Ta njohim etnikumin shqiptar

 

___________________________________________________________________________________________

 

GREQIA PĖRPARA GREKĖVE

 

     A janė Pellazgėt grekė tė mirėfilltė?

     Kuptimi i emrit, qė mbahet si mė i lashti, ėshtė nė veēanti mė i debatueshmi dhe pranon shpjegime tė shumta studiuesish. Por sot, njė pėrgjigje na vjen nėpėrmjet njė trajtese tė veēantė tė Louis Benloew, bėrė qė nė 1877, nė veprėn "Greqia para grekėve", titulli nė origjinal ėshtė „La Grece avant les Grecs“. Libri ėshėt botuar nė shqip nga Shtėpia botuese: „Plejad“ nė vitin 2008 dhe ka 376 faqe.

___________________________________________________________________________________________

 

Kopertina e librit:

Louis Beonlew - Greqia pėrpara grekėve

 

 

     Ky libėr i shkruar nga Benloew, ėshtė njė studim i tezės pellazge, ku autori i sjell mendimet e njė morie studiuesish, pro ose kundėr kėsaj teze, duke i analizuar ato. Autori edhe fjalėt shqip i ka shkruar me germa greke, krahas atyre qė i ka gjetur tė shkruara nė greqisht, ku prej tyre ka disa qė nuk arrihen tė pėrkthehen nėpėrmjet greqishtes. Gjithashtu, i ka lėnė me germa hebraike shumė fjalė, qė i ka gjetur tė shkruara kėshtu, duke vijuar edhe pėr ato analizėn e tij studimore.

     Kėtė analizė studimore, siē e shpreh ai nė kėtė libėr, e vendos krahas punės madhore tė Hahnit, nė mbėshtetje tė kėsaj vepre dhe pėr ta ēuar edhe mė tej studimin e tij. (Lexoni: Pellazgėt kanė folur kėtė gjuhė qė flasim ne sot) Ndėrkohė vetė autori shkruan nė parathėnie tė kėsaj vepre, e cila ėshtė pėrkthyer nga origjinali nė shqip nga Iliarian Angoni, se ideja pėr tė shkruar kėtė vepėr ka lindur gjatė shfletimit tė fjalorit tė paplotė, tė cilin Xylanderi ia ka bashkangjitur gramatikės sė tij shqiptare.  "Hamendėsimet e mia, arritėn nė njė farė shkalle gjase. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptimin disa emrave tė pėrveēėm, tė cilėt nėpėrmjet rrugėsh tė tjera ishin tė pashpjegueshėm, tė tillė si male, Pilos, Andani, Olimpi. Por pėr t'u sqaruar mė shumė, pėr fat tė keq kisha vetėm trajtesėn nė gjuhėn shqipe tė Bopit, mėsuesit tim tė shquar, tė cilat ai m'i kishte paraqitur nė 1850", ka shkruar autori nė parathėnien e kėsaj vepre.

     Sot ka dalė sheshit se nė njė epokė, qė nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenė e banuar nga grekėt kur kėta tė fundit depėrtuan nė vendin, tė cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenė shkretinė.

     Atėherė cilės racė i pėrkisnin banorėt e parė?

     Nė tokėn e Greqisė ka gjurmė tė shumta tė njė qytetėrimi tė hershėm nė kohė, sesa qytetėrimi i grekėve. "Fenikasit ngritėn vendqėndrime tė shumta nėpėr ishujt e detit Egje dhe u pėrpoqėn tė kolonizojnė disa vende tė kontinentit. Duke hequr midis tyre disa emra tė pėrveēėm semitikė, tė cilėt na paraqesin gjeografinė e Heladės antike, gjendemi pėrballė njė numri tė madh emrash, zanafilla e tė cilėve sigurisht qė nuk ėshtė greke, dhe qė duhet tė ngjitet edhe disa shekuj mė lart sesa gojėdhėnat mė tė hershme helene. Shumė nga kėto qytete na thuhet shprehimisht se i pėrkasin Pellazgėve, Legelėve, Kaukonėve e Dardanėve. Deri mė sot njė gjuhė e vetme duket se arrin tė na i bėjė tė kuptueshėm emrat e kėtyre viseve, kjo ėshtė gjuha shqipe", shkruhet nė njė hyrje tė shkurtėr tė veprės.

     Prandaj autori i veprės ėshtė i prirė tė mbėshtesė tezėn se shqiptarėt e ditėve tė sotme, janė pasardhėsit e popullsive, tė cilat pėrpara mbėrritjes sė grekėve, zinin viset qė shtrihen nga deti Adriatik deri nė Halis. "Duke filluar punėn time kam besuar se trajtoj thjesht njė ēėshtje gjuhėsore dhe etnografike, mė duket se kam prekur edhe njė ēėshtje tė qenėsishme madje drithėruese, njė ēėshtje kombėsie. Dhe ēfarė kombėsie! Kombėsia mė e vjetėr e kontinentit tonė, sė bashku me atė tė Baskėve". "Evropa me bazat e saj tė mėdha diplomatike duket se sot kėrkon tė formohet si njė gjykatė e pėrhershme e drejtėsisė ndėrkombėtare. Ėshtė momenti pėr tė sakatosurit e historisė, pėr tė harruarit e familjes sė madhe evropiane, pėr tė bėrė tė ditura ankesat e tyre, pėr tė vlerėsuar meritat e tyre nė interes dhe madje pėr mirėnjohje tė popujve tė qytetėruar".

     "Pavarėsisht rezistencės historike tė Skėnderbeut, gjysmėhėna turke krijoi njė hendek tė thellė midis fiseve shqiptare. Sot njė numėr i madhe i tyre janė myslimanė. Gjithsesi, admirojeni forcėn e gjakut tė fisit, qė triumfon edhe mbi urrejtjen fetare dhe jep mėsime tolerance. Kėta shqiptarė tė ngratė derdhėn gjakun e tyre, gjakun mė tė kulluar pėr ēlirimin e Greqisė! Tė paktėn t'u jepet shpresė", shkruan Louis Benloew, mė 19 mars 1877’ės. 

 

 

( Moderatori i www.pashtriku.org, 06. 02. 2011 )