Fati i Ukshin Hotit!

 

Ukshin Hotit i duhet ndihma,

e jo tė lavdohet!

 

Ukshini u shpallė i ēmendur, para delegacionit tė Evropės sė Bashkuar, mė 1997 nga Ibrahim Rugova dhe nomenklatura politike e kohės, nėn udhėheqjen e tij. Ēmimi Saharovė i pėrcaktuar pėr Ukshin Hotin u ble dhe kaloi te Ibrahim Rugova; Pėr Ukshin Hotin, partia e tij UNIKOMB-i, pati kėrkuar qė tė jetė nė pėrbėrje tė delegacionit nė Rambuje, pėrkundėr shkrimeve qė janė publikuar se gjoja ka qenė anėtar i delegacionit, nuk ėshtė pranuar tė jetė, pėr kėtė ekzistojnė procesverbalet e Lėvizjes pėr Bashkim Demokratik (LBD’s) qė drejtonte Rexhep Qosja;…Ukshin Hoti nuk u pranua tė jetė Ministėr i Jashtėm i Kosovės nė Qeverinė e Pėrkohshme qė drejtohej nga Hashim Thaēi, me motivacion se ai ėshtė i vdekur.., kėtė e ka thėnė Mehmet Hajrizi, pėr kėtė ekziston procesverbali;…

 

Shkruan: Afrim Morina - Therandė, 19. 05. 2009

________________________

 

     Nė pėrvjetorin e dhjetė tė humbjes sė gjurmėve nė burgun e Dubravės pėr profesor Ukshin Hotin, mė 16 maj u mbajt njė Akademi politike. Ai nga oratorėt u lėvdua si njė eurodit i filozofisė politike shqiptare nga shumė kėndvėshtrime dhe u hapėn tema studimi pėr Te, pėr tė plotėsuar gjenialitetin e kėtij intelektuali me pėrmasa kombėtare. Njeriu i pėrmasave tė Ukshinit, nė pozitėn nė tė cilėn gjendet fati i Tij, nuk ka nevojė pėr lavde, por ka nevojė pėr ndihmė konkrete, se pėr tė parėn e kanė bėrė, e bėjnė dhe do ta bėjnė edhe mė mirė ata qė do tė merren drejtpėrsėdrejti me veprimtarin e Tij politiko shkencore.

     Prandaj nė kėtė dhjetėvjetor ka qenė momenti pėr tė shtruar drejtė ēėshtjen Hoti, qė nga fillimi i vitit nėntėdhjetė, pėr tė mėsuar tė vėrtetėn opinioni kombėtar, sepse disa me qėllime tė caktuar i fshehin faktet pėr shfajėsim, ngase atė kohė i takonin taborit tjetėr tė veprimit politik, nė momentet “Kur kombi varej n’litar”. ( A. A. )

 

Nė kėtė akademi politike ka qenė dashtė tė trajtohej ēėshtja Hoti, duke u nisur nga faktet se:

·       Ukshin Hoti iu kthye ligjėrimit nė fakultet, por kurrė nuk iu rikthye titulli i profesorit;

·       Ukshin Hotit dy numra tė “DEA - Demokracisė autentike” me mijėra ekzemplarė iu bllokuan nė depo pėr tė mos dalė nė shitje;

·       Ukshin Hotit iu vėrsulėn pėr ta hequr nga Kryetari i degės sė LDK nė Rahovec, Jusuf Buxhovi me kompani dhe si dikur nė kohėn e Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, kur qendrave u vinin nė ndihmė filialet e saj, ashtu edhe kėsaj here Skender Zogaj kėrkoi nė emėr tė Degės sė LDK sė Fushė Kosovės largimin e Tij nga kryetari i Degės sė LDK nė Rahovec:

·       Burgosjen e Tij mediat dhe liderthit politik e transmetuan sikur tė kishte ndodhur njė arrestim i njė qytetari tė rėndomtė:

·       Ukshin Hoti nuk kishte mbrojtje institucionale tė Qeverisė Bukoshi, ndėrkohė qė nomenklatura e LDK e kishte kėtė mbrojtje;

·       Peticioni i qytetarėve pėr lirimin e Ukshin Hotit nga burgu dhe tė burgosurve tjerė u pengua nga aktivistėt e LDK’sė dhe pėr kėtė atė botė ėshtė thėnė publikisht;

·       Nga Xhemajl Mustafa, kėshilltari i Rugovės, nė njė shkrim tė tij, patt hėnė, se Ukshini ishte futur nė njė thes me Dobrica Qosiqin dhe pėr kėtė vlerėsim UNIKOMB’i asokohe  pati reaguar publikisht:

·       Moslejimi i depėrtimit tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”, botimi i parė, nga Shqipėria londineze nė pjesėn tjetėr tė saj tė robėruar me ē’rast u bė asgjėsimi i kamionit bashkė me 4500 ekzemplarėt e tij;

·       Ukshini u shpallė i ēmendur, para delegacionit tė Evropės sė Bashkuar, mė 1997 nga Ibrahim Rugova dhe nomenklatura politike e kohės, nėn udhėheqjen e tij.

·       Ēmimi Saharovė i pėrcaktuar pėr Ukshin Hotin u ble dhe kaloi te Ibrahim Rugova;

·       Pėr Ukshin Hotin, partia e tij UNIKOMB-i, pati kėrkuar qė tė jetė nė pėrbėrje tė delegacionit nė Rambuje, pėrkundėr shkrimeve qė janė publikuar se gjoja ka qenė anėtar i delegacionit, nuk ėshtė pranuar tė jetė, pėr kėtė ekzistojnė procesverbalet e Lėvizjes pėr Bashkim Demokratik (LBD’s) qė drejtonte Rexhep Qosja;

·       Ukshin Hoti nuk u pranua tė jetė Ministėr i Jashtėm i Kosovės nė Qeverinė e Pėrkohshme qė drejtohej nga Hashim Thaēi, me motivacion se ai ėshtė i vdekur.., kėtė e ka thėnė Mehmet Hajrizi, pėr kėtė ekziston procesverbali;

·       Pėr Ukshin Hotin, Sebastiani, udhėheqės i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, ka kėrkuar nga familja qė tė hiqet nga politika dhe si familje mė lehtė e ka pėr ta liruar nga burgu;

·       Nė asnjė protestė tė organizuar pas lufte pėr lirimin e tė burgosurve politik, nga folėsit, nuk ėshtė zėnė nė gojė emri i Ukshin Hotit;

·       Qė nga fillimi i veprimit tė Strukturave qeveritare dhe pas shpalljes sė pavarėsisė, asnjėherė nuk ėshtė kėrkuar gjetja e tij nga institucionet e Kosovės, por trajtohet si tė gjithė tė pagjeturit tjerė.

 

     Organizatori pėr tė qenė nė nivel tė trajtimit akademik tė Ukshin Hotit ka qenė dashtė nga ky kėndė vėshtrim ta trajtoj ēėshtjen Hoti. Kjo formė e tė trajtuarit do tė ndriēonte dhe fuqizonte mendimin e profesorit tė shpallur publikisht nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, se e kishte burgosur njė pjesė e alternativės politike tė Kosovės. Do tė dilte nė shesh se kush ishin ata dhe pse e burgosėn atė. Kur i rrezikon Hoti liderthit politik pėr tė bashkėrenditur veprimin me UDB pėr ta eliminuar nga skena politike dhe mė vonė edhe pėr t’ia humbur gjurmėt?!

     Botėrisht dihet se Aktakuza e ngritur nga Prokurori i Gjykatės sė Qarkut nė Prizren, e fajėsonte pėr veprimtari armiqėsore kundėr shtetit serb, sepse ishte aktivist i Lėvizjes Popullor pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr angazhimin e tij nė Partinė e Unitetit Kombėtar Shqiptar - UNIKOMB. Nė akademi nuk u fol fare pėr kėto tė dyja, sepse duhej heshtur veprimtaria e tij edhe nė praktikė. Mė lehtė ėshtė tė flitet pėr veprimtarinė intelektuale tė tij.  Pse i ikėt kėtij nė dy akademitė e organizuara sė fundi pėr Ukshinin!?

     Edhe herėve tjera e kam thėnė se prishej ballansi politik po tė lejohej angazhimi i tij nė UNIKOMB. Jeta e tij, qė del edhe nga shkrimet analitike, nė tė cilėn gjendej kombi, e veēanėrisht territoret e pushtuara nė ish Jugosllavi, paralajmėronin kryengritje. Se zėri kryengritės, pėr herė tė parė publikisht, kur i drejtohet masės nė varrimin e njė dėshmori, se Kosova duhet tė ketė ushtrinė e vet, ishte mjaftė domethėnės. Kėto ishin studiuar mirė e mirė nga tė dyja palėt dhe pėrcillej kudo qė angazhohet, nė universitet, nė LDK, nė “DEA”, me shantazhe e ndėrskamca, me bojkote e dajak, por nuk mund ta toleronin tė delte nė skenėn politike dhe tė merrte timonin e njė partie qė nė program kishte bashkimin kombėtar dhe nuk pėrjashtonte mjete pėr tė realizuar atė.

     Pas burgosjes sė tij tė gjitha veprimet qė u ndėrmorėn kundėr tij ishin pėrllogaritur mirė, qė emri i tij tė mos depėrtojė nė masat e popullit, se bagazhi i tij jetėsor do t’i lente tė gjithė nėn hije, e hija pėr filishat ėshtė e dėmshme, nuk mund tė rriten.

     Mėnyra e trajtimit tė ēėshtjes Hoti nga ky kėndvėshtrim nė njė tryezė apo debat, siē u tha mė lartė, do tė lėvizte mekanizmat ndėrkombėtar dhe ato vendor, sepse kishte dal njė qėndrim unik dhe me obligime pėr tė vepruar dhe nuk do tė trajtohet ēėshtja e tij si qytetar i rėndomtė, ashtu si po e trajton zv. Kryeministri z. Manaj. Pse i ikėt kėsaj forme, kėtė mund tė japin pėrgjigje organizatorėt e dy akademive qė u mbajtėn kohėve tė fundit nė Prishtinė.

     Forma e trajtimit tė ēėshtjes Hoti deri sot me akademi, mė tepėr tė jep pėr tė kuptuar, si organizim post mortum dhe derisa nuk i kemi argumentet e kapshme duhet ikur nga ky shabllon, qė tashmė ėshtė bėrė modė.