Fjalori multietnik i EULEX’it!

 

EULEX-i I NXIT KONFLIKTET NĖ RAJON (IV)

 

Shkruan: Prof.Dr.Hysamedin Feraj * Tiranė, 05. 11. 2009

__________________________

 

Fjalori multietnik

 

     Sot shumė veta dėshirojnė ta harrojnė, dhe shumė dėshirojnė ta fshehin faktin, se Milosheviqi nė karrierėn dhe veprimtarinė e vet politike ėshtė shfaqur si internacionalist, kozmopolit, si mbrojtės i multikulturalizmit dhe si kundėrshtar i nacionalizmave nė ish Jugosllavi. Por tė dhėnat janė ndryshe: ligjėrimi i tij drejtohej nė radhė tė parė kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar; mė tej, kundėr nacionalizmit kroat dhe slloven; dhe mė vonė kundėr nacionalizmave edhe tė popujve tė tjerė tė ish Jugosllavisė; gjithė veprimtarinė e vet politike dhe nė tė gjitha shfaqjet publike Milosheviqi e legjitimonte me pėrpjekjet pėr "ruatjen e fryteve tė LANĒ" dhe "fryteve tė revolucionist socialist", nė radhė tė parė tė vallazėrim-bashkimit tė kombeve e kombėsive tė ish Jugosllavisė, shoqėrisė multikulturore, multifetare dhe multietnike jugosllave pėrballė nacionalizmave tė ndryshėm qė po i rrėnonin kėto vlera dhe fryte tė luftės dhe revolucionit socialist; ('trenat e paqes'). Milosheviqi nxiti dyshimin dhe besimin se burokracia dhe gjithė administrata publike e krahinave dhe republikave ishte pėrshkuar nga nacionalizmi, dhe mobilizoi serbėt nė lėvizjet pėr ēlirimin e burokracisė nga nacionalizmat dhe rivendosjen e njė administrate multietnike, multikulturore dhe internacionaliste nė republikat dhe krahinat e ish Jugosllavisė ('revolucionet antiburokratike').

 

     Edhe EULEX-i i pėrmbahet gjėrėsisht njė fjalori multietnik, ndėrtimit tė njė administrate dhe burokracie multientike nė Kosovė, ēlirimit tė saj nga nacionalizmat dhe rritjes sė tolerancės ndėrmjet kulturave tė ndryshme nė Kosovė. Mirėpo, veprimtaria e Milosheviqit ėshtė dėshmi se nacionalizmat e skajshėm mund tė zhvillohen nėn veshjen gjuhėsore tė internacionalizmit, multikulturalizmit, multietnicitetit etj.

 

     Prandaj definimi dhe kėmbėngulja pėr ta definuar Kosovėn si shtet multietnik nuk pėrbėn asnjė garanci se nėn kėtė veshje gjuhėsore nuk janė duke u fryrė nacionalizmat ekstremė. Vetė kėmbėngulja pėr ta pėrkufizuar shoqėrinė dhe shtetin kosovar si multietnik, pavarėsisht pėrbėrjes sė popullsisė dhe pavarėsisht se nuk u ėshtė kėrkuar shteteve e shoqėrive tė tjera nė rajon, ėshtė njė nxitės i frustrimeve, fyerjeve dhe mosbesimit nga paragjykimi. Kjo kėmbėngulje pėr Kosovėn ėshtė njė tjetėr dėshmi e paragjykimit tė shqiptarėve, dhe prandaj e pėrforcimit tė klisheve tė vjetra te tė gjithė popujt e rajonit. Mbajtja ndezur nė rajon e paragjykimeve tė vjetra, e klisheve tė vjetra ballkanike, ka shumė tė ngjarė tė mbajė, forcojė dhe shtyjė prirjet drejt konfliktimit.

 

Nga vėshtrimi i Serbisė

 

     EULEX-i ėshtė shėmbėlltyrė e shkeljes dhe moszbatimit tė ligjit edhe nga kėnvėshtrimi i Serbisė, dhe nuk ėshtė shėmbėlltyrė e zabtimit tė ligjit sipas qėllimit tė shpallur me fjalė e formalisht. EULEX-i ėshtė vendosur nė Kosovė edhe me miratimin e Serbisė nė bazė, dhe siē e kėrkon Rezoluta 1244, e ne vijim tė saj dy aktet e veprimit tė pėrbashkėt. Por kjo Rezolutė "ripohon angazhimin e tė gjitha shteteve anėtare (tė OKB-sė, H.F.) ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe shteteve tė tjera nė rajon, siē ėshtė vendosur nė Aktin Final tė Helsinkit dhe aneksit 2". Mbas shkėputjes sė Malit tė Zi, vijuese e tė gjitha detyrimeve dhe tė drejtave tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, me letrėn e 3 qershorit 2006 dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe tė pranuar prej tij, mbetej Serbia. Mbi kėto baza Serbia, por edhe Rusia, Sllovakia dhe aleatė tė tjerė tė Serbisė presin nga EULEX-i tė zbatojė Rezolutėn 1244, e cila pėrfshinė edhe garantimin e sovrantietit dhe tėrėsisė territoriale tė Serbisė, duke pėrfshirė, Kosovėn brenda territorit dhe sovranitetit serb, kthimin e personelit serb siē parashikohet nė anekset 1 dhe 2 tė kėsaj rezolute, pėrfshirjen e Serbisė nė procesin e dhėnies e garantimit tė autonomisė substanciale tė Kosovės, pėrfshirė Marrėveshjen e Rambujesė etj.

 

     Fakti qė EULEX-i nuk vepron pozitivisht nė kėto drejtime, nga njėra anė, krijon frustrime tek serbėt sikur u bėhet padrejtėsi, sikur u mohohet njė e drejtė qė ia njohin vendimet ndėrkombėtare nė fuqi. Po ashtu, kjo e paraqet EULEX-i, siē u tha, si shėmbėlltyrė tė moszbatimit tė ligjit (ndėrkombėtar) dhe tė bazave tė veta legale me tė cilat ėshtė vendosur nė Kosovė. Nga ana tjetėr, qenia nė fuqi e Rezolutės 1244 deri sa tė miratohet ndonjė rezolutė tjetėr, vendosja nė Kosovė e EULEX-it mbi bazėn e kėsaj rezolute etj., mban gjallė shpresėn e Serbisė pėr kthimin e Kosovės brenda territorit e sovranitetit tė vet, dhe legjitimon kėrkėsat e saj pėr respektimin e sovranitetit e tė tėrėsisė territoriale. Kjo mban gjallė gjithė pritjet nacionaliste dhe nxitė veprimtaritė kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo mban gjallė, trimėron dhe nxitė pritjet, sjelljet dhe praktikat nacionaliste serbe.

 

     Kėtu nuk ėshtė vendi pėr paraqitjen mė tė zgjeruar tė pikėpamjes serbe (ruse etj.), por u pėrmend vetėm sa pėr tė ilustruar dyshimin se EULEX-i me filozofinė e vet dhe me veprimtarinė e vet ėshtė duke nxitur pakėnaqėsi nė gjithė rajonin, e jo vetėm tek shqiptarėt. Sigurisht pakėnaqėsia serbe i bėn tė lumtur shqiptarėt, dhe pakėnaqėsia shqiptare i bėn tė lumtur serbėt. Por nxitja e pakėnaqėsive tė gjithanshme nė rajon, trimėrimi herė i njėrit dhe herė i tjetrit nacionalizėm, rritja e pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme nė rajon, bazojnė druajtjen e tė gjithė mbėshtetėsve tė paqes, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal. Siē u tha, nuk ėshtė hera e parė qė politika evropiane nė kėtė rajon ka dėshtuar dhe ka ēuar jo vetėm nė luftėra lokale, por edhe mė gjėrė. Mbajtja gjallė dhe trimėrimi i nacionalizmave agresivė nė rajon ėshtė dėshmuar si burim konfliktesh e destabilizimi.

 

* * *

     Kėto janė vetėm disa nga tė dhėnat dhe argumentimet mbi bazėn e tyre, qė shqetėsojnė tė gjithė mbėshtetėsit e paqes, sigurisė dhe ligjshmėrisė nė Evropėn Juglindore; janė vetėm disa nga tė dhėnat dhe argumentimet mbi bazėn e tyre se si qasja e sotme e BEsė ndaj rajonit, veēanėrisht siē praktikohet nga EULEX-i, ėshtė duke ēuar mė shumė drejt acarimit dhe konfliktit sesa drejt ligjshmėrisė, paqes dhe stabilitetit. Le tė jetė ky njė kontribut i cili tė lexohet drejt nė shqetėsimin e vet si nga njerėzit nė rajon, ashtu edhe nga EULEX-i dhe BE-ja, si njė shqetėsim dhe kontribut pėr pėrmirėsimin e qasjes ndaj paqes dhe sigurisė nė rajon, ndaj ligjshmėrisė dhe drejtėsisė pėr tė gjithė. Le tė jetė edhe gjuha e drejtpėrdrejtė, e ndershme dhe e hapur, nė dukje "politikisht jokorrekte", njė kontribut i sinqertė pėr paqen, ligjshmėrinė dhe stabilitetin nė rajon. Fakte dhe pėrvoja tė shumėta provojnė gati nė formėn e njė ligjshmėrie tė sigurt se njė nga faktorėt e krizave, konflikteve dhe luftėrave politike, ėshtė gjuha "politikisht korrekte".

 

* Autori ėshtė Pėrgjegjės i Departamentit tė Shkencave Politike nė Universitetin e Tiranės.

 

    P.S: Ky artikull ėshtė leksion i mbajtur nė edicionin e vitit 2009 tė Universitetit Ndėrkombėtar Veror tė Vlorės, me temė: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s; Demokracia dhe Paqja e Qėndrueshme nė Ballkan, Evropė dhe mė gjerė”. Leksioni ėshtė pjesė e njė studimi mė tė zgjeruar mbi Perspektivat e Paqes dhe Sigurisė nė Evropėn Juglindore.

 

 

F U N D