Mallkimi i rėndė do bjerė mbi ju

 

P Ė R T E J   M A LL K I M I T

 

Shkruan: Dr. Sadri Fetiu

 

…mallkimi i rėndė do bjerė mbi ju

ia ndėrruat ngjyrat flamurit

gjakoni njė komb paqenė

ia hapėt gropėn e thellė UĒK’sė

mallkimi i thellė deri zjarrin e tokės

mallkimi i lartė mbi zenitin e qiellit

nga thellėsitė e zemrės dheut

do vėrshojė gjaku i kuq i rėnėve

do zgjohen nga varrėt ata ranė pėr liri

do t’i pėrmbysin mermerėt e rremė

do t’i ējerrin maskat e rrenave mėdha

me fjalė boshe demokracisė evropiane

do ta pėrpijnė hipokrizinė moderne

do t’i gjejnė gjurmėt e lashta gjarprit ilirit

do t’i shkrepėtijnė gjitha rrufetė e frombos.

do shpėrthejnė me vruskuj gjitha burimet  e bindit

do pėrzihen lahuta e fishtės me lulet e verės naimit

do pihet deri pikėn e fundit vera e kuqe e dionisit

nga dehja shekullore do pėrmbusen fund ferrit prangat

e robėrisė pastaj do bjerė ai shiu i madh

shiu pėrmbyt mite e legjenda stėrlashta

dhe askund nuk do gjendet barka e nuhit

askund toka e premtuar e moisiut

krejt do bėhet ujė

krejt do bėhet gjak

por kurrė nuk do shuhet lavdia

do dėgjohet himni triumfues i UĒK’sė

do shpaloset flamuri i madh i lirisė

vetėm i kuq dhe i zi

si dheu  - si gjaku ynė

o do vijė

si bumbullimė e rrufeve qiellore

do vijė i sigurt si Dielli

i butė me shkėlqime vesore

do vijė

pranvera e vėrtetė

e shqiptarisė

e nėn hijen e lisit madh

do pushojė kambėkryq

Adem Jashari

bashkė me gjithė ata ecėn rrugės tij dritės…

 

( Shkruar mbrėmjen e 6 marsit 2009 )

_____________________________________________________________________________________________________________

( www.pashtriku.org )