|
Nga simpoziumi Identiteti evropian i Kosovės, (26 -
27.VI.2007 nė Prishtinė) QYTETĖRIMI
EVROPIAN DHE ROLI I FESĖ NĖ LĖVIZJEN POLITIKE SHQIPTARE
NĖ KOSOVĖ Shkruan: Valon Murati ( Qendra
pėr tė Drejtat e Njeriut e Universitetit tė Prishtinės ) ___________________________________ 1. Sė pari duhet sqaruar se ka njė dallim nė
mes tė konceptit tė identitetit dhe qytetėrimit. Me identitet kuptojmė tėrėsinė
e tipareve fizike, morale, kulturore, gjuhėsore dhe qytetare qė ka njė komb i
caktuar, e tė cilėt e dallojnė nga kombet e tjera. Nė kėtė drejtim,
siē arsyeton edhe historiani i njohur shqiptar Kristo Frashėri, nuk mund
tė flitet pėr njė identitet tė veēantė kulturor, qytetar, pra pėr njė
identitet kombėtar evropian.1 Kėshtu mund tė konstatohet se ende nuk ka
njė identitet evropian tė formėsuar, ndonėse nuk mund tė paragjykohen
mundėsitė e krijimit tė njė identiteti tė tillė nė tė ardhmen, nėse projekti
i integrimit ekonomik do tė thellohet edhe nė fushėn politike e ushtarake.
Situata ėshtė e ndryshme kur flasim pėr qytetėrim evropian. 2 Me
qytetėrim kuptojmė tėrėsinė e rezultateve tė arriturave nga njė shoqėri e
caktuar nė njė periudhė tė caktuar nė fusha tė veprimtarisė njerėzore -
shkencė, letėrsi, ekonomi, filozofi, kulturė, art, teknologji, nė fushėn e
krijimit tė institucioneve tė qėndrueshme publike dhe private etj.
Kėto mund tė arrihen edhe nga njė grup shtetesh dhe kombesh, duke krijuar
kėshtu edhe qytetėrimin perėndimor apo evropian. 3 Siē vazhdon me tė drejtė
Frashėri: Identiteti ėshtė pronė e njė
populli, as jepet, as merret, as tjetėrsohet. Pėrkundrazi, qytetėrimi ėshtė
njė arritje me dyer tė hapura, jepet, merret dhe tjetėrsohet. 4 2. Kėshtu qė tani do tė flitet mė shumė pėr qytetėrimin evropian sesa pėr identitetin
evropian. Shpesh flitet pėr rolin vendimtar tė fesė sė krishterė nė krijimin e qytetėrimit evropian.
Madje edhe sot insistohet qė kjo traditė fetare ėshtė bazamenti mbi tė cilėn
duhet tė ndėrtohet ēfarėdo identiteti i ardhshėm i pėrbashkėt evropian me premisa
kombėtare. Natyrisht, nuk mund tė mohohet roli i madh i fesė sė krishterė nė
mbajtjen e njė kohezioni tė identitetit tė pėrbashkėt tė banorėve me
prejardhje tė ndryshme etnike e fisnore tė Perandorisė Romake nė shkatėrrim,
nė shekujt III e IV pas erės sonė dhe pas shkatėrrimit tė saj nė shekullin e
V-tė. 5 Por nė krijimin e
qytetėrimit evropian, pėrveē rolit tė fesė sė krishterė, njė rėndėsi tė madhe
kanė edhe tradita e pėrbashkėt greko-romake, edhe vetė luftėrat e vazhdueshme
brenda kishės sė krishterė qė rezultoi me skizmėn e kėsaj kishe nė shekullin
XI, edhe inkuizicioni si institucion famėkeq nė emėr tė tė cilit u kryen
shumė krime nė emėr tė luftės kundėr herezive fetare, edhe antisemitizmi me
tėrė pasojat negative deri nė ditėt e sotme, edhe lufta pėr ndarjen e
pushtetit laik nga ai fetar, edhe ndarja tjetėr e rėndėsishme e krishterimit
evropian pas paraqitjes sė protestantizmit dhe luftėrat qė e pasuan nė
shekullin e 17-tė, edhe renesanca evropiane, racionalizmi, iluminizmi,
zhvillimi industrial, teknologjik, ekonomik, intelektual, edhe paraqitja e
liberalizmit, socializmit etj. Edhe shteti shekullar i dalė nga lufta
e gjatė me kishėn, edhe lindja e konceptit tė tė drejtave tė njeriut i dalė
nga lufta e shtresave tė ndryshme tė popullsisė me pushtetet absolute
evropiane por edhe me kishat pėrkatėse, edhe toleranca fetare, edhe krijimi i
shtetit komb, janė pjesė e qytetėrimit evropian. Ngarendja pėr lirinė dhe
pėrpjekjet pėr cenimin e autoriteteve si shtetėrore ashtu edhe kishtare kanė
karakterizuar pėr njė kohė tė gjatė historinė politike evropiane. 6
Megjithatė Evropa ėshtė e mbushur me kontradikta brenda sistemit tė vetė tė
vlerave. Ēdo aksion e ka pasur reaksionin e vet dhe ēdo reaksion
aksionin. Kėshtu qė kur flitet pėr
qytetėrimin evropian nuk mund tė mos konstatohet se disa nga ideologjitė dhe
ngjarjet mė makabre pėr njerėzimin janė krijime evropiane. Kolonializmi,
racizmi, fashizmi, nazizmi e holokausti duke qenė produkte tė njė
racionalizmi politik e teknologjik ekstrem jo human evropian, janė pjesė e
kėtij qytetėrimi, janė reaksion ndaj ngarendjes pėr liri tė shpirtit
evropian.
3. Qytetėrimi
evropian pėr shkak tė rrethanave karakteristike politike dhe ekonomike nė tė cilat
u zhvillua sidomos nga mesjeta e kėndej, arriti qė tė arriturat shkencore tė
tė gjitha lėmenjve, jo vetėm tė vetat por edhe tė atyre qė i takonin
qytetėrimeve tė tjera, ti absorbojė, dhe ti
integrojė nė sistem, ti bėj tė dobishėm pėr mirėqenien e njeriut dhe, mbi tė
gjitha, tė funksionimit efikas tė ekonomisė private dhe shtetit. 7 Mu
mungesa e shteteve tė mėdha e centraliste dhe ndarja nė shumė shtete tė vogla
rivale e Evropės, ēdoherė nė gjendje lufte me njėra tjetrėn, bėri qė
mbretėrit dhe princėrit rivalė tė angazhonin dijetarėt nė pėrkryerjen e
armatimeve tė tyre sulmuese, e mė pas, nė perfeksionimin e mbrojtjes ndaj
kėtyre armėve, duke e bėrė tė shkurtėr jetėn nė mes tė zbulimeve shkencore
dhe praktikimit tė tyre. 8 Krejt kjo siē u theksua mė lartė pat rezultate
edhe nė fushat e tjera tė jetės e sidomos nė atė ekonomike, kulturore e
sociale. Kultura dhe disiplina e punės e krijuar nė kėto rrethana
politiko-ekonomike dhe ushtarake, e qė i ka dhėnė qytetėrimit evropian njė
pėrparėsi nė tė gjitha fushat e jetės nė raport me
pjesėt e tjera tė botės, mund tė konsiderohet edhe sot si njė vlerė e
qytetėrimit evropian. 10 Sidoqoftė duke e vėshtruar nga kėndi historik edhe
civilizimi Arab dhe Osman sė bashku me fenė Islame, me
tė cilat ky qytetėrim ka qenė pėr njė kohė tė gjatė nė kontakt, luftė e
bashkėpunim qė nga mesjeta e hershme, e nga tė cilat ka marrė shumė nga dijet
e tyre nė mesjetė, tė munguara mu nga shkaku i reaksionit tė paparė tė kishės
katolike, kanė pjesėn e vetė nė qytetėrimin evropian. Ėshtė tjetėr tregim
pastaj fakti se kėto vlera qytetėrimi evropian diti ti
integrojė nė sistem mė mirė se civilizimi nga i cili i huazoi. Pastaj tė mos
flasim se njė pjesė e madhe e evropianėve sot i takojnė fesė islame, dhe duke
qenė evropian njėkohėsisht janė urė nė mes tė feve tė ndryshme por edhe
kontribues tė kultivimit tė kulturės tė larmishme evropiane. 9 Pra ėshtė
vėshtirė tė flitet se njė element i njė qytetėrimi qė ėshtė ndėrtuar nė njė
hark kohor dymijė vjeēar, duhet patjetėr tė ketė njė dominim vendimtar nė
raport me elementėt e tjerė, nė tėrėsinė e atij
qytetėrimi. 10 Qytetėrimi evropian ėshtė jashtėzakonisht mė i shumėllojshėm sesa qė shpėrfaqet herė pas here nė
trajtimet e ndryshme mediatike, politike e madje madje edhe mediatike. 4. Me thellimin e
procesit tė integrimeve ekonomike dhe politike evropiane ėshtė krejt normale
qė tė riaktualizohet me krejt fuqinė edhe ēėshtja e krijimit tė identitetit
tė pėrbashkėt evropian pėrveē ekzistimit tė asaj qė e pėrcaktuam si qytetėrim
evropian. Sot projekti i krijimit tė identitetit evropian ėshtė njė projekt
sfidues pėr tė ardhmen e kontinentit. 11 Nė kėtė debat janė tė pėrfshirė
mendjet mė tė larta tė inteligjencies evropiane, duke u munduar qė nė
kontekstin e kohės nėpėr tė cilin po kalon Evropa, e ndeshur nga konkurrenca
e fortė me SHBA-tė, me Kinėn, me Rusinė dhe botėn
islame, tė gjejnė ato fusha dhe premisa qė mund tė shėrbejnė si bazė e njė
identiteti tė pėrbashkėt evropian, pa shkatėrruar edhe identitetet e
thelluara kombėtare tė kombeve evropiane. Pas integrimeve ekonomike disa
vjeēare, qė kulminuan me krijimin e monedhės sė
pėrbashkėt pėr njė pjesė tė shteteve tė BE-sė, cilat veē janė duke krijuar
nevojėn dhe premisat e krijimit edhe tė politikave tė pėrbashkėta ekonomike
si dhe tė strukturave shtetėrore tė pėrbashkėta, nevoja pėr tė krijuar edhe
bazat mė tė thelluara politike tė kėtij identiteti, tė pėrcjella edhe me
politika kulturore tė pėrbashkėta, po shtrohen mė shumė se kurrė.1 Filozofi i
njohur gjerman Jurgen Habermasi dhe ai francez dhe Jacques Derrida theksojnė
se sistemi i mirėqenies sociale, krijimi i institucioneve mbinacionale siē
ėshtė BE, nė tė cilėn ėshtė bartur njė pjesė e sovranitetit si dhe aftėsia qė
tensionet e ashpra nacionale dhe sociale tė sė kaluarės tė zgjidhen pėrmes
dialogut, dhe tė kanalizohen pėrmes institucioneve, duhet tė jenė baza tė njė
identiteti evropian. 12 Kjo Evropė qė aq gjatė dhe pamėshirshėm ka luftuar me veten, si bazė tė identitetit tė saj, ndėr tė tjera
ėshtė duke e vendosur edhe mėsimin e tė bėrit paqe me veten. 13 Nuk ka dyshim
se nė planin politik hap i rėndėsishėm konsiderohet krijimi i njė politike tė
jashtme tė pėrbashkėt e cila fillimisht do tė ishte projekt i asaj qė Habermasi dhe Derrida e quajnė bėrthama apo
zemra e Evropės (kryesisht gjashtė shtetet qė e kanė filluar projektin e
BE-sė nė vitit 50-tė tė shekullit tė kaluar). 14 Nė vazhdėn e kėtij mendimi
Umberto Eco thekson nevojėn jo vetėm pėr politikė tė jashtme tė pėrbashkėt,
por edhe sistem mbrojtės tė pėrbashkėt, qė sipas tij do ti siguronin Evropės
njė mundėsi mbrojtjeje dhe do ta promovonin atė si polin e tretė nė botė nė
mes tė SHBA-ve dhe Lindjes sė Largėt (Kinės apo Japonisė). 15 Sidoqoftė
pėrkundėr tė gjitha tė arriturave nė fushėn e integrimeve politike, Evropa
edhe sot e kėsaj dite ėshtė peng i interesave
kombėtare tė shteteve tė ndryshme, posaēėrisht atyre tė fuqishmeve. Ashtu siē
e kishte vėrejtur me tė drejtė qė nė vitet 80 tė
shekullit tė kaluar historiani i njohurfrancez Fernand Braduel, uniteti i
Evropės arrihet lehtė nė aspektin kulturor, e madje edhe nė atė ekonomik, por
ēalon nė atė politik. 16 Megjithatė integrimet e thelluara ekonomike nė rrugė
afatgjata do ti krijojnė kushtet edhe pėr njė unitet mė tė madh politik tė
Evropės. 5. Pra sot jemi dėshmitarė tė pėrpjekjeve pėr
definimin e identitetit evropian, nė shumėsinė e identiteteve nacionale dhe
nė kontrastin e kulturave tė ndryshme e mbi bazėn e qytetėrimit evropian.
Ndaj ėshtė mė shumė se paradoksale, qė nė kėto momente sfiduese historike,
shqiptarėt tė fillojnė njė luftė donkishoteske me veten, pėr tė copėzuar
identitetin e vet qė me aq xhelozi ėshtė ruajtur pėr
shekuj me radhė, nėn kushte tė rėnda tė pushtimeve tė egra. Ėshtė arkaike tė
ndodh ajo qė Arbėn Xhaferi e quan bartje e besnikėrisė nga standardet dhe
vlerat institucionale kombėtare, nė preferenca tė tjera, pra nga kultura nė
sub-kulturė, nga norma gjuhėsore nė dialekt, apo nė tė folme lokale, madje
edhe familjare, nga kombi nė besime fetare, apo nė parti politike. 17 Mė shumė ėshtė koha tė mendojmė sesi ky identitet mund tė jap
vlera universale, qė do ta pasuronin identitetin evropian tė sė
nesėrmes, e qė po krijohet ēdo ditė nėpėr njė kontekst tė ashpėr gjeopolitik.
Dhe ka vlera me tė cilat populli ynė vėrtet mund tė krenohet dhe ta pasurojė
njerėzimin, qytetėrimin e sotėm evropian, dhe pse jo edhe identitetin e
mundshėm tė ardhshėm evropian. Kėtu do tė trajtohen dy nga ato vlera:
sakrificėn e familjes Jashari dhe tolerancėn fetare ndėr shqiptarėt. E para
do tė trajtohet shkurtimisht, pėr tu ndalur mė gjatė nė tė dytėn. Vlera e
parė ėshtė sakrifica e pashembullt e Adem Jasharit me
familje nė fund tė shekullit tė 20-tė. Kjo sakrificė ėshtė e veēantė nė
historinė moderne tė Evropės. Ishte kjo sakrificė qė vendosi bazat e
vendosjes dhe zgjerimit tė lirisė nė Kosovė, e cila ndonėse ende jo e plotė,
ka krijuar kushte pėr zhvillimin e saj. Deri mė tani kam pėrshtypjen se nuk
kemi ditur ta prezantojmė brenda vetė kulturės dhe historisė sonė kombėtare
kėtė figurė dhe kėtė ngjarje, e lėre mė ta prezantojmė si vlerė universale.
Pėr tė ndodhur kjo, figura e Adem Jasharit dhe sakrifica e familjes sė tij,
duhet tė modernizohet dhe tė dal nga kornizat nė tė cilat shqiptarėt e kanė
trajtuar deri tash. Brenda kėtyre kornizave, kjo figurė dhe kjo ngjarje
trajtohet pėrmes kėngėve tė dobėta folklorike, veprave skematike letrare, dhe
miteve tė panevojshme politike e ushtarake. Kėtė figurė shqiptarėt
pėrfundimisht duhet ta nxjerrin nga kėto korniza dhe tia dhurojnė Evropės
dhe tėrė njerėzimit me vlerėn dhe fuqinė e vet tė
vėrtetė. Kjo vlerė duhet tė bėhet pjese e vlerave botėrore, pjesė e opusit tė
sakrificės njerėzore pėr lirinė. Liria pėr tė cilėn ėshtė sakrifikuar Ademi
Jashari dhe familja e tij, pretendohet nga evropianėt se ėshtė ndėr shtyllat
themelore tė qytetėrimit tė saj. 18 Ti shtojmė kėsaj shtylle edhe
pjesėn tonė tė pėrpjekjeve pėr liri tė bėra nė fund tė shekullit tė 20-tė, me
tė cilėn mund tė jemi krenarė.
6. Pėrkundėr faktit se pėr mė se 100 vite propaganda,
politika, Kisha Ortodokse Serbe dhe pseudoshkenca serbe mundohet qė problemin
e Kosovės ta paraqes si problem ndėrmjet dy religjioneve dhe si problem
ndėretnik, lėvizja politike shqiptare e ka dėshmuar tė kundėrtėn. E ka
dėshmuar se ky nuk ėshtė as konflikt nė mes tė dy feve e as nė mes tė shqiptarėve
dhe serbėve si popuj, por nė mes tė popullit shqiptar tė robėruar dhe
pushtetit shovinist serb. Ėshtė e vėrtetė se pėr qėllimet e veta pushtuese
regjimet serbe nė vazhdimėsi e kanė manipuluar dhe instrumentalizuar pakicėn
serbe nė Kosovė, duke ia prishur asaj marrėdhėniet normale fqinjėsore me shqiptarėt, e duke vėshtirėsuar jo pak edhe jetėn nė
njė ambient konfliktuoz. Sidoqoftė lėvizja politike shqiptare duke iu
kundėrvėnė pushtetit serb e jugosllav pėrafro 100 vite, arriti ta diferencojė
nė kushte shumė tė rėnda pushtuesin serb prej popullit serb. Nė kėto 100 vite
histori lufte e pėrpjekjeje nė anėn e lėvizjes politike shqiptare, ka pasur
edhe gabime, shpeshherė mė shumė si pasojė e mosmundėsisė sė kontrollit tė
situatave tė caktuara, sesa e veprimeve hakmarrėse tė paramenduara nga njė
qendėr politike. Ka pasur edhe episode si ato tė marsit 200, tė dizajnuara
qėllimisht qė kėtė konflikt ta prezantojnė dhe ta shndėrrojnė nė etnik e
fetar, me qėllim tė vazhdimit tė situatės sė
status-quo-sė nė Kosovė. Por asnjė nga kėto episode e gabime nuk kanė qenė
karakteristika dalluese tė lėvizjes sonė politike, ndonėse qarqe tė ndryshme
jo vetėm serbe janė munduar e mundohen qė problemin shqiptaro-serb ta shohin
vetėm nėn llupėn e konflikteve fetare dhe etnike, duke i
eliminuar tėrėsisht faktorėt shtytės tė kėtij konflikti - ata tė dominimit
politik e ekonomik tė shovinizmit serbomadh ndaj popujve tjerė tė Ballkanit,
e posaēėrisht atij shqiptar. Duke e vėshtruar konfliktin shqiptaro-serb vetėm
nėn llupėn fetaro-etnike, amnistohen me qėllim e
paqėllim klikat shoviniste serbe, duke u nisur prej kralėve tė Serbisė sė
Parė e deri tek regjimi i Millosheviqit e pasuesve tė tij sot nė tė
ashtuquajturėn Serbi demokratike. 7. Ėshtė interesant nė kėtė funksion tė
rikujtohen dhjetė pikat e programit tė kryengritjes sė pranverės 1919 i hartuar nga Komiteti Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės i
udhėhequr nė atė kohė nga Hasan Prishtina, Hoxhė Kadriu, Bajram Curri etj:
Ky program i kryengritjes ēlirimtare
tė vitit 1919, ėshtė njė vlerė monumentale e lėvizjes sonė politike. E
shkruar nė kohėn kur ende nuk kanė qenė tė ravijėzuara nė dokumentet
ndėrkombėtare tė drejtat themelore tė njeriut, nė kohėn kur pas vrasjeve e
tmerreve tė Luftės sė Parė Botėrore ishin ende nė konsolidim e rishikim e
sipėr normat elementare tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, nė kohėn kur
mbi popullin shqiptar bėhej njė terror i vazhdueshėm nga Serbia qė nga viti
1878 e kėtej, ky program ėshtė dėshmi e njė humanizmi tė thellė dhe pjekurie
politike me tė cilin ishin mbrujtur ideologėt e lėvizjes shqiptare dhe
lėvizja nė pėrgjithėsi. Tė dilej me njė program tė tillė, qė ndalonte vrasjet
e civilėve, pėr mė tepėr qė kėrkonte kujdes ndaj tyre, ndalonte djegien e
objekteve fetare, ndalonte vjedhjet nėpėr fshatrat serbe, tregon pėr njė
vizion tė udhėheqėsve tė kryengritjes, njė vizion pėr tė cilin ne sot duhet
tė jemi krenarė dhe duhet tė dimė ta avancojmė mė tej nė pėrputhje me
rrethanat e botės moderne. 8. Gjithnjė shtrohet pyetja pse roli i fesė
nė lėvizjen politike shqiptare nuk ka qenė pėrēarės. Duke marrė parasysh
pėrkatėsinė nė tri fe tė kombit shqiptar, nė periudhėn e konsolidimit tė tij
si komb, rreziku qė ai tė ndahej nė tri kombe vėrtet ka mundur tė jetė i
madh. Pra pėrkatėsia nė tri fe nuk ka pėrbėrė dhe nuk pėrbėn nė vetvete
ndonjė pėrparėsipėr shqiptarėt. 20 Pėr mė tepėr ajo mund tė konsiderohet njė
disavantazh. Sidoqoftė lėvizja jonė politike, duke qenė e vetėdijshme pėr
rrezikun qė bart kjo situatė, ka ditur qė kėtė disavantazh ta shndėrrojė nė
njė pėrparėsi. Dhe nė kėtė pikė konsiston madhėshtia dhe gjenia e rilindėsve
tanė, tė cilėt duke e nuhatur kėtė rrezik, ēimentuan kombin shqiptar nė baza
krejt tjera, duke i dhėnė fesė njė rol periferik. Duke qenė ajo periferike,
dhe duke qenė se motoja e njohur e Vaso Pashė Shkodranit feja e shqiptarit
ėshtė shqiptaria u bė filozofi e Rilindjes Kombėtare, fetė e ndryshme nuk e
penguan unitetin kombėtar, por pėrkundrazi u pėrpoqėn nė vazhdimėsi tė luajnė
njė rol aktiv nė pėrpjekjet pėr liri tė shqiptarėve. Pra mund tė konstatohet
se feja nuk ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė krijimin e kombit shqiptar. 21
Njė rol thelbėsor nė krijimin e kombit shqiptar luajti gjuha shqipe, rrėnjėt
e pėrbashkėta etnike si dhe kujtesa dhe e kaluara e pėrbashkėt historike. 22
Rilindja jonė kombėtare ka qenė laike, duke e ditur rrezikun qė mund tė mbart
thirrja nė identitetet fetare tė shqiptarėve gjatė procesit tė krijimit tė
tyre si komb modern. Duke qenė e tillė ajo krijoi njė model tolerance tė
lakmueshme pėr njė popull me shumė fe, e tė cilat herė pas here kanė qenė tė
ndikuara edhe nga pushtuesit e ndryshėm tė shqiptarėve. 23 Nė harmoninė
fetare ka pasur ndikim edhe roli shumė aktiv i komuniteteve katolike dhe
ortodokse shqiptare nė pėrpjekjet pėr themelimin e shtetit shqiptar. Nė anėn
tjetėr krijimi i kombit serb kaloi nėpėr njė rrugė krejt tjetėr. Dukei takuar
pjesės sė popujve tė sllavėve tė jugut, me gjuhė dhe kulturė tė njėjtė me
shumė nga ta, por edhe pėr shkak tė rrethanave tė veēanta historike, feja
ortodokse, e quajtur nga serbėt pravosllave, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė
krijimin e identitetit kombėtar serb dhe veēimin e tyre nga shumica e
sllavėve tė tjerė tė jugut. 24 Kėshtu qė ndikimi i fesė nė krijimin e kombit
shqiptar dhe atij serb ishte i ndryshėm si nė karakter ashtu edhe nė forcė.
9. Njė situatė e tolerancės fetare ka mbretėruar edhe
nė Kosovė gjatė periudhave tė luftės sė shqiptarėve pėr liri nga zgjedha
serbe. Nė kėtė drejtim ėshtė me interes tė theksohet njė rol shumė aktiv i
komunitetit dhe klerit katolik edhe pse i vogėl nė numėr, nė demaskimin e
krimeve tė kryera nga shteti serb qė nė periudhėn e pushtimit tė Kosovės nė
vitin 1913 e deri nė ditėt e sotme. Mbretėria Jugosllave (nė fillim Mbretėria
Serbe-Kroate-Sllovene), nuk e njihte fare ekzistencėn e shqiptarėve, madje as
si pakicė kombėtare. 25 Duke mbajtur njė pozicion tė tillė, ajo nuk
pėrmbushte asnjė obligim qė rridhte nga sistemi pėr mbrojtjen e tė drejtave
tė pakicave tė Lidhjes sė Kombeve. 26 Nuk lejonte fare pėrdorimin e gjuhės
shqipe as nė shkollim e as nė publikime gazetareske e letrare. Nė njė situatė
tė tillė lėvizja politike ēlirimtare pėrveē se e ndodhur pėrballė nevojės sė
organizimit pėr luftė ēlirimtare, ndodhej edhe pėrballė nevojės pėr shtimin e
pėrpjekjeve pėr tė mos lejuar asimilimin e shqiptarėve. Nė kėtė drejtim roli
i Kishės Katolike ishte i madh, sepse sė bashku me shumė xhami, organizuan
mėsimin ilegal tė gjuhės shqipe gjatė periudhės 1918-19. 27 Ishte ky njė lloj
mėsimi ilegal, paraardhės mė pak i sofistikuar i sistemit paralel tė mėsimit
nė gjuhėn shqipe qė u zhvillua nė periudhėn e aparteidit tė regjimit tė Millosheviqit,
periudhė kjo e pashembullt nė historinė e Evropės moderne nė fund tė
shekullit tė kaluar. Roli i klerit katolik, pėrveē nė mbajtjen gjallė tė
gjuhės shqipe pėrmes predikimeve fetare dhe pėrmes mbajtjes sė mėsimit ilegal
nė kėtė gjuhė, ishte i madh edhe nė njė drejtim tjetėr nė kėtė periudhė. Nė
vitet 20 tė shekullit tė kaluar kleri katolik bėri demaskimin publik pėrmes
dėshmive tė gjalla e tė dokumentuara tė dhunės dhe terrorit tė pushtetit serb
ndaj shqiptarėve deponuar nė Lidhjen e Kombeve. 28 10. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur Kosova
mbeti nėn Jugosllavi u krijua Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare, nė
udhėheqjen e sė cilės ishin njė numėr i madh personalitetesh qė vinin nga
komuniteti katolik si Gjon Sereēi, Marie Shllaku etj. Betimi mbi Kuran pėr
myslimanėt dhe mbi Bibėl pėr tė krishterėt nė tė njėjtėn dhomė ishte dukuri e
shpeshtė. 29
Rezistenca e tyre, e pasuar me burgosje dhe vrasje masive tė
anėtarėve tė saj, e bėrė nė bazė tė parimeve kombėtare dhe jo fetare e
ideologjike, ishte vazhduese e drejtpėrdrejtė e traditės shekullare tė
lėvizjes sonė kombėtare. Nė vitet 60-90 tė shekullit tė kaluar, lėvizja
ēlirimtare ishte krejtėsisht shekullare. Madje me elemente tė fuqishme tė
majta pėr shkak tė ideologjisė qė mbretėronte nė shtetin amė. Nė tė gjitha
kėto lėvizje ēdoherė kishte edhe veprimtarė nga komuniteti i krishterė, qė i
jepnin mė shumė forcė lėvizjes dhe e demaskonin ēdo pėrpjekje pėr pėrēarje tė
shqiptarėve nė baza fetare. Pėrkundėr kėtyre fakteve kokėforta, udhėheqėsit
politik, fetar dhe pseudo-intelektualėt serbė, vazhdonin avazin e vjetėr pėr
ta paraqitur konfliktin pėr Kosovėn si konflikt fetar, si konflikt ku serbėt
po i mbrojnė (30) vlerat e civilizimit perėndimor, ndonėse pushteti i tyre
sfidohej nga shqiptarėt si komb pa dallime fetare, sfidė qė kishte karakter
ēlirimtar e anti-kolonizues.163 Nė kėtė vazhdė, udhėheqėsit e lartė fetarė
serbė akuzonin udhėheqėsit myslimanė shqiptarė si fajtor pėr konfliktin nė
Kosovė. Patriarku Germanus nė vitin 1987 akuzoi udhėheqėsit fetar mysliman
shqiptar se nuk po bėjnė asnjė pėrpjekje pėr ta mbajtur nėn kontroll
separatizmin shqiptar. 31 Gazetari, e hulumtuesi kroat Vjekoslav Perica
komenton kėtė thirrje duke konstatuar se kleri mysliman i Kosovės ka bėrė
pėrpjekje nė kėtė drejtim i cytur nga pushteti jugosllav, por ka qenė i
pasuksesshėm, pėr shkak tė ndikimit tė vogėl tė kėtij kleri nė politikė. Ai
konstaton se Islami ishte bukur me ndikim nė Bosnjė por jo edhe nė Kosovė.
32 Tė njėjtin mendim e ndan edhe raporti i ICG-sė pėr rolin e fesė Islame nė
Kosovė, kur konstaton se ndikimi i fesė Islame nė skenėn politike shqiptare
nė Kosovė ėshtė krejtėsisht i pahetueshėm dhe si problem ėshtė i panjohur. 3 11. Gjatė viteve 90 tė shekullit tė kaluar, kur filloi shembja e
Jugosllavisė, rrėnimi i sistemit socialist nė tėrė Lindjen e Evropės dhe kur
nė Kosovė u instalua regjimi mė i egėr hovinist i Millosheviqit, qė hapur
vendosi metodat e aparteidit pėr shqiptarėt, lėvizja politike shqiptare nė Kosovė
mbeti shekullare si tek ajo e pėrfaqėsuar nga lėvizja pacifiste, ashtu edhe
tek lėvizja ilegale ēlirimtare. 34 Ndonėse nė dukje nė kėtė periudhė, pėr
shkak tė rrėzimit tė sistemit socialist qė nuk favorizonte fenė, kemi edhe nė
Kosovė, njė ringjallje tė fesė, kjo nuk nėnkuptoi asnjėherė se kjo ringjallje
ra ndesh me parimet shekullare tė lėvizjes sonė politike. Madje tė gjithė i
kemi tė gjalla kujtimet nga ato ditė, kur festat e Bajramit dhe Krishtlindjet
e Pashkėt festoheshin nė Prishtinė bashkėrisht si njė festė kombėtare. Edhe
nė kėtė periudhė komunitetet fetare bashkėrisht merrnin pjesė nė rezistencėn
kundėr pushtuesit. Le tė kujtohemi se disa nga figurat e mėdha tė kėsaj kohe,
tė dala sidomos nga lėvizja e pajtimit tė gjaqeve i takonin komunitetit katolik.
Nė krye tė lėvizjes pėr pajtimin e gjaqeve ishte Anton Ēeta, studiuesi i
zellshėm i folklorit e plaku i dashur, qė me urtėsinė e tij zbuti dhembjet e
shumė familjeve tė ndryra nė gjakmarrje. Krah pėr krah Anton Ēetės, nė kėtė
aksion tė madh, pėrveē rinisė, e aktivistėve politik, qėndronin edhe krerėt
fetarė tė tė dy besimeve, mė popullori ndėr tė cilėt ishte Dom Lush Gjergji.
Ėshtė kjo periudha kur e famshmja Nėna Terezė, bėhet pjesė e ikonografisė dhe
kulturės popullore ndėr shqiptarėt e Kosovės. Por jo vetėm kaq, edhe nė
periudhėn e luftės ēlirimtare, tradita shekullare vazhdoi fuqishėm tė
rrugėtonte. UĒK, gjatė tėrė periudhės sė ekzistencės sė saj, ka qenė shumė e
kujdesshme qė tė mos jap as edhe mė tė voglin element pėr ta karakterizuar si
tė lidhur me grupe radikale islame. Pėr mė tepėr, edhe pėr shkak tė rrėnjėve
tė saj nė ish organizatat ilegale me karakter ideologjik tė majtė, ajo nė
shekullarizmin e saj, ishte ndonjėherė edhe e skajshme. 35 Tė mos flasim pastaj pėr faktin qė
nė radhėt e UĒK-sė luftuan dhe vdiqėn krah pėr krahu shqiptarėt jo vetėm tė
tė gjitha komuniteteve fetare, por edhe ata tė tė gjitha ideologjive dhe nga
tė gjitha rajonet shqiptare. Dhe pėrkundėr tėrė kėtij kujdesi dhe tradite
shembullore nė kultivimin e shekullarizmit, propaganda serbe, e jo rrallė
herė edhe qarqe tė ndryshme politike e pseudoakademike ndėrkombėtare janė
munduar pa asnjė bazė dhe fakt jetėsor, tė akuzojnė lėvizjen politike
shqiptare dhe vetė UĒKnė mė vonė si produkt tė radikalizmit islamik. Kėto akuza janė huqje e realitetit ekzistues nė Kosovė.
12. Kėto situata politike tė njė shekullarizmi permanent
dhe tė vendosur ndonjėherė janė shfrytėzuar nga personalitete tė ndryshme tė
botės shqiptare pėr tė krijuar edhe pasqyrime tė shtrembra e artificiale mbi
realitetin fetar jo vetėm nė Kosovė, por edhe ndėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
Ka pasur pėrpjekje jo tė natyrshme tė zhduket ēdo element islamik nė
shoqėrinė tonė. Kjo prirje padyshim ėshtė reflektim i njė debati mė tė gjerė
global mbi konfliktin e civilizimeve nė mes tė Lindjes dhe Perėndimit dhe i
frikės sė vazhdueshme se mos shqiptarėt po eliminohen nga pjesėmarrja nė
civilizimin Perėndimor e pa dėshirė po sakrifikohen pėrsėri vetėm pėr shkak tė
fesė dhe po i dhurohen Lindjes. Kjo frikė pastaj krijon paranojėn e mundėsisė
sė mospranimit tė shqiptarėve nė BE, paranojė qė mė shumė ndihmon nė
amnistimin e tė pabėrave dhe dėshtimeve tė politikanėve tanė nė tė gjitha
trevat shqiptare, sesa nė ngritjen e vetėdijes qytetare dhe politike, se feja
nuk ėshtė problemi, por problemi qėndron tek politika dhe dėshtimet e saja tė
vazhdueshme, gabime pėr tė cilat duhet tė dėnohet nga qytetari. Ky diskurs i
nisur nga Aurel Plasari i cili bėnte thirrje pėr njė riorientim tė ri tė
shqiptarėve drejt perėndimit, kohėt e fundit ka arritur kulminacionin nė
debatin nė mes tė Kadaresė dhe Qosjes. 36 Kjo qasje, qė ndonjėherė kalon edhe
nė mohimin e ēdo elementi Islam dhe Oriental nė kulturėn shqiptare, nga frika
e mospranimit nė Evropė, ėshtė shkoqitur thellė dhe bukur nga njė studiues i
ri shqiptar, Enis Sulstarova, i cili argumenton se Evropa e vėrtetė dhe e
pėrparuar ėshtė ajo qė i pranon dhe i integron tė
veēantat e tė gjitha kulturave, e jo ajo qė i refuzon ato. 37
Sepse nė fund tė fundit, siē e konstaton Sulstarova: Perėndimi, Lindja,
Oksidenti, Orienti janė kategori koncpetuale tė shpikura e imanente. Kjo duhet tė mbahet parasysh dhe tė mos konsiderohen kulturat apo
qytetėrimet si njėsi tė mbyllura, tė pandryshueshme e tė papėrshkueshme prej
elementeve tė kulturave e qytetėrimeve tė tjera. 38 Aq mė tepėr kjo
vlen pėr shqiptarėt, tė cilėt nė kulturėn e tyre kanė integruar elemente tė
shumė kulturave me tė cilat kanė jetuar e ballafaquar, duke krijuar njė
kulturė kombėtare unike, tolerante nė thelbin e saj, evropiane nė kuptimin
integrues tė saj, njerėzore nė kuptimin e gjerė tė saj. 13. Normalisht, nė kohėn e radikalizmave
fetarė, qė nė tė vėrtetė janė shfaqje tė jashtme tė problemeve mė tė thella, me karakter ekonomik e politik, shoqėria shqiptare, aq
gjatė e karakterizuar nga toleranca fetare prapė mund tė sfidohet nga situata
tė paparashikuara. 39 Jetesa me tė veēantat, pranimi
i tyre si pjesė e kulturės sonė, akomodimi i kėsaj mėnyre tė funksionimit tė
kombit nė rrethana tė reja (sidomos gjatė pėrpjekjeve pėr realizimin e
bashkimit kombėtar, nga jetėsimi i sė cilės do tė varet mjaft shumė
konsolidimi i hapėsirės shqiptare nė tė gjitha sferat), dhe fuqizimit tė
proceseve integruese evropiane, ėshtė rruga e vetme pėr tė vazhduar tė jemi
shembull i jetesės tolerante fetare edhe nė kohėn e radikalizmave fetarė,
shembull i ndėrtimit tė njė shoqėrie stabile, nė kohėra dinamike politike e
ekonomike. 40 Tė pasurit disa fe, pėrfshirė edhe atė myslimane, nuk ėshtė nė kundėrshtim
me tė qenurit shqiptar dhe njėkohėsisht evropian, aq
mė tepėr qė modeli i shoqėrisė qė ne synojmė tė ndėrtojmė ėshtė njė shoqėri
ku feja dhe shteti do tė ishin tė ndara. Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi,
siē e theksuam mė lartė nė pėrmbajtjen e saj e ka ngritur lartė idealin e
lirisė sepse, siē e thotė bukur Ukshin Hoti nė pėrgjigjen dhėnė Kadaresė nga
burgu i Nishit mė 1998: Nuk mund tė ketė kurrfarė dyshimi p.sh. nė
pėrcaktimin evropian dhe pro evropian tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, por ai nuk
buron nga dėshira e tyre pėr tė luajtur valle folklorike, por pėr tė qenė tė
lirė dhe pėr tu zhvilluar si popujt e tjerė evropianė. 41 Pra ėshtė ai
model i shtetit qė evropianėt e kanė shndėrruar si
vlerė tė njerėzimit tani e sa kohė. Pėr mė tepėr, duke ndėrtuar njė shoqėri
stabile, tė bazuar nė veēantitė fetare, ne mund ti
japim Evropės modelin, qė duket se kohėt e fundit i ka humbur konturat e tij
nė horizont, nga konfliktet e vazhdueshme fetare e racore qė po gėlojnė nė
tė. Mund tė ndihmojmė Evropėn ta gjejė veten, por njėkohėsisht mund tė bėhemi
edhe mė tė vetėdijshėm pėr njė vlerė tė pasur qė ngėrthejmė nė vete, njė vlerė qė kemi ditur sė paku deri mė tani e nė
kushte shumė tė vėshtira pėr kombin tona ta shndėrrojmė nga dobėsia nė
pėrparėsi. Pėr njė vlerė qė mund tia dhurojmė Evropės e njerėzimit, duke i
mėsuar sesi jetohet nė paqe me veēantitė nė vetvete. _____________________________ R e f e r e n c a t 1 Shih Kristo Frashėri, Identiteti Kombėtar, Feja dhe
Qytetėrimi, Studime Sociale, 1:1, 2007, p.2 -5. 2 Zakonisht qytetėrimi evropian konsiderohet pjesė e
qytetėrimit perėndimor, ku hyjnė edhe SHBA-tė, Kanadaja, Australia dhe
Zelanda e Re. Ne pėr nevoja tė kėtij teksti do ti
referohemi kryeisht termit civilizim evropian, ndonėse nė pjesė tė caktuara
do ta pėrdorim edhe termin civilizim perėndimor. 3 Shih Frashėri, supra note 1,
fq.27. 4 Ibid. 5 Pėr rolin e fesė sė krishterė shih Fernand
Braduel, A History of Civilazations. 6 Shih Braduel supra note ,
fq.315-6. Gjithashtu shih Eric Cochrane, Charles M. Gray dhe Mark A.Kishlansky
(eds.), Early Modern Europe: Crisis of Authority. 7 Shih pėr kėtė ēėshtje argumentimin qė e bėn Maks
Veberi mbi integrimin e tė arriturave shkencore nė jetėn ekonomike dhe
shtetėrore nė Perėndim nė Max Weber, Etika protestante dhe shpirti i
kapitalizmit. Tiranė: Plejad, 2005, fq.22-33. 8 Shih pėr trajtimin shumė interesant tė kėsaj
ēėshtjeje nė Paul Kenedy, The Rise and the Fall of the Great Powers: Economic
Changes and Mlitary Confllict from 1500-2000. London: Fontana Press, 1988, fq.20-38. 9 Shih Goff infra note 10, fq. 2. 10 Shih Frashėri supra note 1, fq.29-30. 11 Pėr aspekte tė ndryshme tė identietit evropian shih
Jacques Le Goff, Mesjeta nė zanafillat e identitetit evropian. Tiranė:
Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, 1996. Gjithashtu shih Braduel supra note , fq.309- 2 . 12 Pėr historinė e identitetit evropian nga antikitetit
e deri nė ditėt e sotme shih Edgar Mo-rin, Evropa nė mendje. Tiranė: Ora,
2001 (nė origjinal vepra ėshtė kompletuar nė vitin 1990, ndėrsa nė shqip
ėshtė pėrkthyer nga Besnik Mustafaj) 13 Shih Gianni Vattimo, The European Union Faces
the Major points of its Development, nė Daniel Levy, Max Pensky dhe John
Torpey (eds.), Old Europe, New Europe, Core Europe: Transatlantic Relations
After the Iraq War. 14 Jurgen Habermas dhe Jacques Derrida, February
15, or, What Binds European Together: Plea for a Common Foreign Policy,
Beginning in Core Europe, nė Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.),
Old Europe, New Europe, Core Europe, fq.7-10. 15 Adolf Muschg, Core Europe; Thougts About the
European Identity nė Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old
Europe, New Europe, Core Europe, fq.2 16
Habermas, Derrida, supra note 13, fq. -7 17 Umberto Eco, An Uncertain Europe Between Rebirth
and Decline nė Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old Europe,
New Europe, Core Europe, fq.19. 18 Shih Braduel supra note ,
fq. 15. 19 Arbėn Xhaferi, Bartja e besnikėrisė, Koha Ditore,
27 e 28 nentor, fq.12. 20 Ibid, fq.315-6. 152 Shih Arkivi Qendror Historik, fondi Komiteti pėr
Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės dosje nr.2. dok. 7080 5, cituar sipas Limon
Rushiti, Lėvizja Kaēake nė Kosovė (1918-1928). Prishtinė: Instituti i Historisė sė Kosovės, 1981, fq.10 -5. 21 Shih Faton Abdullahu, Dimensionet e Identitetit
Qytetėrues: Kultura, Feja, Politika. Prishtinė: Rilindja, 1998, fq.159-161. 22 Ibid, fq161-169. Shih gjithashtu International
Crisis Group, Religion in Kosovo. ICG Balkan Report No.105,
Prishtina/Brussels, 31 January 2001, p.3, Lene Kühle dhe Carsten Bagge
Laustsen, The Kosovo Myth: Nationalism and Revenge, nė Tonny Brems Knudsen
dhe Carsten Bagge Laustsen (eds.), Kosovo between War and Peace: Nationalism,
Peacebuilding and International Trusteeship. London dhe New York: Routledge,
2006, fq. 30 dhe Robert J. Donia, Nationalism and Religious Extremism in
Bosnia-Herzegovina and Kosovo since 1990. Ky punim i Donias ėshtė botuar nga
International Institute for the Middle East and Balkan Studies, Lublana, 12
Qershor 2007, fq. . 23 Shih Hysamedin Feraj, Skicė e mendimit politik
shqiptar. Tiranė: Pegi, 2006, fq. 196-7. Shih gjithashtu Vjekoslav Perica,
Balkan Idols: Religion and Nationalism in Yugoslav States. Oxford: Oxford
University Press, 2002, fq.1 5. 24 Shih Stefanaq Pollo, Nė gjurmė tė historisė
shqiptare 2. Tiranė: Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, 2003, fq.35- 2. Shih
gjithashtu Joan Pelushi, Kriptokrishterimi nė Shqipėri: Njė vėshtrim i
shkurtėr historik dhe roli i tij i rėndėsishėm nė substratin kulturor tė
Shqip-tarėve, Tempulli, Nr.6, 2002, Korēė (5-17), fq.15 si dhe Donia supra
note 20, fq. . 25 Shih ICG, supra note 20, fq.1. 26 Shih Noel Malcolm, Kosovo: A Short History. 159 Ibid, fq.268. Mė shumė pėr rregullimin e
sistemit tė tė drejtave tė pakicave nė kuadėr tė Lildhjes sė Kombeve shih
Gaetano Pentassuglia, Minorities in International Law. 27Ibid, fq.267-8, 272. 28 Ibid, fq.286. 29 Shih Rexhep Abdullahu, Djathtizmi dhe Demokracia
nė Proces. Prishtinė, 2002, fq. 0-51. 30 Shih Perica, supra note 21, fq.8 31 Cituar sipas Ibid, fq.1 5. 32Ibid, fq 33 Shih ICG, supra note 20, fq.1. 34 Shih Shkėlzen Maliqi, Shqiptarėt due Evropa.
Pejė: Dukagjini, 199 , fq.125. 35 Shih ICG, supra note 20, fq.5. 36 Shih Aurel Plasai, Vija e Teodosit rishfaqet: Nga
do tia mbajnė shqiptarėt?. Tiranė: Marin
Barleti, 1995 (botimi i parė i veprės ėshtė bėrė mė 1993) 37 Shih Enis Sulstarova, Arratisja nga Lindj:
Orientalizmi Shqiptar nga Naimi te Kadareja. Tiranė:
Dudaj, 2006, fq.269-279 38 Ibid, fq278-9. 39 Shih Arbėn Xhaferi, Religjioni, politika dhe
shqiptarėt, MM, viti i 6-tė i botimit, 8:9, 2005, fq.7-17. Pėr motivin e
vėrtet tė konflikteve nė botė qė sot po ravijėzohen si konflikte fetare shih
Loretta Napoleoni, Modern Jihad: The Islamist Crusade, SAIS Review,
XXIII:2, 2003, fq.53-69. 40 Shih Maliqi, supra note 33, fq.31. 41 Ukshin Hoti nė Ismail Kadare, Ukshin Hoti, Bisedė
pėrmes hekurash. Tiranė: Onufri, 2000, fq.55. ·
Ky studim ėshtė lexuar nė Simpoziumin ndėrkombėtar,
Identiteti evropian i Kosovės, i mbajtur mė 26 dhe 27 Qershor 2007 nė
Prishtinė.
|