Nė fokus

Vrasja morale e institucionalitėve nga

luftėtarėt e lirisė!

 

Shkruan: Afrim Morina - Therandė, 09. 02. 2009

______________________

 

         Bėhen tetėdhjetė e katėr vjet qė kur Avni Rustemi e vrau Esat Pashė Toptanin. Bėhen tetėdhjetė e katėr vjet qė kur edhe nė gjykimin e tij e vrau politikisht. Ashtu ishte atė botė, kur shqiptarėt kishin njė qėllim dhe njė ide, atė tė bashkimit kombėtarė dhe ditėn ta tronditin Prokurorin, Gjykatėn dhe Ministrit: tė Jashtme, tė Brendshme edhe atė tė Drejtėsisė nė Francė. Mu pėr kėtė zogistėt do ta vrasin Avniun, sepse kishte turpėruar miqtė e tyre, pėr t’i lėnė derėn hapur toptanėve pėr tė hyrė si meritor nė histori. Ai qė ka sy pėr tė parė dhe ai i cili po e ndjenė nėpėrkėmbjen e historisė dhe dinjitetit kombėtar, duhet tė bėjė mė shumė se sa ėshtė duke bėrė. Tė vdekurit nuk mund tė flasin e mbrohen, pėr ta duhet folur, mbrojtur dhe luftuar me ēdo mjet tė gjallėt.

 

Shikoni: Dy krisma ne Paris

 

         Ēoroditjet e liderthve tanė nuk kanė tė ndalur as sot. Ata nuk dinė kohėn qė jetojnė, por mė e keqja nuk dinė edhe ku do tė shkojnė me arrogancėn e tyre tė pamoralshme nė planin kombėtar dhe a po i gjasojnė sadistėve me veprimet e tyre.

         Ēfarė bėnė sadistėt?

          Dhanė territore falas!

          Nuk dėshironin tė kemi ushtri, se kishte dikush tjetėr pėr ne! Nuk dėshironin tė kishin kundėrshtar dhe pėr ta kishte vetėm plumba! Nuk dėshironin tė ketė gjuhė standarde, se mė mirė ishte tė dalloheshin me krahinizma, qė do tė dali edhe harta gjeografike, sepse ndryshe nuk do tė shpėrbleheshin prej miqve! Nuk dėshironin tė shprehte dikush mllefin kundėr dogmave tė tyre dhe pėr kėtė kėrkonin ndihmė nga miqtė, vetėm qė tė jetonin rehat! Ata edhe nxirrnin pėrfitime materiale pėr kėtė bashkėveprim shumė tė “ndershėm” dhe mundoheshin ēlirimtarėt t’i paraqesin si batakēi, tė egjėr, tė pa formuar, se nuk dinin ē’ėshtė ēėshtja kombėtare dhe si duhet mbrojtur, rrugaē, hajna e gjithēka qė u vinte te goja!

         Kemi gjashtėdhjetė e katėr vjetorin e rėnies heroike nė Vigun e Shkodrės, tė pesė luftėtarėve tė lirisė, siē jemi mėsuar ti quajmė “Pesė Heronjtė e Vigut”, qė sot u nėpėrkėmbėn para syrit tė gjithė kombit dhe nuk doli askush ti bėhej parzmoren pėr mbrojtjen e tyre, siē bėnė ata nė kohėn e vet, kur i vunė gjokset pushtuesit e bashkėpunėtorėve tė tyre. Edhe ata u mėnjanuan nga historia jonė e lavdishme dhe vendin e tyre me siguri do ta zėnė, spiunėt qė i denoncuan lėvizjet e tyre, ata qė kurdisen pritėn pėr vdekjen e tyre, ata qė u tregun shtigjet okupatorit pėr vrasjen e tyre. Ka anomali mė tė madhe se sa sot tė ndodhi kjo dhe aq mė tepėr tė ndėrrohen liridashėsit, mbrojtėsit e popullit nga pushtimi, nėpėrkėmbja, mbrojtėsit e dinjitetit kombėtar, me ata tė cilėt siē thotė Spsse “dem baba dem” qė luftuan kundėr popullit tė vet nė shėrbim tė pushtuesit.

 

Foto: Lapidari i pesė heronjėve tė Vigut - nė Shkodėr

 

         Bėhen dy vjet kur u vranė edhe dy djem tė rijnė, si pasardhės tė varganit tė dėshmorėve tė kombit, tė cilėt lanė gjurmė gjaku pėr liri dhe bashkim kombėtar. Edhe pėr kėta u tha gjithēka qė mund tė thuhet pėr batakēinjtė, rrugaēėt, hajnat. U tha nga shqipfolėsit, siē jemi mėsuar shumė herė nė histori tė kemi lexuar dhe gjatė shkrurarjes sė historisė mė tė re edhe tė dėgjojmė me veshėt tanė. Tė gjithė pararendėsit e Monit e Xheladinit u trajtuan me tė njėjtin fjalor, qė mė vonė po ata sharės ( Fadili, Mahmuti, Azemi, Rugova, Sejdiu, etj, nė Kosovė, ndruan gjuhėn dhe i trajtonin dėshmor. Ndėrsa ata nė Shqipėri si Koēi Xoxe, Panajot Plaku, Beqir Balluku, Sali Berisha ), pėr dėshmorėt do tė gjejnė gjuhėn mė tė ndyrė pėr emėrim, pėr tė fsheh tradhtitė e veta kombėtare. Do tė vijė koha qė edhe kėta tė poshtėruarit nga institucionet tė kenė vendin e merituar nė histori pėr vetėvendosje tė kombeve, si parim universal ndėrkombėtar.

 

Dokumentari: Pėr dėshmorėt Mon Balaj dhe Arben Xheladini

 

         Mirėpo jemi mėsuar qė pėrvjetorėt tė organizohen nėn patronatin e Presidentit, Kryeministrit, Liderit politik, Familjarėve dhe bashkėveprimtarėve ideal.

          Cila ėshtė mė e ndershme pėr sot?

         Nderin mė tė madh ia bėnė njė tė rėni nė altarin e lirisė, kur ky nderim bėhet nga bashkėluftėtarėt e tij. Pa protokolle tė mėdha. Pa siguri tė madhe tė ambientit, pa shpenzime tė mėdha, modest se edhe vepra e jeta e tyre ishte modeste, jo me bujė e piskamė. Kėto pėrvjetorė kanė efektin mė tė madh, se aty shkojnė njerėz pėr ti respektuar e jo pėr krekosje, pėr syrin e kamerės, pėr fudėllėk dhe tė thotė se e kreva edhe njė detyrė shtetėrore apo partiake.

         Atė ditė sheshi Skendrbeu ishte mbushur me demonstrues, por ėshtė karakteristike, se nė njėmujorin e parė, protesta e organizuar, nė vete kishte tre breza luftėtarėsh, atė tė gjashtėdhjetė e tetės, atė tė tetėdhjetė e njėshit dhe atė tė viteve nėntėdhjeta, bashkė me ushtrėt e ushtrisė ēlirimtare. Pėr mua kjo demonstratė ėshtė mė e fuqishmja qė ėshtė zhvilluar pas lufte. Tė takohen gjithė kėta breza, pėr tė njėjtin qėllim, duke mos shikuar se kush ishte organizatori, do tė thotė shumė. Mė tepėr se sa mund tė mendohet. E kam thėnė edhe herėve tjera, se kjo ishte injorim publik i gjithė akuzave qė iu bėnė organizatorėve dhe njė homazh lavdie e krenarie pėr dy dėshmorėt e kombit.

         Nuk e mora rastėsisht Avni Rustemin pėr ti thėnė tė gjitha sa u thanė, sepse qė atėherė kemi fillet e njė shteti funksional shqiptarė, qė pėrpiqeshin tė shpėtonin nga kthetrat e Evropės dhe atė tė krijuar sipas apetiteve tė armiqve tanė, sė cilės ne sot i mbėshtetemi pa pardon. Nuk i morra rastėsisht edhe pesė Heronjtė e Vigut, sepse ata u bėnė parzmore e dinjitetshme tė ēėshtjes kombėtare, tė cilėt u pėrbuzėn nė mėnyrėn mė tė poshtėr, duke i zhvendosur nga sheshi ku pėr disa dhjetėvjetėsh ishte jo vetėm krenaria e Shkodrės. Kėta dy shembuj u morėn pėr tė ardhur edhe te dy dėshmorėt e vetėvendosjes, sepse qė tė tre brezat kishin tė vetmin qėllim, qė shqiptarėt tė jenė zot nė tokat e tyre, qė shqiptarėt tė vendosin vet pėr fatin e tyre, qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė nė mesin e tė barabartėve, qė shqiptarėt rrugėtimin drejtė sė ardhmes ta bėjnė vet dhe jo tė kushtėzohen nga armiqtė tanė edhe pas gjithė kėsaj gjakderdhje.

         Rehabilitimet pa mbulesė, madje edhe me para apo pėr votė, qė i bėjnė liderthit tanė, ngritjen e pėrmendoreve e lapidarėve qė po i lejojnė liderthit tanė me para apo me pėr votė, mėnjanimin e simboleve, shkrimeve e deri te lapidarėt qė i bėjnė liderthit tanė me para apo pėr votė, janė sinjale alarmuese pėr gjithė kombin. Prandaj, mbrojtjen e vlerave kombėtare ka mundėsi tė ndryshme pėr ti mbrojtur, qoftė me demonstrime paqėsore nė sheshe tė qyteteve ku pėrdhunohen dėshmorėt, qoftė me akademi pėrkujtimore tė organizuara nga bashkėveprimtarėt e tyre.

         Nėse nuk zgjohemi nga gjumi frikohem se do tė na ndėrrohet e gjithė historia e lavdishme me atė tė turpit, sepse mėkatarėt e djeshėm dhe tė sotėm e kanė pushtetin nė dorė dhe tendencat pėr t’ia pėrshtatur vetės janė tė rrezikshme. Por kam besim nė kombin tim, se siē vepruan nė tė kaluarėn luftėtarėt e lirisė pėr mbrojtjen e vlerave kombėtare dhe kontributin e dėshmorėve me dinjitet do tė mbrojnė edhe kėto gjenerata tė nėpėrkėmbura nga institucionalistėt edhe pse: Avniu u vra fizikisht nė rrugė, por vrau moralisht pushtuesin dhe kuislingėt e tyre! Pesė heronjtė e Vigut edhe aty ku janė tė vendosur vranė moralisht pushtetin nė Shqipėri! Mon Balaj e Arben Xhekladini i vranė moralisht pushtetarėt dhe politikėn tonė dhe UNMIK- un mu nė qendėr tė Prishtinės!

 

Afrim Morina: Cilat ishin goditjet e ...luftėtarėve tė lirisė?