S K A N D A L O Z E

 

Berisha shet njė pjesė tė Shqipėrisė!

 

Harta sekrete, Greqisė i falim

kufirin deri nė Qeparo!

 

Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 29. 04. 2009

_______________________________

 

Tkurren kufijtė detarė tė Shqipėrisė nė Jug tė vendit.

 

     Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisė ujėrat tona territoriale. Marrėveshja mes dy vendeve u nėnshkrua dje nė selinė e Kryeministrisė, nga ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisė, Dora Bakojanis, nė prani tė kryeministrit Sali Berisha dhe homologut tė tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dokumentin e panjohur e tė mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Nė marrėveshje pėrcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipėri-Greqi. Me dhurimin qė qeveria iu ka bėrė ujėrave territoriale, pozitat strategjike tė shtetit shqiptar nė det tkurren ndjeshėm. Koordinatat e reja tė pėrcaktuara e kanė thelluar pozitėn e disfavorshme qė Shqipėria ka pasur nė det nė raport me Greqinė edhe para ndryshimeve tė reja. Deri para kėtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos pėrgjatė ngushticės veriore tė Korfuzit dhe pėrballė Kepit tė Qefalit ajo ishte nė formė tė rregullt harkore. Tė dy ishujt Erikuza dhe Otoni, qė i pėrkasin Greqisė, ishin tė baraslarguar nga kjo vijė harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartės sė vjetėr ruhet vetėm nė Kepin e Karagollit e konkretisht nė drejtimin Sarandė - Korfuz. Ndėrkohė qė vijimi i saj nė drejtim tė veriut afrohet nė Kepin e Qefalit pranė Gjirit tė Kakomesė, vetėm 2.500 m. Nė bazė tė ndryshimit tė firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijė harkore ngjitet nė veri-perėndim. Ujėrat territoriale shqiptare qė i janė dhuruar tashmė Greqisė, vijojnė nga Kepi i Qeparoit deri nė ishullin e Erikuzės, nė largėsi 12 minuta gjerėsi gjeografike.

 

============================================================

 

MARRĖVESHJE NDĖRMJET REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE REPUBLIKĖS

SĖ GREQISĖ PĖR DELIMITIMIN E ZONAVE TĖ TYRE PĖRKATĖSE TĖ

SHELFIT KONTINENTAL DHE ZONAVE TĖ TJERA DETARE QĖ U

PĖRKASIN NĖ BAZĖ TĖ SĖ DREJTĖS NDĖRKOMBĖTARE


H Y R J E

 

Republika e Shqipėrisė dhe Republika e Greqisė (mė poshtė tė quajtura “Palėt”);

 
ME DĖSHIRĖN pėr tė forcuar lidhjet e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve;

 

ME DĖSHIRĖN pėr tė zhvilluar mė tej bashkėpunimin ekzistues nė bazė tė Traktatit tė Miqėsisė, Bashkėpunimit, Fqinjėsisė sė Mirė dhe Sigurisė ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Greke, tė nėnshkruar mė 21.03.1996;

 

TĖ VETĖDIJSHĖM pėr nevojėn pėr tė delimituar me saktėsi hapėsirat detare mbi tė cilat dy vendet ushtrojnė apo do tė ushtrojnė sovranitetin, tė drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare;

 

DUKE NJOHUR nė veēanti rėndėsinė e delimitimit tė shelfit kontinental me qėllim zhvillimin e tė dyja vendeve;

 

DUKE PASUR PARASYSH dhe zbatuar dispozitat pėrkatėse tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982), palė e sė cilės janė tė dy vendet;

 

DUKE VENDOSUR qė kufijtė detarė do tė pėrcaktohen nė bazė tė parimit tė baraslargėsisė qė shprehet nga vija e mesme;

 

ME DĖSHIRĖN pėr tė mbrojtur me efektshmėri mjedisin detar nga veprimtaritė kėrkuese dhe shfrytėzuese qė mund tė shkaktojnė apo ka tė ngjarė tė shkaktojnė ndotjen e tij;

 

KANĖ RĖNĖ DAKORD SI MĖ POSHTĖ :

 

Neni 1

     1. Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare.

     2. Vija e mesme pėrcaktohet nga vija gjeodezike qė bashkon pikat ne tabelė.

     3. Sistemi gjeodezik ėshtė WGS 84.

     4. Palėt kanė rėnė dakord qė, aktualisht, delimitimi nuk duhet tė shtrihet pėrtej pikės 150. Nė vijim, delimitimi do tė shtrihet derisa tė prekė pikėn treshe tė baraslarguar, duke zbatuar metoda tė njėjta me ato qė janė pėrdorur pėr pėrcaktimin e limiteve ndėrmjet pikave 1 dhe 150.

 

Neni 2

     Nė zbatim tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982) Palė e sė cilės janė tė dy vendet, Republika e Greqisė nga ana e kufirit detar tė pėrcaktuar nė Nenin 1 tė kėsaj Marrėveshjeje qė ndodhet pranė Republikės sė Shqipėrisė, dhe Republika e Shqipėrisė nė kufirin detar qė ndodhet pranė Republikės sė Greqisė nuk do tė kėrkojnė apo ushtrojnė pėr asnjė qėllim sovranitet, tė drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nėntokėn.

 

Neni 3

     1. Nėse njė depozitė e burimeve jo tė gjalla natyrore, qė pėrfshin edhe rėrė dhe zhavorr, ndahet nga vija e kufirit sipas pėrcaktimit tė Nenit 1 tė kėsaj Marrėveshjeje dhe nė rast se ajo pjesė e depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit ėshtė plotėsisht ose pjesėrisht e shfrytėzueshme nėpėrmjet impianteve tė vendosura nė anėn tjetėr tė vijės, Palėt marrin pėrsipėr, pas konsultimeve paraprake me mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, qė tė arrijnė nė njė marrėveshje mbi mėnyrėn e shfrytėzimit tė depozitės, pėr tė siguruar njė shfrytėzim qė sjell pėrfitim maksimal dhe qė ēdo Palė tė ruajė tė drejtat e saj tė plota mbi kėto burime. Nė veēanti, kjo procedurė do tė zbatohet nė rast se mėnyra e pėrdorur pėr shfrytėzimin e asaj pjese tė depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit, ndikon nė kushtet e shfrytėzimit tė pjesės tjetėr tė depozitės.

     2. Nėse burimet jo tė gjalla natyrore tė njė depozite qė shtrihet nė tė dyja anėt e vijės sė kufirit nė fjalė janė shfrytėzuar, Palėt marrin pėrsipėr qė pas konsultimeve paraprake me mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, tė arrijnė njė marrėveshje nė lidhje me kompensimin e duhur.

     3. Lejet e shfrytėzimit qė janė dhėnė para lidhjes sė kėsaj Marrėveshjeje do tė jenė tė vlefshme vetėm brenda kufijve tė zonės detare pėrkatėse, siē pėrcaktohet nga kufiri nė Nenin 1 tė kėsaj Marrėveshjeje, nga ana e Palės qė ka dhėnė lejet.

 

Neni 4

     Palėt do tė marrin tė gjitha masat e mundshme pėr tė siguruar qė kėrkimet nė shelfin kontinental dhe shfrytėzimi i burimeve natyrore tė saj tė mos ketė efekte negative mbi ekuilibrin ekologjik apo tė ndėrhyjnė nė mėnyrė tė pajustifikuar nė pėrdorimet e tjera legjitime tė detit.

 

Neni 5

     Asnjė prej dispozitave tė kėsaj Marrėveshjeje nuk do tė prekė tė drejtat dhe liritė e lundrimit, tė parashikuara nė Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982).

 

Neni 6

     1. Palėt marrin pėrsipėr tė zgjidhin, nėpėrmjet rrugėve diplomatike, ēdo mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e kėsaj Marrėveshjeje.

     2. Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga Palėt bėn tė ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e mėsipėrm, ajo do t’i dėrgohet, me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar tė zgjedhur me pėlqimin e ndėrsjellė tė Palėve.

 

Neni 7

     1. Kjo Marrėveshje do t’i nėnshtrohet procesit tė ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit do tė shkėmbehen nė Athinė.

     2. Kjo Marrėveshje hyn nė fuqi ditėn e shkėmbimit tė instrumenteve tė ratifikimit.


BĖRĖ nė_____ mė_____2009,

nė dy kopje, nė gjuhėn shqipe, greke dhe angleze, duke qenė gjithė tekstet njėlloj tė barazvlefshme. Nė rast mosmarrėveshjeje nė lidhje me interpretimin, do tė mbizotėrojė teksti nė anglisht.


PĖR REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ _____________

PĖR REPUBLIKĖN E GREQISĖ _____________

*  *  *

Komentin tuaj mund ta shkruani: KĖTU

( Pėrgatiti moderatori i www.pashtriku.org )