Kontestet kufitare

 

SI PO RRUDHET TERRITORI I KOSOVĖS NGA SHTETET FQINJE?!

 

     Nė selinė qendrore tė VETĖVENDOSJE!-s nė Prishtinė, sot u mbajt njė konferencė pėr shtyp, lidhur me kontestet kufitare tė Kosovės qė sa vie e shtohen. Nė kėtė konferencė para gazetarėve Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Muhamet Nikqi, i prezentuan qėndrimet e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė dhėna tė ndryshme, hartat e zonave ku janė uzurpuar ose pretendohen mijėra hektarė etj.

 

 

     Albin Kurti e hapi konferencėn duke thėnė qė: “Pėrderisa nė vitin e kaluar Kryeministri i Kosovės i vendoste tabelat “Mirėsevini nė Republikėn e Kosovės” nė disa pika kufitare nė Kosovė, por jo edhe nė veri tė vendit, kėtė vit kanė filluar qė tė tjerėt t’ia vendosin Kosovės tabelat duke ia rrudhur territorin pėr disa kilometra. Duket qartė se pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me fqinjėt, Qeveria e Kosovės iu jep atyre territore mijėra hektarėshe. Vetėm pėr pozita tė ambasadorėve, pėr zyra e privilegje, po japin territor. Pėr tė qenė edhe mė keq se kaq, nė Kosovė po mbahen zgjedhje lokale qė krijojnė kufij tė rinj tė komunave dhe i pėrforcojnė ata ndėrkohė qė kufijtė e Kosovės janė tė pambrojtur dhe gjithandej po humbin territor. Pėrveē hapsirės tokėsore si tė tillė, nė shėnjestėr janė kuotat e larta malore qė kanė rėndėsi strategjike-ushtarake si dhe burimet e ujit.”

     Mė pas Albini tha qė pyetja kryesore qė lidhet me shkaqet e kėsaj gjendjeje ėshtė:

·       pse KFOR-i po lėshon pe vazhdimisht nė dėm tė Kosovės?

“Siē e dimė, me 9 qershor tė vitit 1999, nė Kumanovė, u nėnshkrua Marrėveshja Tekniko-Ushtarake ndėrmjet gjeneralėve tė KFOR-it dhe gjeneralėve serbė tė Ushtrisė Jugosllave. Kjo marrėveshje pesėfaqėshe pėrkufizonte shtigjet pėrmes sė cilave trupat jugosllave do tė tėrhiqeshin nga Kosova. Mirėpo, me 9 qeshor 1999, gjeneralėt serbė me gjasė i kanė kontrabanduar hartat e tyre si valide nė kėtė Marrėveshje, nė tė cilat Kosova ka kufij tė tjerė. Harta topografike e Kosovės qė ėshtė aprovuar nė Kumanovė, e ku s’pati tė ftuar asnjė shqiptar, nuk pėrputhet me kufijtė e Kosovės sipas Kushtetutės sė vitit 1974. Me luftėn qė ende s’kishte mbaruar nė njėrėn anė, dhe me Maqedoninė e Shqipėrinė pėrplot refugjatė nė anėn tjetėr, duket se gjeneralėt e NATO-s u ngutėn dhe e pranuan hartėn e Serbisė pėr Kosovėn. Sot, anekėnd Kosovės kemi probleme kufitare qė rrėnjėt e tyre i kanė rrėnjėt nė Kumanovėn e 9 qershorit 1999.”

 

     Ėshtė interesante, pėrfundoi Albini, qė kjo ėshtė nė kundėrshtim edhe me Planin e Ahtisaarit. Nė nenin 3.2 tė aneksit VIII tė quajtur ‘Sektori i Sigurisė’ nė Planin e Ahtisaarit, thuhet qė “Territori i Kosovės do tė pėrkufizohet nga vija kufitare e KSAK-sė brenda RSFJ-sė, ashtu siē kanė qenė kėto vija kufitare mė 31 dhjetor 1988, pėrveē ndryshimit tė vijės kufitare nga marrėveshja e demarkacionit nė mes tė RFJ-sė dhe IRJM-sė mė 23 shkurt 2001.”

     Aktivisti tjetėr, Liburn Aliu, tha se pėrveē kontesteve tė tjera tė mirėnjohura territoriale siē janė nė Debėlldeh tė Vitisė e nė Karaēevė tė Dardanės, qindra hektarė do t’ia marrė Maqedonia Kosovės edhe nė fshatin Restelicė tė Sharrit. Kufiri nga viti 1971 ka qenė mu nė pikėn ku bashkohen dy lumenj, mirėpo Maqedonia ka plane qė tė krijojė njė liqe artificial aty dhe pėr pasojė humbet shumė territor (p.sh. Ura e Tėrbeshit dhe komplet dy lumejtė me burimet pėrreth pėrfundojnė nė Maqedoni asisoj). Nė vitin 1971, i janė dhėnė Maqedonisė 10.000 hektarė dhe tash edhe qindra tė tjerė.

     Liburni vazhdoi duke treguar pėr kontestet me Malin e Zi: “Te kulla, nė rrugėn Pejė - Rozhajė, kufiri i Kosovės me Malin e Zi ėshtė zhvendosur 5 kilometra nė thellėsi tė territorit tė Kosovės. Nė vitin 1974, kufiri ka qenė te vendi i quajtur ‘Varri i Nuses’, 29 kilometra larg prej Pejės dhe 18 kilometra larg prej Rozhajės. Kufiri tash ėshtė 24 kilometra larg prej Pejės, te ura te Qafa e Shkallės mbi Jabllanicės, 100 metra prej sė cilės ėshtė vendosur tabela “Mirėsevini nė Malin e Zi”. Me harta tė posaēme Liburni shpjegoi se nė kuadėr tė pėrfitimeve tė Malit tė Zi, nė vitin 1974, kufiri ka qenė te Qafa e Ēakorrit, e mandej nė vitin 1996, regjimi i Milosheviqit e ka zbritur te lumi Bjelluha - 8 kilometra mė poshtė. Ndėrkaq, nė vititn 1999, KFOR-i e ka sjellur te piramidat e betonit, edhe 5 kilometra tė tjera nė brendėsi tė Kosovės. Kėshtu siē ėshtė, nė kėtė vend, Kosova i humb rreth 2.000 hektarė.

     Nė fund fjalėn e mori Muhamet Nikqi njoftoj se “Shkopinjtė sinjalizues nė zonėn kufitare tė Malit tė Zi janė ēdo njė kilometėr, por ato s’janė tė vendosura edhe nė kėto 5 kilometra qė i mori tash rishtas. Nė fillim tė vitit 2000, doganat e UNMIK-ut janė vendosur pikėrisht te ‘Varri i Nuses’ dhe mė vonė kanė zbritur pėr shkak se moti ėshtė mė i ftohtė te ai vend dhe me shumė borė. Po ashtu, kmpanitė tė cilat e pastrojnė borėn, gjer nė shkurt tė vitit 2009, e kanė pastruar e ēelur rrugėn gjer te ‘Varri i Nuses’, ndėrkaq kompanitė e Malit tė Zi vetėm deri te kilometri i 18 larg Rozhajės. Nė kėtė pjesė bėhet fjalė pėr gjithsej rreth 1.000 hektarė qė do tė humbin. Policia e Kosovės ėshtė e stacionuar nė kilometrin e 21-tė prej Pejės, pra plot 8 kilometra larg kufirit. Dėshmi tjetėr se kėto 5 kilometra s’janė tė Malit tė Zi ėshtė edhe fakti qė nė vitin 2002 ėshtė pėrfunduar shtrimi i rrugės sė asfaltuar deri nė 29 kilometra larg prej Pejės, pra edhe nė kėta 5 kilometrat, me ē’rast dallohet ngjyra mė e ēelėt e asfaltit nė anėn tonė ndryshe prej asfaltit nė anėn e Malit tė Zi.”

     Gjithashtu, afėr 1.000 hektarė humben edhe nė:

·       livdhet nė Stankaj,

·       Qafa e Murgashit te Gropa e Madhe e Bogajve,

·       Dromodoli,

·       Pashajla e Shtedima.

Mali i Zi i ka afruar shumė patrullimet e policisė nė kėto zona pėr tė cilat ka pretendime tė hapura. Jabllanicė tė komunės sė Burimit, ku rrezikojmė t’i humbasim qindra hektarė kullosa, shtoi Muhameti. Kufiri i Kosovės nuk ėshtė i qėndrueshėm as te Bjeshka e Sejmovės, nė Radavc-Jabllanicė tė komunės sė Burimit, ku rrezikojmė t’i humbasim qindra hektarė kullosa.

     Gjithmonė shqiptarėt e Kosovės i kanė mallkuar kufijtė. Sepse, kufijtė ua kanė pėrkujtuar ndarjen e dhunshme dhe kanė qenė tė dhunshėm. Tash, mbase ka mbetur tė themi: eh sė paku sikur t’i kishim kufijtė e kėsaj Kosove tė shpallur tė pavarur! Mirėpo jo, rrudhja po vazhdon dhe me gjithė kėto konteste vėshtirė tė bėhemi rehat nė tė ardhmen. E dimė se sa shumė zgjati tash sė fundi kontesti midis Slovenisė e Kroacisė, por Kosova ka probleme me tė gjithė fqinjtė dhe kjo sigurisht se do tė jetė rraskapitėse prej neve. Kontestet kufitare tė mbajnė peng dhe e vėshtirėsojnė shumė ekonominė dhe konsolidimin e brendshėm. Thjesht, Kosova sot vetėm me Shqipėrinė nuk ka probleme e konteste kufitare.

 

( Sllajdet nga konferenca e sotshme pėr shtyp mund tė shkarkohen kėtu. )

 

Lėvizja VETĖVENDOSJE! - Prishtinė, 05. 11. 2009