“Sovraniteti” i udbashėve shtrihet nė tė gjitha hallkat pushtetore… nė Kosovė!

Kosova, disidentėt dhe spiunėt e saj tė UDB’ės…!

 

Shkruan: Mon Zhubi - Prishtinė, 11. 01. 2009

______________________

 

     Deshėn apo nuk deshėn bijtė e shokėve Maliqi, Haxhiu etj., Kuvendi i Kosovės e ka pėr detyrė qė herėt a vonė ta miratojė ligjin pėr hapjen e dosjeve nė Kosovė. Ditė mė parė, gazetari i tė pėrditshmes kosovare, “Express”, Ilir Mirena, nė njė shkrim, tė cilin e ka botuar edhe gazeta “TemA”, kishte shtruar njė problem, me tė cilin gjer mė sot askush nuk ėshtė marrė nė Kosovė, ēėshtjen e lustrimit nė Kosovė, duke kėrkuar pėrgjigje nė pyetjet se

-          “A duhen pastruar tė gjitha postet publike nga nomenklatura e kaluar apo tė pėrmbyllet nė heshtje njė periudhė gjysmėshekullore pa asnjė debat?”

     Kėto dilema nė Kosovė nuk janė shtruar kurrė, siē e cek edhe z. Mirena, dhe si rrjedhojė shtrohet pyetja:

-          Pse bashkėpunėtorėt e UDB’ės dhe OZN’ės famėkeqe jugosllave nė Kosovė duhet tė jenė tė privilegjuar, pėr dallim nga kolegėt e tyre tė ish-shteteve komuniste?

     Por nuk duhet harruar se kėsaj kategorie njerėzish u duhet shtuar edhe njė numėr i konsiderueshėm i komunistėve shqiptarė nė Kosovė, tė cilėt me devotshmėrinė mė tė madhe i shėrbyen “Vėllaznim-Bashkimit” jugosllav, nė shumicėn e rasteve nė dėm tė popullit tė vet.

     Reagimet pėr kėtė problematikė pro dhe kundėr nuk vonuan dhe pėr ēudi erdhėn kryesisht nga kolegėt e z. Mirena, pra, nga gazeta “Express” ku ai punon. Fillimisht kolegu i tij Petrit Selimi, duke kundėrshtuar idenė e hapjes sė dosjeve, shkrimin e kolegut Ilir Mirena, e konsideron si “ēast i lodhjes sė z. Mirena nga presionet e ritmit monoton nė punėn e njė tė pėrditshmeje”, e kjo, sipas z. Selimi, na jep me kuptu se z. Mirena, sipas tė gjitha gjasave i pavetėdijshėm pėr problemin, e paska shkruar vetėm pėr sensacion kėtė artikull, njė temė e cila, sipas tij, nuk duhet hapur nė Kosovė!

     Unė e kuptoj z. Selimi, ngaqė pėr moshėn e re qė ka me siguri nuk ka paragjykime pėr ish-nomenklaturėn shqiptare tė shėrbyesve komunistė jugosllavė dhe mirė ėshtė qė nuk ka, por ama irritohem pa masė, kur rolin mbrojtės tė kėsaj nomenklature e marrin pėrsipėr bijtė e komunistėve, duke na servirur njė varg argumentesh tė pavėrteta.

     Mė datėn 22 dhjetor tė vitit tė kaluar gazeta “Express” nė faqen 2 dhe 3 kishte dy kolumne tė autorėve Shkėlzen Maliqi “Dosja e Komunizmit” dhe e Baton Haxhiut, tė cilėn e ka botuar edhe e pėrditshmja “TemA” me titull “Emrat e pėrveēėm nė lustrėn kosovare”. Si duket autorėt nuk ishin koordinuar mes veti, ngaqė pėr dosjet e shėrbyesve komunistė nė Kosovė jepnin fakte kontradiktore.

     Z. Maliqi nė shkrimin e tij na bėri me dije se “dosjet e shėrbimeve sekrete komuniste nuk kanė qenė edhe as sot nuk janė nė arkivat e Kosovės, por nė Beograd”. Z. Haxhiu ndėrkaq thotė se nga arkivat, nuk e saktėson se cilat, “prej vitit 1956 e kėtej e gjer nė vitin 2008” paska lexuar me mijėra faqe pėr tė parė se “ēka kanė qenė shqiptarėt e pushtetshėm tė kohės sė komunizmit”.

     Dikush kėtu po gėnjen, z. Maliqi tha se dosjet janė nė Beograd, ndėrsa z. Haxhiu deklaron se ka lexuar me mijėra faqe tė kėtyre dosjeve!

-          A mos vallė, ndoshta z. Haxhiu ėshtė i vetmi kosovar qė ka ekskluzivitetin nga Beogradi pėr t’i lexuar dosjet e ish-shėrbyesve komunistė kosovarė apo ato me tė vėrtetė janė nė Kosovė dhe priten tė hapen?

     Kėto dilema presim tė na qartėsojnė zotėrinjtė e lartpėrmendur nė tė ardhmen e afėrt.
Sidoqoftė puna e dosjeve, besoj se koha do ta dėshmojė se cili prej tyre ka thėnė tė vėrtetėn, por ėshtė kuptimplotė fakti se, si njeri, si tjetri, mundohen tė na sjellin fakte dhe argumente tė bollshme, me disa prej tė cilave ndoshta edhe mund tė pajtohem, ku mundoheshin me tė gjitha mjetet tė arsyetonin veprimet e komunistėve tė atėhershėm dhe tė sotėm, tė cilėt, jo nė masė tė vogėl, edhe sot i kanė zėnė vendet udhėheqėse nė shumė institucione tė rėndėsishme tė Kosovės. E njė prej kėtyre institucioneve, konkretisht Radiotelevizioni i Kosovės, i udhėhequr nga njė ish-komunist, (ėshtė fjala pėr Agim Zatriqin - Sh.B) nė mėnyrėn mė tė pamoralshme dhe hipokrite nė dokumentarin pėr Rexhai Surroin, njė ish-ambasador i Jugosllavisė nė Spanjė, i cili vdiq aksidentalisht po nė Spanjė, u krahasua me eruditin dhe intelektualin mė tė madh kosovar Jusuf Gėrvalla, tė cilin, siē dihet, e vranė bashkėpunėtorėt e UDB jugosllave.

     Prandaj nuk e kuptoj, pse z. Maliqi dhe z. Haxhiu morėn mundimin dhe reaguan kaq shpejt ndaj shkrimit tė z. Mirena, kur qė tė dy kėta, nė qoftė se jo personalisht, atėherė kanė njė hipotekė familjare, ngaqė baballarėt e tyre me devotshmėri i shėrbyen sistemit komunist jugosllav. Ndoshta edhe kėtė radhė vlen fjala e urtė popullore “I djeg atij qė e ka mizėn nė kėsulė”.

     Ndryshe krejt ėshtė me shkrimin “Pėr Dosjet” e z. Halil Matoshi, po nė gazetėn “Express”, i cili flet nė emėr tė vet, pėr, siē e quan, “ hijen e vet” Tahir Veselin, tė cilin ai e fal, por distancohet nga kėrkesa e z. Haxhiu se duhet tė falė tė gjithė ata, tė cilėt nė forma tė ndryshme kanė kontribuar nė burgosjen e qindra-mijėra shqiptarėve nė Kosovė dhe masakrimin e mijėra tė tjerėve.

     Autori i kėtyre rreshtave ka qenė anėtar i njė familjeje tė pėrndjekur politikisht, e cilėsuar nga regjimi i atėhershėm komunist jugosllav si “familje reaksionare nacionaliste”, duke ma burgosur babanė nė procesin e tė ashtuquajturve tė shehlerė nė vitin 1954, nė Prizren, me 11 vjet heqje lirie.

Nuk dua t’i kujtoj ato vite, tė shkuara dhe tė kaluara, por e di njė gjė se babanė tim (kur ai u burgos, unė isha vetėm 2 vjeē dhe nuk e njihja), e pashė pėr herė tė parė nė vitin e tretė tė shkollės fillore. Kalvari ynė familjar nuk mbaroi me kaq, ngaqė, pėr shkak tė presioneve tė formave tė ndryshme, qė unė nuk i kuptoja se isha i vogėl, u desh tė emigronim nė Sarajevė.
Dhe sa pėr dijeninė tuaj z. Maliqi e Haxhiu, presionet nuk na i bėnin serbėt, por zyrtarėt shqiptarė tė institucioneve tė atėhershme komuniste. Hipokrizia e radhės ndodhi nė vitin 1979, kur pasi kisha kryer shėrbimin ushtarak tė APJ sė atėhershme dhe pasi njė vit mė parė isha diplomuar nė fakultetin e Shkencave Politike nė Sarajevė, me shumė entuziazėm u ktheva nė Kosovė. Pėr ballafaqimin me realitetin nuk m’u desh shumė kohė, nė njė konkurs tė shpallur pėr njė gazetar nė Radio Gjakova, u paraqita edhe unė. Natyrisht qė nuk u pranova, edhe pse isha i vetmi i diplomuar dhe i atij profili. Siē mora vesh mė vonė nga disa miq, Komiteti i atėhershėm i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė nuk mė kishte dhėnė dritėn e gjelbėr pėr punėsim nė njė institucion shtetėror, siē e quanin ata Radio Gjakovėn, me arsyetim, i papėrshtatshėm politikisht, “familje reaksionare”, dhe pranuan njė student tė dėshtuar tė mjekėsisė si djalė i njė kuadri komunist.

     Tė njėjtėt persona, zotėrinj tė nderuar, vendosin edhe sot pėr punėsimin tim dhe tė fėmijėve tė mi, sepse kanė zėnė postet udhėheqėse. Prandaj nuk mund tė fshihemi nga referenca historike. Dosjet janė hapur nė tė gjitha shtetet e ish-bllokut, por historia shqiptare nuk ka tė ngjarė me popujt qė vetėm pėrkohėsisht kanė qenė tė okupuar, e jo si shqiptarėt, gjithmonė. Kėshtu qė, ata tė tjerėt mundė t’i klasifikojnė si tradhtarė nė varėsi tė kualiteteve tė pushteteve qė iu kanė shėrbyer.