Kėto ditė doli nga shtypi, nė gjuhėn shqipe, libri i autorit

suedez, Joran Wasenius - “Sėmundja mistike”

 

„SĖMUNDJA MISTIKE“ - NJĖ LIBĖR PĖR HELMIMET NĖ KOSOVĖ

 

Shkruan: Dr.Besnik Bardhi * Gjakovė, 07. 05. 2009

_______________________________

Ballina e librit : Joran Wassenius Sėmundja mistike - pėr helmimet 1990

 

     Kėto ditė doli nga shtypi, nė gjuhėn shqipe, libri “SĖMUNDJA MISTIKE ( Pėr helmimet 1990 )”,  i autorit suedez, JORAN WASSENIUS. Libri u pėrkthye nga suedishtja nė gjuhėn shqipe nga Hamit Gurguri, dhe u botua nė kuadėr tė Shtėpisė Botuese “SHOTA“ nga Gisloaved nė Suedi.

 

     Historiani suedez WASSENIUS, publikoj kėtė libėr pas 10 vitesh pune tė pa lodhur hulumtuese dhe shkencore lidhur me helmimet e rinisė shqiptare qė u bėnė nė pranverėn e vitit 1990 nė Kosovė, nga ana e pushtetit okupator dhe kriminal serb.

 

     Libri fillimisht, nė versionin suedez, u promovua nė Suedi kohė mė parė dhe ka zgjuar interesim jashtėzakonisht tė madh, sidomos tek bashkatdhetarėt tanė qė ndodhen atje. Wassenius intervistoj shumė individ tė cilėt ishin nė forma tė ndryshme tė implikuar nė ngjarjet e dhembshme tė pranverės sė vitit 1990 nė Kosovė.

 

     Teza pėr helmimet e rinisė shqiptare nė Kosovė nė vitin 1990, tė cilėn e plason Wassenius nė kėtė libėr, ėshtė e pa kontestuar dhe shumė bindėse nga njė mori faktesh shkencore tė prezantuara aty. Autori pėrshkruan kėtė tragjedi tė ndodhur nė Kosovė me gjuhėn dhe forcėn e argumenteve, tė pėrcjellur dhe tė ilustruar me shumė foto autentike.

 

     Autori WASSENIUS, nė kėtė libėr gjithashtu rėndesi dhe hapsirė tė vacantė i kushton simposiumit qė u mbajt nė Zagreb, nė qershor tė vitit 1990, enkas pėr kėtė qėllim, me titull: “Kosova, sprovė e ndėrgjegjes mjekėsore“.

 

     Shpresojmė qė kėsaj radhe edhe kompetentėt nga Qeveria e Kosovės, do tė tregojnė interesim dhe do tė ndihmojnė qė kjo vepėr kapitale tė botohet sa mė parė edhe nė gjuhėn angleze.

 

     Kjo vepėr kapitale me interes kombėtar ėshtė njė thesar pėr historinė e re tė shtetit tė ri tė Kosovės. Autori Wassenius, edhe pse nė moshė shumė tė shtyer, i ka kaluar tė 80-tat, arriti tė pėrfundoj kėtė libėr dhe t’i tregoj botės se nė pranverėn e vitit 1990, nė Kosovė, ndodhi njė ngjarje e llahtarshme, helmimi i rinisė shqiptare, i shkaktuar nga pushteti okupator serb. Ky historian human suedez, i prekur thellė nga kjo tragjedi, ndriēoj njė periudhė shumė tė errėt dhe tė dhembshme tė popullit shqiptarė nė Kosovė. Pa dyshim se z.Wassenius bashkė me kėtė tė vėrtetė hyri nė historinė e re tė shtetit tė Kosovės.

 

     Promovimi i kėtij libri me vlerė shumė tė madhe, pritet tė bėhet nė fillim tė qershorit, pritet tė marr pjesė dhe vetė autori Wassenius.

 

Shikoni: video materiale pėr helmimet nė vitin 1990 nė Kosovė

 

 *  Dr. Besnik R.Bardhi, Otorinolaringolog
    Gjakovė, Republika e Kosovės
    www.bardhimed.com,
    e-mail:besnikb@yahoo.com
    Cel: 044 122 584, 049 122 584
    Tel: 0390 322 323

 

Dr.Besnik Bardhi: A vriten pėllumbat, bre?!