Ēast me kėngėn “Prej Prokupje deri nė Nish”  kėnduar nga rapsodi Dervish Shaqa

 

BALADĖ PĖR TOKĖN E DJEGUR

 

Shkruan: Mr. Kadri Rexha - 13. 12. 2009

 

 

     Kėnga “Prej Prokupje deri nė Nish” radhitet nė mesin e kryeveprave tė epikės sonė historike. E krijuar afėrsisht para dyqind vjetėsh kjo kėngė ėshtė kėnduar thuaja nga tė gjithė rapsodėt e shquar shqiptar. E kėnduar me njė patos heroik e elegjiak dhe e shoqėruar me rrėfime dhe komente rrėnqethėse kjo kėngė ka hyrė dhe ėshtė bėrė pronė e ēmuar e ēdo familjeje sa ka arritur tė bėhet pjesė e vetėdijes dhe e shpirtit tė mbarė kombit. Varėsisht nga rrethant kohore dhe mjedisore kjo kėngė ėshtė kėnduar nė solo, nė duet dhe nė grup, por  kulmin e realizimit si tekst, si melodi dhe si mesazh e ka arritur nė inerpretimin e shkėlqyeshėm tė kėngėtarit tė papėrseritshėm, rapsodit virtuoz Dervish Shaqa.

     Kėnga epike historike, pėrkatėsisht balada historike, “Prej Prokupje deri nė Nish” me temėn e madhe tė luftės dhe me motivin e saj patriotik, dinjitetshėm e hapė ciklin e rėndė tė kėngėve kushtuar mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė atdheut. Nė aspektin artistik kjo kėngė karakterizohet pėr njė poetikė tė pasur dhe pėr njė strukturė tė veēantė tė thurjes. E mbrujtur me njė gradacion tė theksuar veprimi, me njė ekspresivitet kėlthitės aktiv, me tension e shqetėsim tronditės qė tė mban pa frymė, me vertetėsinė historike tė qėndresės dhe tė heroizmit tė pashoq tė mbrojtėsve tė atdheut, me njė sintezė dhe pėrgjithėsim mahnitės poetik, me ritmikė tė theksuar tė vargut, me mesazhin liridashės tė shkrirė nė emocion tė papėrmbajtur, nė vetėvete kėnga pėrmban dramėn e copėtimit tė Atdheut dhe gjėmėn e vazhdueshme tė tragjedisė sė pėrgjakshme kombėtare shqiptare.

 

     1.

      Kėnga “Prej Prokupje deri nė Nish” vjen si jehonė luftėrave shqiptaro-serbe tė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė viteve tė shekullit XVIII, tė atyre tė fillimit tė shekullit XIX si dhe atyre tė viteve 1876-1878. Nėpėrmjet njė kėngėtimi tė ngjeshur epik, kjo kėngė evokon njė realitet tė rėndė historik qė pėrkon me luftėrat Ruso-Turke dhe me fillimin e zgjėrimit tė Serbisė nė tokat shqiptare. Ndonėse temė qėndrore e kėngės ėshtė “lufta heroike e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shqiptarėsisė sė viseve tė Sanxhakut tė Nishit tė Vilajetit tė Kosovės, mė 1809”,1) thelbi i kėngės mbart klithmėn dhe gjėmėn njėqindvjeēare tė qėndresės dhe tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e qenies dhe tė trojeve shekullore.

     Me tekstin dhe me melodinė unike kėnga evokon ato vite tė paharruara pėr popullin shqiptar kur njė e treta e trojeve tona etnike po laheshin me gjak, po digjeshin me themel, po grabiteshin pa mėshirė, po zhbėhėshin kombėtarisht dhe me dhunė po i aneksoheshin Serbisė. Ishte ajo kohė kur me strategjinė e tokės sė djegur, me gjenocid dhe etnocit tė hapur, Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe Evropa bėri pastrimin etnik tė Toplicės dhe tė Sanxhakut tė Nishit, dėboi me dhunė rreth 350.000 shqiptarė autokton, rrafshoi me zjarr afro 700 fshatra e qytete shqiptare dhe vrau dhe masakroi barbarisht rreth 70.000 shqiptarė. Lidhur me gjenocidin serb dhe gjėmėn shqiptare tė asaj kohe vajton pikėllueshėm njė pjesė e folkorit tonė, flet me dhimbė nė shpirt kujtesa e popullit tė shpėrngulur dhe tė mbetur pėrjetėsisht muhaxhirė, dėshmon vrazhdė dokumentacioni i shkruar qė ka arritur deri nė ditėt tona. Emėrues i pėrbashkėt i rrėfimeve tė trishtuara tė asaj kohė janė operacionet shfarosėse serbe, zjarri dhe pushka serbe mbi njė popullatė tė tėrė tė pa armatosur, vrasjet nė masė, dėbimet me dhunė, grumbujt e kufomave tė djegura, fshatarėt e varur nė lisa, pleqėt, gratė dhe fėmijėt nė ikje, tė ngrirė nga acari anėve tė rrugėve, katundet e plaēkitura e tė rrafshuara me tokė..

 

     2.

     Kėnga “Prej Prokupje deri nė Nish”  me pėrmbajtjen e thellė e tė gjėrė ideoemocionale pasqyron njė nga kapitujt mė tragjik tė historisė tonė kombėtare, pasqyron pėrpjekjet luftarake tė shqiptarėve pėr mbrojtjen me gjak tė trojeve etnike autoktone nga ushtria serbe si dhe klithmat e fundit tė shqiptarėve tė dėbuar nga vatrat stėrgjyshore. Nė kėngė pasqyrohet pozita tragjike e popullit shqiptar, i cili, ndonėse autokton nė trojet e veta, pėr shkak tė besimit jo krishterė, ishte izoluar dhe ishte dėnuar me vdekje nga Fuqitė e Mėdha duke mbetur i vetmuar dhe pre nė gojėn e ujkut dhe nė mėshirėn e duarve tė pėrgjakura tė fqinjėve grabitēar. Pėrmes vargjeve tė kursyera tejmase kėnga i bėn jehonė mobilizimit tė jashtėzakonshėm tė shqiptarėve tė tė gjitha trevave tė Shqipėrisė sė Veriut, tė cilėt, tė organizuar bajraqe-bajraqe, nėn komandėn e Maliq Pashės, si gjithmonė po i pėrgjigjeshin thirrjes sė atdheut tė rrezikuar pėr zhbėrje. Kėnga hapet  me njė tablo tė gjerė tė atmosferės sė kohės ndėrsa me aktet e madhėrishme tė luftės qė zhvillohen nė vijim ajo formon njė afresk epik mahnitės. Vėrtetėsia historike e ngjarjeve si dhe mesazhi emocionues i vargjeve paraqet bazėn realiste dhe vlerėn e njėmend poetike tė kėngės. Ėshtė hera e parė qė nė njė kėngė si kjo Shqipėria del nė skenė kaq madhėshtore dhe kaq e vendosur nė detyrėn e shenjtė tė mbrojtjes sė trungut tė saj:

 

Ugurolla, moj Shqypni

 

     Me veprimin e saj tė vendosur Shqipėria po ngrihej jo vetėm nė skenėn kombėtare por edhe nė skenėn e madhe gjeopolitike ndėrkombėtare. Vargu nam madh, vargu kushtrimuar, urues dhe shpresėdhėnės, “Ugurolla, moj Shqypni”, pėr nga pesha figurative shprehėse afrohet me vargun poetik “Erdhi dita e Arbėrit” me tė cilin De Rada, nė “Kėngėt e Milosaos”,  simbolikisht e hapė skenėn epike tė epokės sė ndritshme tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Pėrmes vetem pak vargjesh koncize tė kėngės gjeniu popullor ka arritur ta shprehė solidaritetin dhe mobilizimin e pashoq tė kombit nė ditė rreziku. Parandjenja e humbjes sė trojeve tė atdheut, qė si ogur i zi e pėrshkon tėrė kėngėn, popullin shqiptar e ngriti nė luftė mbrojtėse nė nivel kombi. Ashtu si nė realitetin e kohės edhe nė kėtė kėngė gjithēka shqiptare vihet nė levizje. Ushtria mbrojtėse nėn organizimin e bajraqeve tė tė gjitha trevave ēanė pėrpara, pėrmes mjegullės sė kohės, marshon tymit tė pushkės:

 

Prej Prokupje deri nė Nish

Shqypnia shkojke fushes

Na e mbuloj tymi i pushkės

Shqypnija shkojke fushės

Na e mbuloj tymi i pushkės

 

     Kėnga nuk ka fabulė e as hero tė  mirfilltė. Rolin e fabules dhe tė protagonistit tė kėngės e personifikon Shqipėria, ndėrsa Zeqir Llausha, si personazh historik dhe artistik i kėngės, simbolizon shpirtin dhe sakrificėn e luftėtarit tė lirisė, pėrkatėsisht shpirtin dhe moralin e lartė tė popullit. Maliq pashė Gjinolli, edhe pse kryekomandat lufte, nė kėngė ėshtė figurė statike. Si shqiptar me origjinė dhe kontraverz nė veprime, nė kėtė kėngė ai nuk manifeston asnjė veprim konkret. Nė njė motėrzim tė kėsaj kėnge ky personazh stigmatizohet dhe ironizohet pamėshirė nėpėrmjet vargjeve: “Pushka e Dan Zatriqit/ Nami i Pashė Maliqit”. Nė kėngė parakalon edhe suita e Dervishėve, roli i tė cilėve ėshtė lutja qė shqiptarėve t’u ecėn lufta mbarė.

     Kėnga evokon njė luftė tė madhe dhe tė pabarabartė. Njė luftė ballė pėr ballė, fyt pėr fyt dhe perq pėr perq...Nė kėtė kėngė gjeniu popullor nuk merret me forcėn e  kampit armik e as shquan ndonjė personazh nga ana e armikut. Lidhur mė forcėn e armikut informacionet dalin tėrthorazi: qėndresa mbinjerėzore shqiptare dėshmon se armiku ėshtė nė epėrsi tė madhe. Epėrsinė shumė dimensionale tė forcave serbe e dėshmon edhe historia. Ato nė krah  kanė Rusinė. Nė ndihmė kanė Turqinė e dobėsuar qė pėr ta shpėtuar kokėn bėn tregti me toka shqiptare. Por shqiptarėt, si gjithmonė, pėr t’u dalė zot me ēdo ēmim trojeve tė tė parėve, sulmojė pa pėrfillur forcat e armikut, luftojnė pa pėrfillur vendimet e perendive tokėsore. Kėnga rrėfen pėr njė luftė vendimtare, pėr njė luftė ekzistenciale, pėr njė luftė tė jeshė o tė mos jeshė nė kohė dhe hapėsirė, pėr njė luftė ku dimensioni i Atdheut merr kuptim real. Beteja zhvillohet nė pėrmasa epike sa nga tymi i barutit nuk shihen as flamujt e luftės. Lufta merr pėrmasa tė mėdha. Kėnga me pak fjalė japė pamje tė gjėra beteje. Pėrleshje. Kacafytje. Llogore tė mbushura me gjak. Thirrje prijėsish. Frymėn luftarake nė rritje. Sulme tė reja. Bajraqet qė lėvizin pėrpara.  Luftėtarė qė sulmojnė mbi armikun. Prej sulmit nė sulm. Prej llogorit nė llogor:

 

Kur i ramė llogorit t’parė

Me qafirin ballė pėr ballė...

Kur i ramė llogorit t’dytė

Me qafirin fyt pėr fyt....

Kur i ramė llogorit t’tretė

Me qafirin perq pėr perq...

Bini, djem, dushmanit

Pėr hatėr t’Vatanit...

 

     Nė kėto ēaste tė rėnda pėr luftėtarėt e Atdheut kėnga shkon mė tej. Objektivi i kėngėtarit popullor ndalet te luftėtari Zeqir Llausha. Kėnga nė kėtė rast, pėrmes tri pamjeve epike, portreton figurėn legjendare tė heroit: nė pamjen e parė Zeqir Llausha shihet nė fushėn e betejės duke sulmuar, nė tė dytėn si rezultat i luftės mbinjerėzore vigani i ka mbushur me gjak tri llogore, ndėrsa nė pamjen e tretė ai skalitet si permendore madhėshtore me flamur tė rėnduar nga gjaku. Nėse kėnga mjaftohet me njė informacion tė kursyer pėr heroin, kujtesa popullore rrėfen se Zeqir Llausha nė ketė luftė po merrte pjesė si ushtar shumė i ri, si djalosh qė ende nuk i kish rėnė brisk fytyrės. Nė ēastin kur Bajraktari i Llaushės bie heroikisht nė sheshin e betejės, Bajraku i fisit gjendt nė duart e njoma tė Zeqirit. Flamuri i luftės duhej tė ngrihej sėrish, duhej tė trashėgohej. Sipas traditės Bajraku mund tė mbahet vetėm nė dorė burri, nė mustaqet e tė cilit mund tė qėndrojė krehėri. Kėtė pėngesė Zeqir Llausha e tejkalon me lehtėsi e guxim. E merr krehėrin, e ngulė nė mish mbi buzėn e epėrme, nė vendin e mustaqeve, dhe me Bajrakun e pėrgjakur nė dorė ēanė pėrpara nė sulm:

 

Hajde, hajde, Zeqir Rezalla

Mos i del bajrakut pėrpara

Bajraku i Zeqirit

S’po dahet prej tymit

 

     Nė vazhdim kėnga sjell skena tė tjera. Skena epike...Dhe secila skenė ėshtė  mė tronditėse se tjetra... Sulme dhe kundėrsulme. Gjak...gjak...dhe rėnie heroike nė emėr tė Vatanit. Tė Vatanit qė po copėtohet.Tė Vatanit qė po pushtohet...Tė Vatanit qė po humbet...Thirrje... Kushtrim...Sulm...Nė gjak janė larė trimat. Me gjak janė mbushur llogoret... Nga gjaku janė rėnduar flamujt:

 

Hajde, hajde, Zeqir Llausha

Tre llogore nė gjak i mbushe

Ēo Zeqir bajrakun

S’mund po e luej prej gjakut...

 

     Nė evokimin e kėsaj lufte tė shenjtė dhe tė pabarabartė, si rrallė herė nė raste kėsisoji, inkuadrohet edhe muza popullore. Inkuadrimi i saj nė kėngė simbolizon urdhėrin e Komandantit, urdhėrin e Atdheut dhe urdhėrin e Zotit fuqiplotė. Ndaj refreni i kėngės, i ripėrsėritur thuaja pas ēdo strofe, tingėllon aq natyrshėm, aq njerėzor dhe aq hyjnor:

 

Bini, djem, dushmanit

Pėr hatėr t’Vatanit...

 

     Dhe trimat sulmojnė si luaj. Dhe trimat bijnė nė sulm njėri pas tjetrit. Dhe luftėtarėt e lirisė po bėhėshin kurban tė trojeve tė atdheut. Dhe gjaku i derdhur det po merrte formėn e Tapisė sė pėrjetshme tė trojeve qė po grabiteshin nga armiku. Ndaj para rebeshit barbarė edhe bajraqet e Atdheut zunė tė lėkunden. Ata nuk ngulėn mė...nuk zėnė vend kund...

 

Prej Prokupje deri nė Nish

Na u mbush fusha plot dervishė

Dervishlerėt po luten

Bajraqet s’po ngulen...

 

     Fundi i kėngės ėshtė tragjik ashtu siē qe tragjik fati i njė tė tretės sė Atdheut tonė. Qėndresa dhe flijimi shqiptar ranė para forcės ruso-serbe. Nė kėtė rast ra edhe Nishi, ra Piroti, ra Toplica, ra Kosanica, ra Qupria, Pllana, Krusheci, Leskoci, Gurdulica, Vranja, Pėrkupja, Kurshumlia,…Qėndresa dhe flijimi ranė, por amaneti dhe gjėma e rreth 700 fshatrave shqiptare tė djegura me themel mbetėn tė jetojnė amshueshėm nė ndėrgjegjen e brezave: derdhėm gjak deri nė pikėn e fundit, atdheun nuk e falėm as e shitėm... na dogjėn, na pushtuan dhe na dėbuan mė forcė... Dhe gjėma e asaj zezone dėgjohet kudo edhe sot: nė male, nė fusha, nė lumenj, nė gjakun e secilit shqiptar... Thonė: amanetin nuk e tretė dheu.

 

     3.

     Kėnga “Prej Prokupje deri nė Nish” ėshtė perlė e vėrtetė e letėrsisė sonė popullore. “Nė kėtė kėngė tipike thirravaje shqiptare, kėngėtari anonim popullor ka derdhur tėrė gjenialitetin krijues, si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė ritmikė gradative tė kėndimit, nė kėndim vaji dhe heroizmi. Kjo ėshtė mbase e vetmja kėngė shqiptare kėngė e vaj, vaj e kėngė, mall pėr jetė e gjak pėr vdekje...” 2) E frymėzuar dhe e krijuar nė ēastet dramatke tė pushtimit tė njė pjese tė atdheut kjo kėngė edhe sot e ruan freskinė, bukurinė dhe harmoninė e pėrkryer. Me vlerat e larta ideoestetike si dhe me theksin e shquar luftarak e mobilizues kjo kėnge, si krijim aristik, nėpėr kohė e ka luajtur rolin e dėshmuar historik. Me kėtė kėngė Dervish Shaqa, si edhe rapsodėt tjerė, pėrgatiti dėgjuesit e vet pėr njė kohė qė duhej tė vinte, me kėtė kėngė ai trokiti nė dyert e ndėrgjegjės sė fjetur tė shqiptarėve, me kėtė kėngė ai mobilizoi popullin pėr sfida tė reja... Sepse  programet serbe pėr shfarosjen e shqiptarėve ende ishin nė veprim... Sepse tojet e copėtuara shqiptare me padurim prisnin mendjen dhe pushkėn e bijėve tė vet pėr veprim drejt bashkimit. Sepse Flamuri Kombėtar priste tė valojė cep me cep tė Shqipėrisė Etnike...

     Tregojnė se kėtė kėngė Dervish Shaqa e ka dashur shumė. Edhe si tekst edhe si melodi. Dhe, pėr mrekulli, nė programin e repertoarit tė tij, kėtė kėngė ai gjithmonė e ka lėnė pėr nė fund. Kėtė veprim Rapsodi e ka arsyetuar me kėtė mėndim: “Ajo kangė do shumė za. Kangėtari lodhet. Prandaj edhe e len pėr nė fund”.3) Nė kėtė pohim ka njė tė vertetė tė madhe: sa besim mitik po aq edhe filozofi reale. Ėshtė e vėrtetė se kėnga do shumė zė. Ėshtė vėrtetė se gjatė interpretimit kėngėtari lodhet tejmase. Por ėshtė edhe njė e vėrtetė tjetėr tė cilėn Rapsodi e di por nuk e thotė dot: kjo kėngė aq sa e lodhė kėngėtarin po aq e dėrmon edhe dėgjuesin. Kėnga fillon me vargun apostrofues dhe personifikues “Ugurolla (me fat na qoftė) moj Shqypni” dhe kulmon me vargjet refren tė pėrsėritura nga dy herė “Oooo bini, djem, dushmanit / Pėr hatėr o t’Vatanit, aiiiiiiii....”Dhe pasthirrmat “aaiiiiiiii....”dhe “ėėheeeeeeee...”, ngjajshėm me ison e kėngėve polifonike tė Jugut marrin ngjyrėn e vajtimit, tė njė vajtimi tė pėrjetshėm ilirian qė tė ngritė nė sferat e panjohura tė ndjenjės e tė mėndimit dhe tė zbrert ngadalė nė realitetin kohor duke tė lėnė pa frymė...

     Tė pėrkujtojmė, Dėrvish Shaqa ka kėnduar kėngė me tė shkurtėra dhe aso me tekste shumė mė tė gjata. Ai ka kėnduar kėngė emocionuese tė lirikės sonė mė subtile dhe kėngė tė pėrgjakshme epiko-legjendare tė eposit tė kreshnikėve. Ka kėnduar heroizmin legjendar tė Oso Kukės dhe, me lotė tė valė, ka vajtuar fatin e zi tė Avdi Hysės tė plaēkitur dhe tė vrarė nga malazezėt...Ka kėnduar pėr namin e Marash Palit nė sarajet e Pashės nė Shkodėr dhe pėr qėndresėn e paepur tė Kamber Loshit tė rrethuar nga Serbia nė njė kasollė tė mbuluar me kashtė...Dhe askund ai nuk e cekė lodhjen...Dhe askund ai nuk e kujton ligėshtimin...Po, vallė, ēka paska atėherė mė tepėr kėnga “Prej Prokupje deri nė Nish” qė Rapsodi po e lėka pėr nė fund tė programit..? Nė kėtė rast Rapsodi heshtė, ashtu siē heshtim edhe ne dėgjuesit e kėngės. Rapsodi qanė nė vete, ashtu siē qajmė nė heshtje edhe ne dėgjuesit e kėsaj kėnge... Sepse, nė heshtje, pa dallim, pajtohemi tė gjithė se kjo kėngė nė zemrėn tonė ėshtė gur varri i njė pjese tė atdheut tonė tė djegur e tė pushtuar. Sepse e ndiejmė tė gjithė se kjo kėngė nė qenien tonė simbolizon varrezėn kolektive tė 700 fshatrave shqiptare tė shkretėruara barbarisht nga dora serbe. Sepse nė ndėrgjegjen tonė tė vrarė kjo kėngė troket si gjėmė dhe si amanet ende i pa pėrmbushur...

( Tė drejtėn e ribotimit e mban autori )

 

1) Dr.Muhamet Pirraku,Topi i Zeēir Keēinės kundėr Jashar Pashė Gjinollit, www.Pashtriku.org

2) Ahmet Qeriqi, Kėngė pėr  heroizmin dhe tragjiken shqiptare, emision   special i Radios “Kosova e Lirė”

3) Adem Istrefi, Dervish “Sharkia” dhe kėnga kosovare, Rilindja, 13 prill 1995, fq.9