”Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar”!

 

HYSEN SHESHORI: KOMUNISTI PASIONANT SALI BERISHA

NDIKOI DREJTPĖRSĖDREJTI NĖ DENIMIN TIM ME VDEKJE!

 

    Nė njė intervistė dhėnė nė dhjetor tė vitit 2002, pėr gazetėn “Plaga”, organi i Shoqatės sė ish-tė Burgosurve Politikė, Hysen Sheshori rrėfen se nė sallėn e gjyqit, nga ku mori dėnimin me vdekje, nuk ka pasur njė dėshmitar dosido, por vetė Sali Berishėn. Berisha (kryeministri aktual i Shqipėrisė) para trupit gjykues dhe sallės deklaron duke bėrtitur ”Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar” (!!!)

 

Shikoni: Sali Berisha dėshmitar kundėr Hysen Sheshorit (!!!)

 

    PLAGA: Z. Hysen, cili ishte motivi qė ju shtyu t’u kundėrviheshit regjimit duke vėnė trakte?

    SHESHORI: Cėnimi i pronės private, qė pėr mua ishte i shtrenjtė. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time; ishte arsye kryesore qė mė detyroi tė bėj kėtė veprim, duke iu pėrgjigjur nė kėtė formė. Ajo pronė e vogėl ishte pėr mua atdheu im, tė cilin ma mohuan.

 

    PLAGA: Z. Hysen, ēfarė pėrmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjė shenjė dalluese ato?

    SHESHORI: Nga viti 1961 deri nė vitin 1974 ishte njė kohė e pėrzier me urrejtje, e cila mė shtyu qė ta shpreh atė me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva njė farė sadisfaksioni personal edhe pėr shumė viktima tė tjera, duke i bėrė thirrje asaj pjese tė pastėr tė popullit shqiptar pėr njė luftė kundėr partisė shtet.

 

    PLAGA: Z. Hyseni, ju lutemi mund tė na thoni si u zhvillua gjyqi dhe a i mbani mend dėshmitarėt?

    SHESHORI: Nė njė sallė ku morėn pjesė rreth 300 persona me njė trup gjykues tė papranueshėm dhe me njė gjendje fizike jo normale, si pasojė e torturave gjatė hetimit, pėr avokat as bėhej fjalė, unė dola para trupit gjykues. Gjatė gjykimit pashė shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri, qė ishte i veēantė nga tė tjerėt. Trupgjatė dhe energjik, me hap tė sigurt u paraqit pėr dėshmitar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore, tė cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallės...”Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar”, - tha ai duke bėrtitur. Mua, mė shumė se kėrkesa e tij pėr tė mė varur nė litar, mė bėri pėrshtypje mėnyra e ndėrtimit tė dėshmisė, qė ishte e njėjtė me atė tė hetuesve qė mė torturonin dhe mė kryesorja, trakti qė ai e nxori nga xhepi ishte i vitit 1962, ndėrsa unė po gjykohesha nė vitin 1975. A mund tė guxonte njeri qė ta mbante njė trakt tė tillė nė atė kohė pėr 13 vjet?

 

Shikoni: Faksimilin e intervistės sė Sheshorit dhe Sali Berishėn

 

    PLAGA: Po kush ishte ky njeri?

    SHESHORI: Ky njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr me arrit nė majat mė tė larta tė hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

 

    PLAGA: A jeni i sigurtė z. Hysen?

    SHESHORI: Unė mund t’ju them qė asnjėherė nuk mund tė harrohet bisha qė tė kafshon.

 

    PLAGA: Sa vjet u dėnuat dhe sa bėtė?

    SHESHORI: Fillimisht u dėnova me vdekje, pastaj m’u fal jeta dhe dėnimi u kthye nė 25 vjet. Nga kėto, bėra 17 vjet pa asnjė ndihmė.

 

    PLAGA: Z. Hysen, si e ndjetė veten kur kryetari i PD-sė dhe mė pas kryetari i shtetit ishte dėshmitari juaj, qė kėrkoi t’ju varnin nė litar pėr veprimtarinė tuaj antikomuniste?

    SHESHORI: Kur dėgjova nėpėrmjet radios se nė Europėn Lindore po frynte era e lirisė, s’kish si tė mos gėzohesha, por kur pashė se nė krye tė atyre qė protestonin ishte njeriu qė mė ka mbetur i ngulitur si simbol i pjesės mė tė keqe tė kėtij populli, fėrkova sytė se nuk po u besoja. Shumė njerėz gėzoheshin, ndėrsa unė i thosha vetes: “Medet, po shpėtojmė nga shiu, e po biem nė breshėr”. Unė jo vetėm qė nuk i kisha bėrė ndonjė tė keqe, por as nuk e njihja fare, ndėrsa ai qė mė shihte pėr herė tė parė, m’u vėrsul me akuza si bisha qė do tė shqyejė prenė e vet.

 

    PLAGA: Si dhe ku jetoni?

    SHESHORI: Qė nga dita e “transferimit prej burgut izolues nė ambientet e burgut tė hapur 17 mars 1991 e deri sot, duke mos m’u kthyer dinjiteti qė ėshtė i lidhur me pronėn. E kaloj natėn tek njė dashamirės i imi qė ėshtė dhe shok vuajtjesh, ndėrsa ditėn e kaloj nė Bibliotekėn Kombėtare dhe pjesėn tjetėr, meqė jam i lodhur nga vuajtjet dhe mosha, e kam tė nevojshme qė tė pushoj, prandaj nė drekė e tremb gjumin me syhapur stolave tė parqeve dhe bordurave tė rrugėve.

 

    PLAGA: Po sot, si e ndjeni veten?

    SHESHORI: Sot duket se jam i gjallė, por kjo nuk do tė thotė qė jetoj.

* * *

Kush ėshtė Hysen Sheshori

 

     Hysen Sheshori ka lindur mė 15 maj 1934 nė Prezė tė Tiranės. U arrestua mė 29 gusht 1974, me akuzėn agjitacion dhe propagandė. Pasi bėri njė vit hetuesi, nė vitin 1975 iu bė gjyqi. E dėnuan me pushkatim, pastaj Gjykata e Lartė vendosi 25 vjet burg. Pjesėn mė tė madhe tė dėnimit e ka bėrė nė burgun e Spaēit, ndėrsa vitin e fundit e ka bėrė nė burgun Shėn Vasil nė Sarandė.

     Hysen Sheshori u akuzua se shpėrndante trakte kundėr regjimit tė Enver Hoxhės. Kėtė veprimtari ai e ka kryer pėr 14 vjet rresht qė nga viti 1961 e deri nė vitin 1974 kur u arrestua. Sigurimi i Shtetit e ndiqte, por arrit ta zbulojė vetėm pas 14 vjetėsh me trakt nė dorė. Pėr gjithė kohėn e diktaturės, ai ka shpėrndarė 41.100 trakte nė njė periudhė 14-vjeēare, nga viti 1961-1974. Nė momentin qė ėshtė arrestuar ėshtė mbajtur i lidhur kėmbė e duar pėr 24 orė. Pastaj ndaj tij kanė nisur torturat mė ēnjerėzore.

     Pas burgosjes sė Hysen Sheshorit, familja e tij u internua nė fshatin e thellė, Mustafa Koēaj, tė zonės sė Baldushkut. Dy fėmijėt e vegjėl dhe nėna e tyre jetonin nė njė kasolle nė kushte tepėr ēnjerėzore dhe survejoheshin nga Sigurimi famėkeq i Shtetit.

 

Komentin tuaj mund ta shkruani KĖTU

( Moderatori i www.pashtriku.org )