Flet studiuesi i njohur Dr. Bejtullah Destani - pikė referimi pėr shumė studjues, historianė e politikanė nė Angli, Evropė dhe Botė.


Dr. BEJTULLAH DESTANI: SHQIPTARĖVE PO JU THITHET TRURI I DIJES!

 

·        “Bejtullah Destani ėshtė enciklopedia e gjallė e mendimit dhe e shkencės shqiptare.” ( Noel Malcom )

 

-         Bashkėpunimi i institucioneve tė historisė sė Kosovės me institucionet e Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė shumė i nevojshėm. Nuk duhet tė harrojmė pėr asnjė moment se, historia e Kosovės ėshtė pjesė e historisė sė Shqipėrisė dhe si e tillė duhet tė trajtohet nga historianėt shqiptarė.

-         Shqiptarėve nuk ju ka munguar asnjėherė kapaciteti intelektual, por intelektualėve ju ka munguar pėrkrahja e shtetit, pėr tė realizuar atė qė ėshtė mė e vlefshme dhe nė tė mirėn e vendit. Mungesa e kėsaj pėrkrahje vazhdon dhe sot me pėrmasa tė mėdha.

( Lexo kėtu pėr studiuesin: Bejtullah Destani )

* * *

Bejtullah Destani, ėshtė njė institucion mė vete


         Mė 24 janar nė Paris, nė njė konferencė mbi shembullin unik tė sjelljes njerėzore tė shqiptarėve ndaj hebrenjve nė prag tė LDB dhe gjatė saj, mbajtur nė njė nga sallat e Senatit francez, pėrjetova gėzimin e rrallė qė mė solli takimi i papritur me Bejtullah Destanin, studjuesin e botuesin shqiptar nga Kosova, drejtor i The Centre for Albanian Studies nė Britaninė e Madhe.
Ky historian i ri, i nderuar jo vetėm nė Kosovė e nė Shqipėri, por mė shumė nė Londėr dhe nė qarqet intelektuale nė Evropė, ShBA dhe mė gjerė, ėshtė pikė referimi pėr shumė studjues tashmė me famė nė studimet shqiptare nė botė.

         Bejtullah Destani, le tė mbahet mend, ėshtė njė institucion mė vete. Ose, me krenari le ta pėrsėdytim dhe le ta pėrsėqindim tė perifrazuar konsideratėn e Noel Malcomit ndaj tij, pa i druajtur aspak teprimit: Bejtullah Destani ėshtė enciklopedia e gjallė e mendimit dhe e shkencės shqiptare. Ėshtė intelektuali evroshqiptar apo shqiptaro-anglezi mė i shquar i ditėve tona. Edhe me punė edhe me sjellje. Njė rast tė tillė nuk mund ta lija tė pashfrytėzuar. Edhepse kisha bėrė gati pėr botim njė intervistė tė tij dhėnė kolegut nga Prishtina, Demir Reshiti, pas njė mbrėmjeje tė mrekullueshme dhe tepėr tė begatshme, u morėm vesh dhe, ja, realizuam kėtė bisedė gjithėsesi impresionante. Pėrndryshe, Dr. Bejtullah Destani ėshtė i njohur i kahershėm i Republikės dhe tepėr i dashur i botuesit tė saj.

 

Historia nuk mund tė shkruhet e diktuar nga qarqe tė caktuara,

politike qofshin apo shkencore


    REPUBLIKA: Ēfarė pėrmban nė vetvete tendenca aktuale e disa qarqeve shkencore dhe politike pėr rishkruarjen e historisė shqiptare?

    DESTANI: Mendoj se iniciativat pėr rishkruarjen e historisė, duhet tė pėrshėndeten, aq mė tepėr qė kjo tashmė ka lindur si nevojė aktuale e kohės. Shqiptarėt nuk janė tė vetmit, nė kėtė proces. Shumė vende, veēanėrisht kohėt e fundit nė Evropėn Lindore, kanė ndjekur tė njėjtėn rrugė. Nuk duhet harruar fakti se historia e njė vendi nuk mund tė shkruhet sipas dėshirave apo tekave personale tė njė grupi njerėzish apo tė individėve tė caktuar. Po kėshtu nuk mund tė rishkruhet as sipas ideologjive, urdhėrave apo rregullave standarte me tė cilat punon njė institucion i caktuar. Tendenca pėr rishkrimin e historisė, duke e parė nga kėnde vėshtrimi tė dirigjuara, nuk ka lidhje me tė vėrtetėn dhe as me historinė. Ajo mbetet njė luftė politike ndėrmjet klaneve tė caktuara, qė nuk i shėrben vendit dhe shqiptarėve.

 
    Po sjell njė fakt pėr ilustrim.

    Le tė marrim rastin e Kosovės; deri nė 1999 Kosova ka qenė nėn pushtetin e Serbisė. Nuk po flas pėr periudhėn para 1999, por le t‘u hedhim njė vėshtrim botimeve apo punimeve tė bėra nga kjo kohė deri mė sot. Nga analiza kritike e bėrė nė bazė tė kritereve standarte tė botimeve del se, shumė pak prej tyre janė nė nivelin e duhur dhe konsiderohen, deri diku, punime serioze. Tė vjen pėr tė ardhur keq pėr faktin se, pjesa dėrmuese e kėtyre botimeve, kanė gjetur mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e institucioneve pėrgjegjėse, apo organizmave nė fuqi. Ėshtė e vėrtetė se janė ndėrmarrė projekte pėr ndėrtimin e ambienteve moderne, por pėr fat tė keq nuk janė vetėm ambjentet ato qė shkruajnė historinė. Shembulli i kėsaj ėshtė si tė ndėrtosh njė Ministri tė Jashtme, pa diplomatė tė pėrgatitur. Kosova dhe shqiptarėt kanė historinė e tyre. Ata janė pjesė e kėsaj historie. Por historia duhet shkruar ashtu siē ėshtė. Ajo nuk mund tė shkruhet e diktuar nga qarqe tė caktuara, politike qofshin apo shkencore. Kėto qarqe mund tė japin ndihmesėn e tyre me materialet qė ata disponojnė dhe t‘i lenė studiuesit tė bėjnė punėn e tyre.


    Dua tė pėrshėndes, me kėtė rast, iniciativėn qė ka marrė K.Ministri i Shqipėrisė, mbi reformimin dhe riorganizimin e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe institucioneve qė mvaren prej saj dhe kjo me qėllimin e ngritjes sė njė qendre albanologjike, tė mirėfilltė. Nė Kosovė, reformimi ėshtė shumė mė i nevojshėm dhe i domosdoshėm pėr arsye se, institucionet janė trashėguar nga njė sistem dhe shtet qė nuk ekziston mė, pėr rrjedhojė institucionet nuk mund tė vazhdojnė tė jenė funksionalė dhe t‘u pėrgjigjen nevojave aktuale tė Kosovės.


    REPUBLIKA: A ka kapacitet tė mjaftueshėm studiuesish, pėr tė nisur njė proces i tillė dhe sa rrezik ka qė historia deri mė tani e shkruar, tė ndėrrojė vetėm emrin dhe ngjyrėn e shkruesve?

    DESTANI: Po qe se i referohemi vetėm Kosovės, atėherė mė duhet tė pohoj faktin se, momentalisht, nuk ka kapacitet tė mjaftueshėm intelektual pėr fillimin e kėtij procesi sa tė rėndėsishėm aq dhe delikat. Kėtė e vėrteton fakti se njė tubim shkencor qė organizohet, i nėnshtrohet patjetėr ndikimit tė qarqeve tė caktuara politike. Pėr tė filluar procesin e rishkrimit tė historisė, ėshtė shumė e rėndėsishme tė trajnohen studiues tė rinj e sidomos njohės tė gjuhėve tė rralla si latinishtja, osmanishtja dhe greqishtja e vjetėr. Pėr kėtė, Qeveritė nuk mund tė kenė justifikim se nuk kanė potencialin e duhur financiar, pėr tė trajnuar njė numėr tė kufizuar studiuesish. Nė tė kundėrtėn, nuk do tė ndryshojė asgjė pėrveē autorėve dhe formateve tė librit.

 

Duhet tė jemi tė hapur dhe kritikė ndaj vetes, pėr t‘a parė dhe pasqyruar

 tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė, pa ngjyra emocioni apo pėrulje


    REPUBLIKA: Si e shpjegoni faktin qė tekstet mė tė thelluara tė historisė sė Kosovės p.sh., vitet e fundit po shkruhen jashtė trevave shqiptare dhe, nė shumė raste nga studiues joshqiptarė?

    DESTANI: Ėshtė pėr tė ardhur keq, por ėshtė e vėrtetė edhe pse kjo nuk ėshtė rastėsi dhe, nuk duhet tė na habisė. E njejta gjė ka ndodhur edhe njėqind vjet mė parė, kur studiues tė ndryshėm, austriakė, gjermanė, anglezė apo francezė, kanė qenė mė seriozė dhe mė bindės, se librat e shkruar pėr tė njejtėn periudhė kohore, nga studiues shqiptarė, 50-tė apo 100 vjet mė vonė. Mundėsia qė njė libėr, le tė themi pėr Luftėn e Dytė Botėrore, tė botohet nė Londėr, Paris apo Vjenė, ka tė gjitha premisat qė tė jetė mė serioz dhe mė i kompletuar, duke patur parasysh mundėsinė dhe lehtėsinė e hulumtimeve nė arkiva dhe biblioteka, qė janė shumė mė tė pasura se arkivat apo bibliotekat vendore, nė Tiranė apo Prishtinė. Por, po qe se grumbullohen burimet nga arkiva tė pasura, atėherė mundėsia e shkrimit tė historisė sė kėsaj periudhe, mund tė jetė shumė mė e avancuar dhe serioze, duke theksuar kėtu faktin se njė studiues shqiptar ka vullnetin dhe pėrkushtimin e duhur pėr tė shkruar pėr vendin e tij, cilėsi qė ndoshta nuk i ka njė studiues i huaj.

 
Nga ana tjetėr unė e shoh si shumė tė rėndėsishėm bashkėpunimin me studiues dhe institucione tė ndryshme, brenda dhe jashtė vendit. Po kėshtu e shoh tė vlefshme qenien nė kontakt tė vazhdueshėm, me ato institucione apo individė tė njohur, qė kanė shkruar apo trajtuar historinė shqiptare. Organizimi i konferencave apo simpoziumeve shkencore tė pėrbashkėta, apo ftimi i tyre pėr tė marrė pjesė dhe ligjėruar, nė organizimet qė mbahen brenda vendit, ėshtė njė shkėmbim pėrvoje, shumė i vlefshėm.

 
    REPUBLIKA: Ju personalisht keni bėrė emėr nė fushėn e studimeve e tė botimeve dhe konsideroheni ndėr shpresat e shkencave historike shqiptare. Ēfarė mendoni se duhet tė bėhet, qė tė kemi njė histori qė do tė thotė tė vėrtetėn dhe, do t‘u shėrbejė brezave?

    DESTANI: Siē e pėrmenda dhe mė lart, pėrgatitja e kuadrit tė nevojshėm, kėrkimor dhe hulumtues, ėshtė e njė rėndėsie primare. Veē kėsaj, nuk duhet tė nxitohemi pėr tė shkruar me shpejtėsi maratonike, atė pjesė qė i takon historisė sė luftės sė fundit tė Kosovės. Duhet tė pritet derisa tė hapen arkivat pėr luftėn e fundit, nė mėnyrė qė tė trajtohet sa mė mirė dhe sa mė seriozisht, lufta ēlirimtare e Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se nė vend ka mjaft burime pėr kėtė, por kėto nuk janė plotėsisht tė mjaftueshme. Trajtesa politike ndėrkombėtare, ze vendin e saj nė historinė e njė vendi.

 
    Mendoj se ėshtė koha e duhur qė studiuesit shqiptarė tė fillojnė dhe tė grumbullojnė materialet dhe dokumentat e nevojshme, qė trajtojnė historinė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti. Fillimisht duhet tė grumbullohen burimet e dorės sė parė, shtypi i pėrditshėm apo periodik, revistat e ndryshme, materiale nga librat, dorėshkrimet dhe dokumenta nga arkivat e ndryshme, tė kryeqyteteve tė Evropės dhe SHBA-sė. Veē kėsaj, me rėndėsi ėshtė sigurimi i kushteve tė punės dhe fondeve tė nevojshme pėr kėtė ndėrmarrje kaq serioze, si dhe mos pėrzierja e ideologjive tė ndryshme nė histori.


    Sė fundi duhet tė jemi tė hapur dhe kritikė ndaj vetes, pėr t‘a parė dhe pasqyruar tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė, pa ngjyra emocioni apo pėrulje. Vetėm kėshtu do tė lemė nė duart e brezave tė ardhshėm, thesarin e kėtij vendi, tė vėrtetėn e historisė sė lavdishme, qė ka populli ynė.

 

    REPUBLIKA: Si i shihni studimet e sotme historike nė Kosovė?

    DESTANI: Studimet historike nė Kosovė janė akoma shumė larg, pėr tė qenė studime tė mirėfillta. Mungesa e seriozitetit tė duhur tek kėto studime, vihet re nė faktin se, shumica e tyre nuk mund tė pėrballen me kritikėn botėrore, pėr tė mundur tė botohen mė pas nė gjuhė tė huaja, me qėllim njohjen e kėtyre punimeve, nė qarqet shkencore ndėrkombėtare. Studiuesit e Kosovės kanė akoma shumė pėr tė bėrė nė kėtė drejtim. Nuk duhet tė vetėkėnaqemi me arritjet e deritanishme, por tė jemi kėrkues ndaj vetes dhe t‘a vemė veten pėrballė niveleve studimore evropiane.

 
    Bashkėpunimi i institucioneve tė historisė sė Kosovės me institucionet e Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė shumė i nevojshėm. Nuk duhet tė harrojmė pėr asnjė moment se, historia e Kosovės ėshtė pjesė e historisė sė Shqipėrisė dhe si e tillė duhet tė trajtohet nga historianėt shqiptarė.


Apel pėr dy qeveritė tona dhe mecenėt shqiptarė!


    REPUBLIKA: Pas Pavarėsisė sė Kosovės, a mund tė pritet kthimi nė vend i atyre qė janė shquar pėr punė rezultative nė Evropė e gjetkė? A do tė pranonit ju vetė, bie fjala, tė ktheheshit nė Prishtinė dhe tė organizoni e tė drejtoni ndėrmarrje punėsh shkencore? Ēfarė kushtesh, do tė duhej tė plotėsojė nė kėtė rast, Qeveria e Kosovės.

    DESTANI: Shqiptarėve nuk ju ka munguar asnjėherė kapaciteti intelektual, por intelektualėve ju ka munguar pėrkrahja e shtetit, pėr tė realizuar atė qė ėshtė mė e vlefshme dhe nė tė mirėn e vendit. Mungesa e kėsaj pėrkrahje vazhdon dhe sot me pėrmasa tė mėdha. Nėse bėhet njė analizė studimore mbi emigrimin e intelektualėve, tė cilėt pėr fat tė keq, vazhdojnė tė mos e gjejnė veten nė vendlindje, atėherė do tė kuptohet qartė se shqiptarėve po ju thithet truri i dijes dhe ky ėshtė njė nga gabimet mė tė mėdha, qė po bėjnė qeveritė shqiptare.
Qė tė mund tė rikthehet njė intelektual, duhet t‘i sigurohen kushtet e nevojshme pėr tė punuar dhe studiuar. Nėse dikush ka patur sukses jashtė vendit tė tij, atje ku konkurenca ėshtė shumė mė e madhe, ėshtė primare qė, ai tė jetė i suksesshėm nė vendin e tij. Pėr kėtė, mendoj se Qeveria e Kosovės duhet tė pėrgatisė njė projekt pėr kthimin nė vend tė intelektualėve shqiptarė.
Sė pari duhet tė garantohet mundėsia e punės dhe e pagesės. Krahas kėtyre, duhet tė sigurohen kuadrot, kushtet dhe ambjentet e nevojshme studimore, pėr tė realizuar projektet e ndryshme, pėr tė cilat ka nevojė vendi. Studiuesve do tė duhej, t‘u mundėsohej ballafaqimi me burimet e ndryshme botėrore, tė fushės sė studimit tė tyre.


    Pėrsa mė pėrket mua, mendoj se do tė ishte kėnaqėsi tė punoja nė vendin tim, megjithėse mė e rėndėsishme pėr mua ėshtė tė punoj pėr vendin tim, paēka vendit se ku jetoj. Nuk mund t‘a mohoj faktin se kam shumė nevojė pėr ndihmė nga ana e Qeverisė sė Kosovės dhe asaj Shqiptare si dhe e donatorėve privatė kudo qė ndodhen dhe qė ju dhemb vendi i tyre. Qendra qė unė drejtoj ėshtė e vetmja qendėr e llojit tė saj nė Perėndim dhe si e tillė ka nevojė pėr mbėshtetje financiare. Nė tė kundėrt nuk do tė mund tė realizohen ato dhjetėra projekte tė gatėshme tė historisė shqiptare. Kjo do tė ishte ndihma mė e madhe qė i ėshtė dhėnė ndonjėherė historisė shqiptare. Vendet fqinjė, si Greqia p.sh. ka shumė qendra pėr studime helenike, nė shumė vende tė botės, tė cilat kanė buxhete marramendėse, pasi kanė mbeshtetjen e shtetit dhe tė biznesit grek, ndėrkohė qė Qeveritė dhe afaristėt shqiptarė nuk janė nė gjendje tė financojnė tė vetmen qendėr tė studimeve shqiptare nė Perėndim.

 
Tė mos harrojmė se pa studiuar tė kaluarėn nuk mund tė kemi njė tė ardhme tė ndėrtuar mbi baza tė shėndosha.

 

·        Intervistoi: Salih Kabashi – Botues i revistsės “Republika”