Intervistė me politologun Bejtullah Destani, drejtor i

Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr

 

KOSOVA NDOSHTA DO TĖ JETĖ E DETYRUAR TĖ

BASHKOHET ME SHQIPĖRINĖ

 

-          17 vjet hulumtime nėpėr arkivat britanike...

-          Mungon pėrkrahja nga autoritetet dhe institucionet mbarėshqiptare...

-          Edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka qenė shumė i madh;

-          Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik...

 

Intervistoi: Demir RESHITI *

          Prishtinė – Londėr, Dhjetor 2007

 

·        Njihet si shqiptari i arkivave britanike. Noel Malkolm e ka cilėsuar si enciklopedi e gjallė. E vlerėsojnė si “ambasador” tė pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, etj. Qė prej 17 vjetėsh jeton nė Londėr dhe vendet e preferuara ku e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės janė arkivat... Ai ėshtė Bejtullah Destani, me profesion politikolog, drejtor i Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr, autor dhe bashkautor i disa punimeve me rėndėsi pėr historinė e shqiptarėve.

·        Nė intervistėn ekskluzive pėr revistėn “Paqja”, Destani flet pėr aktivitetet e tij dhe tė qendrės qė ai drejton. Destani shpreh bindjen se, nė njė kohė tė pacaktuar, Kosova do tė jetė e orientuar dhe ndoshta e detyruar, tė bashkohet mė nė fund me shtetin amė, Shqipėrinė dhe thekson se Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik, nė rast se duan vėrtetė tė ekzistojė kombi shqiptar.

 

ü      Studiuesi dhe politologu Bejtullah Destani: klikoni - 1 I 2 I 3

 

***

 

17 vjet hulumtime nėpėr arkivat britanike...

 

     PAQJA: Pse e zgjodhėt Londrėn si vend tė aktivitetit tuaj profesional?

     DESTANI: Pėr arsyeje se Londra ėshtė njė nga thesaret e arkivave me rėndėsi botėrore. Qė nė kohėn kur isha student pėr shkenca politike, nė Beograd, pata dėgjuar se nė Londėr ekziston njė arkiv shumė i pasur dhe i pa lėvruar, me materiale mbi Ballkanin. Kjo nxiti intuitėn time si studiues qė tė ndėrmarrė kėtė udhėtim, pa planifikuar tė qėndroj gjatė kėtu. Megjithatė, vitet kaluan dhe unė mbusha plot 17 vjet nė Angli.

 

     PAQJA: Kur e filluat punėn me hulumtime...?

     DESTANI: Hulumtimet i fillova menjėherė pas arritjes sime nė Londėr, nė Qershor 1991. U mahnita nga fonoteka e pasur e materialeve qė gjeta kėtu dhe tė gjitha ishin pothuajse tė paprekura.

 

     PAQJA: Ēfarė keni zbuluar nė arkivat dhe bibliotekat britanike?

     DESTANI: Materiale nga mė tė ndryshmet, qė kanė lidhje me historinė dhe kulturėn shqiptare, qė nga shekulli i 16-tė e deri nė vitet 1974-75.

 - Mund tė pėrmend kėtu, dokumente qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt nė shėrbim tė ushtrisė angleze, qė nė shek 16-tė, gjatė kohės sė Henrikut tė 8-tė dhe Elizabetės sė I-. Po kėshtu vlen tė pėrmendet se mjaft e pasur me materiale ėshtė dhe koha e Ali Pash Tepelenės. Dokumentet e kėsaj kohe arrijnė deri nė mijėra faqe tė pabotuara akoma.

 - Kam gjetur gjithashtu dhe dokumente tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me kohėn e kryengritjeve tė shqiptarėve nė vitet 30-tė tė shekullit tė 19-tė, njė dosje mjaft interesante e cila dėshmon pėr vrasjen barbarisht tė 500 feudalėve shqiptarė nė Manastir, nga turqit. Dokumente mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e plot dokumente tė tjera me vlerė historike qė kanė lidhje me pavarėsinė e Shqipėrisė dhe okupimin e Kosovės nga Serbia.

 - Pėr periudhėn e luftės sė dytė botėrore, kam gjetur dy dokumente mjaft interesante, qė bėjnė fjalė pėr Luftėn Civile nė Shqipėri, bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė si dhe aneksimin dhe pozitėn e shqiptarėve, nė Jugosllavinė e re.

 - Njė nga dokumentet mė tė rėndėsishėm dhe me vlerė historike ėshtė njė dokument me vulėn origjinale tė Lidhjes sė Prizrenit.

 

Mungon pėrkrahja nga autoritetet dhe

institucionet mbarėshqiptare...

 

    PAQJA: Ju jeni themelues i Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Angli. A mund tė na flitni lidhur me historikun e themelimit dhe aktivitetet qė ka zhvilluar kjo Qendėr studimore ?

    DESTANI: Qendra ėshtė themeluar nė Oxford nė vitin 1997 dhe ėshtė regjistruar si organizatė bamirėse dhe si kompani. Nė bordin e Qendrės janė emra tė shquar tė historisė dhe kulturės shqiptare dhe asaj botėrore, dashamirės tė Shqipėrisė. Mund tė pėrmend kėtu emrat e :

-          Ismail Kadaresė,

-          Noel Malcolm,

-          Pėllumb Xhufit,

-          Ferid Hudhrit,

-          Emine Bakallit,

-          Harry Norris,

-          Odile Daniel etj.

Themelimi i Qendrės ka ardhur si rezultat i domosdoshmėrisė sė studimit dhe botimit tė veprave serioze, mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Libri i parė i botuar nga kjo Qendėr ėshtė njė ribotim i studimit tė Vaso Pashės “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”. Botimi i kėtij libri daton nė 1999. Pas tij u botuan njė sėrė veprash tė tjera si; 'Skėnderbeu" i Harry Hojkinson, "Selective corespondence" nga Faik Konica, "Njė anglez nė Shqipėri" nga Oakley-Hill, e plot botime tė tjera kryesisht historike. Pėrveē hulumtimit dhe botimit tė librave, qė pėrbėjnė dhe aktivitetin kryesor tė kėsaj Qendre, janė zhvilluar dhe njė sėrė aktivitetesh tė tjera nė planin e takimeve shkencore dhe historike, konferenca, pjesėmarrje nė panaire tė ndryshme tė standardeve evropiane etj.

 

     PAQJA: Me ēfarė vėshtirėsish jeni ballafaquar gjatė punės?

     DESTANI: Vėshtirėsia kryesore ka qenė dhe mbetet ajo financiare. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė kopjuar materialet qė arrijnė nė mijėra e mijėra faqe, dhe mė pas pėr ti pėrgatitur ato pėr botim e pėr tė pėrballuar shpenzimet e botimit. Shpesh mė ėshtė dashur tė paguaj nga paga ime mujore, edhe pse kurrė nuk kam patur ndonjė tė ardhur nga Qendra. Kjo mė ka vėnė nė vėshtirėsi tė mėdha financiare, personale, vėshtirėsi me tė cilat vazhdoj tė pėrballem ēdo ditė e mė shumė. Pėr botimin e librave, kam kėrkuar ndihmė nga autoritetet dhe institucionet mbarėshqiptare, qofshin ato politike apo shkencore, por nuk kam gjetur mbėshtetjen e duhur. Po kėshtu i jam drejtuar nė mėnyrė tė vazhdueshme, pėr ndihmė dhe klasės sė biznesmenėve shqiptarė, por duket se edhe kėtė herė kėrkesat e mia kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt.

 

     PAQJA: Ēfarė bashkėpunimi keni me qendrat tjera?

     DESTANI: Qendra pėr Studime Shqiptare nė Londėr, ka njė bashkėpunim tė gjerė me qendra dhe institucione tė tjera kėrkimore dhe studimore si me Universitete tė ndryshme nė Angli, me Institutin e Historisė nė Tiranė, Arkivin e Shtetit Shqiptar si dhe me disa institucione nė Gjermani, Austri, Francė etj.

 

     PAQJA: Ēfarė planesh keni nė tė ardhmen?

     DESTANI: Planet janė tė shumta, por nga ato afat shkurtra mund tė pėrmend:

-          ribotimin nė tre vėllime tė “Albanica” e Faik Konicės,

-          njė libėr nga Willian Martin Leake qė titullohet “Hulumtime nė Greqi dhe Shqipėri”,

-          Dokumente mbi “Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”,

-          “Njė biografi letrare e Ismail Kadaresė” nga Peter Morgan,

-          njė libėr mbi “Ali Pash Tepelenėn” e shumė tė tjera.

Theksoj se realizimi i tė gjitha kėtyre projekteve varet nga mbėshtetja dhe pėrkrahja financiare qė do t'i jepet Qendrės, pasi unė vetė tashmė nuk mundem tė vazhdoj me sponsorizimin tim individual, pėr arsye tė gjendjes sė vėshtirė financiare me tė cilėn pėrballem.

 

     PAQJA: Nga i siguroni fondet?

     DESTANI: Siē e theksova mė lart, njė pjesė tė librave e kam botuar me fondet e mia personale. Pėr disa projekte mė kanė ndihmuar individė, dashamirės tė kombit shqiptar, shqiptarė tė diasporės, kryesisht asaj tė Amerikės,  dhe ndonjė ndihmė e akorduar nga ndonjė shoqatė bamirėse.

 

     PAQJA: Historiani Noel Malkolm nė librin e tij “Njė histori e shkurtėr pėr Kosovėn”, ju ka cilėsuar si enciklopedi e gjallė. Ndėrkohė ju vlerėsojnė si “ambasador” tė pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, etj. Sa keni gjetur pėrkrahje nga Tirana dhe Prishtina zyrtare nė punėn tuaj?

     DESTANI: Deri tani nuk kam gjetur asnjė pėrkrahje zyrtare nga institucionet shqiptare. Premtime kam patur shumė por, nė realitet asgjė nuk ėshtė akorduar deri tani pėr kėtė qendėr. Ėshtė pėr tė ardhur keq, kur mendon se pėrveē Greqisė, asnjė shtet tjetėr nuk ka njė qendėr tė ngjashme me Qendrėn pėr Studime Shqiptare, kėtu nė Londėr. Qendrat Greke, gėzojnė pėrkrahjen e plotė tė Qeverisė dhe biznesmenėve grekė, ndėrkohė qė Qendra Shqiptare kalon njė krizė tė rėndė financiare. Mbetem me shpresė se Qeveria e Tiranės dhe ajo e Kosovės, do ta marrin seriozisht punėn e sponsorizimit pėr daljen nė dritė tė kėtyre materialeve, me vlera tė patjetėrsueshme pėr kombin tonė.

 

Edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka

 qenė shumė i madh

 

     PAQJA: Ju jeni me profesion politikolog. Si i vlerėsoni zhvillimet politike rreth statusit te Kosovės nga kėndvėshtrimi i juaj?

     DESTANI: Pavarėsia e Kosovės do tė realizohet, por koha e kėsaj dhe ajo qė sjellė me vete pavarėsia, mbetet nė pikėpyetje. Duke marrė parasysh peshėn dhe ndikimin politik tė Rusisė mbi qarqet e politikės ndėrkombėtare, ēėshtja e kufijve territorialė tė Kosovės, mbetet ende pėr t'u diskutuar. Jam i bindur se, nė njė kohė tė pacaktuar, Kosova do tė jetė e orientuar dhe ndoshta e detyruar, tė bashkohet mė nė fund me shtetin amė, Shqipėrinė.

 

     PAQJA: Londra zyrtare historikisht ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė fatet e kombit shqiptar. Edhe sot kur zgjidhja e statusit tė Kosovės ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare, roli i Britanisė ėshtė i pamohueshėm. Cili ėshtė ndikimi i Qendrės qė drejtoni ju nė qėndrimin e Londrės zyrtare ndaj Kosovės?

     DESTANI: Roli i Qendrės nė kėtė pikė, mbetet ai informues. Kemi bėrė tė gjitha pėrpjekjet e mundshme tė informojmė Zyrėn e Kryeministrit, Parlamentin Britanik dhe opinionin ndėrkombėtar, lidhur me tė vėrtetėn dhe situatėn mė tė fundit nė Kosovė. Qėndrimi i Londrės Zyrtare ėshtė pozitiv dhe nė krah tė pavarėsisė. Nuk duhet harruar fakti se pavarėsisht copėtimit tė trojeve shqiptare dhe aneksimin e trojeve tona Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė, Shteti Shqiptar ėshtė themeluar, nė Londėr. Po t’i rikthehemi historisė, nga njė kėndvėshtrim i ri, do tė gjejmė se edhe nė 1913, roli i Rusisė kundėr Shqipėrisė ka qenė shumė i madh dhe, nuk ka qenė e lehtė tė merren vendime pozitive, nė favor tė plotė tė Shqipėrisė.

 

Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė

nė fund nga gjumi i tyre letargjik...

 

     PAQJA: Serbėt nė vazhdimėsi thirrėn nė tė drejtėn historike mbi Kosovėn, dhe nė kėtė drejtim, sa kemi informacione Akademia e Shkencave tė Serbisė ka botuar, dhjetėra mijėra faqe materiale nė serbisht dhe anglisht pėr tė argumentuar pse Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Ēka ka bėrė historiografia shqiptare nė kėtė drejtim?

     DESTANI: Fatkeqėsisht historiografia shqiptare ka qenė dhe mbetet pasive nė kėtė drejtim. Ka ardhur koha qė e vėrteta tė thuhet ashtu siē ėshtė bardh e zi, paēka se ne nuk jemi mėsuar tė jemi kritikė ndaj vetvetes. Kjo neglizhencė e sferave akademike dhe politike shqiptare, ka ndikuar dhe vazhdon tė ndikojė nė dėm tė kombit dhe vendit tonė. Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet tė zgjohen mė nė fund nga gjumi i tyre letargjik, nė rast se duan vėrtetė, tė ekzistojė kombi shqiptar.

 

     PAQJA: Mė 9 dhjetor ėshtė organizuar njė tubim pėr Kosovėn nė “Downing Street” me moton “THANK YOU” Britani, ku ishit tė pranishėm edhe ju. Ēfarė mesazhi pėrcolli ky tubim, dhe a mendoni se njė diasporė e organizuar mirė mund tė ndikoj nė shtyrjen pėrpara tė proceseve?

     DESTANI: Tubimi ishte shumė modest dhe mė sė shumti ishte njė shenjė falėnderimi pėr Qeverinė Britanike. Tubime tė tilla ka patur jo vetėm nė Londėr, por edhe nė SHBA e gjetkė. Natyrisht qė njė diasporė e organizuar mirė, mund tė ndikojė pozitivisht nė shtyrjen pėrpara tė proceseve, duke patur kėtu parasysh edhe fondet qė mund tė sigurojė ajo. Dua tė sjell kėtu shembullin dhe ndikimin qė ka diaspora armene nė Amerikė, e cila mbetet diaspora mė e organizuar pas asaj Izraelite, jo vetėm nė Amerikė, por dhe nė mbarė botėn. Tė mos harrojmė se Shteti Shqiptar u krijua nga diaspora shqiptare. Sot, Tirana zyrtare ka njė mirėkuptim dhe bashkėpunim me diasporėn shqiptare, mė tė madh se Prishtina. Jam i bindur se diaspora do tė ketė ndikimin e saj pozitiv me rėndėsi dhe nė tė ardhmen, pėr trojet mbarėshqiptare, kudo nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe trojet e tjera shqiptare.

 

     PAQJA: Pėr fund, cili ėshtė mesazhi i juaj pėr lexuesit e revistės “PAQJA”?

     DESTANI: Dėshiroj tė ndihmojmė njėri-tjetrin dhe tė nxisim kultivimin e vlerave pozitive tė shoqėrisė shqiptare. Tė studiojmė thellėsisht dhe tė krenohemi me tė kaluarėn e kombit tonė dhe le tė bėhet kjo e kaluar krenare, bazamenti i kombit tė ri shqiptar. I pėrshėndes tė gjithė lexuesit dhe shpreh urimin e ēdo shqiptari; pėr njė pavarėsi tė shpejtė tė Kosovės.

 

·        Demir Reshiti ėshtė redaktor pėrgjegjės i revistės mujore “PAQJA”, qė botohet nė Prishtinė. Kjo intervistė me pėlqimin e z.Reshiti botohet edhe nė faqen www.pashtriku.org. ( Revistėn “PAQJA” mund ta lexoni nėse klikoni kėtu )

 

&

 

Pėr tė vizituar faqen e Qendrės pėr Studime Shqiptare -

“The Centre for Albanian Studies”

mund tė klikoni - KĖTU

 

Disa nga Botimet e Qendrės pėr Studime

 Shqiptare Angli

 

-           “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt”, nga Vaso Pasha.

 

-          “Skėnderbeu”, shkruar nga Harry Hodgkinson. Ėshtė njė biografi e ribotuar disa herė dhe ka pasur shumė sukses.

 

-          “Korrespondenca tė zgjedhura nga letrat e Faik Konicės 1896- 1942”, nga Faik Konica.

-         
“Lahuta e Malcisė” e Gjergj Fishtės, pėrkthyer nga Robert Elsie nė anglisht, si pėrkthimi i tretė nė njė gjuhė evropiane. Promovimi i kėtij libri ėshtė bėrė nė Parlamentin anglez, duke qenė njė sukses i jashtėzakonshėm.

 

-          “Gjashtė muaj mbretėri”, shkruar nga sekretari i Mbretit Vid, Duncan Heaton-Armstrong, i cili ka qenė nė Shqipėri pėr gjashtė muaj si sekretar privat i Mbretit Vid.

 

-          “Albania today” (Shqipėria sot). Njė libėr shumė me rėndėsi pėr antropologjinė e Shqipėrisė, sidomos asaj veriore, kryesisht Mirdita, ėshtė shkruar nga Clarisa DE Wal, i cili ėshtė pėrfaqėsues i universitetit tė Kembrixhit. Libri ėshtė botuar edhe shqip dhe quhet “An Englishman in Albania”

 

-           (Njė anglez nė Shqipėri), shkruar nga i D. R. Oakley – Hill. (D. R. Oakley - Hill ka qenė njė kolonel qė ka shėrbyer nė ushtrinė shqiptare nė kohėn e Mbretit Zog deri nė vitin 1938. Ka lėnė njė dorėshkrim tė kujtimeve tė gjata, dhe qė ėshtė botuar nė vitin 2001 nga kjo qendėr, duke u pėrkthyer nė shqip).

 

-          “Letėrsia shqipe njė histori e shkurtėr”, shkruar nga Robert Elsie pėr historinė e letėrsisė shqipe.

...