Avaz i vjetėr i manipulimit me punėtorėt e KEK’ut!

 

 

„SPEK“ DHE „SPE“ DORĖ E ZGJATUR E

MENAXHMENTIT TĖ KEK’ut!

 

 

Shkruan: Agron Thaqi * Prishtinė, 06. 03. 2010

 

     Protesta e fundit e Sindikatės sė Pavarur tė Energjetikės sė Kosovės (SPEK’ut) edhe njė herė ka qitur nė shesh manipulimin e saj me kėrkesat e drejta tė punėtorėve tė KEK’ut, tė cilėt dita ditės ėshtė duke iu vėshtirėsuar pozita e tyre, si nė aspektin e tė drejtave tė tyre si punėtorė tė saj, por edhe me humbjen e vendeve tė punės dhe lėnien e tyre pa burim ekzistencial pėr tė cilin janė shkolluar, kualifikuar dhe kanė dhėnė djersė njė kohė tė gjatė. Ky manipulim sindikal ka rrėnjėt mė herėt nė kėtė Korporatė, por kulmin e tij e kishte arritur, sidomos me 22 dhe 23 shkurt tė kėtij viti kur rreth 2000 punėtorė kishin protestua pėr t’i realizuar kėrkesat e tyre tė drejta.

     Kėto kėrkesa ishin:

     1. Rritjen e pagave nė formė lineare pėr 100 euro pėr ēdo punėtorė

     2. Transparenca e plotė gjatė procesit tė privatizimit,

     3. Pėrfaqėsimi sindikal nė procesin e privatizimit,

     4. Ristrukturimi i Korporatės nė bazė tė skemave pėrkatėse tė Traktatit tė Athinės,

     5. Mosndryshimi i Kontratave Kolektive tė punės,

     6. Mundėsia e sigurimit shėndetėsor,

     7. Lejimi pėr 200 kV pa pagesė pėr punėtorėt e KEK-ut,

     8. Rinegocimi i Marrėveshjes Kolektive tė punėtorėve dhe

     9. Vlerėsimi mbi kualitetin e ushqimit.

     Kėto ishin nėntė kėrkesat, tė cilat ishin hartuar qė nga muaji tetor i vitit 2009 dhe ishin drejtuar Bordit dhe Drejtorit Menaxhues tė KEK’ut. Por, meqė kėto dy organe kishin arritur tė neutralizonin iniciativėn e SPEK’ut dhe pėr pasojė kishte njė zhagitje disa mujore. Vetėm, pas njė bisede nė mes Kryetarit tė SPEK’ut Izet Mustafės dhe “Grupit Grevist” me menaxhmentin e KEK’ut kishin arritur ujdinė pėr ndėrprerjen e grevės sė punėtorėve, duke plotėsuar vetėm njė kėrkesė dhe atė tė ngritjes sė pagesės sė tyre vetėm pėr 25 euro, ndėrsa pėr dy subjektet prodhuese tė Gjenerimit dhe Prodhimit pas ēdo tre muajsh tė ndahen nga 50 euro edhe atė nė rast se kėto dy kompani shfaqin bilanc pozitiv tė prodhimit. Pas kėsaj kishte ardhur deri tė pakėnaqėsitė e mėdha nė mes punėtorėve, sidomos nė mihjet sipėrfaqėsore dhe termocentrale, tė cilėt kishin shfaqur reagimet e tyre kundėr “Kėshillit Grevist”, veēmas kundėrt kryetarit tė saj Izet Mustafės, tė cilin punėtorėt e kishin fyer dhe shpallur si tradhtarė tė interesave tė tyre.

     Nė fillim ėshtė theksuar se ky manipulim sindikal nė KEK ka filluar mė herėt qė nga nėnshkrimi i tė ashtuquajtur “Kontratės Kolektive” nė vitin 2002, me tė cilėn nė formė drastike anashkalohen shumė tė drejta tė punėtorėve tė saj. Punėtorėt e KEK’ut janė tė vetmit nė botė tė cilėt as sot e kėsaj dite nuk kanė sigurim shėndetėsor. Nė rast tė njė lėndimi tė rendė nė punė, apo tė ndonjė sėmundje tė rėndė kėta punėtorė kanė tė drejt vetėm 18 ditė tė marrin pushim mjekėsor dhe mė pastaj janė tė detyruar tė punojnė ose tė largohen nga puna. Dhe mė pastaj nuk gėzojnė kurrfarė tė drejte tė pagesės sė tyre, ndėrsa pėr stafin udhėheqės tė kėsaj kompanie ka pasur benefite tė ndryshme, sidomos me shėrimin e tyre jashtė vendit duke harxhuar me mijėra euro. Asnjė punėtorė nuk ėshtė dėrguar pėr shėrim nė ndonjė vend tjetėr. Ky diskriminim nuk ėshtė shfaqur as nė Ruandė ku marrėdhėniet e fiseve Tuci dhe Huti janė dukshėm mė tė rregulluara nė aspektin e sigurimit shėndetėsor.

     Punėtorėt e KEK’ut nuk kanė ligj tė punės, ndėrsa marrėveshjet e tyre tė punės bėhen nė bazė tė njė rregullore tė pėrkohshme tė cilėn e ka bėrė vetė menaxhmenti i saj. Kėto kontrata janė tė pėrkohshme dhe gjithēka ėshtė nė vullnetin e tyre se kujt duhet t’i zgjatet kjo dhe kujt jo. Asnjė ligj nuk i mbron punėtorėt e saj. Me qindra punėtorė tė saj janė larguar nga puna, sidomos pak mė tė moshuar, tė cilėve iu kishin premtuar pensione dhe ndonjė benefit, por vetėm pas pesė vjetėsh kėta punėtorė kanė mbetur nė mėshirė tė zotit. Kjo firmė ende nuk ėshtė privatizuar, por deri mė tani ka punuar sikur tė ishte pronė private e dikujt. Pėr fat tė keq, kjo firmė ėshtė shndėrruar nė poligon promovues tė grupeve tė caktuara tė interesit, sidomos tė  partive politike. Ēdo parti qė vjen nė pushtet ka bėrė spastrim tė njerėzve dhe kuadrit udhėheqės. Pėr dhjetė vjet janė ndėrruar me qindra njerėz nga njė detyrė nė tjetrėn. Profesionalizmi deri mė tani ėshtė trajtuar si performancė e dorės sė fundit, ndėrsa kriteri i interesit grupor e personal ka qenė kryesori nė zgjedhjen kadrovike.

     Tani nė KEK veprojnė dy organizata sindikale:

    - Sindikata e Pavarur Energjetike e Kosovės, kryetar i sė cilės ėshtė Izet Mustafa dhe i cilit thotė se ka rreth 2700 punėtorė sindikal, kryesisht nė Gjenerim dhe Prodhim dhe

    - Sindikata e Pavarur e Elektrokosovės, kryetar i sė cilės ėshtė Lazėr Krasniqi, njė ish udhėheqės jugosllav, i cili ka deklaruar se ka rreth 1700 punėtorė sindikal, kryesisht tė Elektrokosovės dhe qendrave distributive.

     Kėta dy udhėheqės nė vend qė tė kenė bashkėpunim tė ndėrsjellė kur janė nė pyetje kėrkesat e punėtorėve, pėr fat tė keq kanė marrėdhėnie shumė tė kėqija dhe ekstreme. Krejt kjo ka ndikuar nė zbehjen e fuqisė sė punėtorėve pėrballė menaxhmentit tė KEK’ut, sidomos kur kanė tė bėjnė me kėrkesat e tyre. Sepse ky menaxhment ėshtė duke e pėrdorur kėtė pėrēarje pėr llogari tė veten.

     Lazėr Krasniqi, kryetar  SPE’sė mė herėt ishte menaxher nė kėtė firmė, por pėr rezultate tė dobėta i larguar dhe tani pėrfaqėson interesat e njė grupi punėtorėsh. Ky njeri mė shumė rri jashtė vendit se sa qė gjendet nė Kosovė. Lazėri ka shtėpi nė Opatia tė Rijekės sė Kroacisė dhe atje jeton pėr njė kohė tė gjatė me familjen e tij. Atje ka pasuri tė patundshme pėr tė cilėn nuk i dihet vlera. Ndėrsa, nė Kosovė vjen njėherė radhė, atėherė kur mendon se ka ndonjė detyrė pėr tė realizuar. Ai tani pėr tani merr rrogėn e menaxherit, prej 1000 eurosh, ndėrsa nė punė nuk vjen kurrė. Detyra dhe funksioni i tij ende ėshtė i pa sqaruar. Ai ėshtė njė figurė enigmatike pėr punėtorinė e saj. Po ashtu ai merr rrogė edhe si kryetar i Sindikatės mbi 1000 euro. Sindikata e tij ka zyrė nė ndėrtesėn e Elektrokosovės dhe gėzon disa privilegje tė cilat nuk dihet nga vijnė. Pra, vetė punėtorėt tė gjykojnė se ēfarė udhėheqėsi kanė nė krye tė saj.

     Ndėrsa,

     Izet Mustafa nė krye tė SPEK’ut ka ardhur pas largimit tė ish’kryetarit tė saj Sherif Fejzullahut, i cili ishte njė satrap dhe mashtrues i madh i kėrkesave tė punėtorėve. Ai ishte pėrpiluesi dhe nėnshkruesi i Kontratės Kolektive, e cila nė fillim i gjymtoi tė drejtat e punėtorėve tė KEK’ut dhe sot e kėsaj ditė punėtorėt e saj po i ndiejnė pasojat e saj. Ai nga kjo detyrė ishte larguar pėr shkak tė keqpėrdorimeve tė mėdha tė mjeteve financiare dhe proceseve tė ndryshme abuzive. Tani punon nė Distriktin e Gjilanin dhe nuk ka dhėnė asnjė llogari ndaj punėtorėve tė KEK’ut pėr keqpėrdorim tė detyrės sė tij. Ndėrsa, Izet Mustafa kishte ardhur me shpresėn pėr ndryshim, por i njėjti ėshtė duke vazhduar rrugėn e tė parėve. Ky njeri nė emėr tė punėtorėve tė KEK’ut merr rrogėn prej 1900 eurosh, kurse punėtorėt e KEK’ut marrin 240-280 euro, mesatarja e tyre nė prodhim.

     Ku ėshtė kėtu morali dhe drejtėsia i tyre?

     Vetėm muajin shkurt nga anėtarėsia e kėsaj sindikate janė ndarė 12. 37.99 euro, ndėrsa nė Sindikatėn bazė kanė mbetur 8.239.48 euro. Pėr BSPK’nė janė ndarė 1.237.10 euro, kurse drejtpėrdrejt pėr kryetarin e SPEK’ut z.Izet Mustafėn kanė shkuar 2.474.19 euro.

     Pra, ky njeri pėr muajin shkurt ka marrė page prej 2.474.19 euro.

     Shtrohet pyetja:

- si mund t’i besohet kėtij njeriu se vėrtet punon pėr tė drejtat e punėtorėve, i cili pa kurrfarė turpi merr njė shumė kaq tė madhe parash pėr vete dhe aspak nuk ėshtė transparent ndaj punėtorėve?

- Kush mund t’i besoj kėtij njeriu se ėshtė duke punuar pėr kėrkesat e drejta tė punėtorėve?

- A ėshtė ky njeri dorė e zgjatur e menaxhmentit tė KEK’ut, apo tė ndonjė grupi tė caktuar tė interesit?

     Kėtė mė sė miri duhet ta vlerėsojnė punėtorėt qė paguajnė prej 5 dhe 10 euro nė muaj pėr sindikatat e tyre, por tė cilat mjete nė formė tė paskrupullt janė duke u keqpėrdorur dhe manipuluar. Tani, mund tė shtrohet dilema,

     - a duhet qė punėtorėt e KEK’ut tė vazhdojnė me njerėz tė tillė nė krye, tė cilėt deri mė tani nuk kanė dhėnė asnjė provė se janė nė shėrbim tė kėrkesave dhe tė drejtave tė tyre? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė se jo, kėta njerėz duhet tė largohen sa mė parė nga kėto organe, qė punėtorėt e KEK’ut tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre tė denjė dhe jo matrapazė dhe mashtrues tė cilėt nė emėr tė tyre po rrjepin punėtorėt pėr interesa personale dhe po rrezikojnė tė ardhmen e tyre. Kjo ėshtė koha e fundit qė kėta satrap sindikal tė largohen nga kėto organizata, sepse KEK’u ka hyrė nė procese tė rėnda, sidomos nė procesin e privatizimin, i cili do tė ketė pasoja tė mėdha pėr punėtorėt e saj. Shumė prej tyre do tė largohen nga puna pa tė drejta elementare, sepse kėsaj gjendje i kanė kontribuar nė masė tė duhur edhe kėto sindikata tė korruptuara dhe aspak nė mbrojtje tė interesave tė punėtorėve.

 

     Punėtorė tė KEK’ut kėndelluni sa nuk ėshtė bėrė vonė, sepse nė pyetje janė tė drejtat tuaja, ekzistenca juaj, fati juaj dhe i familjes suaj. Zgjohuni sa nuk ėshtė bėrė vonė!!

 

* Autori ėshtė aktivist i vjetėr sindikal