Studim rasti nga pėrvoja personale pėr diskriminimin me viza tranzit

nga ana e Kroacisė kundėr Kosovės!

 

SHERRI I MIKUT TĖ MIRĖ NĖ DITĖT E VĖSHTIRA!

 

Shkruan: Burbuqe Thaēi * Prishtinė, 30 dhjetor 2009

 

 

     Cili ishte lajmi mė kryesor dhe mė i shpeshtė, dhe njėkohėsisht edhe mė dėshprues, pėr Kosovėn dhe shoqėrinė e saj gjatė vitit 2009? Ndoshta nuk e kemi tė vėshtirė ta zgjedhim njė, dhe tė arrijmė njė lloj pajtimi pėr tė. Pavarėsisht kėsaj, shpresoj se, nėse jo mė kryesori, sė paku lajmi qė mori dhenė nė Kosovė i cili vazhdon tė prodhoj lajme pėrcjellėse, komente, debate, analiza, reagime, e shumėēka tjetėr, ishte vendimi i datės 15 korrik pėr liberalizim tė vizave nga Komisioni Evropian (KE) si organ ekzekutiv i Bashkėsisė Evropiane (BE) pėr tri vende tė Ballkanit Perėndimor: Serbinė, Malin e Zi, dhe ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė (IRJM) nė njėrėn anė, dhe pėrjashtimi i Bosnjė Hercegovinės (BH), Shqipėrisė, dhe Kosovės nė anėn tjetėr. Vendimi hyri nė fuqi mė 19 dhjetor 2009. Nuk dua tė thellohem shumė nė diskutimin e diskriminimit nė liberalizimin e vizave nga ana e KE-sė, ndonėse do ta pėrmendi kur pashmangshėm e kėrkon nevoja nė raport me njė heshtje tė pafalshme, e ndoshta edhe tė dėnueshme, tė shoqėrisė kosovare ndaj njė pengese mė tė kushtueshme me viza se ajo e KE-sė. Fjala ėshtė pėr vizat tranzit tė Kroacisė qė i zbaton vetėm kundėr Kosovės. Nė vazhdim po u sjelli pėrvojėn time personale me vizėn tranzit tė Kroacisė, e cila mestararisht kushton dyfish mė shtrenjtė se ato tė vendeve tė BE-sė. Edhe Kroacia ėshtė vend i Ballkanit Perėndimor. Ka pėrfituar nga liberalizimi i vizave tė KE-sė me herėt. Tani ėshtė nė proces tė anėtarėsimit nė BE dhe kjo ka gjasa tė ndodh gjatė vitit 2011.

 

Pėrshkrimi dhe diskutimi i rastit

 

( Shėnim: Pėr kėtė problem tė vizava tranzit tė Kroacisė kundėr Kosovės, krahasimin me regjimin e vizave tė KE-sė, heshtjen e pakuptimtė tė shoqėrisė dhe institucioneve tė Kosovės, me theks tė veēantė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme (MPJ) tė Kosovės, jam duke e pėrgatitur njė hulumtim mė tė gjėrė.)

     Pas njė qėndrimi disa javėsh nė Ljubjanė, nė fund tė muajit vendosa tė udhėtoj pėr nė Prishtinė nėpėrmjet Kroacisė. Kisha vetėm njė hall. Mė duhej vizė tranzite kroate, pėrderisa prindėrit e mi kėtė problem nuk e kishin. Ata kanė pasaporta sllovene. Nė ambasadėn kroate nė Lubjanė pėr njė vizė 24 orėshe paguajta 71 euro. ( Edhe nė ambasadėn e Kroacisė nė Prishtinė po kushtojka 71 euro pėr 24 orė ). Mė pak se gjysmėn e kėsaj shume ( 35 euro ) kisha paguar pėr vizė shengen italiane tre muajshe pa kufizime. Nejse, u nisėm, dhe gjithēka shkoi mirė deri nė kufirin kroato - boshnjak - kroat, te porti i Neumit, e vetmja hapėsirė e BH-sė me dalje nė detin Adriatik.

 

( Lexoni e shikoni me kujdes ku shtrihet NEUMI! – Moderatori i pashtriku.org )

 

Aty na ndaluan. Dhe filluan maltretimet psikike. Sipas policėve kufitarė, mua nuk mė lejohej hyrja nė ato pak kilometra shtet boshnjak. “Ēfarė tė bėjmė mė ty”, ishte pyetja e policit (sipas tė gjitha gjasave kroat; mbi 90% e popullsisė sė Neumit janė kroatė), i cili dukej sikur kėrkonte t’i futeshin disa euro nė xhep, si “shpėrblim” pėr tė mos na humbur shumė kohė, nė udhėtimin e gjatė qė po na priste deri nė Kosovė. Polici sillej vėrdallė rreth veturės sonė, me regjistrim tė Lubjanės. Njė ekstrakt nga biseda qė ia vlen tė theksohet, ishte:

    Polici: E dini ju qė ne (BH) ende nuk iu kemi njohur juve (Kosovėn) si shtet?

    Unė: E di, por as ne (Kosova) ende nuk iu kemi njohur juve (BH-nė) si shtet!

    Pas 30 minutash, pritjeje, pasi polici nė fund e kuptoi se ne nuk po e “hanim foren” t’i jepnim ryshfet, na liroi. Mirėpo, shqiptarėt e Kosovės qė udhėtojnė nėpėr atė rajon kroat tė shtetit boshnjak, duhet tė kenė kujdes dhe ta ngrisin zėrin menjėherė kundėr MPJ-sė “sonė” sa nuk i ka shkuar mendja edhe kėtij kantoni tė BH tė na plaēkis me viza tranzit. Harrojini njė herė vizat e shteteve tė BE-sė dhe merruni me vizat tranzit mė tė shtrenjta qė i zbaton njė shtet “mik” i Kosovės i cili nuk ėshtė anėtar i BE-sė. Prej Neumit unė prap do tė kaloja nė Kroaci. E mllefosur, nga rruga e gjatė qė bėmė deri aty, dhe nga ky maltretim qė besoj nuk e meritonim, hapa dritaren e veturės sė babait dhe fillova t’i hedh lėvoret e bananeve pak nga inati qė mua si kosovare edhe sa do tė mė duhet tė maltretohem kėshtu nėpėr kufinj, e mė shumė nga mllefi qė mu krijua pėr MPJ “tonė” tė cilės, kurrė nuk iu kujtua ta diskutoj e ta zgjidh kėtė problem. Unė jam vetėm njė nga kosovarėt e shumtė qė ballafaqohen pėrditė gjatė vajtje-ardhjeve tė tyre nepėr Kroaci, ku vizat tranzit kushtojnė mesatarisht dyfish mė shumė krahasuar me vizat tjera. Pėrfitimi nga kėto viza tranzit ėshtė vetėm ēmimi qė duhet paguar pėr kalim nėpėr Kroaci. Faktikisht, pėrfitimi i mirė dhe i paarsyeshėm ėshtė i ambasadave kroate nė  kurriz tė shtetasve tė Kosovės.

     Kur i hodha lėvoret e bananeve nga vetura gjatė rrugės nėpėr autostradė me shpejtėsi tė madhe, babai filloj tė mė qortoj:

    Uuu qikė, sa e pa kulturuar qė je! E ēka bane ashtu?!

    Po ia kthej Kroacisė shpenzimet e vizės tranzit, taksat pėr mbrojtjen e mjedisit dhe pagesat qė i bėmė nėpėr vend ndalimet e autostradave.

    Hahaha! Mirė, po ruaju se po na vėrejnė, e na dėnojnė, na kallin.

    Le t’na kallin e le t’na djegin! Edhe ashtu s’po na lėnė keq pa na plaēkitur. Kur t’na kallin, s’mund tė na plaēkisin mė dhe kjo ėshtė humbje pėr Kroacinė. Nėse na arrestojnė, bėhet pak e madhe dhe dikush nga Kosova, sė paku MPJ-ja dhe ndonjė komentator i guximshėm, do tė reagojnė.

    Jaaa! Gabim e ke. Mos mendo se reagon kush nga Kosova, e aq mė pak MPJ-ja.

     E pėrmenda kėtė rast gjatė udhėtimit, jo aq shumė pėr tė kėrkuar nga shoqėria kosovare dhe institucionet e “saj” tė merren me zgjidhjen e kėtij problemi tė vizave tranzit, por me tepėr tė theksoj se niveli i shpėrlarjes sė trurit nė Kosovė ėshtė aq i tmerrshėm sa qė supozoj, ndonjė shqiptar mund tė dal dhe ta lajmėroj policinė kroate se, Buqja gjatė udhėtimit nėpėr Kroaci i ka hedhur lėvoret e bananeve nga vetura! Kjo ishte arsyeja pse nė fillim tė shkrimit nuk e ceka se nė cilin muaj tė kėtij viti kam udhėtuar nepėr Kroaci. Nėse dikush ėshtė shumė i zellshėm, le t’i kontaktoj autoritetet kroate ta hulumtojnė rastin, ashtu qė plaēkitjet me viza tranzit kundėr Kosovės dhe taksat tjera nė llogari tė Kroacisė, konkretisht nė rastin tim, te kenė sadopak domėthėnie, pra le tė ketė ndonjė aktivitet, ēfarėdo qoftė, e mos tė jenė vetėm plaēkitje “qyl”.

     Me njė vizė standarde shengen 35 euro (disa kushtojnė mė shtrenjtė) ju mund tė udhėtoni nepėr vendet e BE-sė pėr qėndrim tė pėrkohshėm, tė pėrhershėm, pėr punė, studime, e shumėēka tjetėr. Mirėpo, pėr tė shkuar nė shumicėn e atyre vendeve me veturė, autobus, apo tren, nė momentin qė shkelni nė Kroaci duhet tė keni vizė qė kushton 70 + 1 euro (me aeroplan pėr nė aeroportin e Zagrebit kushton 35 euro). Pse po e pėrmendi edhe kėtė +1 euro dhe ēfarė domėthėnie ka kjo? Kėtė 1 euro duhet ta paguani nė bankė. Ajo nuk shkon nė llogari tė Kroacisė, por megjithatė del nga xhepi i juaj si shpenzim shtesė, duke mos llogaritur kėtu edhe vajtje-ardhjen nė bankė. Shumica e vizave paguhen brenda ambasadės. Pėr shembull, nė ambasadėn e Sllovenisė nė Shkup ju paguani vetėm 35 euro brenda nė ambasadė, pa pasur nevojė tė shkoni nė bankė dhe tė paguani edhe njė euro shtesė. Ambasada e Kroacisė nė Kosovė (nuk ėshtė e vetmja nė kėtė rast) ndoshta me kėtė sistem pagese tė vizės nė bankė don tė zvogėloj vėllimin e punėve brenda saj me pagesa, prandaj ia beson kėtė bankės.

     Kur e pėrmendem udhėtimin pėr nė Slloveni nga shtetasit e Kosovės, nuk duhet ta shikojmė kėtė si diēka qė nuk ka lidhje me Kroacinė. Sllovenia duke e ditur ēmimin e vizave tranzit tė Kroacisė vetėm kundėr shtetasve tė Kosovės, nė njė far forme i nxitė ose sinjalizon ata tė udhėtojnė me aeroplan nė relacionin Prishtinė - Lubjanė nėse duan ta shmangin plaēkėn kroate. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe Sllovenia pėrfiton shumė nga kjo alternativė e udhėtimit tė shtetasve kosovarė prej Prishtinės nė Lubjanė. Kjo realizohet nepėrmjet biletave shumė tė shtrenjta tė avio kompanisė sllovene Adria Airways. Tė rralla janė destinacionet nga aeroporti i Prishtinė pėr nė qytete tjera tė Evropės kontinentale ku bileta mund tė kushtoj mė shtrenjtė se nė relacionin Prishtinė - Lubjanė, cili mesatarisht sillet ndėrmjet 300 dhe 350 euro. Me ēmim mė tė ultė se ky, ju mund tė udhėtoni shpesh me aeroplan nga Prishtina (drejt, pa ndėrrim tė aeroplanit) nė Vjenė, Mynhen, Cyrih, Frankfut, Shtutgart, e nė shumė qytete tjera tė Evropės kontinentale qė e kanė distancėn nga Prishtina dyfish mė tė largėt se Lubjana. Edhe pėr kėtė ēėshtje askush nuk e ka ngritur zėrin nė Kosovė. Unė do t’u sjell mė shumė detaje nė versionin e zgjeruar dhe pėrfundimtar tė kėtij studimi rasti.

     Kosova nė raport me Kroacinė dhe Slloveninė ėshtė gjendur nė njė pozitė gjeopolitike shumė tė pafavorshme. Nė fakt, Kosova nuk gjendet nė pozitė tė tillė, por kėtė e kanė krijuar njerėzit ose institucionet e Kroacisė, Kosovės, e deri diku edhe tė Sllovenisė. Askush pos shtetasve tė Kosovės qė udhėtojnė mė sė shumti pėrgjatė kėtyre kufinjve (pėrderisa shqiptarėt e Shqipėrisė kanė dalje nė det, nuk u duhet tė kalojnė nga Kroacia) nuk paguan viza tranzit 71 euro pėr Kroaci. Kroacia ka zėnė grykėn pėr shtetasit e Kosovės qė duhet tė udhėtojnė pėr nė shumė vende tė BE-sė si: Slloveni, Austri, Gjermani, Itali Veriore, e tė tjera. Kushti pėr marrjen e vizės tranzit pėr Kroaci, ėshtė se ju si shtetas tė Kosovės, duhet tė keni vizė tė shtetit tjetėr ku synoni tė udhėtoni. Posa tė jetė ēdo gjė nė rregull me vizėn tuaj shengen qė ua ka lėshuar Austria ose Sllovenia dhe ju duhet tė arrini atje me veturė, ambasada e Kroacisė nė Kosovė i lėpin buzėt menjėherė; juve u duhet viza tranzit pėr Kroaci, e cila kushton 71 euro. Paramendoni nėse udhėtoni si familje 4-5 anėtarėshe nėpėr Kroaci sa do t’iu kushtoj vetėm pėr viza tranzit.

Si po funksionon sherri i mikut tė mirė (Kroacisė) nė ditėt e vėshtira (kundėr Kosovės)?

     Pėr periudhė mė tė gjatė kohore, pėr shembull 6 muaj, viza tranzit pėr Kroaci kushton 35 euro. Pse e pėrdor Kroacia kėtė sistem tė standardeve tė dyfishta me viza kundėr shtetasve tė Kosovės, dhe pėr ēfarė qėllimi?

     Pėr ta kaluar Kroacinė me veturė, mė sė shumti u nevojitet 7-8 orė, eventualisht 10 orė me disa pushime, e jo 24 sa u jep afat viza 71 euro. Pėr afat mė tė gjatė tė vizės tranzit, Kroacia ėshtė e vetėdijshme se ju duhet tė flini diku nė ndonjė hotel, tė hani diēka, me fjalė tjera, tė shpenzoni para qė e tejkalojnė shumėn e 35 eurove tjera qė i ka pėrfshirė nė vizėn tranzit me afat tė shkurt. Duket se tė gjitha ambasadat e Kroacisė pėr shtetasit e Kosovės veprojnė si ekonomistė tė mirė pėr vete. Pėr t’ua pėrkujtuar edhe njė herė kroatėve, qytetarėt e Kosovės kanė kontribuar shumė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kroacisė. Nė mesin e mė tė njohurve janė gjeneralėt Rrahim Ademi dhe Agim Ēeku. Edhe nė sport, sidomos nė futboll kanė kontrobuar shumė, ku vlen tė pėrmenden lojtarėt e kombėtares sė Kroacisė Kujtim Shala dhe Ardian Kozniku, shqiptarė tė Kosovės me nėnshtetėsi kroate. Nuk po zgjerohemi mė shumė nė miqėsinė e fortė tė shqiptarėve dhe kroatėve nė sport. Po ia pėrmendim edhe vetėm njė rast. Atė tė kampionit botėror nė karate, Enver Idrizi (shqiptar nga Shkupi). Te ky i fundit ėshtė diēka me vlerė tė rrallė tė pėrmendet. Medalen e parė pėr Kroacinė e kishte fituar nė ditėn kur Kroacia ishte njohur si shtet i pavarur nga vendet kyēe tė BE-sė. Raportohet se vetėm shkaku i tij dhe prej asaj date kur e fitoj medalen, karate ėshtė bėrė sport shumė i popullarizuar nė Kroaci. Ambasadori i Kroacisė nė Prishtinė, Zllatko Kramariq po shitet gati mė shqiptar se ne duke shkuar nė ahengje tė ndryshme nėpėr Kosovė. Nė vend se nė shenjė “falenderimi” pėr kosovarėt ta zbuste koston e vizave tranzite kroate pėr kosovarėt, tė cilat nuk janė asgjė tjetėr pos njė plaēkė e madhe, ai vazhdon me sistemin e standardeve tė dyfishta duke i diskriminuar shtetasit e Kosovės me viza tranzit. Sidoqoftė, ai nuk ka faj sa ka shoqėria e Kosovės dhe institucionet e saj. Cili institucion, organizatė joqeveritare (OJQ) e Kosovės, komentator i guximshėm e ka diskutuar ose raportuar seriozisht kėtė problem? Askush.

     Ne ua dijmė pėr faleminderit qėndrimin pro-Kosovės tė Kroacisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GjND). Por, regjimi i kushtueshėm i vizave ndaj shtetasve tė Kosovės, ėshtė njė problem i madh tė cilin autoritetet kosovare bashkė me ato kroate do tė duhej ta zgjidhnin. Kroacia nuk ka mundur tė mbaj qėndrim pro-serb nė GjND pėr njė numėr shumė tė madh tė arsyeve. Asaj i duhej qėndrimi pro-Kosovės. Po tė mbante qėndrim pro-Serb, atėherė shumė shtetas tė Kosovės do tė nxiteshin tė marrin pasaporta tė Serbisė qė tė udhėtojnė nepėr Kroaci sa herė tė kishin nevojė, pa e paguar asnjė cent pėr viza (tranzit apo tė ēfarėdoshme). Duket se Kroacia kur mbajti qėndrim pro-Kosovės nė GjND i ka mbrojtur edhe interesat e veta mirė. Kroacia ende mbetet mik i mirė i Kosovės. Vetėm se po e rjep nė formėn mė tė mundshme. Serbisė, Sllovenisė, Bosnės, Maqedonisė, Shqipėrisė, Malit tė Zi, nuk ia bėnė kėshtu. Proverbi shqiptar “Miku i mirė njihet nė ditėt e vėshtira” ėshtė mė se i vėrtetė nė rastin Kroaci - Kosovė. Shqiptarėt e Kosovės e pėrkufizojnė ndryshe, ndėrsa realiteti po e tregon se me ēfarė veprimi njihet miku i mirė. A nuk u bė mė e njohur Kroacia si mik i joni me kėto viza?

     T’i kthehemi edhe njė herė MPJ-sė “tonė”. Pas kthimit tim nga Sllovenia, lexoja ngapak lajme se ēfarė ėshtė duke bėrė kjo ministri pėr interesat e shtetasve tė vet. Me doli njė lajm shumė skandaloz. Ministri Skėnder Hyseni dhe zėvendėsja e tij Vlora Ēitaku ishin pjesė e njė vendimi skandaloz tė kyreministrisė pėr t’a marrė nga njė pagė hiq mė pak se 16.800 euro. U trishtova. Edhe mė herėt jam trishtuar ngapak nga skandalet e institucioneve “tona” tė cilat zakonisht vijnė nė kohėt kur shoqėria e Kosovės i ka punėt mė se keqi ose ballafaqohet me ndonjė vėshtirėsi, por jo si tani. Prandaj, duke mos dashur tė flas nga emocionet dhe shresoj se ju do tė kuptoni drejt, e kam vėtėm njė propozim tė sinqertė pėr juve:

     Nė rast se shpėrthen lufta e tretė botėrore, ju lutem tė keni kujdes maksimal nga shumica e shoqėrisė kosovare dhe institucionet e saj. Nuk ėshtė hera e parė dhe as e fundit qė kėto shfrytėzojnė rastet e ndikimeve negative kundėr Kosovės tė bėjnė marrėzira. Ata e shfrytėzojnė rastin kur jeni nė “vurmak” pėr t’iu goditur fuqishėm, pavarėsisht se i kemi dhe na kanė miq, dhe jemi tė njėri tjetrit. A nuk po bindeni edhe kėtu se “Miku i mirė njihet nė ditėt e vėshtira”?

 

*   *   *

     Nė dhjetėditėshin e parė tė janarit 2010 nė Kosovė do tė jetė pėr vizitė kryetari i Kroacisė, Stipe Mesiq (tani nė largim, i ka skaduar afati). Shumė media nė Kosovė, sidomos gazetat, para disa javėve ka filluar me publicitet ta quajnė kėtė si vizitė historike. Madje Komuna e Prishtinės mori vendim ta shpall qytetar nderi. Ėshtė bėrė traditė e pahijshme e disa institucioneve tė Kosovės nė nivel qendror apo lokal tė shpėrblejnė njerėz tė huaj pėr rolin e tyre kundėrthėnės ndaj shqiptarėve. Para mė se njė viti, Komuna e Istogut kishte shpallur qytetar nderi ish-zėvendės kryeadministratorin e Kosovės tė shkarkuar nga posti, Stephen Schook. Ka pasur shumė komente pėr kėtė vendim kundėrthėnės tė Komunės sė Istogut. Madje njė koment qė e gjeta nė internet, mė bėri tė shpėrthej nė gaz nga ironia. Vetėm titulli i atij komenti “Schook-u agresiv, qytetar nderi i Istogut tė butė!” tė bėnė pėr tė qeshur (dhe natyrisht edhe pėr tė qarė). Nuk janė aq tė ndryshėm nė kėtė kuptim as shqiptarėt e Shqipėrisė. Krybashkiaku i Tiranės Edvin Rama do ta shpėrblej ēetnikun dhe antishqiptarin Goran Bregoviq (qė mbante koncerte nė urat e Serbisė kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė gjatė vitit 1999) me “ēelėsin e Tiranės”. Tash sė fundi, Oda Ekonomike e Kosovės i ndau mirėnjohje njė shtetase gjermane (Verena Knaus) nga njė OJQ qė paska thėnė diēka rreth vizave tė BE-sė pėr Kosovėn, qė Odės Ekonomike iu paska dukur si krijim i imazhit pozitiv pėr Kosovėn! Imazhi pozitiv i Kosovės krijohet me heqjen e vizave, e jo me “fol e rruj vo”. Universiteti i Prishtinės ka nderuar edhe antikombėtarin Sali Berisha me titullin “Doktor nderi”. Nuk po hyjmė nė shumė raste tjera kur institucionet e Kosovės kanė shpėrblyer shumė njerėz tė huaj qė Kosovės nuk i kanė sjellė gjė tė hajrit nė praktikė, e disa madje i kanė sjellė dėme si Schook-u, Berisha (ky mė shumė Shqipėrisė dhe ēėshtjes kombėtare) dhe Bregoviqi (kėtė e shpėrblej Tirana). Po ndalemi te rasti i planifikuar pėr shpalljen qyetar nderi tė Prishtinės tė kryetarit kroat nė largim, Stip Mesiq. Pse duhet tė shpallet Mesiqi qytetar nderi i Prishtinės? Se flet mirė pėr Kosovėn? Jo. Ai mund tė shpallet qytetar nderi vetėm pasi ne nuk do ta lėshonim tė kthehet prapa nė Kroaci pa ia hequr vizat diskriminuese Kosovės. Ne duam zgjidhjen e problemeve praktike, jo demagogji si ushqim me fjalė tė mira pas tė cilave heshturazi na e fusin thikėn pas shpine.

     Pavarėsisht se ēka i bėnė Kroacia Kosovės, pėr shumicėn e shoqėrisė dhe institucioneve tė Kosovės, Kroacia ėshtė miku i mirė qė njihet nė ditėt tė vėshtira. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė, tė gjithė ju gazetarė, shkencėtarė, politikanė, hulumtues, komentator tė guximshėm, mos e lėshoni Stipe Mesiqin tė dal gjallė nga Kosova pa na i hequr kėto viza diskriminuese dhe plaēkitje. Shkoni me qėllim tė qartė nė takimin me Mesiqin, pyesni vetėm pėr njė qėllim tėrė kohėn dhe asgjė tjetėr – heqjen e vizave. Mos u dalldisni fort duke pyetur lidhje e palidhje “kodėr mas bregu” pėr lloj teme. Pyesni vetėm pėr vizat trazit tėrė kohėn. Kėrkoni pėrgjigjen dhe zgjidhjen e vetėm tė kėtij problemi tėrė kohėn. Nėse ia arrini qėllimit dhe Kroacia na i heq vizat, atėherė mund ta quani mik (por ende jo tė mirė). Lė tė na trajtoj neve Kroacia sė paku si i trajton serbėt dhe Serbinė qė i kanė shkaktuar gjakderdhje ndaj tė cilave ne ishim nė anėn e Kroatėve. Le ta harroj Kroacia kontributin tonė pėr ta nė luftė dhe sport. Le tė na trajtoj njėsoj si i trajton serbėt dhe Serbinė tė cilėve ua ka pa sherrin shumė dhe nga tė cilėt ka derdhur shumė gjak. Unė do tė isha nė gjendje tė vij dhe t’ia bėjė kėtė presion Mesiqit, por kam frikė se “izbacivaqėt” (term serb i “standardizuar” nė shqip nga shumica e shqipfolėsve nė Kosovė) shqiptarė do tė mė nxjerrin shqelma jashtė po tentova tė flas diēka pėr vizat diskriminuese dhe plaēkitjen kroate. Kėtė nuk po e them aq shumė nga mllefi. Ju thashė mė herėt se niveli i shpėrlarjes sė trurit tė shumicės sė shoqėrisė dhe institucioneve tė Kosovės, ėshtė i tmerrshėm.

Autorja ėshtė gazetare hulumtuese nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike Prishtinė, Republika e Kosovės.