Nė fokus

 

PRIVATIZIMI I NDĖRMARRJEVE PUBLIKE

NGA (PU)SHTETI PRIVAT!

 

Shkruan:  Isa Mulaj - Prishtinė, 16. 03. 2010

 

 

     Privatizimi i ndėrmarrjeve publike (NP) nė Kosovė, sidomos i atyre nė sektorėt strategjik, ėshtė duke u propozuar nė njė kohė tė pakohė dhe nga njė (pu)shtet privat. Nė fakt, nuk ėshtė as propozim nė kuptimin e duhur tė fjalės, por ide pas tė cilės qėndron vetėm pėrfitimi i pushtetit tė tanishėm privat nė Kosovė dhe disa tė huaj tė paidentifikuar nėpėrmjet jo transparencės. Ēdo gjė rreth kėsaj ideje deri mė tani mbetet enigmė, me pėrjashtim tė synimit tė disave nė pushtet. Banka Botėrore madje ka paralajmėruar se nuk ėshtė momenti pėr privatizimin e PTK-sė nė kėtė kohė krize kur ka rėnė interesimi i investitorėve, dhe ka shprehur skepticizėm pėr qėllimet e qeveritarėve tė tanishėm.

     Privatizimi i monopoleve nė sektorėt strategjik si KEK-u dhe PTK-ja zakonisht nuk parapėlqehen duke i ditur rreziqet pėr konsumatorėt dhe klientėt nė mungesė tė alternativave tjera. Edhe nė shumicėn e shteteve tė zhvilluara me ekonomi tė tregut ku ka disa ndėrmarrje dhe konkurrencė nė kėta sektorė, shteti ose ėshtė pronar dominant i shumicės sė aksioneve, ose nė rast se ndėrmarrjet e tilla publike janė privatizuar nė masėn mė tė madhe tek blerėsit privat, atėherė shteti ka njė institucion tė veēantė rregullues ose rregullator qė pėrkujdeset pėr tė mos lejuar diskriminimin ndaj konsumatorėve dhe klientėve, sepse energjia elektrike dhe telekomunikimet janė produkte tė domosdoshme dhe tė ndjeshme. Mbi kėtė bazė teorike shumė ekonomistė shprehin me tė drejtė shqetėsimin e privatizimit tė sektorėve strategjik, e aq me tepėr dhe me tė drejtė nė rastet kur ndėrmarrjet publike janė nė pozita monopoliste.

     Jo rastėsisht, edhe nė Kosovė u ngrit shqetėsimi kundėr idesė sė hedhur nga Qeveria dhe synimin e saj pėr shitjen e ndėrmarrjeve publike si KEK dhe PTK. Privatizimin e tyre nėpėrmjet deklarimeve e pėrkrah edhe ambasadori i SHBA-ve nė Kosovė, Christopher Dell, me arsyetimin se kėto dy NP tė mėdha janė bastioni kryesor i ndėrhyrjeve, korrupsionit dhe keqpėrdorimeve tė shumta nga (pu)shteti i Kosovės (sidomos i sotshėm, por edhe i kaluari, e ndoshta edhe i ardhshmi) dhe se privatizimi do t’ua ndalonte qeveritarėve keqpėrdorimet e shfrenuara dhe vjedhjet nė KEK dhe PTK. Pikėrisht kėtė po e kėrkon edhe (pu)shteti i tanishėm - marrjen ose vjedhjen e pėrnjėhershme tė kėtyre ndėrmarrjeve nė emėr tė privatizimit qė qeveritė e ardhme tė mbeten pa pronė publike (por edhe private) dhe tė mos kenė tė drejtė t’iu pėrzihen nė hise private (pu)shtetit tė tanishėm i cili s’ka kurrfarė arsye tė qėndroj nė pushtet pos synimit sė pari pėr vjedhjen aq sa mundet fshehurazi dhe haptas pėr momentin, dhe pėrvetėsimin e saj nė tė ardhmen.

     Nė mesin e shumė kritikuesve kundėr idesė sė Qeverisė dhe ambasadorit Dell pėr privatizimin e kėtyre dy NP-ve, mė tė zėshmit ishin organizata “Ēohu” dhe “Lėvizja Vetėvendosje”. Qė tė dyja paralajmėrojnė pėr rrezikun qė Kosova dhe popullsia e saj tė zhveshėt nga prona publike qė i ka mbetur. Ndonėse ideja e ambasadorit Dell ėshtė kuptuar si e njėjtė me atė tė Qeverisė (nė fakt si ide ėshtė e tillė), pėr nga qėllimi kanė dallim rrėnjėsor. Shqetėsimi kryesor i ambasadorit Dell dhe SHBA-ve nuk qėndron te korrupsioni dhe keqpėrdorimet marramendėse nė KEK dhe PTK, por te garnitura kriminale e Kosovės nė bashkėveprim me biznesmenėt e Millosheviqit qė shfrytėzojnė dhe keqpėrdorin KEK-un dhe PTK-nė, si dhe udhėheqin disa firma tė mėdha private.

     Nga KEK-u pėrfiton biznesmeni i Millosheviqit, Damir Fazlliē, nėpėrmjet kompanisė sė tij Rudnap e cila fiton miliona euro nga tatimpaguesit kosovarė si rezultat i kontratės qė ka ajo me KEK-un tė cilit i shet rrymė. Fazlliē nė Serbi njihet si shef i mafisė sė cigareve. Pėr mė tepėr, ai ėshtė nip i ish-shefit tė UDB-sė gjatė regjimit tė Millosheviqit, Jovica Stanishiē. Nė Bosnjė Fazlliē cilėsohet si pjesė e “nėntokės”. Pra, ėshtė njė person kontrovers nė Bosnjė dhe Serbi, por mirėpritet nė KEK.

     Njė biznesmen tjetėr i Millosheviqit me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė PTK, ėshtė Mirosllav Mishkoviē. Ai nėpėrmjet PTK-sė arriti ta blejė licencėn e operatorit tė katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri. Shumė qytetarė nė Kosovė nga emocionet mendonin se kėshtu po bashkohet Kosova me Shqipėrinė dhe nuk e dinin se po bėhet vetėm bashkimi i kapitalit tė Mishkoviēit nė Kosovė dhe Shqipėri. Prejardhja e kapitalit tė tij ėshtė kryesisht nga privatizimet nė Serbi gjatė regjimit tė Millosheviqit. Gjatė gjysmės sė parė tė viteve 1990-ta ai e kishte zhvendosur selinė e kompanisė sė tij nė Moskė, Kiev dhe Qipro. Lidhjet me kėto tri vende ende vazhdojnė dhe ky mund tė jetė shkaku pse dokumentet konfidenciale sugjerojnė se PTK-ja ėshtė bastion i shpėlarjes sė parave nga mafia ruse. Duke e ditur garniturėn mafioze, SHBA-tė kanė futur Mishkoviēin nė listėn e njerėzve qė iu ndalohet hyrja nė SHBA shkaku i lidhjeve me Millosheviqin.

     Hyrja nė SHBA i ndalohet poashtu se Mishkoviē synonte tė bėjė njė marrėveshje City Bank. Kėtė SHBA e sheh si rrezik duke i ditur lidhjet e tij me rusėt, ukrainasit dhe grekėt, por fatkeqėsisht edhe me PTK-nė (edhe dikush nga njė Ministri pėrkatėse ėshtė nė listė tė zezė tė SHBA-ve), disa qeveritarė dhe biznesmenė shqiptarė tė Kosovės. Prandaj, PTK-ja me status ligjor ėshtė ndėrmarrje publike, por nė realitet ėshtė private dhe dihet fare mirė se kush qėndron prapa kėsaj. Ideja e SHBA-ve pėr privatizimin e PTK-sė pikė sė pari ėshtė e lidhur me shqetėsimin se atė e kanė nė dorė privatėt me lidhjet e trashėguara nga strukturat kriminale tė Millosheviqit.

     Me privatizimin e PTK-sė SHBA-tė nėnkuptojnė se ajo duhet tė de-kriminalizohet nga mafia ruse dhe serbe, e pastaj t’i jepet mundėsia tė kaloj nė status pronėsor tė ēfarėdoshėm (p.sh. tė pėrzier ose privat) nė duar mė tė pastra, sepse SHBA dhe Millosheviqi ishin armiq ndėrmjet vete, por KEK-un dhe PTK-nė vazhdon ta rjep klika post-millosheviqiane. Kjo po e brengos SHBA-nė, e cila mban trupa nė Kosovė pėr tė ofruar siguri, ndėrsa (pu)shteti i Kosovės dhe NP-tė strategjike vazhdojnė biznesin me Mishkoviēin dhe Fazlliēin. SHBA-tė duket se e kanė humbur durimin rreth korrupsionit dhe shpėlarjes sė parave nė Kosovė qė janė duke ndodhur nė bashkėpunim me klikat post-millosheviqiane.

     Ambasadori Dell sė fundi u deklarua: “Luftojeni vetė korrupsionin”, dhe ishte mjaft i qartė kur i pėrcolli shoqėrisė sonė shurdhmemece se “ju ende shikoni kah bashkėsia ndėrkombėtare pėr tė kėrkuar drejtėsi”. “Nėse ju vareni nė ne, qė ne tė bėjmė atė thirrje - kjo nuk do tė jetė e shėndetshme pėr Kosovėn.” Kėto janė sinjale serioze se SHBA-tė mund t’i ēojnė duart nga Kosova. Nuk kanė arsye tė pėrkrahin Kosovėn dhe Qeverinė e saj qė bashkėpunon fshehurazi dhe haptas me post-millosheviqianėt, dhe shoqėrinė e saj e cila di vetėm tė hesht. Kur themi bashkėpunim fshehurazi me post-millosheviqianėt, duhet pėrmendur takimet sekrete tė Qeverisė me rrjetin e biznesmenėve kontravers serbė.

     Nė njė rast, Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ishte zėnė nė flagrancė nga televizioni i TVA2 nė takime tė tilla sekrete nė njė shtėpi tė dyshimtė nė rrethinat e Shkupit. Aq sekret kishte qenė ai takim sa qė pėr tė nuk dinte gjė as zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, e as ndonjė nga Qeveria e IRJ tė Maqedonisė. Ai video incizim u mor nga shumė njerėz dhe u hodh nė Youtube me tituj tė ndryshėm si “Thaqi n’puf”, “Hashim Thaqi viziton shtėpitė publike nė Shkup”,  e tė ngjashme. Nė aso vende ėshtė diskutuar, e ndoshta diskutohet edhe sot, ēėshtja e blerjes sė licencės pėr operatorin e katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri, privatizimi i KEK-ut, PTK-sė, Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, dhe shumėēka rreth Kosovės. Ne nė Kosovė jemi nė terr tė plotė informativ se ēka po planifikohet pėr kėto ndėrmarrje me mafinė ruse, serbe dhe greke nė shtėpi tė dyshimta nė takime sekrete.

     Kur jemi te privatizimi i KEK-ut dhe PTK-sė, nuk jemi tė njoftuar fare se si do tė privatizohen ato, por duke e ditur qėllimin e Qeverisė, kuptohet se do tė pėrdoret modeli i shitjes nė mėnyrė sekrete. Nė shtetet tjera, kur privatizohet telekomi, edhe qytetarėve tė moshės madhore u shpėrndahen aksione. Pėr shembull, kur ėshtė privatizuar British Telecom, nė fillim kishte mbi 1 milionė aksionarė, qė do tė thotė se ēdo i pesti banorė ka poseduar aksione. Nėse Qeveria pėrnjėmend ka vendosur ta privatizoj PTK-nė, atėherė duhet t’ia ofroj dhe shpėrndaj 35% tė aksioneve qytetarėve, 20% ndonjė fondi, dhe pjesa tjetėr e pronėsisė tė mbetet ashtu si ėshtė. Por kėtė skemė dhe modele tjera Qeveria nuk i ka nė plan fare. Planet e saj mė mirė i dinė shtėpitė e dyshimta nė shtetet ku mbahen takimet sekrete tė Qeverisė, madje pa lejen dhe njohurinė e qeverive tė atjeshme, ndėrsa pėr teori tė (mos)privatizimit dhe koncepte shkencore mund tė bisedojmė ditė e natė por ato nuk kanė kurrfarė kuptimi derisa shumica prej nesh e kemi humbur kontaktin me realitetin.

     Para se tė mendojmė dhe ta bėjmė transformimin e ndėrmarrjeve publike nė private, sė pari kėrkohet dhe duhet ta transformojmė (pu)shtetin e tanishėm privat nė (pu)shtet normal sikur nė ēdo cep tė botės, pra nė (pu)shtet publik.

 

Kontakti me autorin: isa.mulaj@gmail.com