SHQIPTARĖT LUFTUAN QĖ TA  BĖJNĖ  SHQIPĖRINĖ – SHQIPĖRI

 

 

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

NĖ PRAG TĖ  KRIZĖS LINDORE 1875-1878 NGA SHQIPĖRIA

E VJETĖR VERILINDORE E

NISHIT DHE TOPLICĖS

Shkruan: Reshat Avdiu ( * ) Preshevė, Korrik 2011

___________________________________________________________________________________________________

 

     Gjatė vitit 1877 Porta e Lartė, bėnė rrefuzimin e protokollit rusė, pėr lejimin e kėsaj tė fundit pėr daljen e saj nė  detin Jon dhe atė Adriatik . Me kėtė Porta e Lartė ia mundėsoi Rusisė - Cariste tė Nikollaj Nikollajevit tė ndėrmerrte hapa pėrkatės pėr t’a arritė qėllimit e saj. Kjo pėrpjekje e Rusisė - Cariste rezultoi me Betejėn Ruso - Turke tė viteve 1877 - 1878, me thyerjėn e bastionit Turko - Osman nė Plevne tė Bullgaris. Prandaj ushtria serbe e Millan Obrenoviqit filloi gjatė vitit 1877-78 t’i sulmonte efektivat e pakta ushtarake turke nė Sanxhakun e Toplicės dhe nė Serbinė Juglindore e gjetiu, qė kishin mbetur pa iu ribashkuar forcave tjera ushtarake nė Betejėn e Plevnės.

     Siē vepruan me paraardhėsit tanė ilir sllavėt karpatjan dhe se njė fat i njėjtė u ndodhi edhe popullatės shqiptare autoktone nė vatrat e tyre nė Arnautllėkun e  Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė Nishit dhe Toplicės dhe nė tėrė Serbinė Juglindore, me njė popullate prej 813.000 banorėve tė saj dhe njė territor afėrsisht prej 20.000 km.2 ku shtriheshin mase 720 katunde shqiptare dhe 8 vendbanime urbane. Ky territor i Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore fillonte nga Pllana e Madhe vinte te xhamia e shehėrlerėve nė Tabanoc - Iliridė, pastaj  e pėrfshite edhe tėrė fushėgropėn e Kumanovės me atė tė Shkupit.

     Shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit e tė Serbisė Juglindore ishin ngritur nė luftė tė hapėt e tė armatosur pėr t’i mbrojtur shtėpitė dhe trojet e tyre stėrgjyshore, nėpėr fushėbetejat e tyre korrnin fitore tė njėpasnjėshme, kurse krerėt e forcave diplomatike tė fuqive tė mėdha europiane i mashtronin dhe i trathtonin shqiptarėt nėpėr marrėveshjet dhe kongreset, e kuleareve tjera diplomatike. Fitoret e shqiptarėve tė ngadhnjyera me gjakė e hekur nuk pėrfilleshin fare, ato pėr  mė tepėr, deningroheshin dhe se Atdheu  ynė shqiptar ēdo ditė coptohej e sakatohej nga toka dhe deti nga padronėt e fuqive tė mėdha europiane.

     Me 10 qershor 1878, u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku i dual nė mbrojtje coptimit tė matutjeshėm tė tokave shqiptere dhe kusarive tjera ndajė tokave shqiptarė nga fuqitė e mėdha. Rilindasi ynė i pendės dhe i pushkės Vaso Pashė - Shkodrani shpėrthen furishėm me vjeshėn e tij “Oj Shqypni e Mjera Shqipni” qė ishte mjaft aktuale pėr atė kohė tė dyndjeve tė mėdha tė shqiptarėve nga ky nėnqiell i quajtur Ballkan tragjik pėr shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit, Toplicės, Prokuples, Krushevcit, Pirotit, Negotinės, Zajeēarit, Kurshumlisė, Leskocit, Vrajės etj.  Ndėr shqiptarėt e Masuricės e tė Fushėgropės sė Vrajės me kohė kėndohej kėnga e pėcjellė me fyell atėbotė qė thoshte:

 

O,  muhaxhirėt o, ka po shkojnė

O,  me ujė tė shiut o, po gatuejn,

O,  brum e bukė o, boshkė i bojnė

O,  atė rrugė t’gjatė o, prapė e vazhdojnė …etj

( Kėngė popullore e kėnduar gjatė dėbimit biblik tė shqiptarėve, nga Shqipėria e Vjetėr Verilindore e Nishit dhe Toplicės, 1876-1878. )

 

     Ja seē Shkruan zėvendėsi i atorizuar, Togeri Jon (Gjon) Skot, Majorit C.W.Wilson Oficer i Mbretėrisė H.B.M.autorizues nė kufirin serb.

 

 

LIDHJA SHQIPTARE (THE ALBANIAN LEAGUE)

 

     Zotėri,

     Selanik, 30 dhjetor 1878.

     Kam nderin qė t’iu dėrgojė informatat vijuese tė cilat kanė tė bėjnė me veprimtarinė e Lidhjes Shqiptare dhe situatėn, qė tani mbretėron nė Vilajetin e Prishtinės (Kosovės):

     Qė nė fillim duhet theksuar se forcimi i Lidhjes Shqiptare mund tė jetė pjellė e rrethanave dhe e shkaqeve vijuese.

     Sė pari ėshtė se gjatė luftės (Ruso - Osmane), pjesa Perėndimore e Rumelisė gati krejtėsisht kishte mbetur pa ushtri, sepse ēdo njėri ka qenė nė disponim dhe ėshtė dėrguar nė front kundėr Rusisė. Porse, atėherė vetė populli u detyrua tė organizojė vetmbrojtje nga sulmi i jashtėm.

     Sė dyti, duhet ditur se egzistonte rreziku sllav, sepse gati tė gjithė banorėt e Sanxhaku tė Nishit, sidomos pjesa Perėndimore e tij qė para pak kohe iu kishte aneksuar Serbisė, ishin shqiptarė. Meqė popullata shqiptare i takonte besimit islam e cila popullonte pjesėn mė tė madhe tė vendbanimeve nė anėn Perėndimore tė Moravės nė rrethinat e Nishit tė Leskovcit e tė Vrajės, duke pėrfshirė edhe Prokuplen  me rrethinėn e saj.

     Kėto dy raca, apo dy bashkėsi etnike (shqiptarėt dhe serbėt) gjatė periudhės turko-osmane ishin nė gjendje qė tė jetojnė nė harmoni deri para 3 - 4 viteve, kur edhe filluan kėto konflikte, rreth territoreve (tė Sanxhakut tė Nishit, tė cilat shkaktuan edhe pastrime etnike, shpėrguljen e tėrsishme tė popullatės shqiptare-vėr.aut.). Nė kėto treva tė Perandorisė Osmane, gjendja politike para vitit 1876 ishte relativisht e qetė.

     Nė anėn tjetėr kėto dy raca kurrė nuk kanė mundur tė bashkėpunojnė nė harmoni pėr shkak tė mostolerancės fetare, qė ėshtė manifestuar nė tė dy palėt. Njė armiqėsi e tillė nuk mundet tė haset ndėrmjet shqiptarėve tė besimit islam dhe tė atyre tė besimit katolik, sepse shqiptarėt katolikė e kanė tė njejtėn frikė nga sllavėt, sikurse vėllezėrit e tyre tė besimit islam.

     Ėshtė i njohur fakti se sllavėt pėrveē fesė sė tyre nuk tolerojnė fe tjetėr. Ky parim ėshtė aq i thellė i rrėnjosur nė vetėdijėn e fshatarėve shqiptarė (nė Sanxhakun e Nishi, saqė e kishin fituar bindjen, se nėse do tė mbesin tė jetojnė nėn sundimin serbė, nuk do tė kenė kurrėfar lirie dhe kurrėfarė tė drejtash. Me aneksimin e Sanxhakut tė Nishit, Serbisė, shqiptarėt ishin tė paaftė qė t’i pėrshtaten situatės dhe rrethanave tė reja. Meqė nuk patėn udhėheqės (lider) tė menēur, ata nuk ishin nė gjendje t’i bėnin rezistencė tė organizuar sulmeve tė Serbisė. Pėr kėtė arsye tė gjithė banorėt kanė ikur nė Vilajetin e Kosovės dhe duke e lėnė njė krahinė tė tėrė pa popullsi.

     Llogaritet se tani ka rreth 600.000 deri 700.000 refugjatė shqiptarė tė cilėt (janė ndjekur nga vatrat a tyre - vėr.aut.) dhe janė shpėrdarė nėpėr viset e Vilajetit e Kosovės. Kėta muhaxhirė kurrė nuk do tė kthehen mė nė vedbanimet e tyre tė mė hershme, meqė shumica e tyre e kanė humbur tokėn dhe pasurinė dhe tani gjenden nė njė mjerim dhe nė njė varfėri .

( “Dituria Islame”, mujore fetare kulturore e shkencore. Nr.50. viti Prishtinė, 1993. 9 )

                  

I dėrgohet: Major………………Zotėri kam nderin

C.W.H.Wilson…………………tė jam nė shėrbim Tuaj,

Oficerit tė Mbretėrisė…………Togeri, Jon (Gjon) Scord?

H.B.M.autorizuesit……………Zėvendės i tė autorizuarit - qė kishte arrijtur nė kufirin serb.

 

..

        

         Edhe tek shqiptarėt e Masuricės dhe Qarkut tė Vrajės nė njė masė tė madhe ndikuan  metodat dhe masat represive nga ushtria dhe xhandarmeria serbe e M. Obrenoviqit, ato shpeshherė ndryshonin nga rrethanat e krijuara atėbotė tė konjukturave politike. Kėtė metoda serbe gjithmonė ishin tė sofistikuara dhe tė rrafinuara. Jo se ata serbėt i friksoheshin shqiptarėve duar thatė dhe liridashės qė donin me ēdo kusht tė mbeteshin dhe mbijetonin  edhe mė tutje nėpėr vendbanimet e tyre shekullore. Disa nga krerėt serb atėbotė, para opinionit tė atėhershėm botėror tregoheshin si liberal edhe ndaj popullatės tjetėr jo sllave tė asaj shqiptare, apo siē i quanin ndryshe arnautashi.

         Po e ceki njėrėn ndėr metotat djallėzore e shantazuese dhe mjaft nxitėse qė ndikoi nė njė masė tė madhe nė shpėrnguljen e disa familjeve nga Masuricės. Ishte xhandermėria serbe gjatė vjeshtės tė vitit 1878-79, e cila kinse pėr njė kontroll rutinore pa pyetur fare ishte futur nėpėr oborret e shtėpiave tė Masuricasve duke i pyetur antarėt e familjeve se ku janė pleqtė, kėshtu qė pasi qė ishin informuar se ata kishin shkuar nė xhami pėr t’u falur, hyjnė nė oborrin e xhamisė, pasi qė fshatarėt dalin nga falja e namazit, aty e hasin xhandarmerin serbe duke pritur. Sipas filozofisė sė tyre ata paskan ardhur pėr t’i pyetur dhe interesuar pėr hallet dhe peripecitė e shumta me tė cilat ballafaqoheshin atėbotė banorėt e Masuricės e tė lokaliteteve tjera mandej kishin ardhur kinėse edhe pėr tė blerė diēka nga fshatarėt!?

         Njėri nga ata udhėheqėsi i grupit tė xhandermėrisė, naredniku fillon tė flasė dhe i pyetė fshatarėt e grumbulluar se a kanė gjė ata pėr t’i shitur xhandermėrisė tė Princit tė Serbisė, Millan Obrenoviqit qė shumė ju don dhe kujdeset pėr ju arnautėt. Po zoti narednik i Kralevinės  sė Serbisė, kishte filluar i pari tė fliste Mulla Ali Haxhiu imam i xhamisė sė Masuricės, po zotri kemi ēfarė tė doni. Kemi bagėti tė trasha dhe tė imta kemi bylmete, pemė mjaltė pula e ve, kemi zotėri ēfarė duhet tė ketė njė fshatar i Masuricės.

         “Jok more nama ne trebaju takve stvari koje vi nam nudite da bih ih kupovali.”(Jo ore neve nuk na nevoiten kėso sendesh qė ju na i ofroni pėr t’i blerė-R.A.). Zoti narednik ne skemi gjė tjetėr ēfarė t’u shesim u kishte thėnė imami i xhamisė tė Masuricės me xhematin e tij, xhandarmerisė serbe tė Millan Obrenoviqit. Keni, ju se ēfarė t’i shesni xhandarmerisė tė Obrenoviqit dhe se ne jemi gati qė atė lloj malli t’ua paguajmė me florinjė. Ju hoxhė i xhamis sė Masuricės, me xhematin tuaj duhet tė na e shesni diellin e kėtij nėnqielli kėtu nė Masuricė. Po zoti narednik ama, dielli ėshtė i tė gjithėve se ate Zoti e ka krijuar pėr tė na ngrohė dhe shndritė tė gjithėve miletin e tij nė kėtė botė. Xhandarmeria e serbit kishte kėmbėngulur nė qėllimet e saj dhe kishte arrijtė t’i bindė fshatarėt e Masuricės dhe ta blinte diellin nga ata pėr 100 grosh ari.

         Tė nesėrmen kur gratė dhe vajzat e Masuricės i hedhin rrobat e tyre pėr t’i terur nė diell ia behin prapė tė njėjtit xhandarmė me narednikun e tyre dhe japin urdhėr qė gratė dhe vajzat e Maruricės, duhet qė tė gjitha rrobat dhe gjėsendet tjera t’i mblidhnin dhe mė kurrė tė mos i hedhin pėr t’i terur nė diell se fshatarėt e Masuricės me imamin e xhamisė sė tyre dje diellin e kėtij fshati e kanė shitur pėr 100 grosh!                                                      

Pastaj ju nuk keni as tė drejtė  tė dilni dhe punoni nėpėr pasurit tuaja ditėn, se dielli tash ėshtė i yni i Serbisė! Ju keni tė drejtė tė dilni dhe tė punoni nėpėr pasuritė tuaj vetėm natėn nėpėr hėnė, se hėna ėshtė e juaja e arnauto-turqėve, edhe nė flamurin tuaj e keni  si symbol atė.

         Metoda kėto tė pėrgaditura dhe tė sinkronizuara deri nė atė masė sa qė truri i njeriut normal qė ka shpirt dhe gjakė tė ngrohtė ndėr dejtė e tij njerėzor, s’mundėt ta marr me mend dhe ta kuptojė qė t’i detyroj shqiptarėt e Masuricės ta shesin njė objek apstrak, gjegjėsisht diellin pėr 100 grosh. Ku mandej hiē mė larg se tė nesėrmen tė vijnė tė njėjtit njerėz e t’u thonė fshatarėve tė Masuricės se mė s’keni tė drejtė nė diell! Qė e keni shitur ditėn e kaluar me “dėshirė dhe pa kurfarė represioni”. Kėtė rrėfim real dhe tronditės e pata dėgjuar sa e sa herė nga pleqtė tanė muhaxhir, porse deri nė detale ma patė pėrshkruar gjatė vitit 1986.Haxhi Demiri nga Tėrnoci i Bujanocit.

Korrik, 2011

 

* ) Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Preshevės”.

 

_____________________________________________________

.

 

.