Ta njohim tė kaluarėn tone

 

 

VENDOSJA E SLLAVĖVE

NĖ ILIRIK DHE MAQEDONIA

( Shkruan: Shefki Ollomani - Tetor 2011 )

 

 

Harta: Ku shtrihet Iliriku?

 

 

         Pas vdekjes sė perandorit Teodosi i Madh mė 395, Perandoria Romake u nda nė dy pjesė: nė Perandorinė e Lindjes - Bizantin, me kryeqendėr Konstantinopojėn dhe nė Perandorinė e Perėndimit, me kryeqendėr Romėn. Iliria mbet nėn sundimin e Bizantit.

         Historiani, Tajar Zavalani, shkruan:

         ”Vendbanimet fillestare tė Sllavėve kanė qenė moēalet e luginės sė lumit Pripet nė njė krahinė tė Bjellorusisė qė quhej Polesje. Sllavėt jetonin si tribu primitivė, me regjim patriarkal e merreshin me pak bujqėsi duke djegė pyjet, nė toket e tė cilėve mbillnin  pėr njė stinė, duke shfrytėzuar hirin si pleh.”

         Profesori ēek, Dvornik, shkruan:

         “Sllavėt nuk kanė asnjė legjendė heroike qė tė kujtojė vendosjen e tyre nė Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.”

         Nė njė epokė tė historisė qė nuk dihet me saktėsi, Sllavėt filluan tė dalin nga Polesja dhe tė pėrhapen nė Europėn e Mesme dhe Juglindore. Ata nuk ishin inisiatorėt e kėtij invazioni, por ishin skllevėr dhe shėrbyen si “mish pėr top”, masė mbrojtėse tė Avarėve, Hunėve dhe Bullgarėve.

         Historiani W.Temperly, shkruan:

         “Sllavėt nuk erdhėn si njė ushtri invaduese qė mund tė luftohej me armė, por si njė masė njerėzish kundėr tė cilėve nuk kishte asnjė fuqi qė mund tė qėndronte. Ishte njė gjė e lehtė tė shfaroje individė ose grupe tė tėrė nga invaduesit sllavė, por ishte e pamundur tė ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.”

         Nė fillim fushatat sllave nė Ballkan patėn njė karakter tė pėrkohshėm. Ata hynin nė njė vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrėnonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin vendos. Kėshtu, nė vitin 580, njė fuqi e pėrzier sllavėsh dhe avarėsh, rreth 100.000 vetė, u nisėn nga gryka e Danubit dhe bėnė kėrdinė nė Iliri dhe Thraki. Ata dogjėn, plaēkitėn e grabitėn pėr 4 vite rresht. Njė pjesė e tyre u tėrhoqėn me njė pasuri tė madhe, por shumica e sllavėve u ngulitėn nė trojet e pushtuara ilire. Kėto epizode tragjike tė invadimeve sllave nė Ilirik arritėn kulmin e tyre nė vitin 617, kur pas vėrshimeve tė tyre masovike u vendosėn pėrfundimisht nė Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual tė tij.

         Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan:

         “Si njė valė deti prej njerėzish, me burra, gra e fėmijė, ata u vėrsulėn nė tokat e Perandorisė dhe kthyen nė gėrmadha e zhytėn nė gjak Ilirinė, Epirin dhe Thrakinė, duke pėrparuar deri nė thellėsi tė Greqisė sė vjetėr. Prej orės qė skllavinėt u turrėn nė tokat e Perandorisė, ata grinė dhe masakruan tė gjithė njerėzit, pa dallim gjinie e moshe qė u ranė nė duar. Kjo shfarosje me shumicė mbuloi nė kufoma Ilirinė dhe Thrakinė, qė sipas llogaritjeve ishin mė shumė se 200.000 vetė, duke pėrfshirė edhe ata qė u morėn si skllevėr.”

         Nė fund tė shekullit VIII, Bullgarėt u shkėputėn nga dominimi i Avarėve tė sė njėjtės rracė dhe filluan tė pushtojnė toka pėr llogari tė tyre. Nė vitin 679, nėn udhėheqjen e Khanit bullgar Asparuh, ata u vendosėn nė tokat e Bullgarisė sė sotme, duke hedhur themelet e njė shteti bullgar tė pavarur nga Bizanti. Duke qenė njė popullsi mė e vogėl nė numėr se Sllavėt, Bullgarėt morėn gjuhėn sllave dhe si rezultat u sllavizuan.

         Historiani arbėresh nga Kroacia, Aleksandėr Stipēeviē, pėr dundjet dhe vendosjet sllave nė Ilirik, shkruan:

         “Mbarimi i kohės sė vjetėr dhe fillimi i kohės sė mesme, vijoi nė Ballkan si njė ndėr periudhat mė tė errta. Gotėt, Hunėt, Avarėt dhe popujt e tjerė barbarė sulmuan nga tė gjitha pjesėt, duke plaēkitur e shkatėrruar ēdo gjė qė krijuan Romakėt dhe Ilirėt gjatė atyre shekujve tė punės e tė pėrparimit. Njė qytetėrim i zhvilluar filloi tė zhduket nėn goditjet vdekjeprurėse qė i shkaktonin hordhitė barbare me tėrbimin e tyre shkatėrrues. Nė fillim tė shekullit VII fillon kolonizimi nga ana e popujve tė ndryshėm sllavė, tė cilėt, pak nga pak, e pushtuan gati tėrė vendin qė dikur u takonte Ilirėve.”

         Nė kėtė mėnyrė Serbėt e Bullgarėt u vendosėn nė Ballkan, duke shtyrė popullsinė autoktone ilire drejt jugut, tė cilėt u quajtėn Ilirė tė Jugut dhe shtriheshin nga Kosova nė Artė dhe nga deti Adriatik nė Shkup. Pjesa veriore e Dardanisė u pushtua dhe u sllavizua nga Serbėt, kurse pjesa lindore e saj dhe Thrakia u pushtua dhe u asimilua nga Bullgarėt.

         Popullsia sllave e pėrbėrė nga serbėt, kroatėt, sllovenėt e mė vonė edhe bullgarėt, qė u formuan gjatė Mesjetės, ishin me besim fetar pagan. Serbėt mė 879 dhe Bullgarėt mė 866, u futėn nė vitin 879 nė kishėn e krishterė ortodokse, kurse kroatėt e sllovenėt u futėn nė kishėn e krishterė katolike.

         Nė tė gjitha kishat e Sllavėve tė Jugut, gjuha serbe quhej si gjuhė ilire dhe shėnohej si “iliryca lingua”, e qė nuk ka qenė aspak ilire, por sllave. Nė kėtė mėnyrė Serbėt e sllavėt tjerė, pėrpiqeshin tė pėrzihen me Ilirėt autoktonė. Bullgarėt arritėn ta quajnė gjuhėn e tyre Maqedonishte (pra ilire), por edhe ajo ishte gjuhė sllave. Bullgarėt, pasi qė pushtuan Maqedoninė, e quajtėn Aleksandrin e Madh paraardhės tė tyre, d.m.th. bullgar!

         Mirėpo, historiani francez, D’Anzhieli, shkruan:

         “Nuk mund tė harrohet qė Aleksandri i Madh ishte me prejardhje ilire, me arsim helen dhe i edukuar nga njė shqiptar/ilir tjetėr prej Stragjirės sė Maqedonisė, Aristotelit. Nėna e Aleksandrit tė Madh , Olimpia/Olimbia, ishte nga fiset Iliro-Epirote, babai i tij, Filipi II, ishte ilir maqedonas, pra shqiptar...”

         Ndryshe nga dyndjet e tjera barbare qė nuk zunė vend nė Shqipėri, ardhja e Sllavėve qe me pasoja tė mėdha pėr popullin dhe  trojet tona. Nė shekullin VIII dyndjet sllave morėn fund nė Ballkan. Popullsia Thrake u zhduk plotėsisht dhe u formua Bullgaria e sotme. Vendbanimet ilire u ngushtuan shumė dhe popullsia ilire qė banonte nė vendet qė sot quhen: Slloveni, Kroaci, Bosnjė, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni u asimilua krejtėsisht ose  u shfaros me dhunė.

 

*****

 

         Sipas historianėve bizantinė: Teofani, Nikifori, Kedreni dhe Zomara, Bullgarėt sllavė u vendosėn nė Siujdhesėn Ilirike dhe nė trojet e Maqedonisė antike diku kah gjysma e shekullit VII tė erės sonė, rreth viteve 650-680 dhe nė vitin 687, pra tetė-nėntė vjet pas themelimit tė Mbretėrisė Bullgare, popullsia e Maqedonisė antike ishte bullgaro-sllave.

         Nė shek.IX shteti Bullgar u forcua dhe filloi tė zgjerohet nė kurriz tė Perandorisė Bizantine. Nė vitin 851 ata u shtrinė nė Maqedoninė Qendrore dhe nė Shqipėrinė e Jugut, duke pushtuar Ohrin dhe Devollin, kurse disa vjet mė vonė pushtuan edhe Beratin dhe gjithė luginėn e Vjosės. Nė vitin 904 ata pushtuan edhe Vlorėn, Himarėn, Butrintin e Nikopojėn (Prevezėn), por nuk mundėn ta marrin Durrėsin dhe Shkodrėn. Tė gjitha kėto toka shqiptare hynė nėn sundimin e Mbretėrisė Bullgare dhe Simeoni e ktheu shtetin bullgar nė Perandori, duke e shpallur veten Car tė Bullgarėve dhe Bizantinėve.

         Pas vdekjes sė Simeonit, perandoria bullgare u dobėsua, por pas marrjes sė fronit nga njė feudal i fuqishėm, Samuili, ajo u rimėkėmb pėrsėri. Qendra e saj u bė Prespa e mė vonė Ohri. Nė vitin 1005 ai shtiu nė dorė Durrėsin dhe mė 1014 Manastirin. Vendin e Samuilit e zuri vėllau i tij, Ivan Vlladisllavi. Nė vitin 1017 Ivan Vlladisllavi u vra nė afėrsi tė Durrėsit. Pas kėsaj bullgarėt iu nėnshtruan Bizantit, por Vojvoda Ivaca e vazhdoi rezistėncėn e tij nė Skrapar ku u shtyp pėrfundimisht nga gjenerali shqiptar, David Arianiti. Ky qe dhe fundi i mbretėrisė bullgare dhe e sundimit bullgar nė Shqipėri (851-1017=166 vjet).

         Bullgaro-sllavėt depėrtuan shumė lehtė drejt Ilirikut dhe Maqedonisė, duke  krijuar shumė shpejt mbretėrinė e tyre, sepse ata i morėn me tė mirė vendasit e atjeshėm: Ilirėt, Vllehėt, Thrakasit, Myzianėt dhe popuj tė tjerė, tė cilėt ishin nėn robėrinė dhe sundimin e egėr tė Perandorisė Bizantine dhe tė nėpėrkėmbur edhe nga Grekėt. Kėto popuj tė shtypur nga pushtuesit bizantinė, Bullgarėt sllavė i pritėn gati si ”ēlirimtarė”, sepse Mbretėria Bullgare ishte nė luftė e armiqėsi tė pėrhershme me Bizantin dhe popujve tė shtypur nga ai u njohu shumė tė drejta, tė cilat ata nuk i kishin pasur prej shekujsh.

         Perandori bizantin, Justinian Rinometi, nuk pranoi tu paguaj Bullgarėve tributin e pranuar nga ati i tij, por ngriti njė ushtri tė fuqishme dhe mundi nė fushat e Thrakės njė ushtri bullgare. Ai mė pas marshoi drejt perėndimit dhe pėrparoi deri nė Selanik, duke i nėnshtruar popullsitė sllave.

         Nga kronikat bizantine del edhe ēėshtja e ushtrisė sė bullgarėve tė vendosur nė Maqedoni: ”Kėtė vit (v.691),- shkruan Nikifori,- perandori Konstantin i ktheu nė robėr njė pjesė tė popullsisė sllave tė Maqedonisė dhe ia nėnshtroi tė tjerat perandorisė romake”. Kjo ndodhi sepse ushtria bullgare sllave, e komanduar nga Nebuli, kaloi nė anėn e ushtrisė arabe, tė udhėhequr nga kalifi Abdel-Malek, nė luftėn e tij me ushtrinė bizantine. Nė kėtė kohė Bullgaro-sllavėt shtriheshin jo vetėm nė Maqedoni e Greqi, por deri nė Peloponez.

 

*****

         Nė vitin 168 p.e.s. Maqedonia ra nėn sundimin romak, ndėrsa nė vitin 148 p.e.s. ajo u bė provincė e thjeshtė romake. Me ndarjen e Perandorisė romake, mė 395, Gadishulli ballkanik u bė pjesė e Perandorisė Lindore romake - Bizantit, kėshtu edhe provinca e dikurshme e Maqedonisė antike u bė pjesė pėrbėrėse e saj. Nė shekullin XIV dhe XV hapėsirat e Ballkanit ranė nėn sundimin e Perandorisė Osmane dhe ngelėn aty gjer nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore. Rajoni i dikurshėm i Maqedonisė antike me Traktatin e Bukureshtit, tė vitit 1913, u nda midis Greqisė, Bullgarisė dhe Serbisė.

         Maqedonia nuk u pėrmend pėr afro dymijė vjet, qė nga rėnia e saj nėn Perandorinė romake e deri nė fillim tė shekullit XX. Poashtu, gjatė tėrė historisė nuk ka ekzistuar asnjė pėrpjekje e ndonjė populli pėr tė ringjallur shtetin me emrin Maqedoni.

         Ideja pėr njė Maqedoni si shtet, lindi nga fundi i shekullit XIX. Atėherė doli nė skenė njė lėvizje e fuqishme, qė njihet me emrin VMRO. Sipas platformės politike tė saj Maqedonia do tė duhej tė ishte njė “Zvicėr ballkanike”,  ku do tė jetonin nė barazi tė plotė banorėt e saj: bullgarėt, shqiptarėt, turqit, vllehėt, grekėt etj. Duke u nisur nga parimet e lartpėrmendura, edhe pėrkundėr kundėrthėnieve, mė 1903 shpėrtheu kryengritja, e cila njihet me emrin Kryengritja e Ilindenit. Ngjarjet kryesore tė kėsaj kryengritjeje u zhvilluan nė hapėsirat, ku jetonin shumica shqiptare. Pėr shkak tė karakterit ēlirimtar tė Kryengritjes sė Ilindenit, shqiptarėt morėn pjesė aktive nė tė. Kėtė e dėshmojnė edhe shumė autorė sllavo-maqedonas, tė cilėt kanė shkruar pėr kėto ngjarje.

         Ndėr ta ėshtė edhe Todor Simovski, i cili nė punimin e tij: “Pėr pjesėmarrjen e kombėsive nė Kryengritjen e Ilindenit”, shkruan:

         “…pėrpjekjet e para pėr njė shtet maqedonas filluan aty kah fundi i shekullit XIX, nėn ndikimin e lėvizjeve ēlirimtare tė popujve fqinj, tė cilėt tentonin tė ēlirohen nga sundimi shekullor osman. Kėshtu, nėn ndikimin e kėtyre lėvizjeve, edhe tek sllavo-maqedonasit u formua organizata “VMRO”, nėn ndikimin e sė cilės, nė vitin 1903, shpėrtheu Kryengritja e Ilindenit. Kryengritja kryesisht kishte karakter antiosman. Prandaj, asaj iu bashkangjitėn dhe e ndihmuan edhe Shqiptarėt. Pa ndihmėn e Shqiptarėve ajo vėshtirė se do tė kishte sukses, kur dihet se ajo u zhvillua kryesisht nė viset e banuara mė tepėr me Shqiptarė”. 

         Mė tej ai vazhdon: “Shqiptarėt kishin merita tė veēanta pėr Komitetin dhe kryengritjen e Ilindenit, qė ishin bartės tė sigurtė dhe tė mirė tė armėve, barutit dhe materialit tjetėr ushtarak” .

         Nė lidhje me ēėshtjen e Kryengritjes sė Ilindenit dhe luftėn e shqiptarėve nė kėtė periudhė kanė shkruar edhe historian tjerė maqedonas, si: Aleksandėr Hristov, Orde Ivanovski,…etj. Poashtu, pėr kėtė flitet edhe nė librin: Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1993, ku theksohet pjesėmarrja masive e shqiptarėve nė atė kryengritje.

         Edhe pse Kryengritja e Ilindenit pėr disa ditė u shua nga forcat ushtarake osmane, kjo ishte ngjarja e parė me rėndėsi historike pėr popujt qė jetonin nė Maqedoni. Kėto ngjarje shėnuan zanafillėn historike tė bashkėpunimit nė mes sllavomaqedonasve (apo sllavobullgarėve) dhe Shqiptarėve, si dhe gatishmėrinė e kėtyre dy popujve tė robėruar, pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane.

         Konferenca e Londrės ( 1913 ), e njohu pavarėsinė e Shqipėrisė, por e sanksionoi ndarjen e hapėsirave gjeografike dhe tė popullit shqiptar si tėrėsi, nė dy pjesė gati tė barabarta. Gjysma e kombit shqiptar mbeti nė pėrbėrje tė Shqipėrisė sė pavarur, ndėrsa gjysma tjetėr hyri nė pėrbėrje tė Mbretėsisė Serbe.

         Pas Luftės sė Parė Botėrore, Shqiptarėt etnikė qė mbetėn jashtė kufijve tė Shqipėrisė, u futėn nė pėrbėrje tė Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene, qė pak mė vonė u quajt Mbretėria e Jugosllavisė.

         Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, edhe pėrkundėr propagandės komuniste pėr “vetėvendosjen e popujve”, ajo jo qė nuk ndodhi me shqiptarėt, por hapsirat e tyre etnike u coptuan nė shumė shtete. Komunistėt u ofronin shqiptarėve tė drejta dhe barazi “fiktive”, siē ishte rasti me Mbledhjen e ASNOM, mė 2 gusht 1944, nė Prohor Pēinski.

         Lidhur me kėtė Prof. Dr. Gjorgji Caca thotė:

         “Republika Socialiste e Maqedonisė, sot ėshtė ajo qė asnjėherė nuk ka qenė. Ajo ėshtė kėshtu, sepse ėshtė formuar nė Luftėn e pėrbashkėt tė popullit maqedonas sė bashku me kombėsinė shqiptare dhe turke … “

         As nė fazėn e parė dhe as nė tė dytėn, Maqedonia nuk pėrkufizohet si shtet nacional i maqedonasėve. Nė fazėn e tretė Kushtetuta e re e qartėsoi pėrbėrjen e popujve tė Republikės sė Maqedonisė. Kjo ishte Kushtetuta e vitit 1974, e cila e definon Maqedoninė kėshtu:

         “ Republika Socialiste e Maqedonisė ėshtė shtet nacional i popullit maqedonas dhe shtet i kombėsisė shqiptare dhe turke nė tė, bazuar nė sovranitetin e popullit, pushtetit dhe vetėqeverisjes sė klasės punėtore dhe tė gjithė njerėzve punonjės dhe bashkėsi socialiste demokratike vetėqeverisėse tė popujve punonjės dhe qytetarėve, tė popullit maqedonas dhe me tė tė barabartė tė kombėsisė shqiptare dhe turke ”.

         Nga definicioni i aktit mė tė lartė juridik pėr Maqedoninė si shtet i Maqedonasve, Shqiptarėve dhe Turqve mund tė konstatohet se kjo i pėrgjigjej realitetit historik pėr kontributin e dhėnė tė popujve tė saj dhe pėrbėrjes etnike tė kėsaj republike multinacionale.

 

*****

Ekziston pėr njė kohė tė gjatė njė kontest nė mes tė disa shteteve ballkanike nė lidhje me territorin e ish-provincės otomane tė Maqedonisė. Ky kontest etno-territorial nė periudha tė caktuara historike ka marė pėrmasa tė rrezikshme pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon. Pėrderisa pushteti okupues otoman ishte i fuqishėm dhe stabil, kontradiktat mes etnive tė ndryshme mbaheshin nėn kontrollin e organeve qėndrore. Fillimi i rėnies dhe i largimit tė ngadalshėm tė otomanėve nga Ballkani, me paqen e Karlovcit tė vitit 1699 dhe fillimi i ndėrhyrjes sė fuqishme ruse pas vitit 1820 me pavarėsimin e Greqisė, e bashkuar kjo edhe me dėshirėn e natyrshme tė popujve ballkanikė pėr liri, sollėn deri te tėrmete tė mėdha nė Europėn juglindore. Nė kėtė kuadėr, si rezultat i luftės ruso-turke tė vitit 1877/78, dhe disfatės sė tmershme tė armatave otomane, Rusia ia diktoi Turqisė termat e paqes sė Shėn Stefanit (Jeshilkojit) nga 3 marsi 1878. Nė bazė tė kėsaj marėveshjeje, Bullgaria fitoi autonominė dhe u zgjerua shumė nė dėm tė vendeve fqinje duke fituar Vranjėn, Pirotin, Thrakėn etj. Implikime tė mėdha solli sidomos zgjerimi nė perėndim duke pėrfshirė gati gjithė territorin e Maqedonisė otomane. Kundėr kėtij forcimi tė madh tė ndikimit rus nė jug reaguan fuqitė e mėdha duke organizuar Kongresin e Berlinit (13 qershor-13 korrik, 1878), me tė cilin Bullgarisė iu reduktuan ndjeshėm kufijtė e propozuar nga Rusia nė Shėn Stefan. Prej kėsaj kohe politika bullgare nė drejtim tė Maqedonisė mer formė mė tė sofistikuar duke folur gjithmonė pėr njė Maqedoni autonome, kuptohet si njė fazė e ndėrmjetme kjo drejt bashkimit me Bullgarinė.

Nė vijim tė aktiviteteve revolucionare tė kontrolluara nga Sofja, mė 1893, nė Selanik, formohet “Organizata revolucionare e brendshme maqedonase-odrinase”, e cila mė vonė do tė ndryshojė disa herė emrin por jo edhe qėllimin e deklaruar: Ēlirimin e Maqedonisė nga okupatori turk dhe bashkimin e natyrshėm tė popullit bullgar me shtetin amė Bullgarinė. Themeluesit e saj si: Kristo Batanxhiev, Dame Gruev, Kristo Tatarēev etj, e ndjenin veten tė gjithė pėr bullgarė etnikė dhe asnjėherė nuk e vinin nė dyshim kėtė. Madje vetė Dr.Kristo Tatarēev, e shpreh qartė nė memoaret e tij idenė mbizotėruese nė bazė tė sė cilės u formua organizata kur thotė se: “E kishim nė mendje se njė Maqedoni autonome do ta kishte mė lehtė tė bashkohej me Bullgarinė mė vonė”. Ky ėshtė vetėm njė nga qindra e mijėra dokumente nė tė cilat pasqyrohet qartė karakteri etnik bullgar i popullsisė sllavishtfolėse tė Maqedonisė sė asaj kohe.

Nė luftėn ballkanike tė vitit 1912 dhe nė rregullimet pasuese tė Bukureshtit dhe tė Londrės si humbės mė i madh doli populli shqiptar territori i shtetit-komb tė tė cilit u reduktua nė vetėm 30% tė territorit tė banuar nga shqiptarė etnikė nė Ballkan. Paqja e Bukureshtit nga 10 gushti i vitit 1912 megjithėse i dhuroi Bullgarisė njė territor prej gati 26.000 km2, pėrsėri nuk kėnaqi aspiratėn e natyrshme popullore pėr tu bashkuar me bullgarėt e Maqedonisė, pasi kjo pjesė e tokave bullgaro-shqiptare nė masė tė madhe u nda nga fitimtarėt e luftės ballkanike, Sėrbisė dhe Greqisė. Qė nga kjo kohė sllavėt bullgarishtfolės tė Maqedonisė jetuan nėn ēatinė sėrbe respektivisht greke tė cilėt e mohonin kombėsinė bullgare tė tyre. Edhe nė mesin e intelegjencisė sllavishtfolėse nga Maqedonia ka pasur elementė si p.sh Kėrste Petkov Misirkov qė nė periudha tė caktuara historike e kanė pasur tė turbullt dhe me dyzime pėrkatėsinė e tyre kombėtare, duke u shpallur herė si bullgarė, herė si bullgaro- maqedonas e herė si maqedonas.

Elemente bullgare nga Maqedonia tė shkolluara para Luftės II Botėrore me fondet e Mbretėrisė Sėrbe nė Beograd, pas ndryshimeve tė vitit 1945 fitojnė pėrparėsi dhe nė kuadėr tė politikave titoiste fillojnė me njė punė serioze pėr krijimin pėrfundimtar tė njė kombi tė ri: atij maqedonas.

Federata komuniste e Jugosllavisė pėr herė tė parė njeh zyrtarisht njė kombėsi tė veēantė sllave-jugore, atė maqedonase me tė gjithė elementėt e veēantėsisė kulturore qė e dallojnė njė komb, nė radhė tė parė gjuha. Nė njė periudhė kohore 50 vjeēare, dhe nė reth 18 vite pavarėsi nga ish-federata jugosllave nė kėtė vend bėhet pėrpjekeje qė tė etablohet dhe pėrforcohet elementi etnik maqedonas si i ndryshėm nga ai bullgar. Nė kėtė drejtim Bullgaria dhe Maqedonia paradoksalisht pretendojnė njėkohėsisht nė pėrkatėsi etnike bullgare respektivisht maqedonase pėr heronjtė e njėjtė kombėtarė, shkrimtarėt e njėjtė nga e kaluara, shenjtorėt e kishės ortodokse, gjuhėn e folur e cila ėshtė gati identike, kulturėn popullore e deri tek mitet popullore.

Kjo nė radhė tė parė ka tė bėjė me gjuhėn gati identike, por shumė mė tepėr me figurat e mėdha historike nga e kaluara tė cilėt janė njėkohėsisht edhe bullgare edhe maqedonase!. Qė nga Shėn Kirili, Shėn Metodi, Shėn Naumi e Car Samuili, Krali Marko e Karposhi, e deri tek Goce Dellēev, Nikolla Karev e Kristo Tatarēev, pėr tė numėruar disa shembuj tė paktė, gjithė kėto figura historike janė pėr bullgarėt bullgarė, kurse pėr njė pjesė sllavishtfolėse tė qytetarėve tė IRJM-sė, qė e mban veten pėr maqedonase nė aspekt etnik, kėta janė maqedonas.

Njė numėr i ngjarjeve tė mėdha historike nga e kaluara si Mbretėria e Samulit, beteja e Maricės, kryengritja e Karposhit, kryengritja e Kresnės, Kryengritja e Razlovit, kryengritja e Ilindenit, etj merren si ngjarje madhore si nė historinė bullgare ashtu edhe nė historinė “maqedonase”.

Qėndrimi zyrtar i shtetit bullgar ka qenė nė vazhdimėsi mohues ndaj ekzistencės sė popullit tė veēantė maqedonas si i ndryshėm nga populli bullgar. Bullgaria me tė drejtė vė pikėpyetje tė mėdha tek shumė figura e ngjarje historike nga e kaluara tė cilat e demaskojnė seriozisht “maqedonizmin” si identitet tė veēantė brenda sllav.

         Qeveritė e ndryshme maqedonase tė periudhės sė pavarėsisė kanė bėrė pėrpjekje pėr imponimit e qėndrimit tė tyre zyrtar pėr ekzistencėn e njė kombi tė veēantė maqedonas krejtėsisht origjinal dhe tė ndryshėm nga ai bullgar. Nė kėtė drejtim mė konsistente dhe kėmbėngulėse kanė qenė rymat e majta tė cilat gjeografikisht, etnikisht dhe shpirtėrsht ndihen mė afėr Beogradit. Rymat djathtiste nga ana tjetėr janė mė tė vagullta dhe tė mjegullta nė drejtim tė refuzimit kategorik tė opcionit bullgar. Kjo shihet qartė edhe gjatė dy tri viteve tė fundit kur nė qeveri janė elementet e VMRO/DPMNE-se.

Situata bėhet akoma mė e komplikuar kur tė kihen parasysh pėrpjekjet 20 vjeēare greke pėr tė ndryshuar emrin e Maqedonisė. Ndryshimi i emrit tė vendit implikon edhe shumė pikėpyetje tjera nė lidhje me identitetin kombėtar tė banorėve tė vendit qė ndryshon emrin. Nė kėtė pikė ēėshtja bėhet shekspiriane pėr qytetarėt sllavishtfolės kėtu. Janė ata maqedonas antikė tė sllavizuar mė vonė? Janė fis i veēantė sllav i cili u vendos nė Ballkan nė shekujt VI-IX bashkė me fiset tjera sllave? Apo janė bullgarė tė shkėputur me dhunė nga gjiri i shtetit amė qė duhet ti rikthehen atij? Apo mos janė bullgarė etnikė qė me kalimin e kohės nėn ndikimin e propagandave jugosllave dhe komuniste kanė evoluar nė njė kombėsi tė re tė quajtur maqedonase?

Teoritė mė tė reja nė lidhje me kombformimet njohin edhe mundėsi tė formimit (“zbulimit” i quan Andersoni) tė tyre nga lart poshtė, pra nėn kontrollin politik dhe ndikimin e elitave tė caktuara pushtetare. Elita maqedonase projugosllave e kohės sė Titos dhe kjo e kėtyre 20 vjetėve pavarėsi, siē duket ka pasur sukses nė injektimin artificial tė njė identiteti tė ri kombėtar – atij maqedonas. Njė identitet i tillė i bazuar krejtėsisht nė njė ndjenjė pėrkatėsie krahinore dhe nė dialektet lindore tė bullgarishtes sot ėshtė ngritur nė komb dhe gjuhė tė veēantė maqedonase. Ky identitet jo vetėm qė del si i ndryshėm nga ai bullgar, por ėshtė nė kontradiktė tė drejtpėrdrejtė me tė, pasi pretendon nė vlerat e njėjta nė tė cilat bazohet historikisht edhe identiteti kombėtar bullgar. Shikuar nė tėrėsi, ēėshtja e identitetit kombėtar tė maqedonasve tė sotėm tė IRJM ėshtė e paqartė dhe e komplikuar, pikėrisht ashtu siē thanė edhe vetė liderėt e sotėm tė “dy popujve” nė fjalė, atij maqedonas dhe atij bullgar: fqinjė, vėllezėr apo njė komb i ndarė nė dy shtete?

 

*****

         Shteti i sotėm, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė shtrihet midis Bullgarisė, Greqisė, Shqipėrisė, Serbisė dhe Kosovės. Sipas pozitės gjeografike, ajo pėrfshin hapėsirėn, ku kryqėzohen rrugėt dhe hekurudhat nė drejtimin Veri-Jug, qė lidhin Greqinė dhe Kosovėn e Serbinė dhe vijat komunikative Lindje-Perėndim, qė lidhin Shqipėrinė dhe Bullgarinė.

         Banorėt mė tė lashtė tė Maqedonisė sė sotme, Ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, qė pėrmenden tek autorėt antikė grekė e romakė, janė fiset ilire, thrakase dhe helene. Kėto tė dhėna na lėnė tė kuptojmė se sot, trashėgimtarėt e banorėve mė tė vjetėr tė kėtij shteti, janė shqiptarėt qė jetojnė kėtu. Kjo pėr shkak tė njė fakti shumė tė qartė, se pasardhėsit e ilirėve janė shqiptarėt, pasardhėsit e helenėve janė grekėt, ndėrsa si pasardhės tė trakėve tė vjetėr nuk pėrmendet ndonjė popull i sotėm, pėrpos hapėsirės gjeografike “Thrakia”, qė shtrihet midis Bullgarisė dhe Greqisė.

Historianėt sllavė pėrpiqen qė tė dėshmojnė se populli i sotėm maqedonas ėshtė pasardhės i maqedonasėve antikė. Tėrė kjo bėhet pėr shkak tė politikės ditore maqedonase, pėr tė arsyetuar krijesėn dhe ekzistimin e shtetit tė sotėm “Republika e Maqedonisė”, si vazhdimėsi historike e Maqedonisė antike. Por, pėr saktėsinė e kėsaj teorie sllave nuk ekzistojnė fakte shkencore relevante tė historiografisė sė huaj, prandaj pėrpjekja nė kėtė drejtim ėshtė jo shkencore.

         Fiset sllave qė erdhėn mė vonė nė hapėsirat gjeografike tė Ballkanit, u vendosėn kėtu pėrgjithmonė. Ky proces i vendosjes dhe kolonizimit tė Gadishullit Ballkanik pati reperkusione tė mėdha pėr popullatėn autoktone ilire nė Ballkan.

         Grupe tė ndryshme sllave, qė nė shekullin VI, u vendosėn nė rrethinat e Selanikut. Kolonizimi sllav mori pėrmasa tė mėdha nė shekullin VII. Perandoria Bizantine nė kėtė periudhė ishte nė luftė me Persinė dhe nuk ishte nė gjendje tė ndalė procesin e depėrtimit tė Sllavėve. Si rezultat i kolonizimit sllav, u ndėrrua struktura etnike e hapėsirave Ballkanike.

         Nė librin, “Historia e Popullit Maqedonas”, thuhet:

         “…me shndėrrimin e Maqedonisė nė tokė sllave u krijua simbioza midis sllavėve tė ardhur dhe popullsisė vendase maqedonase (qė ishte pakėsuar). Si rezultat i simbiozės midis sllavėve dhe popullsisė sė vjetėr vendase maqedonase, pak nga pak tek sllavėt u imponua emri i vjetėr i vendit ”Maqedoni”. Nė kėtė mėnyrė, pas asimilimit definitiv tė popullatės sė vjetėr maqedonase, nga etnosi sllav, erdhi nė shprehje “ populli-etnosi” i ri ”.

         Ėshtė e vėrtetė se vendosja masovike e Sllavėve nė hapėsirat Ballkanike, ka pasur ndikim tė madh, jo vetėm nė ndėrrimin e strukturės etnike, por edhe nė ndėrrimin e toponimisė (emrave tė vendbanimeve, lumenjve, maleve, ultėsirave dhe krahinave tė tėra). Por, assesi nuk mund tė jetė e vėrtetė se etnosi i vjetėr maqedonas ėshtė asimiluar tėrėsisht, ashtu siē synojnė tė vėrtetojnė historianėt e sotėm sllavė, sepse shtrohet pyetja dhe dilema tjetėr: Pse nuk u asimiluan tėrėsisht Helenėt dhe Ilirėt? Nė fakt, procesi i asimilimit tė tėrėsishėm ka mundur tė ndodhė nė ato hapėsira gjeografike, ku presioni i Sllavėve ka qenė mė i madh, sidomos nė luginėn e Vardarit, Moravės apo nė rrafshirat pjellore tė Thrakisė. Por njė proces i tillė s’ka mundur tė ketė ndikim tė madh nė viset kodrinoro-malore tė Maqedonisė sė sotme apo tė Shqipėrisė, ku ende jetojnė pasardhėsit e Maqedonėve antikė ilirė, tė cilėt tanimė ekzistojnė me emrin Shqiptarė.

         Nuk duhen ngatėrruar vėndasit e asaj kohe me sllavomaqedonėt e sotėm, megjithėse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot. Po dikur, deri para shekullit VII-XI kur ndodhėn edhe ardhjet masive sllave nė Ballkan, Maqedonia ishte e populluar me Ilirė, ndėrsa tani me Shqiptarė dhe Sllavė.

 

*****

Pėr ēfarė nė tė vėrtetė luftojnė maqedonasit e tanishėm? A janė ata antikė, apo sllavė? Pse ēėshtja e identiteti ėshtė problemi mė i madh mes maqedonasve dhe grekėve, janė disa prej pyetjeve qė janė sqaruar nė njė dokument tė Organizatės sė Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) nė vitin 1946.

Dokumentin e siguruar nga gazeta "LAJM" nga arkivi i VMRO-sė qė gjendet brenda Arkivit tė Shtetit tė Maqedonisė, historiani Kiril Ivanov ka dhėnė sqarime se cili ėshtė identiteti i tanishėm i maqedonasve. Ivanovi nė njė fjalim tė mbajtur mė 7 mars 1946 para anėtarėve tė Organizatės sė tė Rinjve Maqedonas tė Sofjes, me titull: "Historia mė e vjetėr e Maqedonisė", ka dhėnė fakte me tė cilat sqaron se maqedonasit e tanishėm janė me prejardhje sllave dhe jo antike.

"Ēka na lidhė neve, maqedonasit e sotėm me atė popullin e humbur qė moti? A mund qė ne t’i pėrkujtojmė pasardhėsit e tyre historik? Historia jep pėrgjigje negative nė kėtė pyetje. Populli i sotėm maqedonas, i pėrbėrė kryesisht nga fise sllave, tė cilat kanė ardhur nė Ballkan rreth shekullit tė 6-tė pas Krishtit dhe nga mbetjet e fiseve tė vjetra ilire tė cilat po humbeshin, ka fizionomi tė tilla etnike, te tė cilat, nuk mund ta zbulojmė fizionominė etnike tė maqedonasve tė lashtė", thuhet nė kėtė dokument.

Kiril Ivanov kėtė teori e ka sqaruar mė poshtė para rinisė maqedonase tė asaj kohe nė Sofje tė Bullgarisė. "As traditat dhe zakonet e lashta tė maqedonasve tė tanishėm sllavė nuk i pėrngjajnė asnjė prej atyre tė maqedonasve tė vjetėr", ka thėnė Ivanov. Historiani maqedonas nė atė kohė ka bindur rininė nė organizatėn e tė rinjve se "Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetėm nė kuadėr tė aspektit gjeografik dhe nė pėrgjithėsi mund tė shihen elementet ilire nė pėrbėrjen e tyre", thuhet nė dokumentin e arkivit tė VMRO-sė.

Gjithashtu, ai ka dhėnė sqarime se Maqedonasit nuk janė drejtpėrdrejtė pasardhės tė maqedonasve antikė. Kiril Ivanov nė mars tė vitit 1946 vazhdon edhe mė tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund tė jenė pasojat historike pėr kėto tė pavėrteta.

"Ta dhunojmė historinė dhe faktet historike me atė qė do t’i vendosim maqedonasit e sotėm drejtpėrdrejtė si pasardhės tė Aleksandrit tė Madh, do tė thotė jo vetėm qė po ndryshojmė tė vėrtetėn historike, por edhe tė shndėrrohemi nė shovinistė qesharakė", ka deklaruar para rinisė maqedonase, Ivanov.

Ai ka akuzuar edhe palėn greke, tė cilėn e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese tė historisė. "Mėsimi i asaj parahistorie tė lashtė tė popullit tonė na lidhė me njė ēelik tė padrejtė kundėr falsifikuesve tė shovinistėve tė atij lloji tė Haxhi Taksis, i cili pėr ta arsyetuar rrėmbimin e Maqedonisė lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtė, por edhe tė tanishmit janė grekė", thuhet nė fund tė dokumentit qė u lexua mė 7 mars 1946 nė Sofje.

 

******

 

 Dimitrov: Maqedonasit do tė zhduken

 

Maqedonasit do t`i gjejė fati i Majėve, Astekėve dhe Inkėve, bėn tė ditur parashikimi i Ministrit Bullgar tė Diasporės, Bozhidar Dimitrov, tė dhėnė nė intervistėn e sė hėnės nė Radion Kombėtare Bullgare.

 Teza e ministrit bullgar ėshtė se maqedonasit sot nuk kanė krizė me emrin, por me identitetin. Sipas tij, kjo krizė, shihet edhe nga fakti se gjatė tetė viteve tė fundit 30 mijė qytetarė tė Maqedonisė janė pajisur me shtetėsi bullgare.

“Vetėm gjatė vitit 2009 mbi 4.900 qytetarė maqedonas kanė marrė shtetėsinė bullgare. Nė mesin e tyre ka ministra, mjekė, ish-ministra, me ē`rast nuk mendoj vetėm nė ish-kryeministrin Lubēo Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov nė intervistėn pėr radion shtetėrore bullgare.

 “Nėse vazhdon kėshtu, atėherė ata do tė pėrballen me shok kulturor dhe do t`i gjejė fati i Majave, Astekėve dhe Inkėve”, ka konkluduar Ministri i Diasporės i Bullgarisė, i cili ėshtė aktiv me politikėn zyrtare bullgare nė raportet me Maqedoninė. Dimitrov ka shtuar, gjithashtu, se Maqedonia nuk ka argumente tė tjera pėr tė diskutuar pėr ngjarjet historike dhe personalitetet, tė cilat i konsideron si tė veta.

 Ai ka pėrqesh procesin dhe fushatėn e “antikitetit”, qė po udhėhiqet nė Maqedoni:

“Nėse nė tė kaluarėn shkenctarėt kanė mundur tė diskutojnė pėr historinė maqedonase, gjegjėsisht rreth asaj se ēka kanė qenė Car Samoili, Vėllezėrit Milladinov, tanimė na mbetet vetėm qė tė qeshemi dhe nė pamundėsi t`ia shtrijmė duart. Ata tash i kėrkojnė rrėnjėt diku nė Pakistan ose Egjipt. Nėse nuk e keni ditur, edhe Kleopatra ėshtė maqedonase…Edhe e gjithė mbretėria e Ptolomejėve ėshtė maqedonase”, deklaroi Dimitrov.

 Ai pret qė marrėdhėniet mes dy vendeve tė pėsojnė ngrirje deri sa tė zgjidhet kriza e identitetit nė Maqedoni, gjegjėsisht sa tė ndalojė gjuha e urrejtjes dhe falsifikimi i pėrmendoreve bullgare, kishave dhe tė mos lejohet vendosja e pėrmendoreve bullgare nė territorin e Maqedonisė. Qė kjo sjellje tė ndalohet, sipas Dimtrovit, duhet tė firmoset marrėveshja e vitit 1999 me tė cilėn ishin tejkaluar mosmarrėveshjet e mėparshme me dy vendeve.

“Presidenti Parvanov shumė qartė i sqaroi kėto punė nė takimin me kolegun e tij maqedonas, ku direkt i sqaroi, se mbėshtetja e jonė pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE varet nga kėto gjėra”, ka deklaruar Dimitrov.

 

(Agjensia e Lajmeve - INA, 23 Dec 2009)

 

------------------------------------------------

***) - Fragment nga libri : Shefki Ollomani - LEKA I MADH - Aleksandri i Maqedonisė / Rrėnjėt e vėrteta), botoi Shgb "SHKUPI", Shkup Mars 2010

 

________________________________________________________________________________________________________

MAQEDONĖT

DHE MAQEDONIA ANTIKE

( Shkruan: Shefki Ollomani - Tetor 2011 )

 

 

         1. Etnia - Origjina e Maqedonėve antikė

 

         Shpesh herė nė historiografinė botėrore shtrohet pyetja: Kush ishin Maqedonėt e lashtė? Kėsaj ēėshtjeje tė ndjeshme mė mirė i pėrgjigjet historiani e studjuesi kroat, Dr Petar Lisiēar, i cili thotė: “Maqedonasit e lashtė janė popull i ri indoevropian, i cili ėshtė formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesėrisht nga grupe thrake dhe mė pak helene, rrethė shekullit. VII p.e.s., tė cilėt e kanė formuar shtetin e tyre nė njė shtrirje territoriale: nė veri tė Thesalisė, rrethė lumit Haliakmona/Bistrica e sotme/ nė rrafshin e Gjirit tė Termejit/Selanikut”.

         Ndėrkaq, sa i pėrket gjuhės sė tyre, mė sė miri e dėshmon studiuesi amerikan Xhorxh Uiliams kur shkruan se: “Gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi Botėn, ka qenė gjuha shqipe”.

         Maqedonėt e lashtė nuk pėrmenden nė poemat e Homerit. Dėshminė mė tė vjetėr tė emrit Maqedon e gjejmė nė shėnimet mitologjike tė Hesiodit se, ”Maqedoni ėshtė Biri i Zeusit dhe Heroinės Thyije”. Helaniku thotė se, “Maqedoni ėshtė djal i Eolit”.

         Emrin Maqedoni i pari e pėrmend Herodoti. Ndėrsa Homeri pėrmend disa fise pellazge qė jetonin nė Maqedoni mes tyre edhe Peonėt, tė cilėt morėn pjesė nė luftėn e Trojės, tė udhėhequr nga prijėsi i tyre Pirekmi. Sipas Herodotit, Dorėt, qė jetonin rrėzė malit Pind, dikur janė quajtur Maqedonė. Nuk ėshtė e parėndėsishme ajo qė tregon Herodoti mbi Vėllezėrit Temenidė, tė cilėt nė fillim kanė ardhė nga Arga nė Iliri, e mandej nė Maqedoni dhe atė falė rrethanave fatlume dhe tė mira e kanė themeluar shtetin e tyre - Maqedoni.

         Maqedonėt besonin se i pari i fisit tė tyre ishte Makedoni nga i cili u emėruan. Nė gjuhėn e atėhershme ilire pėrkatėsisht nė dialektin e bukur dorik, kjo fjalė kishte kuptimin "i madh". Pra, maqedonėt ishin tė mėdhenj, shtatlartė. Legjenda thotė se Makedoni ishte nip i Lykaonit dhe i Pellazgut, njeriut tė parė nė tokat ilire, njeriut qė mbiu nga toka.

         Herodoti ka shkruar se Maqedonia, ashtu si vendet tjera pėrreth, banohej nga Pellazgėt. Ai e quan Maqedoninė, Pellazgji dhe Olimpin e konsideron si qendrėn, kėrthizėn e Pellazgėve. Nė tekset e tij, bėn fjalė pėr njė lidhje tė ngushtė mes Maqedonėve dhe Dorėve. Herodoti shkruan se, Dorėt rrjedhin nga Maqedonėt, se e lanė Maqedoninė dhe shkuan drejt jugut, nė fillim u vendosėn nė rrethinat e Thesalisė, e pastaj shkuan nė gadishullin e Moresė (Peloponezi i sotėm). Tė tjerė mendojnė tė kundėrtėn, se Maqedonėt rrjedhin nga Dorėt. Qė ekzistonte njė lidhje e ngushtė mes Maqedonėve dhe Dorėve, na e thonė legjendat maqedone, qė i gjejmė nė versione tė ndryshme.

         Njėri version na thotė, se mbreti i parė i Maqedonėve ishte Karani, i biri i mbretit tė Argut, Timenit. Timeni bashkė me Kresfontin dhe Aristodimon, ishin tre prijėsit e Dorėve, qė nga rrethinat e Thesalisė kaluan nė Moré, ku vendosėn pushtetin. Meseninė e mori Kresfonti, Spartėn Aristodimo ndėrsa Argun Timeni.

         Pasi vdiq Timeni, tė bijtė u grindėn pėr fronin. Fedoni ia doli tė marrė fronin pėr vete, ndėrsa Karani vendosi tė ikte larg qė tė gjente njė vend tjetėr pėr tė sunduar, por mė parė shkoi tė konsultohej me orakullin e Delfit. "Mbretėrinė tėnde ta ngresh atje ku tė shohėsh tė prehet njė kope dhishė", i tha Pitia.

         Pas shumė ditėsh udhėtimi arriti nė njė vend tė bleruar, ku pa njė kope dhishė. Shokėve tė tij u tha: "Do tė qėndrojmė kėtu". Aty ngritėn qytetin, tė cilin e emėruan Eges (Edhės), nga fjala ilire EG qė do tė thotė "Edh" - i vogli i dhisė (vėreni rotacionin nga G nė DH, i zakonshėm pėr gjuhėn ilire). Ky vend ėshtė po kjo Vergina e sotme ku gjatė gėrmimeve arkeologjike ėshtė zbuluar kultura e lashtė maqedone.

         Mbretėrit maqedonė besonin qė tė gjithė se rridhnin nga Dorėt. Dhe pasiqė Dorėt, sipas legjendės, rridhnin nga Herakliu (Herkulesi), edhe Maqedonėt adhuronin Herakliun si stėrgjyshin e tyre dhe kishin ngritur faltore tė shumta pėr nder tė tij.

         Historia na bėn me dije se Mbretėrinė Maqedone e themeloi Perdika I, i cili mbretėroi rreth viteve 700 p.e.r. Sipas njė legjende, Perdika erdhi nga Iliria me dy vėllezėrit e tij, Aeropin dhe Gavanin. U vendosėn nė Maqedoninė perėndimore, dhe u bėnė barinj tė kopeve tė mbretit tė Lebajės. Njė natė mbreti pa nė ėndėrr se Perdika po i merr fronin, prandaj vendosi qė t'i vriste tre vėllezėrit.

         Perdika me vėllezėr njė ditė ishin duke kullotur kopetė. Papritmas  panė nga larg kalorėsit qė kishte dėrguar mbreti pėr t'i vrarė. Ata dyshuan nė ta prandaj ikėn. Nga prapa u vinin shigjetat qė i hidhnin kalorėsit. Pas njė ikje tė gjatė arritėn te njė lumė ku u hodhėn pėr tė shpėtuar, dhe dolėn nė anėn tjetėr. Pak kohė pas tyre erdhėn edhe kalorėsit qė u futėn nė lumin e cekėt pėr tė dalė matanė. Por njė rrymė e vrullshme e ujit ra sipėr tyre dhe i mbyti. Mė vonė Perdika gjeti mjaft shokė, u bė i pasur, u kthye e mundi mbretin e Lebajės dhe mori fronin.

         Sipas njė versioni tjetėr, Perdika, themeluesi i shtėpisė mbretėrore tė Maqedonisė, ishte mė i vogli i tre vllezėrve, tė cilėt nga toka e Ilirisė, kishin shkuar nė Lebaia dhe ishin marrė nė shėrbim si barinj prej mbretit tė vėndit. Kur mbretresha gatuante bukėt, kishte vėnė ré se kurdoherė buka e Perdikės bymehej dy herė mė shumė nga bukėt e tjera. Ia tregon kėtė gjė Mbretit dhe ky, i trembur prej kėtij farė paralajmėrimi, i dėbon tė tre vllezėrit. Ata kėrkojnė rrogėn qė u qe caktuar, por mbreti nuk ua jep. Ai ua tregon kėtyre diellin, qė n'atė ēast po hynte nė shtėpi nga njė birė e pullazit, dhe u thotė: “kjo ėshtė rroga qė ju meritoni”. Atėherė Perdika pėrgjigjet: “edhe ne e pranojmė”, dhe me njė thikė qė kishte me vehte, shkroi mbi tokė rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herė brenda kėtij dielli tė vizatuar pėrdhé dhe u largua bashkė me dy vllezėrit. Vepra me karakter magjik dha pėrfundimin e pritur sepse Perdika, kur pushtoi tė gjithė Maqedhoninė, u bė edhe zot i Lebaia-s.

         ”Mbretėria e Maqedonisė, - shkruajnė Paurson dhe Cayx, - ia detyron origjinėn e saj njė kolonie Pellazgėsh tė dėbuar nga Hestiotida (krahinė nė Thesali – Argosi i lashtė) prej Kadmenėve, rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosėn nė Pind nėn emrin Maqedonas dhe u shtrinė deri nė Ematia”.

         Pra, Maqedonėt  antikė ishin me etni Pellazge, ashtu siē ishin edhe Thrakėt, Epirotėt, Etruskėt, Trojanėt, Mikenasit, Ilirėt…, etj. Tė gjitha kėto fise e popuj kishin tė njėjtėn rrėnjė, etni, gjuhė, kulturė dhe tė njėjtin gjak - ishin Pellazgė.

         Mbretėria e parė e Maqedonisė u formua aty rreh vitit 796 para erės sonė (p.e.s.), e drejtuar nga mbreti Karan.

         Nė sytė e Grekėve, Maqedonasit nuk ishin grekė. Demosteni (filozof grek) i cilėsonte ata si ”barbarė”, domethėnė tė huaj, dhe poashtu, pėrpara tij Homeri na rrėfen se Maqedonėt rendėn nė ndihmė tė Trojės sė rrethuar nga Grekėt. Pra, vėllezėrit Pellazgė maqedonė shkuan nė ndihmė tė vėllezėrve Pellazgė trojanė, pėr t’i mbrojtur nga barbarėt e vėrtetė – Grekėt.

         Nga ana e tij, Justini siguron se Maqedonėt ishin Pellazgė. Kurse Straboni shkruan se ata kishin tė njėjtėn veshje, flisnin tė njėjtėn gjuhė, kishin tė njėjtat zakone me Epirotėt. E kush ishin Epirotėt e Pirros nuk ka nevojė tė komentohet, sepse dihet e pranohet shkencėrisht se ata ishin njė fis/popull pellazgo-ilir. Kur Kuint-Kyrs (historian latin i shek.I p.e.s.) ka pėrshkruar njė komplot ushtarak ku ishin pėrfshirė edhe gjeneralėt maqedonas, Parmenioni e Filota, shkruan se Maqedonėt nuk flisnin greqisht dhe se, pėr tu marrė vesh, ishte i nevojshėm njė pėrkthyes.

         Mbretėrit e Maqedonisė nga shekulli i 7-tė p.e.s. kishin ardhur nga tokat e Ilirisė Perėndimore dhe e mbanin veten pėr pasardhės tė trimit pellazg Herakliut (Herkulit), qė mori kėtė emėr pėr shkak se Hera (Hyjneshė e Erės) i punoi njė rreng pėr t'ia humbur pushtetin mbretėror qė do tė mund t'i takonte. Meqenėse Helenėt pėr shkak tė pozitės sė mirė gjeografike arritėn njė shkallė tė lartė zhvillimi ekonomik-kulturor, ata edhe vunė dorė mbi Lojėrat Olimpike (lojėra tradicionale pellazge) dhe nuk lejonin maqedonėt dhe fiset tjera ilire e thrakase qė tė merrnin pjesė. Kėshtu, kur stėrgjyshi i Lekės sė Madh, Leka i Parė, shkoi pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike, Helenėt nuk deshėn ta pranonin me tė vetmen arsye se nuk qe Helen (Grek). Nga shekulli i 7-tė dhe 6-tė shkolla thesalo-maqedone nė artin e skulpturės paraqet stil tė njėjtė me artin e qyteteve dorike.

         Maqedonėt adhuronin Diellin, qė vėrtetohet nga disa simbole tė njohura nga arkeologėt si "Dielli i Vergjinės". Kulti i Diellit ėshtė tipik pėr racėn pellazgjike. Fundja, kishin tė njėjtat doke e zakone me Ilirėt e tjerė.

         Sipas njė legjende thuhet se, nga fundi i shekullit VII p.e.s., nė kėndin e Ilirisė sė lashtė ku sot gjendet trekufiri i Bullgarisė, Greqisė dhe Shqipėrisė, jetonin tre vėllezėrit Temenidė: Gauani, Eropi e Perdika. Ata pretendonin se kishin prejardhje nga heroi i Argosit, Temenini, i cili ishte biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit, i Herakliut tė fuqishėm ose i Herkulit, siē e thėrrisnin romakėt. Pra, bir i perėndisė mė tė lartė, - Zeusit. Thuhet se tre vėllezėrit kishin ardhur nga Argosi qė ndodhej nė bregun lindor tė Peleponezit. Pėrderisa edhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė gjendej njė vend i quajtur Argos, emėr qė nė gjuhėn pellazgo-maqedone do tė thotė “fushė”, ka mundėsi qė lidhja me Argosin e Peloponezit t’i pėrkas njė faze mė tė hershme tė historisė sė familjes sė tyre.

 

***

         Disa studiuesė tendenciozė e tė njėanshėm mendojnė se Maqedonėt e lashtė kanė qenė grekė, tė cilėt pėr shkak tė izolimit tė tyre nė aspektin kulturor ngelėn pas grekėve, tė cilėt shtriheshin mė nė jug. Disa tė tjerė janė tė mendimit se Maqedonėt antikė janė njė pėrzierje e fiseve ilire dhe helene (greke). Mirėpo, e vėrteta historike thotė se, Maqedonėt e lashtė nuk kanė qenė grekė ose helenė. Sa e sa herė vetė historianėt, politikanėt, filozofėt dhe sundimtarėt helenė e kanė pohuar dhe pranuar se Maqedonėt e lashtė, dhe bashkė me ta edhe Ilirėt e Thrakasit, kanė qenė jo helenė (grekė) me etni dhe qė kanė folur njė gjuhė krejtsisht tjetėr, njė gjuhė ”barbare”, tė huaj dhe tė ndryshme nga gjuha e tyre. Nė FILIPIKET e oratorit tė famshėm grek, Demosten, dėgjojmė shpeshherė fjalėn “barbar”, e cila nė greqishten e vjetėr ėshtė sinonim me kuptimin “i huaj”. Kjo fjalė kundėr maqedonėve ėshtė pėrdorur dy herė nga ana e historianit grek Tukididi, si fjalė qė ka daluar nga goja e Bresidės nė kohėn e luftės sė Peloponezit 421-404 p.e.s.

         Profesor Otto Müller shkruan: ”Mbretėrit e kėtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni, vishnin rroba tė njėjta dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini pėrherė nė mes tyre. Kėshtu gjyshja e Aleksandėrit tė Madh ishte Iliriane dhe e ėma Olimpia prej Epiri nga dera e Pirros”. Nė librin, “Historia e Aleksandėrit tė Madh”, tė historianit romak, Kurt Rufi, nė mes tė tjerash gjejmė tė dhėna shumė interesante pėr studimin e periudhės sė Lekės sė Madh ku, ndėr tė tjera, mėsojmė se, “Gjuhėn e Aleksandėrit dhe ushtarėve tė tij nuk e merrnin vesh”.

         Ndėrkaq, Straboni nė njė vend tjetėr thotė: ”Si pėrherė ende edhe sot, Maqedoninė nė njė pjesė tė Thesalisė e mbajnė barbarėt si, Molosėt, Thesprotėt dhe tė tjerė”. Kurse historiani, Dion Kasi, thotė se, “Vendi qė quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarėve: ”Ilirė dhe Bardhė”.

         Studjuesja Barbara Jelavich do tė shprehet: ”Rrėnjėt Etnike tė Maqedonėve tė lashtė  kanė qenė, sipas tė gjitha gjasave, Ilire, megjithėse nė atė kohė shtresat e Larta tė shoqėrisė maqedone kishin rėnė nėn ndikimin e kulturės greke”.

         Historiani i madh i shekullit XIX,  Teodor Momzen, shkruan: “Nė viset Ballkanike qė nė kohėn romake krahinat e brendėshme tė Maqedonisė, krahas greqishtes dhe latinishtes, kanė ruajtur edhe gjuhėn e popullit – Ilirishten”.

         Aty kah mesi i shek.XIX, albanologu gjerman Hahn, formuloi kėto teza:

         1. Epirotėt dhe Maqedonėt edhe nė kohėn e Strabonit ishin jogrekė ose barbarė.

         2. Epirotėt, Maqedonėt dhe Ilirėt janė farefis nė mes tyre, kurse ilirishtja ėshtė gjuhė pellazgjike nė kuptimin mė tė gjerė.

         Me kėto teza albanologu i famshėm gjerman, Hahn, te Ilirėt, si paraardhės tė shqiptarėve, pėrfshin edhe Epirotėt dhe Maqedonėt e lashtė. Pra, tė gjithė kėto popuj i bėn tė ardhur nga Pellazgėt.

         Teza e pėrkatėsisė sė pėrbashkėt etnike tė Epirotėve, Ilirėve dhe Maqedonėve antikė, ėshtė sot njė mendim i pranuar pothuajse nga tė gjithė, sepse edhe ato pak dėshmi qė kanė mbetur nga gjuhėt e kėtyre popujve flasin qartė pėr njė ngjashmėri tė tillė. Filipi  II Maqedonisė i bashkoi kėto fise/popuj nė njė fuqi tė vetme. Nė kėtė mėnyrė, Thrakėt, Maqedonėt dhe Ilirėt u bėnė themeli i ushtrisė ngadhėnjimtare tė Lekės sė Madh.

         Ambasadori amerikan, nė Athinė e nė Mal tė Zi, Georg Fred Uiliam, nė vitin 1912-14 do tė shtonte se: ”Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandėrit tė Madh, qė pushtoi botėn dhe gjuha e Pirros sė  Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia”.

         Gati njėzėri, studjuesė si: Tarm, O.Hoffman, A.Jard, Geigand, O.Müller, P.Jougeut, H.Hirt, Edit Durham…, etj. Shprehin pikėpamjet e tyre se etnia dhe gjuha e Maqedonėve tė lashtė ka qenė ilire dhe ilirishte.

         ”Maqedonėt, - shkruan Robert D’anzhei, - i pėrkisnin po asaj rrace si dhe vėllezėrit e tyre Ilirė, nuk kishin asnjė marrėdhėnie me helenėt, ata nuk vareshin prej tyre dhe nuk kishin ndjekur evoluimin e tyre qytetėrues. Gjithashtu, Helenėt i quanin barbarė ose gjysmėbarbarė, sepse nuk i pėrkisnin rracės dhe gjuhės helenike. Besimi, zakonet dhe doket e maqedonėve e tregojnė kėtė mė sė miri, sepse kishin prejardhje ilire e jo helene”.

         Helenėt dhe Hellada, pra Grekėt e Greqia, nė kohėn antike kur u formua dhe u zhvillua Mbretėria e Maqedonisė, nė shek.X-III p.e.s., nuk shtriheshin pėrtej siujdhesės sė vogėl tė Atikės, pra, jetonin nė Athinė dhe nė rrethinat e saj.

         Pėrderisa nė Maqedoninė antike popullsia shumicė ishin maqedonė, ilirė e thrakas, pra Pellazg, kuptohet qė gjuha e cila pėrdorej atje ishte iliro-pellazgjishtja, pavarėsisht se njerėzit shkolloheshin nė gjuhėn dhe kulturėn greke. Kėtė e bėnin jo vetėm maqedonėt, por e gjithė bota antike e asaj kohe, gjė qė nuk do tė thotė se kėto popuj ishin grekė dhe se gjuha amtare e tyre ishte greqishtja. Duhet ndarė me thikė shkollimin nė njė gjuhė tė huaj, nga pėrkatėsia etnike e njė populli. Nė atė kohė gjuha greke ka qenė gjuhė akademike dhe zyrtare nė pjesėn mė tė madhe tė civilizimit mesdhetar euro-aziatik. Por, popujt e kėtij regjioni nuk kishin gjuhė amtare, tė pėrditėshme gjuhėn greke, por gjuhėt e tyre tė veēanta etnike. E njėjta gjė ėshtė sot me gjuhėn angleze. Tė gjithė ata qė flasin dhe shkollohen nė kėtė gjuhė ndėrkombėtare, nuk janė anglezė.

         Nė Maqedoninė antike ilire, aristokracia e saj shkollohej nė gjuhėn greke, shkruante me shkronja greke, por gjuha e pėrditshme, popullore e tyre ishte maqedonishtja, pra ilirishtja, shqipja e sotme. Shkollimi nė greqisht, pėrdorimi zyrtar i gjuhės e shkrimit grek nuk e bėri Filipin II, Mbretin e  Maqedonisė, as tė birin e tij, Aleksandrin e Madh – Lekėn, dhe as mbretėrit tjerė maqedonas, thrakas e ilirė…, qė tė jenė grekė.

         Ata lindėn e vdiqėn, ishin dhe mbetėn maqedonas, thrakas, ilirė…, pra - Pellazgė.

        

                   *****

 

         Kujt i takon Leka i Madh?

         Historiografia greke ėshtė mbushur me plotė “dėshmi” gjoja se Aleksandri ėshtė grek dhe gjenerata me radhė grekėsh janė indoktrinuar me kėto dėshmi false. Shkenca historiografike kėto dėshmi qė heret i ka hedhur poshtė si jo tė qėndrueshme, por historiografia zyrtare greke me kokėfortėsi e mban si pėr tė vetin.

         Por ēuditėrisht, nuk janė tė vetėm grekėt dhe sllavomaqedonasit e sotėm qė i dalin zot Lekės sė Madh, duke kėmbėngulur me tė gjitha llojet e intrigave e pseudofakteve qė ta pėrvetėsojnė Lekėn tonė tė Madh tė Maqedonisė/Makedhonisė antike pellazgo-ilire.

         Nė gojėdhėnat izraelite Aleksandri i Madh i Maqedonisė paraqitet si Mbret /Mesi /Shpėtimtar, i cili i paska takuar fisit tė Davidit.  Populli persian/iranian, gjithashtu, nė gojėdhėnat e tij e paraqet Aleksandrin si sundimtarin me prejardhje perse/iraniane. Edhe egjyptianėt Aleksandrin e Madh e konsideronin tė vetin, me tė vetmin arsyetim se ka qenė bir i natyrshėm i Faraonit. Fiset arabe i kanė ruajtur kujtimet e tyre pėr Mbretėrinė e Maqedonisė, duke pohuar se Aleksandėri ka qenė trim i shenjtė i islamit. Ndėrkaq etiopianėt bėjnė njė ēudi tė vėrtetė me figurėn e Aleksandėrit tė Madh, duke e paraqitur atė si Shenjtor, apostull tė krishterė, tė birin e Filipit tė pėrvuajtur.

         Dje, sot dhe nesėr, pėrherė e pėrjetė Shqiptarėt e kanė pasur, e kanė dhe do ta kenė pėr nder e krenari, pėr mburrje e lavdi qė tė thonė se janė nip-stėrnipėrit e Lekės sė Madhe tė Maqedonisė pellazgo-ilire. Shqiptarėt e sotėm kanė dhe do tė kenė tė drejtė tė ligjshme qė kurdoherė dhe kudo t’i thonė vetes: Jam Maqedonas, sepse kjo ėshtė e njėjtė sikurse t’i thonė vetes se jam Epirotas, Mollos, Taulant, Ardian, Dardan, Labeat, Liburn, Thrakas - Pellazg, Ilir, Arbėr, sepse Maqedonėt antikė s’kanė qenė dhe s’janė gjė tjetėr pos Vėllezėrit tanė  Shqiptarė, njė fis ilirian nga trungu i pėrbashkėt, ai pellazgjian, nga rrėnja e nėna e pėrbashkėt - Pellazgjia.

         Ata janė Ne, Ne jemi Ata.

        

         2. Emri i Maqedonisė

 

         Emri Maqedoni, siē thonė historiografėt grekė, vjen nga fjala “Emathja”, qė ka qenė emėr i krahinės ku ėshtė formuar shteti i Maqedonisė antike, ėshtė fjala shqipe e “e madhe”, ose nga “E Matjes”, si dhe Matija ose Mati nė Shqipėrinė e sotme.

         Ethymologjia e emrit tė sotėm, Maqedonia-Makedonia si toponom, emėr gjeografik, nė cilėndo formė linguistike tė hulumtimeve qė tė provohet, me tė gjitha gjuhėt indoeuropiane, me tė gjitha gramatikat historike tė gjuhėve indoeuropiane, ky emėrtim – Makedonia, nė kėtė formė siē ėshtė sot, nuk paraqet kurrėfarė kuptimi linguistik, si njė kompozitė e cila nuk tregon asgjė, as nė kuptimin historiko-gjenetik tė vet emrit, as tė vet popullit, i cili sot ėshtė vetemruar – Maqedon (Makedon).

         Sekreti i emėrtimit tė kompozitės – Makedonia, qėndron nė tingullin e dyfishtė tė shqipes – dh, si fillesė e rrokjes sė tretė tė kompozitės, e cila rrokje – dho, ėshtė edhe vet kuptimi i toponomit, qė nuk ka mundėsi fonetike tė theksohet nė gjuhėt sllave dhe mu pėr atė, ka mbetė i njohur si falsifikat hisotriografik, emėr pa kuptim, i papėrcaktuar ethymologjikisht nė pikėpamje shkėncore.

         Fjala emėr - Maqedonia edhe nė shqip ėshtė pėrcjellė si toponom, emėr gjaografik i deformuar, qė nuk pėrcakton emėrtimin e hershėm origjinal, nga gjuha paraardhėse e Shqipes, e cila konteston tė gjitha format emėrtuese indoeuropiane,  qoftė sipas fonetikės dhe morfologjisė historike tė Linguistikės Komparative, poashtu edhe tė Linguistikės Gjenetike.

         Ethymologjia e emrit - Maqedonia (Makedonia) mund tė shpjegohet vetėm pėrmes Shqipes sė Vjetėr, e cila kompozitė nė origjinal ėshtė Makedhonia, qė lidhet me foljen e lashtė shqipe (gege)  me dho - me dhonė (paraindoeuropiane). Pra, folja – me dhanė (gege) dhe pėr tė dhėnė (toske).

          Kompozita linguistike Makedhonia, nė esencėn kryesore tė thelbit tė saj pėrbėhet nga tri rrokje tė lashta shqipe: ma+ke+dho, qė formon togfjalshin: makedho(nė), ku folja e lashtė shqipe (gege) dho – dhonė, e theksuar pėrmes nazalizmit tė hershėm – o, sikurse tek emėrtimet: so,  zo, mo, nom-i, zoni, zona, dho, dhona, dhana, e dhana - gege, dhėna, e dhėna – toske, me kuptimin – ajo ēfarė tė jepet nga zoti apo nga njeriu. Si determinim i asaj qė tė jepet, tė dhurohet, tė falet..., dhonet (jepet) si formė dhunėtie, e dhonme, e dhanme, theksimi i zanores – O-hundore sikur tek fjala – bonme, e banme – kurse kėtu shprehja shqipe - e dhanme, e banme (gege) dhe – e dhėnė, e dhėnme (toske) - shqipe, janė kėto shumė mė tė vonshme, si nazale – a-hundore dhe – e-hundore.

         Kompozita origjinale - Makedhonia - pėrmes shpjegimit tė Shqipes sė Vjetėr, zbėrthehet dhe deshifrohet nė kėto rrokje tė lashta: ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik nė vetvete:

Ma - trajtė e shkurtė e perėmrit pronor shqip, veta e parė - mue, mua;

ke - trajtė e shkurtė ndėrfoljore, nga folja - me pasė, pėr tė pasur;

dhon - trajta e shkurtė e foljes sė hershme shqipe( geg) - dhonė, dhanė;

i - sufiksi nė trajtėn e pashquar tė emrit si toponom - Makedhoni;

a - sufiksi nė trajtėn e shquar tė emrit si toponom - Makedhonia.

         Emėrtimi - Makedhoni-a, pėrbėhet prej dy trajtave tė shkurta tė perėmrave tė shqipes sė lashtė, si trajta vetori e pronori dialektor tė Gegėnishtes dardhane tė lashtė, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar nė ndėrfoljore, ku rrėnja kryesore e kompozitės ėshtė folja e lashtė - dho, - dhonė, - dhona, - e dhonna, -e dhonmja - dhanė, - dhana, - e dhanmja, dhėnė, - e dhėna, - e dhėnmja, qė theksohet me tingullin - o- hundore dhe si folje e lashtė gege, mund tė zgjedhohet nėpėr vetat gramatikore tė vetorit tė shqipes sė vjetėr, kėshtu:

Ma ke dho^nė (mue), na ke dho^nė (neve).

Ta kam dho^nė (ty), ju ka dho^nė (juve).

Ia ke dho^nė (atij,asaj), ju ke dho^nė (atyre-ve).

          Shprehja shqipe (gege) e lashtė – ma ke dho^nė, – e cila ėshtė kuptimi i mėvonshėm - ma ke dha^nė, (ma ke dhanė, -ma ke dhėnė) e shpjegon ethymologjikisht, krejt fjalėformimin - Makedhonia, nė tė cilėn nėnkuptohet shprehja nė variante tė ndryshme, por, qė vjen pikėrisht nga dhunėtia e natyrės, e cila i dedikohet njeriut, nė shpėrthime tė aftėsive, zotėsive tė dhuruara, si ato tė mėnēurisė, trimėrisė, guximit, shkathtėsisė, e dhėna e mbarėsisė, qė i dhurohen njeriut, si dhunėtia e natyrės, ku shpjegohej pėrmes shprehjeve tė ndryshme: Ma ke dhonė o Zot...! Ma ke dhonė...diturinė, drejtėsinė, guximin! - Ma ke dhonė tė mbarėn!...

         Emėrtimi i vendit, toponomi  sotėm, Maqedonia – Makedonia, ėshtė poashtu njė deformim fonetik. Nė kėtė kemi deformimin e bashkėtingėllores KQ, e cila sipas gjuhės latine kjo theksohet Q = K, e cila ėshtė njėkohėsisht njė deformim fonetik. Nė vend tė shqiptimit Maqedonia, duhet tė thuhet Makedhonia, vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.

         Symboli kombėtar makedhon i Makedhonisė illire ishte flamuri me Diell me 16 rreze, i cili ėshtė pėrvehtėsuar krejtėsisht nga ky substrati i sotėm bullgaro-sllav, qė veten e quajnė antishkencėrisht dhe antihistorikisht: makedon. Kurse Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit – Hillit tė Dritės – Dillit – Diellit – Dita e Hillit – Dita e Illit – Dita e Yllit pikėrisht, kjo dita festive kombėtare maqedonase – Illinden- ILLINDENI = illi+n+den. Kėtu fjala – illi ėshtė hilli hillirian – ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet pėrmes Shqipes sė Vjetėr si – DITA E ILLIT = ILLINDITA.

          Poashtu edhe tek formimi i gjuhės maqedone, Maqedonishtes aktuale, qė nė tė gjitha format ėshtė terminologji e papėrcaktuar shkėncėrisht, e qė u pėrpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.),  ku vet kėto dy emėrtime individuale shpjegohen pėrmes Shqipes sė Vjetėr:  CIRILLI E METHODI = ĒIRILLI E METHOTI – tė cilat antroponime janė nė lidhje koherente linguistike me Shkipen ilire.

         CIRILLI (Ciril) = ĒIRILLI, shpjegohet me ethymologji shqipe, pikėrisht nga Shqipja e Vjetėr, ku zbėrthimi fonetik dhe morfologjik i emrit bėhet: cir+il=Ciril, ēir+ill=Ēiril, - Ēirilli. Pjesa e parė e emrit, fjala, cir – ēir, vjen apo rrjedhė nga PIE (paraindoeuropiane) kcir= k’Ēir = Ēir = Ēiri = Qiri, Qiriri, si preokupim morfologjik i shpjegimit tė dritės, dritės sė diturisė. Ndėrsa pjesa e dytė e emrit: il, - ill, - illi (ylli), nė kuptimin: drita e qiriut, illi (ylli) i ēirit = Ēirilli.(Ylli i Qiriut).

         Poashtu edhe antroponomi tjetėr: METODI (Metod), kur analizohet fonetikisht, nė bazė tė Fonetikės Historike, shpjegohet nga shprehja  me(ė) thot(ė)= METHOT (Mėthoti), e qė lidhet me rrėnjen e foljes - thot(ė) - (me thot ai… mė thotė, mua… Mėthoti lidhet me Thotin (Totin) pellazgjian, hartuesin, pėrpiluesin, krijuesin e alfabetit tė  Hieroglifeve nė Egjyptin e lashtė tė Faraonėve (tė Farės Sonė). Nga emri iliro-shqiptar Mėthoti, te sllavomaqedonėt del emri Metodi, ngase ata nuk i kanė nė alfabetin e tyre shkronjat: ė dhe th, tė cilat i kanė zėvendėsuar me germat: e dhe d.

         Gjuha e vendit pellazgo-ilirian me emrin Makedhonia, ishte Skipja e Lekės sė Madh, e Filipit II tė Makedhonisė, ishte ajo gjuha qė nuk e kuptonin autorėt antikė grekė e tė tjerė, tė cilėt nga mėria dhe zilia e quanin Shqipen e Vjetėr edhe gjuhė barbare. Akeksandri i Madh fliste njė gjuhė ”barbare”- tė huaj, tė pakuptueshme pėr ata popuj qė nuk ishin pellazgo-ilirė, sepse gjuha e Lekės sė Madh dhe popullit tė tij - Makedhonėve, nuk ishte as greke dhe as latine. Ishte ajo Shqipja e Lekės sė Madh, qė e pėrcolli atė gjatė gjithė ekspeditave tė tij ushtarake nė rrafshin trekontinental: Europė - Azi - Afrikė. Leka i Madh nuk pushtoi vetėm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botėror tė kohės. Ai themeloi e ndėrtoi kėshtjella e qytete gjithandej ku sundoi. Ai ndėrtoi edhe mrekullinė e botės, siē ėshtė Fari i Aleksandrisė, nė brigjet mesdhetare tė qytetit me tė njėjtin emėr nė Egjyptin e lashtė dhe tė ri. Leka i Madh foli shqip tok me Antikitetin, nga Iliriku dhe deri nė Indi e Pakistan.

 

         3.Shtrirja gjeografike e Maqedonisė

 

         Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmė pjesėn qendrore tė Gadishullit Ballkanik/Ilirik, qė formon njė trekėndėsh, kryet e tė cilit nė veri arrin deri nė afėrsi tė Grykės sė Kaēanikut dhe malet e Sharrit (Skardos), kurse baza formohet me bregun e detit Egje. Nga ana perėndimore ka Malet e Pindit, nga lindja ka lumin Mesta (Karasu), tė cilit moti i thoshin Nestos dhe malet e Rodopit. Nė jug fillonte nga malet e Olimpit dhe bregdeti i Selanikut. Por, para se tė formohet mbretėria e Filipit II dhe Lekės sė Madh, Maqedoni i thoshin vetėm asaj cope qė ndodhet midis Vardarit (Aksit), lumit tė Janinės dhe kodrinave tė Vodenit, Negoshit e tė Karaferjes.

 

         Nė librin e historisė sė popujve jugosllav, Historia Narodne Jugosllavije, Zagreb 1953, nė mes tė tjerash shkruan:

         ”Nė kohėn e Aleksandėrit tė Madh,  Mbretėria e  Maqedonisė pėrfshinte: Maqedoninė e Egjeut, Thesalinė, Halkidiku, njė pjesė tė Epirit, njė pjesė tė R.P tė Maqedonisė, afėrsisht deri te linja e cila shkonte nga Liqeni i Ohrit e deri te Manastiri, ku shtriheshin Peonėt. Aty ndikimi grekė ishte mė i madh. Populli Maqedon ėshtė me siguri me prejardhje Ilire tė cilėt me tė madhe u helenizuan”.

         Maqedonia pėr shkak tė relievit gjeografik, njėsoj sikurse trojet tjera ilire, nuk eci njėkohėsisht me zhvillimin e Helladės. Masivi i Bermit, i cili shtrihet me drejtim nga veriu drejt jugut, ndante Maqedoninė e Sipėrrme nga ajo e Poshtme.

         Maqedonia e Sipėrme, me ndryshim tė madh nė lartėsi, ishte e pėrshtatshme pėr rritjen e bagėtisė, ndėrsa Maqedonia e Poshtme bregdetare me fushat pjellore, qė ujiten nga Vardari dhe Haliakmona, i ishin kushtuar bujqėsisė. Vendi nuk kishte limane tė pėrshtatshme. Kėshtu qė banorėt e saj mė tė vjetėr ishin barinj dhe bujq.

         Gjeografi dhe historiani i madh grek, Straboni nga Ponti thotė se, “Maqedonia formon njė paralelogram, i cili zgjatet gjerė nė Adriatik duke marė edhe Korfuzin brenda e duke vazhduar udhėn Egnatia. Banorėt e kėtyre vendeve pėrdorin njė gjuhė, njė veshje dhe njė kėsulė”.

         Nė histografinė botėrore, pėrgjithsisht, mbretėron mendimi se, Maqedonėt e lashtė janė popull i ri indoevropian, qė janė formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesėrisht nga grupe etnike trakase, si dhe pak fise helene, tė cilėt rrethė shek VII p.e.s. kanė formuar shtetin e tyre nė veri tė lumit Haliakmona (Bistrica e Sotme), nė lindje deri te lumi Struma, nė perėndim deri te malet e Pindit, nė veri kufizohej me fiset tjera ilire si Lynkestėt, Pellagonėt dhe Pajonėt.

         Maqedonia antike nė atė botė ndahej nė disa krahina, si: Pieria, Elime, Emathja, Eordea, Oresia, Botiea, Lyncestia, Almopia, Pellagania, Halkidikia, Bizalti, Sintiku, Odomantiku dhe Edonidi.

 

------------------------

* ) Fragment nga libri: Shefki Ollomani - LEKA I MADH (Aleksandri i Maqedonisė), botoi SHGB "SHKUPI", Shkup -  Mars 2010

____________________________________________________________________________________

 

SHEFKI OLLOMANI

ALEKSANDRI I MADH - LEKA

 

.

 

© Pashtriku.org, Tetor’2011

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________