Nė vend tė pėrkujtimit

 

STUDENTI I LIRISĖ - RUZHDI HYSENI

 

Shkruan: Bedri TAHIRI - Prishtinė, 12. 12. 2009

 

Nė faqet e historisė sonė tė lavdishme e krenare vend tė rėndėsishėm zė edhe Kolla e Artakollit heroik. E gjendur rrėzė Qyqavicės mitike e nė kufi me Drenicėn legjendare, pėrherė qe fole trimash e arenė luftimesh. Toka e saj e stėrgjyshore, brez pas brezi, ėshtė larė me gjak tė njomė lirie.

 

 

Ky vendbanim kodrinor, i tipit tė pėrzier, pėrbėhet nga lagjet: Azemaj, Sylaj, Deliaj, Islamaj dhe Shesivaraj. Mikrotoponimet mė karakteristike tė tij janė: Livadhi i Gatė, Livadhi i Vitoshit, Klysyra,  Lugu i Zharit, Kėrshi i Maderstenės, Kroni i Marės, Vrella, Lugu i Arrave, Lugu i Kishės etj. Nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė vitin 1455 nė defterin kadastral tė Vilajetit Vėllk. Si vendbanim ėshtė i regjistruar nė Muhasebe-i Vilayet-i Rum-ili Defteri 1530 (937 h), nė kuadėr tė Sanxhakut  tė Vushtrrisė me emrin Kiraēe (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovės 16- Vushtrria, Prishtinė, 2005, f. 165).

 

         Djegia e Kollės mė 1920

 

            Viti 1920 konsiderohet si shumė i vėshtirė pėr shqiptarėt e Kosovės. Pas Kryengritjes sė Pėrgjithshme, qė shpėrtheu nė maj tė vitit 1919, nė gjithė Kosovėn dhe pas bisedimeve tė pasuksesshme qė u zhvilluan nė Zhabar, midis Azem Bejtė Galicės dhe Ceroviqit, qeveria  SKS ndėrmori njė varg masash kundėr shqiptarėve. Vetė Pashiqi, i cili gjatė kryengritjes kishte qenė nė Paris posa u kthye u angazhua me tė gjitha mjetet dhe forcat pėr ta shtypur dhe shuar Lėvizjen kaēake.

            Si masė tė parė ai planifikoi ēarmatimin e pėrgjithshėm tė popullit shqiptar. Mė 2 janar 1920 u bė plani pėr ēarmatim. Ai do tė bėhej sipas kėtij rendi:

            a) Sė pari Drenica dhe Llapusha me njė pjesė tė Prizrenit dhe Peja me rrethinė,

            b) Nė radhė tė dytė Llapi, Shala, Suhareka (Theranda), Mitrovica dhe Peshteri...

            Masa e dytė ishte rekrutimi i tė rinjve prej moshės 18 deri nė 25 vjet nė ushtrinė serbe. Kjo nuk dha rezultate. Kėtu ndikoi kushtrimi i Azemit dhe i Shotės, qė i fituan tė rinjtė tė mos u pėrgjigjen ftesave pėr rekrutim por tė dilnin maleve dhe tė inkuadroheshin nė ēetat ēlirimtare. Ata, posa e merrnin thirrjen, shkonin dhe lajmėroheshin nė ēeta dhe bėheshin ushtarė tė Azem Bejtė Galicės, ose fėmijėt tė Lokės sė Kosovės, siē e quanin ata Azemin.

            Dhe, si masė e tretė, qė e shpiku vetė  Pashiqi, ishte formimi i tė ashtuquajturve “kaēakė tė shtetit”, tė cilėt nė emėr tė ēetave ēlirimtare bėnin zullume nė popull, plaēkitnin dhe maltretonin. Nė kėtė mėnyrė u munduan ta komprimitojnė Lėvizjen. Ēeta tė tilla u formuan nė disa vende (nė Drenicė nuk pati tė tilla). Nė marrėveshje me Ceroviqin, Islam agė Batusha e formoi grupin prej 27 vetash. As kjo nuk dha rezultate, sepse populli i dallonte mirė kėta tė shitur nga njerėzit e ēetave ēlirimtare.

            Krahas kėtyre u formuan edhe disa grupe dhe formacione vullnetarėsh. Kėto grupe ndėshkuese pėrbėheshin nga njerėz kriminelė e zullumqarė, qė krahas xhandarmėrisė dhe ushtrisė bėnin krime nė njerėz tė pafajshėm dhe tė pambrojtur. Nė krye tė tyre qėndronin gjakpirėsit e tipit si Miliq Kerstiq, Filip Cariqi, etj. Kėto grupe do tė mbahen mend edhe pėr djegien dhe shkatėrrimin e disa fshatrave kosovare.

            Njėri ndėr fshatrat qė u dogj rrafsh me tokė dhe pėr disa vjet pushoi sė ekzistuari ėshtė edhe Kolla. Dėshmitarėt e gjallė tė asaj lufte: Abit Hyseni, Miftar Shaqiri dhe Mehmet Hamiti, me rrėqethje e pėrkujtojnė atė ditė tė tmerrshme janari, tė vitit 1920.

            Tragjedia e asaj dite kishte kėtė rrjedhė:

            Azem Bejtė Galica, si strateg i mirė luftarak, varėsisht nga koha dhe momenti, e ndėrronte taktikėn e luftės dhe tė veprimit. Pėr t’i zbuluar planet e armikut u sugjeroi disa njerėzve, tė cilėt ende s’kishin rėnė nė sy tė armikut, tė futeshin nė radhėt e xhandarmėrisė. Ata fshehtas do tė mbanin lidhje me ēetat, do tė informonin pėr ēdo gjė dhe njėkohėsisht do tė siguronin municion pėr luftėtarėt. Kėshtu vepruan Lutė Gllanasella dhe Selim Drevinja. Vėrtet Selimi kishte qenė ēaush edhe mė herėt, por pas kushtrimit tė Azemit u kthye me Lėvizjen, dhe do t’i qėndrojė besnik deri nė vdekje.

            Mė 13 janar 1920 Azemi e dėrgon Lutėn pėr tė marrė fishekė nga Selimi. Ata takohen nė fshatin Shalc. Luta posa i merr fishekėt niset pėr nė Qyqavicė, ku po e pritnin shokėt, ndėrsa Selimi ndalet nė Kollė, nė shtėpinė e  Vesel Sheshivarit.

            Po atė natė njerėzit e pushtetit, spiunėt, shkojnė nė Vushtrri dhe e lajmėrojnė. Xhandarėt e Vushtrrisė, qė edhe mė parė kishin dyshuar nė tė, shkojnė dhe e lajmėrojnė njė tog ndėshkues qė e kishte rrethuar fshatin Kēiq dhe po bėheshin gati pėr ta djegur pse kishin refuzuar pėr t’i dėrguar djemtė ushtarė.  Ata e lėnė Kēiqin dhe ia mėsyjnė Kollės.

            Ende pa zbardhur dita fshati gjendet i rrethuar. Pushkėt e para krisen nė shtėpinė e Hysen Hasanit. Hyseni kishte tre djem: Hasanin, Sinanin dhe Abitin. Djali i madh, Hasani, atė ditė kishte pėr tė shkuar ushtar, andaj gratė ishin zgjuar herėt pėr tė pėrgatitur bukė qė do ta merrte me vete. Forcat serbe u futėn nė oborr dhe kur panė sė po pėrgatitej buka, sipas mendjes sė tyre pėr kaēakėt, i morėn vėllezėrit: Hasanin e Sinanin dhe fill i pushkatojnė. Pas tyre shkon edhe i ati, Hyseni, tė cilin poashtu e vrasin. Atėherė u ndez lufta. Ata qė kishin armė luftonin, kurse tė tjerėt iknin kah mundnin pėr ta shpėtuar kokėn. Tė mobilizuar, ēetnikė e xhandarė, si tė tėrbuar, filluan masakrėn mbi popullsinė e pafajshme. Vrisnin kė e gjenin nė ara, livadhe, oborre pa i dallaur fare: pleq e plaka, gra e fėmijė. Disa i lidhėn dhe mė vonė i pushkatuan. Me duar tė lidhura arritėn tė shpėtojnė nga vdekja Tafė Jashari e Kadri Syla, tė cilėt ashtu duarlidhur e kalojnė Qyqavicėn dhe dolėn nė Drenicė, nė Likoshan.

            Gratė dhe fėmijėt, rreth 30, i grumbullojnė nė odėn e Vesel Sheshivarit pėr t’i djegur tė gjithė. Kur po bėheshin gati t’ua japnin flakėn, kolonisti serb i fshatit tė tyre, Marko Bozhoviqi, i shpėton tė gjithė, duke i mashtruar se komandanti ashtu kishte urdhruar. Fill pas kėsaj, cerberėt shkuan pėr tė pirė e pėr tė bėrė qejf nė shtėpinė e Lupqe Llazoviqit, nė  fund tė fshatit Kollė.  Selimi, pas njė lufte ishte  tėrhequr nė Qyqavicė. Atje, pasi merr Lutėn me shokė, kthehen dhe i sulmojnė kriminelėt, duke vrarė 15 veta. Nga kaēakėt mbeti i vrarė Ramadan Qirezi. U vranė edhe dy vėllezėrit e Selim Drevinjes: Fazliu e Sejdiu. “Nė raportin e naēallnikut tė Zveēanit pėr muajin janar 1920, nr. 1291, i cili lajmėron MPB nė Beograd thuhet se nė Luftėn  e Kollės u vranė 47 kaēakė dhe pėrkrahės tėtyre..”(Mr. Ibrahim Ēitaku: AZEM GALICA DHE VEPRIMTARIA E ĒETAVE KAĒAKE TĖ DRENICĖS, Prishtinė, 1996, f. 195-196).

            Tė nesėrmėn vijnė forca tė reja, me topa dhe rrėnojnė fshatin rrafsh me tokė. Pasi nuk gjejnė njeri tė gjallė (ata qė shpėtuan shkuan nėpėr miq e nėpėr shokė) i morėn tė vrarėt e vet dhe i varrosėn nė fund tė fshatit Vėrnicė. Mė vonė ua ngritėn njė pėrmendore, tė cilėn gjatė Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt e shkatėrruan rrafsh me tokė.

            Epilogu i kėsaj tragjedie ishte tmerrues. Atė ditė nė kėtė fshat u masakruan kėta njerėz:

              1. Hysen Hasani,

              2. Hasan Hasani,

              3. Sinan Hasani,

              4. Osman Osmani,

              5. Xhemail Osmani,

              6. Zeqir Osmani,

              7. Zenė Osmani,

              8. Ramadan Beqiri,

              9. Beqir Beqiri

            10. Sahit Beqiri,

            11. Hamit Demiri,

            12. Rexhep Hamiti

            13. Zenel Sheshivari,

            14. Rexhep Fazliu

            15. Arif Azemi,

            16. Latif Azemi

            17. Sejdi Azemi,

            18. Idriz Bajrami

            19. Rrahman Behrami,

            20. Smail Behrami,

            21. Fazli Behrami,

            22. Salih Miftari,

            23. Hazir Haziri

            24. Nezir Hajredini,

            25. Mahmut Hajredini,

            26. Hajriz Hajredini,

            27. Avdi Ramadani,

            28. Islam Islami,

            29. Murat Islami,

            30. Ferat Islami,

            31. Fetah Musliu,

            32. Fazli Drevinja,

            33. Ali Drevinja,

            34. Shaban Ferizi (Galicė),

            35. Hasan Bajgora dhe

            36. Abit Bajgora.

            Tė gjitha kėto viktima u varrosėn nė kėtėr varreza tė pėrbashkėta nga burrat e fshatrave pėrreth. Fshati mbeti shkret pėr disa vjet me radhė.

            Azem Bejtė Galica me ēetėn e vet kreshnike, qė numėronte rreth 60 luftėtarė, ishte pėrqėndruar kryesisht nė Qyqavicė dhe nė fshatrat pėrreth. Luftėtarėt e ēetave tė tjera i kishte shpėrndarė nėpėr shtėpitė e tyre. Ata ende nuk kishin rėnė nė sy si kaēakė. Ēeta e tij dhe e Shotės, me trimat mė nė zė si: Bajram e Xhemė Tėrnavci, Mehmet Delia, Met Halili, Fazli Berani, Selim Drevinja, Ajet Ēaushi, Abaz Kurrumeli, Bajram Zena, Emin Lati, Zenel Ujkani e shumė tė tjerė, njė luftė tė rreptė e zhvillon nė fshatin Gradicė. Aty forca tė mėdha serbe e rrethojnė Azemin, por ai disi arrin tė dalė nga rrethimi me humbje tė vogla. Beteja kryesore zhvillohet midis fshatrave Gradicė e Zhilivodė, ku armiku pati humbje tė mėdha. Mu pėr kėtė disfatė serbėt u hakmorėn nė popullsinė e pafajshme, duke i vrarė 78 veta, tė vendi i quajtur Llazi i Jazbinave. Vetėm nga Zhilivodė 14 veta, nė mesin e tyre edhe  Zylfijen, qė deri atė ditė, tė gjithė  e dinin pėr mashkull, me emrin Sylė..

           

Pėrjetuesi i ngjarjeve tė mėdha

 

Siē u pa edhe mė lartė, njėra prej familjeve tė kėtij fshati, qė dha mė sė shumti pėr kombin e pėr atdheun, ėshtė edhe ajo e Abit Hysenit, qė mė shumė ka bėrė emėr si Abit Kolla. Ky trung i lashtė burrėrie, menēurie e trimėrie i ka rrėnjėt   thellė e thellė nė histori dhe plot njė shekull  rrezaton trimėri e atdhedashuri.

Vetė Abiti ėshtė histori nė vete. Ai i pėrjetoi dhe i sfidoi zezonat e kohėve tė ndryshme; betejat e Azem Galicės, luftėrat kundėr ēetnikėve dhe heroizmat e Shaban Palluzhės. Kur luftėtarėt e Azem Galicės u ndeshėn me xhandarėt dhe forcat kriminale serbe nė Kollė, mė 14 janar 1920, gjegjėsisht kur ngjau masakra, ishte nė moshėn shtatė vjeēare. Ajo ngjarje filloi mu nė shtėpinė e tyre. Atė ditė kobtare u vranė dy vėllezėrit e tij, Hasani (24 vjeē) e Sinani ( 22 vjeē) si dhe i ati, Hyseni (60 vjeēar). Dhe, duke i pėrjetuar rėndė ato ngjarje tragjike, xha Abiti, u brumos me atdhedashuri tė madhe saqė gjatė gjithė jetės qe nė shėrbim tė ēėshtjės kombėtare. Edhe rrėfimet e tij pėr atė ngjarje ishin mė origjinalet e mė tė saktat dhe u shėrbyen historianėve pėr ndriēimin e dhe pasqyrimet e tyre.

Pėr luftėrat e mėvonshme, mos tė lodhemi fare. Ato i pėrjetoi ndryshe, si luftėtar me armė nė dorė. Gjatė betejave tė pėrgjakshme tė ēlirimtarėve tanė, tė udhėhequr nga tribuni Shaban Palluzha e strategu Mehmet Gradica, u tregua hero i vėrtetė. Ishte pjesėmarrės nė luftė kundėr ēetnikėve kur u pėrpoqėn tė depėrtonin tinėzisht nė Artakoll e rrethinė, pastaj nė luftėrat pėr mbrojtjen e vėllezėrve shqiptarė e atyre muslimanė nė Treg tė Ri, nė Rozhajė, nė Bihor, nė Kolashin e deri tek Rashka. Katundi i tij edhe kėtė luftė e pagoi shtrėnjtė, duke u djegur pėr herė tė dytė. Madje beteja e parė mes ballistėve dhe partizanėve u zhvillua mu nė Kollė.

Siē dihet, qė nė Babimoc,  nisi pėrgjakja e ēlirimtarėve tanė,  tė cilėt ishin kthyer nga Podujeva, pėrkundėr urdhrit qė tė shkohej tutje nėpėr viset e Jugosllavisė. Brigada e 26-tė serbe i sulmoi me mitraloza tė rėndė. Aty ra edhe dėshmori i parė i kėsaj lufte, Imer Sheshivari nga Duboci dhe u plagosen Xhemė Lutani e Dibran Prekazi. Mirėpo, Beteja e Kollės, ishte pėrleshja e parė e mirėfillt midis forcave tė Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar dhe partizanoēetnikėve. Vėrtet, gjatė atyre luftimeve, armiku  pėsoi humbje tė mėdha, ama nuk shpėtoi pa pasoja as  ana jonė. Aty, atė natė, nė roje, flakė pėr flakė me armikun ra Man Pėrēuku nga Cecelia dhe u vranė dy burra nga fshati Kollė; Isuf Veseli e Ramadan Hetemi.

Nga kjo derė fisnike e atdhetare doli edhe dėshmori Ruzhdi Abit Hyseni. (23. II. 1954- 3. IV. 1981)

 

Dėshmori i Pranverės studentore

      

Ruzhdi Hyseni u lind mė 23 shkurt 1954 nė Kollė. Prindėrit e tij, Abiti dhe Elfija,  patėn shumė fėmijė; katėr djem: Hasanin, Sinanin, Ragipin, Ruzhdiun dhe shtatė vajza: Rahimen, Zylen, Lutfijen, Eminen, Shukrijen, Hanifen dhe Shemsijen. Mirėpo, Ruzhdiu ishte disi mė i dalluari prej tė gjithėve, andaj edhe dashuria pėr tė ishte mė e madhe.

Djaloshi intelegjent e kureshtar i pashoq mėsimet e para i mori nė Novolan, kurse tė mesmet nė Gjimnazin e Vushtrrisė, me sukses tė shkėlqyeshėm. Studimet i nisi nė SHLP “Bajram Curri” nė Gjakovė, dega Kimi- Biologji, por nuk arriti t’i pėrfundojė, sepse tri ditė para se ta mbronte temėn e diplomės ra nė Altarin e Pavdekėsisė. Tė gjithė ata qė e kanė njohur, sidomos shokėt e tij studentė, pohojnė sė Ruzhdiu ishte i sjellshėm, i shoqėrueshėm, i vendosur dhe trim qė vdekjes i thoshte ku je. Shpirtin e tij liridashės e sforconin edhe mė librat qė nuk i ndante nga vetja, si: “Lahuta e Malcisė”, “Azem e Shotė Galica”, “Hasan Prishtina”, “Gjarpinjtė e gjakut” etj. Padrejtėsitė qė i bėheshin popullit shqiptar nuk i duronte dot dhe, nė ēdo protestė e nė ēdo demonstratė, ishte i pari.

Pranvera e pėrgjakshme studentore e vitit 1981 ishte njė parantezė artė e njė epoke tė re pėr shqiptarėt e Kosovės. Atė vit rrugėt e qyteteve tona u lanė me gjakun e njomė tė luleve rinore.

Edhe Vushtrria e lashtė e Hasan Prishtinės nuk mbeti prapa shoqeve tė saja. Pėrkundrazi, ajo qe shumė e zėshme dhe prijetare nė kėto ndryshime epokale shoqėrore. Demonstratat vushtrriase, qė vazhduan pėr disa ditė rresht, kulmuan mė 3 prill 1981. Si pėrherė, nė ballė tė tyre, me flamurin kuqezi nė dorė, printe studenti sypatrembur, Ruzhdi Abit Hyseni. Dhe, atė ditė, turma e pakėnaqur kishte shpėrthyer fuqishėm, duke mbushur  rrugėt e rrugicat. Sakaq, pasdreke, demonstrueve iu bashkėngjitėn edhe 300 femra tė fabrikės “Polet”. Tek Ura e Gurit u bė pėrleshja fyt mė fyt me forcat speciale policore. Plumbat dhe gazi lotėsjellės nuk i zbrapsin dot liridashėsit qė brohorisnin “Kosova Republikė”. Kur prijėsit e kolonės po vėrsuleshin tek dyert e shkollės sė policisė, breshėri plumbash automatiku u zbrazėn mbi gjokset e shqipeve tė lirisė. Trupi i paepur i Ruzhdiut zu tė  skuqej nga gjaku qė po i rridhte nga plaga e marrė nė kokė. Flamuri i tij nuk ra nė tokė, atė e morėn tė tjerėt pėr tė vazhduar pėrpara. Akrepat e  orės po shėnonin 15 e 30 minuta, kur pushoi sė rrahuri zemra e studentit dėshmor. Pak mė tej, me gjakun e vet lau rrugėt e Vushtrrisė edhe plaku 72 vjeēar, Sali Zeka- Mulaku.

Rėnien e djalit dėshmor shpejt e mori vesh edhe babė Abiti. O Zot, ai nuk u ligėshtua fare. Pėrkundrazi, qėndroi si burrat e motit dhe tha: “Pėr hajr o bir plagėt e lirisė, pėr hajr diploma e pjekurisė, pėr hajr se u bėre i teti me radhė nė Altarin e Lirisė!... Ne jemi mėsue qė sa herė tė jetė nevoja tė vdesim pėr Kosovėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės ėshtė pėr ne shpėrblimi mė i madh, ėshtė pavdekėsi” (Bajram Kurti: Gjaku i lirisė V-VI, Prizren, 2003, f. 142).

Sot, nė nderim tė veprės dhe shembelltyrės sė tij, mu aty ku ka rėnė, ėshtė ngritur njė pllakė pėrkujtimore, e cila, nė 20 vjetorin e rėnies sė tij, pra mė 3 prill 2001, u zbulua nga Ali Jonuzi, Dinore Curri dhe i nipi, trashėgues i emrit tė tij, Ruzhdi Hyseni. Edhe njė rrugė e Vushtrrisė me krenari mban emrin e tij. Tė mos harrojmė, nė Zvicėr, njė shoqatė , e cila e ka ndihmuar shumė luftėn nė Kosovė, ėshtė quajtur “Ruzhdi Hyseni”, kryetar i se cilės ishte Sejdi Haziri nga Druari.

Pėr tė kurorėzuar idealin e tij jetėsor, rrugės sė tij lavdiplote vazhduan edhe pjesėtarėt e tjerė tė asaj familjeje. Kėshtu, nė radhėt e UĒK-sė, nė ZO tė Shalės veproi i nipi, Ekrem Sinan Hyseni dhe, nė sektorin e logjistikės, i vėllai, Ragip Abit Hyseni.

Lavdi  dėshmorit Ruzhdi Abit Hyseni!

 

BEDRI TAHIRI: SAKRILEGJET TONA