Trafikimi dhe prostitucioni i femrave

shkelje e rėndė e dinjitetit dhe e

drejtave njerėzore!

 

Shkruan: Halime Morina-Lupēi * Prishtinė, 14. 07. 2009

________________________________

     Trafikimi me qenie njerėzore ėshtė dukuri relativisht tė re nė Kosovė. Megjithatė viteve tė fundit ka marrė pėrmasa tejet shqetėsuese nėse u bazohemi nė statistikat e publikuara nga agjenci tė ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerėzore, kryesisht me qėllim tė prostitucionit, ka shėnuar rritje tė dukshme gjatė viteve tė fundit ndėrkohė qė pėrpjekjet pėr ta luftuar kėtė dukuri, jo vetėm pasojat e saj, por edhe shkaqet qė i paraprijnė dhe e mundėsojnė atė, nuk kanė qenė nė harmoni me intensitetin dhe dinamikėn e zhvillimit tė saj.

 

     Ē’ėshtė e vėrteta, institucionet qeveritare dhe veēmas OJQ’tė kanė organizuar njė sėrė aktivitetesh tė drejtpėrdrejta, kryesisht informuese, sensibilizuese dhe edukuese, me qėllim tė parandalimit tė trafikimit me qenie njerėzore si dhe ofrimit tė ndihmės viktimave tė trafikimit.

 

     Kėto aktivitete janė pėrqendruar kryesisht nė vetėdijesimin rreth pasojave tė trafikimit dhe ligjet e ndėrlidhura me trafikim (zbatimin e ligjeve), ndihmėn qė duhet t’u jepet viktimave tė trafikimit dhe mbrojtjen sociale pėrfshirė edhe masat standarde pėr identifikimin e viktimave, bashkėpunimin nė lidhje me mbrojtjen pėr tė siguruar ndihmėn e integruar pėr viktimat e trafikimit, riintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave. Ndėr kėto aktivitete duhet pėrmendur ligjerata dhe trajnime pėr luftimin e trafikimit, tė zhvilluara me pėrfaqėsues tė OJQ-ve dhe tė institucioneve tė Kosovės; ligjerata me pjesėtarėt e SHPK-sė nė Shkollėn Policore tė Vushtrrisė pėr rolin qė policia duhet ta luajė nė ndjekjen dhe luftimin e trafikimit me qenie njerėzore etj.

 

     Rol tejet tė rėndėsishėm luajnė edhe mediat tė cilat duhet dhe munden t’u kushtojnė mė shumė vėmendje dhe hapėsirė luftimit tė trafikimit me qenie njerėzore pėr ēka duhet intensifikuar gazetarinė hulumtuese e cila realisht nuk ėshtė e zhvilluar sa duhet. Ende mungon guximi i gazetarėve pėr t’i hulumtuar rastet e trafikimit me qenie njerėzore dhe tė dukurive tė tjera tė dėmshme nė Kosovė.

 

    Duhet theksuar se OJQ-tė kanė marrė pjesė edhe nė aktivitetet pėr pėrpilimin e mekanizmave ligjorė e praktik pėr parandalimin e trafikimit nga tė cilėt veēmas duhet pėrmendur pjesėmarrjen nė ndėrtimin e Planit tė Veprimit pėr Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore nė Kosovė tė pėrgatitur nga Qeveria e Kosovės.

 

     Fillimisht pėr trafikimin me qenie njerėzore qytetarėt janė njoftuar kryesisht nėpėrmjet mediave, pėrkatėsisht me anė tė informatave, intervistave dhe formave tė tjera tė komunikimit, qė janė pėrcjella nga policia dhe gjykatat e  cilat janė transmetuar nga mediat ,elektronike dhe tė shkruara. Mė tej, pėr kėtė dukuri gjithnjė e mė tepėr kanė njoftuar edhe OJQ-tė (  radhė tė parė ato qė merren me tė drejtat e njeriut, e posaēėrisht ato qė merren me tė drejtat e grave e tė fėmijėve si dhe me rehabilitimin e viktimave tė trafikimit). Kėto OJQ-ė kanė ndėrmarrė aktivitete tė ndryshme nė drejtim tė rehabilitimit tė viktimave tė trafikimit dhe parandalimit tė trafikimit (kryesisht nė aspektin informues , sensibilizues dhe edukues) duke pėrgatitur edhe raporte, analiza, studime dhe lloj-lloj publikimesh tė tjera (broshura, postera, libra). Rėndėsi tė veēantė kanė pasur rekomandimet e OJQ-vė , qė nė masė tė madhe kanė ndihmuar nė identifikimin e problemeve dhe kanė ofruar zgjidhje pėr viktimat e trafikimit si edhe pėr zbutjen e kėtij fenomeni.

 

     Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut, nė kuadėr tė aktivitetit qė ushtron, merret edhe me evidencimin e pėrmasave tė dukurisė sė prostitucionit e cila mė pėrpara nuk ka qenė aq e theksuar nė Kosovė kurse tani ka pėrmasa shqetėsuese. Kjo ėshtė njė dukuri qė pėrcjell vendet nė transicion, prandaj edhe Kosova nuk i shpėtoi kėsaj shėmtie tė kohės.

 

     Prostitucioni, tash pėr tash, ka karakter kryesisht “importues”. Ata qė merren me prostitucion vijnė nga vendet e ndryshme, ndėrsa ata qė shtyjnė, mashtrojnė ato vasha tė merren me prostitucion, janė kryesisht vendorė. Kosova ėshtė vend transit pėr femrat e trafikuara mirėpo edhe destinacion pėr femrat e trafikuara. Prostitucioni te ne nuk ndodh publikisht, por, nė tė shumtėn e rasteve ėshtė i kamufluar nė lokale tė ndryshme, si kafene, kafiteri, pansione apo bujtina private etj.

 

     Ka raste kur femra ėshtė detyruar tė merret me prostitucion, raste tė dhunimit klasik, raste tė pėrdorimit tė dhunės fizike e psikike dhe raste tė tjera. Ato raste ne i pėrcjellim nė qendra tė tjera qė merren me trajtimin e kėtyre rasteve, u sigurojmė strehim tė pėrkohshėm, derisa tė krijohen kushtet qė  t’i kthehen jetės ose vendit nga kanė ardhur. Ne, pėrveē qė pėrmbushim anėn morale, nuk kemi ndonjė mekanizėm tjetėr pėr ta ndaluar kėtė dukuri. Do tė thotė nuk kemi ndonjė mekanizėm efikas pėr ta luftuar prostitucionin. KMDLNJ kujton se kėtė punė mund ta bėjė mė sė miri policia vendase nėse pajiset me kompetencat e duhura. Ndėrsa, policia ndėrkombėtare e ka shumė mė vėshtirė ta luftojė prostitucionin, ngase, ta zėmė, nuk i njeh njerėzit e as mentalitetin e mjedisit ku veprojnė. Madje, ka raste kur policėt ndėrkombėtarė janė pėrfshirė nė trafikimin e qenieve njerėzore. Ajo nuk mund ta krijojė rrjetin e atyre qė do ta identifikonin ndonjė ēerdhe tė prostitucionit ose ndonjė person qė merret me prostitucion. Ne kemi raste kur policia ka arrestuar dikė pėr trafikim dhe pastaj ėshtė liruar sepse prostitutat nuk kanė guxuar tė dėshmojnė kundėr makrove tė tyre. Por Policia e Kosovės do tė mund tė punonte shumė mė lehtė pėr ta luftuar prostitucionin, ngase njeh mentalitetin e njerėzve, e njeh terrenin dhe ka motiv pėr kėtė. Tarfikimi i femrave e prostitucioni janė, pa dyshim, fyerje dhe shkelje mė e rėndė e dinjitetit njerėzor dhe e tė drejtave njerėzore. Luftimi i kėsaj dukurie ėshtė me interes dhe nė interes tė tė gjithėve. Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janė qytete shumė “aktive” nė organizimin e prostitucionit. Ne dėgjojmė dhe lexojmė shumė pėr femrat e trafikuara, tė dhunuara, por shumė pak flitet pėr klientėt e tyre qė janė poashtu njė problem.

 

Viktima - vajzat e moshės jomadhore

 

     Sipas hulumtimeve tė KMDLNJ-sė pėr kėtė kategori tė dhunės ndaj viktimave del se viktimat janė kryesisht tė moshės madhore por ka mjaft edhe  tė moshės jomadhore. Mosha e tyre sillet prej 14 deri mė 50 vjet. Nė KMDLNJ-ė nuk kemi mundur tė sigurojmė shifra tė sakta pėr numrin e femrave qė “tregtohen”. Ne kemi kontaktuar me gjykatat e qarkut dhe aty kemi marrė tė dhėna se gjendja ėshtė alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisė pėr hulumtimin e kėtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre nė klube tė natės dhe dhuna ndaj tyre janė bėrė dukuri e pėrditshme, fatkeqėsisht edhe nė Kosovė. Janė ngritur shumė padi penale dhe janė mbajtur gjykime kundėr njerėzve tė pandėrgjegjshėm qė merren me kėtė lloj krimi tė shėmtuar, por kjo nuk mjafton - thonė gjykatėsit. Kosova ėshtė njė vend i vogėl  ku me njė punė serioze mund tė zbulohet zinxhiri i kėtij rrjeti mė tė shėmtuar tė shekullit 21.

 

     Sipas Rregullores nr. 2001/4 tė UNMIK-ut, mbi ndalimin e trafikimit me njerėz nė Kosovė, ēdo person qė merret ose tenton tė merret me trafikimin e njerėzve kryen vepėr penale dhe pas shpalljes fajtor dėnohet prej dy (2) deri nė dymbėdhjetė (12) vjet burg. Nė rast se viktima e trafikimit ėshtė nėn moshėn 18 vjeēare, dėnimi maksimal pėr personin qė merret me trafikim ėshtė deri mė 15 vjet burg. Ēdo person qė organizon ndonjė grup tė personave me qėllim tė kryerjes sė veprave tė pėrmendura, pas shpalljes fajtor, dėnohet prej pesė (5) deri mė njėzet (20) vjet burg.

 

Masat e ndėrrmarra nga Ministria e Punės dhe Policia e Kosovės

 

     Ministria pėr Punė dhe Mirėqenie Sociale, nė bashkėpunim me Policinė e Kosovės, nė orė te vona tė natės, herė pas here ka nderrmarrė aksione pėr kontrollimin e lokaleve tė dyshimta me ē’rast ka hasur nė shumė femra tė trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria por edhe nga Kosova dhe Shqipėria tė cilat kanė pretenduar se janė kamariere apo valltare ndėrsa nė fakt kanė shėrbyer si “mish i bardhė”. Nė bashkėpunim edhe me inspekcionin e tregut dhe ate sanitarė disa prej kėtyre lokaleve janė mbyllur.

 

     Nė bazė tė hulumtimeve dhe nė bazė tė dhėnave tė Policisė sė Kosovės janė identifikuara dhe analizuar gjithėsej 16 raste tė vėzhgimit, 7 operacione tė fshehura, 21 raste tė operacioneve me njėsitė tjera policore dhe 4 raste tė operacioneve me inspectorėt komunalė. Pas kėsaj janė mbyllur 18 lokale ku supozohet se ėshtė ushtruar prostitucioni ndėrsa janė arrestuar 24 persona prej tė cilave 14 janė kosovarė, 5 ukrainase, 3 bullgare, njė nga Shqipėria, 1 moldave dhe njė nga Serbia ( shqiptare ). Janė identifikuar 6 viktima prej tė cilave 4 janė kosovare, 1 moldave dhe njė shtetase e Shqipėrisė. Nga organet e hetuesisė janė duke u trajtuar 10 raste.

 

     Pėrfundimisht, nė bazė tė hulumtimeve dhe duke e pėrcjellur dinamikėn e zhvillimit tė kėtij fenomeni siē janė trafikimi dhe prostitucioni, KMDLNj’ė mendon se masa mė efikase pėr parandalimin e  pėrshkallėzimit tė kėtij fenomeni ėshtė legalizimi i shtėpive publike. Nė kėtė mėnyrė shteti do tė kishte mė shumė kontrollė dhe nė anėn tjetėr do tė zvogėlohej interesimi pėr njė veprim illegal nėse kjo veprimtari do tė mund tė legalizohej.Kjo praktikė pra legalizimi i shtėpive publike praktikohet edhe nė shtetet me demokraci tė zhvilluar ku tė drejtat e njeriut respektohen nė masė tė madhe. Nė tė kundėrtėn, Kosova nuk ka kapacitete qė nė mėnyrė efikase tė merret me luftimin e kėsaj dukurie.

 

·       Autorja ėshtė Koordinatore pėr ēėshtje gjinore - Prishtinė.