Nė dy vjetorin e demonstratave tė 10 shkurtit 2007

 

NJĖ POPULL QĖ KĖRKON VETĖVENDOSJE!

 

Shkruan: Enis Sulstarova *  Tiranė, 10. 02. 2009

______________________________

 

Dėshira pėr liri dyfishon forcėn e njė kombi. ( Sami Frashėri )

Tė jesh i lirė do tė thotė tė bindesh, por t'u bindesh ligjeve qė i ke caktuar vetes. ( Izajah Berlin )

 

      Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Kėta dy emra do tė kujtohen nė ēdo 10 shkurt! Prej Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, 10 shkurti 2007 do tė pėrkujtohet gjithnjė nga shqiptarėt! Ata janė dėshmorėt mė tė fundit, dy prej mijėrave shqiptarėve qė pėr disa dhjetėvjeēarė po bien nė Kosovė pėr njė qėllim: qė populli tė vetėvendosė pėr fatin e tij! Rėnia e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si edhe plagosja, keqtrajtimi dhe burgosja e shumė tė tjerėve mė 10 shkurt 2007 ka njė specifikė tė vetėn. Ajo nuk u krye prej serbėve, armiqve disa-shekullorė tė shqiptarėve, por prej atyre qė e kishin nėn kujdestari Kosovėn, qė ishin zotuar qė gjėra tė tilla tė mos pėrsėriteshin mė nė kėtė vend. Dorasit e masakrės sė 10 shkurtit ishin policia e UNMIK-ut, tė po asaj agjencie tė OKB qė sot e kėsaj dite vazhdon tė mbajė njė pozicion neutral mbi statusin e Kosovės, pra nuk dėshiron ta njohė vullnetin e popullit tė Kosovės. Edhe pas kėsaj njolle tė pashlyer nė veprimtarinė e OKB-sė, kreu i saj Ban Ki-moon vazhdon diplomacinė e tij "tė paanshme", pėr ta kthyer Kosovėn nėn Serbi. Sa larg ndodhet OKB e sotme prej parimeve tė vetė dokumenteve tė saj dhe frymės sė shkolonizimit qė e bėnte dikur tė pranonte si anėtarė me dhjetėra shtete tė rinj qė hidhnin tutje barrėn e rėndė tė pushtimit, shfrytėzimit dhe skllavėrimit nga tė huajt!

 

      Kur kujton atė ēfarė ndodhi dy vite mė parė mė shumė dėshpėrim tė shkaktojnė veprimet e atyre qeveritarėve dhe politikanėve shqiptarė qė nxituan t'i jepnin legjitimitet veprimit tė policisė sė UNMIK-ut. Tė pashlyeshme nga kujtesa janė fjalėt e zėdhėnėses sė kryeministrit tė Kosovės, Ulpiana Lamės, se ndėrhyrja e policisė sė UNMIK-ut ishte proporcionale dhe profesionale. I bukur proporcionalizėm dhe profesionalizėm: plumba metali tė veshura me njė cipė gome tė shkrehura nė njė largėsi tė vogėl mbi trupat e qytetarėve tė paarmatosur, qė kėrkonin tė marshonin nė rrugėt e qytetit tė tyre, pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Pa pėrmendur gazin lotsjellės apo edhe shkopijtė e gomės qė shkruanin mbi trupa njerėzish nenet e Rezolutės 1244 qė i jepte UNMIK-ut sovranitet mbi Kosovėn.

·       Pse nuk u mundėsua qė ushtarėt vrasės rumunė ta shpjegonin vetė para gjykatėsve profesionalizmin e tyre, por u lanė tė iknin, ndoshta edhe duke u pėrgėzuar pėr punėn e tyre? Duket qė profesionalizmin e kishin mėsuar nė shkollat e Ēausheskut!

·       Sidoqoftė turpi mė i madh u mbetet atyre qeveritarėve dhe politikanėve tė Kosovės, qė certifikuan kėto veprime tė policisė sė UNMIK-ut, kundėr njerėzve tė thjeshtė tė popullit tė Kosovės, qytetarėve tė njėjtė qė sot u lypin votėn.

 

      Sa qesharake qė tingėllojnė sot "kėshillat" qė LėvizjaVETĖVENDOSJE! tė kthehet nė njė parti politike. Nė njė parti politikanėsh qė tė ndajnė pazaret e pushtetit me politikanėt e tjerė qė pėrkrahėn gjakosjen e saj dikur! Shpresojmė qė edhe institucioni i EULEX-it tė ketė nxjerrė mėsimet e veta nga kjo ngjarje dhe policėt e tij tė mos kenė ndėrruar vetėm stemat nė xhaketat e tyre, por edhe mendėsitė e trashėguara kur i shėrbenin UNMIK-ut!

 

      Mė 10 shkurt 2009 asgjė nuk ka pėrfunduar. Ėshtė e vėrtetė qė pavarėsia e Republikės sė Kosovės ėshtė shpallur dhe njohur nga vendet mė tė fuqishme perėndimore me peshė nė politikėn ndėrkombėtare, ashtu sikurse nuk njihet dhe refuzohet prej Serbisė dhe disa shtete tė tjera tė fuqishme. Vazhdon pėrpjekja pėr fuqizimin e institucioneve tė pavarura shtetėrore tė Kosovės, pėr ruajtjen e integritetit territorial tė vendit, fitimin e sovranitetit, si edhe pėr zhvillimin shoqėror-ekonomik, nė mėnyrė qė nga pavarėsia dhe liria tė pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt e vendit dhe jo vetėm udhėheqėsit politikė, apo tė dėrguarit ndėrkombėtarė qė fshihen pas akronimeve nė gjuhė tė huaj dhe imunitetit prej ligjeve tė shtetit tė Kosovės. Nė ballė tė kėtyre pėrpjekjeve mbeten bashkėrrugėtarėt dhe bashkėluftėtarėt e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, tė grupuar rreth Lėvizjes VETĖVEND-OSJE!

 

      Ēdo vit pėrkujtimet e

·       15 Janarit (masakra e Reēakut)

·       10 Shkurtit,

·       17 Shkurtit,

·       5 Marsit (rėnia e Adem Jasharit dhe e familjes sė tij),

·       10 Qershorit (Kuvendi i Lidhjes sė Prizrenit),

·       12 Qershorit (ēlirimi Kosovės nga Serbia),

·       7 Shtatorit (Kuvendi i Kaēanikut),

·       28 Nėntorit, dhe i datave tė tjera domethėnėse tė lėvizjes ēlirimtare dhe shtet-formuese tė Kosovės, duhet tė jenė raste pėr meditim.

Jo vetėm pėr tė nderuar dėshmorėt, flijimet e privimet e tjera tė kėtij populli tragjik, por edhe pėr tė vlerėsuar arritjet dhe pėrvijuar vizionet dhe rrugėt e tė ardhmes, nė mėnyrė qė asnjė kontribut i dhėnė pėr pavarėsinė dhe zhvillimin e kombit tė mos humbasė dhe qė ideali i lirisė tė mos vdesė kurrė nė zemrat e shqiptarėve.

 

·       Autori ėshtė Sociolog nga Tirana