Nė 96 vjetorin e Kryengritjes - 1915

 

____________________________________________________________________________________________________

 

KRYENGRITJA SHQIPTARE E VITIT 1915

 

 

“Na luftojmė e ndoshta nuk e gėzojmė (lirinė), por ata qė vinė mbas nesh, kanė me i gjet shejet tona”. ( Hasan Prishtina )

 

Shkruan: Sheradin Berisha

____________________________________________________________________________________________________

 

 

Hyrje

 

     Ndonėse Shqipėria nė periudhėn 7 mars 1914 - 3 shtator 1914 ishte nėn administrimin e princit gjerman Vilhelm Vid, gjatė kėsaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, (qė me vendim tė Konferencės sė Londrės, u lanė nėn pushtimin serb), pėrjetonin ēastet mė tė vėshtira nė historinė e saj. Udhėheqėsit e kryengritjes: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe qindra refugjatė tjerė nga Kosova, qė ishin larguar pas kryengritjes sė tetorit 1913, u strehuan nė Durrės dhe nė Shkodėr. Princi V.Vid dhe qeveria e tij, meqė nuk arritėn tė krijonin njė stabilitet tė qėndrueshėm politik brenda kufijėve tė Shqipėrisė londineze, atėherė kishte pak shpresa se do tė bėheshin hapa konkret, pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė viseve tjera shqiptare, ashtu siē kishin menduar disa krerė (tė kryengritjes) nga Kosovara, nė fillim tė ardhjes sė Vidit nė Shqipėri. Nė kėto rrethana u shtrua si detyrė imperative nga vet shqiptarėt qė tė pėrgatiten pėr njė kryengritje ēlirimtare, kundėr pushtuesve serb. Dhe kėtė barrė tė rėndė do ta marrė pėrsipėr atdhetari Hasan Prishtina.

 

Pėrgatitjet e Hasan Prishtinės pėr kryengritje tė armatosur

 

     Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1914, Hasan Prishtina pasi ka braktisur postin e ministrit (tė postė-telegrafėve) qė mbante nė qeverinė e Durrėsit (me kryeminmitėr Turhan Pasha), kaloi nė Shqipėrinė veriore me qėllim tė organizimit tė njė kryengritjeje antiserbe. Ishte koha kur Serbia ishte e zėnė nė luftė me Austro-Hungarinė, pėr shkak tė vrasjes sė princit Franc Ferdinand (mė 28.VII.1914) nė Sarajevė dhe kėtė situatė Hasan Prishtina e konsideroi si tė favorshme pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje  pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara shqiptare. Mė 6 gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrėsi njoftonte Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Vjenė “mbi fillimin e aksioneve kundėr pushtuesve serb” nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallės - Sh.B), tė cilėt kishin me vete ”lėndė plasėse dhe municion pėr mauzerėt”.(1) Dy ditė mė vonė (8 gusht) z.Karl pėrsėri njoftonte Vjenėn pėr njė protestė tė konsullit Serb Gavrilloviq, drejtuar qeverisė shqiptare (tė Durrėsit) pėr fillimin e pėrgatitjeve tė shqiptarėve kundėr serbėve, tė udhėhequr nga Hasan Prishtina. Se kjo ēėshtje nė aspektin diplomatik, ishte bėrė tepėr shqetėsuese pėr Serbinė, kuptohet edhe nga njė njoftim i Ministrisė sė Jashtme tė Serbisė dėrguar legatės mbretėrore serbe nė Romė, mė 12 gusht 1914. Aty vihet nė dukje veprimtaria e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Isa Boletinit etj, kundėr politikės shoviniste serbe”.(2) Kėto zhvillime  konfirmohen edhe nga shtypi i kohės.

 

Cili ishte itinerari i Hasan Prishtinės, pas largimit nga Durrėsi?

 

     Sipas kujtimeve tė I.Strazimirit, nga mbarimi i korrikut tė vitit 1914, Hasan Prishtina me nja 150 dibranė e luftėtarė tjerė nga Kosova, ishte nisur nga Durrėsi dhe fillimisht ndalon nė Peshkopi. Kėtu ai tubon parinė e Dibrės dhe nė bisedė me ta, thekson se Austro - Hungaria ka sjellė nė Shėngjin armė e municion, dhe kėrkon qė tė pėrgatitet njė kryengritje kundėr pushtuesve serb. Kjo kryengritje, sipas Hasan Prishtinės, duhej bėrė sa mė parė dhe pa ndihmėn e njė shteti tė huaj. Nė tubimin me dibranėt Hasan Prishtina kėrkoi tė miratohej edhe kjo deklaratė: 1. T“i kėrkohej Serbisė lirimi i tokave shqiptare, sepse nuk janė tė saj dhe ajo nuk ka tė drejtė dhe as ėshtė e aftė t“i qeverisė; 2. Nė rast se Serbia nuk pranon t“i lirojė me hir, ndaj saj do tė pėrdorim forcėn...(3) Prej Dibrės Hasan Prishtina me bashkėluftėtarėt e tij, kalon nė krahinėn e Lumės. Ato ditė para se tė arrinte Hasan Prishtina nė Lumė, krerėt e kėsaj krahine nė njė kuvend tė mbajtur nė Bicaj, kishin vendosur (kanė lidhur besėn) qė tė mos pėrzihen (tė mbeten asnjėnės) nė zhvillimet politike dhe ushtarake tė kohės. Nė marrjen e kėtij vendimi kishin ndikuar edhe ngjarjet dramatike tė tetorit - nėntorit 1913, kur 27 fshatra tė Lumės qenė djegur e shkrumuar, ndėrsa u vranė e u masakruan edhe qindra lumjanė nga ushtria barbare serbe. Pėrkundėr kėtij vendimi, Hasan Prishtina gjeti pėrkrahjen te njė pjesė e krerėve lumjanė si te Hoxhė Mehmeti, Qazim Lika, Sali Spahija, Sulė Elezi, Xhafer Bislimi, Xhafer Shema, Laēėt e Bardhocit..., por edhe te vet nėnprefekti i Lumės me seli nė Bicaj Sadik Gostivari. Nė fshatrat e Lumės ndodheshin edhe dhjetra atdhetarė qė kishin ikur nga Kosova dhe pritnin momentin pėr t“u kthyer atje. Gjatė kėsaj kohe Hasan Prishtina u strehua nė shumė familje atdhetare tė Lumės si: nė Kolesjan, nė Kukės, nė Shtiqėn, nė Bicaj, nė Gjinaj, nė Kalimash, nė Surroj, nė Bardhoc, nė Has etj.(4) Hasan Prishtina pati lėvizur edhe nė Has e nė Malzi pėr t“i bashkuar malėsorėt e kėsaj zone nė luftė kundėr pushtuesve serb. Njė gjė tė tillė do ta bėnte edhe Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės. Lėvizje pėr ta ndihmuar kryengritjen ka pasur edhe nė krahinėn e Dibrės, por jo nė pėrmasa tė mėdha.

 

Mbajtja e kuvendeve

 

 

     Nė shkurt 1915 me nismėn  e Hasan Prishtinės (i ndihmuar edhe nga krerėt lumjanė dhe nėnprefekti Sadik Gostivari) nė Lumė u organizuan dy kuvende nė: Bicaj e nė Kullė tė Lumės. Nė Kuvendin e parė qė u mbajt nė xhaminė e Halil Agės, nė Bicaj morėn pjesė shumė krerė lumjanė dhe krerė tjerė nga viset e Kosovės, tė strehuar nė Shqipėri, si: Hasan beg Gizolli, sheh Hasani i sektit rrufai (Prizren), Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi (Llap), Keri i Sadik Bardhit, Sadik Gostivari, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Rexhep Delia i Pozheranit etj (5). Nga krerėt e lumės qenė  Sulė Elezi dhe i nipi Xhaferi, Isuf Dina (Bicaj), Mustafė Zyberi (Surroj), Hoxhė Mehmeti e Xhafer Shema (Shtiqėn) etj, por nuk erdhėn aty Islam Spahija, Cen Daci e ndonjė tjetėr, sepse i qėndruan besnik besės sė lidhur (nė mbledhjen e Dheut) pėr tė mos u pėrfshirė nė zhvillimet politike tė kohės. Nė kuvend u bisedua pėr pėrgatitjet qė duhet bėrė pėr tė sulmuar forcat serbe nė kufi e pėr tė ēliruar mė pas Prizrenin e vendet tjera nėn pushtim.(6) Pas kėtij kuvendi, Hasan Prishtina pėr tė hulumtuar situatėn politike dhe ushtarake nė Prizren e rrethinė, atje i dėrgoi tre lumjanė: Xhafer Shemėn (Shtiqėn), Sinan Hysenin (Shahe) dhe Rasim Istrefin (Ramhas) (7) tė cilėt gjatė tėrė kohės propaganduan kundėr regjimit pushtues serb si dhe regrutuan njerėz nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Nė Prizren dhe nė fshatrat pėrreth u shpėrndanė trakte e thirrje pėr kryengritje, ndėrsa pėr tė penguar agjenturat serbe u shtua vigjilenca nė krahinėn e Lumės e tė Hasit.(8)

 

Si u zhvillua beteja nė fshatin Zhur

 

 

     Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura dhe u sigurua njė forcė goditėse prej mė shumė se 300 vetėsh (disa burime flasin pėr 600 vetė) nė kuvendin e dytė tė mbajtur nė Kullė Lumė, u pėrgatit plani pėr tė sulmuar fillimisht Garnizonin serb tė dislokuar nė fshatin Zhur. Kryengritėsit shqiptarė tė prirė nga Hasan Prishtina dhe krerėt tjerė: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulė Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafė Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema etj, nga Kullė Luma u pėrqėndruan nė fshatrat Bardhoc e Morinė dhe pastaj nė orėt e hershme tė mėngjesit tė datės 13 shkurt 1915, nėpėr bjeshkėt e kėtij fshati, vazhduan rrugėn pėr nė Zhur. ( Lexoni: Historikun e Zhurit) Meqė luftėtarėt i kishin zėnė tė gjitha shtigjet dhe rugėt qė tė shpienin nė drejtim tė grykės sė Zhurit, fillimisht grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i kėputėn telat (lidhjet) telegrafike e telefonike (9) nė malet e Koretnikut. Gjatė kėsaj kohe nė krahun e djathtė tė shpatit tė malit Koretnik do tė arrijnė edhe malėsorėt nga fshatrat: Zapod, Belja, Lojme, Nimc tė udhėhequr nga Rasim Selmani, pėr tė mbėshtetur sulmet qė do tė kryhen kundėr pėrqėndrimit tė forcave kufitare serbe. (10) Kryengritėsit shqiptar nė agun e mėngjesit, tė ndihmuar nga mulla Nasuf Hoxha i Zhurit, u futėn nė fshat dhe pasi e rrethuan garnizonin serb, luftėtarėt u vendosėn nėpėr llogore - istikame qė i kishin hapur vet forcat serbe. Shenja e fillimit tė sulmit qe shpėrthimi i njė bombe nga luftėtari Xhemė Voka prej Shtiqėnit. Komanda serbe e alarmuar nga shpėrthimi, dha urdhėr pėr tė dalur nė pozicione, mirėpo forcat shqiptare sulmuan furishėm repartet serbe. Luftimet qenė tė pėrgjakshme dhe pati pėrleshje trup mė trup. Me kryengritėsit, u bashkuan edhe shumė burra tė Zhurit, Dobrushtit, Shkozės e tė Vėrmicės, tė cilėt me pushkė e sopata, kosa e thika, sulmuan ushtarėt serb. Kushtrimin pėr t“ju bashkuar radhėve tė Hasan Prishtinės e dha atdhetari zhurjan Asllan Rexhė Ademaj i cili nė ato ēaste bėri thirrje: ”Bini burra, bini trima, ja sot ja kurrė, ka ardhur koha me e largue shkaun nga vatani!”(11) Nė kėtė betejė qė zgjati disa orė rresht u vranė rreth 100 ushtarė serb, (pėrfshirė kėtu edhe disa oficerė) dhe repartet e armikut u shpartalluan plotėsisht.(12)

 

Marshimi i kryengritėsve nė drejtim tė Prizrenit

 

     Kryengritėsit  shqiptar pasi morėn nėn kontroll Qafėn e Zhurit marshuan nė drejtim tė Prizrenit. Ndonėse krismat e bombave dhe tė pushkėve kishin alarmuar edhe komandėn qėndrore serbe nė Prizren, ajo nė drejtim tė Zhurit kishte nisur disa reparte ushtarake. Ndėrkohė qė forcat kryengritėse shqiptare kishin arritur tek Ura e Vlashnjės (nė jug tė Prizrenit) ata do tė pėrballen me repartet serbe. Kryengritėsit shqiptarė duke u pėrqėndruar nė zonėn - Bregu i Drinit - Vlashnje - Poslisht - Billushė, zhvilluan njė pėrleshje tė pėrgjakshme me repartet serbe, tė cilat me kėtė rast pėrdorėn edhe artilerinė e rėndė. Nė kėto pėrleshje nga predhat e topit u vranė: Nebi Latifi e Brahim Jashari nga Brruti dhe dy burra trima nga fshati Kabash i Prizrenit. Pas njė qėndrese heroike, forcat shqiptare (nė munges tė municionit) dhe tė ndodhur pėrballė njė armiku shumfishė mė tė madh nė numėr e tė armatosur me topa e mitralozė, u detyruan tė tėrhiqen nė drejtim tė Zhurit, pėr tė kaluar pastaj nėpėr malet e Koretnikut dhe tė Gjalicės nė thellėsi tė krahinės sė Lumės. Hasan Prishtina pas largimit nga zona e luftimeve, duke e pėrjetuar rėndė kėtė disfatė do tė deklaronte: ”Na luftojmė e ndoshta gja nuk gėzojmė (lirinė), por ata qė vinė mbas nesh kanė me i gjetė shejet tona...”(13) Hasan Prishtina me disa luftėtarė nga fshati Dobrusht kalon Drinin e Bardhė dhe del nė Has, dhe prej kėsaj zone pas disa ditėsh do tė shkoj nė Shkodėr.

*  *  *

     Pėr Betejėn e Zhurit janė thurur edhe kėngė popullore. Rapsodi popullor pėr kėtė betejė ka thurur edhe kėto vargje:

 

“...N“Kull“tė Lumės jan“bashkue,

diqin gjem jan“besatue.

Sul“Elezi foli“i fjalė:

“Kush asht burr“e kush asht gjalė,

shpejt kufinin m“e kalue,

mar-e Zhurin m“e rrethue,

Hasan Prishtinėn m“e ndihmue”...

Hasan Prishtina kobec (14) ish kanė,

Po m“i prin“mirė kta lumjanė,

Mar“ llagamet i ka rrethue,

Shum-e shkijet i ka damtue.

 

Pėrfundim

 

     Pas kėsaj kryengritjeje tė pėrgjakshme, banorėt e fshatrave Zhur, Shkozė, Dobrusht e Vėrmicė, pėr t“i shpėtuar masakrave serbe, u  detyruan tė  shpėrngulen dhe u strehuan nė fshatrat e Lumės: Shtiqėn, Nangė, Bicaj, Gabrricė, Kolesjan etj. Ata qėndruan rreth tre muaj larg shtėpive tė tyre dhe pikėrisht ditėn e shėngjergjit, mė 6 maj 1915 do tė kthehen nė shtėpitė e tyre, tė cilat ishin plaēkitura, djegura e shkatėrruar nga ushtria serbe dhe nga serbėt lokal (sreckalitė), tė ashtuquajtur si “raja serbe” e Prizrenit.(15) Pushtuesit serbė, pėrkundėr vrasjeve e masakrimeve, djegjeve e shkatėrrimeve tė  vendbanimeve shqiptare, ēarmatosjes me dhunė, marrjes peng dhe burgosjeve tė shumta..., shpėrnguljeve tė mijėra shqiptarėve pėr nė Turqi e gjetk etj, nuk mundėn ta shuanin dot qėndresėn shqiptare pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

 

Referencat

1 Shefqet.Hoxha - Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.2658 (cit. Hasan Prishtina - dokumente, Tiranė 1983 - / dok.50,fq.927)

2 Po aty, /Hasan Prishtina - Dokumente, Tiranė 1983 - dok. 51, fq. 93; dok. 53, fq. 94 / 96.

3 Sh. Hoxha - Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, f.266-267 / I.Strazimiri (Kujtime 1910 - 1924) AIH Dosja A - VII-94.

4 Sh.Hoxha - Portrete e syzime atdhetarėsh, Tiranė 2002, fq.168.

5 Mustafė Mamusha 78 vjeē, Kujtime...Kukės 18.12.1968.

6 Sh.Hoxha - Vepra e cituar, fq.46./ Sh.Hoxha - Luma nė luftat pėr liri...,fq.270.

7 Kujtime nga plaku 86 vjeē Xhafer Shema nga Shtiqėni, 04.02.1972.

8 Po aty, / Xheladin Rustemi  nga Nanga dhe Xhafer Shema nga Shtiqėni-kujtime nga ato ngjarje.  -Nė janar 1915 ishte kapur spiuni Isa Ēaushi (Kuqoshi) qė punonte pėr  Serbinė dhe varet nė Bicaj. Sipas njė  njoftimi nė revistėn ”Pėrparimi” nr.4/1916, Isa ishte prizrenas i cili ia kishte shitur shpirtin Serbisė.

9 Xh.Shala - Marrėdhėniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė 1990,fq.240/241.

10 Q.Mataj - Hoxhė Mehmeti 1867-1927, Kukės 2002,fq.132.

11 Ibish Avdi Rizanaj, Kujtime nė dorėshkrim, Zhur gusht 1992.

12 Nga kjo betejė e pėrgjakshme nė Zhur kanė shpėtuar   3 oficerė  dhe disa ushtarė serb, tė cilėt u  strehuan nė shtėpinė Hysen Aga Hoxhės, njėri nga njerėzit lojal tė pushtuesve serb..

13 Kujtime nga Mustafė Mamusha, 78 vjeē, Kukės 18.12.1968./ Sh.Hoxha-Luma nė luftrat pėr liri..., fq.275.)

14 Skifter

15 Sipas dėshmive tė plakut Ibish Avdia nga fshati Zhur, pėr kthimin e banorėve tė Zhurit dhe fshatrave tjerė, ndėrmjetėsuan agallarėt, qė bashkėpunonin asokohe me pushtetin ushtarak serb, si: Hysen Aga nga Zhuri, Durmish Aga nga Vėrmica, Bislim Kadria, Sherif Aga Bajrami nga Gjinovci, Haxhi Selimi dhe Jahja Aga nga  Prizreni etj. Kėta agallarė nė qendėr tė Zhurit, banorėve tė kthyer ju deklaruan se ”ju ka fal krali i Serbisė”!!. Tė nesėrmen e asaj ditė (herėt nė mėngjesė) pasi e kishte falur namazin e sabahit , nė tė dalė nga Xhamia, xhandarmėria serbe e arreston atdhetarin Asllan Rexhė Ademajn, i cili s“do tė kthehet kurrė mė nė shtėpinė e tij (humbet pa shej pa dok).

 

…                                                                                      

                                                                                                ( Shkurt 2011 ) 

 

…