Rritja e ēmimit tė rrymės elktrike bėhet nė ditėn e rrenave!

 

 

SHTRENJTIMI I RRYMĖS ELEKTRIKE DHE

„KOSOVA E RE“ POLITIKE!

 

 

Shkruan: Isa Mulaj - Prishtinė, 21. 03. 2010

 

 

Rritja e ēmimit tė rrymės elektrike

     Prej datės 1 prill 2010 ose ditės sė rrenave, Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) mendon ta zbatoj rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike prej 14,6 pėr qind, tė cilėn rritje ia ka kėrkuar Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė (ZRrE) pėr miratim. Kjo e dyta ka dhėnė arsyetimet se nuk e ka ndėrmend ta miratoj kėrkesėn e tė parės, duke theksuar se tė hyrat e tanishme tė KEK’ut janė tė mjaftueshme pėr mbulimin e shpenzimeve operative tė tij dhe tė KOSTT’it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut). Rritjen e tarifave tė energjisė elektrike nė vlerė monetare nga ēmimi mesatar 5,58 nė 6,40 euro centė pėr kilovat orė (€/¢/kWh), KEK’u e kėrkon pėr arkėtimin e tė hyrave tė pėrgjithshme nė vlerė 178 milionė euro pėr shpenzime. Sipas pėrllogaritjeve tė ZRrE’sė, me tarifėn e tanishme 5,58 €/¢/kWh arkėtohen 156 milionė euro. Nuk dihet se pėr ēka nevojiten edhe 22 milionė shtesė nė emėr tė shpenzimeve. Sigurisht se KEK’u do t’i dėshironte edhe 222 milionė. Ēmimi i tanishėm mesatar i energjisė nė Kosovė ėshtė mė i lartė se nė Serbi ku ėshtė 4,91€/¢/kWh. Kjo e stimulon importin e rrymės nga Serbia, e cila edhe ashtu ka eksportuar nė Kosovė nėpėrmjet kompanisė sė Damir Fazlliqit “Rudnap”. Rritja e ēmimit nė 6,40 €/¢/kWh do ta stimuloj edhe mė tepėr importin nga Serbia, plus nga Maqedonia ku ēmimi aktual ėshtė 5,94 €/¢/kWh (deri tani mė i shtrenjtė se nė Kosovė, por bėhet mė i lirė nėse miratohet kėrkesa e KEK’ut pėr rritje nė 6,40). Nė shtetet tjera rryma ėshtė mė e shtrenjtė, me ēmimin mė tė lartė nė Mal tė Zi prej 12,80 €/¢/kWh. Por Mali i Zi nuk e ka thėngjillin e Kosovės ose tė Serbisė. KEK’u dyshohet se ka eksportuar shumė rrymė nė Mal tė Zi pas luftės. Nuk jemi tė njohur me asnjė raport pėr sasinė e eksportuar, ēmimin dhe tė hyrat e realizuara.

 

Ēka synohet tė bėhet me shtrenjtimin e rrymės dhe kush po e kėrkon atė?

     Zėdhėnėsi i KEK’ut (por jo edhe i Lekut!), Viktor Buzhala, thotė  (Ekobiznesi 15.03.2010): “Tė hyrat shtesė do tė pėrdoren pėr shėrbime mė kualitative dhe mė tė bollshme, pėr investime nė miniera, sidomos hapjen e minierės sė Sibovcit jugperėndim, pėr mirėmbajtjen e termocentraleve, dhe investimeve nė rrjetin distributiv”. Kjo sa i pėrket deklarimeve nga KEK’u, tė cilat rrallė herė ndodh tė dalin ashtu si thuhen, e shumė shpesh rezultojnė nė diēka tjetėr qė mundohet tė fshihet nga publiku.

     Nuk dihet nėse nė shpenzime operative tė gjertanishme janė pėrfshirė pagat dhe banesat e njė numri tė madh punonjėsish dhe drejtorėsh tė KEK’ut, sidomos te “Kroi i bardhė” nė lagjen Dardania tė Prishtinės, tė ndara nė gjysmėn e dytė tė vitit 2003. Po tė shikoni njė listė prej 14 banesave tė KEK’istėve te “Kroi i Bardhė”, 9 prej tyre janė pronarė tė lidhura me divizionin e mihjes. (Shikoni listėn Emrat e disa menaxherėve tė KEK’ut qė kanė marrė banesa moderne nė mėnyrė tė paligjshme, te vendi “Kroi i Bardhė”, afėr postės sė Re tė Kosovės nė Prishtinė! - plotėsim i pashtriku.org) Nga erdhėn ato banesa, dhe ku e ka burimin gjithė ai korrupsion i raportuar dhe dokumentuar nė KEK qė njė dekadė, dhe pėr momentin, sipas raportit tė Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (UNDP), KEK’u perceptohet si kampioni i korrupsionit nė Kosovė? Ekipet qė zėnė vendin e parė, pėr shembull KEK’u i futbollit, i kanė lojtarėt dhe trajnerin e tyre. Ata dihen me emėr dhe mbiemėr sikur me rastin e KEK’ut elektrik.

     Ministrja e Energjisė dhe Minierave (MEM), Justina Pula, duket sikur e arsyeton tėrthorazi insistimin e KEK’ut pėr rritjen e tarifave kur shpreh bindjen se “KEK’u ėshtė kompani e pavarur” dhe ministria tė cilėn ajo drejton paska vendosur “tė mos pėrzihet nė ēėshtjen e ēmimit tė energjisė”. Pėr mė tepėr, kur Ministres i duket e arsyeshme “tarifa e cila e mbulon koston e prodhimit”, mbetet e paqartė nėse ajo e miraton versionin e ZRrE’sė apo tė zėdhėnėsit tė KEK’ut. Mirėpo, kjo paqartėsi zgjidhet shumė lehtė nėse merret pėr bazė ajo se KEK’u si ndėrmarrje publike vepron nėn mbikėqyrjen e MEM’it, dhe nė realitet keqpėrdoret shumė nga pushteti, ndryshe nuk do tė ishte “kampion i korrupsionit”. Tjetėr argument se MEM’i nuk ėshtė aspak neutral ndaj KEK’ut dhe ēmimit tė propozuar, ėshtė korrelacioni i pėrbashkėt dhe i fortė (joint strong correlation) ndėrmjet Qeverisė, KEK’ut, lagjes te “Kroi i Bardhė”, dhe grupi i gazetarėve tė korruptuar dhe shantazhues tė Kosovės.

     Pėr shembull, nė njė shkrim Burim K. i cili demaskon “Krimet e gazetarėve nė Kosovė” nė KEK, PTK, RTK, dhe Aeroport, bėnė tė ditur pėr opinionin publik se gjatė luftės ėshtė ndaluar babai i kryeredaktorit tė gazetės „Express“ si bashkėpunėtor i shėrbimeve serbe por ai ishte liruar me urdhėr tė Hashim Thaēit. Dhe, sot Gazeta Express e ka selinė te “Kroi i Bardhė”, por veprimtarinė e kryen nė Qeveri dhe KEK. Ēfarė ndėrlidhje e pėrkryer (perfect correlation)!

 

Ministrja e MEM’it nė cilėsinė e kritikes sė mediave

     Nė njė intervistė pėr gazetėn dyjavore “Ekobiznesi” tė datės 15. 03. 2010, faqe 5, ministrja Pula falėnderon shtypin e Kosovės nė pėrgjithėsi pėr pėrkrahjen qė ia jep asaj dhe trajtimin, siē e quan ajo, mjaft tė mirė qė i ka bėrė tė projektit Kosova e re, pavarėsisht se nė ndonjė rast ka edhe tituj artikujsh me konotacion negativ (e ka fjalėn pėr Et’hem Ēekun dhe Avni Zogianin!). Ajo shton se “jo pa dashje tė krijojmė nė ndonjė rast opinion jo tė drejtė me tituj bombastik, qė kuptohet bėhet pėr tė shitur ndonjėrin prej numrave tė ndonjėrės gazetė”. Ku gjenden titujt e opinioneve tė “padrejta” dhe bombastike? Kush i boton ato? Po tė hiqet fjala “bombastike”, opinionet e padrejta i gjeni nė gazetat qė i kontrollon Qeveria dhe tė cilat i falėnderon Ministrja, si Infopress, Epoka e Re, Express, dhe ndonjė tjetėr nga grupi i gazetarėve tė korruptuar dhe shantazhues. Kėtu Ministrja nuk tregohet e sinqertė me vlerėsimet e saja pėr gazetat me “opinione tė jo tė drejta dhe bombastike” dhe ato qė i cekėm tė cilat kjo i falėnderon pėr raportim tė drejtė. Pėrgjigjen mė tė drejtė nė kėtė drejtim na e jep raporti i fundit i Reporterėve pa kufij pėr gjendjen e mediave dhe lirisė sė shprehjes nė Kosovė, i cili shpreh shqetėsimin se shumica e mediave dhe gazetarėve (sidomos ato media dhe ata gazetarė qė sipas Ministres raportojnė “drejtė”) se janė tė lidhur dhe i shėrbejnė krimit tė organizuar tė pushtetit. Kėtė lloj krimi tė organizuar e pėrmend nė numrin e fundit edhe revista prestigjioze “The Economist”. Me kėtė hedhet poshtė me forcėn a argumenteve gjykimi paragjykues i Ministres pėr gazetat me opinione tė “drejta” dhe “jo tė drejta e bombastike.” Po tė rrotullohej mbrapshtė gjykimi i Ministres pėr mediat, atėherė do tė ishte krejt nė rregull.

- Cilat opinione sipas Ministres janė jo tė drejta e bombastike?

- Ato qė e argumentojnė krimin e organizuar dhe planet e Qeverisė pėr shkatėrrimin e ekonomisė sė Kosovės pėr llogari tė mafisė politike dhe disa mediave?

Jo, kėto janė raporte shumė tė drejta. Raporti i reporterėve pa kufij nuk ka vėrejtje ndaj kėtyre, por ndaj atyre qė i falėnderon Qeveria.

- Ēfarė mund tė jetė raportimi pėr projektin “Kosova e Re” kur u bė bozė kjo punė?

- Po pėr skandalin e autostradės e cila parashihej tė filloj nė nėntor 2009 dhe sot ende gjendet nė njė udhė pa krye, ēfarė raportimi “i drejtė” apo “bombastik” mund tė shkruhet?

- E pėr grupin e gazetarėve shpifės tė Qeverisė, censurės qeveritare nė RTK, krimin e organizuar nė bashkėpunim me mafinė ruse dhe serbe nė PTK, biznesin e KEK’ut me nėntokėn dhe biznesmenin e Millosheviqit, Damir Fazlliq, ēfarė raportimi po doni?

- Si do t’i quani ju kėto fakte tė njohura edhe pėr botėn bimore dhe shtazore; opinione jo tė drejta me tituj bombastik, a?

Ministrja Pula thotė se e ka pėrkrahjen e Bankės Botėrore dhe tė USAID’it nė projektin “Kosova e Re”. Edhe ish-ministri na pat shurdhuar ditė e natė “USAJDI, USAJDI, USAJDI”.

- Si nuk e kuptuan kėta qė misioni i USAID’it pėrbėhet nga disa keqpėrdorues vendorė dhe amerikanė?

- A u kujtohet kėtyre sa shpėrlarja e parave dhe krimi i organizuar ėshtė bėrė nga USAID’i nė Kosovė, nė mes tjerash, skandali me njė linjė kreditore pėr bujqėsi prej 10 milionė dollarėve nėpėrmjet “Reifeissen Bank”, ku 5 milionė i grabitėn menjėherė mafia e Qeverisė?

- Kur e ka hetuar USAID’i kėtė dhe shumė veprimtari tjera tė krimit tė organizuar nė Kosovė?

Kurrė.

Mirėpo, pėrmbi USAID’in qėndron Departamenti i Shtetit i cili raporton dhe akuzon Qeverinė e Kosovės pėr korrupsion dhe krim tė organizuar. Meqenėse raportet e Departamentit tė Shtetit Amerikan janė tė ndryshme nga gazetat shpifėse tė Qeverisė sė Kosovės dhe krimet e gazetarėve tė tyre, kushdo mund t’i quaj ato raporte faktike si “opinione jo tė drejta me tituj bombastik”. Pėrfaqėsues i Bankės Botėrore nė Kosovė ėshtė Ranxhit Najak. Pėr zyrėn e kėsaj Banke nė Kosovė kemi dėshmi tė forta qė nuk i luan topi se ka favorizuar jo transparencėn dhe korrupsionin nė bashkėpunim me disa matrapazė vendorė tė “shoqėrisė civile” nga UNDP dhe KFOS’i. Ato dėshmi i ka edhe njėsiti i Bankės Botėrore nė Washington DC pėr hetimin e abuzimit tė fondeve. Kur tė duan gazetat shpifėse tė Qeverisė ua sigurojmė, me qėllim qė t’i botojmė. Ky pra do tė ishte raportim i drejtė, zonja Ministre. Krijova bindjen se Departamenti i Shtetit, Reporterėt pa kufij, The Economist, Reuters, raportet e paralajmėrimit tė hershėm, po na gėnjejnė me “opinione jo tė drejta dhe bombastike”, dhe vetėm gazetarėt e qeverisė, Fazlliqit, Mishkoviqit dhe mafisė ruse po e raportojnė drejtė tė vėrtetėn pėr ngjarjet nė Kosovė!

 

Kush tjetėr po e kėrkon rritjen e tarifave tė energjisė elektrike?

     Rritjen e tarifave tė energjisė e kėrkon edhe njė izraelit nė Qeveri i quajtur Arie Rabfogel, njė emėr i njohur nė dosjet e interpolit pėr krim tė organizuar. Kėshtu njė kriminel i Izraelit, ose shtetit qė vazhdon t’i quaj shqiptarėt “terroristė”, nė vend se t’i ndalohet hyrja nė Kosovė, ftohet pėr t’u bėrė mbret i Kosovės, por me qėllim tė zbatoj njė lloj holokausti ekonomik. Qeveria e Kosovės, MEM’i dhe KEK’u janė vetėm zėdhėnės tė tij, asgjė mė shumė. A ka gjė mė absurde kur ka dalė fakti se Lorik Haxhiu, udhėheqės i projektit Kosova C (tani Kosova e Re), i kėrkonte kėtij ide dhe informata “nėse qeveria ka fonde pėr tė riparuar eskavator, pėr tė blerė tė ri, apo tė dyja”? Kjo dėshmon se Lorik Haxhiu duhet tė informohet nga njerėzit e shteteve tjera qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės (pėr shumė muaj njohjet e pavarėsisė janė ndalur nė vend “krrup”), se ēka po zihet nė Kosovė dhe nė sektorin e energjisė ku Loriku mendohet se ka ekspertizė. Po ē’vlerė ka ekspertiza dhe kujt i shėrben ajo nėse ju nuk mundeni tė shprehni realitetin dhe i shėrbeni nėntokės sė huaj?

 

Qėllimi i dyshimtė i kėrkesės sė KEK’ut pėr shtrenjtim te energjisė

     Le tė jenė pėrllogaritur nė ēfarėdo forme dhe pėr ēfarėdo qėllimi shpenzimet e reja operative tė KEK’ut, qofshin pėr blerjen e banesave tė dyta (sepse nga njė e kanė blerė shumė punonjės) nga divizioni i mihjes, apo edhe nga njė Sukhoi - 30 MKK (Modernizirovani Komerēeski Kosova). Shtrenjtimi i energjisė elektrike do tė sjellė vetėm pasoja pėr KEK’un dhe konsumatorėt. Kosova gjendet para njė kolapsi tė pėrgjithshėm politik, ekonomik dhe social. Asgjė normale thuajse nuk ėshtė funksionale si duhet, e mė sė paku ekonomia. Nė fakt, veprimtaria e vetme mė efikase dhe mė e rregullt nė Kosovė, ėshtė ajo qė e raportojnė institucionet dhe media prestigjioze ndėrkombėtare, e ajo ėshtė e lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Raportimet e kėtyre mediave duhet tė falėnderohen, jo pse janė tė njohura, por se e tregojnė realitetin ashtu si ėshtė.

     KEK’u dhe Qeveria mund t’i ngritin tarifat pėr energjinė elektrike, por njė lėvizje e tillė ka rrezik t’i kthehet bumerang me mos pagesėn e faturave nė masė. Rryma elektrike nuk ėshtė e shtrenjtė. Mirėpo, shumica e qytetarėve e kanė vėshtirė ta pėrballojnė ngritjen e ēmimeve dhe thjeshtė nuk do tė kenė pėr tė paguar. Shumica konsumatorė edhe ashtu i kanė borxhe tė mėdha KEK’ut pėr vite tė tėra, dhe ato po shtohen sidomos gjatė kohėve tė fundit krizėn ekonomike tė krijuar artificialisht nga krimi i organizuar. Listės sė borxhlinjve tė KEK’ut kanė filluar t’i bashkėngjiten edhe bizneset, sepse edhe kėtyre po u ngushtohet laku nga kriza, e aq mė tepėr nga pasiguria rreth pėrkeqėsimit edhe tė kėsaj gjendje tė palakmueshme qė ėshtė nė rritje e sipėr.

     KEK’u mė mirė do tė ishte t’i pėrqendroj pėrpjekjet nė inkasimin e borxheve ekzistuese se tė mendojnė pėr ngritjen e tarifave. Qeveria, MEM’i dhe KEK’u nuk e kanė tė vėshtirė ta shtrenjtojnė rrymėn, porse kjo do ta shtoj dukshėm kyējen ilegale dhe vjedhjen e rrymės nga konsumatorėt. Nuk ėshtė se konsumatorėt e parapėlqejnė vjedhjen e rrymės; rryma ėshtė produkt i domosdoshėm dhe ata nuk mund tė durojnė tė mbesin pa tė. KEK’u dhe autoritetet pėrkatėse mund t’i shkyēin sot vjedhėsit e “ligjshėm”, por ata kyēen pėrsėri nesėr. KEK’u dhe Qeveria nuk kanė llogari, as resurse e kapacitete tė merren me ērregullimet qė do ta pėrcjellin distribuimin e rrymės dhe shfrytėzimin e saj nga konsumatorėt nėse bėhet rritja e ēmimit. Gjykatat dhe sistemi i drejtėsisė janė pothuajse nė kolaps tė plotė dhe kėtė po na e bėjnė me dije shpesh edhe raportet nga SHBA dhe BE. Gjykatat nuk po janė nė gjendje tė merren si duhet me vrasje tė rėnda individuale, prandaj ėshtė e paarsyeshme tė mendohet se ato mund tė ngasin pas shumė faturave tė papaguara tė konsumatorėve pėr rrymė elektrike.

     Shtrenjtimi i rrymės nuk duhet tė lejohet nėse duam t’i shmangemi rritjes sė vjedhjeve nga konsumatorėt, sepse ata nuk kanė kah ia mbajnė nė kėtė katastrofė ekonomike. Ndėrmarrjet e mėdha publike siē ėshtė KEK’u kanė mbetur edhe pėr njė kohė si burimet e fundit ku mund tė bėhet biznes. Pėrndryshe, Kosova ėshtė shumė larg pėr tė ndėrtuar njė sistem ekonomik tė bazuar nė ndėrmarrje private. Disa po mendojnė se kjo duhet tė bėhet vjedhjen e ndėrmarrjeve publike.

 

Termocentrali “Kosova B” nė pako me termocentralin “Kosova e Re”

    Qeveria duket se ka vendosur ta pėrfshijė nė njė pako ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re” me “Kosova B”. Kjo mund tė kuptohet drejtpėrdrejtė nga deklarimet pėr shtyp tė ministres Justina Pula kur thotė se “nė formė definitive, kemi vendosur qė termocentrali Kosova e re” tė ndėrtohet te “Kosova B”. Arsyetimi i Qeverisė ėshtė se njė opsion i tillė ėshtė mė i favorizuari pėr disa shkaqe, nė mes tjerash pėr shkak tė infrastrukturės dhe mundėsive pėr tė filluar punėn sa mė shpejtė. Padyshim se Qeveria nuk e ka fshehur qėllimin tė jetė aksionar nė “Kosova e Re”, prandaj edhe insiston nė opsionet qė shpijnė nė fillimin sa mė tė shpejtė tė punimeve, respektivisht gjatė kohės sa ėshtė nė pushtet. Po tė ndėrtohet “Kosova e Re” nė ndonjė lokacion krejt tė ri nga investitorėt e jashtėm, Qeveria vėshtirė se do tė bėhej aksionarė. Ndėrtimi i “Kosova e Re” nė lokacionin e “Kosova B” (nė tė cilėn pas lufte janė investuar 200 milionė euro) po ashtu mund tė shfrytėzohet pėr fshehjen e investimeve reale, ose paraqitjen e tyre nė shifra tė zmadhuara. Lokacioni aktual ėshtė pėrzgjedhur nga grupe tė dyshimta tė interesit politik, dhe si i tillė mendohet se nuk i plotėson as pėr sė afėrmi kriteret ndėrkombėtare pėr ndotjen e mjedisit, ashtu siē nuk i plotėsojnė as termocentralet ekzistuese nė lokacionin ku gjenden sot.

     Pėr fund, jo transparenca dhe bisedimet prapa dyerve tė mbyllura qė po i karakterizojnė shumė projekte tė mėdha si “Kosova e Re”, ndėrtimin e autostradės Vermicė - Merdare (tani e devijuar), privatizimi i PTK’sė dhe KEK’ut, censura nė RTK dhe lidhjet e shumė gazetave me krimin e organizuar tė pushtetit, raportet “bombastike” dhe alarmante tė mediave tė huaja pėr gjendjen faktike nė Kosovė, kanė krijuar dyshimin e madh nė shoqėri se asnjė projekt nuk ėshtė serioz dhe nė dobi tė shoqėrisė dhe shtetit tė Kosovės, por pikė sė pari nė interes tė grupeve politike tė interesit.

Kontakti me autorin isa.mulaj@gmail.com