Raport i Organizatės pėr Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “ĒOHU”

 

PRIVATIZIMI DHE KOCESIONIMI I NDĖRMARRJEVE PUBLIKE

 

 

Ky privatizim duhet tė ndalet urgjentisht

     Mėnyra e menaxhimit tė procesit tė privatizimit dhe dhėnjes me koncesion, asetet qė po pėrgaditen pėr privatizim, strukturat qė i prijnė kėtij procesi, ligjet qė (nuk) e rregullojnė kėtė sektor, paraqesin njė rrezik serioz pėr ekonominė e Kosovės dhe pėr vetė qėndrushmėrinė e shtetit dhe pavarėsinė e vendit. Si i tillė ky privatizim duhet tė ndalet urgjentisht, tė reformohet tėrė procesi, tė vendoset njė participim i shoqėrisė kosovare nė mėnyrė qė kėto asete tė shpėtohen nga shitja e tyre nga ana e njerėzve tė korruptuar dhe tė shitur tek kompanitė e huaja. Politika kosovare dhe ajo ndėrkombėtare e pranishme nė Kosovė duhet tė alarmohen pėr potencialin destabilizues qė ka pėr tė pasur procesi i privatizimit. Duke dashur tė krijohet alibi pėr privatizimin ėshtė toleruar korrupsioni dhe keqmenaxhimi i skajshėm i kompanive publike. Mirėpo, edhe nė kėto rrethana ato vazhdojnė tė jenė fitimprurėse pėrkundėr faktit se janė tė ballafaquara me pengesa tepėr tė mėdha. Bordet e kompanive publike tė vendosura nėn urdhėrat e politikės janė shndėrruar nė penguesit mė tė mėdhenj tė zhvillimit tė kompanive. Duke imponuar kontrata tė dėmshme, zgjidhje legjislative tė disfavorshme dhe duke i penguar kompanitė publike nė seksionin e prokurimit, Bordet dhe Qeveria, tė blera nga sektori privat, janė shėndėrruar nė armikun numėr njė tė zhvillimit tė kompanive publike. Kėtė e pohojnė edhe vetė udhėheqėsit e kompanive publike nė kushte anonimiteti. Ata iu nėnshtrohen presioneve tė jashtėzakonshme nga ana e politikės pėr nėnshkrimin e kontratave, vendimeve, e pranimin e politikave qė nxirren nga Bordet nė interes tė kompanive private qė thjesht finansojnė politikėn pėr kėtė qėllim. Kuvendi i Kosovės dhe politikanėt qė tashmė nuk janė tė pėrfshier nga interesa tė kompanive tė huaja duhet tė alarmohen dhe tė veprojnė sa s’ėshtė bėrė vonė. Privatizimi i aseteve tė fundit qė kanė ngelur nė dorėn e shoqėrisė kosovare po bėhet nga njerėzit qė deri sot e kanė keqmenaxhuar kėtė proces dhe tė gjithė indikatorėt janė se ata po veprojnė me tė njėjten qasje qė kanė vepruar nė sektorin e kompanive nė pronėsi shoqėrore.

 

Argumentet mbėshtetėse tė analizės

     Privatizimi dhe dhėnja me koncesion e kompanive mė tė mėdha publike mund tė ndodhė gjatė kėtij viti. Tri ndėrmarrjet kryesore publike, ose pjesė tė tyre, PTK, KEK-u dhe Aeroporti, nė bazė tė deklarimeve dhe masave tė deritashme tė Qeverisė mund tė ndėrrojnė pronėsinė gjer nga fundi i vitit. Tashmė janė krijuar komisionet pėr pėrgaditjen e kėtyre kompanive pėr privatizim dhe procesi po vazhdon edhe pse tėrėsisht i mbyllur pėr publikun dhe pa ndonjė rol tė organit mė tė lartė tė vendit, Parlamentit, edhe pse Ligji pėr Kompanitė Publike  konsideron Kuvendin si institucionin nėpėr tė cilin duhet tė kalojė edhe pėrgaditja pėr privatizim edhe privatizimi i kompanive publike. Kjo analizė jep argumentet kryesore pse ky proces duhet tė ndalet urgjentisht dhe tė vendoset nė binar tė participimit tė shoqėrisė kosovare dhe tė jetė transparent.

 

Ndėrmarrjet shiten edhe pse janė fitimprurėse

     Nė asnjė skenar shitja e ndėrmarrjeve dhe aseteve stratgegjike publike (sidomos minjerave) nuk mund tė arkėtojė mė shumė tė ardhura pėr Buxhetin e Kosovės dhe nuk mund tė punėsojė mė shumė sesa ato tashmė e bėjnė kėtė. Duke pasur parasysh shumė faktor, ndėr tė cilėt kryesorėt janė korrupsioni dhe konflikti i interesit nė privatizim, si dhe kriza finansiare, ndėrmarrjet publike mund tė shiten pėr njė vlerė mė pak sesa vlera qė tashmė ofrojnė ato pėr ekonominė e Kosovės qoftė nėpėrmjet bilancit pozitiv tė tyre, taksave, apo nėpėrmjet punėsimit.

 

Ndėrmarrjet shiten - paratė bllokohen nė fondin e privatizimit

     Kosova ėshtė pothuajse nė pėrmbyllje tė privatizimit tė tė ashtuquajturave “ndėrmarrje me pronėsi shoqėrore”, prej nga ka mbledhur prej afro gjysėm miliardė eurosh. Ky fond ka ngelur i bllokuar pėr arsye tė paqartėsive pronėsore dhe pėr shkak tė mungesės sė legjislacionit qė rregullon shfrytėzimin e tij. Tė pashfrytėzuara pėr ekonominė kosovare kanė ngelur edhe afro njė miliardė euro nga Fondi i Kursimeve Pensionale, fitimet kompanive publike, si dhe paratė nga Thesari. Pa marrė parasysh se fondet e privatizimit nuk mund tė pėrdoren pėr ekonominė kosovare, Qeveria e Kosovės po pėrgaditet tė shesė edhe Ndėrmarrjet Publike, pa asnjė siguri se fondet e marra nga kjo shitje mund tė pėrdoren nė tėrėsi pėr ngritjen ekonomike tė vendit.

 

Qeveria fut vendin nė borgje, kurse  paratė e veta

i nxjerr nė banka tė huaja

     Qindra miliona euro tė Thesarit kanė dalur jashtё tregut kosovar tė financave pa ndonjė bazė tė qartė ligjore, nė ndėrkohė qė qeveria e shet si sukses marrjen e rreth 200 milionė euro borxh tek Banka Botėrore me objektivin krejtėsisht tė paqartė tė “pėrmirėsimit tė sektorit publik”. Prandaj, nuk mund tė mos konstatojmė se nėn ndikimin e Bankės Botėrore dhe tė akterėve tė tjerė ndėrkombėtarė, Qeveria e Kosovės ėshtė duke ndjekur politika tė dėmshme pėr ekonominė e Kosovės qė kanė pėr qellim qė vendi tė privohet nga kapacitetet e veta ekonomike nė mėnyrė qė tė futet borxh tek institucionet finansiare ndėrkombėtare.

 

Privatizimi vazhdon edhe pse pas dhjetė vjetėsh

nuk e ka ndihmuar ekonominė

     Asnjė raport i deritashėm nuk tregon se privatizimi ka dhėnė ndonjė efekt potiziv pėr ekonominė kosovare. Papunėsia dhe varfėria nė Kosovė ėshtė shtuar nė dhjetė vjetėt e kaluara, kurse deficiti tregtar po rritet nga viti nė vit. Dhjetė vjet janė tė mjaftueshme pėr tė vlerėsuar nėse privatizimi nė formėn si ėshtė bėrė nė Kosovė ėshtė duke dhėnė rezultat apo po e bėn tė kundėrtėn. Parametrat makroekonomik kanė ngelur tė njejt ose janė pėrkeqėsuar pėr dhjet vitet e fundit dhe ky ėshtė argumenti mė i fortė pa marrė para sysh shifrat kontraverze qė jep Qeveria e Kosovės pėr gjoja rritje ekonomike.

 

Shitja e ndėrmarrjeve dhe aseteve publike pa

strtategji apo plan zhvillimor

     Normalisht privatizimi bėhet me qėllim tė plotėsimit tė deficiteve financiare ose tė mbulimit tė ndonjė investimi publik apo thjesht tė pėrkrahjes sė njė plani pėr zhvillim. Kosova nuk ka deficit ndėrmjet parasė publike tė mbledhur nė fonde tė ndryshme dhe shpenzimeve qoftė pėr funksionim tė sektorit publik qoftė pėr disa projekte kapitale. Kosova nuk ka as ndonjė projekt tė rėndėsishėm kapital qė kėrkon mbushjen urgjente tė buxhetit nėpėrmjet shitjes sė aseteve publike. Poashtu, Kosova nuk ka as Strategji zhvillimore.  Prandaj shitja apo dhėnja me koncesion e ndėrmarrjeve apo aseteve publike ėshtė thjesht njė proces i ngutshėm dhe pa ndonjė arsyeje racionale socio-ekonomike. Ėshtė njė likuidim i thjesht i sektorit publik tė ekonomisė nė favor tė sektorit privat qė nė tė shumtėn e rasteve do tė thotė nė favor tė kompanive tė huaja dhe nė dėm tė ekonomisė sė vendit.

 

Shitja e kompanive pulbike

dorėzim i shtetit dhe cėnim i demokraicisė

     Duke pasur parasysh se ekonomia kosovare ka ngelur nė njė pikė startuese shumė larg nga cilado ekonomi e rajonit, pėrmirėsimi i menaxhimit tė kompanive publike dhe tė aseteve strategjike publike ėshtė i vetmi shansė qė shteti i Kosovės tė funksionojė dhe njė ekonomi e qėndrueshme tė zhvillohet. Nė kohėn kur qindra miliona nga paraja publike ngelin tė pashfrytėzueshme dhe kur Qeveria e Kosovės futet nė borxhe tek Banka Botėrore dhe tė Fondi Monetar Ndėrkombėtar, shitja e kompanive publike fitimprurėse dhe dhėnja me koncesion e qymyrit, do tė kenė njė pasojė fatale pėr realizimin e shtetėsisė sė Kosovės. Me kėta hapa tė gabuar tė politikės ekonomike tė Qeverisė, shteti i Kosovės do tė ngelet nė njė varėsi tė pa-tejkalueshme ekonomike dhe marrė para sysh rrethanat politike dhe tė sigurisė nė raport me vendet e rajonit kjo mund tė jetė pengesė kryesore nė realizimin e njė shteti sovran dhe me integritet tė Republikės sė Kosovės. Kjo politikė ekonomike mund ta shndėrrojė Kosovėn nė njė vend me njė varėsi tė konsiderueshme ekonomike nga shteti qė lufton pavarėsinė e Kosovės, Serbisė, gjė qė nėnkupton edhe varėsi politike nga ky shtet. Nė anėn tjetėr, asetet substanciale do tė ikin nga pronėsia publike duke kaluar nė pronėsi tė kompanive tė huaja dhe kur e pėrballim kėtė me potencialin tepėr tė ulėt vendor nė sektorin privat shitja e kompanive dhe aseteve strategjike mund ta shndėrrojė Kosovėn nė njė vend me deficit tė pa-tejkalueshėm ekonomik dhe demokratik.

 

Proces jo transparent dhe pėrjashtues

     Kompanitė publike tė Kosovės, PTK, KEK dhe Aeroporti pėrbėjnė pjesėn dėrmuese tė ekonomisė sė Kosovės. Ato pothuaj se janė tė vetmet kompani fitimprurėse nė sektorin publik dhe tё vetmet qё garantojnё njё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik tё vendit. Pėrkundėr problemeve nё menaxhim, potenciali zhvillimor nė kėtė sektor ėshtė tepėr i madh pėr tė qenė njė proces qė mund tė kalojė nė njė heshtje tė kėtillė. Shumica e veprimeve tė bordeve tė kompanive publike, vendimet e marra nė kėtė fushė, si dhe politikat e nxjerra mbi kėto kompani, deri mė sot janė bėrė larg nga syri i publikut dhe pa involvimin as edhe tė institucioneve tė rėndėsishme siē ėshtė Parlamenti i Kosovės.

 

Ligje tė disfavorshme dhe/ose mungesė e

Kornizės ligjore pėr privatizim

     Procesi i privatizimit si dhe i dhёnies me koncension tё Kompanive Publike, i disa pjesёve tё tyre apo aseteve publike nё pёrgjithёsi po bёhet pa plotёsuar kornizёn e  domosdoshme ligjore. Qeveria e Kosovёs tёrё vendimet e saja i ka bazuar kryesisht nё njė paketė ligjore  mbi kёtё fushё e cila faktikisht nuk ofron platformė tė plotė ligjore rreth privatizimit tė aseteve publike. Kёto ligje thelbёsisht janё tё mangta dhe nuk krijonё bazё tё mirёfilltё pёr privatizimin apo dhёnien me koncension tё Ndёrmarrjeve Publike dhe aseteve publike. Pёr mё shumё, kёto ligje janё jashtzakonisht tё disfavorshme pёr sa i pёrket kushteve qё i pёrcaktojnё pёr ndёrrmarrjen e kёtyre proceseve. Qeveria dhe Parlamenti ende nuk kanё proceduar dhe aprovuar ndonjė ligj mbi procesin e privatizimit tё Ndёrrmarrjeve dhe aseteve publike, kurse ėshtė bėrė njė infrastrukturė e pjesshme pėr dhėnjen me koncesion. Njė ligj pėr privatizimin ёshtё thelbёsor sepse do tё pёrcaktonte kushtet si dhe proceduart e qarta pёr privatizimin apo dhёnien me koncension tё aseteve publike nё  pёrgjithёsi. Pёr mё  shumё, edhe korniza ligjore kundёr korrupsionit si dhe krimit tё  organizuar ekonomik nuk ofron bazё  adekuate pёr parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar ekonomik . Kjo e bėn procesin e privatizimit vulnerabėl ndaj manipulimeve tė zyrtarėve publik tė korruptuar sikundėr ndodhi me procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore. Faktikisht, kjo kornizė ligjore  nuk ofron sanksione tė tilla ndėshkuese tė cilat do tė parandalonin dėmtimin e interesit ekonomik kosovar pėr shkak tė moskompetencės, ndikimeve tė sektorit privat dhe tė konfliktit tė interesit.

 

Konflikte tė interesit mbizotėrojnė privatizimin

     Procesi i privatizimit nė Kosovė qė nga fillimi i tij nga AKM-ja ka qenė i pėrcjellur me dėshtime dhe korrupsion. Ky proces nuk e ka ndihmuar zhvillimin e Kosovės, por nė disa raste madje ka pasur edhe efekte negative nė ekonomi dhe punėsim. Ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme tė privatizuara ose kanė dėshtuar pėr shkak tė mosrealizimit tė investimeve (Llamkos e Grand) ose thjesht janė paraqitur si ngarkesa pėr ekonominė e Kosovės pėr shkak tė kushteve e normave tė disfavorshme tė pėrfshiera nė kontratat e shitjes si rezultat i korrupsionit. Procesi i privatizimit nė Kosovė ka qenė i mbyllur, pa mbėshtetje tė mjaftueshme ligjore dhe me potencial tė madh tė pėrfshierjes sė konfliktit tė interesit. Nė disa raste, zyrtarė tė AKM-sė qė kanė pasur rol nė privatizimin e ndėrmarrjeve me pronėsi shoqėrore, kanė pėrfunduar si menaxherė nė kompanitė e privatizuara gjė qė paraqet konflikt tė hapur interesi. Privatizimi ka qenė i pėrcjellur me akuza tė rėnda tė kurdisjes sė ēmimeve dhe me draftimin e marrėveshjeve qė kanė mbrojtur gati ekskluzivisht  interesin e kompanive qė kanė privatizuar e rrallėherė interesin e qytetarit. Kryeministri aktual Hashim Thaēi ka deklaruar mė 12 prill tė vitit 2006 se “procesi i  privatizimit ėshtė i korruptuar”, por atėher sikur edhe tashti ky proces ėshtė prir nga ministri aktual i tij pėr ekonomi e finansa, zoti Ahmet Shala. Duke qenė njė proces i mbyllur, privatizimi ka qenė subjet i vendimeve tė qarqeve tė ngushta politike, tė cilat jo rrallė kanė treguar se janė ndikuar direkt nga sektori privat. Minimizimi i rolit tė Parlamentit tė Kosovės dhe tė forumeve tjera tė pavarura nė kėtė proces ka krijuar njė ambient tė pėrshtatshėm qė privatizimi t’u shėrbejė interesave tjera nga atij tė pėrgjithshėm. Duke e bėrė privatizimin si njė destinacion tė domosdoshėm tė pronės publike, shpesh ky proces ka terminuar asetet publike mė shumė sesa qė ka shėrbyer pėr ekonominė kosovare.

 

Privatizimi nuk ėshtė zgjidhje e domosdoshme kundėr korrupsionit

     Vendet me njė politikė pė tė pėrgjegjshme dhe me njė integritet mė tė madh publik (Sllovenia, Kroacia) nuk kanė nxituar nė kėtė proces dhe sot e kėsaj dite mbajnė nė pronėsi publike sektorė me rėndėsi strategjike pėr ekononomitė e tyre. Madje edhe vende qė nuk kanė qenė asnjėherė pjesė e bllokut socialist kanė mbajtur ose rikthyer rolin e pronės publike nė sektor tė rėndėsishėm pėr shtetin (Anglia transportin hekurudhor, Franca Postė-telekomunikacionin). Shtetet qė kanė nxituar nė privatizim tė shfrenuar zakonisht iu ėshtė kthyer ky proces nė njė stagnim ekonomik. Ėshtė e qartė se privatizimi i pronės publike nė disa raste ėshtė i domosdoshėm. Ai shpesh ėshtė pėrgjigjja e vetme ndaj keqmenaxhimit dhe ndikimeve qė vijnė nga sektori privat. Mirėpo, privatizimi nuk ėshtė shpėtim definitiv i njė kompanie qė ėshtė i rrezikuar nga korrupsioni, ndikimi i sektorit privat, ose keqmenaxhimi, por ai nė kėto raste thjesht shėrben pėr tė mbushur arkėn e shtetit, e cila pastaj zbrazet sėrish nėpėrmjet politikave tė krijuara nga po ata akterė qė kanė sjellur nė kėtė situatė kompanitė publike. Nė kėtė mėnyrė edhe kur privatizimi i ndėrmarrjeve publike ėshtė i domosdoshėm pėr shkak tė degraditim tė vlerės sė kėtyre kompanive e korporatave, efekti final i shitjes sė tyre asnjėherė nuk ėshtė ai qė dėshirohet. Politika nėpėrmjet veprimeve tė papėrgjegjeshme i sjell nė kolaps kompanitė publike duke e bėrė shitjen e tyre tė duket e domosdoshme. Mirėpo, paratė e mbledhura nga ky proces pėrfundojnė pothuajse si edhe vetė kompanitė qė janė sjellur nė buzė kolapsi nga e njejta politikė: tė keqmenaxhuara, tė keqpėrdorura apo thjesht tė pashfrytėzuara. Nė Kosovė madje paratė e privatizimit thjesht nuk mund tė shfrytėzohen pėr shkak tė bllokadės qė i ka venė kėtij fondi faktori ndėrkombėtar. Qėllimi i pėrgjithshėm i shitjes sė pronės publike ėshtė qė paratė e marra tė investohen ose nė shėrbime tjera mė urgjente publike, ose nė nxitjen e zhvillimit ekonomik nėpėrmjet pėrdorimit tė kėtyre parave si kredi me kritere tė favorshme. Nėse paratė e privatizimit nuk mund tė pėrdoren pėr kėtė qėllim (Kosova nuk ka strategji zhvillimi) dhe nėse privatizimi thjesht transferon nė tėrėsi njė pronėsi tė njė aseti nė duart e kapitalit privat, atėhėrė ku qėndron interesi dhe qėllimi i privatizimit nė Kosovė?

 

Qeverisja e pa-parashikuar, mėnyrė pėr

ta manipuluar pronėn publike

     Mėnyra si ėshtė qeverisur privatizimi deri sot nė Kosovė rrezikon qė tė rrėzojė pėrtoke kėshtjellat e fundit qė qėndrojnė nė ekonominė kosovare. Tė tri kompanitė kryesore publike praktikisht pėrbėjnė pjesėn mė tė rėndėsishme tė ekonomisė sė Kosovės. Privatizimi i tyre po shkon nė njė formė tepėr tė mbyllur dhe pa qartėsuar paraprakisht opcionet, procedurat dhe modalitetet qė do tė ndjeken. Kjo pa-parashikushmėri e kėtij procesi duket tė jetė njė rrugė e ndjekur qėllimisht nga kjo qeveri si edhe nga qeveritė tjera. Mbajtja e procesit nė njė pa-parashikushmėri tė plotė pamundėson aktorėt e ndryshėm qoftė institucional qoftė tė pavarur qė tė bėjnė njė monitorim tė vazhdueshėm dhe me parametra tė matshėm tė kėtij procesi. Duke filluar nga angazhimi i kompanive pėr vlerėsimin e kompanive publike, mospėrcaktimin e kushteve dhe kritereve pėr procesin e vlerėsimit dhe tė pėrgaditjes sė kėtyre kompanive pėr privatizim, duke kaluar tek themelimi vetėm formal i komisioneve e agjensioneve pėr privatizim pa ndonjė mandat tė qartė, e gjer tek injorimi i tėrėsishėm i Parlamentit si institucioni mė i lartė si dhe me njė kornizė ligjore tė mangėt , tė gjitha kėto janė indikatorė qė procesin e privatizimit tė kompanive publike e bėjnė jo vetėm tė paparashikueshėm, por edhe leht tė manipulueshėm nga interesa e grupe parciale.

 

Privatizimi i politikave si fazė paraprake e privatizimit tė komapnive

     Privatizimi nė Kosovė nuk ka njė kornizė tė plotėsuar ligjore. Si proces ai ėshtė i definuar vetėm nė rregulloret e UNMIK-ut, kurse nuk ka ligj qė nė mėnyrė gjithpėrfshirėse rregullon kėtė fushė. Mangėsia nė aspektin legjislativ nė lidhje me procesin e privatizimit ka krijuar njė ambient pėr t’i manipuluar politikat nga interesa parciale. Pėrgjithėsisht ligjet dhe dokumentat qė ndėrlidhen me privatizimin i pėrgadisin kompani ndėrkombėtare ligjore, tė cilat madje edhe zgjedhen nga konsulantė ndėrkombėtarė tė Qeverisė sė Kosovės qoftė nėpėrmjet “asistencės teknike” tė Bankės Botėrore, qoftė nėpėrmjet grupeve tjera konsulente tė krijuara nga agjensionet ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė. Zakonisht kėto grupe kanė vendim mė determinues ndaj Qeverisė sė Kosovės sesa vetė Parlamenti i Kosovės. Pėr shembull, Kompani ndėrkombėtare konsulente pėr projektin Kosova e Re kanė pėrgaditur jo vetėm procedurat ligjore por edhe politikat e dokumentat e rėndėsishme madje edhe projekt-strategjinė pėr energjetikė; Legjislacioni qė rregullon partneritetin publiko-privat dhe koncesionin praktikisht ėshtė shkruajtur nga konsulentė ndėrkombėtarė dhe nuk ėshtė e rastėsishme pėr shembull qė me kėtė kornizė ėshtė pėrcaktuar qė minierat mund tė jepen me koncesion pėr njė afat 40 + 15 vjet (shumė inisiativa vendore pėr zvogėlimin e kėtij afati nė 15 vjet janė injoruar); Legjislacioni qė rregullon partneritetin publiko-privat dhe koncesionin praktikisht ėshtė shkruajtur nga konsulentė ndėrkombėtarė dhe nuk ėshtė e rastėsishme pėr shembull qė me kėtė kornizė ėshtė dhėnė mundėsi qė edhe mbi kohėzgjatjen e pėrcaktuar me ligjet pėrkatėse pėr koncesionin tė lihet mundėsia e zgjatjes sė afatit pėr dhjet vjet tjera; Kompania qė vlerėson PTK-nė dhe e pėrgadit atė pėr privatizim ėshtė e huaj dhe e zgjedhur nė mėnyrė jotransparente nga Qeveria; etj. Duke pasur para sysh kėto dhe faktin se institucionet e Kosovės nuk kanė shumė kapacitete pėr tė ta studiuar e sfiduar legjislacionin e pėrgaditur nga kompanitė ndėrkombėtare nė fushėn e privatizimit dhe koncesioneve, i bie praktikisht qė, me angazhimin e njė komanie ndėrkombėtare pėr tė pėrgaditur procedurat dhe politikat pėr privatizim dhe koncesion, sė pari ėshtė duke ndodhur privatizimi i procesit legjislativ dhe i nxjerrjes sė politikave nė kėtė fushė, i cili pastaj ka si rezultat favorizoimin e interesit tė sektorit privat, kryesisht tė huaj. Njė lexim i vėmendshėm i cilitdo ligj e dokument tė lartpėrmendur krijon bazė tė mjaftueshme pėr kėtė konkludim. Pra politikat pėr privatizimin e sektorit publik jo vetėm qė nxirren nga sektori privat pothuaj se pa kurrfar kujdestari qė ruan interesin publik, por madje nxirren nga kompani tė huaja kryesisht pėr kompani tė huaja.

 

Njė skenar i zi i procesit tė privatizimit tė kompanive publike

     Privatizimi si proces nė ish-bllokun socialist e ka zanafillen nė fillimin e viteve tė nėntėdhjeta. Si njė epidemi nga shumė vende nė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer drejt e nė rendin kapitalist qeveritė e vendeve qė dilnin tė lodhura nga komunizmi adaptonin pa ndonjė pikėpyetje kėtė proces qė ishte nė njėfarė mėnyre edhe porta e futjes sė kapitalit tė huaj nė kėto ekonomi nėn retoriken e tregut tė hapur. Ky proces diku ka sjellur zhvillim e diku thjesht ka qenė njė mėnyrė pėr t’i eksploatuar resurset natyrore tė kėtyre vendeve. Mirėpo, nga kjo kohė ka kaluar rreth dy dekada. Ky proces tashmė ėshtė testuar dhe vendet qė vendosin tė hedhin njė aset nė privatizim kryesisht nxjerrin mėsime nga eksperiencat e mėhershme. Kosova jo vetėm qė nuk ėshtė duke nxjerrė mėsime nga eksperiencat e mėhershme tė procesit tė privatizimit, por ėshtė duke u hedhur nė kėtė proces me maninė dhe pamaturinė e njejt tė vendeve qė kishin dalur nga regjimi komunist nė fund tė tetėdhjetave apo nė fillim tė nėntėdhjetave. Privatizimi PER SE nuk garanton sukses nė zhvillim ekonomik. Nė pėrgjithėsi ėshtė konfirmuar se njė privatizim i studiuar mirė nxjerr biznesin nė pronėsi publike nga qorrsokaku i keqmenaxhimit dhe pėrzierjes sė ndikimit tė sektorit privat, por kjo para sė gjithash duhet tė vijė pas marrjes sė masave pėr ruajtjen e vlerės sė kėtyre bizneseve. Nė Kosovė siē ėshtė parė nuk ka pasur asnjė garanci nė privatizim do tė ruhet interesi i pėrgjithshėm. Pėrkundrazi, privatizimi i sektorit publik ėshtė shndėrruar nė qėllim final pėr kėtė sektor dhe ai ka qenė fati i bizneseve publike pa marrė para sysh rentabilitetin e tyre dhe arsyeshmėrinė e futjes sė tyre nė privatizim. Sot tė tri kompanitė publike, ose tregojnė bilancė shumė pozitiv (PTK e Aeroport) ose fillim tė pėrmirėsimit tė bilancit (KEK). Pavarėsisht prej kėsaj qeveria ėshtė zotuar se brenda kėtij viti do tė heq qafesh kėtė sektor duke e dorėzuar atė nė duart e sektorit privat, qė kryesisht nėnkupton kompani tė huaja. Nė kėtė formė publiku kosovar thjesht do tė shpronėsohet nga ky sektor dy herė duke qenė se sė pari i merret atij prona publike mbi kėto kompani dhe sė dyti prona i dorėzohet njė kompanije tė huaj. Nė anėn tjetėr pėrfitimet tepėr tė ulėta qė eventualisht mund tė vijnė nga shitja nuk ėshtė e sigur. Fitimet qe do mund ti nxjerr Kosova nga taxat dhe tatimet e ndryshme kursesi nuk mund t’i kalojnė fitimet neto momentale tė kėtyre komapnive. Nė anėn tjetėr, Kosova nuk ka nevojė pėr para kesh sepse suficitet vjetore janė shume tė medha pėr me shumė, Kosova ka tė bllokuara paratė nga privatizimi si dhe parat nga kursimnet pensionale.

 

Korrupsioni si alibi pėr shitje

     Nė shumicėn e rasteve zgjidhja qė tregon rezulate nuk ėshtė as mbajtja e ndėrmarrjeve nė pronėsi publike, as shitja e tyre, por njė rrugė e ndėrmjeme. Pėrfshierja e kapitalit dhe strukturave private brenda kompanive publike nė njė masė tė konsiderueshme zvogėlon korrupsionin dhe keqmenaxhimin dhe rrit vlerėn e korporatave e kompanive publike, por transferimi i thjesht i tyre nė duart e kompanive private tė huaja, ashtu siē po ndodhė nė Kosovė, ėshtė thjesht njė heqje dorė nga ekonomia vendore. Shpesh privatizimin e kompanive publike Qeveria e Kosovės e areyston me tėrheqjen e investimeve tė huaja direkte (FDI). Mirėpo, as ky argument nuk qėndron sepse FDI ėshtė e preferueshme nė ata sektorė qė nuk kanė funksionuar mirė ose nė tė cilėt janė dashur investime tė mėdha pėr t’i revitalizuar. Sektori i kompanive tė mėdha publike nė Kosovė ėshtė funksional, fitimprurės dhe nėse ka vullnet leht i menaxhueshėm. Keqmenaxhimi dhe korrupsioni nė sektorin e kompanive publike ėshtė leht i identifikueshėm dhe shumė leht i luftueshėm, por nuk ka vullnet pėr ta bėrė kėtė meqė duhet krijuar alibi pėr shitjen e tyre.

 

Korporata Eenergjetike e Kosovės

     Ndėrmarrja mė e madhe e vendit vazhdon tė jetė Korporata Energjetike e Kosovės – KEK. Qė nga themelimi i saj KEK-u ėshtė pėrballuar me menaxhmente jo vetėm skajshmėrisht tė politizuara, por edhe me konflikte tė ashpra interesi. Pėr njė kohė tė gjatė Bordi i kėsaj kompanie ėshtė udhėhequr nga kryetari i Komitetit drejtues pėr Kosova C/e Re, qė nėnkupton praktikisht njė projekt konkurrent pėr KEK-un. Nga kėta pėrfaqėsues qė mbajnė pozita tė konfliktit tė interesit janė nėnshkruajtur kontrata qė kanė dėmtuar KEK-un vit pas viti. Jo vetėm kaq, me vite tė tėra ėshtė investuar pa ndonjė verifikim tė kthimit tė kėtyre investimeve nė KEK dhe ka pasur raste kur milionat e futura nė transformatorė apo turbina janė djegur pėr punė ditėsh. Nė vitin 2007 mediat kanė raportuar se investimi prej rreth 10 milionė eurosh nė njė turbinė tė Kosovės A ėshtė djegur vetėm tre ditė pas promovimit nga qeveria, kurse nė vitin 2009 ėshtė raportuar se miliona euro investime nė teknologji thjesht qėndrojnė nė pronat e KEK-ut pa u futur nė funksion fare. Nė anėn tjetėr importimi i rrymės nga kompani tė huaja me ēmim shumė mė tė shtrenjt sesa rajoni, por edhe dhėnja e tenderėve tė rėndėsishėm kompanive tė huaja derisa KEK-u ka kapacitete qė tė njejtat punė t’i kryej vetė, tregojnė se kjo kompani nuk ėshtė duke u keqmenaxhuar. Ky keqmenaxhim ėshtė pėrsėritur vit pas viti dhe prandaj lė tė kuptohet se po bėhet qėllimisht. Kontratat e ripėrtriera me kompani tė huaja pėrkundėr performansės sė dobėt (shih historinė e ESBI Consultants LTD nė KEK) dhe shėrbimeve tė shtrejnta kanė dėmtuar kėtė kompani nė vazhdimėsi. Kjo qasje nuk ka ndyrshuar me ndryshimin e qeverive nė Kosovė dhe sikur ėshtė bėrė e vetmja qasje tashmė. Edhe aktualisht dalin informacione nga KEK se tė njejtat teknologji blihen me ēmim gjer nė dhjet fish mė shtrenjt nėpėrmjet prokurimeve direkte ose madje edhe nėpėrmjet prokurimeve tė rregullta. Dukuri tė njejta ndodhin nė tė gjita njėsitė e kėsaj korporate, nė KOSST, Distribucion, Mihje e Gjenerim. Duket se tėrė kjo thjesht ėshtė duke ndodhur vetėm pėr ta ēuar kėtė korporatė pashmangshėm drejt copėzimit, zhvlerėsimit e mė vonė privatizimit me njė ēmim tepėr tė ulėt. Vetėm disa vite mė parė KEK-u ėshtė vlerėsuar nga njė kompani ndėrkombėtare me mbi gjashtė miliardė euro. Kjo qeveri, gjegjėsisht Ministria e Ekonomisė dhe Finansave vitin qė shkoi fliste pėr njė vlerė krejtėsisht banale prej 500 milionė eurosh.

 

Posta e Telekomi i Kosovės

     Kompania mė fitimprurėse nė pronėsi publike ėshtė PTK. Vetėm dy vite mė herėt kjo kompani ėshtė vlerėsuar mbi njė miliarde euro. Qė nga fillimi i mandatit tė kėsaj qeverie kjo kompani ėshtė pėrballuar me probleme tė jashtzakonshme tė politizimit dhe konfliktit tė interesit. Rreth gjysėm viti kjo kompani qėndroi pa drejtor duke qenė se Bordi tėrėsisht i politikzuar kishte kushtėzuar nėnshkrimin e kontrates me Dradafon (mė vonė Dardafon.net) pėr kėdo qė donte tė bėhej drejtor. Kjo kontratė qe vlerėsuar si vdekjeprurėse pėr PTK-nė nga njė grup i ekspertėve tė kėsaj kompanie qė pėrbėnin Bordin e Drejtorėve nė tetor tė vitit 2008. Nė mesin e kėtij grupi qė e pa kontraten me Dardafon me potencial shkatėrrues pėr Valėn 900, ka qenė edhe vetė drejtori aktual i kėsaj kompanije, Driton Latifi. Pėrkundėr kėsaj kontrata me Dardafon ėshtė pėkrahur nga Bordi i PTK-sė dhe nga Qeveria Thaēi. Nė anėn tjetėr qė prej fillimit tė vitit 2008, kjo kompani thuhet tė ketė punėsuar rreth 800 veta, gjė qė ka ngarkuar sė tepėrmi kėtė kompani nė pėrballimin e konkurrencės. Transferimi i menaxherėve tė PTK-sė nė kompani konkurrente sidomos tė Valės 900 poashtu ka filluar me ardhjen e kėsaj qeverie nė fuqi. Kėto dhe veprime tjera tė nivelit qeveritar dhe menaxherial potencialisht kanė reduktuar efektshmėrinė e biznesit tė kėsaj kompanije dhe nė fund tė vitit 2008 ėshtė raportuar pėr njė rėnje prej 30% e tė ardhurave, tendencė qė ėshtė pėrcjellur edhe nė vitin 2009. Kėshtu nga njė kompani qė dy vite mė parė kishte njė vlerė mbi njė miliardė euro, sot vlerėsohet qė kjo kompani tė mos kalojė 300 milionė euro vlerė. Nė anėn tjetėr pėrgjigjja e vetme e Qeverisė pėr kėtė ka qenė privatizimi dhe pėrkrahja e kontratave e politikave qė thjesht kanė reduktuar vlerėn e kėsaj kompanije. Ėshtė krijuar Komisioni pėr privatizimin e PTK-sė i udhėhequr nga Ministri aktual i ekonomisė dhe finansave, por kjo asnjėherė nuk ka kaluar nėpėr kuvend. Ky komision ėshtė thėnė se do tė dalė me modalitetet qė do tė ndiqen pėr privatizimin e PTK-sė, por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur ndonjėherė nė ndėrkohė qė flitet se privatizimi do tė ndodhė brenda kėtij viti. Nė anėn tjetėr, PTK tashmė ka angazhuar njė kompani pėr ta caktuar vlerėn e saj dhe pėr ta pėrgaditur atė pėr privatizim. As sot e kėsaj dite nuk dihet emri i kompanisė qė ėshtė pėrcaktuar pėr ta bėrė pėrgaditjen e PTK-sė pėr privatizim sikundėr qė publiku kosovar nuk e ka parė asnjėherė kontraten tė vlerėsuar si shumė tė dėmshme mes PTK-sė dhe Dardafon.net.

 

Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės

     Njė proces zėvendėsimi i stafit menaxhues nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės - ANP ka ndodhur qė nga emrimi i menaxhmentit aktual. Zyrtarėt sindikal tė kėsaj kompanie kanė ngritur zėrin pėr shkelje dhe diskriminime nė punėsim si dhe kontrata jotransparente dhe potencialisht tė dėmshme. ANP akoma nuk e ka njė drejtor menaxhues tė zgjedhur sipas kėrkesave ligjore pėr konkurrencen e lirė dhe sipask kėrkesave tė OECD-sė. Politika e mbipunėsimit dhe e injorimit tė kompetencės nė punėsim po e ngulfatė kompaninė. Kompanitė qė pretendojnė koncesionimin e ANP-sė tashmė kanė vėnė kontaktet me autoritetet e Kosovės, gjė qė tregon se kėtu ėshtė duke u lėvizur pa asnjė plan por me qėndrimin e paracaktuar se ANP duhet tė jepet me koncesion. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre ANP ka njė trend tė rritjes sė tė hyrave dhe ka shėnuar madje tė ardhura rekord, gjė qė para sė gjithash vie si rezultat i monopolit nė kėtė treg. Mirėpo, ėshtė paradoksale qė menaxhmenti aktual dhe Qeveria e Kosovės vazhdimisht raporton pėr tė ardhura rekord dhe nė anėn tjetėr angazhohet pėr dhėnjen me koncesion tė kėsaj kompanie duke mos e vėnė kėtė nė dyshim pėr asnjė moment. Njė zgjidhje mė e mirė sesa koncesioni do tė ishte investimi i fitimeve nė modernizim dhe rritje tė ANP-sė, por kjo as qė merret nė konsiderum nga qeveritarėt kosovar.

 

( Publikuar nė www.pashtriku.org, 17. 05. 2010 )