėr klubeve e shkollave shqipe gjithė administratėn shtetėrore, qendrore e lokale, klerikėt fanatikė myslimanė dhe ekspeditat e gjeneralėve osmanė. Xhonturqit u mbėshtetėn nė kėtė veprimtari nė ligjin mbi “Bandat”, qė parashikonte masa shumė tė rrepta pėr tė gjithė ata qė merrnin pjesė nė ēetat e armatosura dhe pėr tė afėrmit e tyre, si dhe nė ligjin “Mbi shoqėritė”, qė ndalonte tė gjitha organizatat kombėtare, pėrveē atyre osmane. Kėto dy ligje u miratuan nga parlamenti turk nė vjeshtėn e vitit 1909, me gjithė kundėrshtimin e deputetėve tė kombėsive joturke.


    Nė shtator tė vitit 1909 me urdhėr tė valiut tė Kosovės u mbyll shkolla shqipe e Pejės, ndėrsa nė janar u dėmtua dhe mė pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit. Nė shkurt tė vitit 1910 valiu i Kosovės urdhėroi tė mbyllen tė gjitha shkollat shqipe tė kėtij vilajeti dhe tė hiqej mėsimi i gjuhės shqipe nga shkollat shtetėrore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetarė tė tjerė kosovarė protestuan menjėherė kundėr kėtyre veprimeve dhe kėrkuan nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova. Veprime tė njėjta kundėr shkollave shqipe u ndėrmorėn nė vilajetin e Janinės, ku drejtoria e arsimit nė fillim kundėrshtoi kėrkesat pėr hapjen e shkollave tė reja shqipe (nė Leskovik, Filat etj.), ndėrsa nė mars tė vitit 1910 urdhėroi tė ndalohej mėsimi i gjuhėve tė tjera nė shkolla, pėrveē turqishtes.


    Nė fillim tė vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se “qeveria turke do tė qėndrojė neutrale nė punėt e alfabetit, por nė shkollat shtetėrore do tė vėrė nė zbatim alfabetin arab”. Pas kėsaj administrata osmane filloi tė fuste me forcė nė tė gjitha shkollat e vendit alfabetin arab pėr mėsimin e shqipes. Sikurse theksonte ato ditė kryeministri turk, Ibrahim Haki pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte ēėshtjen e alfabetit shqip si njė problem politik, shihte nė pėrdorimin e alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes hapin e parė pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Turqia. Nė pėrpjekjet e tyre pėr tė penguar pėrhapjen e shkollės e tė shkrimit shqip xhonturqit u mbėshtetėn te klerikėt konservatorė dhe tek elementėt e tjerė turkomanė nga radhėt e shqiptarėve. Kjo i dha mundėsi Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim” ta paraqiste konfliktin rreth alfabetit shqip si njė ēėshtje tė brendshme tė shqiptarėve.


    Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, qė ishte autor i njėrės prej tri abetareve shqipe me shkronja arabe, bėnte propagandė kundėr alfabetit shqip tė Kongresit tė Manastirit nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut (deri nė Vlorė), duke mobilizuar pėr kėtė qėllim edhe klubet xhonturke tė oficerėve. Po kėshtu vepronin myftinjtė e Korēės, tė Gjirokastrės, tė Kavajės etj., ndėrsa ai i Prishtinės dhe i Dibrės nxorėn qarkore, nė tė cilat u bėnin thirrje gjithė klerikėve myslimanė tė organizonin mitingje pėr tė pėrkrahur alfabetin arab.


    Tė nxitur nga xhonturqit, njė grup prej 14 deputetėsh tė parlamentit, qė u paraqitėn si shprehės “tė ndjenjave tė popullit shqiptar”, edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin tė shkruanin e tė lexonin shqip, kėrkuan nga kryeministri turk nė janar tė vitit 1910 qė tė pėrdorej alfabeti arab pėr shkrimin e shqipes dhe tė ndalohej ai latin. Kishte midis tyre edhe deputetė shqiptarė tė njohur pėr qėndrimet e tyre antikombėtare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali Elbasani, Fuat Pasha i Prishtinės, Sait Efendiu (Idrizi) i Shkupit, Hasan Basriu i Dibrės, Riza Efendiu i Shkodrės etj.


    Pėrkundrazi, deputetėt atdhetarė, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., tė zemėruar nga veprimet e parlamentarėve turkomanė, i dėrguan kryeministrit njė letėr proteste, ku kėrkuan qė tė respektoheshin tė drejtat e ligjshme tė shqiptarėve, tė liheshin ata tė lirė tė pėrdornin alfabetin qė dėshironin dhe qė administrata qeveritare tė mos ndėrhynte.


    Nė bashkėpunim me elementėt turkomanė, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj., valiu i Kosovės, Masar Beu, mė 2 shkurt tė vitit 1910 organizoi njė miting nė njė nga xhamitė e Shkupit, nė tė cilėn klerikėt fanatikė i shpallėn shkronjat latine nė kundėrshtim me fenė islame dhe kėrkuan qė tė ndalohej pėrdorimi i tyre pėr gjuhėn shqipe. Mė 6 shkurt u mbajt njė miting tjetėr nė njė nga xhamitė e Manastirit, ku u kėrkua tė hiqej alfabeti latin pėr gjuhėn shqipe dhe tė futej ai arab, me tė cilin ishin shkruar edhe librat e shenjtė.

 

    Mitingje tė tilla nė pėrkrahje tė alfabetit arab u mbajtėn nė shkurt tė atij viti edhe nė Elbasan, nė Gjakovė, nė Korēė, nė Gjilan, nė Vuēiternė, nė Mitrovicė e nė qendra tė tjera, nė tė cilat, sipas dėshmive tė bashkėkohėsve, morėn pjesė vetėm klerikėt konservatorė myslimanė dhe njė grusht fanatikėsh turkomanė.

 
    Disa nga krerėt turkomanė shqiptarė, duke pasur pėrkrahjen e xhonturqve, formuan nė Stamboll mė 4 mars 1910 shoqėrinė me emrin “Rrethi arsimor shqiptar” (“Arnavud mahfel mearifi”), tė kryesuar nga kleriku e senatori Haxhi Ali Elbasani, qė ishte edhe deputet i parlamentit, Mahmut Bedriu, deputet i Pejės etj. Shoqėria ose “Mahfeli”, siē u quajt nė atė kohė, filloi tė punonte pėr tė pėrhapur nė Shqipėri arsimin me shkronja arabe, duke botuar libra e gazeta me kėtė alfabet, qė tė forconte kėshtu “lidhjet e shqiptarėve me atdheun osman”.

 
    Me gjithė pėrpjekjet e xhonturqve pėr ta shtrirė veprimtarinė e “Mahfelit” nė vilajetin e Kosovės e nė viset e tjera shqiptare, ajo u kufizua kryesisht nė Stamboll. Edhe kėtu iu kundėrvunė atij shumė atdhetarė tė Stambollit, qė formuan “Shoqatėn e intelektualėve shqiptarė”, e cila mbronte alfabetin shqip tė Kongresit tė Manastirit. I nxitur nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim”, edhe Shejhylislami i propozoi Ministrisė sė Arsimit qė tė ndalonte futjen e alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes dhe mė 5 prill, me anėn e njė qarkoreje tė veēantė u kėrkoi tė njėjtėn gjė gjithė myftinjve tė Shqipėrisė. Shejhylislami dhe fill pas tij shehlerėt e hoxhallarėt fanatikė e turkomanė mallkuan alfabetin latin, u ndaluan myslimanėve ta pėrdornin atė dhe kėrkuan prej tyre tė shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me shkronjat “e shenjta” tė Kuranit.


    Nė luftėn kundėr shkollės e kulturės kombėtare shqiptare turqit e rinj patėn pėrkrahjen e dhespotėve ortodoksė grekė dhe tė klerikėve grekomanė shqiptarė, tė cilėt, me ndihmėn e bandave tė andartėve qė vepronin lirisht edhe pas shpalljes sė kushtetutės, terrorizonin popullsinė e Negovanit, tė Bellkamenit dhe tė fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut e tė Mesme, qė kėrkonte ēeljen e shkollave shqipe.


    Kėto veprime tė xhonturqve shkaktuan zemėrim tė thellė tek atdhetarėt dhe te populli shqiptar, qė u ngritėn pėr mbrojtjen e shkollės e tė shkrimit shqip dhe tė tė drejtave kombėtare. Nė krye tė kėsaj qėndrese, thuajse tė pėrgjithshme, u vunė klubet e shoqėritė atdhetare, si klubi “Bashkimi” i Manastirit, klubi “Dituria” i Gjirokastrės, klubet e Korēės, tė Elbasanit, tė Pogradecit, tė Kolonjės etj. Ato protestuan pranė qeverisė turke kundėr ndjekjeve qė po u bėheshin gjuhės shqipe dhe atdhetarėve shqiptarė.


    Paria e Prishtinės, nė njė letėr qė i dėrgonte nė fund tė dhjetorit tė vitit 1909 deputetit tė saj, Hasan Prishtina, nė emėr tė popullsisė sė kėsaj treve, protestonte kundėr pėrpjekjeve qė po bėheshin pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pėrdornin alfabetin arab, theksonte se alfabeti latin ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr gjuhėn shqipe, se pėrdorimi i tij nuk krijon ndonjė shqetėsim as nga pikėpamja politike, as edhe nga ajo fetare. Nė kėtė dokument i kėrkohej Hasan Prishtinės qė tė ndėrmjetėsonte pranė qeverisė qė mėsimet nė shkollat fillore tė bėheshin nė gjuhėn shqipe dhe qė ajo tė jepej me alfabetin latin.

 
    Orvatjet e qeverisė turke nė fillim tė vitit 1910 pėr tė futur nė shkolla alfabetin arab pėr mėsimin e shqipes, hasėn nė qėndresėn e vendosur tė mėsuesve dhe tė nxėnėsve, qė nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Korēė, Berat, Durrės, Janinė, Shkup e nė vende tė tjera, braktisėn shkollat turke dhe protestuan kundėr autoriteteve shtetėrore. Edhe populli i Elbasanit iu pėrgjigj mitingut tė klerikėve fanatikė e turkomanė myslimanė me njė manifestim masiv kundėr futjes sė alfabetit arab, i cili u organizua mė 18 shkurt 1910 nė njė nga sheshet e qytetit, ku morėn pjesė rreth 7 000 qytetarė e fshatarė tė ardhur nga Shpati dhe nga katundet e tjera tė Elbasanit. Nė kėtė miting populli kėrkoi nga qeveria dhe nga parlamenti tė pranonin pėrdorimin e alfabetit shqiptar (latin) pėr shkrimin e gjuhės shqipe.


    Mė 27 shkurt u organizua nga klubi “Dituria” njė miting i madh nė Korēė nė mbrojtje tė abėcėsė shqipe, ku morėn pjesė rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korēės, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Nė emėr tė popullit tė mbledhur nė kėtė tubim iu dėrguan telegrame proteste, kundėr futjes sė alfabetit arab, qeverisė turke dhe deputetėve shqiptarė tė parlamentit.


    Njė pjesėmarrje tė gjerė pati edhe mitingu qė u zhvillua nė Berat mė 28 shkurt, ku qenė tė pranishėm rreth 15 000 veta, banorė tė qytetit e tė fshatrave tė rrethit. Nė telegramet e protestės, qė iu dėrguan qeverisė turke nė emėr tė popullit tė Beratit, theksohej se, duke futur alfabetin arab “qeveria synon t’i lėrė shqiptarėt nė padije si gjer mė sot dhe tė futė grindje e pėrēarje ndėrmjet atyre myslimanė dhe ortodoksė”. Mitingje tė tilla u mbajtėn edhe nė Tepelenė, nė Pėrmet dhe nė Skrapar. Telegrame proteste kundėr pėrdorimit tė alfabetit arab dhe pėr mbrojtjen e alfabetit latin iu dėrguan qeverisė e parlamentit turk edhe nė emėr tė popullit tė Gjirokastrės (nga Shoqėria “Bashkimi”), tė Ēamėrisė (nga klubi i Filatit), tė Shkupit, tė Ohrit, tė Vlorės, tė Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Gramshit, tė Pėrmetit, tė Frashėrit, tė Tepelenės, tė Konicės, tė Leskovikut etj.

 

    Duke vėnė theksin nė pėrmasat e kėsaj lėvizjeje, konsulli francez nė Shkodėr i shkruante qeverisė sė tij, nė shkurt tė vitit 1910, se tėrė Shqipėria ėshtė ngritur kundėr pėrpjekjeve tė qeverisė turke pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pėrdorin alfabetin arab, si dhe pėr tė mbrojtur alfabetin shqip tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare nė shkurt tė vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli qė zotėroi nė to, nga pėrmbajtja kombėtare e pėrparimtare e kėrkesave tė tyre, ashtu edhe nga pėrmasat qė morėn, ishin ngjarje tė reja pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe tė rralla e tė papara deri atėherė, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr gjithė Perandorinė Osmane.

 

Kongresi Kombėtar i Elbasanit

( 2 - 8 shtator 1909 )

 

    Kongresi i Dibrės nuk e ndryshoi vendimin e marrė qysh mė parė nga rrethet atdhetare pėr tė mbledhur njė kongres kombėtar nė Elbasan, i cili do tė shqyrtonte nė mėnyrė tė veēantė problemin e shkollės shqipe qė ishte bėrė objekt i sulmeve tė xhonturqve, pėrgatitjen e mėsuesve, organizimin nė shkallė kombėtare tė rrjetit tė shkollave shqipe, drejtimin e pėrqendruar tė tyre nga njė institucion kombėtar dhe sigurimin e mjeteve financiare pėr mbajtjen e tyre. Thirrja e tij bėhej e domosdoshme edhe pėr shkak tė rritjes sė rrjetit tė shkollave shqipe pas Kongresit tė Manastirit.


    Pak kohė para thirrjes sė Kongresit (mė 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisė, nėn trysninė e kėrkesave kėmbėngulėse tė shqiptarėve, u detyrua tė njoftonte vilajetet qė tė pėrfshinin nė programin mėsimor tė shkollave shtetėrore, qytetėse (ruzhdie) dhe nė gjimnazet (idadie), mėsimin e gjuhės sė vendit (shqipe) dhe qė mėsuesit e kėsaj gjuhe tė paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte njė rethanė qė favorizonte punimet e Kongresit tė Elbasanit pėr ēėshtjet e arsimit shqiptar.

 

    Kongresi u thirr me nismėn e klubit shqiptar tė Selanikut, i cili, qysh nė fund tė marsit njoftoi pėr kėtė klubet e shoqėritė shqiptare, ndėrsa me pėrgatitjen e tij tė drejtpėrdrejtė u morėn klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” tė Elbasanit, qė u shpėrndanė ftesat klubeve dhe shoqėrive shqiptare brenda e jashtė vendit.

 
    Kongresi i Elbasanit u hap mė 2 shtator tė vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 8 shtator. Nė tė morėn pjesė 35 delegatė, pėrfaqėsues tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare tė qyteteve tė tilla tė Shqipėrisė, si Tirana, Durrėsi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korēa, Berati, Leskoviku, Pėrmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, tė Skraparit etj. Nuk mundėn tė dėrgonin delegatėt e tyre Vlora, pėr shkak tė terrorit tė xhonturqve mbi atdhetarėt e kėtij qyteti, Shkodra, pėr arsye tė veprimtarisė sė reaksionit xhonturk, tė pėrkrahur nga klerikėt konservatorė dhe elementėt fanatikė turkomanė, si edhe vilajeti i Kosovės, po pėr shkak tė pengesave qė nxorėn klerikėt dhe paria konservatore e fanatike, qė pėrkrahte alfabetin arab. Megjithatė, klubi i Shkupit ngarkoi si pėrfaqėsues tė vetin Mithat Frashėrin, ndėrsa atdhetarėt shkodranė njoftuan nė mėnyrė paraprake se do t’i njihnin vendimet e kėtij Kongresi. Po ashtu nuk u pėrfaqėsuan edhe shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.


    Midis delegatėve tė Kongresit kishte veprimtarė tė njohur tė lėvizjes kombėtare, si edhe mėsues atdhetarė, siē ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frashėri, Dervish bej Biēaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikollė Kaēori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimitėr Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprėncka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomenė Kosturi etj.


    Punimet e Kongresit u drejtuan nga njė kryesi e zgjedhur nga delegatėt dhe e pėrbėrė nga Dervish bej Biēaku (kryetar), Mithat Frashėri (nėnkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretarė). Ashtu siē ishte parashikuar, nė Kongres u shqyrtuan tri ēėshtje themelore: ēelja e njė shkolle normale dhe masat e nevojshme pėr tė; krijimi i njė qendre tė vetme pėr drejtimin, pėr organizimin dhe pėr financimin e shkollave shqipe; masat pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė klubeve shqiptare.

 
    Akti themelor i Kongresit tė Elbasanit ishin Vendimet ose, siē u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qė u miratua dhe u nėnshkrua nga gjithė delegatėt. Njė nga masat mė tė rėndėsishme tė kėsaj Rezolute ishte ēelja nė Elbasan nė vjeshtėn e atij viti e njė Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtė klasa, e cila do tė pėrgatiste mėsues pėr shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do tė mbahej me kontributin e tė gjitha klubeve dhe shoqėrive shqiptare. Nė Kongres u miratua edhe njė rregullore e veēantė e Shkollės Normale, e pėrpunuar nga njė komision i posaēėm. Pėr t’i vėnė shkollat shqipe nėn njė drejtim unik e tė pėrqendruar nė shkallė kombėtare, Kongresi vendosi qė tė krijohej nė Korēė Shoqėria qendrore shkollore “Pėrparimi”.

 

    Sipas statutit tė saj tė veēantė ajo do tė quhej Shoqėria e mėsonjėtoreve shqipe “Pėrparimi” dhe do tė kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr mbajtjen e administrimin e Shkollės Normale tė Elbasanit, pėr hapjen e shkollave tė tjera shqipe dhe pėr botimin e librave tė nevojshėm. Pranė shoqėrisė krijohej edhe njė arkė e pėrgjithshme, qė do tė plotėsohej me kontributin e klubeve, tė shoqėrive dhe tė atdhetarėve tė veēantė. Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarinė e saj, Kongresi kėrkoi qė ajo tė njihej zyrtarisht si “person juridik” nga qeveria turke; u hartua njė rregullore e veēantė e kėsaj shoqėrie, e cila do t’i paraqitej gjithashtu pėr miratim qeverisė. Shoqėria duhej tė kėrkonte ndihmėn financiare tė shtetit turk.


    Kongresi ngarkoi “tė gjitha klubet dhe shoqėritė, si edhe ēdo shqiptar, tė pėrpiqeshin tė vinin gjuhėn shqipe nė tė gjitha shkollat e vendit”. Nė mėnyrė tė veēantė u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qė tė “nxirrte lejen qė gjuha shqipe tė hynte zyrtarisht nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė”, ndėrsa me pikėn 8 tė Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qė sa mė parė tė “kėrkonte futjen e gjuhės shqipe si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie)”. Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave do tė shėnonte njė hap tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e tė gjitha shkollave tė huaja (turke ose nė gjuhė tė tjera) nė shkolla shqipe dhe pėr themelimin e njė sistemi kombėtar shkollor nė Shqipėri. Kongresi ngarkonte gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė kėrkonin nga kėshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqėsore, aq tė nevojshme pėr popullsinė e zonave bujqėsore tė vendit.

 
     Nė Kongres u diskutuan gjithashtu disa ēėshtje organizative dhe politike. Pėr tė forcuar bashkėpunimin, lidhjet organizative dhe bashkėrendimin e veprimeve ndėrmjet tė gjitha klubeve e shoqėrive, u vendos qė tė gjitha klubet e shoqėritė shqiptare tė drejtoheshin nga njė klub qendror. Nė pajtim me kėtė Kongresi zgjodhi si klub qendror (pėr dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qėndronte nė krye tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėr tė bashkėrenduar dhe pėr tė organizuar mė mirė e nė pėrmasa kombėtare veprimtarinė politiko-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, u miratua njė Rregullore e pėrgjithshme e klubeve dhe e shoqėrive shqiptare, ku pėrcaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e tė bashkėpunimit ndėrmjet tyre.

 

    Nė mbledhjet e mbyllura e tė shpeshta nė Kongres delegatėt shprehėn mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim”, tė cilėt nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Strugė, nė Tiranė, nė Gjirokastėr, nė Filat etj., nxitnin komitetet lokale qė t’u kundėrviheshin aspiratave kombėtare tė shqiptarėve. Nė emėr tė delegatėve tė Kongresit iu dėrgua kryeministrit turk njė telegram, nė tė cilin protestohej kundėr dhunės mbi atdhetarėt shqiptarė nė Vlorė e nė qendra tė tjera dhe kėrkohej lirimi i bejlerėve atdhetarė tė arrestuar. Po nė kėto mbledhje delegatėt u shprehėn pėr njė organizim mė tė mirė tė komiteteve tė fshehta dhe pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet tyre.


    Nė Kongres u shfaq mendimi se, nė kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t’i njihnin popullit shqiptar tė drejtat mė elementare kombėtare e njerėzore pėr t’u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga arbitrariteti e zgjedha e turqve tė rinj, shqiptarėt duhej tė organizonin luftėn e armatosur pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim populli shqiptar duhej tė bashkėpunonte me popujt e tjerė tė shtypur tė Turqisė Evropiane, me maqedonėt, vllehėt etj., qė luftonin gjithashtu pėr ēlirimin e tyre kombėtar.


    Kongresi dėnoi ndėrhyrjet e fuqive tė huaja nė Shqipėri qė ishin forcuar nė fillim tė shek. XX, e veēanėrisht pas aneksimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria. Nė kėtė Kongres u vendos gjithashtu qė pas tri vjetėsh, mė 1912, tė mbahej po nė Elbasan njė kuvend tjetėr, qė do tė shqyrtonte “nevojat e Shqipėrisė”, programin e tė cilit do ta pėrgatisnin shoqėritė e kėtij qyteti.


    Kongresi i Elbasanit i dha njė shtytje tė re lėvizjes pėr shkollėn dhe pėr arsimin kombėtar nė pėrgjithėsi. Tė mbėshtetur nė vendimet e tij, atdhetarėt shqiptarė ngritėn nė Korēė, mė 20 shtator 1909, Shoqėrinė qendrore shkollore “Pėrparimi”, nė kryesinė e sė cilės u zgjodhėn atdhetarėt e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenė Kosturi e Mihal Gramenoja.


    Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte ligjėrisht tė gjitha kompetencat e saj si njė institucion qendror e drejtues i arsimit kombėtar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbėshtetjen e deputetėve atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, bėri pėrēapje pranė Kėshillit tė Shtetit nė Stamboll pėr tė siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithėse kjo kėrkesė u kundėrshtua nga qeveria turke, Shoqėria “Pėrparimi” u kthye nė tė vėrtetė nė njė organizatė arsimore kombėtare dhe dha njė ndihmė tė ēmuar pėr organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha njė ndihmesė tė veēantė pėr sigurimin e fondeve tė nevojshme financiare pėr Shkollėn Normale tė Elbasanit dhe pėr shkollat e tjera shqipe. Duke iu pėrgjigjur thirrjes qė shpėrndau pėr kėtė qėllim brenda e jashtė Shqipėrisė, dhjetėra klube dhe shoqėri atdhetare tė vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqėritė e kolonive tė mėrgimit dhe qindra atdhetarė derdhėn nė arkėn e saj shuma tė mėdha tė hollash. Brenda njė kohe tė shkurtėr u mblodhėn pėr nevojat e Shkollės Normale dhe tė shkollave tė tjera 1 000 lira turke. Nė mėnyrė tė veēantė rreth 340 atdhetarė dhanė ndihmėn e tyre nė tė holla.

 
    Mė 1 dhjetor 1909 u ēel nė Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qė ishte shkolla e parė e mesme kombėtare shqipe. Mėsuesit e saj tė parė ishin atdhetarė tė njohur dhe njerėz tė shquar nė lėmin e kulturės, si Aleksandėr Xhuvani (i diplomuar nė Greqi pėr filologji, i dalluar nė fushėn e letėrsisė), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu nė Greqi pėr matematikė-fizikė, drejtor i gazetės “Kombi”) etj. Drejtor i parė i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri tė gjitha forcat dhe aftėsitė e tij nė shėrbim tė arsimit kombėtar. Nė Shkollėn Normale jepnin gjithashtu mėsim Petėr Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.


    Shkolla Normale kishte gjashtė klasa, me njė plan mėsimor prej 30 lėndėsh, humanitare, tė shkencave tė natyrės etj. Ajo dallohej pėr karakterin e saj kombėtar, qė pėrcaktohej nga pėrmbajtja e lėndėve dhe nga fakti se pranonte nxėnės tė tė gjitha besimeve fetare, myslimanė e tė krishterė. Atdhetarėt bashkėkohės e ēmonin atė si njė vatėr tė formimit atdhetar tė brezit tė ri.


    Qysh nė vitin e parė tė themelimit tė saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxėnės tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Disa prej tyre, rreth 50 nxėnės, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, tė dėrguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibrės etj. dhe me kujdesin e veēantė tė atdhetarėve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.

 
    Shkolla shqipe u hapėn nė kėtė periudhė pas Kongresit tė Elbasanit edhe nė vende tė tjera tė Shqipėrisė. Nė fund tė shtatorit u bė nė Korēė pėrurimi i shkollės sė riorganizuar tė djemve (i mėsonjėtores sė parė shqipe tė vitit 1887), ēelur qysh nė pranverėn e vitit 1909, e cila ishte njė nga shkollat mė tė plota me pesė klasa dhe pesė mėsues. Nė tetor u hapėn shkolla shqipe nė Progėr, nė Cukaj tė Martaneshit, nė Verlen tė Bilishtit, nė Margėllėē, ndėrsa nė muajin dhjetor u ēel shkolla shqipe nė Negovan (nėn drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe nė fshatin Koshtan tė Tepelenės.


    Me pėrpjekjet e Klubit Arsimor tė Shkupit, tė Hasan Prishtinės e tė atdhetarėve tė tjerė kosovarė, nė vjeshtėn e vitit 1909 u hapėn shkolla shqipe nė vilajetin e Kosovės, nė Moravė, nė Gjilan dhe nė fshatin Pozharan, ku mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth. Shkolla shqipe kanė qenė ngritur nė kėtė kohė edhe nė Prizren, nė Gjakovė, nė Pejė dhe nė Vuēiternė. Nė janar tė vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti njė shkollė private shqipe nė kėtė qytet, ndėrsa nė shkurt u hap shkolla shqipe nė Mitrovicė.


    Nė mars-prill tė vitit 1910 u ēelėn shkolla shqipe nė Mesare tė Leskovikut, nė Labovėn e Poshtme (nga klubi “Drita” i Gjirokastrės), nė fshatra tė Ēamėrisė, si nė Ninat, Konispol, Koskė, Janjar, Konicė, Mazarek etj. Nė verėn e atij viti u hapėn shkolla shqipe nė Tepelenė, nė Tiranė, nė Vlorė, nė Zerqan, nė Kaninė, nė Leskovik etj. U bėnė pėrēapje pėr ngritjen e shkollave tė tjera shqipe pothuajse nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė fillim tė vitit 1910 klubi i Dibrės mori nismėn pėr hapjen e njė numri tė madh shkollash shqipe nė kėtė rreth.

 
    Gjatė vitit shkollor 1909-1910, pėrveē qyteteve tė tjera, gjuha shqipe u fut edhe nė gjimnazet turke tė Elbasanit, tė Vlorės, tė Beratit dhe tė Shkupit (ku jepte mėsim Bedri Pejani). Shqipja filloi tė mėsohej gjithashtu nė shkollėn “Edep” tė Shkupit, qė mbahej nga klubi “Rinia patriotike” (“Shubani vatan”) tė kėtij qyteti. Sipas tė dhėnave tė shtypit shqiptar tė kohės, nė vjeshtėn e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lėndė pothuajse nė tė gjitha gjimnazet (idadijet) turke tė Shqipėrisė dhe nė shumė shkolla qytetėse (ruzhdie). Meqė Ministria e Arsimit, qysh nė korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mėsimin e gjuhėve tė vendit nė gjimnazet turke, mėsuesit e gjuhės shqipe nė kėto shkolla u emėruan nga organet e saj.

 
    Por kėto shkolla ndiqeshin nga njė numėr i kufizuar nxėnėsish, prandaj atdhetarėt shqiptarė vijuan tė kėrkonin qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat fillore tė vendit, rrjeti i tė cilave ishte mė i gjerė. Nė fundin e vitit shkollor 1909-1910 mėsimi i shqipes u fut edhe nė shkollėn qytetėse tė Prevezės, nė atė tė Lurosit, nė shkollat fillore turke tė Kolonjės, tė Oparit, tė Devollit, tė Pėrmetit, tė Elbasanit dhe tė disa qendrave tė Kosovės. Nė fillim tė vitit 1910 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Ohrit kėrkuan nga parlamenti qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat shtetėrore tė kėsaj prefekture.


    Me gjithė pengesat e shovinistėve grekė, atdhetarėt shqiptarė gjatė vitit 1910 arritėn tė fusnin mėsimin e shqipes edhe nė shkollat e tjera greke, si nė ato tė Elbasanit, tė Beratit, tė Kavajės dhe tė Labovės sė Poshtme. Por pėrhapja e mėtejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua pėr shkak tė shpėrthimit tė reaksionit xhonturk kundėr kulturės dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi. /
Shqipėria.com/

 

 

 

Mit’hat Frashėri rrėfen

personazhet e Kongresit tė Manastirit

___________________________________________________________________________________________________

 

     Kongres’ i Abeces u mbajt nė Manastir mė 1 e gjer mė 10 tė Vjeshtės’ sė tretė 1908. Kishinė marrė pjesė 32 delegatė t’ardhurė nga 22 shoqėri dhe qytete.. Fytyrat qė po botojmė nė kėtė numėr rrėfejnė, i pari Kongresin,  i dyti Komisionin e Abecesė:

 

 

Foto Historike:

Pjesėmarrėsit e Kongresit tė Manastirit

 

 

Nė fytyrė tė parė shohim kėta veta:

 

1. Midhat Frashėri (Lumo Skėndo) delegate i Klubit tė Selanikut dhe i Klubit tė Janinės; kryetar i zgjedhur  i Kongresit; dreqtonjės i sė pėrkohėshmes s’ėnė dhe i gazetės Lirija.

2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqėrisė Bashkim nė Shkodrė; auktor i Lahut’ e Malcisė, Anzat e Parnasit dhe tė tjera libra e vjersha; dreqtonjės i njė shkolle shqipe nė Shkodrė.

3. Emzot Kaēori,  delegate i Durrėsit dhe ndihmės i arqipeshkut tė kėti qyteti.

4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqėrisė Agim nė Shkodrė, kryetar i kėsaj shoqėrije dhe auktor i librave shkollare tė kėsaj shoqėrije; vjershėtor.

5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nėnėkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.

6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit tė Manastirit.

7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesė

8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.

9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit

10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrės, luftėtar i lirisė.

11. Thoma Abrami, delegat’ i Korēėsė, dreqtonjės i sė pėrkohėshmes Besa qė ka dalė nė Kairo

12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarėvet n’Amerikė dhe tė Bukureshtit, dreqtonjės i gazetės Kombi nė Boston.

13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i kėti qyteti; auktor dhe vjershėtor nėnė pseudonimin lek Gruda.

14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjės; dreqtonjės i gazetės Drita qė dilte nė Sofje; depyte i Korēės.

15. Ahil Eftim Korēa, delegat i Kostancės

16. Adham Shkaba Statobėrdha, delegat i Sofjes.

17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i kėti qyteti

18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqėris Agimi i kėti qyteti 19. Azis, delegat i Starovės

20. Shevqet Frashėri, delegat’ i Korēės,

21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i kėti qyteti dhe shkronjės i klubit t’Elbasanit

22. Leonidha Naēi Korēa, delegat’ i Vlorės.

23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit

24. Sami Pojani, delegat’ i Korēės, dretonjės i gazetės Korēa.

25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranės.

26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korēės, luftėtar i lirisė auktori dhe vjershėtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhės shqipe.

 

     Burri q’ėshtė nė mes tė zotit R. TOPTANI dhe zotit M.GRAMENO ėshtė ĒEĒO TOPULLI, luftėtar i lirisė. Mė tė mėngėr tė GRAMENOS ėshtė MUHTARI nga shokėt e ĒEĒOS, dhe mė tė mėngėr tė MUHTARIT ėshtė kavas’ i klubit tė Manastirit. Mė tė mėngėr tė zotit AHIL EFTIM ėshtė XHELAL BE PODA, dhe ay q’ėshtė nė mes te zotėrinjėt SIMEON SHUTIRIQI dhe ZEINEL GLINA ėshtė zoti SELMAN nga Elbasani.

     Nė kėtė fytyrė tė delegatėve mungojnė: Zotėrinjtė HIL MOSI, delegat’ i Shkodrės.

     G.CILKA delegat’ i Korēės; HAFEZ IBRAHIMI dhe EMIN BEU, delegatėt e Shkupit; RAUF  BEU delegat’ i Gjinokastrės dhe SELAHEDDIN BEU nga Prizreni, delegat i Manastirit.

     Mbi fotografinė qė rrėfen personazhet.

     Kjo foto paraqet njė moment historik. Kongresin e famshėm tė alfabetit i mbajtur 100 vjet mė parė nė qytetin e Manastirit. Por veē kėtij fakti na bėn tė mundur tė lidhim emrat e delegatėve qė morėn pjesė nė kėtė kongres me imazhet e tyre. Interesi i lexuesve tė thjeshtė ka gjasa tė jetė e i madh nė kėtė rast.

* * *

     E ndeshim kėtė mundėsi nė njė botim tė vjetėr. Ėshtė botim i vitit 1909. Ekzaktėsisht 1 janar 1909. Pra diēka mė shumė se njė muaj nga mbajta e Kongresit tė Manastirit. MIDHAT FRASHĖRI, njė prej delegatėve tė kėtij Kongresi, i pranishėm dhe nė kėtė fotografi, ėshtė kujdesur qė tė saktėsojė ēdo detaj nga kjo ngjarje e madhe. Nė revistėn qė ai drejtonte asokohe “DITURIJA”, veē materialeve tė tjera boton edhe kėtė foto me shpjegimet e imtėsishme pėr personazhet qė kanė pozuar nė tė. Njė ekszemplar tė kėtij numri tė revistės “DITURIJA” e gjejmė nė arkivin e Bibliotekės Franēeskane nė Shkodėr. Fotografojmė disa prej faqeve tė kėsaj reviste, ku vihet re se ende, edhe pak javė pas Kongresit tė Alfabetit nė botimet e kohės ky alfabet nuk kishte zėnė vend. E botuar nė Selanik, te “DITURIJA” e MIDHAT FRASHĖRIT ende gjenden shumė shkronja greke, qė zėvendėsonin sh, dh, gj, xh, etj. E hasim kėtė atmosferė edhe nė shpjegimet e gjata qė LUMO SKĖNDO ka bėrė pėr kėtė fotografi. Kėto shpjegime i kemi zbardhur tė plota, si mė poshtė, duke ruajtur atmosferėn gjuhėsore tė kohės, me pėrjashtim tė shkronjave tė mėsipėrme tė cilat i kemi zėvendėsuar me ato tė alfabetit tė njesuar (ato mund tė dallohen lehtėsisht nė faksimilen qė po botojmė) bashkė me fotografinė.

 

 

 

Kongresi i parė i Manastirit

 

Shkruan: Parasqevi Qiriazi ( * )

______________________________________________________________________________________________

 

     Pėr nė Kongresin e Parė tė Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrėn time Sevasti tė pėrfaqėsonte shkollėn shqipe tė vajzavet nė Korēė. Vjeshtėn e motit 1908 pėr shkak tė rrethanave politike tė krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional nė Turqi, shkolla jonė u ēel me njė numėr shumė mė tė madh nxėnėsish se sa nė vjetėt e mėparshėm.

     Puna e shumtė pėr tė zmadhuar shkollėn dhe internatin e penguan drejtoreshėn tė largohet, prandaj ajo mė delegoi mua me tė drejtėn, pėr tė pėrfaqėsuar shkollėn e vajzave tė Korēės nė kėtė Kongres tė parė kombėtar, sikundėr u quajt atėhere prej shqiptarėvet.

     Siē dihet, inisiativėn e mori klubi i Manastirit „Bashkimi“, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vėllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur njė rol kryesor. Klubi i Korēės nė kėtė mbledhje tė shėnuar dėrgoi pėrfaqėsues Mihal Gramenon, Gligor Cilkėn, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua qė isha nuk munda tė udhėtoja vetėm, prandaj mora shoqen time Fillomena A. Bonati tė mė shoqėronte nė atė mision interesant.

     Nuk do tė flas kėtu mbi vėshtirėsitė qė patėn hasur im vėlla Gje-rasim Qiriazi me motrėn Sevasti, pėr tė ēelur shkollėn shqipe tė vaj-zavet e pėr ta mbajtur hapur njėzet vjet me radhė gjatė sundimit tiranik tė sulltan Hamitit.

     Por dua tė them se vetė ne mėsueset e shkollės kur dėlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaēėt tė na shanin "Masonka, Protestante, Papistė" - megjithėse nuk ishim as gjė tjetėr veēse shqiptare patriote. Nė njė kohė tė kėtillė pra kur sundonin kushte barbare pėr femrat, pa tė drejta politike pėr ato, dhe gratė muhamedane nė rrugė s'mund tė delnin pa ferexhe, do tė ishte e parmindur dhe e padėgjuar qė njė .grua tė delte sheshit nė njė kon-gnes burrash.

     Im vėlla Gjergji mė kėshilloi tė mos ekspozohesha nė kongres e tė mos dilja nė tribunė. Megjithatė mua prapė m'u dha njė rast i mirė tė shėrbej nė komisionin qė zgjodhi Kongresi pėr tė caktuar abecenė. Ky komision i bėnte mbledhjet nė shtėpi tė Gjergj Qiriazit.

     Nėna jonė, Maria ishte e pamundur, por unė ndihmoja zonjėn e Gjergjit pėr tė pritur e pėrcjellė tė tetė anėtarėt e komisionit, tė cilėt punonin me ditė tė tėra, tė veēuar, pėr tė shikuar ēėshtjen e alfabetit, por edhe dhashė dorė duke mbajtur shėnime pėr komisionin.

Por kjo puna ime gjatė kongresit qe e rėndėsishme. Ajo qė mbeti nė formė koirkrete dhe e dobishme prej dorės sime, punė e frymėzuar prej kongresit tė parė tė Manastirit, ėshtė botimi i abetares sime tė hartuar sipas rregullavet qė vendosi kongresi vetė. Kjo abetare, e para e llojit tė saj, doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombėtar si njė pimė e vlefshme.

"Bashkimi kombėtar" mė 5 tė vjeshtės sė tretė 1909 shkruante: *Kjo Oibėr e vogėl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ėshtė radhitur bukur e pas methodhės sė re me abecenė qė vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vėrtet mbante ēminnin 20 para copa, por e vėrteta ėshtė se ajo 01 shpėrnda gratis jo vetėm tek tė vobektit por edhe nė gjithė nxėnėsit e shkollavet shqipe tė atėhershme.

     Qė nė Kongresin e Manastirit turqit dhe grekėrit treguan planet e tyre ndaj shqiptarėvet. Bėnė ēmos qė tė merret alfabeti arab edhe grek 'pėr tė shkruar gjuhėn shqipe.

     Pėr tė luftuar punėn e vlefshme tė Kongresit tė parė tė Manastirit dhe pėr tė penguar mbrodhėsinė e popullit shqiptar e tė arėsimit me gjuhėn amtare, xhonturqit nisėn fushatėn kundėr abecesė shqipe duke botuar njė abetare tė tyren me shkronja arabe. E zemėruar ruga kjo punė e keqe e xhonturqvet kundra abecesė aty pėr aty shkrova hymnin e alfabetit kombėtar, i cili u kėndua nė katėr anėt e Shqipėrisė mė 1909.

 

Alfabeti

1. Sot ėshtė dita, shqiptarė, tė pėrpiqemi,

Alfabetin ton' ta mprojmė,

Shpejt o burrani;

Shkronjat tona jan' tė arta,

Kėto duamė

 

     Udhėtimin nga Korēa nė Manastir e bėmė atė kohė nė dy dite Nuk mė del nga mendja nata qė ngrysėm nė han tė Stenjas. Katėr burra dhe dy gra nė njė kthinė trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhės e me pallton e madhe krahėvet u mblodhėm tė gjithė rreth zjarrit tė ndezur nė mes tė vatrės me tymin qė ntrashej sa mė shumė, se s'kish nga tė delte.

     Natėn e gdhimė me biseda kombėtare dhe rreth ēėshtjes sė abecesė dhe herė herė duke dėgjuar ndonjė shaka prej Xha Mihalit, i cili ndėrsa derdhnim lotė prej tymit, pėrpiqej tė na bėnte tė qeshnim. Kur arritėm nė Manastir njė ditė para se tė ēelej Kongresi qemė pa gjumė e tė lodhur prej udhės.

     Edhe ky udhėtim edhe kongresi vetė mė shtynė tė mendohem se ē'duhej bėrė pėr ta shpėtuar gruan nga gjendja nė tė cilėn kredhej. Pėrveē abetares dhe hymnit tė alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, qė kur tė kthehesba nė Korēė tė ftoja shoqet e mija tė qytetit dhe sė bashku tė fillonim organizimin tė njė shoqėrie kombėtare pėr gruan.

     Brenda vjetit e themeluam me emrin *Yll'i Mėngjezit” me qendėr nė Korēė.

     Kjo shoqėri bėri punė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtat e gruas duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke ēelur kurse pėr tė rejat qė nuk vinin dot nė shkollė.

     Kjo shoqėri nuk u themelua -pa vėshtirėsi, mė thirėn dhe nė gjyq disa herė. Kundėrshtarėt e ēėshtjes shqipe e shpiegonin kėtė thirrjen time nė gjyq si njė turp, sikur tė kisha bėrė ndonjė punė tė keqe, - "njė grua ta bėnje veten sa tė shpien nė gjyq", - thoshin turkomanėt dhe grekomanėt. Por unė do ta kisha pėr nder sikur tė mė shpinin edhe hė litar pėr ēėshtjen shqipe.

     Kurrė nuk mė shkonte ndėr mend se do tė rroja tė shoh ėndrrat e mia tė realizuara. Nuk jam mė e zonja tė marr pjesė nė punėn e madhe qė bėhet pėr gruan dhe prej gravet, nė kėtė zhvillim madhėshtor tė qytetėrimit e tė kulturės nė Shqipėri, mė mbetet tė pakėn e drejta natyrale tė gėzohem edhe unė pėr kėtė punė tė mbarė...

 

     * ) Marrė nga libri: "Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nėndor 1908), Tiranė 1972”). Libėr me studime, materiale, dokumente nga Universiteti i Tiranės, Instituti i Historisė, Instituti i Gjuhėsisė e Letėrsisė - Tiranė 1972. Shtypur nė NISH tė Shtypshkronjave “Mihal Duri“” - Tiranė. Faqet e librit 447. Redaksia: A. Buda, M. Domi (Redaktor pėrgjegjės), S. Pollo, K. Prifti, M. Samara (sekretar i redaksisė).

 

 

( Pėrgatiti: Sheradin Berisha - moderator i www.pashtriku.org - 11. 11. 2011 )

__________________________________________________________________________________________

 

© Pashtriku.org - Nėntor’2011