Njė vazhdimėsi e hidhur nė Ministrinė e Energjisė dhe Minierave

 

STRATEGJIA E ENERGJISĖ

BARRIERĖ E ZHVILLIMIT STRATEGJIK

 

    Kosovės i mungon strategjia nacionale e energjisė, siē i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik. Dokumenti i miratuar qė sot quhet strategji, ėshtė mė shumė njė kopjim programesh e projektesh tė ndėrmarrjeve energjetike, planifikim punėsh operative tė sektorit, parashikime pa analiza dhe studime pėrkatėse, plane tė pabazuara pėr shpėrbėrjen dhe privatizimin e KEK’ut, objektiva tė paargumentuara pėr ngritjen e kapaciteteve tė reja.

 

Shkruan: Fatos Aliu * Prishtinė, 15 maj 2010

____________________________________________________________________________________________

 

     Sė fundi, kemi miratimin nė Kuvend tė Strategjisė sė Energjisė (2009-2018). Rishikim pas rishikimi, improvizim pas improvizimi, zvarritje pas zvarritjeje, edhe kjo “strategji” e re /e vjetėr/, e pėrsėritur, qė nga themelimi i MEM’it, ka qenė e ka mbetur nė themele tė kalbura tė AKM’sė famkeqe. Strategjia kaloi “nė konfidencė”, e pa debatuar as nė MEM, e lere mė nė publik tė gjėrė, duke i injoruar komentet dhe rekomandimet, si brenda edhe jashtė kėsaj ministrie.

 

 

     Kjo lloj “strategjie” u bė sipas njė modeli klasik kolonial, dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt as me modelet bashkėkohore, aq mė pak me interesat kombėtare tė Kosovės. Ka qenė dhe ka mbetur barrierė absurde e zhvillimit tė Kosovės, hije e keqe pėr qytetarėt e saj. Secili qė kupton nga strategjia, bėn pyetje:

·        pse kjo lloj “strategjie”, a ka nė tė vėrtetė strategji tė energjisė Kosova?

     Pėrgjegjen do ta gjeni te politikat e privatizimit piratesk tė ndėrmarrjeve dhe resurseve tė Kosovės. Prandaj nuk janė lejuar e nuk lejohen analiza dhe studime strategjike tė interesit kombėtar, debate tė gjėra publike, involvim tė potencialit pėrkatės vendor, politika qė respektojnė shprehjen e opinionit publik dhe vullnetin qytetar.

     Nė realitet, Kosovės i mungon strategjia nacionale e energjisė, siē i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik. Dokumenti i miratuar qė sot quhet strategji, ėshtė mė shumė njė kopjim programesh e projektesh tė ndėrmarrjeve energjetike, planifikim punėsh operative tė sektorit, parashikime pa analiza dhe studime pėrkatėse, plane tė pabazuara pėr shpėrbėrjen dhe privatizimin e KEK’ut, objektiva tė paargumentuara pėr ngritjen e kapaciteteve tė reja.

     Gjithė kėtė pėshtjellim e ka mundėsuar edhe amallgami i rregulloreve dhe ligjeve tė UNMIK’ut, tė Serbisė, dhe tė institucioneve tė Kosovės. Shembull tipik i destruksionit institucional dhe menaxherial tė sektorit tė energjisė, ėshtė Ligji pėr Ndėrmarrje Publike, me tė cilin MEF i ka  marrė kompetencat pėr drejtimin e ndėrmarrjeve publike (komentuar me shkrimin tim tė datės 9 dhjetor 2009 botuar nė gazetėn Koha Ditore dhe faqe tė ndryshme internetit me titull: “MEF-i barrierė e MEM-it dhe e zhvillimit energjetik tė Kosovės”).

( Lexoni: Komente rreth Draftit final pėr Strategjinė e  Energjisė sė Kosovės )

     Interesi i Kosovės do tė dėmtohet gjithnjė e mė shumė, derisa tė kemi kėtė konglamerat ligjesh, e nė radhė tė parė sistemin zgjedhor i cili nė maje tė piramidės institucionale sjell mediokėr e injorantė, uzurpatorė e kollaboratorė, tė vjetėr e tė rinj. Krahas kėsaj, ky model i qeverisjes, i ka izoluar dhe pėrjashtuar tė gjithė ata e ato, qė nuk i nėnshtrohen kėtij sistemi kompromitues, tė dizajnuar sipas parimit tė njohur “pėrēaj e sundo”! Stafi i ndėrgjegjshėm civil nuk stimulohet, por demotivohet. Organizimi i brendshėm ėshtė katandisur, nė veēanti departamentet dhe divizionet, ku do tė duhej tė zhvillohej veprimtaria kryesore profesionale e njė ministrie.

     Sistemi aktual i qeverisjes e zbaton diferencimin edhe ndaj ekspertėve tė ndėrgjegjshėm ndėrkombėtarė. Se pėr ēfarė politikash dhe strategjie tė energjisė bėhet fjalė, tregon edhe largimi sė fundi nga MEM i ekspertit tė mirėnjohur ndėrkombėtar Delphia Michael, i angazhuar nga konsullenca ndėrkombėtare nė grup pėr analiza strategjike nė Departamentin e Energjisė dhe Strategjisė nė MEM, grup punues i kėrkuar, pastaj i anuluar nga vet MEM.

·        Pse ndodh kjo, pikėrisht kur fillon njė punė e mbarė me interes strategjik pėr Kosovėn?! 

     Kjo bėhet pėr t’i mbuluar planet e pėrfitimeve private klanore tė privatizimit, pėr tė pėrshpejtuar shpėrbėrjen dhe shitjen e Korporatės Energjetike tė Kosovės - KEK’ut dhe tė resurseve energjetike tė Kosovės! Pėr ta realizuar kėtė pirateri, duhej ndaluar analiza e planifikimit strategjik sipas modeleve tė dėshmura financiare nė botė, ashtu siē ishim nė rrugė ta bėnim me ekspertin e lartėpėmendur nė fjalė, praktikė e domosdoshme e tė gjitha shteteve tė perėndimit, pa tė cilėn nuk mund tė argumentohet e planifikohet vendi dhe pozicionimi real i sektorit tonė nė tregun rajonal dhe evropian tė energjisė, bėrja e reformave dhe investimeve pėrkatėse nė interes tė Kosovės.

     Kjo rrugė e mbrapshtė filloi nga shtylla e IV e UNMIK’ut, pastaj AKM’ja, e cila, sė bashku me horrat e rekrutuar tė vendit, brenda e jashtė institucioneve tė Kosovės, nė emėr tė mirėbesimit dhe ndihmės, nė emėr tė “reformave moderne” tė sektorit tė energjisė, morri kontrollin mbi KEK-un, mbolli korrupsionin, degradoi sistemin deri nė falimentim, degradoi vlerėn e aseteve energjetike, pėrgatiti shthurrjen e ndėrmarrjes nė kooperim me politikanė e menaxherė tė shthurrur, jo pėr tė investuar mbarė e mirė nė Kosovė, por pėr ta varfėruar, pėr t’i degraduar e pėrdorė si plaēkė tregu asetet dhe resurset e Kosovės.

 

( *  Tė interesuarit pėr detaje mė konkrete mund tė drejtohen te autori i kėti shkrimi, nė  tel: 044 11 22 42, apo mund t’i shkruani nė email: fatos.aliu@gmail.com. )

_______________________________________________________________________________________________

LEXONI:

 

KEK’u PO SHKON DREJT SHTHURJES, SA KUSHTON PASURIA E SAJ?!

_____________________________________________________________________________________________________________

MENAXHUESIT E KEK’ut DHE NEPOTIZMI!