Nepotizmi nė KEK “vlon” edhe pėrkundėr deklarimeve

se drejtori i saj ėshtė i pėrkushtuar ta luftojė kėtė dukuri!

 

 

ARBEN GJUKAJ  ĖSHTĖ “SPIUNUAR” NĖ EULEX

PĖR PUNĖSIM TĖ VĖLLAIT NĖ KEK!

 

 

Nė njė letėr dėrguar Misionit Evropian pėr Sundim tė Ligjit EULEX, Sindikata e Pavarur e Elektro Kosovės ka akuzuar Drejtorin Gjeneral tė KEK-ut, Arben Gjukajn pėr nepotizėm i cili sipas tyre ka tė punėsuar vėllaun, djalin e axhės si dhe dhėndrrin nė Korporatėn Energjetike. Kjo letėr iu ėshtė dėrguar edhe qeverisė sė Kosovės. Ndėrkaq nė KEK replikojnė me kėtė sindikatė duke deklaruar se nėntė anėtarėt e kryesisė sė saj i kanė tė punėsuar nė kėtė korporatė familjarėt e tyre, duke nisur prej vėllėzėrve, djemve, vajzave si dhe grave tė tyre.

 

Shkruan: Parim Olluri - Prishtinė, 07. 03. 2010

 

 

     Arben Gjukaj, drejtor gjeneral nė Korporatėn Energjetike ėshtė “spiunuar” edhe nė EULEX pėr zhvillimin e nepotizmit nė korporatėn qė ai drejton. Vėllau i tij Hamdiu si dhe kushėriu Faruku tė punėsuar nė KEK janė emrat qė i pėrmend Sindikata e Pavarur e Elektro Kosovės e kryesuar nga Lazėr Krasniqi. Nė letrėn e kėsaj sindikate e cila pėrveē Misionit Evropian pėr Sundim tė Ligjit i’u ėshtė dėrguar edhe Agjencionit Anti-Korrupsion si dhe qeverisė sė Kosovės.

     Sipas Krasniqit arsyeja e dėrgimit tė kėsaj letre ėshtė mos transparenca nė dhėnien e tenderėve, aferat korruptive si dhe zhvillimi i nepotizmit. “Menaxhmenti i KEK-ut po ndėrhyn nė punėsime tė familjarėve tė tyre nė ndėrmarrje. Ata ende nuk i kanė bėrė as dy-tri vite punė nė Korporatėn Energjetike dhe kanė nga dy tre familjarė tė tyre qė punojnė kėtu”, ka thėnė Krasniqi.

     Ndėrsa nė letrėn drejtuar EULEX’it pėrmendet edhe emri i Drejtorit tė Departamentit tė Furnizmit nė KEK.“Keqmenaxhimi nga z.Arben Gjukaj dhe Naim Sahiti rezulton me pranimin e 500 punėtorėve nė vitin 2009. Zotri Arben Gjukaj ka tė punsuar vllaun, djalin e vllaut, dhandėrin etj. Kėrkohet deklarimi mga menaxherėt nė KEK sa kanė tė punėsuar antarė tė familjes nė KEK”, theksohet nė kėtė letėr tė dėrguar nga kjo sindikatė e cila deklaron kėta tė punėsuar janė pranuar nė kėtė korporatė pa pėrfillur konkursin dhe duke shfrytėzuar lidhjet familjare me menaxherėt e kėsaj ndėrmarrjeje.

     Nė anėn tjetėr pranuesit e kėsaj letre nuk kanė mundur tė japin komente rreth kėsaj ēėshtje. Kristina Herodes nga Zyra pėr Media e EULEX-it ka deklaruar se ėshtė parim i punės sė kėtij misioni qė tė mos japė informata nėse njė person apo njė organizatė ėshtė nėn hetime apo jo. Ndėrkaq, sipas zėdhėnėsit tė kėsaj korporate Viktor Buzhalės, punėsimi i vėllaut tė drejtorit Arben Gjukaj nuk paraqet diēka tė jashtėzakonshme pasi KEK-u ėshtė punėdhėnėsi mė i madh nė vend nė rangun e kompanive komerciale. “Ēdo i 20’ti punėmarrės nė sektorin komercial punon nė KEK”, ka thėnė Buzhala.

     Sipas tij njė nga parimet bazė tė shpalljes sė konkurseve ėshtė trajtimi i barabartė i tė gjithė aplikantėve. “Pra, askujt nuk mund t’i mohohet e drejta e konkurrimit dhe e fitimit tė vendit tė punės kur ėshtė kandidati mė i mirė pėr pozitėn e shpallur. Nė tė njėjtat kondita ėshtė punėsuar edhe punėmarrėsi nė fjalė”, ka theksuar Buzhala duke shtuar se Hamdi Gjukaj ėshtė i punėsuar me konkurs publik nė pozitėn Kujdestar ne Qendren e Thirrjeve nė Distrikt te Pejes me datėn 05. 09. 2007, kur Arben Gjukaj nuk ka qenė nė pozitėn e Drejtorit Menaxhues por nė pozitėn e Drejtorit tė Rrjetit nė kėtė korporatė.  

     “Pra, prej se z. Gjukaj ėshtė Drejtor Menaxhues, jo vetėm qė nuk ėshtė punėsuar asnjė i afėrm, por  janė ndėrtuar mekanizmat pėr ta luftuar kėtė dukuri negative”, ka potencuar Buzhala, duke shtuar se tashmė ēdo aplikant ėshtė i detyruar qė tė shėnojė nė aplikacion nėse ka ndonjė tė afėrm nė KEK apo jo. “z. Gjukaj ėshtė i vendosur dhe i gatshėm qė tė ndėrtojė mekanizma shtesė nė mėnyrė qė kjo dukuri tė largohet nga KEK-u”, ka deklaruar Buzhala rreth zhvillimit tė nepotizmit nė Korporatėn Energjetike.

     Pėr sa i pėrket akuzave tė kėsaj sindikate pėr punėsimin e djalit tė axhės zėdhėnėsi i Gjukajt ka theksuar Drejtori Menaxhues i KEK-ut ka vetėm njė djalė tė axhės dhe ai nuk punon nė KEK. “Punėmarrėsi z. Faruk Gjukaj ėshtė i punėsuar me konkurs publik me datėn 15. 01 .2007 nė cilėsinė e Inxhinierit tė Ndėrtimtarise”, ka thėnė Buzhala pa mohuar lidhjet e afėrta familjare nė mes tė kėtyre tė dyve. Ndėrsa nė anėn tjetėr zėdhėnėsi Buzhala ka mohuar se drejtori i tij tė ketė punėsuar ndonjė dhėndėrr tė tij nė Korporatėn Energjetike.

     Sipas zyrtarėve tė kėsaj korporate nepotizmi ka zėnė rrėnjė nė vitet dhe dekadat e kaluara, pikėrisht kur kompania energjetike menaxhohej nga ata qė po akuzojnė tash pėr nepotizėm. “Kur flet pėr nepotizėm ndoshta Lazėr Krasniqi dhe stafi udhėheqės i SPE, me siguri u kujtohen tė afėrmit e tyre, qė kanė punuar dhe punojnė nė KEK. Lazėr Krasniqit me siguri i kujtohet gruaja, e cila edhepse motėr medicinale, kur ai ishte udhėheqės ia kishte mundėsuar tė punojė si ekonomiste, ndoshta i kujtohet edhe vėllau i gruas, apo djali i vėllait”, ka theksuar Buzhala, duke shtuar se edhe anėtarėve tė kėsaj sindikate kur akuzojnė drejtorin e tij Arben Gjukajn s’ka si tė mos u shkojė mendja tek fėmijėt e tyre qė punojnė nė korporatė dhe njė varg tė afėrmish tė tjerė.

     Sipas Buzhalės:

·        Naser Gashi, sekretari i kėsaj sindikate i ka punėsuara vajzat nė KEK,

·       Halil Tėrnava, nėnkryetar i SPE’sė ka tė punėsuar djalin dhe vajzėn,

·       Baftjar Bislimi, udhėheqės i SPE-sė pėr divizionin e Furnizimit nė Prizren - ka tė punėsuar dhėndrin,

·       Isak Paqarada, sekretar i Divizionit tė Rrjetit tė SPE-sė ka tė punėsuar gruan nė kėtė korporatė,

·       Ismajl Gashi, ka djalin e punėsuar nė kėtė ndėrmarrje KEK,

·       Vesel Nikēi, kryesues i degės sė SPE-sė nė Distriktin e Pejės - ka tė punėsuar djalin, vėllaun dhe disa kushėrinj,

·       Muhamet Bytyēi, udhėheqės i SPE-sė pėr Divizionin e Rrjetit nė Prizren - ka tė punėsuar dhėndrin dhe

·       Fehmi Pajaziti, nėnkryetar i SPE-sė- ka tė punėsuar djalin.

     Por, djali i tij sipas zėdhėnėsit Buzhala ėshtė suspenduar si pasojė e pėrformancės sė dobėt. Ndėrkaq kryesindikalisti Lazėr Krasniqi ka pranuar se tė afėrmit e tij ashtu siē thotė zėdhėnėsi i KEK-ut janė tė punėsuar nė kėtė korporatė. Por, ai deklaron se ata janė punėsuar pėrmes konkursit tė rregullt dhe nuk ka intervenuar pėr punėsimin e tyre, pasi nuk ėshtė nė pozitė menaxheriale ta bėjė kėtė.

Kontakt me autorin (parim.olluri@hotmail.com)