|
Golgota shqiptare nė
kohėn e Tito-Rankoviqit! Ndjekjet, burgosjet dhe
persekutimi i shqiptarėve nga regjimi i Titos, gjatė viteve
1948 1968 - Kėtu mund
tė vizitoni faqen Goli Otok
- Foto: nga
burgu famekeq ne Goli Otok - Foto: Burgu nė Stara Gradishk
+ 1 - Foto: Burgu nė Lepogllavė Shkruan: Sheradin
BERISHA / 02. 05.
2008 * * * Nė qershor tė vitit 1948, pas acarimit
tė raporteve politike nė mes tė Beogradit dhe Moskės, PK e Jugosllavisė u pėrjashtua
nga organizata e partive tė shteteve komuniste Informbyro dhe me kėtė rast
prishen marrėdhėniet e BRSS dhe aleatėve tė saj, me Jugosllavinė e AVNOJ-it.
Nė kėtė situatė Shqipėria mbajti anėn e organizatės: informbyro, dhe mbetja e
saj nė pozitat pro-sovjetike bėri qė t“i prish marrėdhėniet e miraqė kishte
me RFPJ-nė nga viti 1945. Ndonėse gjatė periudhės 1945-1948
pozita e shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset tjeta etnike ishte e keqe,
prishja e marrėdhėnieve Jugosllavi-Shqipėri, vetėm sa e ka nxitur edhe mė
shumė pėrkeqėsimin e pozitės sė tyre. Regjimi jugosllavė i drejtuar nga
binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytėzuar kėtė situatė, riaktualizoi projektet antishqiptare tė Vasa
Ēubrilloviēit (tė marsit 1937 dhe fillimnėntorit 1944)
pėr asgjėsimin, asimilimin apo shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga
trojet e tyre etnike. Kjo politikė antishqiptare shetėrore qė
kishte nisur akoma pa pėrfunduar mirė
lufta e dytė botėrore (1944), nė kėtė periudhė mori pėrmasa tė reja
gjenocidale. Vetėm nė vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori pėrpara
gjyqit 306 shqiptarė, tė akuzuar pėr vepra penale kundėr shtetit. (1) * * * Pasi qė Shqipėria u pėrcaktua pėr
informbyronė, regjimi i Tito-Rankoviqit
tė gjitha kuadrot shqiptare nė Kosovė, qė konsideroheshin si armiqė tė
Jugosllavisė, i cilėsonte si informbyroistė. OZNA-a / UDB-a
famėkeqe pėrmes bashkėpunėtorėve tė saj shqipfolės, me kohė kishte krijuar
njė dosje tė veēantė, duke i vėnė nė syrin e pėrgjimit rreth 120 000
shqiptarė. Njė dosje tė tillė UDB-a kishte hapur
edhe pėr Xheladin Shyqyri Hanėn, luftėtarin e orėve tė para kundėr
nazifashizmit, ish-anėtarin e KNĒK-sė, njėri nga bashkėautorėt e hartimit tė
dokumenteve bazė tė Konferencės sė Bujanit dhe sė fundi drejtor i gazetės
Rilindja. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua nė mėnyrė sekrete, kinse po
dėrgohej me shėrbim diku, ndėrsa brenda mureve tė OZN-sė/UDB-sė i bėhej presion qė tė tradhėtonte bashkėveprimtarėt
e tij tė idealit. (2) Mirėpo Xheladini nuk u gjunjėzua pėr anjė moment para
presioneve dhe torturave ēnjerėzore tė kriminelėve udbash. Meqė Xheladini i
qėndroi torturave mizore, xhelatėt e Tito-Rankoviqit, mė 15.12.1948 ia shuan
jetėn mizorisht. Mė
15 prill 1949 arrestohet nėnkryetari i qeverisė sė Maqedonisė Nexhat
Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javėsh (saktėsisht nė natėn e 27-28
prillit 1949) mbytet nga torturat mizore tė UDB-ės. * * * Ndėrsa pėrndjkeja dhe numri i tė
persekutuarve shqiptarė shtohej pamėshirshėm gjithandej viseve etnike
shqiptare, tė mbetura padrejtėsisht jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze,
nė maj 1949 nė njė ekspeditė ushtarake-policore tė drejtuar nga udbashėt:
Ēedo Topalloviē dhe Ēedo Mijoviē, synohej arrestimi i Kryetarit tė Frontit
Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishė, i njohur pėr
urtėsi e qėndresė kombėtare. (3) por nė atė moment nuk arritėn ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njėri
nga organizatorėt e Konferencės sė Bujanit, nė tė cilėn u zgjodh edhe
nėnkryetar. Nuk u pajtua kurrė me tradhėtinė qė iu bė vendimeve tė
Konferencės sė Bujanit - qė pas LDB-sė Kosova t“i bashkohet Shqipėrisė. Pėr
kėtė edhe Rifati u vu nė shėnjestėr tė OZN-ės/UDB-sė.). Rifat Berisha
meqė nuk pranoi t“i binte nė dorė regjimit gjakatar tė Titos, zgjodhi
qėndresėn deri nė vdekje. Nė kėtė situatė Rifatit iu bashkuan edhe
bashkėluftėtarė tė tjerė. Njėsiti pėrbėhej prej gjashtė vetash krejtėsisht
nga djemė tė familjes Berisha: vėllezėrit Rifat, Mustafė e Islam Berisha,
Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj tė parė
tė tyre. Ky njėsitė i prirė nga Rifati, mė 17 maj 1949 u gjend i rrethuar
tradhtisht nė fshatin Gajrak nga i zoti i shtėpisė Ismail Gajraku (ku ishte i
strehuar). Nė njė dokument thuhet se Rifat Berisha me
bashkėluftėtarėt e tij luftoi njė ditė tė tėrė. Nė orėn 10 tė natės, Rifati
me njėsitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtė tė udbashėve, por mbasi ēanė
dy rrethimet e parat, ra i vrarė. Rifat Berisha gjatė kėsaj beteje tė
pėrgjakshme, u vra sė bashku me tre bashkėluftėtarėt: Islam, Mustafė e Brahim
Berishėn, ndėrsa Halit e
Jahir Berisha, ndonėse tė pėrgjakur, arritėn tė dalin nga rrethimi
dhe i shpėtuan vdekjes. (4) Nė dimrin e acartė tė vitit 1950 nė
zonėn kufitare me Shqipėrinė, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica
e Tetovės. (5) Njė fat tė tillė e pėsoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe,
anėtar i Komitetit tė Partisė nė Dibėr. Torozi u arrestua nga organet e
UDB-sė nė vitin 1949, si njeri me pikėpamje nacionaliste, dhe e pamėshirshėm
udbashėt e Titos e mbytėn mizorisht nė tortura. Nė mars tė vitit 1949 ishte arrestuar dhe
mė pas ėshtė zhdukur pa gjurmė Cenė Shyqriu nga Gjakova. Nė vitet e para pas pėrfundimi tė
luftės sė dytė botėrore, nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike shqiptare nėn
pushtimin e Jugosllavisė, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth
49.000 shqiptarė. Nė Kosovė janė likuiduar nė forma tė ndryshme 28.400
shqiptarė; nė viset shqiptare nė Maqedoni 7 000 shqiptarė; nė viset shqiptare
nė Mal tė Zi 8300 shqiptarė; ndėrsa 5000 shqiptarė tė tjerė janė likuiduar
nėpėr viset tjera, si tė marrė peng nga OZN-a gjegjėsisht UDB-a. (6) Nė kėto rrethana pėr t“i shpėtuar
pėrndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumė shqiptarė janė
detyruar tė shpėrengulen nga trojet e tyre stėrgjyshore. * * * Dihet mirėfilli se, vitet 1949-1966, tė
cilėsuar si koha e Rankoviqit, ishin vitet mė tė rėnda pėr popullin
shqiptar, nė historinė e pas luftės sė dytė botėrore. Gjatė kėsaj periudhe
Lėvizja Kombėtare shqiptare ishte e
organizuar nė shumė forma, si: vazhdimėsia e veprimtarisė sė LNDSH-sė nga grupe tė ndryshme me emėrtime
tjera, informbyroistėt, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarė,
kundėrshtimi i rekuizitave otkupit, kundėrshtimi i asimilimit tė
shqiptarėve nė turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953
pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, luftimi nė forma tė ndryshme i
kolektivizimit etj. OZN-a pėrkatėsisht UDB-a gjatė viteve
1945-1948 zhvilloi njė luftė tė
pakompromis, pėr shkatėrrimin e organizatės patriotike shqiptare Lėvizja
Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH) dhe tė grupimeve tjera ilegale
shqiptare. Dhe nė vazhdėn e kėsaj fushate, ky shėrbim persekutoi dhe burgosi
mijėra shqiptarė edhe pas vitit 1948. - Kėshtu, nė fillim tė vitit 1949, nė
gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, dėnohen 9 anėtarė tė LNDSH-s, si: Xhavit
Gafurri (djali i patriotit tė shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep
Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe
Cuni dhe Karolin Fraki. - Po nė kėtė Gjykatė denohet edhe grupi
i Drenicės i pėrbėrė nga 6 anėtarė tė Lėvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci,
Mehė Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylė Berisha. (7) - Gjatė vitit 1950 u denuan edhe disa
grupe tė LNDSH-sė dhe veprimtarė tjerė qė e kundėrshtonin aksionin e
rekuizimeve "Otkupit" dhe
veprimet diskriminuese ndaj shqiptarėve nė ēdo lėmi tė jetės. - Mė 3 nėntor 1950 nė Gjykatėn e Qarkut
nė Prishtinė nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe
nga gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe tė
procesmbajtėsit Abdyl Doda, pas disa
seancave gjyqėsore (mė 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) nė
emėr tė popullit dėnohen anėtarė tė
organizatės Bashkimi Shqiptar: Konstandin Vasilaca - Skėnder
Skėnderi, oficer i armatės shqiptare, me 15 vjet burg tė rėndė; Xhemė Latė
Sadriu, me 8 vjet burg tė rėndė; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg tė rėndė;
Hamdi Devolli, me 8 vjet burg tė rėndė; Rashit Gorani, me 8 vjet burg tė
tėndė; Ramė Geca, me 3 vjet burg tė rėndė ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg tė
rėndė. (8) - Nė shkurt 1950 u burgos grupi i
LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar nė gjashtėmujorin e dytė tė
vitit 1949. Ky proces gjyqėsor mbahet nė Prishtinė nėn kryesimin e gjyqtarit
Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me kėtė rast denohen: Shaban Derguti dhe
Mustafė Nixha me nga 20 vjet burg tė rėndė, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi
poashtu me nga 20 vjet burg tė rėndė, Bitėr Dehalla, Tomė Mjeda dhe Zekė
Bajraktari me nga 17 vjet burg tė rėndė, Nezir Hoti me 15 vjet burg tė rėndė
dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg tė rėndė. - Nė grupin e dytė tė LNDSH-sė Lidhja
e Prizrenit denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg tė rėndė, ndėrsa me nga 3
vjet burg tė rėndė denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel
Kabashi, Gjokė Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi,
Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri,
Mustafė Derguti, Maliq Gashi e shumė tė tjerė. (9) - Nė 6 muajt e parė tė vitit 1950, pėr
sabotim tė mbledhjes sė rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzėn si bashkėpunėtorė
tė Sigurimit shqiptar, nė Prishtinė dhe Prizren dėnohen: Rizan Bajram
Xhoxhaj, nga Vėrmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi
Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vėrmicė), Hajdar Bytyqi (Piranė),
Nazif Hoti (Krushė e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali
Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali
Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi,
Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit
Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10) - Po atė vit nė Prishtinė burgoset dhe
dėnohet grupi i dytė i Drenicės i pėrbėrė prej 11 anėtarėsh tė LNDSH, si:
Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylė Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg
tė rėndė, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg tė rėndė,
Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg tė rėndė,
Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg tė rėndė (ky i fundit nė burg u
zbulua se ishte nė shėrbim tė UDB dhe u bojkotua plotėsisht nga anėtarėt e
LNDSH-s). - Asokohe u dėnua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17
vjet burg tė rėndė (z.Rema kishte qėndruar 3 vjet i arratisur nė Shqipėri dhe
pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia
dorėzoi UDB-sė nė Kosovė!!) - Nė vitin 1950 nė Gjyqin e Qarkut nė
Pejė dėnohet edhe grupi prej 9 vetash i
LNDSH-s: Sylė Mehmeti i Rugovės, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i
Veriqit, Bekė Tafili i Ruhotit, Ramė Bislimi i Nabėrxhanit, Gani Kastrati i
Pejės, Salih Hasani dhe Sylė Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovės dhe
Ramė Isufi i Lubeniqit... Kėtė vit u dėnuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha,
Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumė tė tjerė. * * * - Nė vitin 1951 nė Gjykatėn e Qarkut nė
Prishtinė u dėnuan 11 anėtarė tė LNDSH-s nga Mitrovica (tė arrestuar nė
shtator 1950). Ky grup pėrbėhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah
Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova,
Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga
fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir
Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi. * * * - Gjatė vitit 1952 nė Gjyqin e Qarkut
nė Prishtinė dėnohet grupi i tretė i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu,
Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biēinca,
Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11). * * * - Nė vitet 1949-1953 nė Kosovė dhe nė
viset tjera shqiptare u dėnuan mė qindra vite burgim edhe shumė veprimtarė tė
tjerė (nė grupe dhe veē e veē) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe
Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif
Halimi-Cėrnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramė Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram
Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri
Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i
Gusisė), Mulla Zekė Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi,
Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemė Lah Gashi... e qindra tė tjerė (12) dhe
pėr ndriquar veprimtarinė e tyre kombėtare kėrkohet njė studim i veēantė. - Po nė vitin 1953 burgoset dhe (sipas
aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anėtarėve tė LNDSH-sė nga Llapi: Sabit
Kapiti-profesor i Gjimnazit nė Besianė (ish-Podujevė), Ibrahim Demolli,
Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi,
Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga
torturat e UDB-sė. (13) * * * - Gjatė Aksionit famkeq pėr mbledhjen
e armėve(1955/1956),nė Prizren u
organizua njė proces gjyqėsor, kundėr Njazi Malokut etj. Nė fakt Procesit tė
Prizrenit i parapriu njė proces tjetėr politik (korrik 1955) i ashtuquajtur
"grupi i shehėlerėve" prej 14 vetėsh, tė cilėt qenė akuzuar pėr
lidhje me Komitetin Shqiptar nė Romė dhe pėr bashkėpunim me Sigurimin
shqiptarė. Nė kėtė proces qenė pėrfshirė: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh
Hasani (i cili nė rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din
Zhubi, Bekė Haxhija, Hajredin Vuēiterna, Muhedin Miftari, Dėrgut Ekremi,
Sinan Dėrguti, Qazim Miftari etj. Nė procesin e Prizrenit, nė saje tė
aktakuzės sė pėrpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovēanin, tė
mbėshtetur tėrėsisht nė montimin e "fakteve" nga UDB-a, mė 12-19
korrik 1956 (nė fshehtėsi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqėsor nė Gjykatėn
e Qarkut nė Prizren, dhe me kėtė rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg
tė rėndė; Sedat Dida u dėnua me 5 vjet burg tė rėndė; Shani Hoxha me 4 vjet
burg tė rėndė; Demush Cahani me 5 vjet burg tė rėndė; Ibrahim Moni me 3 vjet
burg tė rėndė; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg tė rėndė; Hasan Bajrami me 2
vjet burg tė rėndė; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg tė rėndė dhe Sali
Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg tė rėndė. (14) - Pėr aktivitete patriotike, kundėr
regjimit titist, nė vitin 1955 nė Tetovė dėnohet mėsuesi Mehmet Gega,
Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtė rėndė. Nė
vitin 1956 me burgime tė rėnda dėnohen disa intelektualė tjerė nga Tetova dhe
Gostivari. * * * - Mė 1957 denohen edhe 8 anėtarė tė
LNDSH-sė nė Prishtinė: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani,
Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadėr Deva.
Tė gjithė kėta denohen me burg nė kohėzgjatje prej 2-12 vjet burg tė rėndė me
pėrjashtim tė Islam Mumxhiut, i cili lirohet. - Po kėtė vit burgoset dhe dėnohet
grupi i dytė 9 anėtarėsh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi,
Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikė Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci,
Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi. - Nė vazhdėn e ndjekjeve tė
atdhetarėve tė LNDSH-sė, nė Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anėtarėsh nga
Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai,
Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref
Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi
Imami dhe Zeqir Lisi (15). Nė vitin 1957, pas aksionit tė armėve, kur
u intensifikua numri i tė shpėrngulurve shqiptarė, Metush Krasniqi si
udhėheqės i organizatės "Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave
Shqiptare me Shtetin Amė" sė bashku me veprimtarėt tjerė tė kėsaj organizate,
pėrmes veprimeve konkrete, shpėrndarjes sė trakteve dhe bisedave tė
drejtpėrdrejta me qindra familje shqiptare, arritėn tė ndalojnė shpėrnguljen
nga trojet e tyre stėrgjyshore. Nė fund tė vitit 1958, UDB-a i bjen nė gjurmė
aktivitetit tė ksėaj organizate dhe me kėtė rast arretohet Metush Krasniqi me
disa bashkėveprimtarė tė vetė. Pas katėr muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 nė
Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anėtarėve tė "Partisė
Revolucionare...". Trupin gjykues e pėrbėnin: Ratomir Patėrnogiq-kryetar,
Mustafa Hoxha-gjykatės, Vehbi Mehmeti, Sejfė Sherifi e Tuna Tomiqi - anėtarė,
ndėrsa aktakuzėn e pėrfaqėsonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit tė Qarkut nė
Gjilan. Nė bazė tė "provave" tė nxjerra gjatė hetuesisė dhe akuzave
tė prokurorit Tahir Ibrani, mė 7 mars 1959, trupi gjykues i tė pestėve, nė
"emėr tė popullit" dėnoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg tė
rėndė; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim tė rėndė; Mehmet
Nuredin Dermakun me 2 vjet burg tė rėndė; Qemajl Kallabėn e Mehmet Ajetin me
nga njė vit e gjysmė burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16) * * * - Mė 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut
nė Pejė, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatės sė Rrethit nė
Pejė, nga gjyqtarėt porotė: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe
procesmbajtėse Stojana Vukoviq, nėnpunėse e kėsaj gjykate, nė bazė tė
aktakuzės KTO nr.95/57, nė emėr tė popullit i denoi: Muhamed Brovinėn me 12 vjet burg tė
rėndė, Adem Krasniqin me 7 vjet burg tė rėndė, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg
tė rėndė, Besnik Kocin me 9 vjet burg tė rėndė dhe Hidė Dobrunėn me 5 vjet
burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17) - Mė 19 nėntor 1958 pėr herė tė parė
UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaēi
me arsyetimin, se ka vepruar armiqėsisht kundėr rregullimit shtetėror dhe
shoqėror tė RFPJ-sė, dhe se ėshtė angazhuar pėr shkėputjen e territorit tė
Kosovės dhe bashkimit tė saj me Shqipėrinė. Aktakuza ėshtė pėrgatitur nga
udbashėt: M.Mihajlloviq, Mom(o)ēillo Ēanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me
dėshmitė e dėshmitarėve shqiptarė: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu,
Zekereia Cana etj(18), ndėrsa ėshtė realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq
dhe zėvendėsprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe nė bazė tė aktakuzės PPQ
nr.14/59 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nga trupi gjykues
Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatėsit porotė: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe
Qazim Bajgora., mė 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqėsor kundėr Adem Demaēit,
i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP,
nė emėr tė popullit ju shqiptua denimi nė kohėzgjatje prej 5 vjetėsh burgim
tė rėndė. (19) * * * - Nė shkurt 1959, sipas aktakuzės
K.nr.29/59 tė datės 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren gjykohen:
Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20) - Nė vitet 50-ta nė Kosovė dhe nė
viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas
programit tė LNDSH-sė, e kėto ishin: 1. Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare
(VKNDSH); 2.
Grupi Demokratik Shqipar Kosova (GDSHK); 3.
Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisė (GSHRM); 4. Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i
Kosovės (GDISHK); 5.
Grupi - Veteranėt e Luftės Shqiptare - Rezistenca Malėsore (GVLSHRM); 6. Shoqėia Demokratike Shqiptare/IsmaIl
Qemali/(SHDSH- "I.Q"); 7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike
Shqiptare (LV-BDSH) dhe 8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH)
(21) Nė verėn e vitit 1960 zbulohet grupi i
LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar
nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorės. Kjo organizatė u themelua me 6 gusht
1952, ku aktivitetin e vet fillimisht
e zhvilloi nė Gjimnazin e Mitrovicės dhe nė shkollėn e Stantėrgut, pėr t“u
shtri brenda njė kohe nė Prishtinė, Besianė (ish-Podujevė), Gjilan, Prizren,
Shkup e Tetovė, Pejė, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh VK-NDSH-ja nė
gjiun e vet organizoi 387 anėtarė besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a
arrestohen dhe dėnohen 21 anėtarė, prej tyre 4 veta denohen nė Gjyqin
ushtarak tė Zagrebit. (22) Gjykata e Qarkut nė Prishtinė dhe ajo
nė Prizren i dėnuan nė emėr tė popullit 17 anėtarė tė kėtij grupi si:
Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhėn, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin,
Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramėn, Hilmi Badallajn, Ali Isufin,
Rraman Jasharin, Ramė Dibranin, Niman Shalėn, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin,
Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndėrkaq nė Zagreb mė 25.02.1961 nė bazė tė
Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg
tė rėndė, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepēėn me 2 vjet dhe
Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg tė rėndė. (23) * * * Nė vazhdimėsinė e organizimeve
politike ilegale dhe tė qėndresės shqiptare pėrgjithėsisht, nė fillim tė
viteve tė 60-ta u organizuan tre intelektualė tė asaj kohe: Kadri Halimi, Ali
Aliu dhe Ramadan Hoxha, tė cilėt nė vitin 1952 dhe 1954 veē kishin pėrjetuar
vuajtjet nė Goli Otok dhe nė kazamatet tjera jugosllave. Kėta tre atdhetarė
duke e ndjerė nė shpirt pėrditshmėrinė e vuajtjeve qė i bėheshin shqitparėve
jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, nuk deshėn tė rrinin duarkryq,
kėshtuqė nė maj tė vitit 1960, pas njė sėrė takimesh vendosėn ta themelojnė
njė organizatė ilegale, tė cilėn pas shtrirjes nė terren, pėrkohėsisht (deri
nė mbajtjen e Konferencės sė Pėrgjithshme) e quajtėn - "Komiteti
Revolucionar pėr Bashkimin e Tojeve Shqiptare nė Jugosllavi - me Shqipėrinė"
(KRBTSHJSH) (24) Kjo organizatė pas konsolidimit tė
radhėve tė saj dhe pėrgatitjeve pėr aksione tė ndryshme nė janar 1961, UDB-a
pėrmes informatorėve shqiptarė i zbulon dhe i arreston disa pjestarė tė
organizatės. Arrestimet e pjesėtarėve tė kėsaj organizate filluan mė 25 janar
1961 nė Gjilan, nė Preshevė, nė Ferizaj, nė Prishtinė e nė Shkup. Pėr t'iu
shmangur arrestimeve dy drejtues tė organizatės: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha
pėr mės shumė se dy muaj kaluan nė ilegalitet, duke u strehuar nė baza tė
shumta nė fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekės, Gjilanit, tė Preshevės e
tė Karadakut. Mirėpo nė fillim tė prillit 1961 nė rrethana tradhtie, Aliu
Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen nė fshtain Maxherė tė Karadakut dhe mė 2
prill sillen nė Burgun e Prishtinės. Nga kjo organizatė UDB-a burgosi 32
anėtarė tė saj dhe qindra shqiptarė tė tjerė mori nė pyetje dhe i keqtrajtoi
brutalisht. Pas kryerjes sė hetimeve tė tė
arrestuarit u dėnuan nė gjyqet e qarkut nė Prishtinė, nė Gjilan dhe nė Vranjė
tė Serbisė. Nė Prishtinė, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i
trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndėrsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga
Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditė kur nė Beograd zhvillonte punimet
Konferenca Themeluese e shteteve tė painkuadruara. Nė kėto gjykime u dėnuan:
Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg tė rėndė,
Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndėrsa prej 1-5 vjet burg tė
rėndė u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqė Heta, Hyrije Hana, sheh
Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin
Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi,
Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencės sė Prizrenit-1945,
ku kundėrshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovės nga Serbia-vėrejtja ime), Ilmi
Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vėrejtja
jonė), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca,
Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25) * * * Nė vitin 1963-64 Simboli i qėndresės
shqiptare Adem Demaēi formoi: Lėvizjen Revolucionare pėr Bashkimin e
Shqiptarėve (LRBSH) dhe nė kuadėr tė saj kanė vepruar Komiteti i Prishtinės,
i Pejės, dhe Komiteti i Gjakovės. LRBSH gjatė kėsaj periudhe kishte
kryer shumė aktivitetesh kombėtare, por nė qershor 1964 UDB-a zbulon
aktivitetin e kėsaj organizate dhe fillon njė fushatė tė egėr arrestimesh.
Pas tre muaj hetimesh intenzive (nėpėr duar tė UDB-sė kaluan mbi 500
shqiptarė) dhe mbi 80 pjestarė tė LRBSH-sė, nė grupe tė vogla u nxorėn para
gjyqit. Gjykimi i dytė kundėr themeluesit tė LRBSH Adem Demaēi dhe 11 tė
akuzuarve tė tjerė u mbajt mė 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 nė
Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė. Trupi gjykues i
pėrbėrbėhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir
Stojkoviq dhe porotėt: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndėrkaq
palėn e akuzės e pėrfaqėsonte (pėrmes aktakuzės Kto-nr.223/64) Mirko
Matoviq-prokurori publik i qarkut tė Prishtinės (26) Nė kėtė gjykim maratonik nė emėr tė
popullit u dėnuan: 1. Adem Demaēi - student i
fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg tė rėndė, 2. Sabit Ratkoceri (1939) -
jurist i diplomuar (Lupē i Poshtėm) me 11 vjet, 3. Hazir Shala (1934) - Profesor
i shkollės normale, (Barilevė) me 13 vjet, 4. Seladin Daci (1933)
"muzicione nė Radio Prishtinė" (Prishtinė) me 10 vjet, 5. Azem Beqiri (1939) -
Nėnpunės i entit krahinor pėr mbrojtjen shėndetėsore (Prishtinė) - me 10
vjet, 6. Abdullah Lahu (1944) -
nxėnės i kl. sė katėrt tė shkollės Normale, me 10 vjet, 7. Ahmet Haxhia(1932) -
farkatar nga Prishtina, me 10 vjet, 8. Xhafer Mamuxhiku (1935)
- nėpunės nga Prishtina, me 11 vjet, 9. Dibran Bajraktari (1939)
nėnpunės nga PRishtina - me 13 vjet, 10. Sabri Novosella (1943)
- rrobaqepės nga Prishtina, me 9 vjet, 11. Tefik Sahiti (1930) -
infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe 12. Njazi Straja
(Saraxhoglliu) (1933) tregėtar nga sTambolli i lindur nė Prishtinė, u dėnua
me 9 vjet burg. Ndėrkaq prej 3-15 vjet burg
tė rėndė u dėnuan edhe kėta anėtarė tė LRBSH-sė: 1. Adem Rukiqi - Verboc
-Gllogovc, 2. Abdyl Shala -
Loxhė-Pejė, 3. Arif Hoxha - Mitrovicė 4. Arif Ymeri 5. Asim Vula - Gjakovė 6. Avni Lama - Gjakovė 7. Bahtire Berisha -
Prizren 8. Bahtir Duraku 9. Bedrush Ēollaku -
prizren 10. Besnik Koci - Gjakovė 11. Destan Miftari 12. Din Spahia - Gjakovė 13. Ejup Kastrati - Pejė 14. Elhame Shala -
prishtinė 15. Emina Rakovica -
prishtinė 16. Enver Gerguri 17. Enver Mehmeti 18. Fazli Grajēevci -
Tankoc 19. Fehmi Elmazi - Gjilan 20. Ferat Ymeri 21. Gani Msutafa 22. Haki Bejta 23. Haki Gashi 24. Hamdi Obertica - Fushė
Kosovė 25. Hilmi Rakovica -
Prishtinė 26. Hyda Dobruna - Gjakovė 27. hysen Bukoshi - Prizren 28. Hysen DAci Mitrovicė 29. Ibrahim Stublla 30. Ismet Koshutova - Mitrovicė 31. Isuf Istrefaj 32. Isuf Isufi - Mavriq 33. Kadri Kusari - Gjakovė 34. Myrteza Nura - Gjakovė 35. Mustafė Venehari - Mitrovicė 36. Nezir Gashi - Labjan - Pejė 37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog 38. Mejreme Berisha - Prishtinė 39. Osman Berisha - Puzovfc 40. Qerim Zajmi 41. Ramadan Lahu - Gllamnik 42. Ramadan Shala - Pejė 43. Rashit Rusha 44. Rexhep Elmazi - Gjilan 45. Rexhep Shala - Loxhė, Pejė 46. Remzi Baloku 47. Rrustem jMorina 48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevė 49. Sadik Latifi 50. Sahit Sfeqla - Prishtinė 51. Selatin Novosella - Prishtinė 52. Selman Berisha - Progofc 53. Sylejman Gashi 54. Sylė Shala - Pejė 55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtėrri 56. Shemsi Hoxha 57. Shemsi Rudari 58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinė 59. Teki Dervishi - Gjakovė 60. Ukshin Shala - Loxhė - Pejė 61. Vesel Bislimi 62. Vesel Shala - Loxhė,
Pejė 63. Vezir Zka - Dobrajė,
Prishtinė 64. Ymer Mehmetaj 65. Zeqir Agushi 66. Zeqir Gėrvalla - Lupēi
i Poshtėm, Podujevė 67. Zeqir Heretica - Lupēi
i Poshtėm, Podujevė 68. Zeqir Shala - Loxhė,
Pejė (27) * * * Mė 27 Nėntor 1968 Grupi i studentėve
nė krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithėpopullore nė Prishtinė
dhe nė disa qytete tjera tė Kosovės. Ky grup qė veproi sipas programit tė
LRBSH-sė , u arresta dhe pas katėr muaj hetimesh, mė 2, 3, 4 e 7 prill 1969,
nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajtė njė proces gjyqėsorė kundėr tyre.
Nė kėtė proces u pėrfshi, trupi gjykues i pėrbėrė nga: Nazmi Juniku
kryetar, me gjyqtarėt porotė: Beēir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtės ishte Hysamedin
Oruēi, ndėrsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja. Kjo trupė gjyqtarėsh porotėsh mė 7
prill 1969 nė emėr tė popullit pėr shkak tė krimit - propaganda armiqėsore
nga neni 118 al. 1 e KP kėta studentė i shpalli
fajtorė dhe ua shqiptoi dėnimin prej 37 vjetėsh burg tė rėndė. Me kėtė rast
studentėt: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u
dėnuan me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4
vjet burg, ndėrsa Ilaz Pireva, Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga
3 vjet burg. (28) - Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn
e Prishtinės, u denuan edhe studentėt: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg;
Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skėnder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella,
Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndėrsa Tefik Qitaku dhe
Ramadan Ramadani (qė tė dy rrobaqepės) u dėnuan me nga 2 muaj burg. - Pėr demonstratėn e Ferizajit u
denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi
(qė tė dy studentė) me nga 10 muaj; ndėrkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir
Qerimi, student dhe nxėnėsit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem
Beqiri. - Pėr demonstratėn e Gjilanit u denuan
studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndėrsa me nga 1 muaj burg u
denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet
Hoti etj - Ndėrkaq pėr demonstratėn e Besianės
(ish-Podujevės) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit
Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndėrsa me nga
1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, qė tė dy studentė. Po
me nga 1 muaj u denuan edhe mėsuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skėnder
Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla
Nishevci, qė tė dy me profesion rrobaqepės. * * * Mė 22 dhjetor 1968 u organizua edhe
nje demonstratė nė Tetovė. Pėr demonstratėn e Tetovės, e cila e aktualizoj
ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve tė mėsimit
nė gjuhėn shqipe, u denuan 170 shqiptarė, ndėrsa 54 veta u denuan me mbi 1
vjet burg, jo vetėm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe
Kėrēova. Vetėm nė gjykatėn e Tetovės dhe atė tė Shkupit pėr vepėr penale
kundėr shtetit u denuan: -
Mehmet Myrtezani - Gega, mėsues me 7 vjet
burg; -
Faik Mustafa, student me 5 vjet burg; -
Abdylselam Selami, mėsues, me 1,6 muaj burg; -
Ramadan Sinani, student me 2 vjet; -
Fehmi Rifati, student me 2 vjet
burg; -
Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet; -
Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj; -
Refki Murati, murator me 2 vjet; -
Nexhmidin Neziri, mėsues me 1,6 muaj; -
Ibrahim Rudi, student me 3 vjet; -
Agim Jaka, student me 2,6 muaj; -
Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj
burg; -
Xhemil Mustafa, student me 5 muaj; -
Arbėr Xhafėri, student me 3 muaj; -
Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e
shumė tė tjerė. (29) Asokohe, pas burgosjeve nė Tetovė,
pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dėnojė edhe shumė tė rinjė
shqiptar, qė nuk ishin pjesėmarrės nė demonstrateėn e Tetovės. Nė Shkup u
denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bėrė propagand armiqėsore pėr
shkėputjen e Maqedonisė perėndimore dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė, ndėrsa
Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po pėr propagand armiqėsore. Nė Strug u denua
Irfan Vlashi me 6 vjet burg, pėr diversion, Tosun Roēi me 4 vjet burg, ndėrsa
nė Kėrēovė u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj * * * Tė burgosurit shqiptarė vitet mė tė
rėnda tė burgut, i kaluan nė burgjet e Idrizovės dhe Velesit nė Maqedoni; tė
Nishit, nė CZ tė Beogradit, e tė Pozharevcit... nė Serbi; tė Titogradit nė
Mal tė Zi; tė Bileqės, Stara Gradishkės, tė Lepogllavės... dhe veēanėrisht nė
sinonimin e ferrit tė Dantes nė "Goli Otok"ujdhes kjo nė Adriatikun
verilindor nė Kroaci (30). Nė kėtė ujdhesė tė zhveshur e me gurė tė thepisur,
tė burgosurit shqiptarė dhe jo vetėm ata, pėrjetuan golgotėn, ditėt mė tė
tmerrshme tė jetės sė tyre. Rrėfimet e shumė tė burgosurve shqiptarė, qė
kaluan nėpėr ferrin e Goli Otokut, dėshmojnė pėr njė trajtim tė egėr e mizor,
tė papėrsėritshėm nė historinė e njerėzimit. Qėllimi ka qenė i qartė: jo
vetėm dėmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatėrrimi i plotė shpirtėror i
ēdo tė burgosuri. Aty ėshtė praktikuar rrahja e tė burgosurve nė mes vete (tė
burgosurit e vjetėr rrahnin deri alivanosje dhe vdekje tė burgosurit e rinj
qė vinin nė kėtė kamp famkeq). Pas punėve tė rėnda e tė mundimshme qė bėnin
gjatė ditės, tė burgosurit pėr ēdo mbrėmje ishin tė detyruar tė kalonin nėpėr
kordonin e gjallė tė tė burgosurve tė penduar dhe tė udbashėve tė
ēarkėdisur... Nė Goli Otok, pra tė burgosurit me karakter tė thyer e tė
pėrbaltur (tipat mė imoral) jo vetėm qė vetėqeverisnin me krejt kampin, por
bėheshin edhe xhelatė tė atyre qė kishin karakter njerėzorė e tė pathyeshėm.
Ky burg-kamp famėkeq u bė edhe varr i shumė tė burgosurve, nė mesin e tė
cilėve pati edhe shumė shqiptarė. ..................................... Referencat 1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe
qėndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovė 1991, fq.495 2 Po aty 3 Po aty 4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F
393, fl.36 5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh
....., fq.497/498 6 GazetaBesa, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem
Ēeku:Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, Prishtinė, 2003,
fq.129. 7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita"
Prishtinė 1998, fq.146. 8 Gjykata e Qarkut e KAKM-sė nė Prishtinė, me
3 nėntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50) 9 Po aty / dhe kujtime tė Sh.Mazrekut, botuar
nė revistėn "Forumi", Prishtinė 6 dhjetor 1993, f1.19. 10 H.Susuri - "Rrėfime tė Hajdar Bytyqit"
- Gurra - Revistė e Vėrrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27. - Nga shėnimet nė dorėshkrim tė Ibish Avdiut -
Zhur 1992. 11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe
tradita", fq.147. 12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombėtarja
- e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrėfime
nga Xhemė Lah Gashi - herėt a vonė Kosova do tė jetė e Shqipėrisė",
botuar nė revistėn "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe
Xhafer Shatri - "Pse dergjet nė burg Adem Demaqi", fq.25. 13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe
tradita", fq.148. 14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i
Prizrenit '56" Zėri 1998, fq.68/Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi
81 Prishtinė,2004 fq.224-225 15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148. 16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datė.7 mars 1959
Gjykata e Qarkut nė Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qėndreses
shqiptare, Prishtinė 1999, 103,106,115 / Ethem Ēeku - Shekulli i ilegales...,
brezi 81 Prishtinė, 2004 fq.274-276. 17 Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81
Prishtinė,2004 fq. 253-254 18 Aktakuza kundėr Adem Demaēit ėshtė ngritur
nė bazė tė dėshmive tė dėshmitarėve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga,
Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet
Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu. 19Dr.Hakif Bajrami, Dosja Demaēi Brezi 81,
Prishtinė 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959. 20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e
Qarkut Prizren /Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales, fq.236. 21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi
historikun e Beslidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf
(Gjermani) 1996, fq.24. 22 Po aty 23 Po aty 24 K.Halimi - "Lėvizja pėr liri s'ka tė
ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9. 25. Po aty 26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe
Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964 27 Xh.Shatri - "Pse dergjet nė burg
A.Demaēi?", fq.71-73. 28 Aktgjykimi K.nr.23/69 i shpallur nga
gjykata e qarkut nė Prishtinė (7 prill 1969) fq.1-2.) 29 Rilindja 1-3 qershor 1969) 30 Xhafer Shatri - "Pse dergjet nė burg
A.Demaqi", fq.27-28. |