Pushtimi i Shqipėrisė londineze nga nėntoka kriminale serbe!

 

MOS U GĖZONI AS MOS U HIDHĖRONI PĖR FITOREN APO HUMBJEN E SALI BERISHĖS

APO TĖ EDI RAMĖS NĖ KĖTO ZGJEDHJE!

Shkruan: Sheradin Berisha / 27. 06. 2009

 

 

     Tė premten nė mesnatė ka filluar heshtja zgjedhore nė Shqipėri. Pėr 30 ditė rresht elektorati shqiptar, ėshtė bombarduar nga lajmet dhe pamjet impozante tė fushatės elektorale tė Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste. Tė gjitha mediat shqiptare gjatė kėtyre ditėve, nė vend se tė ruanin pavarėsinė e tyre editoriale, ato ishin vėnė nė shėrbim tė PD’s apo PS’s, duke u bėrė kėshtu prodhues tė fushatės (palė tė partive) e jo raportues (vėzhgues) tė saj. Pa u futur nė analizimin e premtimeve tė shumta pa mbules, akuzave dhe kundėrakuzave tė dy liderėve (Berisha - Rama) nė adresė tė njėri tjetrit, ku pėrmes kėtyre retorikave krijuan, si tė thuash njė realitet virtual, krejt larg realitetit nėpėr tė cilin po kalon vendi, me kėtė rast dua tė vė nė spikamė njė fenomen qė ka pėrshkuar fushatėn elektorale tė PD - PS’sė, e ky ėshtė fenomeni i fushatave marramendėse tė stilit tė Partisė Republikane apo Partisė Demokratike qė u organizuan vitin e kaluar nė SHBA, pėr tė cilat janė shpenzuar miliarda dollarė. Derisa „republikanėt“ dhe „demokratėt“ nė SHBA i bėnė publike burimet e financimit tė fushatave elektorale, nė Shqipėri „demokratėt“ dhe „socialistėt“ deri mė tani nuk i kanė bėrė publike prejardhjet e financimit.

 

Nė tė vėrtet kush i financoi fushatat elektorale tė PD’s dhe PS’s?!

 

     Kjo ėshtė njė pyetje qė pėr momentin nuk mund t’i ipet njė pėrgjigje e sakt, sepse kėto dy parti nuk i kanė publikuar financuesit as para fushatės as tani kur ka pėrfundar kjo fushatė. Nėse nuk dihen akoma fondet prej nga u financuan PD - PS nė kėtė fushatė zgjedhore (2009), nuk mund tė thuhet njė gjė e tillė edhe pėr burimet e financimit tė fushatės zgjedhore tė vitit 2005.

 

 

     Dihet mirėfilli se zgjedhjet e vitit 2005 i fitoi Partia Demokratike nė krye me Dr. Sali Berishėn dhe shumė shpejt u bė e ditur, se financuesi kryesor i fushatės elektorale tė Partisė Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliē, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef i shėrbimit sekret serb (1990-1998). Pėr kėtė shėrbim sekseri Damir Fazlliē pas formimit tė qeverisė u favorizua nga kryeministri Berisha. Pėr njė kohė tė shkurtė ai nė Shqipėri krijoi pesė kompani fantome, tė cilat u shfrytėzuan pėr pastrimin e parave dhe gėlltitjen e fondeve publike, duke marrė tenderė (pa kritere ligjore), pėr furnizim me rrymė elektrike tė Shqipėrisė me ēmim deri nė 30 pėr qind mė tė shtrenjtė se ēmimi i tregut, fitoi tenderė si ndėrmjetėsues i njė serė kompanish serbe dhe tė huaja nė punimet e autostradės Durrės - Morinė, pastaj bleu disa hektarė tokė me ēmim shumė tė volitshėm nė Porto-Romano. etj.

 

     Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3 vitesh ka fituar njė pasuri prej rreth 50 milionė dollarėsh nė Shqipėri, ndėrkohė qė nuk i pagoi asnjė obligim tatimor shtetit shqiptar. Damir Fazlliē, pasi janė bėrė publike kėto fakte, ka deklaruar se Sali Berishėn e ka mik!, por edhe Berisha ka pohuar se Damirin e ka mik!, dhe nė kėtė kontekst jo rastėsisht Fazlliēi ka pėrzgjedhur vajzėn e kryeministrit Argita Malltezi-Berisha si pėrfaqėsuese ligjore tė kompanive tė tij fantome, ndėrsa kunatin e Lulėzim Bashės (ministėr i  punėve tė jashtme) administrator tė bizneseve tė tij.

 

     Ajo qė duket edhe mė shqetėsuse nė kėtė histori (pėrveē miqėsisė Berisha - Fazlliē) ishte pėrfshirja e Fazlliēit nė poltikbėrjen e shtetit shqiptar. Mjafton tė pėrmenden pamjet komprometuese qė dolėn nė mediat shqiptare kur Fazlliē merrte pjesė nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare ku shihet qartė qė ministra e gjeneralė shqiptar raportojnė para tij, apo edhe faktin kur mediat fiksuan nė njė tavolinė pune nė Qeveri pamjet kur Berisha kishte takur z.Fazlliē.

 

 

     Ēėshtja Fazlliē dhe pushtimi i ekonomisė shqiptare nga nėntoka kriminale serbe ėshtė diskutuar disa herė edhe nė Kuvendin e Shqipėrisė.  Nė njė seancė plenare nėnkryetari i grupit socialist Erion Braēe dhe deputeti Pandeli Majko denoncuan kėtė lidhje kriminale serbe, ndėrsa Bujar Nishani, ministėr i brendshėm, investimet e kėsaj Kompanie tė madhe ndėrkombėtare ( Lexo: mafioze serbe) e cilėson si krejt normale (!!!)

 

 

Shikoni pjesė nga diskutimi:”Lobi serb pushton Shqipėrinė”

 

 

     Pėrkundėr tė gjitha kėtyre fakteve, duket se Damir Fazlliē ėshtė peshku mė i vogėl nė kėtė rrjet tė nėntokės kriminale serbe, qė ka pushtuar ekonominė dhe politikkėn shqiptare. Bosat e nėntokės kriminale serbe janė: Mirosllav Mishkoviē, Fahrudin Radonēiē, Vojin Lazareviē, e shumė tė tjerė.

 

      Vladimir Popoviē, ndihmės i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiē tė vrarė nga pjesėtarė tė “Klanit tė Zemunit” , nė njė intervistė tė dhėnė pak kohė mė parė pėr njė gazetė boshnjake thotė se ėshtė nėntoka kriminale ajo qė i lidh Damir Fazlliēin me Miroslav Mishkoviēin. “Fazlliē ėshtė mjeshtėr i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo ėshtė pikėrisht ajo qė i duhet Mishkoviēit nė Ballkan.“

 

     Mirosllav Mishkoviē, ish-bashkpunėtorė i kriminelit Millosheviē, aktualisht ėshtė Shef i Delta Holding, konsiderohet si njeriu mė i pasur ndėr tė pasurit nė Evropė dhe si i tillė radhitet nė listat e Forbes, si njėri nga miliarderėt e botės. Mė 17 janar 2008 nė tė parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkėpunimit tė z.M.Mishkoviē me bosin e “Rudnap” Lazareviē, qė ka sjellė energji elektrike pėr Shqipėrinė dhe tė sekserit Fazlliē. (Pėr mė tepėr lexoni kėtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u pohodu na BiH ).

 

     Prej gushtit 2008 serbi Mirosllav Mishkoviē bėhet zyrtarisht pronari i njė rrjeti supermarketesh nė Shqipėri, njė biznes fitimprurės i nisur nga gjysma e dytė e vitit 2005. Ndėrkaq Vojin Lazareviē ishte ngritur nė biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyē ishte bėrė Fazlliē, i cili me kohė kishte krijuar njė rrjet tė fortė me politikanė, biznesmenė dhe shoqata mediash, ... nė kėtė rajon tė Ballkanit.

 

* * *

     Pėr aq sa thamė nė lartė, me tė drejt mund tė thuhet se Shqipėria nė kėto 4 vitet e fundit ėshtė shndėrruar nė njė koloni tė mafias serbe...!

Atėherė shtrohet pyetja:

 

Si mund tė lirohet ekonomia dhe politka shqiptare nga kthetrat e kėsaj mafije kriminale dhe a mund tė dalė Shqipėria nga kjo e keqe nėse i fiton zgjedhjet Sali Berisha?!

Pėrgjigja ėshtė JO!

 

A mund tė lirohet Shqipėria nga kjo e keqe nėse i fiton zgjedhjet Edi Rama?

Pėrgjigjja sėrish ėshtė JO!

 

Pse nuk mundet Edi Rama ta nxjerr Shqipėrinė nga kthetrat e kėsaj mafije?!

Pėrgjigjja ėshtė: sepse as Edi Rama nuk ėshtė i paprekshėm nė kėtė mes, pėr faktin sepse kjo mafijė serbe pėmes fijeve jo krejt tė dukshme ėshtė e lidhur me mafian maqedone, greke, italiane...etj., tė cilat tė gjitha sė bashku pėrbėjnė rrjetin e makromafisė nė kontinent, e qė nė prapaskenė ka njė lidhje edhe me qendrat e vendosjes politike qė quhet “Elita globale”!

Po tė mos ishte kėshtu politikbėrėsit do tė vepronin me ashpėrsi nė shkatėrrimin e kėsaj nėntoke kriminale. Ndėrkaq, kjo lidhshmėri kontrolli mbi ekonominė dhe politikėn..., nuk mund tė kuptohet kaq lehtė, nėse nuk e dimė se si funksionon sistemit i komploteve nė botė, pėrmes sė cilit janė zhvilluar tė gjitha ngjarjet qė e pėrbėjnė historinė e globit tonė.

 

Prandaj, krejt nė fund mund tė them, qė nuk duhet tė gėzohemi aq shumė pėr fitoren ose humbjen e Sali Berishės apo tė Edi Ramės nė kėto zgjedhje! Ata janė tė njejtė, sepse nga prapaskena udhėhiqen nga njė qendėr politike globale!