NĖ TĖRNOC U SHĖNUAN DITĖT E KOMANDANT LLESHIT

 

Ridvan Qazimi 

kishte pėr ideal bashkimin  e

tė gjitha trojeve shqiptare

___________________________________

Ridvan Qazimi: Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės Lindore krahas ...

 

     Tė shtunėn e 23 majit, nė Komunėn e Bujanocit, pėrkatėsisht nė Tėrnoc, filluan aktivitetet rreth shėnimit tė ditėve tė Komandant Lleshit, njėrit nga udhėheqėsit politiko-ushtarak tė UĒPMB-sė. Manifestimi “DITĖT E KOMANDANT LLESHIT”, u mbajtė pranė stadiumit tė fshatit Tėrnoc. Pėr tė nderuar kėtė Tubim madhėshtorė tė pranishėm ishin pėrfaqėsues tėsubjekteve politike nga Bujanoci dhe Presheva, ish luftėtarė, familjarė tė dėshmorėve si dhe dashamirė tė familjes sė Komandant Lleshit nga gjithė Kosova Lindore.

 

     Vrasja e Komandant Lleshit mė 24 maj tė vitit 2001, katėr ditė pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Paqes, u pa qartė se Atdheu ynė kėrkon gjakun mė tė mirė tė bijve tė kėsaj toke Arbėrore. Edhe pse u arrit Marrėveshja nė Konēul, proceset demokratike ende po ngecin. Fill pas vrasjes ėshtė bėrė militarizimi i rajonit tė Luginės sė Preshevės edhe pse monitorohet nga ndėrkombėtarėt shihet qartė njė antidisponim pėr t’i zgjidh problemet ashtu siē e meriton Presheva, Bujanoci dhe Medvegja sipas platformės sė UĒPMB-sė.

 

     Pavarėsisht nga disa hapa pozitiv qė janė shėnuar nė zgjidhjen e problemeve edhe sot mbetet aktuale ēėshtja e Amnestisė sė ish ushtarėve dhe ushtarakėve tė UĒPMB-sė. Ata mjerisht edhe sot po arrestohen qoftė nė Kosovė, qoftė nė Luginė dhe statusi i tyre politik nuk ėshtė zgjidhur sipas marrėveshjes dhe normave ndėrkombėtare. Jo vetėm nė momentet e pėrkujtimit tė dėshmorėve, por nė vazhdimėsi, ndjejmė obligim moral e njerėzor e kombėtar, qė me pėrkushtim mė tė madh, tė jemi nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Njė gjė tė tillė na e kėrkojnė vet normat e definuara kombėtare, na obligon gjaku i dlirė i bijve mė tė mirė tė kombit. Rėnia nė fushė tė nderit, fitimi i pavdekėsisė, janė mesazhi mė i fuqishėm, janė shembulli mė i qartė, janė vėrejtja mė serioze pėr ne, tė dimė se ku jemi, ē’po bėjmė sot pėr tė ardhmen tonė.

 

     Nė kėtė manifestim pėrshėndetėn: kryetari i komunės Z.Shaip Kamberi, kryetari i kuvendit Jonuz Musliu, nėnkryetari i komunės Nagip Arifi, kryetari i UDSH-sė Dr. Mejdi Zeqiri dhe kryetari i PDSH-sė dega nė Bujanoc z. Salih Salihu, i cili ndėr tė tjera tha: ”Ridvan Qazimi  kishte pėr ideal bashkimin  e tė gjitha  trojeve shqiptare...,   pėr atė ideal e dha edhe atė mė tė shtrenjtėn - Jetėn..., ne nuk mund ta realizojmė amanetin e dėshmorėve vetėm duke ngritur lapidarė, duke i pėrkujtuar vetmė njė herė nė vit, edhe atė pėr qėllime politike, pushtetare e klanore, por me punė konkrete dhe me vepra praktike, qė sinqerisht amanetin e tyre ta cojmė nė vend..., vetėm kėshtu Kosova Lindore do ta merrė pozitėn e vetė tė merituar, pėr cka edhe u flijuan bijt tanė”.

 

     Manifestimin e begatuan edhe dy kėngėtarėt e mirėnjohur Malėsori dhe Violeta Kukaj tė cilėt kėnduan kėngėt e tyre kushtuar Ridvan Qazimit komandant Lleshit. Tubimi vazhdoi dhe me programin kulturo-artistik, me Poezi, kėngė dhe valle kushtuar dėshmorėve tė Kombit. Ditėt e Komandant Lleshit u pėrmbyllėn me porosinė: “Lavdi e pėrjetshme Komandant Lleshit dhe gjithė dėshmorėve tė kombit. I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr Ta”.  ( Pėr pashtriku.org nga Tėrnoci Press )