Kur KEK’u konsumatorėt i furnizon me errėsirė!?

 

SERBIA NA KA MASAKRUAR FIZIKISHT,

KEK’u PO NA TERRORIZON SHPIRTĖRISHT!

 

Mėsohet se ėshtė ndaluar nė KEK pėrdorimi i internetit pėr shkak tė informatave qė kanė daluar nė opinion pėr keqpėrdorimet e mėdha nė KEK, siē ka ndodhur publikimi i tyre nė Agjencin informative tė pavarur “WWW.PASHTRIKU.ORG”.

 

Shkruan: Ejup Krasniqi * Prishtinė, 24. 02. 2010

 

Foto: Shtabi drejtues i KEK’ut - Fadil Ismaili, Drejtor i KOSTT’it; Gjergj Buzuku, Administrator i Pėrgjithshėm i Konfindustrisė; Justina Shiroka’Pula, Ministrja e Energjisė dhe Minierave; Arben Gjukaj, Drejtori Menaxhues i KEK’ut dhe Hashim Thaēi, Kryeministri i Republikės   Kosovės.

 

     Tė parėt qė ndjejnė peshėn e mungesės sė energjisė janė pėrdoruesit industrial, ata tė ekonomisė sė vogėl, tė rrjetit tė shėrbimeve publike dhe ata tė amvisnisė. Ndėrprerjet e tejzgjatura tė energjisė ndikojnė edhe nė mungesat e furnizimit tė qytetarėve me ujė tė pishėm. Bizneset e investitorėve tė huaj dhe vėndas kanė zbritur nivelin e tė ardhurave nga ekonomia, ē’ka ka bėrė qė masat e ndėrprerjes sė shpeshtė tė energjisė tė shikohen me dyshim. Kjo gjendje kaotike nė KEK ka bėrė qė tė mbyllen shumė ndėrmarrje e lokale tregtare dhe shumė konsumatorė tė tjerė tė mos janė nė gjendje ta paguajnė energjin e hargjuar.

     Lexuesit e njehėsorėve elektrik ose (specialist tė daljeve siē i quajnė tani) janė keqpėrdoruesit mė nė zė tė KEK-ut, e si mos tė jenė tė korruptuar ku mbi 50 lexues ose specialist tė daljeve, janė nga Opoja tė punėsuar nga menaxheri i Distriktit nė Prizren Vebi Sofiu pėr kėtė mė sė miri mund tė vėrtetohet nė zyrat e Sherbimit pėr pėrkujdesjen e konsumatorėve dhe nė sherbimin e faturimit ku konsumatorėt pėr ēdo ditė japin vėrejtjet e tyre mbi korruptimin e lexuesve si dhe ndaj keqfaturimit tė faturave nga ana e faturistėve tė cilėt i mbulojnė lexuesit pėr mospunėn e tyre duke u shėnuar nė fatura konsumatorėve hargjimin jo real tė energjisė.

 

 

     Shėrbimi i faturimit udhėhiqet nga nipi i Vebi Sofiut, i cili erdhi nga rruga dhe u avancua sa ēel e mbyllė sytė pėr Shef tė faturimit. Sherbimi i kontrollės (bazhdarimit) ose tani specialist tė njehėsorėve siē po e quajnė, poashtu ėshtė tejet i korruptuar ku me konsumatorėt tė cilėt e vjedhin energjinė ata bėjnė pazar pėr interesa personale anipse dėmtohet KEK-u. Nė kėtė sherbim punojnė tė gjithė bashkėvendasit e Vebi Sofiut nga Sharri, dhe pėr kėtė ata bėjnė ēfarė tė duan me konsumatorėt, se kanė pėrkrahjen nga Vebiu.

     Nė sherbimin e mirėmbajtjes sė rrjetit tė pėlqimeve elektroenergjetike nė lidhjet e reja nuk mund ta gjesh qoftė edhe njė punėtor tė pakorruptuar. Para se Vebiu tė bėhej Menaxher, ka punuar si inxhinier i matjes dhe po tė pytėn njė nga njė konsumatorėt qė punojnė me njehsor tė energjisė elektrike qė kanė maksigraf secili prej tyre tė deklaron se pėr rregullimin e maksigrafit Vebiu u ka marrė nga 150 marka gjermane e mė vonė nga 150 euro, duke u sugjeruar konsumatorėve se nėse ju pyet ndonjė zyrtar nga KEK’u i thoni se maksigrafin e kanė rregulluar ata tė Prishtinės, mjetet e marrura nga konsumatorė i ka futur nė xhepin e tij.

     Po tė bisedosh me punėtorė tė kėtij Distrikti ata do tė thonė se Vebiu dhe Menaxheri i Rrjetit Ibrahim Elezi e rrjepėn KEK’un duke vjedhur, por jo vetėm kėta. Punėtorėt e pyetur duan tė mbeten anonym se Vebiu i ndėshkon me largim nga puna. Vebiu vozit automjetin zyrtar tė KEK’ut Cheverlet Captna, dhe fare pak shfrytėzohet pėr nevoja zyrtare, ai e shrytėzon pėr nevoja personale, ndonėse hargjimet e derivative dhe amortizimi paguhen nga shpenzimet e KEK’ut! Edhe pse nė mosh ėshtė i ri, Vebiu ka njė pronė private tė pasuris sė tij marramendėse.

     Shtrohet pyetja prej nga e tėrė kjo pasuri?!

     Nėse i referohemi njė hulumtimi tė “Index Kosova” KEK’u del mė i korruptuari, faktet janė tė shumta, nė Divizionin e Furnizimit para pak muajesh pėr Menaxhere e kanė sjellė Hyrmet Hasan Mydytin, me nr. ID. 12391. E lartėpėrmendura ėshtė paranuar pa konkurs dhe nuk ėshtė e kualifikuar pėr ta udhėhequr kėtė menaxhment. Ajo ka tė kryer fakultetin tre vjeēar pėr Kompjuterikė dhe Telekomunikacion, ka ndėrruar disa punė sepse punėdhėnėsit e kanė larguar pėr paaftėsi dhe sjellje arrogante nė punėt e mėparshme. Mė herėt ajo ka punuar pėr UNMIK-un, dhe kjo mafi ndėrkombėtare pastaj e punėson atė nė KEK, dhe mafia e kėsaj Korporate, nga hiēi e avancon nė Menaxhere dhe kjo si duket se i ka konvenuar mė sė shumti njeriut mė tė korruptuar nė Distriktin e Prizrenit Vebi Sofiut, i cili kontrollon edhe kėtė menaxhment pėr mes kėsaj unmikase.

     Pėr 11 vjet me radhė janė bėrė eksperimente nga mė tė ndryshmet nga drejtuesit ndėrkombėtar dhe vendor qė detyrė e kėtyre ”ekspertėve” ka qenė tė keqmenaxhohet e jo tė dilet nga kriza e gjeneratorėve shurdhues dhe projekteve destruktive “KEK-PO” dhe kategorizimi i konsumatorėve nė “ABC”, nga e tėrė kjo krijohet pėrshtypja se nė KEK mungon institucioni i pėrgjegjėsisė.

     Bazuar nė njoftimet e dhėna nga mediat Z. Eshly drejtor i ESBI’sė irlandeze pėr KEK’un merr pagėn mujore deri nė 30.000 euro dhe nėn kėtė vlerė marrin bashkėpunėtorėt e tij ndėrkombėtar. ESBI’ja ka marrur 25% tė mjeteve tė inkasuara, kontratė kjo e nėnshkruar mes qeverisė dhe ESBI’sė, edhe pse asnjė pikė e kontratės nuk ėshtė pėrmbush nga ESBI e cila ka qenė e dėshtuar nė Bosnje dhe Kroaci. Pėr kėtė ESBI ka tė drejt tė tallet me Qeverinė dhe konsumatorėt e Kosovės pasi ėshtė paguar pėr keqmenaxhim. ESBI ėshtė e njohur pėr prodhimin e njė fabrike me menaxher tė zgjedhur pa kurrfarė kriterėsh. Ata menaxher mjafton tė jenė tė dėgjueshėm dhe servilė, ndėrsa ka menjanuar masėn mė progresiste tė kuadrove dhe punėtorėve tė vyeshėm.

    Por e njejta gjė po ndodh edhe sot, Vebi Sofiu mban lidhje tė forta me Drejtorin Menaxhues tė KEK’ut Arben Gjukaj dhe pėr kėtė ai krekoset se s’mund t’i bėn askush asgjė prej gjėje me qė ai mban lidhje tė forta me kreun e KEK’ut. Pėr kėtė fakt, flet personi qė ka njė post bukur tė lartė nė Divizionin e Furnizimit nė Prishtinė, ku ai shumė herė ka marrė pjesė nė auditimin e Distriktit nė Prizren. Ai dėshiron tė mbetet anonim sepse rrezikohet ta humb punėn nga mafia e korruptuar e KEK’ut. Mėsohet se ėshtė ndaluar nė KEK pėrdorimi i internetit pėr shkak tė informatave qė kanė daluar nė opinion pėr keqpėrdorimet e mėdha nė KEK, siē ka ndodhur publikimi i tyre nė Agjencin informative tė pavarur “WWW.PASHTRIKU.ORG”.

     Nė kėtė vit rrezikohen tė largohen nga puna shumė punėtorė dhe s’ka kush i mbron ata?! Nėse s’ka kush t’i mbroj punėtorėt e KEK’ut, atėherė kush do t’i mbron konsumatorėt nga ndėshkimi dhe diskriminimi qė po ju bėn menaxhmenti i KEK’ut?!

     Tani pritet shtrenjėtimi pėr 14 % i energjisė elektrike, ēkyējet kolektive nga furnizimi me energji elektrike janė bėrė pėrditshmėri terrorizuese, vėrtet konsumatorėt dhe qytetarėt e Kosovės nuk e meritojnė kėtė ndėshkim dhe diskriminim nga ana e KEK’ut. Njė konsumator nga Anadrinia me indinjatė tė thellė ėshtė shprehur permes mediave se: “Serbia na ka masakruar fizikisht, ndėrsa KEK’u po na terrorizon shpirtėrisht.”

     Fakti qė ndėrprerjet e tejzgjatura ku shumica e fshatrave dhe lagjeve tė qyteteve nė Kosovė janė pėr orė tė tėra nė errėsirė kanė ngjyrime burokratike e klanore, sepse aty ku jetojnė qeveritarėt dhe menaxherėt e KEK’ut, kanė 24 orė dritė. Ndėrkaq menaxhmenti i errėsirės po tallet me popullin e Kosovės edhe pse ky popull po e paguan mė sė shtrenjti nė botė rrymėn. Ky keqmenaxhim ka rezultuar me nervozizėm dhe mllef tė madh tek konsumatorėt, gjė qė nė fillim tė kėtij viti kanė protestuar kundėr padrejtėsive qė po u bėnė KEK’u, nė tė gjitha Distriktet e Kosovės.

Ky ėshtė vetėm fillimi?! Duket se e ardhmja nuk do tė jetė nė favor tė keqmenaxhuesve…

* Autori ėshtė gazetar i pavarur.