Privatizimi i Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės

 

PRIVATIZIMI I PTK’sė NĖ KĖTO KUSHTE ĖSHTĖ

SHPĖRDORIM QĖ DĖMTON INTERESIN PUBLIK

 

Shkruan: Ismet Hamiti - Ekspert i Telekomunikacionit

Prishtinė, 20 maj 2010

 

Ē’ėshtė privatizimi?

 

     Privatizim do tė thotė bėrja e njė prone publike, pronė private ose shqip, bėrja e pronės sė tė gjithėve, pronė e njėrit ose e disave. Nė rastin konkret, privatizimi i PTK’se do tė thotė bėrja e njė kompanie me tė hyra vjetore prej rreth 130-140 milion Euro, e cila tani ėshtė pronė e te gjithėve, pronė e njė individi ose tė disave individėve. Mė njė fjalė, privatizimi i PTK’sė do tė thotė 130-140 milion EURO tė hyra nė vjet tė shkojnė nė xhepa privat, dhe jo nė “xhepa” publik. Privatizim nuk ėshtė koncept i ri. Nė fillim tė viteve 90 tė shekullit qė shkoi, nė sektorin e telekomunikacioneve ėshtė zhvilluar njė fushatė e paparė nėpėrmjet mjeteve tė informacionit, konferencave, seminareve, etj. etj., e pėrcjellė nga presionet nga mė tė ndryshmet, pėr t’i bindur vendet sovrane qė, nėn firmėn e reformave, t’i pezullojnė pengesat dhe ta hapin tregun e telekomunikacioneve. “Privatizimi”, “liberalizimi”, “derregullimi” ishin slogane qė u lėshuan nė qarkullim pėr kėtė qėllim. Nė kėtė fushatė ishin tė kyēur investues individual, firmat konsultuese, bankat, kompanitė e mėdha, mjetet e informacionit, e nėn ndikimin e tyre, nganjėherė edhe qeveritė e vendeve me ndikim. Nė veprim ishin edhe shumė “investitorė” pa asnjė cent nė xhep, qė mundoheshin tė pėrfitojnė nga ky pėshtjellim.

     Nė themelet e kėsaj fushate ishte:

     (1) lufta pėr fitim, sepse nė treg kishte mė shumė kapital se sa raste tė mira pėr investime, e telekomunikacionet kanė qenė dhe mbesin shumė fitimprurėse, dhe

     (2) lufta pėr kontroll mbi informacionet, sepse infrastruktura telekomunikuese ėshtė bazė pėr transportin e tyre. Nė kėtė ambient ndėrkombėtar, dhe nga nevoja e ligjshme pėr ta shpejtuar zhvillimin e telekomunikacioneve, kishte vende nė zhvillim qė u bėnė pre e kėsaj fushate. Mirėpo, edhe nė atė kohė edhe tash, privatizimi i operatorėve publik, siē ėshtė PTK, ka pasė dhe ka pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt e vet.

     Tė shohim argumentet e te dy palėve.

 

Ēka thonė pėrkrahėsit?

 

     Pėrkrahėsit theksojnė se privatizimi i operatorėve publik sjell vetėm tė mira: sjell mė shumė investime, sjell drejtim (menaxhim) mė efikas, sjell ēmime mė tė volitshme pėr konsumatorėt, sjell tė ardhura pėr shtetin nė formė tė taksave, dhe krejt kjo rezulton njė zhvillim mė dinamik tė telekomunikacioneve nė vend. Sa i pėrket pronėsisė vendore dhe tė huaj, pėrkrahėsit thonė se nuk duhet bėrė asnjė dallim ndėrmjet tyre. Investitorėt vendorė dhe tė huaj, sipas tyre, duhet te jenė tė barabartė nė garė.

 

Ēka thonė kundėrshtarėt?

 

     Investimet

     Kundėrshtarėt, ndėrkaq, thonė se nuk ka fakte se privatizimi sjell mė shumė fonde pėr investime. Tek e fundit fondet pėr investime nuk janė problem, sepse telekomunikacionet janė shumė fitimprurėse dhe fondet gjinden pa ndonjė vėshtirėsi nė formė tė kredisė nga prodhuesit dhe nga burime tjera nė tregun e kapitalit.

     Drejtimi

     Sa i pėrket drejtimit (menaxhimit) shteti vėrtetė e ka namin e drejtuesit (menaxherit) tė keq, por ama si pronar, shteti nuk ka asnjė behane. Nuk duhet ngatėrruar drejtimin (menaxhimin) dhe pronėsinė - dy koncepte krejtėsisht tė ndryshme. Ekzistojnė rrugė mė tė padhembshme pėr ta pėrmirėsuar drejtimin (menaxhimin), pa pasur nevojė pėr tė hequr dorė nga pronėsia.

     Ēmimet

     As puna e ēmimeve nuk qėndron, sepse nė ēmime ndikon konkurrenca e jo lloji i pronėsisė. Nė tregun e telekomunikacioneve, ku numri i pjesėmarrėsve ėshtė i kufizuar, nuk ka konkurrencė tė mirėfilltė. Nuk mund tė ketė luftė ēmimesh nė tregun me dy-tre pjesėmarrės. Ata gjithnjė do ta gjejnė mėnyrėn pėr t’iu shmangur luftės sė ēmimeve. Kėtė e vėrteton pėrvoja kudo nė botė.

     Tė ardhurat pėr shtetin

     Nėse privatizimi vėrtetė po i sillka tė ardhura aq tė mėdha shtetit nė formė tė taksave, atėherė mund tė merret me mend se sa i lartė do tė jetė fitimi privat. Pse, atėherė, shteti tė kėnaqet vetėm me taksat kur mundet t’i vjel edhe fitimet? Ky ėshtė shkaku qė edhe shtetet mė tė zhvilluara tė botės nuk kanė hequr dorė ende nga pronėsia publike mbi telekomunikacionin. Aq mė pak duhet ta bėjnė kėtė shtetet nė nivel tė ultė tė zhvillimit me nevoja tė shumta tė papėrmbushura nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, etj.etj. Telekomunikacionet janė burim i rėndėsishėm dhe i sigurt i tė ardhurave pėr shtetin, prandaj politika e tij nuk duhet tė jetė mė shumė telefona e mė pak shkolla, spitale, ujėsjellės, rrugė, etj. Politika e tij duhet tė jetė mė shumė - tė gjitha ato, e kjo nuk arrihet me heqje dorė nga pronėsia mbi telekomunikacionet, nga fitimet absolutisht te sigurta.

     Zhvillimi

     Nga tė gjitha kėto, thonė kundėrshtarėt, nuk mund tė pėrfundohet se privatizimi do tė sjell njė lulėzim tė telekomunikacioneve. Bile ai mund tė arrijė efekt tė kundėrt, sepse operatorėt privat investojnė vetėm aty ku e kanė fitimin mė tė madh. Psh. ata, pa pėrjashtim, synojnė qė problemet mė tė vėshtira tė mbulimit tė zonave tė largėta, tė izoluara dhe tė varfra t’ia lėnė shtetit ose kėrkohet kontributi i shtetit pėr t’i zgjedhur ato. Kjo ēon pashmangshėm nė “privatizimin e fitimit (profitit) dhe shoqrorizimi (nacionalizimi) e humbjeve (problemeve)”.

    Pronėsia e huaj

     Nė asnjė vend tė borės, thonė kundėrshtarėt, nuk barazohen investitorėt vendorė me ata tė huaj, nė asnjė fushė te ekonomisė, e sidomos tė segmenteve mė fitimprurėse, siē ėshtė telekomunikacioni. Hapja e tregut tė telekomunikacioneve pėr investime tė huaja ėshtė ēėshtje shumė e ndjeshme. Kjo pėr faktin se pėrveē rėndėsisė ekonomike, telekomunikacionet kanė edhe pasoja pėr sigurinė kombėtare. Pėr kėtė arsye hapja e tregjeve tė telekomunikacioneve pėr investime te huaja ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė ndjeshme dhe mė tė diskutuara gjatė anėtarėsimit tė shteteve nė Organizatėn botėrore tė tregtisė.

 

Kush ka tė drejt?

 

     Pėrvoja botėrore tregon se ka raste kur privatizimi i operatorėve shtetėrorė ka dhėnė rezultate tė mira, por ka po ashtu edhe shumė dėshtime dhe pendime, varėsisht nga ajo se cili ka qenė motivi i privatizimit (PSE?), nė ē’moment ėshtė bėrė privatizimi (KUR?) dhe mėnyra se si ėshtė bėrė privatizimi (SI?). Siē mund tė merret me mend, rezultatet e mira janė arritur vetėm nė ato raste kur privatizimi ėshtė bėrė me njė strategji tė ēartė dhe me shumė kujdes. Telekomunikacionet janė pasuri e madhe e tė gjithė shtetasve tė njė vendi, prandaj kėrkohet pajtueshmėri e plotė i tė gjithėve pėr nevojėn e tjetėrsimit tė kėsaj pasurie. Suksesi i privatizimit varet se sa bindėse do tė jenė pėr publikun e gjerė tė ēdo shteti, pėrgjigjja se ēka fitojnė konkretisht ata me shitjen e telekomunikacioneve. Me njė fjalė sa bindėse do tė jenė pėrgjigjet nė pyetjet:

·        PSE?,

·        KUR? dhe

·        SI? shitet njė pjesė e pasurisė sė tyre shumė e vlefshme.

Sa i pėrket privatizimit tė operatorėve publik, pėrvoja botėrore tėrheq vėrejtjen pėr KUJDES, mė pikė ēuditėse. Operatorėt publik duhet tė privatizohen vetėm atėherė kurė me analiza serioze vėrtetohet se

(a) ekziston arsyeja bindėse,

(b) se ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm dhe

(c) se metoda e zgjedhur ėshtė ajo qė duhet pėr ta bėrė kėtė.

Kjo nuk ėshtė punė ideologjie, por punė hesapi. Motivet e shitjes sė operatorėve publik nė botė janė tė ndryshėm. Nė Evropė ėshtė Anglia e para qė e ka filluar kėtė praktikė nė fillim te viteve 80-ta. Atė kohė ėshtė dashur tė bėhet urgjentisht modernizimi i sistemit tė telekomunikacioneve ne vend sepse rrezikohej zhvendosja e bursės sė Londrės nė ndonjė vend tjetėr pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė nevojshme pėr komunikim. Qeveria konstatoi se ėshtė mė mirė qė modernizimi tė bėhet me kapital privat se sa nga buxheti publik. Ashtu edhe u be. U lejuan pėr herė tė parė investimet private nė British Telekom. Ka edhe shembuj ekstrem kur operatori publik ėshtė shitur nga halli, p.sh. kur shteti ishte para falimentimit, pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės, etj. Ka edhe motive qė janė nė mes tė kėtyre dy ekstremeve. E pėrbashkėta e tė gjitha kėtyre privatizimeve ėshtė se ato janė tė studiuara mirė dhe ėshtė provuar se ato janė nė interesin mė tė mirė publik. Hapja e tregut tė telekomunikacionit pėr pronėsi tė huaj konsiderohet ēėshtje strategjike kombėtare. Si e tillė kjo nuk ėshtė ēėshtje e njė qeverie e aq mė pak e njė ministrie apo njė rregullatori. Ēėshtjet e kėsaj rėndėsie vendosen me pajtueshmėri (konsensus) politike nė nivel tė vendit, duke i peshuar mirė tė gjitha aspektet e saj.

 

Si qėndron puna tek ne?

 

     Cila ėshtė arsyeja e privatizimit tė PTK’sė?

     Njėherė, nuk e besoj se ka pasė ndonjė studim a analizė qė ka quar nė pėrfundimin se privatizimi i PTK’sė ėshtė nė interesin publik. Kėtė pėr faktin se Ministri aktual i Ekonomisė dhe Financave, ende pa u ulur mirė nė karrigen e ministrit, ka deklaruar se ndėr prioritetet kryesore tė kėsaj ministrie ėshtė privatizimi i PTK’sė. Nuk ka mundėsi qė nė afat prej dy-tri javėsh ai tė ketė bėrė ndonjė studim a analizė pėr kėtė punė.  Megjithatė kjo nuk i pengon atij tė thotė me plot gojėn se ėshtė nė interesin publik qė 130-140 milion Euro tė hyra nė vjet tė shkojnė ne xhepa privat nė vend se nė buxhetin qė e menaxhon vet.

Dhe cili ėshtė arsyetimi?

Ē’ėshtė e vėrteta ai dhe kushdo qė flet nė kėtė temė nuk marrin fort zahmet pėr tė arsyetuar para publikut kėtė pohim.  Duket se ata mendojnė se kjo nuk ėshtė punė pėr publikun, se ata e dinė mė mirė se ēka ėshtė e ēka jo nė interes tė publikut. Aty - kėtu thonė sloganet stereotip se privatizimi i PTK’sė sjell fonde mė tė mėdha pėr investime nė sektor, sjell menaxhim efikas, sjell ēmime mė tė volitshme pėr konsumatorėt, sjell tė ardhura pėr shtetin nė formė tė taksave, dhe krejt kjo rezulton njė zhvillim mė dinamik tė telekomunikacioneve nė vend. Mirėpo nuk bėjnė asnjė pėrpjekje tė mėtutjeshme pėr tė dhėnė ndonjė fakt bindės qė do tė vėrtetonte kėto pohime. Ndoshta edhe ata e shohin se duhen fakte e jo pohime tė pėrgjithėsuara pėr t’u bėrė mė tė besueshėm para publikut kėtė veprim. Prandaj se fundi ėshtė gjetur njė arsyetim i ri se shitja e PTK’sė bėhet pėr tė ndėrtuar autostradėn Vėrmnicė-Merdar. Nė rregull, ky ėshtė njė arsyetim konkret tė cilin mund t’a kuptojė ēdo kush: do tė shesim diēka tė vlefshme pėr tė bėrė diēka edhe mė tė vlefshme pėr publikun. Mirėpo kemi tė drejtė tė pyesim a mund tė bėhen tė dyja:

·        tė mbahen 130-140 milion Euro tė hyra vjetore dhe tė ndėrtohet Autostrada?

     P.sh. njė mėnyrė do tė ishte qė fitimet vjetore nga PTK’ja tė dedikohen vetėm pėr ndėrtimin e Autostradės nė vend se e tėrė PTK’ja.

·        A thua dinamika e punimeve nė Autostradė do tė kėrkojė mė shumė fonde se tė hyrat vjetore nga PTK?

     Nuk e besoj. Mirėpo le tė bėhen hesapet dhe le tė provohet se kjo mėnyrė nuk do tė funksiononte. Deri atėherė publiku nuk ėshtė i bindur se shitja e PTK’sė ėshtė nė interesin e tij. Deri atėherė, publiku nuk ėshtė i bindur se ėshtė nė interesin e tij qė 130-140. milion Euro tė hyra vjetore nga PTK tė shkojnė nė xhepa privat. Deri atėherė publiku ka tė drejt tė dyshojė se PTK shitet pėr ndonjė arsye tjetėr e jo pėr interes tė publikut.

     A ėshtė momenti pėr privatizimin e PTK?

     Do tė ishte krejt normale qė diskutimi tė pėrfundonte kėtu: nuk ka arsye - nuk duhet tė shitet PTK. Mirėpo, pėr tė ruajtur tėrėsinė e diskutimit tė shohim se a ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm pėr nxjerrjen nė pazar tė njė pasurie kaq tė vlefshme.

Nė ē’gjendje ėshtė vet prona, d.m.th. PTK?

Unė me qėllim deri tani mora pėr bazė tė njė vlerė tė supozuar tė tė hyrave vjetore tė PTK’sė e jo fitimin vjetor nga raportet qė i publikon PTK. Kėtė e bėra pėr arsye se fitimi i publikuar nuk e tregonte vlerėn e vėrtetė tė PTK-sė. Kjo pėr faktin se PTK, pėr kohė tė gjatė, keq-menaxhohet, shpėrdorohet dhe abuzohet nė mėnyrėn mė tė egėr. Bile edhe tė hyrat vjetore tė supozuara mund tė ishin shumė mė tė larta sikur PTK tė ishte drejtuar me pėrgjegjėsi e profesionalizėm. PTK pėr njė kohė tė gjatė kanė qenė nėn kontrollin e individėve sharlatanė, tė pa pėrgjegjshėm dhe me prirje kriminale, tė dirigjuar nga pelikanė, tė huaj e vendorė, mė atribute tė ngjashme. Unė njėherė pata thėnė se PTK ėshtė pronė publike e cila i ka dalė pronarit nga dora. Me kėtė rast nuk mund tė ndalem mė gjatė nė kėtė temė, sepse pėr kėtė duhen jo njė por njė seri ligjėratash. Por dėshiroj tė shtoj se krimet e bėra nė PTK janė tė shumta, tė mėdha dhe lehtė tė dokumentueshme por kriminelėt qė kanė kryer kėto krime ende shėtisin tė lirė. Dikush mund tė thotė se pikėrisht pėr kėtė PTK duhet tė hiqet qafe. Pėrgjigja ime ėshtė se kjo nuk ėshtė zgjidhje. Ka mėnyra mė tė padhembshme pėr tė korrigjuar kėtė situatė skajshmėrisht tė dėmshme pėr interesin publik. Por pėr kėtė - ndonjėherė tjetėr.

     Po si ėshtė ambienti nė tė cilin vepron PTK?

     Edhe tregu i telekomunikacionit ėshtė shpėrdoruar nė mėnyrė tė egėr. Ėshtė lejuar apo ėshtė toleruar zgjerimi i rrjetave tė huaja nė vend, siē janė rrjeti serb, slloven, etj. Resurse numerike nuk ka, sepse nuk ėshtė zgjedhur ende ēėshtja e kodit ndėrkombėtar, nuk ka resurse frekuencore sepse spektri frekuencor shfrytėzohet nė mėnyrė tė egėr nga operatorė ilegal, ligji pėr telekomunikacion vetėm emrin e ka tė tillė sepse ėshtė njė tekst krejtėsisht i pakuptimtė; rregullat mė elementare pėr funksionimin e tregut tė liberalizuar nuk ekzistojnė, rregullatori ka nevojė pėr trajnim masiv pėr tė qenė nė gjendje ti kryej detyrat mė elementare tė rregullimit tė tregut tė liberalizuar tė telekomunikacionit. Me njė fjalė ambienti ėshtė i pashembullt nė botė.

     Po si ėshtė gjendja nga perspektiva e blerėsve potencial?

     Gjithkush e di se bota ndodhet nė krizė financiare. Mungesa e rregullimit tė tregut ka krijuar hapėsirė pėr spekulime financiare nė treg tė papara deri mė tani, tė cilat e kanė sjellė sistemin financiar botėrorė para shkatėrrimit. Vetėm ndėrhyrja e qeverive, me fondet e taksapaguesve tė vet, ka shpėtuar sistemin botėrorė nga kolapsi i plotė. Kjo gjendje do tė duhej tė ishte mėsim pėr gjithkėnd se pa rregulla tė fuqishme, nuk ka treg tė lirė.  Kjo do tė duhej tė ishte mėsim edhe pėr Qeverinė tonė qė tė pėrfundojė se nuk ėshtė momenti pėr tė nxjerr nė Pazar njė pronė kaq tė vlefshme siē ėshtė PTK, kur ambienti ėshtė nė gjendje qė u pėrshkrua mė lartė.

     Cila ėshtė mėnyra e privatizimit tė PTK’sė?

     Ka shumė forma se si privatizohet operatori publik. Nuk ėshtė bėrė e ditur se cilėn mėnyrė ka ndėrmend tė zbatojė Qeveria jonė, mirėpo nga veprimet e deritanishme, kuptohet se ata presin qė PTK t’i shitet ndonjė operatori tė huaj, me ose pa ndonjė biznesmen vendor, zakonisht i preferuar i vendimmarrėsve, si lobist i tij. Shndėrrimi i biznesit vendorė nė lobistė tė tė huajve ėshtė nė traditėn e tė gjitha qeverive tona. Kjo pėrkundėr faktit se investuesi vendor ėshtė dhe do tė mbetet bartėsi kryesor i zhvillimit tė vendit, ashtu siē ėshtė rasti nė ēdo vend tė botės. Pėr mė tepėr, asnjė shtet nė botė nuk i barazon qytetarėt e vet me ata tė huajė. Qytetarėt e njė shteti, le qė nuk barazohen me tė huajė, por kanė pėrparėsi ndaj tė huajve nė ēdo gjė e edhe nė investime. Nė pėrgjithėsi hapja e tregut tė telekomunikacionit pėr investime tė huaja private, sė paku, bėhet me reciprocitet, ndėrsa investimet shtetėrore nuk lejohen nė asnjė rast. Mė njė fjalė, publiku ynė nuk ėshtė i bindur se edhe mėnyra e zgjedhur nuk ėshtė nė interes tė publikut, por nė dėm tė tij.

 

Pėrfundim

 

1.      Nuk ekziston arsyeja bindėse, nuk ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm dhe nuk ėshtė provuar se mėnyra e zgjedhur ėshtė ajo qė duhet pėr privatizimin e PTK.

2.      Nuk ka analiza dhe studime qė do tė provonin se ėshtė mė mirė pėr ne, qytetarėt e kėtij vendi, qė 130-140 milion Euro tė hyra nė vjet tė shkojnė nė xhepa privat, se sa tė shkojnė nė buxhetin e vendit tonė.

3.      Nuk ėshtė momenti i pėrshtatshėm pėr nxjerrjen nė Pazar tė kėsaj prone tė vlefshme pėr kėto arsye:

a.      PTK nuk ėshtė nė gjendje tė mirė, sepse ka kohė tė gjatė qė keq-menaxhohet, shpėrdorohet dhe abuzohet nė mėnyrėn mė tė egėr dhe kjo pėr fajin e Qeverisė, sepse kohė tė gjatė e kanė lėnė nėn kontrollin e individėve sharlatanė, tė papėrgjegjshėm dhe me prirje kriminale, tė dirigjuar nga pelikanė, tė huaj e vendorė, me atribute tė ngjashme.

b.     Ambienti nė tė cilin operon PTK ėshtė kaotik, i pashembullt nė botė, ligji pėr telekomunikacion ėshtė njė tekst krejtėsisht i pakuptimtė; rregullatori ekziston vetėm nė letėr, rregullat mė elementare pėr funksionimin e tregut nuk ekzistojnė.

c.      Bota ndodhet nė krizė financiare sepse mungesa e rregullimit tė tregut ka krijuar hapėsirė pėr spekulime financiare dhe vetėm ndėrhyrja e qeverive, me fondet e taksapaguesve tė vet, ka shpėtuar sistemin botėrorė nga kolapsi i plotė. Ko do tė duhej tė ishte mėsim pėr Qeverinė tonė se pa rregulla tė fuqishme, nuk ka treg tė lirė dhe, veē tjerash, tė pėrfundojė se nuk ėshtė momenti pėr te nxjerr nė Pazar njė pronė kaq tė vlefshme siē ėshtė PTK.

4.      Mėnyra e privatizimit tė PTK-sė nuk ėshtė shpjeguar, por nėnkuptohet se Qeveria pret qė PTK t’i shitet ndonjė operatori tė huaj, me ndonjė biznes vendor nė rrolin e lobistit. Publiku ynė nuk ėshtė i bindur se kjo ėshtė nė interes tė publikut.

     Prandaj privatizimi i PTK’sė nė kėto kushte ėshtė shpėrdorim qė dėmton rėnd interesin publik. Tė shtoj se vendosmėria, gati fanatike, e Qeverisė, qė pėrkundėr kėtyre fakteve tė privatizojė kėtė pronė tė madhe publike, pėrkujton vendosmėrinė fanatike komuniste pėr nacionalizim tė ēdo prone private. Vendimet ekonomike pa analiza, pa studime dhe pa pajtueshmėri tė gjerė nė shoqėri, por tė marra nė baza ideologjike, gjithmonė janė me pasoja fatale pėr vendin. Ndėrsa ngutja pėr tė nxjerrė nė pazar PTK’nė, shton dyshimet se Qeveria e bėnė kėtė nėn diktat dhe pėr blerės tė paracaktuar.

 

( Fjalim i mbajtur nė Tribunėn e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės,mė 20. 05. 2010 )