Ēka po ndodh me pasurinė e Kosovės?!

 

 

KEK’u PO SHKON DREJT SHTHURJES,

SA KUSHTON PASURIA E SAJ?!

 

 

Shkruan: Sheradin Berisha - 19. 03. 2010

 

 

      17 Shtator 2008, Qeveria e Republikės sė Kosovės me Vendimin Nr. 04/36, pėrfundimisht vendos shthurjen e Korporatės Energjitike tė Kosovės - KEK. Ndėrkaq, nė njė vendim tjetėr Nr. 04/36 datė 2 tetor 2008, qeveria ka bėrė tė ditur se procesi i shthurjes sė KEK’ut do tė pason me krijimin e njė kompanie tė re (ėshtė fjala  pėr TC Kosova e RE 2000 MW) qė do ti merr tė gjitha  funksionet e divizionit tė Rrjetit, Furnizimit dhe shėrbimet tjera mbėshtetėse. Kėto vendime tė qeverisė Thaēi, i mėsojmė nga Memorandumi intern Nr.protokolli 17; Datė 23. 01. 2009, Prishtinė, tė lėshuar nga z.Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK’ut.

 

 

     Gjatė procesit tė shthurjes sė KEK’ut, fillimisht ėshtė bėrė regjistrimi (inventarizimi) i pasurisė sė tėrėsishme tė saj, dhe siē del nga ky regjistrim, pasuria e kėtij gjiganti kombnėtar ėshtė llogaritur me ēmime qesharake - shumė tė ulėta.

 

 

     Sipas kėtij elaborati, tė aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i Korporatės Energjetike tė Kosovės, pasuria e KEK-ut kap vlerėn 236. 023. 228. 87 €.

Vetėm mihjet sipėrfaqėsore (divizioni i mihjeve) janė llogaritur me ēmimin

32. 864. 565.40 €,

Divizioni i Gjenerimit (dy termocentralet) vlejnė 127. 688. 298. 86 €,

Divizioni i Rrjetit (Elektrokosova) 69. 015. 066. 86 €

Divizioni i Furnizimit 1. 290.  372. 58 €,

Drejtoria qendrore e KEK-ut QHK 3. 704. 808. 10 €,

Divizioni i Serviseve 1. 460. 117. 07 €.

 

(Lexoni dhe shikoni nė tėrėsi nė faqen 3 tė Elaboratit…)

 

*   *   *

      Kurse Divizioni i Rrjetit ka vlerėn: 69. 015. 066. 86 €

     Ndėrkaq Distribucionet (distriktet) veē e veē kanė kėto vlera:

Distrikti i Prishtinės 13. 814. 615. 02 €

Distrikti i Prizrenit 4. 322. 862. 40 €

Distrikti i Pejės 11. 408. 072. 98 €

Distrikti i Ferizajit 6. 626. 275. 95 €

Distrikti i Gjilanit 4. 776. 029. 77  €

Distrikti i Gjakovės 4. 415. 618. 22  €

Distrikti i Mitrovicės 5. 51. 328. 23 €.

(pa e llogaritur kėtu pjesėn veriore tė Kosovės, e cila s’kontrollohet  nga KEK’u.)

Drejtoria e Divizionit tė Rrjetit ka vlerėn: 18. 140. 264. 27 €

 

( Lexoni dhe shikoni nė tėrėsi kėto shifra nė faqet 20 - 21 tė Elaboratit…)

 

 *  *  *

     Sipas deklarateve tė udhėheqėsve sindikal tė KEK’ut: SPE dhe SPEK, prona e KEK-ut ka njė vlerė mė shumė se 1 miliardė euro. Mėsohet se ndihmė tė madhe nė vlerėsimin e krejt pronės sė KEK-ut kishte dhėnė edhe firma konsulente PA Consulting, njė firmė e huaj e kontraktuar na USAID’i, pėr ndihmė nė kėshillim tė menaxhmentit tė KEK’ut. Ndėrsa, kjo mė herėt kishte kontraktuar njė kontratė me Qeverinė e Kosovės.

     Kush do tė blejė kėt pasuri kombėtar?!

     Jo zyrtarisht flitet se pasurinė e KEK-ut do ta marrė njė firmė ēeke “CEZ”, e cila kohė mė parė kishte blerė kapacitetet energjetike tė Shqipėrisė pėr vetėm 120 milionė euro. Tani pritet tė privatizohet Divizioni i Rrjetit dhe i Shpėrndarjes dhe pėr kėtė Qeveria e Kosovės ka dhėnė dritė tė gjelbėr dhe tashmė pritet momenti i shpalljes sė tenderit pėr privatizim. Kėto ditė ankthi pėr KEK’un, me tė drejtė shtrohet pyetja se ēfarė do tė ndodh me fatin e mijėra punėtorėve tė kėtij gjiganti, tė cilėt do tė hidhen nė rrugė pas shthurjes dhe privatzizimit tė saj?! Mė duket se s’ka asnjė rregullore, qė nė kėtė situatė i qartėson tė drejtat e punėtorėve, tė cilėt kanė dhėnė mund e djersė me dekada tė tėra.

 

*  *  *

     Tashmė, s’ka dyshim se udhėheqja me ndėrmarrjet publike nė Kosovėn e pasluftės ka dėshtuar plotėsisht. Pėr kėtė tregojnė faktet e shumėta, tė cilat flasin qartė, se pas shitjes sė tyre (me pak para) nga Agjencioni i Kosovės pėr Mirėbesim - AKM, ato janė nė krizė tė thellė mbijetese, madje dhe buzė falimentimit! Shumė prona shoqėrore u janė shitur disa patronėve tė huaj me ēmime jo tė kėnaqshme, pa kritere tė mirėfillta tė konkurrencės sė lirė dhe me ēmime joreale. Kjo piramidė shpronėsuese pėr Kosovėn “AKM”… kishte filluar nė kohėn e kryeadministratorit tė pare tė UNMIK’ut, Bernard Kouchner. Shtylla e Dytė e UNMIK’ut, si pėrgjegjėse pėr ekonominė e vendit ishte pėrpiluese e planit tė shpronėsimit, ndėrsa AKM’ja zbatuese e politikės sė saj. Pra, AKM-ja ishte titullari kryesor i pronės sė Kosovės. Asokohe nė krye tė AKM’sė ishte Andy Bearpark, ndėrsa zėvendės i tij Ahmet Shala, aktualisht Ministėr i Ekonomisė dhe Financave nė Qeverinė Thaēi.

     Mėsohet se, deri sa, Ahmet Shala ishte nė krye tė AKM’sė ishin zhvilluar transaksionet mė tė rėndėsishme tė kėtyre ndėrmarrjeve. Shumica e kėtyre firmave u janė dhėnė investitorėve tė huaj me vlera solide. Deri mė tani vlera e pėrgjithshme e pasurisė sė kėtyre firmave tė shitura thuhet se ka arritur nė 270 milionė euro. Fatkeqėsisht kėto para nuk janė depozituar nė bankat e Kosovės, por janė diku jashtė dhe nuk pėrdoren pėr nevojat e qytetarėve tė Kosovės. Madje njė pjesė e tyre kishin humbur vitin e kaluar pėr shkak tė recesionit ekonomik botėror, ndėrkohė qė punėtorėt e atyre firmave tė shitura nuk e kishin marruar 20 % e premtuar. Para disa muajve, pėr kėtė qėllim Ibrahim Kelmendi i ka dėrguar njė Letėr publike shefit tė ICO-s, Zotėri Peter Feith.

     Tham, se vlera e pėrgjithshme e pasurisė sė firmave tė shitura nė Kosovė, sillet rreth 270 milion euro! Tė bėjmė njė llogari! Qeveria e Kosovės pėr renovimin e ndėrtesės sė Pallatit tė Shtypit nė Prishtinė kishte ndarė 18 milon euro dhe tenderin pėr kėtė punė e kishte fituar Behgjet Pacolli, shefi i AKR’sė. Nga kjo rezulton se krejt pasuria e Kosovės (deri mė tani) ėshtė shitur vetėm pėr 20 ndėrtesa tė tilla (!!!) …

 

*  *  *

STRATEGJIA E ENERGJISĖ SĖ KOSOVĖS PĖR PERIUDHĖN 2009 - 2018

 

 

     Mė 06 Korrik 2009, 19 ekspertė vendor tė fushės sė energjitikės etj., pėrmes njė letre tė hapur drejtuar institucioneve tė Kosovės, kanė prezentuar qėndrimet e veta kundėr projektit „Kosova e Re“ dhe eksploatimit tė resurseve tė Sibofcit nga kompanitė e huaja private. Qeveria e Kosovės (e sotmja dhe ato tė mėparshmet) nėn diktatin e kėshilltarėve tė huaj, kanė pėrgatitur opinionin tonė, pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė Ri, me kapital tė huaj privat, i cili do tė prodhojė energji elektrike, duke i shfrytėzuar resurset tona kombėtare. Nga ky termocentral duket se, ne nuk do tė pėrfitojmė asgjė, pėrveē rrymės me bollėk, tė cilėn edhe ashtu e blejmė me ēmim tė pėrcaktuar nga vetė investitori i huaj.

     Dhe ēka ndodh me kėtė rast?

     Ne me „vetėdije“ i blejmė resurset (burimet) tona kombėtare tė shndėrruara nė energji, ndėrsa fitimi shkon nė llogari tė kompanive private! Kjo besoi nuk don shumė koment! Para njė kohe, Pashtriku.org ka siguruar „Draftin, Gusht 2009“, tė pėrpiluar nga Qeveria e Kosovės, gjegjėsisht nga Ministria e Energjisė dhe Minierave, me Titull: „Strategjia e Energjisė sė Kosovės pėr periudhėn 2009 - 2018“ pėr tė cilėn u debatua nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės… Ky Draft, ndonėse ėshtė pėrfolur shumė nė mediat shqiptare, asnjėherė nuk i ėshtė bėrė i njohur opininonit tonė tė gjerė, dhe si i tillė ėshtė mbajtur „sekret“ duke qarkulluar vetėm brenda njė grupi njerėzish nė Qeveri dhe nė Kuvendin e Kosovės. Vetė fakti se „Drafti SEK’2009 - 2018“ asnjėherė nuk ėshtė publikuar, pėr tu analizuar e debatuar hapur nga ekspertė vendor dhe shoqėria e gjerė civile, tregon qartė se Kosovės po i pėrgatitet njė kurth, i cili gjithėsesi do t’i kushtoj shtrenjtė brezave tė ardhshėm.