KEK’u bastion i nepotizmit nė Kosovė!

 

MENAXHUESIT E KEK’ut DHE NEPOTIZMI!

Shkruan: Sheradin Berisha * 25. 03. 2010

 

 

Kush janė menaxhuesit vendor tė KEK’ut?

 

     Tashmė dihet mirėfilli se, boshti kurrizor i menaxhimit tė Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės ėshtė qeveria, gjegjėsisht Hashim Thaēi - kryeministėri i Kosovės, Justina Shiroka’Pula - ministre e Energjisė dhe Minierave, Blerim Rexha - zv/ministėr i Energjisė dhe Minierave, Arben Gjukaj - Drejtor ekzekutiv i KEK’ut, dhe Nijazi Thaēi - drejtor ekzekutiv i zyrės sė Prokurimit nė KEK …

     Tė gjitha tė dhėnat hulumtuese pėr zhvillimet nė KEK, rezultojnė se, politika kadrovike e qeverisė sė Kosovės, pėr menaxhimin e punės nė KEK ka dėshtuar plotėsisht, dhe kjo tashmė nuk vehet nė dyshim as nga qarqet e caktuara brenda vet qeverisė. Emrimi i znj.Justina Shiroka’Pula nė krye tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave tė Kosovės, duket se nuk ka qenė zgjidhja mė frytdhėnėse, pėr faktin sepse kjo zonj nuk ka pėrgatitje tė mirėfilltė profesonale nė lėmin e energjitikės dhe tė minierave, ndonėse ėshtė ekonomiste e diplomuar dhe pas luftės ka kryer disa trajnime dhe specializime javore nė fushėn e menaxhimit.

     Ndėrkaq, pėr znj.Shiroka’Pula nuk dihet mirėfilli se, nė ē’mėnyrė ėshtė pėrzgjedhur si pjesė e qeverisė, dhe kush ka vendosur qė ajo tė vijė nė krye tė kėsaj ministrie tė rėndėsishme. Kryeministri Hashim Thaēi, ka deklaruar se znj. Shiroka’Pula vjen nga strukturat e shoqėrisė civile, dhe se, pas luftės ajo ka qenė ligjeruese nė disa universitete private si dhe aktiviste e disa asociacioneve, aleancave apo lobeve tė grave etj.

     Shikuar nga ky kėndvėshtrim, znj.Justina Shiroka’Pula duket se nuk ėshtė politikane, por nėse merret parasysh biografia e saj familjare, del se ajo rrjedh nga njė familje qė nė gjiun e saj ka rritur njė politikan famėkeq me emrin Kolė Shiroka, ndėrsa nė familjen ku jeton tani njė politikan tjetėr me emėr Ymer Pula. Po t’i referohemi fakteve historike del se, Kolė Shiroka, sė bashku me Sinan Hasanin, Ali Shukriun, Ymer Pulėn e shumė tė tjerė si kėta, qysh pas luftės sė dytė botėrore e deri nė vitin 1990, duke qenė nė krye tė disa funksioneve partiake e shtetėrore nė Kosovė, nė Serbi e nė federatėn jugosllave, ishin luftėtarė tė pakompromis nė ndjekjen, luftimin dhe persekutimin e „ballistėve, nacionalistėve, irredentistėve, separatistėve dhe shkatėrruesve tė vėllazėrim - bashkimit jugosllavė…!“

     Nė kėtė aspekt, hiq mė mirė nuk qėndron as njeriu numėr dy i kėsaj Ministrie, zėvendėsministėri i MEM’it, z.Blerim Rexha njė kuadėr i ri dhe i shkolluar nė lėmin e elektroteknikės, por me njė biografi familjare shumė tė komprometuar. Babai i tij, Aziz Rexha nė gjyqėsinė e Kosovės (tė viteve 70 - 80’ta) njihet si njėri nga gjykatėsit mė tė tmerrshėm (pamėshirshėm) nė gjykimin e qindra studentėve dhe intelektualėve shqiptarė, para dhe pas demonstratave tė pranverės sė vitit 1981!

 

Me kėtė rast, sa pėr ilustrim po i referohemi disa burimeve arkivore.

 

     Derisa xhaxhai i Justina Shirokės, Kolė Shiroka me shokė paraprakisht i gjykonte politikisht “nacionalistėt dhe separatistėt shqiptarė” qė kėrkonin dhe luftonin pėr statusin e Republikės sė Kosovės, babai i Blerim Rexhės, Aziz Rexha nė cilėsinė e gjykatėsit i denonte ata me shumė vite burgim tė rėndė, duke ua nxirė kėshtu jetėn mijėra familjeve shqiptare. Karierėn e tij politike Kolė Shiroka e ka nisur qysh nė vitin 1945. Kolė Shiroka, ishte pjesėmarrės i Kuvendit famėkeq tė Prizrenit (8 - 10 korrik 1945) si delegatė nga Rrethi i Prizrenit, (ashtu sikurse ishin Sinan  Hasani, Ali Shukriu etj). Kolė Shiroka nė kėtė kuvend u zgjodh edhe gjykatės nė “gjyqin popullor krahinor tė Kosovės e Metohisė”, pėr gjykimin dhe dėnimin e atdhetarėve shqiptar tė organizuar nė Lėvizjen Nacional Demokratike Shqiptare etj. Shikoni Listėn e gjyqtarėve tė gjyqit populluor krahinuor! Kolė Shiroka ėshtė nėn numrin rėndor 45. Pėr mė tepėr lexoni argumentet pėr Kolėn dhe kolėt tjerė: Golgota shqiptare gjatė regjimit komunist tė Titos!

 

Ndėrkaq, Aziz Rexha si gjykatės ka dėnuar shumė grupe intelektualėsh.Sa pėr ilustrim po i radhisim disa gjykime.

 

*  *  *

K.nr.95/79

     Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė kolegjin e pėrbėrė nga gjyqtari Isak Nishevci, kryetar, Aziz Rexha dhe Vllastimir Tasiq anėtarė, me pjesėmarjen e praktikantit Sylė Kasumaj, si proēesmbajtės, nė lėndėn penale kundėr tė pandehurėve: Agim Sylejmani, nga Zhegra, Faik Latifi nga Hajkobili, Tefik Latifi nga Hajkobili, Abedin Hyseni nga Kėrēova dhe Hasan Bekteshi nga Sėrbica KK’Kėrēovė pėr shkak tė veprės penale propagand armiqėsore nga neni 133 al.1 tė LPJ duke vendosur sipas kundėrshtimit tė tė pandehurėve tė ushtruar kundėr aktakuzės sė prokurorisė publike tė qarkut nė Prishtinė PP.nr. 12/79, tė dt. 12 qershor 1979, me 19 qershor 1979, mori kėtė Aktvendim... (…) (Burimi: Aktvendimi i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, mė 19. VI. 1979, Kryetar i kolegjit - Gjyqtari Isak Nishevci, d.v/ Proēesmbajtėsi, Sylė Kasumaj, d.v)

 

     1. Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, PP.nr. 291/81. Para trupit gjykues do tė dalin: grupi i Kadrije Gashit, qė ka 11 persona. Vepra pėr tė cilėn akuzohen - bashkim pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136, par.1 dhe 2 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ’sė. Seanca kryesore ishte caktuar tė mbahej mė 18, 19, 21 qershor 1982. Kryetar i Kolegjit - Aziz Rexha, gjyqtar. PPQ: Myftar Jasiqi, zėvendėsprokuror.

     2. Gjykata e Qarkut - Prishtinė, PP.nr. 101/82, Metush Rexhepi (1 person). Akuzohet nga neni 114 I LP tė RSFJ’sė.  Seanca kryesore mė 2 korrik 1982. Kryetar i Kolegjit - Aziz Rexha, gjyqtar, Ruzhdi Kozmaqi, zėvendėsprokuror.

     3. Gjykata e Qarkut - Prishtinė, PP. Nr. 68/82. Grupi i Isa Lulajt (7 persona). Akuzohet nga neni 114 I LP tė RSFJ’sė. Seanca kryesore mė 16 e 17 korrik 1982. Kryetar i Kolegjit i Aziz Rexha, gjyqtar. Etj., etj… (Burimi: Dr.Sabile Keēmezi-Basha: Organizatat dhe grupet ilegale nė Kosovė 1981- 1989. (Sipas aktgjykimeve tė gjykatave ish’jugosllave) Prishtinė 2003 faqe: 74 - 75.)

 

 

     Duhet theksuar se, nė kabinetin e kryeministrit Thaēi, nė Kuvendin e Kosovės, (nė kryesinė e kėtij kuvendi), nė presidencėn e Kosovės, nė institucionet tjera komunale etj., janė “aktiv” shumė politikanė, tė cilėt nė periudha tė ndryshme e kanė dėmtuar rėndė ēėshtjen tonė kombėtare. Disa politikanė tė kėtij soji mund t’i gjeni nėse i lexoni me kujdes shkrimet: „Elita intelektuale“ titiste nė shėrbim tė UDB’sė! dhe Satanizimi i UĒK’sė nga presidenti „historik“ Ibrahim Rugova! …

 

Kaq pėr kėtė ēėshtje. Le t’i kthehemi temės qė po trajtojmė.

 

Nepotizmi nė MEM!

 

     Justina Shiroka’Pula, si ministre e MEM’it gjatė konsolidimit tė stafit tė saj ministror pėr kėshilltar tė parė (tė lartė) politik ka marrė z.Faik Nahi (shikoni: portalin e stafit tė kėshilltarėve tė ministres Shiroka-Pula). Sipas njė burimi tė pashtriku.org, i afėrt me kabinetin e gjerė tė qeverisė, e qė nuk dėshiron t’i pėrmendet emri, z.Faik Nahi deri nė pėrfundim tė luftės ishte nė shėrbim tė regjimit tė Millosheviēit, madje gjatė kėsaj kohe ky njeri ka punuar edhe me “vėllezėrit Kariq” nė kompaninė e tyre tė telefonit. (Lexoni mė gjerėsisht pėr historinė e kompanisė sė vėllezėrve Kariē “Mobtel Srbija”) Ky njeri, thotė burimi, edhe sot e kėsaj dite ka kontakte tė ndryshme me Serbinė dhe merret me transaksione parash dhe biznese tė ndryshme pa u penguar nga askush.

     Znj. Justina Shiroka’Pula (gjithmonė sipas burimit tonė) nė Ministrinė (MEM) qė ajo e drejton ka punėsuar edhe familjarė tė vet. Kėshtu, nusen e djalit tė vet e ka punėsuar si asistente personale, ndėrsa burrin e kunatės sė saj e ka bėrė drejtor tė njė Divizioni me rėndėsi nė MEM! Dereisa zonja ministre nė njėrėn anė shquhet pėr kultivimin e nepotizmit nė MEM, nė anėn tjetėr ajo dallohet edhe si spastruese e njerėzve nė ministri, pėr bindje politike vetėm pse janė tė angazhuar nėpėr subjekte tė ndryshme politike, duke i larguar apo duke ua ndėrruar pozitat e tyre tė punės.

 

Nepotizmi nė KEK!

 

     Kjo politikė e spastrimit tė kuadrit udhėheqės ėshtė bartur edhe nė KEK. Kohė mė parė, nga ndėrhyrja e qeverisė, gjegjėsisht MEM’it nė bashkėpunim me njerėzit e tyre nė KEK, janė ndėrruar shumė kuadro profesionist dhe tė pėrkushtuar nė kėtė gjigant Kombėtar, me njerėz tė pėrshtatshėm nga grupet e interesit brenda qeverisė. Protagonistėt kryesor tė zbatimit tė njė politike tė mbrapshtė kadrovike nė KEK janė: z.Nijazi Thaēi, drejtor ekzekutiv i zyrės sė Prokurimit nė KEK (kushėriu i kryeministrit tė Kosovės) dhe Arben Gjukaj - drejtor ekzekutiv i KEK'ut. Arben Gjukaj dhe Njazi Thaēi janė shokė tė studimeve, kanė studiuar nė Tiranė dhe jo rastėsisht janė nė vendet udhėheqėse nė KEK.

    Burimi ynė thotė se, Arben Gjukaj nė KEK ėshtė punėsuar pas luftės, fillimisht ka punuar si administrator i Fėllanze Hoxhės, drejtoreshės ekzekutive nė Divizionin e Rrjetit, pastaj si menaxher pėr mbėshtetje afariste, si menaxher i Divizionit tė Rrjetit, ka qenė u.d i Drejtorit Menaxhues tė KEK’ut, ndėrsa nga data 18 gusht 2009 emrohet drejtor menaxhues i KEK’ut, pikėrisht nė kohėn kur po fillonte shpėrbėrja e KEK’ut, dhe privatizimi i tij.

     Hashimi’Justina’Blerimi’Arbeni’Njaziu... janė hallkat zinxhirore qė caktojnė njerėzit e tyre tė interesit nė detyra tė caktuara nė KEK. Sipas kėtij burimi pothuajse tė gjitha tenderet qė jepen nė KEK kalojnė me ndėrmjetėsimin e Gani Thaēit, vėllaut tė kryeminitrit tė Kosovės. Konkurset pėr punėsim nė KEK janėpothuajse tė pėrditshme, por ato janė sa pėr sy e faqe (thotė burimi), sepse paraprakisht caktohen njerėzit qė do tė punėsohen aty. Nė kėtė kuadėr lulėzon edhe nepotizmi. Ta zėmė, nė Mihjen Sipėrfaqėsore tė Bardhit dhe Mirashit ėshtė larguar Muhedin Haxhiu, njė ekspert me pėrvojė tė gjatė, ndėrsa nė vend tė tij ėshtė emėruar Adil Junuzi, ky i fundit dhėndėr i z.Blerim Rexha, zv/ministr i Energjisė dhe Minierave!!!

     Ditė mė parė, nė njė letėr tė Sindikatės sė Punėtorėve tė Elektro Kosovės drejtuar EULEX’it thuhet se: “Keqmenaxhimi nga z.Arben Gjukaj dhe Naim Sahiti (Drejtor i Departamentit tė Furnizmit nė KEK) rezulton me pranimin e 500 punėtorėve nė vitin 2009. Zotri Arben Gjukaj ka tė punsuar vėllaun (Hamdi Gjukaj), djalin e vllaut (Faruk Gjukaj), dhandėrin etj.” Nė vazhdėn e kėtyre veprimeve vlen tė theksohet edhe eksperti Fahredin Maēastena, drejtor Ekzekutiv i Divizonit tė Furnizimit, tė cilit i ėshtė ndėrruar vendi i punės.

     Nė KEK janė avansuar edhe njerėz tė cilėt gjatė luftės nė Kosovė ishin tė rreshtuar nė anėn e forcave kriminale serbe. P.sh. Para njė kohe, si menaxher i Tarifave nė KEK ėshtė caktuar z.Petrit Pepaj, ku gjatė luftės nė Rekė tė Keqe tė Gjakovės ka pas tė mobilizuar babė e vėlla (Sokol e Ben Pepaj) nė policinė e kryekriminelit Millosheviē, e tė cilėt mė vonė po nga kėto forca ishin zhdukur. Pėr tė argumentuar kėtė fakt, lexoni dokumentin e MUP’it serbė nė ēirilicė, ku nė faqen 245 tė kėtij dokumenti figurojnė emrat nėn numrin rėndor 44. Beni Pepaj dhe 45.Sokol Pepaj.

( LEXONI: OTETI I OSTALI )

     Petrit Pepaj, mė herėt ishte menaxher nė KEK, pastaj ka kaluar nė ZRRE, dhe tani sėrish ka ardhur nė KEK, pėrkundėr faktit se nė konkurs (pėr kėtė vend pune) ka patur edhe kandidatė tjerė me aftėsi tė mėdha profesionale. Kjo ėshtė politika kadrovike e Kabinetit tė KEK’ut!!!

 

Kush janė burrat dhe gratė e punėsuar nė KEK?!

 

     Tashmė nepotizmi nė KEK ėshtė bėrė dukuri e zakonshme dhe askush nuk ndėrmerr asgjė nė parandalimin e kėsaj tė keqeje. Nė KEK, sipas burimit tonė, ka tė punėsuar shumė familjarė, si burrė e grua, babė e birė apo bijė e tė afėrm tė tjerė. Sa pėr kureshtje po i rendisim disa emra tė burrave, grave, bijėve etj., tė punėsuar sipas lidhjeve tė grupeve tė interesit brenda KEK’ut:

 

1. Remzi Shahini - ish’drejtor general, Resmije Shahini - administratė KEK;

2. Sutki Baftiu - jurist, Syrije Baftiu - administratė;

3. Arif Vitija - drejtor i Distribucionit tė Prishtinės, Nife Vitija dhe vajza e tij nė arkivė tė KEK’ut;

4. Nazmi Gashi - ish’drejtor nė Distribucion, ndėrsa gurja e tij punonė nė administrate;

5. Sali Krasniqi - kryeshef i inxhinierėve, Mirishahe Krasniqi - ekonomiste;

6. Ismet Raēi - menaxher nė Mihjen e Bardhit, Feride Raēi - administratė;

7. Salih Gjonbalaj - menaxher i Burimeve Njerėzore, i cili ka marrė banesė nga KEK’u dhe sė bashku me gruan Shqipen kanė ikur nė Amerikė, Shqipe Gjonbalaj - Burimet Njerėzore;

8. Leonora Hysenaj - menaxhere nė Rrjet, Shefqet Gjocaj - inkasant;

9. Skender Llozana - dispeēer-inxhinier, Remzije Llozana - administrate;

10. Merita Maloku - administrate, Rexhep Maloku - jurist;

11. Lutfi Bina - menaxher i energjisė efiēente, Makfireta Bina - menaxhere e projektimeve;

12. Besim Prebreza - udhėheqės i logjistikės, i larguar kohė mė parė pėr vjedhje,  Rukije Prebreza - administratė;

13. Fadil Lepaja - menaxher pėr informim, tani i punėsuar nė PTK - Kimete Konjufca’Lepaja - arkivė;

14. Agim Miftari - ekonomist, Shukrije Tėrnava -  juriste;

15. Skender Buja - dispeēer, Drita Buja - administratė;

17. Valon Rahimi - teknik, Sofie Rahimi - mirėmbajtėse;

18. Qamil Llapashtica - teknik, Nife Llapashtica - mirėmbajtėse, etj. etj…

     Ndėrkaq, Hamjete Qorrolli ka tė punėsuar vajzėn e vet, Gazmend Begolli ish’drejtor i TC Kosova B ka tė punėsuar motrėn, Fėllanze Hoxha ka tė punėsuar vajzėn e kunatit, Hysni Gashi - Burim Gashi, babė e bir, etj. Nė kėtė mes pėrfshihet edhe Mimoza Dugollli, gruaja e ish’ministrit pėr Tregėti dhe Industri, Bujar Dugollit, e cila ėshtė punėsuar nė kohėn kur qeveriste AAK dhe tani ajo punon si menaxhere nė Divizionin e Furnizimit.

     Ky nepotizėm (familjarizėm) i pashembullt siē vihet nė pah, ėshtė forcuar tashmė, nė Drejtorinė e KEK’ut, Divizionin e Rrjetit dhe tė Furnizimit dhe kjo gangrenė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi edhe nė termocentrale, mihje, distriktet e KEK’ut dhe nė njėsitė tjera tė kėsaj kompanie tė madhe Kombėtare.

     Kėta emra janė kryesisht tė Drejtorisė sė KEK-ut, Divizionit tė Rrjetit dhe Divizionit tė Furnizimit. Ka raste tė shumta, sidomos nėpėr termocentrale, mihje, distriktet e KEK-ut, njėsitė e saj dhe organizata tjera tė KEK-ut. Po tė bėhej njė hulumtim edhe mė i thellė nga organet shetėrore, jam, i bindur se do tė kishim njė pasqyrė (skemė) mė tė plotė tė punėsimeve familjare nė KEK. Prandaj, krejt nė fund pa hezitim, mund tė them se KEK’u si ndėrrmarrje publike ėshėt bastion i nepotizmit nė Kosovė!

( * Autori ėshtė moderator i www.pashtriku.org )