16 vite jetė duke zbuluar tė fshehtat e historisė shqiptare


BEJTULLAH DESTANI SHQIPTARI I ARKIVAVE BRITANIKE


        Shkruan: Muhamed VELIU *

        Nga Londra

 

Nė vitin 1991 pėr kėrkime historike nė Londėr…


        Bejtullah Destanin ėshtė e pamundur mos ta takosh nė veprimtari tė ndryshme tė komunitetit shqiptar nė Angli. E kanė cilėsuar si "ambasadorin" e pėrjetshėm tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, si librari shėtitėse, por pėr tė, mė shumė sesa kėto epitete ka rėndėsi diēka tjetėr.
Zbulimi i dokumenteve tė reja historike nė arkivat e Anglisė dhe mė pas botimi i tyre. Ai ka 16 vite qė e bėn njė punė tė tillė me njė pasion qė sa vjen dhe i shtohet. Po kush ėshtė ky shqiptar i mirėnjohur pėr qarqet britanike, por i njohur pėr fare pak njerėz nė Shqipėri dhe Kosovė? "Shqip" takohet me Destanin ose Bejtėn, siē e njohin shumė shqiptarė nė Angli, nė lagjen Hammersmith, nė perėndim tė Londrės.


        Korrekt nė orarin e takimit, ai mbėrrin i mbėrthyer mirė me njė shall leshi nė qafė, njė kapuē duke iu mbrojtur tė ftohtit polar qė ka pllakosur kryeqytetin britanik. Nė pamundėsi pėr t‘u ulur nė kafe Costa, nė brendėsi tė stacionit tė trenit pasi tė gjitha vendet janė plotė, i drejtohemi njė pabi tė vjetėr pėr tė gjetur pak qetėsi e biseduar. Tė bisedosh me tė ėshtė njė privilegj. Ka aq shumė pėr tė treguar saqė njė natė e gjatė dimri pranė njė oxhaku me zjarr nuk do t‘i mbaronte historitė interesante.


        I lindur nė vitin 1960, ai do tė mbėrrinte nė Londėr nė vitin 1991 pėr tė bėrė kėrkime historike. "Ky ishte qėllimi i vetėm i ardhjes time nė Londėr. U "dashurova" me "Public Record Office Kew" (Arkivin publik nė Kew) fillon tė tregojė ai pėr fillimet e tija nė Angli, teksa gėlltit njė gllėnjkė verė tė kuqe. Si shumė shqiptarė tė tjerė, pėr tė siguruar jetesėn nė Londėr, nuk do t‘i shpėtonte rutinės sė bėrjes sė ē‘do pune qė do t‘i dilte pėrpara. "M‘u desh tė punoja nė njė bar ku bėnte sanduiēė", thotė ai. "Shpeshherė prisja gishtat me thikė. Ishte me tė vėrtetė diēka e keqe. Pastaj punova nė njė kafene franceze, me pronar sirian. U bėra kafexhiu mė i mirė. Kur kisha njė ditė tė vetme pushimi, shkoja nė arkivin publikė nė Kew. Kishte njė koleksion tė mahnitshėm dokumentesh pėr Ballkanin". Shumė shpejt ai do tė gjente materiale qė kishin tė bėnin me pėrfshirjen e britanikėve nė jetėn e shqiptarėve. Bejtullahu kujton se ka gjetur njė hartė tė Shqipėrisė, hartuar nga Konferenca e Londrės nė 1912-13, ku u aneksua shtetit shqiptar dhe se gati gjysma e territorit me popullsi shqiptare iu la Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. "Britanikėt kanė pasur njė ide tė qartė se ēfarė duan shqiptarėt", vazhdon sė treguari ai, duke e aktualizuar bisedėn me zhvillimet e pritshme tė statusit nė Kosovė. "Lord Fitzmaurice, nė vitin 1880, kėshilloi dhėnien e lirisė nga Perandoria Otomane dhe bashkimin e tė gjithė shqiptarėve pėr tė parandaluar trazira nė 100 vitet e ardhshme".

 

        Mbretėrit e Britanisė janė pėrfshirė nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me shqiptarėt. Destani ka zbuluar disa dokumente, ku nė njėrėn prej tyre shkruhet se nė vitin 1520 Henry Henry VIII u vesh me njė kostum qepur nė Shqipėri me fije ari, ndėrsa mbretėresha Elisabeta i mori si mercenarė ushtarėt shqiptarė. Qė nga dita e parė kur ai shkeli nė Angli kanė kaluar plot 16 vjet. Destani ėshtė i kėnaqur me ēfarė ka arritur. Por pohon se nė punėn me arkivat sa mė shumė tė hulumtosh aq mė tepėr tė shtohet dėshira pėr tė qėndruar me orė tė tėra mbi ato dosje, njėra mė surprizuese se tjetra. Hulumtimet e tij nuk kanė mbetur thjesht pėr interes personal. Ato janė publikuar nė shumė libra, madje shumė botues apo historianė britanikė tė ēėshtjeve shqiptare kanė trokitur nė derėn e tij pėr ndihmė. Dhjet vjet mė parė me iniciativėn e tij Bejtullahu dhe njė grup miqsh do tė themelonin "Qendrėn pėr Studime Shqiptare". "Qendra pėr studime shqiptare ka botuar deri tani libra qė kanė mė tepėr karakter historik dhe antropologjik, ose dorėshkrime tė pabotuara, por kjo nuk do tė thotė se ne nuk do tė botojmė nė tė ardhmen libra qė kanė tė bėjnė me karaktere kulturore, politike, d.m.th., libra qė janė pėr ēėshtje politike, qofshin tė partive politike nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni apo Mal tė Zi ose biografi politike", thotė ai.


Historia e Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Angli

 

( Qendra pėr Studime ShqiptareCAS )


        Qendra pėr Studime Shqiptare ėshtė themeluar nė shtator tė vitit 1997 nė Oxford. Vitin tjetėr do tė kremtohet 10-vjetori i hapjes sė qendrės. "Ėshtė nisur, si projekt, shumė modest pėr tė provuar qė tė zbardhen ca gjėra nga historia dhe kultura e Shqipėrisė. Nė bordin e qendrės janė: Noel Malcolm, Ismail Kadare, Alan Ducellier, Nick Pano, Elez Biberaj, Albert Ramaj, Isa Blumi,Robert Elsie, Emine Bakalli dhe shumė tė tjerė studiues tė huaj dhe tė vendit, qė pėrkrahin dhe ndihmojnė Qendrėn pėr Studime Shqiptare", tregon Destani i lumtur qė ndėrmori kėtė iniciativė tė vėshtirė, e cila provoi se ishte e domosdoshme njėkohėsisht e dobishme pėr vetė aktivitetin e saj. Sipas tij, njė ndėr veprat mė tė rėndėsishme, tė cilat dhe mė kryesorja qė ėshtė botuar nga qendra, qė sicc shprehet ai e bėn dhe krenar, ėshtė njė prej veprave mė madhėshtore dhe libri mė i madh qė ėshtė botuar nė historinė e Shqipėrisė, i shkruar prej njė anglezi, ėshtė ai i Owen Pearson. I botuar nė tri vėllime, nga viti 1908 deri 1998. Pėr fat tė keq, i ndjeri Owen Pearson ėshtė ndarė nga jeta disa muaj mė parė. "Ai i ka kushtuar 65 vite studime nė mbledhjet e shkrimeve tė historisė sė Shqipėrisė qė nga viti 1936. Ai kishte njė koleksion tė hatashėm tė veprave me karakter historik, kulturor, antropologjik dhe politik, qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė. Duke i mbledhur dhe pėrgatitur nė 65 vėllimet e tij, artikujt e gazetave qė nga viti 1912 deri mė 2006 pėr Shqipėrinė dhe trevat shqiptare, nė tė gjitha gjuhėt", tregon Destani, njė mik i kahershėm i Pearson. Pėr Destanin, librat qė janė botuar nga Qendra pėr Studime Shqiptare janė mirėpritur nga akademikėt britanikė dhe shqiptarė, duke i pėrdorur ato pėr qėllime akademike si nga shume studentė ashtu dhe studiues.


Vėshtirėsitė e qendrės


        Problemi i pėrkrahjes financiare pėr Qendrėn pėr Studime Shqiptare ėshtė njė problem me shumė rėndėsi dhe nganjėherė ėshtė nė pikėpyetje ekzistimi apo vazhdimi i mėtejshėm i punės, sepse e gjitha kjo varet nga donacionet dhe pėrkrahja, e individėve apo institucioneve bamirėse. "Deri tani jemi kontribuar nga individ shqiptar apo anglez, nga ministri i Kulturės sė Kosovės, i cili do na financojė njė libėr pėr hartat e vjetra shqiptare qė nga koha e ilirėve deri 1946. Me kėtė rast e falėnderoj z. Haracia pėr kėtė pėrkrahje", rrėfen Destani. "Ndėrsa nga Shqipėria nuk kemi pas kurrfarė pėrkrahje. Ėshtė njė grup shqiptarėsh nė Amerikė qė na kanė ndihmuar jashtėzakonisht. Si gjithnjė, shqiptarėt e Amerikės kanė ndikuar dhe ndihmuar shume nė projekte tė ndryshme tė lėmes sė kulturės dhe kanė sponsorizuar botimin e librit "Lahuta e Malėsisė. Nė qoftė se do tė kem pėrkrahjen e instancave tė Kosovės dhe Shqipėrisė dhe mė gjerė, jam shumė i bindur se do tė botoj shumė mė tepėr libra, do tė organizoj shumė", shprehet studiuesi shqiptar.


Bashkėpunimi me qendra tė tjera


        "Qendra pėr studime shqiptare ėshtė e hapur pėr bashkėpunėtorė dhe pėr njerėz tė cilėt interesohen tė bashkėpunojnė me institucionet nė Angli", sqaron Destani. "Kemi kontakte tė mira me Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės, Bibliotekėn Kombėtare tė Shqipėrisė, me udhėheqėsit e kėtyre institucioneve. Kemi kontakte jashtėzakonisht tė mira me Arkivin e Shtetit nė Shqipėri, arkivin e Kosovės.


        Kėtu kemi marrėdhėnie mė tė mira me shumė institucione, si pėrkrahjen institucioneve tė kulturės sė Anglisė, me arkivin, biblioteka tė ndryshme, me qendra studimore, individ. Mund tė them se njė prej njerėzve qė kam marrė pėrkrahje shumė tė madhe ėshtė edhe dr. Noel Malcolm, i cili ėshtė dhe anėtar i bordit. Pėrkrahja e tij ka qene nė ēdo lėmi pėr punėn e Qendrės pėr Studime Shqiptare... Kemi marrėdhėnie shumė tė mira me Robert Elsie. Po ashtu dhe me Albert Ramėn, i cili ka njė institut shqiptar me bazė nė San Gallen tė Zviceres. Kemi kontakte tė mira me njė prej studiuesve mė serioz qė kam takuar nė Diasporėn shqiptare, zotin Tanush Frashrin, i cili jeton nė Austri dhe qė ka shkruar njė libėr tė pėrkryer pėr Ali Kėlcyrėn.


Planet


        E pyesim atė se cilat janė planet e Destanit dhe qendrės sė tij pėr kėtė vit qė sapo ka filluar? Duket se janė shumė. Ai nuk pėrton t‘i rendisė njė e nga njė librat qė priten tė botohen. "Njė prej librave qė do tė botojmė kėtė vit ėshtė njė biografi e Ismail Kadaresė e shkruar nga njė profesor nga Australia , i cili ma do mendja se do tė jetė njė nga librat shumė tė rėndėsishėm qė do tė botojmė.


        Librat qė kemi pėrgatitur janė tė bazuar kryesisht nga arkivat, dorėshkrimet ose nga individė qė kanė jetuar nė Shqipėri, ose qė kanė pasur tė bėjnė drejtpėrsėdrejti me Shqipėrinė. Por kjo nuk do tė thotė qė ne nuk jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė ose botojmė libra tė shkruara edhe nga studiuesit shqiptarė nga Shqipėria, Kosova dhe vende tė tjera tė diasporės.


        Pėr shembull, nė vitin 2008 do tė botojmė njė libėr qė ka tė bėjė me historinė e artit shqiptar, tė shkruar nga prof. Ferid Hudhri, qė do tė botohet nga Qendra pėr Studime Shqiptare nė bashkėpunim me Shtėpinė botuese IB Tauris. Njė libėr qė ka tė bėjė me arkitekturėn, ndryshimet arkitektonike nė kohėn e Zogut dhe Enver Hoxhės. Libri ėshtė pėrgatitur nga njė studiues anglez qė ka jetuar nė Shqipėri. Ėshtė njė libėr interesant. Njė libėr nga Isa Blumi, mbi Shqipėrinė nėn Perandorin turke.

 
        Ėshtė njė rastėsi qė librat e botuara deri tani, kanė karakter historik. Megjithatė, nė tė ardhmen do tė jem i interesuar qė tė botojmė edhe libra qė kanė tė bėjnė me historinė e kulturėn shqiptare, fotografitė dhe artet e tjera. Do tė botojmė dhe njė libėr qė ka tė bėjė me pėrrallat".


        Do tė botojmė njė libėr "Dora D‘Istria" tė Elena Gjikės, nga frėngjishtja dhe italishtja ca shkrime. Ėshtė fatkeqėsisht e harruar nga institucionet e kulturės dhe historisė si nė Shqipėri dhe nė Kosovė, dhe tė mos harrojmė faktin se kjo ka njė influencė qė Longellow, njė poet i famshėm amerikan, tė shkruaj njė poezi pėr Skėnderbeun. Libri tjetėr qė do tė botojmė ėshtė njė libėr i shkruar nga znj. Margaret Haslock, e cila ka jetuar nė Elbasan. Shkrimet e saj janė nė lėmin e antropologjisė. Znj. Haslock ka punuar pėr shėrbimin e fshehtė anglez gjatė luftės dhe do tė botohen tė gjitha raportet pėr Shqipėrinė qė ka shkruar gjatė Luftės sė II Botėrore, qė janė tė panjohura. Do tė jetė njė kontribut shumė i madh pėr ndriēimin e periudhės sė Luftės sė II Botėrore.

 

        Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė libri i Sir Arthur Evans pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, nacionalizmin dhe pavarėsinė. Arthur Evans ka raportuar pėr mediat britanike nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe ka qenė fillimisht pėrkrahės i flaktė i saj. Libri tjetėr qė do tė botohet ėshtė shkruar nga profesor Tom Winifrith pėr fiset dhe Shqipėrinė veriore. Ka botuar njė libėr tė ngjashėm pėr Shqipėrinė jugore para dy vitesh. Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė njė libėr i panjohur fare, i shkruar nga Vaso Pasha dhe nga njė studiues anglez dhe ka tė bėjė me historinė, origjinėn e Pellazgėve! Ky libėr mund tė botohet me herėt se tė tjerėt. Librin e kam zbuluar kohėt e fundit dhe ėshtė nė pėrgatitje e sipėr... padyshim qė do tė jetė njė kontribut i madh! Njė libėr tjetėr qė do tė botohet ėshtė mbi njė filozof shqiptar tė shekullit XVI, Nikoll Leonik Tomeo, i cili ka qenė profesor i Thomas More, Nikolla Kopernikut, Erazmo Roterdami dhe shumė tė tjerėve. Ka qenė me origjinė shqiptare.


        Dhe pėrfundimisht dy librat e fundit qė mund tė botohen ėshtė libri me hartat e vjetra shqiptare, pėrgatitur nga unė dhe me parathėnie tė Noel Malcolm, i sponsorizuar nga Ministria e Kulturės sė Kosovės dhe libri tjetėr nėse do ta realizojmė ėshtė "Albania" e Faik Konicės, qė do tė botohet nė tre vėllime nga 550 faqe secili. Shpresojmė se do t‘ia arrijmė qėllimit tė botojmė "Albania" e Faik Konicės, ku, sipas Nolit, i cili thotė: "Kėtu ėshtė gjithė historia e rilindjes shqiptare". Noli nė njė ligjėratė tė tijėn, ka sugjeruar qė "Albania" duhet tė ribotohet, por, fatkeqėsisht, nuk ėshtė bėrė njė gjė e tillė asnjėherė.

 

* * *
Disa nga Botimet e Qendrės pėr Studime Shqiptare Angli


"E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt"
Nga Vaso Pasha

"Skėnderbeu"
Shkruar nga Harry Hodgkinson. Ėshtė njė biografi e ribotuar disa herė dhe ka pasur shumė sukses.

"Korrespondenca tė zgjedhura nga letrat e Faik Konicės 1896- 1942"
Nga Faik Konica. Duke ditur qė Konica ka jetuar nė Londėr, u pa e arsyeshme tė botohet njė vepėr pėr rilindėsin tonė tė famshėm, i cili ka punuar gjithė jetėn pėr historinė dhe kulturėn e Shqipėrisė.


"Lahuta e Malcisė" e Gjergj Fishtės

Shqipėruar nga Robert Elsie nė anglisht, si pėrkthimi i tretė nė njė gjuhė evropiane, promovimin e tė cilit e kemi mbajtur para dy vitesh nė Parlamentin anglez, duke qenė njė sukses i jashtėzakonshėm.


"Gjashtė muaj mbretėri"

Shkruar nga sekretari i Mbretit Vid, Duncan Heaton-Armstrong, i cili ka qenė nė Shqipėri pėr gjashtė muaj si sekretar privat i Mbretit Vid


"Albania today" (Shqipėria sot).

Njė libėr shumė me rėndėsi pėr antropologjinė e Shqipėrisė, sidomos asaj veriore, kryesisht Mirdita, ėshtė shkruar nga Clarisa DE Wal, i cili ėshtė pėrfaqėsues i universitetit tė Kembrixhit. Libri ėshtė botuar edhe shqip dhe quhet


"An Englishman in Albania" (Njė anglez nė Shqipėri).

Shkruar nga i D. R. Oakley - Hill, "D. R. Oakley - Hill ka qenė njė kolonel qė ka shėrbyer nė ushtrinė shqiptare nė kohėn e Mbretit Zog deri nė vitet 1938. Ka lėnė njė dorėshkrim tė kujtimeve tė gjata, dhe qė ėshtė botuar nė vitin 2001 nga qendra jonė, duke u pėrkthyer nė shqip.


"Letėrsia shqipe njė histori e shkurtėr"

Shkruar nga Robert Elsie pėr historinė e letėrsisė shqipe.

 

·        Biseda ėshtė zhvilluar nė janar tė vitit 2007