Taksat e qytetarėve tė Kosovės nė duar tė korporatave tė

bosėve tė krimit ekonomik

 

DAMIR FAZLIQ FITON MILIONA EURO PREJ KEK’ut!

 

Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliq vepron edhe nė Kosovė pėrmes kompanisė sė tij “Rudnap”.  Miliona euro taksa tė kosovarėve futen nė xhepin e Fazliqit i pėrfshirė nė afera tė ndryshme kriminale nė rajon. Pėrveq “Rudnap”, Zyra e Hetuesve tė Komisionit Evropian (OLAF) ka raportuar se ka pasur parregullsi nė kontratat KEK-EFT.Kryetari i bordit drejtues tė kompanisė sė Fazlliqit dyshohet se ėshtė edhe aksionar i kompanisė Energy Financing Team Limited (EFT).

 

Shkruan: Parim Olluri - Prishtinė, 12. 02. 2010

 

MAFIOZI DAMIR FAZLIQ FINANCOI FUSHATĖN

ZGJEDHORE TĖ SALI BERISHĖS

 

     Miliona euro nga taksat e kosovarėve derdhen nė xhepin e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazliq. Ai pėrmes kompanisė sė tij “Rudnap” ka fituar tenderin pėr furnizimin e Korporatės Energjetike tė Kosovės me energji elektrike. Fazliq pėrfiton diku rreth 10 milion euro nga ndėrmarrjet publike nė Kosovė. Ndėrkaq miliona euro ka fituar edhe nė tė kaluarėn. Fazlliq ėshtė biznesmenė emri i tė cilit ėshtė lakuar nė njė numėr tė madh tė skandaleve nė Bosnjė e Hercegovinė, Serbi dhe Kroaci.  Fazliq, nė Serbi njihet lider i mafies sė duhanit.

 

 

Sa fiton “Rudnap”?

 

     Aktualisht kompanitė e kontraktuara pėr import tė energjisė elektrike janė Espada, EGL, EFT dhe Rudnap. Kompanisė sė Fazlliqit i paguhet 119 euro njė megavat energji elektrike e moduluar ndėrkaq 132.7 euro i paguhet energjia emergjente. KEK-u ka lidhur kontratė me kėtė kompani qė prej datės 8 tetor, qė nė dhjetor tė importojė nga 20-60 MWh. Kurse prej datės 8 tetor-mars 2009 tė importojė nga 10 Megavat energji elektrike nė orė. Ndėrkaq kompania “Rudnap” ėshtė licensuar nga ZRRE-ja pėr tė importuar energji elektrike nė Kosovė edhe pėr pėriudhėn janar - qershor tė vitit 2007. Kurse KEK-u zyrtarisht pati njoftuar se kontratat e lidhura pas ēmimeve tė negociuara janė rreth 4 milionė euro mė tė ulėta se sa ato qė kishin rezultuar me anė tė tenderit tė hapur. “Ēmimet sillen nga 119 euro nė 132 euro pėr megavat, ndėrsa ēmimet e berzės pėr energji elektrike tė enjten kanė qenė dukshėm mė tė shtrenjta duke u sjellur nga 131 euro deri nė 152 euro pėr megavat”, pati njoftuar kjo korporatė.

 

Prokuroria nė Shqipėri  sekuestron dokumentet

e kompanisė ‘Rudnap‘

 

     Nė dhjetor tė 2008-tės Prokuroria Pėrgjithshme nė Shqipėri ka sekuestruar dokumente tė kompanisė importuese tė energjisė Rudnap, nė kuadėr tė hetimeve pėr biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazliē, i cili ėshtė hetuar nė Shqipėri pėr pastrim parash. “Dokumente tė  kėsaj shoqėrie u sekuestruan te Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka importuar shumė herė nėpėrmjet Rudnap, pėrfaqėsuesi ligjor i sė cilės rezulton biznesmeni Fazliē”, ka theksuar gazeta “Shqip”. Kjo kompani nga KESH-i ka pėrfituar rreth 34 milionė euro.

 

OLAF: Trėkėndėshi i krimit energjetik EFT-KEK-“Artesia Bank”

 

     “Rudnap” kompania e Fazlliq i cili nė Sarajevė vlerėsohet si pjesė e “nėntokės” nuk ėshtė rasti i vetėm i keqpėrdorimeve nė kontratat pėr import tė energjisė elektrike. Nė KEK tenderė shumėmilionėsh fiton edhe kompania EFT. Kjo kompani sipas OLAF-it ka qenė pjesė e aferave tė ndryshme me KEK-un. Kompania EFT me seli nė Londėr ėshtė pronė e aksionarėve Svetislav Bulatoviq, James Nye, Vojin Lazareviq dhe Vuk Hamoviq. Lazareviq del se ėshtė aksionar edhe i kompanisė “Rudnap”.

     Sipas njė raporti tė Zyrės sė Hetuesve tė Komisionit Evropian ( “OLAF” ) tė kryer nė vitin 2008, gjatė blerjės sė rrymės elektrtike, aktivitetet e KEK-ut qė kanė tė bėjnė mė shitjen dhe blerjen e rrymės nė mes tė saj dhe ofruesve tė tjerė tė rrymės, janė ngritur deklarata serioze se fondet kane qenė tė papėrshtatshme gjatė transaksioneve. Kėso rastesh sipas OLAF-it ka vėrejtur raste tė kompanive auditori special i Bosnjės dhe Hercegovinės, gjatė hulumtimeve nė Elektro Privreda Republike Srpske-EPRS, dhe Energy Financing Team Limited-EFT. Kompania EFT ka fituar shpeshherė tenderė nga KEK-u.

     “Diferencat nė mes tė shumave tė paguara dhe vlerės sė rrymės sė furnizuar drejt KEK-ut, janė bėrė me kompanitė tė ndryshme si EPCG, NEK, Public Poėer Co, EPS, Mali i Zi, tė cilat janė identifikuar si rrjeti ballkanik”, thekson OLAF. Ndėrkaq sipas kėtij grupi hetues janė vėrejtur parregullsi qė kanė tė bėjnė mė pagesat nė njė llogari bankare tė ARTESIA Bank Luksembug. Sipas OLAF fondet e BE-sė kanė devijuar destinacioni i tyre origjinal.

     Ky rast i ngritur nga fondet e UNMIK-ut dhe BE-sė, pėrmes AER-it, ishin tė kanalizuara nga llogaria e bankės ARTESIA, nė Luksemburg. 960680, nga instruksionet qė tė kreditohet drejt EPCG (shėrbimi i rrymės pėr Mal tė Zi).  “Pėrfituesi nga kjo llogari thuhet se duket tė jetė zotėri Vuk Hamoviq, njė bashkėdrejtues i EFT-sė”, thekson raporti.

     Ndėrkaq raporti thekson se tė hollat me vlerė prej 7.8 milion dollarėsh, ndoshta kurrė nuk kanė arritur EPCG-nė, dhe ishin ndarė pėr pėrfitime personale pėrmes llogarisė sė bankės ARTESIA.