EULEX’i pėrforcon etnicizimin e ligjit dhe zbatimin e tij mbi baza etnike!

 

EULEX-i I NXIT KONFLIKTET NĖ RAJON (III)

 

Shkruan: Prof.Dr.Hysamedin Feraj * Tiranė, 03. 11. 2009

___________________________________

 

Etnicizimi i ligjit

 

     Zbatimi i ligjeve mbi baza etnike ka qenė karakteristikė e sjelljes sė pushtetit serb para vitit 1999: ligjet qė vlenin pėr shqiptarėt nuk vlenin pėr serbėt. Nė shumė praktika tė EULEX-it konstatohet ky etnicizim i ligjit, pėrkundėr qėllimit tė shpallur se ka ardhur nė Kosovė tė nxisė praktikat evropiane tė zbatimit tė paanshėm tė ligjit. EULEX-i ėshtė treguar shumė i vendosur pėr ndėshkimin ligjor tė shqiptarėve lidhur me dėmtimin e pronės publike. Kėshtu p.sh. EULEX-i u tregua shumė i vendosur pėr ndėshkimin e shqiptarėve qė dėmtuan makinat e EULEX-it nė demonstrimet e fundit tė VETĖVENDOSJE!-s, ose herė tė tjera nė lidhje me UNMIK-ut etj., por askush nga strukturat paralele ilegale tė Serbisė nuk ėshtė nė burg pėr djegien e pikave doganore 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės mė 19 shkurt 2008, tė cilat po ashtu janė pronė publike.

 

     Po ashtu, EULEX-i tregohet shumė i vendosur t'i ndėshkojė ligjėrisht shqiptarėt pėr pėrdorim dhune nė demostratat publike, por askush nga pjesėtarėt e strukturave paralele tė paligjshme tė Serbisė qė ishin pėrgjegjėse pėr vrasjen e njė polici ukrainas, dhe pėr lėndimin dhe plagosjen e shumė tė tjerėve mė 17 mars 2008 nė veri tė Mitrovicės, nuk ėshtė ndėshkuar ligjėrisht.

 

     Nga ana e EULEX-it shqiptarėve nuk iu ėshtė garantuar kthimi nė pronat e tyre, nė shtėpitė e tyre dhe nė trojet e tyre as nė Veri tė Mitrovicės dhe as nė rajonet e tjera, ndėrkohė qė zhvillon veprimtari tė shumėta pėr garantimin e pronės, shtėpive dhe jetės sė serbėve nė po kėto rajone. Me fjalė tė tjera EULEX-i zbaton krejt mbi baza etnike ligjet pėr pronėsinė, pėr sigurinė dhe rendin publik, pėr procedimet penale, pėr tė drejtat dhe liritė demokratike etj. Gjithė kjo sejllje dhe veprimtari e EULEX-it bie ndesh me qėllimin e shpallur tė misionit tė tij nė Kosovė qė ėshtė garantimi i zbatimit tė ligjit dhe krijimit tė shtetit ligjor.

 

     Pėrkundrazi kjo pėrforcon praktika, gjithsesi tė njohura nga pushtetarėt shqiptarė edhe pa ndihmėn e EULEX-it, tė zbatimit pėrzgjedhės tė ligjeve, tė shkeljes sė ligjeve pėr motive politike etj. Mė e keqja ėshtė se nga EULEX-i vijohet dhe pėrforcohet njė praktikė e njohur dhe njė mendėsi e njohur nė kėtė territor: etnicizimi i ligjit dhe zbatimi i tij mbi baza etnike. Kjo ruan, kthen dhe pėrforcon ndjesinė e shqiptarėve se janė qytetarė tė dorės sė dytė nė Kosovė, dhe tė serbėve se janė qytetarė tė dorės sė parė, pėr tė cilėt ligji ndėshkues nuk ka fuqi, ndėrsa ligji favorizues dhe mbrojtės vlen vetėm pėr ta. Ky etnicizim i ligjit ka qenė njė nga proceset e arkitekturės sė nxitjes sė konflikitit nė Kosovė e rajon, dhe prandaj shqetėsimi se EULEX-i ėshtė duke rindėrtuar kėtė arkitekturė duket i legjitimuar pėr kėdo qė shqetėsohet pėr ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė rajon.

 

Paragjykimi i shqiptarėve

 

     Siē u tha, gjithė shqetėsimi dhe perceptimi ndėrkombėtar, i dėshmuar nė shumė dokumente tė kohės dhe deri tek Plani i Ahtisarit dhe vendosja e EULEX-it nė Kosovė, ishte paragjykimi se shqiptarėt do tė hakmerren ndaj serbėve, dhe se prandaj atyre u duhen dhėnė garanci tė forta se kjo nuk do tė ndodh, dhe se pėr realizimin e kėtyre garancive do tė angazhohet nė terren vetė bashkėsia ndėrkombėtare. Ky ėshtė njė paragjykim i krijuar dhe, i forcuar veēanėrisht dhe sistematikisht nga Serbia, dhe i cili u trashėgua edhe nė kėto dėshmi ndėrkombėtare. Ky paragjykim ėshtė trashėguar nga gjithė propaganda serbe qė i paraqet shqiptarėt si tė egėr, primitivė dhe hakmarrės. Ky ėshtė njė paragjykim sepse shqiptarėt nė Kosovė nuk e kanė pasė ndonjėherė pushtetin e pavarur e sovran mbi ta, qė tė shihet nga pėrvoja se nuk u njohin tė drejtat pakicave, se hakmerren ndaj tyre etj. Sigurisht, nga pėrvoja nuk del as se i respektojnė. Pėr asnjėrėn prej kėtyre sjelljeve nuk ka njė pėrvojė tė mėparshme sepse Kosova nuk ka qenė mė parė shtet i pavarur e sovran, prandaj perceptimi i tyre si hakmarrės tė pamėshirshėm ėshtė paragjykim, gjykim a priori, gjykim para ēdo pėrvoje.

 

     Pėrkundrazi, bashkėsia ndėrkombėtare, megjithėse ka pėrvoja shekullore dhe mė tė fundit se serbėt i trajtojnė keq pakicat, se madje ushtrojnė mbi ta spastrim etnik dhe madje elemente gjenocidi, nuk janė perceptuar si tė tillė dhe nuk u janė kėrkuar garanci si shqiptarėve pėr mbrojtjen dhe trajtimin e pakicave. Sigurisht qė njė filozofi e tillė paragjykuese krijon frustruime te tė gjitha palėt nė rajon dhe i nxit tė gjitha palėt kundėr njėri-tjetrit. Krijimi dhe mbajtja gjallė e kėtij pėragjykimi ka qenė njė nga elementėt e rėndėsishėm arkitektonikė tė ndėrtimit tė konfliktit nė ish- Jugosllavi, dhe prandaj ėshtė i legjitimuar shqetėsimi se me ruajtjen dhe forcimin e tij nga bashkėsia ndėrkombėtare, pėrfshirė EULEX-in, ka tė ngjarė tė ēojė nė konflikt.

 

* Autori ėshtė Pėrgjegjės i Departamentit tė Shkencave Politike nė Universitetin e Tiranės.

 

( VIJON )